❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Cilat janë opsionet ushtarake të Perëndimit për Ukrainën?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore evropiane po shqyrtojnë disa opsione ushtarake për të forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës, në kuadër të agresionit të vazhdueshëm rus.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia ndërkombëtare e lajmeve reuters, duke cituar burime nga takimi i zhvilluar këtë javë në Uashington ndërmjet krerëve ushtarakë të shtatë vendeve aleate.

Në diskutim janë disa skenarë që përfshijnë dislokimin e forcave tokësore evropiane në territorin ukrainas, nën një komandë të përbashkët me praninë e koordinuar të SHBA-së.

Një tjetër opsion parashikon mbështetje ajrore amerikane, përfshirë ndërtimin e një zone ndalim-fluturimi (no-fly zone), e mbikëqyrur nga avionë luftarakë amerikanë.

Burime të afërta me diskutimet bëjnë të ditur se forcat evropiane do të kenë rolin kryesor, ndërsa SHBA do të kontribuojë me kapacitete mbështetëse teknologjike dhe ajrore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë shprehur gatishmëri për të udhëhequr një koalicion ndërkombëtar të vendeve të gatshme për ndërhyrje.

Kancelari i GjermanisĂ«, Friedrich Merz, gjithashtu ka sinjalizuar mbĂ«shtetje, ndĂ«rsa ekspertĂ« tĂ« mbrojtjes nĂ« Berlin kanĂ« paralajmĂ«ruar se pĂ«r njĂ« ndĂ«rhyrje efikase mund tĂ« nevojiten “disa dhjetĂ«ra mijĂ« trupa”.

Nga ana tjetër, Kremlini vazhdon të këmbëngulë në kushtet e veta për çdo proces negociues: largimin e Ukrainës nga ambiciet për anëtarësim në NATO, neutralitet ushtarak dhe ndalim të çdo pranie perëndimore në territorin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe mijëra viktima. /Telegrafi/

The post Cilat janë opsionet ushtarake të Perëndimit për Ukrainën? appeared first on Telegrafi.

Rast i pazakontĂ« nĂ« Austri – njĂ« i burgosur 28-vjeçar po i kushton shtetit deri 1800 euro nĂ« ditĂ«

NjĂ« burrĂ« 29-vjeçar nĂ« Austri, me peshĂ« prej rreth 289 kilogramĂ«sh – i konsideruar si i burgosuri mĂ« i rĂ«ndĂ« nĂ« vend – ka shkaktuar revolte pĂ«r shkak tĂ« kostove jashtĂ«zakonisht tĂ« larta qĂ« kĂ«rkon pĂ«r t’u mbajtur prapa grilave.

Ai u arrestua nĂ« VjenĂ«, nĂ« banesĂ«n ku iu gjetĂ«n sasi tĂ« mĂ«dha droge: 45 kg kanabis, 2 kg kokainĂ«, rreth 2 kg amfetaminĂ« dhe mbi 2000 tableta ekstazi.

Fillimisht u vendos nĂ« burgun Josefstadt tĂ« VjenĂ«s, por pas vetĂ«m pak ditĂ«sh u transferua nĂ« burgun Korneuburg, rreth 15 km nĂ« veri tĂ« kryeqytetit, pĂ«r shkak se pesha e tij pothuaj çau shtratin.

Në burgun e ri, atij i është siguruar një krevat special me strukturë të përforcuar dhe kujdes 24-orësh nga infermierë të jashtëm, raporton odditycentral.

Ky kujdes nuk Ă«shtĂ« i lirĂ«: kostot e mbajtjes mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 1800 euro nĂ« ditĂ«, krahasuar me rreth 180 euro nĂ« ditĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« burgosur “tĂ« zakonshĂ«m”.

NĂ«se ky i burgosur do tĂ« transportohej, vetĂ«m kjo procedurĂ« do t’i kushtonte rreth 5000 euro pĂ«r çdo udhĂ«tim, ndaj ai po mbahet nĂ« burg dhe intervistat me tĂ« bĂ«hen pĂ«rmes video-lidhje pĂ«r tĂ« kursyer shpenzime.

KĂ«to ndĂ«rlikime financiare kanĂ« ndezur njĂ« debat tĂ« nxehtĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« austriake “ai i kushton dhjetĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« i burgosur ‘normal’, ndĂ«rsa qytetarĂ«t jashtĂ« burgut shpesh presin muaj tĂ« tĂ«rĂ« pĂ«r njĂ« takim me mjekun”. /Telegrafi/

The post Rast i pazakontĂ« nĂ« Austri – njĂ« i burgosur 28-vjeçar po i kushton shtetit deri 1800 euro nĂ« ditĂ« appeared first on Telegrafi.

Forcat ukrainase shkatërrojnë bazën ruse të dronëve në Krime

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se Marina ukrainase ka kryer me sukses një goditje të saktë ndaj një baze ruse të dronëve, e vendosur në aeroportin Kherson, në territorin e pushtuar të Krimesë.

Ky sulm përbën një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të Ukrainës për të goditur infrastrukturën ushtarake ruse në zonat e pushtuara dhe për të dobësuar kapacitetin zbulues të armikut në rajonin e Detit të Zi.

Sipas informacionit të shpërndarë, si rezultat i kësaj goditjeje janë shkatërruar deri në tre dronë Mohajer-6 dhe dy dronë Forpost.

⚡ Ukrainian forces destroy Russian drone base in Crimea

The General Staff reported that Ukraine’s Navy struck a Russian drone base at the Khersones airfield in occupied Crimea.

The strike destroyed up to three Mohajer-6 and two Forpost UAVs — drones Russia had been using for
 pic.twitter.com/APWfbboDFz

— NEXTA (@nexta_tv) August 22, 2025

Këto mjete ajrore pa pilot janë përdorur nga Rusia për misione zbulimi dhe mbikëqyrjeje në hapësirën ajrore të Detit të Zi, duke përbërë një komponent të rëndësishëm të inteligjencës ushtarake ruse në rajon. Shkatërrimi i tyre paraqet një goditje të ndjeshme për aftësitë operacionale të forcave ruse.

Në përpjekje për të fshehur humbjet dhe për të qetësuar opinionin publik, gjatë natës së 21 gushtit, autoritetet okupuese ruse, përmes guvernatorit të instaluar në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, pretenduan se shpërthimet që u dëgjuan ishin rezultat i një stërvitjeje të planifikuar të Flotës së Detit të Zi.

Megjithatë, ky shpjegim u prit me dyshim të madh nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe vëzhgues të pavarur, të cilët vunë në pikëpyetje versionin zyrtar, duke sugjeruar se ishte një përpjekje për të fshehur realitetin e sulmit ukrainas dhe dëmet e shkaktuara. /Telegrafi/

The post Forcat ukrainase shkatërrojnë bazën ruse të dronëve në Krime appeared first on Telegrafi.

Sulmohet tubacioni rus i naftës së papërpunuar, reagon ashpër Hungaria

Furnizimi me naftĂ« tĂ« papĂ«rpunuar pĂ«r HungarinĂ« sĂ«rish Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« pas njĂ« sulmi ndaj tubacionit “Druzhba” nĂ« kufirin mes RusisĂ« dhe BjellorusisĂ«.

Ministri i JashtĂ«m hungarez, Peter Szijjarto konfirmoi se ky ishte tashmĂ« sulmi i tretĂ« ndaj “Druzhba” nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« shkurtĂ«r.

“MbrĂ«mĂ« morĂ«m lajmin se tubacioni sĂ«rish u sulmua – pĂ«r herĂ« tĂ« tretĂ« brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r. DĂ«rgesat e naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar drejt HungarisĂ« sĂ«rish janĂ« pezulluar”, reagoi ai.

Ndërkohë, ulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar).

Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj objektit në Unecha gjatë muajit gusht.

Sulmet e mĂ«parshme ndodhĂ«n mĂ« 6 dhe 13 gusht, ndĂ«rsa mĂ« 18 gusht dronĂ«t ukrainas goditĂ«n stacionin “Nikolskoye” nĂ« rajonin Tambov, duke ndĂ«rprerĂ« pĂ«rkohĂ«sisht eksportin e naftĂ«s drejt EvropĂ«s pĂ«rmes gazsjellĂ«sit “Druzhba”.

Ndryshe, gazsjellĂ«si “Druzhba” mbetet jetik pĂ«r regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos, pasi furnizon me naftĂ« tĂ« papĂ«rpunuar rafineritĂ« Mozyr dhe Novopolotsk nĂ« Bjellorusi. /Telegrafi/

The post Sulmohet tubacioni rus i naftës së papërpunuar, reagon ashpër Hungaria appeared first on Telegrafi.

Vuçiqit gĂ«njeshtra po i bĂ«het shprehi – thotĂ« se kurrĂ« nuk ka luajtur kazino, por dikur me krenari krenohej pĂ«r bastet nĂ« futboll

Interneti i mban mend të gjitha, sidomos deklaratat në media dhe mesazhet në rrjetet sociale.

NĂ«se betoheni para publikut se kurrĂ« nĂ« jetĂ«n tuaj nuk keni bĂ«rĂ« diçka dhe ata gjejnĂ« qĂ« para 20 vitesh keni thĂ«nĂ« diçka krejtĂ«sisht tjetĂ«r – atĂ«herĂ« jeni vetĂ« fajtor.

Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, mĂ« 21 gusht gjatĂ« vizitĂ«s nĂ« hapĂ«sirat e rinovuara tĂ« SNS-sĂ« nĂ« Palilula, foli pĂ«r “ndryshime tĂ« mrekullueshme” qĂ« na presin dhe se populli do tĂ« jetĂ« i entuziazmuar me hapat qĂ« do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« shteti, raporton nova.rs.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Usrana Motka (@usrana.motka)

Vuçiq, pĂ«rveç temave tashmĂ« tĂ« zakonshme si mbrojtja e SerbisĂ« dhe fyerja e qytetarĂ«ve, foli edhe pĂ«r gjĂ«ra tĂ« pĂ«rditshme – ndĂ«r tĂ« tjera edhe njĂ« gĂ«njeshtĂ«r duke thĂ«nĂ« “se nuk ka qenĂ« kurrĂ« nĂ« ndonjĂ« kazino”.

“Mendoj se kurrĂ« nuk kam hyrĂ« nĂ« njĂ« kazino. Ndoshta ndonjĂ«herĂ«, njĂ« herĂ«, pĂ«r dy minuta. Nuk jam i sigurt”, tha presidenti i SerbisĂ«.

MegjithatĂ«, Vuçiq, duke qenĂ« mysafir nĂ« emisionin “Utisak nedelje” nĂ« vitin 2004, ka folur pĂ«r vendosje tĂ« basteve sportive.

“Pasi qĂ« luan nĂ« Espanyol dhe Celta, unĂ« vĂ« bast kundĂ«r atyre klubeve, zakonisht fitoja”, kishte thĂ«nĂ« Vuçiq si pĂ«rgjigje nĂ« njĂ« debat me Savo Milosheviqin, ish-reprezentuesin serb tĂ« futbollit. /Telegrafi/

The post Vuçiqit gĂ«njeshtra po i bĂ«het shprehi – thotĂ« se kurrĂ« nuk ka luajtur kazino, por dikur me krenari krenohej pĂ«r bastet nĂ« futboll appeared first on Telegrafi.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e Lindjes sĂ« Mesme – uria konfirmohet zyrtarisht nĂ« Gaza

Uria është konfirmuar zyrtarisht në Qytetin e Gazës dhe lagjet përreth nga Sistemi i Integruar i Klasifikimit të Sigurisë Ushqimore (IPC).

Ky sistem, i mbështetur nga OKB-ja dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes, këtë gjë e kishte bërë vetëm në katër raste të tjera që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Kjo është hera e parë jashtë kontinentit të Afrikës. Qyteti i Gazës është shtëpia e rreth gjysmë milioni njerëzve, raporton skynews.

Uria më parë ishte konfirmuar në Somali në vitin 2011 dhe në Sudan në vitet 2017, 2020 dhe 2024.

Vdekjet nga kequshqyerja dhe uria po rriten ndjeshëm, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të verifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vetëm në 20 ditët e para të gushtit, u regjistruan 133 vdekje të shkaktuara nga kequshqyerja ose uria, përfshirë 25 fëmijë.

NĂ« muajin korrik u regjistruan gati 13 mijĂ« pranime tĂ« reja tĂ« fĂ«mijĂ«ve pĂ«r kequshqyerje akute, sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« OKB-sĂ« pĂ«r Koordinimin e Çështjeve Humanitare. /Telegrafi/

💡What is Famine?

The IPC defines Famine as a situation in which at least one in five households has an extreme lack of food and face starvation and destitution, resulting in extremely critical levels of acute malnutrition and death.

Famine is classified when an area has:
 pic.twitter.com/20MeFTdgL6

— The Integrated Food Security Phase Classification (@theIPCinfo) August 22, 2025

The post PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e Lindjes sĂ« Mesme – uria konfirmohet zyrtarisht nĂ« Gaza appeared first on Telegrafi.

Google Gemini tani mund t’i lexojĂ« me zĂ« dokumentet tuaja

Përdoruesit do të kenë mundësinë të përshtatin zërin dhe shpejtësinë e riprodhimit të përmbajtjes për Gemini.

Google Docs do t’u lejojĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« gjenerojnĂ« njĂ« version audio tĂ« dokumentit tĂ« tyre, me ndihmĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale.

Në njoftimin që shpall këtë funksion të ri, Google thekson se do të jetë e mundur të personalizohen rezultatet zanore të Gemini AI përmes zërave të ndryshëm dhe shpejtësive të riprodhimit.

Kjo veçori nuk Ă«shtĂ« e destinuar vetĂ«m pĂ«r krijuesin e dokumentit, sepse Google thotĂ« se edhe lexuesit mund tĂ« kenĂ« qasje nĂ« audion e gjeneruar nga inteligjenca artificiale nĂ« njĂ« dokument tĂ« shpĂ«rndarĂ«, duke zgjedhur menynĂ« rĂ«nĂ«se “Tool” dhe pastaj skedĂ«n “Audio > Listen to this”.

AutorĂ«t gjithashtu mund tĂ« shtojnĂ« njĂ« buton tĂ« personalizueshĂ«m pĂ«r audio direkt nĂ« dokument, duke zgjedhur “Insert > Audio”, mbi tĂ« cilin lexuesit mund tĂ« klikojnĂ« pĂ«r tĂ« filluar dĂ«gjimin.

Google nĂ« prill kishte njoftuar planet pĂ«r t’ju lejuar tĂ« ktheni dokumentet tuaja nĂ« podkaste me ndihmĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale, por kjo veçori duket shumĂ« mĂ« e dobishme nĂ«se thjesht doni tĂ« dĂ«gjoni atĂ« qĂ« keni shkruar.

Për momentin, versionet audio të dokumenteve mund të gjenerohen vetëm në gjuhën angleze dhe vetëm në pajisje desktop.

Google po e sjell këtë funksion audio në Docs për përdoruesit e Workspace me plane biznesi, sipërmarrëse ose arsimore, si dhe për ata që kanë abonimet AI Pro dhe Ultra. /Telegrafi/

The post Google Gemini tani mund t’i lexojĂ« me zĂ« dokumentet tuaja appeared first on Telegrafi.

Kontroll masiv tĂ« vizave amerikane – mund t’iu anulohen 55 milionĂ« poseduesve

Departamenti amerikan i Shtetit po shqyrton të dhënat për më shumë se 55 milionë të huaj që kanë viza amerikane, për shkelje të mundshme të rregullave të imigracionit dhe të tjera rregulla që mund të çojnë në anulimin e vizave ose deportim.

Departamenti deklaroi se tĂ« gjithĂ« mbajtĂ«sit e vizave amerikane i nĂ«nshtrohen njĂ« “verifikimi tĂ« vazhdueshĂ«m” edhe pas lĂ«shimit tĂ« vizĂ«s.

Zyrtarët po kontrollojnë për shkelje të tilla si qëndrimi më gjatë sesa lejohet nga viza, përfshirja në veprimtari kriminale, kërcënimet ndaj sigurisë publike ose përfshirja në apo mbështetja e organizatave terroriste.

Më herët këtë javë, Departamenti njoftoi se që nga fillimi i presidencës së administratës Trump, më shumë se gjashtë mijë viza studentore janë anuluar për shkak të qëndrimit të paligjshëm apo shkeljeve të ndryshme ligjore.

Ndryshe, SHBA-ja ndaloi lëshimin e vizave të punës për shoferët e huaj të kamionëve, njofton Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Masa synon mbrojtjen e shoferëve amerikanë dhe rritjen e sigurisë rrugore. /Telegrafi/

The post Kontroll masiv tĂ« vizave amerikane – mund t’iu anulohen 55 milionĂ« poseduesve appeared first on Telegrafi.

Ferr nĂ« rrugĂ«t e KolumbisĂ« – kartelet e drogĂ«s rrĂ«zojnĂ« njĂ« helikopter, tĂ« paktĂ«n 18 tĂ« vdekur

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme në Amerikën Jugore. Pas tyre qëndrojnë grupe të armatosura të dala nga ish-lëvizja guerile Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), raportoi të premten agjencia Reuters.

Ish-anëtarët e FARC-ut kanë sulmuar në disa lokacione. Në qytetin e tretë më të madh kolumbian, Kali (Cali), përpara një baze ushtarake shpërtheu një autobombë. Gjashtë persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën.

Disa orĂ« mĂ« herĂ«t, pranĂ« qytetit Amalfi nĂ« veri tĂ« vendit, gjatĂ« njĂ« operacioni kundĂ«r plantacioneve tĂ« kokainĂ«s, u rrĂ«zua njĂ« helikopter i policisĂ«. NĂ« mbetjet e tij humbĂ«n jetĂ«n 12 policĂ«. Kryetari i bashkisĂ« sĂ« Kalit, Alejandro Eder, e pĂ«rshkroi shpĂ«rthimin nĂ« rrugĂ«n e ngarkuar pĂ«rpara bazĂ«s si njĂ« “sulm narkoterrorist”. NĂ« rrjetet sociale janĂ« shpĂ«rndarĂ« video ku shihen njerĂ«z tĂ« shtrirĂ« nĂ« tokĂ«, tĂ« cilĂ«t po ndihmohen nga ekipet e shpĂ«timit, njĂ« kamion qĂ« digjet, automjete tĂ« dĂ«mtuara dhe dritare tĂ« thyera, shkruan bbc.

Hace pocos minutos hubo una explosión de un carro bomba en inmediaciones a la Base Aérea Marco Fidel Suårez de Cali. Es muy lamentable que #Colombia esté reviviendo esta época de atentados nuevamente. Que Dios los proteja. pic.twitter.com/i3tALkNXqm

— ela ferris (@ElaFerris) August 21, 2025

Presidenti Gustavo Petro i ka fajĂ«suar pĂ«r sulmet fraksionet e FARC-ut qĂ« refuzuan marrĂ«veshjen e paqes tĂ« vitit 2016, e cila synonte t’i jepte fund konfliktit ku gjatĂ« dekadave kanĂ« humbur jetĂ«n mbi 450 mijĂ« persona.

MenjĂ«herĂ« pas shpĂ«rthimit nĂ« Kali, nuk ishte e qartĂ« se cili grup i armatosur qĂ«ndronte pas sulmit. NĂ« qershor, njĂ« fraksion i FARC-ut i quajtur Estado Mayor Central (EMC) mori pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« seri sulmesh me bomba dhe armĂ« nĂ« Kali dhe rrethina, ku u vranĂ« shtatĂ« persona – pesĂ« civilĂ« dhe dy policĂ«.

FARC ishte grupi më i madh gueril në vend. Në vitin 2016, presidenti i atëhershëm Juan Manuel Santos nënshkroi një marrëveshje paqeje me ta, pas së cilës shumica e anëtarëve dorëzuan armët në vitin 2017.

Nga FARC më pas u formua një parti politike që, në bazë të marrëveshjes, fitoi edhe disa vende në parlament.

Grupi rebel EMC është formuar nga ish-anëtarë të FARC-ut që nuk pranuan marrëveshjen për ndërprerjen e luftimeve. Aktivitetet e këtij grupi financohen, ndër të tjera, përmes tregtisë së kokainës. /Telegrafi/

#ATENCIÓN. Se conoce video del momento en el que es derribado por un drone, helicĂłptero de la PolicĂ­a en el mpio/Amalfi (Antioquia). Autoridades informaron que hay un saldo de seis miembros de la Fuerza PĂșblica fallecidos y por lo menos siete lesionados.

En desarrollo
 https://t.co/SP3TpgQ9SU pic.twitter.com/PHGr1TIhAB

— Colombia Oscura (@ColombiaOscura_) August 21, 2025

The post Ferr nĂ« rrugĂ«t e KolumbisĂ« – kartelet e drogĂ«s rrĂ«zojnĂ« njĂ« helikopter, tĂ« paktĂ«n 18 tĂ« vdekur appeared first on Telegrafi.

Dihet kur del Call of Duty: Black Ops 7

NjĂ« nga franshizat mĂ« tĂ« njohura tĂ« ‘gaming’, Call of Duty, sĂ« shpejti do tĂ« marrĂ« vazhdimin e radhĂ«s.

Gjatë panairit Gamescom u konfirmua se Black Ops 7 do të dalë më 14 nëntor 2025, për PlayStation 4 dhe 5, Xbox One, Xbox Series X/S, si dhe për PC (nëpërmjet Battle.net dhe Steam). Video-loja do të jetë e disponueshme që nga dita e parë edhe për abonentët e Xbox Game Pass Ultimate.

Ngjarja zhvillohet në vitin 2035, dhe rikthehen personazhe legjendarë si Raul Menéndez dhe David Mason. Sipas njoftimeve, loja do të eksplorojë tema më të errëta dhe manipulimin përmes frikës, ndërkohë që disa fansa spekulojnë se Menéndez mund të jetë në fakt një inteligjencë artificiale.

Fushata (campaign) pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« mund tĂ« luhet nĂ« modalitet bashkĂ«punues deri nĂ« katĂ«r lojtarĂ«, me misione nĂ« mbarĂ« botĂ«n – nga Japonia dhe Mesdheu, deri nĂ« pjesĂ« tĂ« mendjes njerĂ«zore.

ËshtĂ« prezantuar edhe njĂ« mod i ri i quajtur “Endgame” me elemente roguelike, ndĂ«rsa progresi i arritur do tĂ« transferohet midis fushatĂ«s, multiplayer-it, zombive dhe modit Warzone.

NĂ« nisje, lojtarĂ«t do tĂ« kenĂ« nĂ« dispozicion 16 harta pĂ«r beteja 6v6 dhe dy harta tĂ« mĂ«dha pĂ«r 20v20, sĂ« bashku me sistemin e ri tĂ« lĂ«vizjes “Omnimovement”, i cili sjell mundĂ«si tĂ« avancuara akrobatike. Adhuruesit e zombive do tĂ« gĂ«zohen nga harta mĂ« e madhe deri tani, rikthimi i modalitetit survival, si dhe “Dead Ops Arcade 4”.

Versioni standard i lojĂ«s do tĂ« kushtojĂ« 80 euro, ndĂ«rsa “Vault Edition” do tĂ« jetĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r 110 euro. Beta e hapur Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r periudhĂ«n 2 – 8 tetor, dhe ata qĂ« bĂ«jnĂ« paraporositje ose kanĂ« Game Pass do tĂ« kenĂ« qasje tĂ« hershme. /Telegrafi/

The post Dihet kur del Call of Duty: Black Ops 7 appeared first on Telegrafi.

Rritet me 40 pĂ«r qind numri i vrasjeve nĂ« Ekuador – koha mĂ« e pĂ«rgjakshme nĂ« dekadat e fundit

Numri i vrasjeve në Ekuador është rritur me 40.36 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Ekuadorit.

Me 5268 vrasje, kjo është periudha më e dhunshme shtatëmujore e regjistruar në dekadën e fundit, një rritje nga 3,753 vrasje të regjistruara nga janari deri në korrik të vitit të kaluar.

Sipas raportit të ministrisë, shumica e viktimave ishin të moshës ndërmjet 25 dhe 34 vjeç, dhe shumica e vrasjeve janë kryer me armë zjarri, raporton reuters.

Numri i vrasjeve në këtë vend të Amerikës së Jugut është rritur pavarësisht përpjekjeve të presidentit Daniel Noboa për të frenuar dhunën e bandave.

Noboa, i zgjedhur president këtë vit, ka vendosur ushtrinë në rrugë dhe ligjvënësit kanë miratuar reforma që, sipas tij, synojnë të ndihmojnë në luftën kundër krimit, përfshirë dënime më të ashpra për kontrabandën e drogës.

Sipas të dhënave të ministrisë, vrasjet në vitin 2024 kishin rënë me 15 për qind.

Qeveria ia atribuon rritjen e dhunës muajt e fundit përplasjeve midis anëtarëve të bandave që kërkojnë të marrin kontrollin e rrugëve të kontrabandës së drogës, të cilat janë nën presion të shtuar nga forcat e sigurisë.

Muajin e kaluar, qeveria ekstradoi drejt SHBA-sĂ« liderin e bandĂ«s “Los Choneros”, Jose Adolfo Macias Villamar, i njohur si “Fito”, ku ai po pĂ«rballet me akuza pĂ«r kontrabandĂ« droge dhe armĂ«sh. /Telegrafi/

The post Rritet me 40 pĂ«r qind numri i vrasjeve nĂ« Ekuador – koha mĂ« e pĂ«rgjakshme nĂ« dekadat e fundit appeared first on Telegrafi.

Strategji tĂ« suksesshme pĂ«r rritjen e turizmit – inovacionet qĂ« po tĂ«rheqin vizitorĂ«t nĂ« EvropĂ«

Qytetet evropiane janĂ« frymĂ«zuar nga skema e shpĂ«rblimit “CopenPay” pĂ«r sjellje tĂ« mirĂ« nĂ« KopenhagĂ«.

Dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur gjoba, taksa dhe kufizime të tjera për udhëtarët gjatë muajve të fundit, në një përpjekje për të luftuar turizmin e tepruar.

Megjithatë, vitin e kaluar, Kopenhaga mori një qasje shumë të ndryshme. Qyteti filloi të shpërblente turistët që tregojnë sjellje të përgjegjshme dhe të vetëdijshme përmes iniciativës CopenPay, raporton euronews.

QĂ«llimi kryesor i kĂ«saj skeme Ă«shtĂ« t’u tregojĂ« udhĂ«tarĂ«ve se veprimet pĂ«r klimĂ«n mund tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« lehta sesa mendojnĂ«, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« promovuar turizmin e qĂ«ndrueshĂ«m, transmeton Telegrafi.

Iniciativat përfshijnë ofrimin e qiradhënieve falas të biçikletave, tureve me varkë dhe drekave për udhëtarët që ndihmojnë kopshtet komunitare, mbledhin mbeturina dhe përdorin transportin publik.

Pas veprimeve të Kopenhagës, qytete dhe destinacione të tjera evropiane si Berlini, Helsinki dhe Bremeni kanë shprehur interesim për të provuar të njëjtin sistem.

“QĂ« nga prezantimi i CopenPay verĂ«n e kaluar, kemi pasur njĂ« interes tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nga qytete dhe borde turistike nga Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, tĂ« gjithĂ« duke dashur tĂ« dinĂ« mĂ« shumĂ« rreth CopenPay dhe pĂ«rvojave tona”, tha Soren Tegen Petersen, CEO i Wonderful Copenhagen, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r shtyp.

“Deri tani, kemi ndarĂ« njohuri mbi CopenPay me mĂ« shumĂ« se 100 palĂ« tĂ« interesuara”, shtoi ai.

Shpërblime për udhëtimet me tren dhe qëndrimet më të gjata

Berlini po konsideron të nisë një iniciativë të re vitin e ardhshëm, e cila mund të shpërblejë udhëtarët që vijnë me tren, qëndrojnë më gjatë, konsumojnë ushqime bimore dhe marrin pjesë në aktivitete miqësore me mjedisin, me përfitime si zbritje në tarifat e hyrjes në muze, ushqim falas dhe qiradhënie falas të biçikletave.

Kjo skemë pritet të ndihmojë në ngushtimin e hendekut midis turistëve që duan të jenë më përgjegjës, por nuk dinë si dhe sjelljes së tyre reale.

Qyteti ka sugjeruar se do të përdorë aplikacione mobile dhe sisteme me pikë për të thjeshtuar procesin e shpërblimeve dhe angazhimit, si dhe do të bashkëpunojë me bizneset lokale.

Helsinki gjithashtu është e interesuar të ndjekë shembullin e Kopenhagës dhe të prezantojë versionin e vet të një skeme shpërblimi. Kjo ka të ngjarë të ketë fokus të veçantë në turizmin rigjenerues dhe projektet e restaurimit të Detit Baltik, në bashkëpunim me destinacione të tjera baltike dhe nordike.

Skema do të inkurajonte gjithashtu turistët që të përdorin transportin publik dhe të vozitin biçikleta, me shpërblime si ushqime falas dhe ture me zbritje, ndër përvoja të tjera.

Në mënyrë të ngjashme, një qytet tjetër gjerman, Bremeni, ka prezantuar tashmë një fushatë bashkëpunimi me Deutsche Bahn për promovimin e turizmit të qëndrueshëm, me plane për të përdorur modelin CopenPay për zhvillim të mëtejshëm.

Si pjesë e skemës, mysafirët që vijnë me trend dhe qëndrojnë natën në Bremen, marrin pako të vogla me dhurata dhe kuponë nga bizneset e ndryshme të turizmit.

“Fushata u prit shumĂ« mirĂ« nga vizitorĂ«t tanĂ« dhe na ka inkurajuar tĂ« zgjerojmĂ« mĂ« tej konceptin, duke forcuar Bremenin si njĂ« destinacion tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. PĂ«r vitin 2026, po planifikojmĂ« njĂ« iniciativĂ« edhe mĂ« tĂ« madhe”, tha Oliver Rau, drejtor menaxhues i Bremen Marketing dhe TurizĂ«m, Wirtschaftsförderung Bremen GmbH, nĂ« deklaratĂ«n pĂ«r shtyp.

Destinacionet e njohura për ski në Alpe, si Via Lattea në Itali dhe Les Gets-Morzine në Francë, po ofrojnë gjithashtu zbritje deri në 25 për qind në qendrat e skijimit këtë vit për vizitorët që vijnë me tren.

Pije falas dhe qasje në muze

Shpërblimi i turistëve për sjellje të përgjegjshme nuk është një koncept krejt i ri, pasi qytete të tjera si Londra kanë pasur skema të ngjashme lokale për vite me radhë.

NĂ« muajin korrik, i njohur gjerĂ«sisht si “Muaji Pa PlastikĂ«â€, vizitorĂ«t dhe banorĂ«t nĂ« LondĂ«r janĂ« shpĂ«rblyer me njĂ« pije falas pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« pastrime.

Në Zvicër, udhëtarët që zgjedhin të eksplorojnë vendin me transport publik përfitojnë hyrje falas në mbi 500 muze me Swiss Travel Pass, si dhe deri në 50 për qind zbritje në shumicën e hekurudhave malore.

Wild Sweden, një kompani pushimesh, gjithashtu ofron qasje në spa dhe një vakt falas në Hotel Savoy në Lulea për vizitorët që mbërrijnë në Laplandën suedeze me tren për pushimet e tyre për të parë Dritat e Veriut dhe jetën e egër.

Pranverën e kaluar, Normandia prezantoi një tarifë për uljen e karbonit duke ofruar një zbritje prej të paktën 10 për qind të biletave hyrëse në 90 atraksione dhe vende kulturore.

Kjo vlen për vizitorët që vijnë në rajonin verior të Francës me autobus, tren ose biçikletë dhe mund të përdoret në kështjella, muze, monumente dhe parqe, si dhe për qiradhënie biçikletash, kanotazh dhe dhoma arratisjeje, ndër aktivitete të tjera. /Telegrafi/

The post Strategji tĂ« suksesshme pĂ«r rritjen e turizmit – inovacionet qĂ« po tĂ«rheqin vizitorĂ«t nĂ« EvropĂ« appeared first on Telegrafi.

Millorad Dodik vĂ«rshĂ«llehet midis Beogradit – tifozĂ«t ofenduan edhe Vuçiqin

Ndeshja miqësore e basketbollit mes Serbisë dhe Sllovenisë tërhoqi një vëmendje të madhe të publikut.

Spektakli shkaktoi interesim të jashtëzakonshëm pasi po paraqiteshin edhe disa yje të NBA-së, por në shkallët e tribunave u shfaqen personalitete të ndryshme.

Kështu, në ndeshje u shfaq edhe ish-presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit është në qendër të shumë skandaleve dhe ndalimeve gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë.

pic.twitter.com/lRRt7CzcGo

— Dečak iz kraja (@Virim_iz_coska) August 21, 2025

Kur doli pĂ«r njĂ« pushim tĂ« shkurtĂ«r nĂ« pjesĂ«n e parĂ«, ai u vu re nga tifozĂ«t nĂ« sallĂ« dhe mĂ« pas nisi tĂ« dĂ«gjohej thirrja “pumpaj”, qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« simbol i protestave kundĂ«r pushtetit aktual nĂ« Serbi.

Më pas, kur u kthye, nga tribunat shpërthyen fishkëllima në adresë tij, raporton nova.rs. Gjithashtu tifozët ofenduan edhe presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, Serbia ka shënuar fitore me rezultat 106:72 kundër Sllovenisë. /Telegrafi/

pic.twitter.com/34yKCsIw2k

— Dečak iz kraja (@Virim_iz_coska) August 21, 2025

The post Millorad Dodik vĂ«rshĂ«llehet midis Beogradit – tifozĂ«t ofenduan edhe Vuçiqin appeared first on Telegrafi.

Qeni gjen njĂ« kuti me lodra ndĂ«rsa ecĂ«n – shikoni reagimin e adhurueshĂ«m tĂ« kafshĂ«s

ShĂ«titjet me qen shpesh duken njĂ«soj – e njĂ«jta rrugĂ«, tĂ« njĂ«jtat vende pĂ«r nuhatje dhe njĂ« ritĂ«m i ngjashĂ«m.

Por ndonjëherë ndodh diçka e papritur që e bën një ditë të zakonshme të veçantë.

Për golden retrieverin Zebby kjo ishte një kuti kartoni plot lodra falas.

Në videon që ka xhiruar pronari i tij, Zebby ndalet para kutisë me sytë hapur gjerësisht dhe tund bishtin sikur ka zbuluar një thesar të fshehur.

Në atë moment, gjithçka tek ai tregonte emocion dhe lumturi të pastër.

Xhirimi tregon Zebbyn që qëndron mbi kutinë të mbushur me lodra prej pelushi, lodra për të kafshuar dhe ato që bëjnë zhurmë.

Ai nuhat gjithçka përreth, ndërsa bishti i lëviz gëzueshëm nga njëra anë në tjetrën.

NĂ« fytyrĂ«n e tij shihet hutimi, sikur tĂ« pyeste: “ÇfarĂ« tani?”.

Teksti nĂ« ekran pĂ«rmbledh gjithçka nĂ« njĂ« fjali “Zgjedhje kaq e vĂ«shtirĂ«.”

Dhe me të vërtetë, kush nuk do të ndjehej i mbingarkuar me kaq shumë opsione? /Telegrafi/

The post Qeni gjen njĂ« kuti me lodra ndĂ«rsa ecĂ«n – shikoni reagimin e adhurueshĂ«m tĂ« kafshĂ«s appeared first on Telegrafi.

Inxhinieri që projektoi bolidin F1 të Ayrton Sennës zbulon superveturën

Steve Nichols, inxhinieri që dizajnoi veturën dominuese të McLaren për Ayrton Sennën dhe Alain Prostin, tani ka prezantuar supervetuën e tij.

Në një botë ku dominojnë teknologjia dhe komoditeti, ende ka kompani që duan të nderojnë garat e vërteta dhe shoferët legjendarë si Ayrton Senna. Gjatë Monterey Car Week u shfaq një veturë britanike me pedigree të Formula 1, Nichols N1A ICON 88, e dizajnuar nga Steve Nichols. Pikërisht Nichols dizajnoi edhe legjendën McLaren MP4/4, që u vozit nga Senna dhe Prost gjatë sezonit dominues të F1 në vitin 1988.

Teknikisht, N1A Ă«shtĂ« njĂ« ‘barchetta’ garash pĂ«r rrugĂ« me motor V8 atmosferik 7.0 litra, i zhvilluar mbi bazĂ«n e bllokut LS3 tĂ« General Motors, por plotĂ«sisht i modifikuar me komponentĂ« tĂ« veçantĂ« si shufra lidhĂ«se, sistem karteri tĂ« thatĂ« dhe valvula elektronike tĂ« gazit. Rezultati Ă«shtĂ« mbi 650 kuaj/fuqi, me fuqinĂ« qĂ« shkon nĂ« rrotat e pasme pĂ«rmes njĂ« kutie manuale me 6 shpejtĂ«si.

Megjithatë, më mbresëlënëse është pesha prej vetëm 900 kilogramësh. Karroceria është bërë nga fibra karboni, e cila vjen direkt nga Formula 1.

Aerodinamika e modelit N1A është perfeksionuar në tunelin e erës MIRA për të arritur ekuilibrin ideal mes forcës shtytëse dhe rezistencës. Sistemi i pezullimit ka dyfishin e krahut me komponentë të klasës së garave, ndërsa frenimi bëhet me kalibra me shumë pistona, si në autosport. Gomat Michelin Pilot Sport Cup 2 janë montuar në rrota 19-inç përpara dhe 20-inç prapa, duke i dhënë makinës një ngjitje serioze në rrugë.

Rezultati është një përvojë krejt analoge dhe e pastër e drejtimit, krijuar për ata që duan të ndiejnë çdo centimetër të rrugës. Ndihmat elektronike janë të minimizuara, kontrolli i rrëshqitjes është standard, ndërsa ABS dhe drejtimi me asistencë janë opsionale.

Interieri është qartë i frymëzuar nga McLaren MP4/4. Ka një pozicion drejtimi krejtësisht të ulur, një ulëse të vetme dhe levën e shpejtësive që i ngjan asaj që përdorte Senna. Matësit analogë, kontrollat prej alumini të punuar me makinë dhe mbulesa e lëkurës së cilësisë së lartë krijojnë një ambient fokusuar dhe pa shpërqendrime, i përshtatur plotësisht për shoferin.

N1A është modeli i parë i kompanisë Nichols Cars, themeluar në vitin 2017 nga Steve Nichols dhe drejtori ekzekutiv John Minett. Misioni i tyre është të prodhojnë një makinë sportive të pastër dhe emocionuese pa kompromis estetik, që bashkon elementë klasikë të dizajnit me saktësinë moderne inxhinierike. N1A është drejtpërdrejt i frymëzuar nga McLaren M1A, makina e parë ikone e markës nga vitet 60.

Nichols prezantoi makinën me emrin ICON 88, dhe 15 makinat e para i kushtohen secilës nga 15 fitoret që McLaren MP4/4 arriti gjatë sezonit të Formula 1 në 1988. Ky është një homazh jo vetëm trashëgimisë inxhinierike të Nichols, por edhe një prej epokave më dominuese në historinë e Formula 1. /Telegrafi/

The post Inxhinieri që projektoi bolidin F1 të Ayrton Sennës zbulon superveturën appeared first on Telegrafi.

Gjeniu 16-vjeçar braktis kompaninë e Muskut

Kairan Quazi, një djalë vetëm 16 vjeçar me një talent të jashtëzakonshëm dhe një nivel intelektual të rrallë për moshën e tij, ka bërë një zgjedhje shumë të veçantë dhe të pazakontë për një adoleshent.

Ai ka vendosur tĂ« largohet nga SpaceX, kompania e famshme e Elon Musk, ku ishte duke punuar dhe kontribuar nĂ« projekte tĂ« avancuara teknologjike, pĂ«r t’u fokusuar nĂ« njĂ« karrierĂ« krejtĂ«sisht ndryshe nĂ« botĂ«n e financave, nĂ« Wall Street.

Quazi është një person me një histori shumë të veçantë arsimore. Ai ka diplomuar në universitet në moshën e jashtëzakonshme prej vetëm 11 vjetësh, një arritje që tregon jo vetëm talentin e tij por edhe përkushtimin dhe inteligjencën e lartë. Gjatë kohës së tij në SpaceX, ai ka qenë pjesë e ekipit që ka zhvilluar softuerë të avancuar për satelitët Starlink, një nga projektet më ambicioze dhe teknologjikisht më komplekse të kësaj kohe, i cili synon të sigurojë internet me shpejtësi të lartë në të gjithë globin.

Megjithatë, edhe pse kishte oferta nga laboratorët më të mëdhenj dhe më prestigjiozë të inteligjencës artificiale në Silicon Valley, Quazi zgjodhi të mos ndiqte rrugën e zakonshme të ekspertëve të rinj të teknologjisë. Në vend të kësaj, ai vendosi të përqendrohej në financat ku, siç thotë vetë, e sheh një sfidë intelektuale po aq të madhe dhe tërheqëse sa edhe kërkimi në fushën e inteligjencës artificiale.

NĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti, ai ka nisur punĂ«n si zhvillues kvantitativ nĂ« Citadel Securities nĂ« New York, njĂ« nga kompanitĂ« mĂ« tĂ« njohura dhe me ndikim nĂ« botĂ«n e financave dhe tregjeve financiare globale. Ai thekson se puna nĂ« kĂ«tĂ« sektor i ofron mundĂ«sinĂ« tĂ« pĂ«rballet me probleme komplekse intelektuale nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme, por me ritĂ«m shumĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe me rezultatet qĂ« mund t’i shohĂ«sh menjĂ«herĂ« — nĂ« ditĂ« dhe jo pas muajsh apo viteve si nĂ« kĂ«rkimin shkencor.

Kjo zgjedhje tregon jo vetëm pjekurinë dhe vizionin e jashtëzakonshëm të Kairan Quazit, por edhe dëshirën e tij për të sfiduar veten dhe për të arritur sukses në fusha që kërkojnë kreativitet, inteligjencë dhe përqendrim maksimal, pavarësisht nga mosha e tij e re. /Telegrafi/

The post Gjeniu 16-vjeçar braktis kompaninë e Muskut appeared first on Telegrafi.

Zbulohet oferta për paqe e Putinit: Ukraina duhet të heqë dorë nga Donbasi, NATO dhe trupat e huaja

Presidenti rus, Vladimir Putin kĂ«rkon qĂ« Ukraina tĂ« dorĂ«zojĂ« tĂ« gjithĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« Donbasit, tĂ« heqĂ« dorĂ« nga ambiciet pĂ«r t’u anĂ«tarĂ«suar nĂ« NATO, tĂ« mbetet neutrale dhe tĂ« mbajĂ« trupat perĂ«ndimore jashtĂ« vendit, kanĂ« thĂ«nĂ« pĂ«r reuters burime tĂ« njohura me mendĂ«sinĂ« nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta tĂ« Kremlinit.

Presidenti rus u takua të premten me homologun amerikan, Donald Trumpin në Alaskë, në samitin e parë ruso-amerikan në më shumë se katër vjet, dhe thuajse i gjithë takimi i tyre treorësh me dyer të mbyllura iu kushtua bisedimeve për atë se si mund të dukej një kompromis për Ukrainën, thanë burimet.

Në thelb, sipas burimeve ruse, Putini ka zbutur kërkesat territoriale që kishte paraqitur në qershor 2024, kur kishte kërkuar që Kievi të dorëzonte të gjithë territorin e katër rajoneve që Moska pretendon se janë pjesë e Rusisë: Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, që përbëjnë Donbasin, si dhe Kherson dhe Zaporizhzhia në jug.

Në propozimin e ri, presidenti rus ka mbetur i vendosur në kërkesën që Ukraina të tërhiqet plotësisht nga pjesët e Donbasit që ende i kontrollon, thanë tre burime.

Në këmbim, megjithatë, Moska do të ndalonte avancimet në vijat aktuale të frontit në Zaporizhzhia dhe Kherson, shtuan ata.

Rusia kontrollon rreth 88 për qind të Donbasit dhe 73 për qind të Zaporizhzhias dhe Khersonit, sipas vlerësimeve amerikane dhe të dhënave nga burime të hapura.

Moska është gjithashtu e gatshme të kthejë pjesë të vogla të rajoneve të Harkivit, Sumit dhe Dnipropetrovskit që aktualisht kontrollon, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme, thanë burimet.

Putini, po ashtu, qĂ«ndron pas kĂ«rkesave tĂ« mĂ«parshme qĂ« Ukraina tĂ« heqĂ« dorĂ« nga ambiciet pĂ«r t’u anĂ«tarĂ«suar nĂ« NATO dhe qĂ« aleanca ushtarake e udhĂ«hequr nga SHBA tĂ« japĂ« njĂ« premtim ligjĂ«risht tĂ« detyrueshĂ«m se nuk do tĂ« zgjerohet mĂ« tej nĂ« lindje. Ai kĂ«rkon gjithashtu kufizimin e ushtrisĂ« ukrainase dhe njĂ« marrĂ«veshje qĂ« trupat perĂ«ndimore tĂ« mos dislokohen nĂ« territorin e UkrainĂ«s si pjesĂ« e ndonjĂ« misioni paqeruajtĂ«s, thanĂ« burimet.

Megjithatë, të dyja palët mbeten larg një marrëveshjeje, më shumë se tre vjet pasi Putini urdhëroi dhjetëra mijëra trupa ruse të hynin në Ukrainë në një pushtim të plotë, që pasoi aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe luftimet e zgjatura në lindje të vendit ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe trupave ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë disa herë idenë e tërheqjes nga territoret ukrainase të njohura ndërkombëtarisht si pjesë e ndonjë marrëveshjeje, dhe ka thënë se Donbasi industrial shërben si një fortesë që ndalon përparimin rus më thellë në Ukrainë.

“NĂ«se flasim pĂ«r njĂ« tĂ«rheqje tĂ« thjeshtĂ« nga lindja, kĂ«tĂ« nuk mund ta bĂ«jmĂ«. KĂ«tu bĂ«het fjalĂ« pĂ«r mbijetesĂ«n e vendit tonĂ«, pĂ«rfshirĂ« vijat mĂ« tĂ« forta tĂ« mbrojtjes”, u tha ai gazetarĂ«ve nĂ« deklarata qĂ« Kievi i publikoi tĂ« enjten.

Anëtarësimi në NATO, ndërkohë, është një qëllim strategjik i përcaktuar në kushtetutën e vendit dhe Kievi e sheh atë si garancinë më të besueshme për sigurinë e tij. Zelensky ka thënë se nuk i takon Rusisë të vendosë për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Tre burime pranë Kremlinit kanë thënë se samiti në qytetin Anchorage të Alaskës paraqiti mundësinë më të mirë për paqe që nga fillimi i luftës, sepse u zhvilluan bisedime konkrete për kushtet ruse dhe Putini tregoi gatishmëri për kompromis.

“Putini Ă«shtĂ« i gatshĂ«m pĂ«r paqe, pĂ«r kompromis. Ky Ă«shtĂ« mesazhi qĂ« iu pĂ«rcoll Trumpit”, tha njĂ« nga bashkĂ«biseduesit.

Burimet paralajmëruan se nuk është e qartë për Moskën nëse Ukraina do të jetë e gatshme të dorëzojë pjesët e mbetura të Donbasit, dhe se nëse jo, lufta do të vazhdojë.

Gjithashtu nuk është e qartë nëse SHBA-të do të ofronin ndonjë njohje për territoret e Ukrainës që kontrollohen nga Rusia, shtuan ata.

Një burim i katërt tha se, edhe pse çështjet ekonomike janë dytësore për Putinin, ai e kupton dobësinë ekonomike të Rusisë dhe përmasat e përpjekjes së nevojshme për të përparuar më tej në Ukrainë. /Telegrafi/

The post Zbulohet oferta për paqe e Putinit: Ukraina duhet të heqë dorë nga Donbasi, NATO dhe trupat e huaja appeared first on Telegrafi.

Frank Caprio disa orë para se të ndërronte jetë kishte lënë një mesazh zemërthyer për ndjekësit

Gjyqtari i famshë amerikan, Frank Caprio kërkoi prej miliona ndjekësve që të luten për të para se të ndërronte jetë në moshën 88-vjeçare.

Vdekja e personalitetit tĂ« njohur u bĂ« e ditur pĂ«rmes njĂ« deklaratĂ« nĂ« rrjetet sociale, mĂ« 20 gusht, ku thuhej se ai vdiq “nĂ« paqe” pas njĂ« “lufte tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« guximshme me kancerin e pankreasit”.

Vetëm një ditë më parë, Caprio kishte publikuar një video nga shtrati i spitalit, ku i drejtohej drejtpërdrejt 5 milionë ndjekësve të tij nëpër platformat sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Judge Frank Caprio (@therealfrankcaprio)

“Vitin e kaluar ju kĂ«rkova tĂ« luteni pĂ«r mua, dhe Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« qĂ« e bĂ«tĂ«, sepse kalova njĂ« periudhĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, tha ai dhe shtoi se “pĂ«r fat tĂ« keq, kam pĂ«suar njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim. Jam rikthyer nĂ« spital”.

Caprio – i njohur pĂ«r emisionin “Caught in Providence”, qĂ« u transmetua nga viti 2018 deri nĂ« 2020 dhe mori disa nominime pĂ«r çmimin Daytime Emmy – kĂ«rkoi prej komunitetit qĂ« tĂ« luteshin dhe t’i dĂ«rgonin urime.

“Ju kĂ«rkoj sĂ«rish, nĂ«se nuk Ă«shtĂ« shumĂ«, tĂ« mĂ« kujtoni nĂ« lutjet tuaja. UnĂ« besoj shumĂ« nĂ« fuqinĂ« e lutjes. Mendoj se i Plotfuqishmi Ă«shtĂ« duke na vĂ«zhguar, duke na mbrojtur”, pĂ«rfundoi ylli i televizionit, “prandaj, mĂ« kujtoni, nĂ« lutjet tuaja”.

Ndryshe, Caprio e kishte bërë publike për herë të parë diagnozën me kancer në pankreas në një video emocionale në Instagram në vitin 2023.

Caprio ishte i njohur pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si drejtonte sallĂ«n e gjyqit me dhembshuri, duke bĂ«rĂ« qĂ« videot tĂ« bĂ«heshin virale nĂ« TikTok vitet e fundit ndĂ«rsa i solli titullin “GjykatĂ«si mĂ« i MirĂ« nĂ« BotĂ«â€. /Telegrafi/

The post Frank Caprio disa orë para se të ndërronte jetë kishte lënë një mesazh zemërthyer për ndjekësit appeared first on Telegrafi.

Po shiten të dhënat e gati 16 milionë përdoruesve të PayPal

Nëse jeni përdorues i PayPalt dhe dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, është e domosdoshme të merrni masa mbrojtëse.

NĂ« njĂ« forum hakerĂ«sh, tĂ« ashtuquajturin “dark web” Ă«shtĂ« shfaqur njĂ« bazĂ« tĂ« dhĂ«nash qĂ« pretendohet se pĂ«rmban tĂ« dhĂ«na hyrĂ«se pĂ«r rreth 15.8 milionĂ« llogari PayPal.

NĂ« njĂ« shpallje tĂ« titulluar “Global PayPal Credential Dump 2025” ofrohen adresa emaili, fjalĂ«kalime nĂ« tekst tĂ« thjeshtĂ« dhe madje edhe lidhje direkte pĂ«r qasje nĂ« llogaritĂ« PayPal nĂ« platformat web dhe mobile. Çmimi i tĂ« gjithĂ« paketĂ«s Ă«shtĂ« vetĂ«m 750 dollarĂ«, ndĂ«rsa baza e tĂ« dhĂ«nave zĂ« rreth 1.1 GB hapĂ«sirĂ«.

Nga PayPal kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për një incident të ri sigurie, por për ri-përdorim të të dhënave të vjedhura nga një sulm i mëparshëm në vitin 2022. Kompania thekson se infrastruktura e saj nuk është komprometuar dhe nuk ka asnjë tregues për ndonjë thyerje të re të sistemit.

Nga ana tjetër, shitësi i të dhënave ka mohuar që ato të jenë nga një sulm i vjetër dhe pretendon se e kanë origjinën nga një incident që ka ndodhur në maj të vitit 2025.

Ekspertët dyshojnë se të dhënat janë mbledhur nga maluerë të llojit infostealer, të cilët vjedhin fjalëkalime drejtpërdrejt nga kompjuterët dhe pajisjet mobile të infektuara.

Rreziku më i madh është nga sulmet e njohura si credential stuffing, ku të dhënat e vjedhura testohen masivisht në shërbime të tjera, pasi shumë përdorues përdorin të njëjtin fjalëkalim në disa platforma.

ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«rdoruesit?

Së pari, rekomandohet që të ndryshohet menjëherë fjalëkalimi dhe të shmanget përdorimi i të njëjtit fjalëkalim në shërbime të ndryshme;

Aktivizoni autentifikimin me dy hapa (2FA) në PayPal dhe platformat e tjera;

Merrni parasysh përdorimin e një menaxheri fjalëkalimesh dhe përditësimin e rregullt të softuerit të sigurisë.

Ky incident tregon edhe një herë sa e rëndësishme është të mos mbështetemi vetëm në një fjalëkalim dhe të mbrojmë më mirë financat tona digjitale. /Telegrafi/

The post Po shiten të dhënat e gati 16 milionë përdoruesve të PayPal appeared first on Telegrafi.

Flladi artificial ndanë evropianët dhe amerikanët

Jo, Bashkimi Evropian nuk ka ndaluar përdorimin e kondicionerëve. Atëherë, pse evropianët ende rezistojnë ndaj tyre?

NĂ« njĂ« verĂ« kur muzika nuk arriti tĂ« prodhonte asnjĂ« hit tĂ« paharrueshĂ«m, njĂ« temĂ« arriti t’i mbante tĂ« gjithĂ« gjallĂ«: marrĂ«dhĂ«nia e vĂ«shtirĂ« e EvropĂ«s me kondicionimin e ajrit.

Nuk Ă«shtĂ« njĂ« debat i ri. Çdo disa vite, kur temperaturat rriten, ndarja transatlantike mbi zakonet e ftohjes rikthehet, raporton euronews.

Por këtë vit, ai u bë jashtëzakonisht i ashpër, duke shkaktuar tensione kulturore midis evropianëve dhe amerikanëve pothuajse po aq sa tarifat e presidentit amerikan, Donald Trumpit apo mosmarrëveshjet për të ardhmen e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

AmerikanĂ«t, tĂ« habitur qĂ« evropianĂ«t mund tĂ« jetojnĂ« pa ftohje tĂ« vazhdueshme, mbrojtĂ«n kondicionerin e tyre tĂ« dashur me tĂ« njĂ«jtĂ«n fanatizĂ«m sikurse italianĂ«t me recetĂ«n e picave apo francezĂ«t bezdisen kur tĂ« huajt shkatĂ«rrojnĂ« “gjuhĂ«n frĂ«nge”.

Numrat e kësaj ndarjeje janë të dukshëm: gati 90 për qind e familjeve amerikane kanë kondicioner, krahasuar me rreth 20 për qind në Evropë, me disa vende që janë shumë më poshtë kësaj shifre.

Në Francë, kjo temë ka hyrë edhe në arenën politike, ku udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen kërkon një plan të madh infrastrukture për kondicionimin e ajrit.

Ndërkohë, media ndërkombëtare si Financial Times dhe Wall Street Journal paralajmëruan se adoptimi i ngadaltë i teknologjisë së ftohjes në Evropë po kushton jetë njerëzish.

Kritikët shkojnë deri aty sa fajësojnë rregulloret e BE-së (apo vetë politikën kryesore mjedisore Green Deal) që i mbajnë evropianët të djersitur.

Mit i ndalimit të kondicionerëve

Si shumica e gjërave në BE, edhe kondicionimi i ajrit vjen me një akronim.

“Flluska e Brukselit” nuk flet pĂ«r kondicionerĂ«t si njerĂ«zit e zakonshĂ«m, por pĂ«r HVAC-in, domethĂ«nĂ« sistemet e ngrohjes, ventilimit dhe ajrosjes/kondicionimit tĂ« ajrit.

Por a i urren vërtet Brukseli kondicionerët?

Pavarësisht se çfarë nënkuptojnë disa kritikë, BE-ja kurrë nuk i ka ndaluar sistemet HVAC. As rregullat e saj nuk e kufizojnë në mënyrë drastike instalimin e tyre.

Ajo që rregullon BE-ja janë llojet e sistemeve të lejuara, duke vendosur kufizime për ftohësit e dëmshëm, kërkesa për efikasitet më të lartë dhe udhëzime për ndërtesat.

Arsyeja është e thjeshtë.

Evropa është angazhuar të bëhet neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050. Nëse lihet pa kontroll, një rritje e madhe e kondicionerëve joefikas do ta bënte të pamundur këtë qëllim.

Pra, Brukseli nuk është kundër ftohjes, thjesht dëshiron që teknologjia të përputhet me politikën klimatike.

ÇfarĂ« djalli
 gaz

Pjesa qendrore e kësaj përshtatjeje politike është rregullorja e fundit e përditësuar për gazrat F, e cila parashikon eliminimin e hidrofluorokarbureve (HFC), gazra të fuqishëm serrë që përdoren në shumë sisteme tradicionale të ftohjes, deri në vitin 2050.

Përmes këtyre rregullave, prodhuesit po shtyhen të adoptojnë alternativa më të pastra si dioksidi i karbonit dhe amoniaku.

Disa aktorë të industrisë argumentojnë se kjo ka ngadalësuar rritjen e tregut të pompave të nxehtësisë, një teknologji që siguron ngrohje, ftohje dhe ujë të ngrohtë.

Brukseli kundërpërgjigjet se shkaqet reale janë rënia e çmimeve të gazit, subvencionet më të dobëta dhe kujdesi i konsumatorëve, duke vënë shpresën te një valë modele të reja pa HFC që tashmë po dalin në treg.

Direktiva për Ekodesign, një tjetër pjesë e këtij mozaiku, vendos standarde minimale efikasiteti. Kjo në praktikë ndalon modelet më pak efikase dhe shtyn prodhuesit drejt dizajneve më ekologjike.

Këto rregulla lidhen me Direktivën për Performancën Energjetike të Ndërtesave, që kërkon përmirësime në stoqet e banesave të vjetra në Evropë përmes izolimit më të mirë dhe, natyrisht, ngrohjes dhe ftohjes më të gjelbër.

Të dy masat pasqyrojnë të njëjtin parim: BE-ja nuk po tenton të shkatërrojë klimatizimin, por thjesht dëshiron që ai të bëhet në mënyrë të qëndrueshme.

VeçoritĂ« kombĂ«tare


Shumica e rregulloreve praktike për kondicionimin e ajrit vijnë nga shtetet anëtare, megjithatë.

Spanja, Italia dhe Greqia, për shembull, kufizojnë temperaturat në ndërtesat publike gjatë verës, shpesh jo më poshtë se 27 gradë Celsius.

Qëllimi është kursimi i energjisë, sidomos gjatë krizave të furnizimit.

Disa qendra historike qytetesh kufizojnë instalimin e njësive të jashtme të kondicionerëve për arsye estetike.

EkzistojnĂ« edhe shqetĂ«sime mjedisore. Studimet tregojnĂ« se njĂ«sitĂ« e kondicionimit mund tĂ« rrisin temperaturat jashtĂ« nĂ« zonat urbane tĂ« dendura me disa gradĂ«, duke pĂ«rkeqĂ«suar efektin e njohur si “ishulli i nxehtĂ«sisĂ«â€.

Por këto janë përjashtime, jo një shpjegim për përdorimin e përgjithshëm të ulët në Evropë.


dhe rezistenca kulturore

Pjesa tjetër e kësaj historie qëndron në histori dhe kulturë.

Evropa Jugore ndĂ«rtoi qytetet e saj pĂ«r t’u pĂ«rballur me nxehtĂ«sinĂ«: mure tĂ« trasha, dritare tĂ« hijshme dhe planifikim rrugĂ«sh tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« maksimizuar qarkullimin e ajrit.

Kjo është edhe arsyeja pse ngjyra e bardhë dominojnë peizazhet piktoreske të vendeve mesdhetare si Santorini në Greqi ose Vieste në Itali: sipërfaqet e ndritshme reflektojnë dritën e diellit dhe nxehtësinë rrezatuese, duke ndihmuar që ambientet e brendshme të qëndrojnë më të freskëta.

Në Evropën Veriore, nga ana tjetër, verat dikur ishin mjaft të buta saqë ftohja rrallëherë ishte e nevojshme.

Kondicionimi i ajrit, kur u shfaq në Evropë, shihej si një luks ose madje si një rrezik për shëndetin. Shumë evropianë ende besojnë se ekspozimi ndaj ajrit të ftohtë mund të të sëmurë, dhe stereotipi që AC është për njerëzit e pasur vazhdon të ekzistojë.

Çështja e energjisĂ«

Pastaj është edhe problemi i parave.

Energjia elektrike në Evropë është shumë më e shtrenjtë se në SHBA, dhe kriza energjetike e vitit 2022 e forcoi edhe më shumë këtë fakt.

Edhe pse çmimet që nga ajo kohë janë stabilizuar, kostoja shtesë e përdorimit të një kondicioneri mbetet e papërballueshme për shumë familje.

Kondicionimi i ajrit përbën vetëm rreth 0.6 për qind të konsumit të energjisë elektrike në familjet e BE-së, por pjesa e tij po rritet shpejt.

ValĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« tĂ« qershorit dhe korrikut 2025 rritĂ«n kĂ«rkesĂ«n ditore deri nĂ« 14 pĂ«r qind. Çmimet arritĂ«n mbi 400 euro pĂ«r MWh nĂ« Gjermani dhe 470 euro pĂ«r MWh nĂ« Poloni, edhe pse energjia diellore regjistroi nivele rekord.

Kjo rritje e kërkesës tregon sfidën që kemi përpara. Rrjeti energjetik i Evropës, që është tashmë i ngarkuar, duhet të përgatitet për verë më të nxehta dhe nevoja më të mëdha për ftohje.

ÇfarĂ« vjen mĂ« pas?

Pra, jo, Brukseli nuk urren kondicionerët. Por dëshiron të sigurojë që teknologjia e ftohjes të përshtatet me qëllimet më të gjera klimatike dhe energjetike të Evropës.

Komisioni Evropian gjithmonë ka bërë të qartë se shtetet anëtare janë më të përshtatshme për të vendosur për masat specifike të kursimit të energjisë.

Por gjithashtu po përgatit sektorin energjetik të BE-së për një epokë me valë të nxehtësisë më të shpeshta dhe më të forta, duke u fokusuar te ruajtja e energjisë, ndërkonektiviteti dhe rezistenca e rrjetit.

Kjo nuk përjashton një ndërhyrje të veçantë në sektor në afat mesëm, megjithëse momentalisht nuk është parashikuar asgjë konkrete.

NĂ« fund, adoptimi i ulĂ«t i kondicionerĂ«ve nĂ« EvropĂ« nuk Ă«shtĂ« pasojĂ« e ndalimeve apo armiqĂ«sisĂ« burokratike. ËshtĂ« mĂ« shumĂ« njĂ« pĂ«rzierje e kulturĂ«s, kostos, traditĂ«s dhe politikĂ«s.

Dhe ndërsa verat bëhen gjithnjë e më të nxehta dhe valët e nxehtësisë bëhen normale, ky balancim do të testohet më shumë me çdo vit që kalon. /Telegrafi/

The post Flladi artificial ndanë evropianët dhe amerikanët appeared first on Telegrafi.

❌