❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SPECIALE | Fillon Superliga e KosovĂ«s 2025/26 – njihuni me formacionet e mundshme, trajnerĂ«t dhe liderĂ«t e tĂ« gjitha skuadrave elitare pĂ«r kĂ«tĂ« edicion

Pas dy muajsh pushim dhe ndeshjeve të klubeve tona në garat ndërkombëtare, Superliga e Kosovës kthehet në aksion me edicionin 2025/26, një edicion që pritet të jetë sërish i fortë, pasi që diferenca mes klubeve mbetet i ngushtë.  

Në edicionin e shkuar, favorit kryesor llogariteshin Drita dhe Ballkani, që sërish janë në mesin e më të mirëve dhe do të tentojë të luftojnë për titullin e kampionit. 

Drita shihet si më e favorizuar, pasi që edhe të ardhurat nga garat evropiane janë më të mëdha për dallim me të tjerat, ndërsa do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës, për të tentuar fazën e grupeve.  

Gjilani ka bĂ«rĂ« pĂ«rforcime tĂ« mĂ«dha dhe shihet si njĂ« nga ekipet qĂ« mund t’iu prish punĂ« DritĂ«s dhe Ballkanit. 

Llapi dhe Prishtina, kanë bërë ndryshime, por shihet si më të dobëta se sa sezonin e shkuar, ndërsa Ferizaj ka arritur të ruaj boshtin. 

Malisheva dhe Dukagjini, po ashtu kanë ruajtur boshtin, ndërsa kanë bërë edhe goditje në pozitë të rëndësishme.  

Në elitë është kthyer Drenica, që gjithmonë i jep hijeshi kampionatit, ndërsa për herë të parë në këtë nivel do të luajë edhe Prishtina e Re. Kjo bën që Superliga e Kosovës të jetë shumë e paparashikueshme dhe me përballje tepër të forta.  

Telegrafi Sport ua sjell një analizë për secilin skuadër, ku përfshihet formacioni i mundshëm, përforcimet, vitet në elitë, trajneri dhe lojtari kryesor. 

Drita, kampioni aktual, do ta luajë sezonin e 23-të në elitë, ndërsa në Evropë vazhdon të garojë në raundin e play-offit të Ligës së Konferencës, ku do të pëballet më Dundelaggen për një vend në fazën e grupeve. 

Drita shihet sërish si favoriti kryesor për titull edhe këtë sezon, ndërsa sezonin e shkuar tubuan 74 pikë. 

Trajner mbetet Zekirija Ramadani, që tashmë e njeh ambientin në klub, pasi është në vitin e tretë dhe solli titullin e kampionit deri disa xhiro para fundit, sezonin e shkuar. 

Skuadra është përforcuar me emra si Vesel Limaj, Liridon Balaj, Endrit Morina, Kristal Abazaj dhe Leutrim Rexhepi.   

Nga skuadra janë larguar emra si Kastriot Selmani, Melos Zenuaj, Florjan Smakiqi dhe Ensar Huruglica.  

Si lojtari kryesor i gjilanasve është Ron Broja, ndërsa aty janë edhe emra si Arb Manaj, Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullahi dhe Albert Dabiqaj. 

Vlera e Dritës në transfermakt llogaritet të jetë 6.6 milionë euro. 


 Tri herë kampioni i Kosovës, shihet si favorit edhe këtë vit pasi ka pasur afrime të rëndësishme këtë afat kalimtar, ndërsa ky kampionat do të jetë sezoni i tyre i dhjeti në elitë e futbollit kosovar. 

Sezonin e shkuar ata e mbyllën me 62 pikë, ndërsa në Evropë kanë arritur deri në rrethin e tretë të fazës eliminatore të Ligës së Konferencës, ku u eliminuan nga Shamrock Rovers.   

Trajneri mbetet Orges Shehi, i cili erdhi sezonin e shkuar, duke sjell qetësis në skuadër. Këtë vit ka tension në klub, pasi kërkohet të kthehet te titulli i kampionit që e humben sezonin e shkuar.  

Klubi ka larguar lojtar si Queven, Bernard Karrica, Eris Abedini, Elamando Gjini, Astrit Thaqi, Altin Aliji dhe Uheid Hoxha.  

Ballkani është përforcuar me emra si  Diar Vokrri, Adnan Golubovic, Ardit Deliu, Elvis Letaj dhe Ivica Batarel, ndërsa ka vazhduar huazimet e Albert Diene dhe Valentin Serebe. 

Ballkani vazhdon tĂ« ketĂ« njĂ« organik tĂ« pasur, me emra si Bajram Jashanica, Gentrit Halili, Almir Kryeziu, Ëahlid Hamidi dhe Sunday Adetunji. 

Vlera e Ballkanit në transfermakt llogaritet të jetë 5.5 milionë euro 


Për Malishevën do të jetë sezonin i pestë në elitë, ndërsa sezonin e shkuar e mbylli në vendin e tretë me 53 pikë, duke arritur për herë të dytë garat evropiane, ku u eliminua nga Vikinguri në raundin e parë të Ligës së Konferenecës. 

Skuadra do të drejtohet nga Qatip Osmani, i cili zëvendësoi Bekim Isufin, ndërsa klubi ka humbur disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, ndërsa kanë afruar edhe lojtarë të ri. 

Xhemajl Ibishi, Samuel Opeh, Krenar Dulaj dhe Omer Bajraktari janë transferuar nga Malisheva në këtë afat kalimtar. 

Nga klubi është larguar një lojtar i rëndësishëm si Drilon Hazrollaj, ndërsa po ashtu boshëllak kanë lënë edhe Farjon Bunjaku dhe Vesel Limaj. Emra të tjerë që janë larguar janë Hadis Veseli, Ibrahim Cervadiku, Jerin Hadergjinaj, Arber Prekazi dhe Amrush Bujupi. 

Lider i skuadrës pritet të jetë edhe këtë vit kapiteni Dren Kryeziu, i ndihmuar nga Etrnik Brruti që tashmë është kthyer në lojtarë të rëndësishëm në Superligën e Kosovës. 

Vlera e Malishevës në transfermarkt llogaritet të jetë 4  milionë euro.   


Sezonin e shkuar Gjilani e zunë venin e katërt me 51 pikë, ndërsa sezoni aktual do të jetë i 21-ti për Gjilanin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Me ardhjen e kryesisë së re, klubi është stabiluzar dhe ka afruar lojtarë me emër, duke u llogarit edhe këtë vit si njëri nga pretendentët për vendet e para. 

Trajneri i njohur shkupjan Ardian Nuhiu, kishte batica dhe zbatica sezonin e shkuar, por qĂ« kryesia e klubit arriti t’i besojĂ« deri nĂ« fund. 

Klubi gjilanas ka afruar emra si Lorik Bosnjaku, Ennur Totre, Besart Krivanjeva, Mevlan Adili, Mario Zebic, Mehdi Çoba, Vokli Laroshi, Redi Kasa, Astrit Thaqi, si dhe tĂ« riun Haris Isufi.  

Nga klubi janë larguar emra si Kushtrim Shabani, Kenan Haxhihamza, Besir Ramadani, Marko Roganovic dhe Jamal Arago. 

Lojtari kryesor llogaritet Armend Thaqi, por aty janë edhe Lorik Boshnjaku dhe Edi Basa, ndërsa ka edhe emra të tjerë si Robert Rrahmani dhe Ylli Ibrahimi që do të vazhdojnë shpërthimin edhe këtë kampionat. 

Vlera e Gjilani në transfermarkt llogaritet të jetë 5.31 milionë euro. 


Ishte kthye në elitë sezonin e shkuar dhe ia arriti të bëjë një futboll të fortë, duke e mbyllur në vendin e pestë, ndërsa ky do të jetë sezoni i 18-të i Ferizajt në elitën e futbollit kosovar. 

Ferizaj arriti të tubojë 50 pikë, duke qenë në garë për vendin e tretë deri në xhiron e fundit. 

Trajneri do të jetë Arsim Abazi, që i drejtoi edhe në vitin e shkuar, ndërsa klubi ka në gjirin e saj një miks lojtarët intersantë, me 12 transferime që erdhën vetëm në këtë afat kalimtar. 

Betim Haxhimusa vazhdon të jetë kapiten dhe lider i ekipit, ndërsa në skuadër ka edhe emra si Valmir Nafiu, Qlirim Abduli dhe Ardit Topallaj. 

Jakup Berisha, Refikfaik Selmani, Harhys Steëart, Ardit Ilazi, Ergys Peposhi, Mexhit Neziti, Gabriel Groznica, Alban Shabani, Rejan Thaçi, Hardis Aliu dhe Riad Murseli janë afrimet e ferizajasve. 

Nga klubi janë larguar emra si Arlind Shabani, Edon Sadriu, Albion Kurtaj, Enhar Cakolli dhe Marko Musulini. 

Vlera e Ferizajt në transfermarkt llogaritet të jetë 3.21 milionë euro. 


Sezonin e shkuar Prishtina e mbyll në vendin e gjashtë me 48 pikë, por fituan Kupën e Kosovës nga Llapi, duke luajtur në garat evropiane. 

Në krye të skuadrës është Arsim Thaqi, ndërsa janë larguar dhe ofruar shumë lojtarë në këtë afat kalimtar. 

Janë afruar emra si Mario Ilievski, Djordje Saletic, Hamdi Namani, Valmir Veliu, Blend Baftiu, Akileu Ndreca, Gjelbrim Taipi, Drin Bajraktari, Dren Zeqiri, Luis Mota dhe së fundmi Gladwin Curiel.  

Por largimet ishin të dhimbshme dhe me shumë kualitet, pasi katër lojtarë tashmë kanë zgjehdur klube jashtë vendit si Albin Krasniqi, Drilon Islami, Ron Raçi dhe Dion Gallapeni.  Po ashtu janë larguar edhe Roland Soboëale, Alex Gnapi, Dashmir Elezi dhe Junior Ngatta. 

Lider në skuadrën llogariten dyshja Ardian Limani dhe Leotrim Kryeziu. 

Vlera e Prishtinë sipas tranfermakt është 5 milionë euro.  


Dukagjini do ta zhvillojë sezonin e tetë në total në elitën e futbollit kosovar, ku edhe këtë vit në krye të skuadrës do të jetë trajneri Ismet Munishi. 

Sezonin e shkuar ata e mbyllën në vendin e shtatë me 48 pikë, ku me mund e siguruan mbijetesën pak para fundi. 

Klubi ka ruajtur boshtin e sezonit të shkuar, ndërsa ofruar në skuadër emra si Kushtrim Gashi, Redon Syla, Eldonit Shaqiri, Hektor Krasniqi, Egzon Lekaj dhe Norik Krasniqi. 

Largimet janë të shumta dhe disa prej tyre ishin me rëndësi për Dukagjinin si Hekuran Berisha dhe Faton Neziri. Po ashtu janë larguar edhe Vlad Khomutov, Elbrima Jatta, Leart EMini, Etienne Tare dhe Ilir Syla.   

Lider i skuadrës në fushë është kapiteni Altin Merlaku, por edhe emra si Elton Basriu, Mërgim Pefqeli dhe Hugo vazhdojnë të jenë aty për ta thënë fjalën e tyre. 

Vlera e Dukagjinit në transfermakt është diku mbi 2 milionë euro. 


Llapi sezonin e shkuar e mbylli në pozitën e tetë me 47 pikë duke luajtur në barazh ku shpëtoi me penallti ndaj Vushtrrisë. 

Ky do të jetë sezonin e 15-të i Llapit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa klubi ka investuar sërish në skuadër të që paktën të arrihen garat evropiane. 

Tahir Batatina vazhdon të mbetet trajner, ndërsa klubi po ashtu ka larguar disa lojtarë me emër. 

Nga klubi janë larguar emra Diar Vokrri, Hamdi Namani, Valmir Veliu, Granit Jashari, Blend Baftiu, Ergyn Ahmeti, Vokli Laroshi, Avni Selmani, Albion Miftari, Gentri Limani, Mergim Cërnavërni, Ahmet Januzi, Art Hoti dhe Se-yoon Cheon. 

Por Llapi nuk ka qëndruar duar kryç, pasi ka ofruar mbi  20 lojtarë, ku ndër emrat më të rëndësishëm janë Kushtrim Shabani, Hasan Hyseni, Edon Sadriu, Fuad Ajvazi, Luan Leshi, Axel Gnapi, Bujar Idrizi, Keneth Emeka Okafor dhe Parient Elanga. 

Lojtari kryesor këtë sezon pritet të jetë Arnor Ramadani, i ndihmuar nga shumë të tjerë si Besar Musolli, Ardit Tahiri, Elvri Gashjani dhe  Arianit Hasani. 

Vlera e Llapit në transfermakt është diku mbi 3.71 milionë euro. 


Prishtina e Re vjen si kampion i Ligës së Parë, Grupi B, ku me 69 pikë la në vendin e dytë Vushtrrinë, ndërsa do të jetë sezoni i parë në elitën e futbollit kosovar. 

Trajner Ă«shtĂ« Elon Berisha, qĂ« arriti t’i fus nĂ« elitĂ«, ndĂ«rsa drejtor sportiv Ă«shtĂ« emĂ«ruar ShpĂ«tim Babaj. 

Prishtina e Re ka ofruar 14 lojtarë në këtë afat kalimtar, ndërsa emrat më interesant janë Arlind Shabani, Adrijan Rudovic, Ergyn Ahmeti, Amos Dabet, Florjan Smakiqi, Elivs Prençi, Donat Hasanaj, Drilon Fazliu, Toni Gomes dhe talenti i madh Aron Babaj. 

Nga klubi janë larguar emra si Bleon Sekiraqa, Vigan Ademi, Fati Ismajli, Kreshnik Bahtiri, Dardan Jashari, Labinot Jetullahu, Egzon Bislimi, Agustin Rojas dhe Suad Sahiti.   

Vlera e skuadrës llogaritet të jetë 1.2 milion euro, por shumë lojtarë nuk janë të vlerësuar, pasi disa prej tyre kanë luajrtur në Ligën e Parë. 


Kuqezinjtë u kthye në elitën e futbiollit kosovar pas dy vitesh mungesë, duke dal kampion të Ligës së Parë në Grupin A me 58 pikë. 

Drenica do ta luajë sezonin e 24-të në elitën e futbollit kosovar, dhe mbetet klubi i dytë me më shumë vite në Superligë, por pa ndonjë sukses të jashtëzakonshëm. 

Bylbyl Sokoli qĂ« arriti t’i kthejĂ« ne elitĂ« mbetet trajner i skuadĂ«r, ndĂ«rsa Drenica ka bĂ«rĂ« disa afrime cilĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« afat kalimtar.  

Klubi kuqezi ka afruar emra si Ronaldo Chacon, Granit Jashari, Indrit Prodani, Christian, Eneid kodra, Kenan Haxhihamza, Tiago Gomes, Erisildo Smaci dhe Jeton Krasniqi. 

Nga Drenica janë larguar emra si Mohamed Fofana, Ermal Veliqi, Shpresim Zogu, Arjon Ymeri dhe Diellon Beseni. 

Vlera e Drenicës në transfermarket llogaritet të jetë mbi 2 milionë euro.  


/Telegrafi/

The post SPECIALE | Fillon Superliga e KosovĂ«s 2025/26 – njihuni me formacionet e mundshme, trajnerĂ«t dhe liderĂ«t e tĂ« gjitha skuadrave elitare pĂ«r kĂ«tĂ« edicion appeared first on Telegrafi.

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bĂ«het “i kuq” pas eksperiencĂ«s nĂ« Turqi

Gjilani ka prezantuar afrimin mĂ« tĂ« ri nĂ« merkato, mesfushorin Ennur Totre. Futbollisti 28-vjeçar, i cili nĂ« vitin 2022 fitoi titullin kampion me TiranĂ«n, ka nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« dyvjeçare me skuadrĂ«n kosovare. Totre, i cili luan nĂ« rolin e mesfushorit qendror dhe ofensiv, vjen nga ekipi turk Sakaryaspor. Karriera e tij Ă«shtĂ« e pasur me [
]

The post Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bĂ«het “i kuq” pas eksperiencĂ«s nĂ« Turqi appeared first on BoldNews.al.

Ennur Totre, përforcimi i ri i Gjilanit

Gjilani ka zyrtarizuar sot afrimin e mesfushorit 28-vjeçar Ennur Totre, duke e bërë atë përforcimin më të fundit të skuadrës kuqebardhë në këtë afat kalimtar.

Totre vjen nga ekipi turk Sakaryaspor, ku luajti gjatë edicionit të fundit në Ligën e Dytë. Gjatë karrierës së tij ai ka pasur eksperienca edhe në Ukrainë me Vorskla Poltava, në elitën e futbollit shqiptar me Tiranën, si dhe është rritur dhe spikatur te Shkëndija e Tetovës.

Mesfushori ka gjithashtu dy paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, duke sjellë përvojë ndërkombëtare në mesin e Gjilanit.

Ky transferim i shtohet listës së gjatë të përforcimeve që klubi ka bërë këtë verë, përfshirë emra si Vokli Laroshi, Besart Krivanjeva, Mevlan Adili, Lorik Boshnjaku, Mario Zebiq, Astrit Thaqi dhe Redi Kasa.

Gjilani do ta nisĂ« sezonin e ri nĂ« SuperligĂ«n e KosovĂ«s kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, kur nga ora 16:30 pret nĂ« shtĂ«pi kampionin aktual, Ballkanin – sfidĂ« qĂ« pritet tĂ« tregojĂ« ambiciet e vĂ«rteta tĂ« gjilanasve. /Telegrafi/

The post Ennur Totre, përforcimi i ri i Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Tahiri: 5 vrasje nĂ« 48 orĂ« – Kosova nĂ« krizĂ« sigurie, bandat kriminale tĂ« lidhura me pushtetin e kanĂ« kapur shtetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se rastet tronditëse të pesë vrasjeve të rënda në 48 orët e fundit, pas një serie tjetër të vrasjeve që ndodhën nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, janë pasqyra më e qartë e dështimit të plotë të shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Tahiri, në një konferencë për media, theksoi se Kosova po kalon nëpër një gjendje alarmante të sigurisë, ku po mbretërojnë bandat kriminale të inkurajuara dhe mbrojtura nga pushteti.

“Bandat kriminale, narkotrafikantĂ«t, fajdexhitĂ«, janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« guximshĂ«ma dhe kanĂ« lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejta me pushtetin, duke u bĂ«rĂ« pjesĂ« e njĂ« zinxhiri tĂ« rrezikshĂ«m qĂ« tashmĂ« ka lidhur krimin me politikĂ«n dhe institucione tĂ« tjera ligjzbatuese. Partia Demokratike e KosovĂ«s ju shpreh ngushĂ«llime mĂ« tĂ« thella familjeve qĂ« kanĂ« humbur mĂ« tĂ« dashurit e tyre nga kĂ«to vrasje. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, shprehim shqetĂ«simin e madh, pĂ«r dĂ«shtimin e organeve ligjzbatuese pĂ«r tĂ« vendosur rend, rregull dhe tĂ« garantojnĂ« sigurinĂ« e qytetarĂ«ve tanĂ«â€, tha ai.

Tahiri, duke theksuar tri nga rastet që faktojnë lidhjen e bandave kriminale me eksponentë të pushtetit, tha se kjo situatë është një thirrje alarmi për të gjithë.

“15 gusht 2023 – Besnik Mujeci, asamblist i VetĂ«vendosjes nĂ« PrishtinĂ«, arrestohet nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r trafikim dhe shitje tĂ« narkotikĂ«ve. U kap me 11,300 tableta ekstazi MDMA, peshĂ« mbi 5 kilogramĂ«, vlerĂ« rreth 400 mijĂ« euro. 3 qershor 2025 – NjĂ« operacion i gjerĂ« antidrogĂ« çon nĂ« arrestimin e 22 personave. Mes tyre, Shemsi Bahtiri, anĂ«tar aktiv i VetĂ«vendosjes nĂ« QendrĂ«n e PrishtinĂ«s, njĂ« nga figurat kyçe tĂ« njĂ« rrjeti tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s ku u sekuestruan qindra mijĂ«ra euro para tĂ« gatshme e tĂ« falsifikuara, armĂ«, llogari bankare, automjete luksoze dhe lĂ«ndĂ« narkotike. 10 gusht 2025 – Gjilani tronditet nga njĂ« vrasje e trefishtĂ«. Autori, Mefail Shkodra, i njohur pĂ«r veprat e shumta penale, shihet i pranishĂ«m nĂ« ahengjet e partisĂ« nĂ« pushtet”, shtoi deputeti i PDK-sĂ«.

Sipas Tahirit, vetĂ«m njĂ« qeveri e re, e vendosur, mund ta çkapĂ« shtetin nga krimi, t’i çojĂ« para drejtĂ«sisĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« gjak nĂ« duar e pasuri nga droga dhe korrupsioni, dhe do ta rikthejĂ« rendin, sigurinĂ« dhe ligjin mbi tĂ« gjithĂ«.

“Duhet tĂ« jetĂ« misioni i secilit prej nesh, çkapja e shtetit nga bandat kriminale qĂ« sot po terrorizojnĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ«. Rritja e numrit  tĂ« armĂ«ve pa leje nĂ« duart e qytetarĂ«ve tanĂ«, Ă«shtĂ« e frikshme. Sot, aktualisht kemi rreth 250 mijĂ« armĂ« janĂ« pa leje nĂ« vendin tonĂ«.  Si PDK, nĂ« legjislaturĂ«n e re, pas konsolidimit tĂ« institucioneve dhe qeverisĂ« sĂ« re, do tĂ« iniciojĂ« ndryshimin e Kodit Penal dhe legjislacionit pĂ«rkatĂ«s pĂ«r tĂ« ashpĂ«rsuar dĂ«nimet pĂ«r armĂ«mbajtjen pa leje. Kushdo qĂ« posedon apo pĂ«rdorĂ« armĂ« ilegalisht, duhet tĂ« pĂ«rballet me burg, pa pĂ«rjashtim. Kosova nuk mund tĂ« jetĂ« njĂ« vend ku jeta njerĂ«zore humb vlerĂ«n. Dhe, jo, kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« betejĂ« politike. ËshtĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r jetĂ«n, pĂ«r paqen, pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ« dhe pĂ«r tĂ« ardhmen e vendit”, pĂ«rfundoi Tahiri. /Telegrafi/

 

 

The post Tahiri: 5 vrasje nĂ« 48 orĂ« – Kosova nĂ« krizĂ« sigurie, bandat kriminale tĂ« lidhura me pushtetin e kanĂ« kapur shtetin appeared first on Telegrafi.

Vihet gurthemeli pĂ«r ndĂ«rtimin e shtĂ«pisĂ« sĂ« fshatit nĂ« lagjen “Gllama” tĂ« Bresalcit

NĂ« njĂ« ceremoni tĂ« veçantĂ«, sot Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« gurthemeli pĂ«r ndĂ«rtimin e shtĂ«pisĂ« sĂ« fshatit nĂ« lagjen “Gllama” tĂ« Bresalcit, njĂ« projekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r jetĂ«n komunitare nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, këshilltarët komunalë nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Shala dhe Blerim Haziri, si dhe zyrtarë komunalë e banorë të lagjes.

Kjo godinë e re, e cila do të jetë moderne dhe funksionale, do të shërbejë për raste mortore, ahengje familjare, përkujtimore dhe aktivitete rinore, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për komunitetin lokal.

Kryetari Hyseni, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e këtij projekti për përforcimin e lidhjeve komunitare dhe lehtësimin e organizimeve shoqërore:

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« projekt me vlerĂ« pĂ«r komunitetin, i cili do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r raste mortore, ahengje, pĂ«rkujtime dhe aktivitete rinore, nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« moderne dhe tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« gjithĂ«. FalĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r banorĂ«t e lagjes pĂ«r angazhimin dhe mikpritjen”.

The post Vihet gurthemeli pĂ«r ndĂ«rtimin e shtĂ«pisĂ« sĂ« fshatit nĂ« lagjen “Gllama” tĂ« Bresalcit appeared first on Telegrafi.

Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vazhdimësi policia ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

“Policia e KosovĂ«s, Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« Gjilan, bazuar nĂ« autorizimin e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Gjilan, me qĂ«llim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tĂ« dyshuarve, lĂ«shon kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r bashkĂ«punim me qytetarĂ« dhe mediat. Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« Gjilan nĂ« vazhdimĂ«si ka marrĂ« dhe Ă«shtĂ« duke marrĂ« tĂ« gjitha veprimet me qĂ«llim tĂ« identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit tĂ« personave tĂ« dyshuar”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

 

The post Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Nga Zvicra nĂ« Gjilan me biçikleta – Hyseni mirĂ«pret Visar, ShkĂ«lqim dhe Fatlum Korbin

Një udhëtim i jashtëzakonshëm me biçikleta prej 1.600 kilometrash nga Zvicra deri në Gjilan përfundoi me një pritje të ngrohtë nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun dhe atë të Bujqësisë Bajram Isufin, kanë prit Visar, Shkëlqim dhe Fatlum Korbin, të cilët me biçikleta kanë udhëtuar në vendlindje nga Zvicra.

I pari i komunës, tregoi se në Gjilan mirëpritën me zemër plot Visarin, Shkëlqimin dhe Fatlumin të cilët përshkuan plot 1600 km me biçikleta nga Zvicra drejt Kosovës, me destinacion final qytetin tonë.

“Ky udhĂ«tim 11-ditor nuk ishte thjesht njĂ« sfidĂ« sportive, por njĂ« mesazh dashurie pĂ«r atdheun, njĂ« dĂ«shmi e lidhjes sĂ« pathyeshme me rrĂ«njĂ«t, vendlindjen dhe njerĂ«zit tanĂ«. MirĂ« se vini nĂ« shtĂ«pi”, tha kryetari Alban Hyseni. /Telegrafi/

 

 

The post Nga Zvicra nĂ« Gjilan me biçikleta – Hyseni mirĂ«pret Visar, ShkĂ«lqim dhe Fatlum Korbin appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.

Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa. 

Kasa vjen tek Gjilani pas një aventure në Shqipëri me Egnatian, klub me të cilin edhe u shpall kampion. 

Me këtë transferim Gjilani po e dëshmon edhe një herë tjetër se objektivi i tyre kryesor sezonin e ardhshëm do të jetë fitimi i titullit. 

Njoftimi i plotë i Gjilanit: 

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik Egnatia për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë. 

Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampionët e Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë. 

23 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari. 

Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021./Telegrafi/

The post Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person në Gjilan për vjedhje të rëndë, konfiskohen mjetet e vjedhura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur një ditë më parë në qytetin e Gjilanit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, njësitet e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të koordinuara, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A.Sh. (1986, mashkull kosovar), për përfshirje në këtë rast.

“Arrestimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pas sigurimit tĂ« provave tĂ« besueshme se i njĂ«jti mĂ« 22 qershor 2025 kishte depĂ«rtuar me forcĂ« nĂ« njĂ« objekt ndĂ«rtimi nĂ« rrugĂ«n ‘Marie Shllaku’ nĂ« Gjilan dhe kishte vjedhur disa mjete pune”, tha Osmani pĂ«r Telegrafin.

Mjetet e vjedhura janĂ« gjetur dhe janĂ« konfiskuar nga Policia, ndĂ«rsa mĂ« pas janĂ« kthyer tek pronari legjitim. Ndaj tĂ« dyshuarit Ă«shtĂ« iniciuar kallĂ«zim penal pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€, ndĂ«rsa rasti Ă«shtĂ« proceduar nĂ« ProkurorinĂ« Themelore./Telegrafi/

The post Arrestohet një person në Gjilan për vjedhje të rëndë, konfiskohen mjetet e vjedhura appeared first on Telegrafi.

Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë

Anamorava po përjeton një javë me mot të luhatshëm, por kryesisht të qëndrueshëm pranveror. Temperaturat në të gjitha komunat e rajonit do të shënojnë rritje të lehtë gjatë ditëve në vijim, me reshje të pakta dhe alternime mes diellit dhe vranësirave.

Ndërkohë që mëngjeset mbeten të freskëta, dita premton ngrohtësi, duke e bërë javën e fundit të majit të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur dhe punë bujqësore.

Moti në Gjilan

Në Gjilan, java nis me mot të kthjellët dhe temperatura që do të arrijnë deri në 21°C, ndërsa mëngjeset do të jenë më të freskëta me rreth 6-8°C. Nga mesi i javës parashihen vranësira të herëpashershme, por pa reshje të konsiderueshme.

Moti në Kamenicë

Kamenica do të përjetojë ngjashëm me Gjilanin një javë me alternime mes diellit dhe vranësirave. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20-21°C, ndërsa ato minimale do të sillen rreth 7°C. Priten ditë të qeta pa ndikime të theksuara atmosferike.

Moti në Kllokot

Në Kllokot moti do të jetë pjesërisht i vranët përgjatë javës, me temperatura që luhaten mes 8°C në mëngjes dhe 19-20°C gjatë ditës. Parashikimet nuk tregojnë reshje të mëdha, megjithëse vranësirat do të jenë prezente në disa ditë.

Moti në Partesh

Edhe nĂ« Partesh moti do tĂ« pasqyrojĂ« njĂ« pamje tĂ« ngjashme – fillimi i javĂ«s sjell kthjellime dhe temperatura tĂ« kĂ«ndshme, ndĂ«rsa nĂ« vijim parashihen alternime me vranĂ«sira. Termometri do tĂ« shĂ«nojĂ« deri nĂ« 20°C, ndĂ«rsa orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit do tĂ« sillen rreth 8°C.

Moti në Ranillug

Moti në Ranillug parashihet të jetë stabil, me pak ndryshime përgjatë javës. Temperaturat do të variojnë nga 8°C në mëngjes në 19-20°C gjatë ditës. Vranësirat do të shfaqen kryesisht pasditet, por nuk priten reshje domethënëse.

Moti në Viti

Vitia do të ketë një javë me kushte të mira atmosferike. Nga dita e hënë, temperatura do të shënojë rritje graduale deri në 20°C, ndërsa mëngjeset do të mbeten të freskëta në rreth 8°C. Moti i pjesshëm me re mund të shoqërohet me reshje të lehta në fundjavë. /Telegrafi/

The post Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 nĂ« shtĂ«pi pĂ«rballĂ« Feronikeli ’74.

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli tĂ« siguronte kualifikimin nĂ« fazĂ«n kualifikuese tĂ« ligĂ«s nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me PrishtinĂ«n nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva.

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanĂ« rĂ«nĂ« Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanĂ« siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh appeared first on Telegrafi.

“ShumĂ« shpejt, shihemi nĂ« stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve pĂ«r stadiumin e qytetit

Në stadiumin e Gjilanit së shpejti pritet të fillojnë punimet për vazhdimin e rindërtimit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe miratuar pjesërisht tjetrën.

E tanimë nuk do të ketë pengesa, pasi kontrata është nënshkruar dhe së shpejti pritet të nisin punimet.

Ka qenë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar dhe së shpejti do të shihemi në stadiumin e ri.

Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni (pa ndërhyrje):

U NËNSHKRUA KONTRATA pĂ«r Stadiumin e Gjilanit!

Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.

Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!

Shpejt, shumĂ« shpejt
 shihemi nĂ« stadiumin e ri! /Telegrafi/

The post “ShumĂ« shpejt, shihemi nĂ« stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve pĂ«r stadiumin e qytetit appeared first on Telegrafi.

Anamorava nĂ«n ndikimin e motit tĂ« ndryshueshĂ«m – temperaturat rriten gradualisht

Anamorava do të përjetojë një javë pranverore me mot të ndryshueshëm. Alternimi mes ditëve me diell dhe reshjeve të shkurtra pritet të jetë karakteristikë e kësaj periudhe. 

Në vazhdim keni analizën e motit për rajonin e Anamoravës;

Moti në Gjilan

Gjilani do të përjetojë mot të ngrohtë dhe të alternuar. Temperaturat ditore luhaten nga 10°C në mëngjes deri në 23°C gjatë ditës. Moti fillon me ditë të kthjellëta, ndërsa në mesjavë priten vranësira dhe reshje lokale, kryesisht pasdite. Fundjava sjell përmirësim me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm.

Moti në Kamenicë

NĂ« KamenicĂ«, moti Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m me temperatura mes 9°C – 22°C. Reshjet janĂ« tĂ« mundshme nĂ« ditĂ«n e katĂ«rt apo tĂ« pestĂ«, ndĂ«rsa nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« javĂ«s dominon dielli. VranĂ«sirat kalimtare nuk pritet tĂ« ndikojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« ndjesinĂ« termike.

Moti në Kllokot

Kllokoti karakterizohet nga një klimë më e qetë. Temperaturat ditore sillen rreth 10°C në mëngjes dhe deri në 21°C gjatë ditës. Reshjet e shkurtra priten vetëm një ditë gjatë javës. Klima mbetet e përshtatshme për aktivitete të jashtme, me lagështi të ulët dhe erë të lehtë.

Moti në Partesh

Në Partesh, temperaturat janë të ngjashme me ato të Kllokotit: nga 9°C në mëngjes deri në 21°C gjatë ditës. Reshjet janë të pranishme për një apo dy ditë, ndërsa pjesa tjetër e javës dominohet nga mot i kthjellët. Rrezatimi diellor pritet të jetë i fortë, andaj këshillohet kujdes gjatë orëve të mesditës.

Moti në Ranillug

Ranillugu pĂ«rjeton mot pak mĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m. Temperaturat variojnĂ« nga 9°C – 22°C, me reshje tĂ« mundshme nĂ« mesin e javĂ«s dhe kthjellim pas saj. Pritet lagĂ«shtirĂ« e shtuar gjatĂ« mĂ«ngjeseve, ndĂ«rsa pasditet janĂ« mĂ« tĂ« ngrohta.

Moti në Viti

Vitia qĂ«ndron nĂ« krye tĂ« listĂ«s pĂ«r temperaturat mĂ« tĂ« larta – nga 11°C nĂ« mĂ«ngjes deri nĂ« 24°C nĂ« ditĂ«t mĂ« tĂ« nxehta. Reshjet janĂ« tĂ« pakta, tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« ditĂ«n e katĂ«rt, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r e javĂ«s mbetet nĂ«n ndikimin e diellit dhe motit stabil.

The post Anamorava nĂ«n ndikimin e motit tĂ« ndryshueshĂ«m – temperaturat rriten gradualisht appeared first on Telegrafi.

Luhet pĂ«r EvropĂ«, barazh dhe mbijetesĂ« – sot zhvillohen tĂ« gjitha pĂ«rballjet e xhiros sĂ« 35-tĂ«

Sot (e shtunë) është planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për xhiron e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi sot zhvillohet xhiro e parafundit dhe garat është ende shumë e hapur dhe e zjarrtë për një vend që dërgon në Evropë, për pozitën e barazhit dhe për mbijetesë.

Në këtë kontekst, ndeshja mes Malishevës dhe Suharekës mund të jetë më interesantja, pasi vendasit synojnë të bëjnë thuajse hapin final për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën, teksa mysafirët me një fitore do të shpresonin shumë të kapnin pozitën e barazhit.

Po kaq interesant Ă«shtĂ« situata edhe nĂ« ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ferizajt, ku klinasit synojnĂ« fitore pĂ«r tĂ« siguruar thuajse qind pĂ«r qind mbijetesĂ«n, ndĂ«rsa ferizajasit duan tri pikĂ«t pĂ«r tĂ« pritur pastaj gabimin e MalishevĂ«s pĂ«r t’ia rrĂ«mbyer pozitĂ«n e tretĂ«.

Prishtina do tĂ« synoj vetĂ«m fitoren nĂ« udhĂ«tim te Feronikeli ’74 pasi tri pikĂ«t do t’ia siguronin pĂ«rfundimisht mbijetesĂ«n, ndĂ«rsa mysafirĂ«t tash e disa javĂ« veçse kanĂ« rĂ«nĂ« matematikisht nga kategoria.

Sot zhvillohet edhe derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, ku fitorja është imperativ vetëm për vendasit e kuq pasi janë ende në garë për pozitën e tretë që i dërgon në Evropë, ndërsa bardhekaltrit tashmë janë shpallur kampion të Kosovës këtë edicion.

Në ndeshjen e fundit, por jo nga rëndësia, Llapi do të kërkoj pikë jetike në udhëtim te Ballkani, i cili ka siguruar pozitën e dytë, ndërsa për llapjanët një humbje do ta rrezikonte shumë qëndrimin e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Luhet pĂ«r EvropĂ«, barazh dhe mbijetesĂ« – sot zhvillohen tĂ« gjitha pĂ«rballjet e xhiros sĂ« 35-tĂ« appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit pĂ«r AnamoravĂ«n – ditĂ« tĂ« ngrohta dhe reshje tĂ« papritura

Rajoni i Anamoravës pritet të përjetojë një mot të ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme.

Parashikimet tregojnë për ditë të ngrohta pranverore me diell, të ndërprera herë pas here nga reshje të lehta dhe rrebeshe lokale, veçanërisht në mesjavë.

Moti në Gjilan

Në Gjilan, moti do të jetë i ngrohtë dhe me diell në fillim të javës, me temperatura që arrijnë deri në 22°C. Megjithatë, nga e marta priten reshje shiu dhe rrebeshe të shkurtra, me temperatura që zbresin në 16°C. Ka paralajmërime për stuhi lokale dhe reshje intensive në mesjavë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë kësaj periudhe.

Moti në Kamenicë

Kamenica do të përjetojë një mot të qëndrueshëm në fillim të javës, me temperatura që variojnë nga 17°C në mëngjes deri në 21°C në mesditë. Reshje të pakta janë të mundshme në fundjavë, por pjesa më e madhe e ditëve do të jetë me diell dhe me erëra të lehta.

Moti në Kllokot

Në Kllokot, moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë për shumicën e ditëve, me temperatura që luhaten midis 18°C dhe 23°C. Rrebeshe të izoluara janë të mundshme rreth ditës së 6-të, por pa ndikim serioz në aktivitetet ditore. Dielli do të dominojë shumicën e periudhës.

Moti në Partesh

Parteshi do të ketë mot të butë dhe pjesërisht të vranët përgjatë kësaj periudhe, me temperatura që variojnë nga 18°C deri në 22°C. Reshje të shkurtra parashikohen rreth ditës së 7-të, ndërsa ditët e tjera mbeten kryesisht të thata dhe të përshtatshme për aktivitete në natyrë.

Moti në Ranillug

Ranillugi pritet të ketë mot të butë, me temperatura që qëndrojnë kryesisht ndërmjet 17°C dhe 21°C. Reshje të pakta mund të shfaqen në ditën e 5-të dhe të 9-të, kryesisht në formë të rrebesheve të shkurtra. Pjesa tjetër e ditëve mbetet me diell ose pjesërisht të vranët.

Moti në Viti

Në Viti, moti do të jetë i ngrohtë pranveror, me temperatura që kapin deri në 24°C në ditët më të ngrohta. Vetëm dy herë gjatë këtyre 10 ditëve priten reshje të lehta, ndërsa pjesa tjetër e periudhës do të karakterizohet me mot të kthjellët dhe erë të lehtë. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit pĂ«r AnamoravĂ«n – ditĂ« tĂ« ngrohta dhe reshje tĂ« papritura appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën

Java e 33-të e Superligës së Kosovës solli disa barazime të rëndësishme dhe një fitore në udhëtim, duke e bërë edhe më të paqartë luftën për garat evropiane dhe mbijetesë.

Ndeshja kryesore ndërmjet Ballkanit dhe Dritës përfundoi 1-1, një rezultat që nuk ndryshoi shumë, pasi gjilanasit u shpallën kampion më herët.

Po ashtu, Llapi dhe Ferizaj ndanë pikët me rezultat të njëjtë 1-1, ku kësaj radhe dy skuadrat kanë pretendime të ndryshime.

Gjilani dhe Malisheva nuk arritën të gjenin rrjetën duke përfunduar 0-0, ku në fundin e ndeshjes, Oltion Bilalli i Gjilani u lëndua dhe vazhdon të jetë në QKUK për trajtim.

Edhe takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës mbaroi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.  Fitore e vetme e javës u regjistrua në Drenas, ku FC Suhareka triumfoi 3-1 ndaj Feronikelit 74, për të shpresuar për mbijetesë.

Në renditje, Drita vazhdon të kryesojë me 70 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 58. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë vendin e tretë me nga 49 pikë, ndërsa Gjilani (46) dhe Prishtina (44) qëndrojnë pas tyre.

Dukagjini dhe Llapi janĂ« nĂ« luftĂ« pĂ«r t’i ikur barazhit me 42 dhe 41 pikĂ« respektivisht.

Suhareka, me fitoren e fundit, ka grumbulluar 36 pikë. Në fund të tabelës mbetet Feronikeli 74 me vetëm 15 pikë.

NĂ« xhiron e 34-tĂ« takohen: Prishtina – Gjilani, Drita – Dukagjini, Suhareka – Llapi, Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Feronikeli 74. /Telegrafi/ 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 33-të në Superligën e Kosovës: Katër barazime e bëjnë të paqartë luftën për kreun dhe mbijetesën appeared first on Telegrafi.

Përmirësohet gjendja e Oltion Bilallit, i kthehet vetëdija

Mesfushori i Gjilanit, Oltion Bilalli është zgjuar sot (e enjte) me vetëdije dhe gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Bilalli ka pësuar një lëndim serioz gjatë ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës të martën, pas një dueli në ajër me portierin Ilir Avdyli.

Ai është detyruar të largohet nga fusha me autoambulancë, duke u dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Gjilanit, për trajtim të mëtutjeshëm dhe pastaj në QKUK në Prishtinë.

Ai pësoi një gjakderdhje të brendshme në kokë dhe këto dy ditë kanë qenë të vështira për të, edhe pse është raportuar se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e enjte) ka ardhur një lajm pozitiv, ku lojtarit të ri i është kthyer vetëdija dhe ka njoftuar të afërmit e tij.

“Po, Oltioni Ă«shtĂ« zgjuar, tani ka vetĂ«dije dhe ka njoftuar tĂ« afĂ«rmit e tij. Momentalisht ende gjendet nĂ« intensive”, ka thĂ«nĂ« njĂ« burim i afĂ«rt i lojtarit pĂ«r Telegrafin. /Telegrafi/

The post Përmirësohet gjendja e Oltion Bilallit, i kthehet vetëdija appeared first on Telegrafi.

Gjilani dhe Malisheva kërkojnë fitore për Evropën, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Malisheva do të përballen në kuadër të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë vetëm një objektiv, daljen në Evropë përmes vendit të tretë dhe diferenca është vetëm tre pikë me Gjilanin që ndodhet pas Malishevës.

Fitorja vlen shumë, si për vendasit ashtu edhe për mysafirët.

BardhekuqĂ«t synojnĂ« tre pikĂ«t pĂ«r t’u barazuar me MalishevĂ«n, derisa mysafirĂ«t duan pikĂ«t e plota pĂ«r ta blinduar pozitĂ«n e tretĂ«.

Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Bekim Isufi kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilët do të luajnë në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Arago, Ibrahimi, Shabani, Taipi, Prapashtica, Basa, Jarovic, Aganspahic.

Malisheva: Avdyli, Pira, Xhaka, Prekazi, Veliu, Brruti, Ndjigi II, Vitija, Hazrollaj, Xhylani, Bunjaku.

/Telegrafi/

The post Gjilani dhe Malisheva kërkojnë fitore për Evropën, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me disa rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të sezonit.

Ndeshja kryesore e javës doli të jetë ajo mes Dritës dhe Llapin, ku gjilanasit fituan me rezultat 1-0, falë golit të Iljesa Zylfiut, duke e konfirmuar titullin e kampionit matematikisht.

Prishtina shënoi fitore të rëndësishme në derbi ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, duke bërë hap të madh drejt mbijetesës.

Në ndeshjet tjera, Gjilani triumfoi 3-2 ndaj Feronikelit 74, në një ndeshje me shumë kthesa.

Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët me rezultat 1-1, duke mbetur në luftë për objektiva të ndryshëm. Ferizaj fitoi si mysafir ndaj Suharekës me rezultat 2-1, një fitore jetike në garën për Evropë.

Pas 32 javësh, Drita kryeson tabelën me 69 pikë dhe është kampion i Kosovës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 57 pikë, pozitë që duket e siguruar. Malisheva dhe Ferizaj ndajnë pozitën e tretë me nga 48 pikë, duke luftuar për biletën evropiane.

Gjilani me 45 pikë dhe Prishtina me 43 pikë ende shpresojnë në garën për Evropë. Dukagjini dhe Llapi me nga 41 dhe 40 pikë do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën dhe për ti ikur barazhit.

Suhareka me 33 pikë është shumë pranë rënies, ndërsa  Feronikeli 74 tashmë ka rënë nga liga, me vetëm 15 pikë.

NĂ« xhiron e ardhshme, atĂ« tĂ« 33-tĂ« takohen: Gjilani – Malisheva, Dukagjini – Prishtina, Feronikeli 74 – Suhareka, Llapi – Ferizaj, Ballkani – Drita. /Telegrafi/ 

 

The post Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita kampion matematikisht, luftë e nxehtë për Evropë dhe mbijetesë appeared first on Telegrafi.

❌