Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ky vend rrezikon të jetë nën ujë deri në vitin 2050 – dhe qytetarët e tij “janë futur në garë” për t’u larguar

27 June 2025 at 23:50

Banorët e një ishulli të përshkruar si një “cep i paprekur i Paqësorit” po marrin oferta për t’u larguar nga atdheu i tyre që po fundoset – para se të jetë tepër vonë.

Rreth 4 mijë kilometra në perëndim të Hawaiit dhe rreth 5 mijë kilometra nga Australia kontinentale, kombi ishullor i Tuvalusë përballet me një të ardhme të pasigurt.

Madje shkencëtarët në NASA kanë parashikuar se shumica e tokës dhe infrastrukturës kritike në Tuvalu do të jetë nën nivelin aktual të baticës së lartë deri në vitin 2050.

Enklava e vogël oqeanike është vetëm 25 kilometra katrorë dhe, pas Qytetit të Vatikanit, është vendi i dytë më pak i populluar në botë.

Por më shumë se një e treta e banorëve në ishull tani kanë “vënë bast” për të ardhmen e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ata janë bërë pjesë e një “loje”, e cila do t’u lejonte atyre të iknin dhe të migronin përgjithmonë në Australi.

Vetëm 280 viza do të jepen nga një “lotari e rastësishme” çdo vit, të shpërndara midis 10,643 banorëve të vendit.

Programi i vizave, i udhëhequr nga Departamenti i Punëve të Jashtme i Australisë, do të siguronte qëndrim të përhershëm në Australi dhe të drejtën për të udhëtuar lirisht brenda dhe jashtë vendit.

Mbajtësit e vizave do të kishin gjithashtu qasje në Medicare (sistemi shëndetësor i financuar nga shteti i Australisë), subvencione për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të drejtën për të studiuar në shkollat australiane.

Në thelb, viza është një biletë e artë për një jetë të re.

Në të njëjtën kohë, Australia dhe Zelanda e Re kanë financuar ndërtime në Tuvalu për të fortifikuar tokën që po rrezikohet nga deti dhe për të krijuar zona të reja të ngritura toke për të përballuar kërcënimin e rritjes së nivelit të detit.

Në këtë drejtim “Projekti i Përshtatjes Bregdetare të Tuvalusë” po punon për të mbrojtur bregdetin e vendit që po tkurret me shpejtësi, ndërsa niveli i ujërave vazhdon të rritet.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Ndryshimeve Klimatike dhe Mjedisit, Dr. Maina Vakafua Talia, tha: “Ne besojmë se kjo punë mund të ofrojë mësime të vlefshme për kombet e tjera në mbarë botën që përballen me ndikimet negative të ndryshimeve klimatike”.

@c4news Tuvalu is an island nation home to 11,000 people in the Pacific Ocean but soon the entire country could vanish underwater. Climate change means the ocean there is rising 1.5 times faster than the rest of the planet. #LosingParadise #Tuvalu #ClimateChange #COP28 #Oceania #RisingNationsInitiative #PacificIslander #Polynesian #Tuvaluan #Channel4News #C4News ♬ original sound – Channel 4 News

Por, edhe pse qeveritë po punojnë për të shpëtuar Tuvalun dhe në thelb po evakuojnë banorët me viza votimi, kombi ishullor ende po u reklamohet turistëve si një “cep i paprekur i Paqësorit”.

Bordi i turizmit i qeverisë po e reklamon ishullin si “të përjetshëm”, por koha po ecën për Tuvalun dhe kombet e tjera të rrezikuara.

Për shembull, deri në vitin 2050, shkencëtarët paralajmërojnë se rreth 80% e Maldiveve mund të bëhen të pabanueshme.

Male, kryeqyteti i Maldiveve që ndodhet në Oqeanin Indian, ka qenë i vetëdijshëm për kërcënimin e rritjes së nivelit të detit dhe madje thuhet se ka filluar të ndërtojë një qytet lundrues për t’u përballur me të.

Por rritja e nivelit të detit ende përbën një kërcënim serioz dhe mund ta përmbytë qytetin.

Holanda gjithashtu po fundoset.

Nuk është çudi – pika e saj më e ulët është 22 metra nën nivelin e detit.

Holanda është pjesë e Vendeve të Ulëta, pasi ato ndodhen të ulëta, të sheshta dhe afër Detit të Veriut.

Por, megjithëse holandezët janë të njohur për teknikat e tyre të mbrojtjes nga përmbytjet, nivelet e detit aktualisht po rriten më shumë se dy herë më shpejt se sa ishin në shekullin e 20-të.

Dhe ata janë në një pozicion më të mirë se shumica e vendeve të Paqësorit që përballen me probleme të ndryshimeve klimatike – çdo familje në Holandë ka 248,599 dollarë pasuri neto, që do të thotë se ata mund të zhvendosen lehtësisht nëse situata klimatike përkeqësohet.

Pasuria është një çështje tjetër në vendet ishullore të Paqësorit, ku pjesa më e madhe e vendit mbështetet në industri si bujqësia, peshkimi dhe turizmi për jetesë. /Telegrafi/

The post Ky vend rrezikon të jetë nën ujë deri në vitin 2050 – dhe qytetarët e tij “janë futur në garë” për t’u larguar appeared first on Telegrafi.

Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet, publikohen pamjet

1 May 2025 at 12:24

Shkollat janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar pasi kryeqyteti i Zelandës së Re, Wellington, u godit nga erërat më të forta në më shumë se një dekadë, ndërsa pjesë të ishullit jugor të vendit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas 24 orësh shiu të dendur.

Shpejtësia mesatare e erës arriti deri në 87 kilometra në orë në Wellington, shpejtësia më e lartë që nga viti 2013, ndërsa erërat në jug të kryeqytetit në bregdetin Baring Head arritën në 160 kilometra në orë, njoftoi shërbimi meteorologjik i qeverisë.

Paralajmërimi më i lartë i mundshëm i erës është lëshuar për Wellington, përcjell Telegrafi.

“Kjo është sigurisht më e fortë se mesatarja në Wellington”, tha Dan Neely, zëdhënës i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Rajonit Wellington.

“Disa rrugë janë të mbyllura në pjesë të ndryshme të rajonit. Dallgët po vërshojnë rrugët bregdetare dhe po lënë mbeturina në to”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se banorëve u kërkohet të qëndrojnë brenda ku është e mundur.

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Wellingtonit u anuluan dhe shërbimi i trageteve midis Ishujve të Veriut dhe Jugut u pezullua.

Një numër shkollash lokale dhe Universiteti Victoria i Wellington u mbyllën. /Telegrafi/

The post Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet, publikohen pamjet appeared first on Telegrafi.

Tërmet me magnitudë 6.2 ballësh në Zelandën e Re

29 April 2025 at 17:56

Një tërmet me magnitudë 6,2 goditi bregun perëndimor të Zelandës së Re.

Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, dhe gjithashtu nuk ka informacione për dëme.

Instituti Amerikan i Gjeologjisë njoftoi se tërmeti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Epiqendra ishte 300 kilometra në jugperëndim të qytetit Invercargill, dhe thellësia e fokusit ishte e cekët – 10 kilometra nën nivelin e detit.

Zelanda e Re ka rreth pesë milionë banorë dhe ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit – një zonë aktive sizmike e përbërë nga vullkane që rrethojnë Oqeanin Paqësor. Aty ndodhin shumica e tërmeteve në botë.

Një tërmet me magnitudë 6,0-6,9 konsiderohet i fortë. Mund të shkaktojë dëmtime edhe në ndërtesa të mirë përgatitura. Çdo vit ndodhin 100 deri në 150 tërmete të tillë në botë. /Telegrafi/

The post Tërmet me magnitudë 6.2 ballësh në Zelandën e Re appeared first on Telegrafi.

UELLINGTON – Zelanda e Re rrit shpenzimet për mbrojtjen mes tensioneve në rritje në rajon

By: ata ata
7 April 2025 at 13:07

UELLINGTON, 7 prill /ATSH-DPA/ – Zelanda e Re do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen gjatë katër viteve të ardhshme për të ndërtuar një forcë “moderne, të aftë për luftim” mes tensioneve në rritje në rajon, tha sot kryeministri, Christopher Luxon.

“Vendi do të investojë 12 miliardë dollarë në Zelandën e Re (6,6 miliardë dollarë amerikanë) gjatë katër viteve të ardhshme, duke rritur përfundimisht shpenzimet e mbrojtjes nga pak më shumë se 1% e prodhimit të brendshëm bruto në më shumë se 2% gjatë tetë viteve”, tha Luxon.

“Zelanda e Re, aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën nuk ndodhen më në një mjedis miqësor”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Muajt e fundit kanë përforcuar se ndryshimet tektonike po shpalosen në ushtrimin global të pushtetit, levave ekonomike dhe gjithashtu ndikimin strategjik”, tha ai.

“Supozimet e vjetra po përmbysen dhe rregullat po i lënë vendin pushtetit… rreziku i konfliktit në rajonin tonë është rritur”, shtoi ai.

Investimet e mëdha të përshkruara nga qeveria përfshijnë “aftësi të zgjeruara të goditjes”, zëvendësimin e helikopterëve detarë, përmirësimet e raketave antitank dhe teknologjitë e reja hapësinore.

Ministrja e Mbrojtjes, Judith Collins, tha se mbrojtja nuk mund të lihej pas dore derisa të ishte e nevojshme.

“Kur rreziku afrohet, nevojitet një forcë që është e gatshme dhe e pajisur për të bërë gjithçka që i kërkohet dhe duhet të jetë në gjendje ta bëjë atë menjëherë”, tha ajo.

“Ky realitet kërkon që jo vetëm të punojmë me të tjerët që ndajnë vlerat dhe interesat tona për të zvogëluar mundësinë e konfliktit, por edhe të përgatitemi për më të keqen”, tha ajo/ /i.s/

The post UELLINGTON – Zelanda e Re rrit shpenzimet për mbrojtjen mes tensioneve në rritje në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.7 magnitudë godet Zelandën e Re

25 March 2025 at 09:46

Një termet me fuqi shkatërruese prej 6.7 magnitudë ka goditur brigjet jugore të Zelandës së Re – duke rritur frikën për mundësinë e një cunami që ekspertët paralajmërojnë për nivel tejet të rrezikshëm që mund të paraqesë.

Tërmeti ndodhi rreth orës 14:42 në një thellësi prej rreth 12 kilometra, 160 kilometra në veriperëndim të ishujve Snares, ku mijëra banorë mbetën të frikësuar nga mundësia e fillimit të një cunami, transmeton Telegrafi.

Ekipet emergjente kanë paralajmëruar banorët e rajonit të prekur nga tërmeti, që të shmangin plazhet nga frika e ndonjë cunami.

“Banoroët e Southland dhe Fiordland duhet të qëndrojnë larg plazheve, pasi ekziston rreziku i një cunami të mundshëm”, u tha ndër tjera.

Deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhër për evakuim, por një gjë e tillë ka mbetur në dorën e banorëve të cilëve u është kërkuar ta vlerësojnë vetë situatën në terren. /Telegrafi/

 

The post Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.7 magnitudë godet Zelandën e Re appeared first on Telegrafi.

Ndodhë edhe kjo, oktapodi mbi shpinën e peshkaqenit – hulumtuesit e Zelandës së Re kapin pamjet e pazakonta

23 March 2025 at 12:44

Ekipi ishte në brigjet veriore të Zelandës së Re në Gjirin Hauraki në vitin 2023, kur ata panë një peshkaqen mako me një njollë portokalli ngjitur në shpinë.

Pas inspektimit më të afërt, ata kuptuan se ishte një oktapod Maori kur vunë re tentakulat e tij duke lëvizur, transmeton Telegrafi.

“Në fillim, unë isha si a është një vozë mbi ujë”, tha shkencëtarja detare Rochelle Constantine për New York Times.

“A është ngatërruar në pajisje peshkimi apo ka pasur një pickim të madh”, shtoi ajo.

Fenomeni ishte veçanërisht i jashtëzakonshëm për shkak të natyrës së të dy krijesave. Oktapodët zakonisht ndodhen në dyshemenë e oqeanit, ku peshkaqenët mako zakonisht nuk shkojnë.

“Nuk ka kuptim që këto dy kafshë të jenë në të njëjtin vend dhe kohë për t’u takuar me njëra-tjetrën”, tha Constantine, duke shtuar se të dyja kafshët detare dukeshin “mjaft të lumtura”.

“Nuk e kemi idenë se si e gjetën njëri-tjetrin. Oktapodi mund të ketë pasur mjaft përvojë, megjithatë, pasi speciet më të shpejta të peshkaqenëve në botë mund të arrijnë shpejtësinë 50 kilometra në orë”, tha ajo për Oceanographic.

Por, sipas saj, oktapodët mund të udhëtojnë me një maksimum prej 40 kilometrash. /Telegrafi/

 

The post Ndodhë edhe kjo, oktapodi mbi shpinën e peshkaqenit – hulumtuesit e Zelandës së Re kapin pamjet e pazakonta appeared first on Telegrafi.

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

6 March 2025 at 09:57

Zelanda e Re ka shkarkuar të dërguarin e saj më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar për komentet që vënë në pikëpyetje zotërimin e historisë së presidentit amerikan Donald Trump.

Në një ngjarje në Londër të martën, komisioneri i lartë, Phil Goff krahasoi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, e cila i lejoi Adolf Hitlerit të aneksonte një pjesë të Çekosllovakisë.

Goff kujtoi se si Winston Churchill e kishte kritikuar marrëveshjen, më pas tha për liderin amerikan: “Presidenti Trump e ka rikthyer bustin e Churchillit në Zyrën Ovale. Por a mendoni se ai e kupton vërtet historinë”.

Komentet e tij ishin “thellësisht zhgënjyese” dhe e bënë pozicionin e tij “të paqëndrueshëm”, tha ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters.

Komentet e tij erdhën pasi Trump ndërpreu ndihmën ushtarake për Kievin, pas një përplasje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale javën e kaluar.

Ai e krahasoi Trumpin me Churchillin, i cili, ndërsa ishte i larguar nga qeveria britanike, foli kundër Marrëveshjes së Mynihut pasi e shihte atë si një dorëzim ndaj kërcënimeve të Gjermanisë naziste.

Goff citoi sesi Churchill e kishte qortuar kryeministrin e atëhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, Neville Chamberlain: “Ju kishit zgjedhjen midis luftës dhe çnderimit. Ju zgjodhët çnderimin, por do të keni luftë”.

Peters tha se pikëpamjet e Goff nuk përfaqësonin ato të qeverisë së Zelandës së Re.

“Kur je në atë pozicion përfaqëson qeverinë dhe politikat, nuk je në gjendje të mendosh lirisht, je fytyra e Zelandës së Re”, shtoi Peters.

Goff është një politikan veteran që kishte qenë komisioner i lartë që nga janari 2023. Para kësaj, ai shërbeu për dy mandate si kryetar bashkie i Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, dhe ishte lider i Partisë Laburiste nga 2008 deri në 2011.

Ai kishte mbajtur gjithashtu disa portofol ministror, ​​duke përfshirë Drejtësinë, punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. /Telegrafi/

 

The post Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin appeared first on Telegrafi.

Regjisori James Cameron kërkon nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar Trump

By: lia rda
28 February 2025 at 11:52

Regjisori James Cameron ka thënë se po përpiqet të marrë nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar presidentit amerikan Donald Trump.

Cameron, regjisori i filmave “Titanic” dhe “Avatar”, e quajti “të tmerrshëm” kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Daily Mail.

Regjisori, i cili ka jetuar në Zelandën e Re për gati dy dekada, por nuk është bërë ende shtetas, tha se beson se Amerika po humb vlerat e saj thelbësore nën udhëheqjen e Trump.

Cameron shtoi se megjithëse jeton jashtë Amerikës, ai nuk beson se është e mundur t’i shpëtohet plotësisht ndikimit global të Trump.

Ne të gjithë jemi pjesë e kësaj, globalisht. Nuk e di nëse ndihem më i sigurt këtu, por të paktën nuk duhet të lexoj për të në faqet e para çdo ditë”, tha ai.

Cameron iu bashkua një numri të famshëm që kanë shprehur më parë dëshirën e tyre për t’u larguar nga SHBA nëse Trump zgjidhet, duke përfshirë aktoret Whoopi Goldberg dhe Lena Dunham, si dhe këngëtarja Cher./abcnews.al

Luftanijet kineze bëjnë një lundrim ‘të pazakontë’ pranë aleatit të SHBA-së, Australisë

20 February 2025 at 20:38

Australia po “mban nën vëzhgim” anijet ushtarake kineze që përshkojnë ujërat jashtë brigjeve të saj, vuri në dukje Richard Marles, zëvendëskryeministër i Australisë dhe Ministri i Mbrojtjes, gjatë një interviste në Sky News Australia.

Marles tha se anijet “kanë respektuar ligjin ndërkombëtar”, megjithëse ai e përshkroi situatën si “një ngjarje të pazakontë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se ndërsa anijet kanë të drejtë të vendosen në ujërat ndërkombëtare, por edhe Australia ka të drejtë të mbikëqyrë anijet.

“Mbrojtja është e vetëdijshme për një grup pune të Ushtrisë Çlirimtare Popullore-Marinës (PLA-N) që vepron në verilindje të Australisë”, vuri në dukje një deklaratë e Departamentit Australian të Mbrojtjes më 13 shkurt.

“… Mbrojtja monitoron në mënyrë rutinore të gjithë trafikun detar në Zonën tonë Ekskluzive Ekonomike dhe qasjet detare. Anijet udhëtuan nëpër Azinë Juglindore, përpara se të hynin në afrimet detare të Australisë. Një nga anijet, Hengyang, kaloi tranzit nga ujërat në veri të Australisë”, vuri në dukje deklarata.

Veç kësaj, ushtria e Zelandës së Re po monitoronte anijet e Kinës “në koordinim me Australinë”, tha në një deklaratë Ministrja e Mbrojtjes e Zelandës së Re Judith Collins, sipas Associated Press.

“Ne nuk jemi informuar nga qeveria kineze pse ky grup pune është vendosur në rajonin tonë dhe nuk jemi informuar se cilat janë planet e saj të ardhshme”, vuri në dukje ajo, sipas AP. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këto anije”. /Telegrafi/

The post Luftanijet kineze bëjnë një lundrim ‘të pazakontë’ pranë aleatit të SHBA-së, Australisë appeared first on Telegrafi.

‘I çmendur dhe i rrezikshëm’ – Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

5 February 2025 at 10:35

Propozimi i Donald Trump që SHBA të “marrë përsipër” Gazën dhe të rivendosë përgjithmonë banorët e saj palestinezë, është hedhur poshtë me shpejtësi nga aleatët dhe kundërshtarët amerikanë.

Komentet erdhën në mes të një armëpushimi të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit, gjatë të cilit grupi militant ka dorëzuar pengjet në këmbim të lirimit të të burgosurve të mbajtur nga Izraeli, transmeton Telegrafi.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, qëndroi përkrah Trump teksa bënte komentet, duke buzëqeshur teksa parashtronte idenë e tij dhe duke thënë se plani i presidentit amerikan “ia vlen të dëgjohet”.

Egjipti dhe Jordania tashmë e kanë hedhur poshtë idenë e zhvendosjes së më shumë se 2 milionë palestinezëve nga Gaza diku tjetër në Lindjen e Mesme.

Arabia Saudite, një aleate e rëndësishme amerikane, reagoi ndaj komenteve të Trump me një deklaratë të formuluar ashpër, duke thënë se thirrja e saj për një shtet të pavarur palestinez ishte një “pozicion i fortë dhe i palëkundur”.

Në mënyrë të ngjashme, kryeministri australian Anthony Albanese u tha gazetarëve se vendi i tij ka mbështetur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme dhe se asgjë nuk kishte ndryshuar.

Ministria e Jashtme e Zelandës së Re tha se “mbështetja e saj e gjatë për një zgjidhje me dy shtete është në rekord”, dhe shtoi se ajo gjithashtu “nuk do të komentojë çdo propozim që paraqitet”.

Hamasi tha se propozimi i Trump ishte një “recetë për krijimin e kaosit dhe tensionit në rajon”.

“Në vend që të mbajë pushtimin sionist përgjegjës për krimin e gjenocidit dhe shpërnguljes, ai shpërblehet, jo ndëshkohet”, tha grupi militant në një deklaratë.

Në SHBA, politikanët e opozitës e hodhën poshtë me shpejtësi idenë e Trump, me senatorin demokrat Chris Coons që i quajti komentet e tij “fyese, të çmendura, të rrezikshme dhe të marra”. /Telegrafi/

 

The post ‘I çmendur dhe i rrezikshëm’ – Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët appeared first on Telegrafi.

Biografia e ish-kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern pritet të publikohet në qershor

By: lia rda
22 January 2025 at 15:51

Një biografi e ish-kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern pritet të publikohet në qershor 2025 , duke dokumentuar periudhën kur politikania drejtoi vendin e saj.

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re ka bërë të ditur se libri i titulluar ‘Një lloj tjetër pushteti’ është një libër ‘thellësisht personal’.

Ardern shpreson se biografia e saj do të frymëzojë ata që aspirojnë të bëhen udhëheqës. “Për këdo që e ka pyetur veten ndonjëherë, unë me të vërtetë shpresoj se ka diçka në libër për ta”, tha ajo.

“Kam shkruar për gjëra që nuk i kam ndarë më parë, por jam përpjekur gjithashtu të kap se si është të drejtosh, veçanërisht kur papritur e gjen veten në atë pozicion,” vazhdoi Ardern, duke iu referuar zgjedhjes në krye të laburistëve në 2017., vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve, kur partia e saj pritej të humbiste./abcnews.al

Zelanda e Re dhe Australia mirëpresin Vitin e Ri 2025 – pamje që tregojnë shfaqjet spektakolare

31 December 2024 at 16:30

Mesnata ka “goditur” në Sydney, së bashku me pjesën tjetër të Australisë, duke shënuar fillimin e vitit 2025 atje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti po feston me një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve mbi urën e portit të Sydney-t.

Dhe ora tanimë ka shënuar mesnatën edhe në Zelandë të Re.

Ndërkohë që atje kanë vazhduar festimet, në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, disa ngjarje të Vitit të Ri janë anuluar për shkak të tetë paralajmërimeve të veçanta të motit të lëshuara nga Zyra Met. /Telegrafi/

The post Zelanda e Re dhe Australia mirëpresin Vitin e Ri 2025 – pamje që tregojnë shfaqjet spektakolare appeared first on Telegrafi.

Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re

By: user7
31 December 2024 at 14:48

Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka pritur vitin 2025, në orën 12:00.

Mediat e huaja kanë transmetuar drejtpërdrejt momentin e ndërrimit të viteve. Të shumtë janë qytetarët nga Zelanda e Re, që kanë dalë në sheshe për të pritur këtë moment të magjishëm.

Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.

The post Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re appeared first on Lapsi.al.

Viti i Ri 2025 mbërrin në Auckland, festime mahnitëse në Zelandën e Re

By: fra nc
31 December 2024 at 12:44

Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, ka mirëpritur Vitin e Ri 2025 me një shfaqje mahnitëse fishekzjarrësh dhe dritash. Qielli mbi qytet u ndriçua nga ngjyrat e fishekzjarrëve të hedhura nga Sky Tower, ndërsa mijëra qytetarë dhe vizitorë festuan me entuziazëm në zemër të qytetit.

Si zakonisht, vendet e Paqësorit Jugor janë të parat që mirëpresin Vitin e Ri. Zvicra e Re ndërron vitin plot 18 orë përpara shfaqjes ikonike të rënies së topit në Times Square në Nju Jork. Në Auckland, energjia festive ishte e pranishme kudo, duke përfshirë edhe Ishujt Chatham, të cilët janë 45 minuta përpara pjesës tjetër të vendit dhe nisën të parët festimet.

Në Australi, Sydney Harbour është gati të presë mbi një milion njerëz për spektaklin e saj të famshëm të fishekzjarrëve.

Në Zelandën e Re, si dhe në Australi, ndërrimi i viteve nuk është thjesht një festë, por një moment për të reflektuar mbi vlerat e përbashkëta dhe për të shënuar fillimin e një kapitulli të ri me optimizëm dhe unitet.

New Zealanders were amongst the first in the world to celebrate the arrival of 2025 with a fireworks display in Auckland. pic.twitter.com/gPpXLDN6Vi

— ABC News (@ABC) December 31, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viti i Ri 2025 mbërrin në Auckland, festime mahnitëse në Zelandën e Re appeared first on Euronews Albania.

Spektakël fishekzjarresh mbi qiellin e Zelandës së Re, shteti i parë ku mbërrin viti 2025

31 December 2024 at 12:36

Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka pritur vitin 2025, në orën 12:00.

Mediat e huaja kanë transmetuar drejtpërdrejt momentin e ndërrimit të viteve. Të shumtë janë qytetarët nga Zelanda e Re, që kanë dalë në sheshe për të pritur këtë moment të magjishëm.

Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.

The post Spektakël fishekzjarresh mbi qiellin e Zelandës së Re, shteti i parë ku mbërrin viti 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

“Troket” 2025-a/ Viti i Ri vjen në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në kullën “Sky”

By: armand
31 December 2024 at 12:20

Zelanda e Re dhe qyteti Auckland pritën Vitin e Ri 2025 me një spektakël fishekzjarrësh në kullën ikonike të qytetit “Sky”. Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh. Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet […]

The post “Troket” 2025-a/ Viti i Ri vjen në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në kullën “Sky” appeared first on BoldNews.al.

“Troket” 2025-a/ Viti i Ri vjen në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Kullën ikonë “Sky”

31 December 2024 at 12:14
Zelanda e Re dhe kryeqyteti Auckland pritën Vitin e Ri 2025 me një spektakël fishekzjarrësh në kullën ikonike të qytetit “Sky”. Maja e kullës u ndez me ngjyra të ndryshme ndërsa fishekzjarrët shpërthyen në qiell. Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh. Kombi ishullor i Kiribati

Kërkimet për alpinistët e humbur në Zelandën e Re/ Të tre konfirmohen viktima

By: D Marku
6 December 2024 at 23:15

Pas 5 ditësh raportimi si të zhdukur, trupat e tre alpinistëve të cilët ishin zhdukur në malin më të lartë të Zelandës së Re dyshohen se janë viktima.

Trupat e burrave nuk janë gjetur ende, por inspektorja e policisë, Vicki Ëalker, tha se kërkimi në Aoraki ka përfunduar pasi operatoret e droneve panë gjurmë në borë dhe gjetën sende që besohet të jenë të burrave.

Ajo tha se kërkimi do të rifillonte nëse dalin prova të tjera. “Ne besojmë se ata kanë pësuar një incident,” shtoi ajo, duke listuar numrin e ditëve që ata janë zhdukur, mungesën e komunikimit dhe sendet e gjetura si arsye për të supozuar më të keqen.

“Ne nuk besojmë se burrat kanë mbijetuar.”

Amerikanët Kurt Blair, 56 vjeç, dhe Carlos Romero, 50 vjeç, ishin udhërrëfyes alpinë të certifikuar, sipas Shoqatës së Udhërrëfyesve të Maleve. Burri i tretë, një kanadez, nuk është identifikuar me kërkesën e familjes së tij.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, kërkimi u bllokua për tre ditë, para se operatoret e droneve të shihnin gjurmë në borë të premten dhe më shumë sende identifikuese.

The post Kërkimet për alpinistët e humbur në Zelandën e Re/ Të tre konfirmohen viktima appeared first on Albeu.com.

Vallëzim interesant në shenjë proteste në parlamentin e Zelandës së Re

14 November 2024 at 22:30

Deputetët e partisë Maori, me një vallëzim ritual ndërprenë një seancë në parlamentin e Zelandës së Re.

Deputetët e “Te Pati Maori” kryen në sallë një vallëzim tradicional Maori – Haka.

Kështu ata protestuan kundër projektligjit për rishikimin e Traktatit historik të Waitangi.

MPs disrupted a session in the New Zealand Parliament with a ritual dance

Te Pati Maori MPs performed a traditional Māori dance – Haka in the hall. Thus they protested against the bill to revise the historic Treaty of Waitangi. The Treaty, signed 184 years ago between Māori… pic.twitter.com/eOQbLRttNq

— NEXTA (@nexta_tv) November 14, 2024

Ky Traktat, i nënshkruar 184 vjet më parë midis krerëve Maori dhe Kurorës Britanike, është themeli i të drejtave të këtij komuniteti dhe marrëdhënies së tyre me shtetin.

Ligji i ri mund të kufizojë këto të drejta, gjë që ka shkaktuar një zemërim të thellë mes Maorive.

Pavarësisht protestës së deputetëve, projekti i ligjit kaloi leximin e parë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

The post Vallëzim interesant në shenjë proteste në parlamentin e Zelandës së Re appeared first on Telegrafi.

Skandali i abuzimit të fëmijëve në Zelandën e Re, kryeministri kërkon falje

12 November 2024 at 07:42

Kryeministri i Zelandës së Re Christopher Luxon u ka kërkuar zyrtarisht falje viktimave të abuzimit në shtëpitë e kujdesit, pas një hetimi për një nga skandalet më të mëdha të abuzimit në vend.

Kërkimi historik, i dorëzuar në parlament, vjen pasi një raport zbuloi se 200,000 fëmijë dhe të rritur të pambrojtur kishin pësuar abuzime gjatë qëndrimit në kujdesin shtetëror dhe besimin midis viteve 1950 dhe 2019.

Shumë prej tyre përfshinin njerëz nga komunitetet Maori dhe Paqësor dhe ata me aftësi të kufizuara mendore ose fizike.

Qeveria ka premtuar që atëherë të reformojë sistemin e kujdesit.

“U kërkoj falje të gjithë të mbijetuarve në emër të qeverisë sime dhe të mëparshme”, tha Luxon të martën.

“Ishte e tmerrshme. Ishte zemërthyese. Ishte gabim. Dhe kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, shtoi ai. “Për shumë prej jush kjo ndryshoi rrjedhën e jetës suaj, dhe për këtë, qeveria duhet të marrë përgjegjësinë.”

Hetimi, të cilin Luxon e përshkroi si hetimin publik më të madh dhe më kompleks të zhvilluar ndonjëherë në Zelandën e Re, u deshën gjashtë vjet për t’u përfunduar dhe përfshinte intervista me mijëra të mbijetuar të abuzimit në institucionet shtetërore dhe të kujdesit me bazë besimi.

Raporti që pasoi dokumentoi një gamë të gjerë abuzimesh duke përfshirë përdhunimin, sterilizimin dhe punën e detyruar.

Ai zbuloi se institucionet e bazuara në besim shpesh kishin shkallë më të lartë të abuzimit seksual sesa kujdesi shtetëror; dhe udhëheqësit civilë dhe besimtarë luftuan për të mbuluar abuzimin duke zhvendosur abuzuesit në vende të tjera dhe duke mohuar fajësinë, me shumë viktima që vdiqën përpara se të shihnin drejtësinë.

Gjetjet u panë si justifikim për ata që e gjetën veten përballë zyrtarëve të fuqishëm, shtetit dhe institucioneve fetare dhe shpesh duke luftuar për t’u besuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali i abuzimit të fëmijëve në Zelandën e Re, kryeministri kërkon falje appeared first on Euronews Albania.

❌
❌