“Është vetëm në fillim të karrierës së tij si trajner”, trajneri i Baselit i përgjigjet kritikave të Shaqirit
Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri i ka bërë disa kritika ndaj trajnerit të tij, Ludovic Magnin, në lidhje me vonesën e një ndryshimi në skuadër, pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Copenhagen në shtëpi të mërkurën mbrëma.
Baseli nuk arriti ta shfrytëzoj terrenin vendas në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it ndaj Copenhagen, pasi lëshoi epërsinë prej 1-0 me golin e Shaqirit dhe në fund ndeshja u mbyll baras 1-1.
Është pikërisht ylli shqiptar, Shaqiri, i cili pati kritika ndaj trajnerit të tij, Magnin, në lidhje me mungesën e fitores dhe mungesën e një zëvendësimi të Jonas Adjei Adjetey, i cili u ndëshkua me të verdhë në minutën e 43-të dhe pastaj me të kuq në minutën e 82-të.
𝗨𝗻𝘀𝗲𝗿 𝗚𝗼𝗼𝗹 𝗴𝗲𝗴𝗲 𝗱𝗿 𝗙.𝗖. 𝗞𝗼𝗽𝗲𝗻𝗵𝗮𝗴𝗲𝗻
#FCBasel1893 #AlliZämme #imRotblaueRusch #rotblaulive @XS_11official pic.twitter.com/fB3NbswTpO
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) August 21, 2025
“Ndoshta duhet të reagojmë ndryshe dhe ta largojmë më herët”, tha fillimisht kapiteni i Baselit për Jonas Adjetey.
“Nëse një lojtar merr një karton të verdhë në fillim, kjo rrit mundësinë që ai të përjashtohet. Duhet të mësojmë nga kjo dhe ndoshta të bëjmë një zëvendësim më shpejt herën tjetër”, përfundoi Shaqiri.
Pas këtij prononcimi, mediat zvicerane e pyeten edhe trajnerin Magnin dhe i treguan për kritikat e Shaqirit drejt tij, kritika të cilat i mori me sportivitet.
“Nuk jam dakord. Nuk mendoj se duhet ta largoj menjëherë një lojtar nëse merr një karton të verdhë. Do ta bëja përsëri. Një karton i verdhë nuk është i pazakontë për një mbrojtës”, tha fillimisht Magnin.
“E di marrëdhënien time me Shaqirin. Nuk është aspak problem. Shaqiri është vetëm në fillim të karrierës së tij si trajner. Ai ka ende shumë për të mësuar”, përfundoi trajneri duke qeshur. /Telegrafi/
Nach dem 1:1 im Playoff-Hinspiel gegen Kopenhagen kritisiert Xherdan Shaqiri (33) FCB-Trainer Ludovic Magnin (46). Dieser reagiert gelassen und erklärt, warum er Pechvogel Adjetey auf dem Platz liess. https://t.co/ebnwJiDOtp
— Blick (@Blickch) August 21, 2025
The post “Është vetëm në fillim të karrierës së tij si trajner”, trajneri i Baselit i përgjigjet kritikave të Shaqirit appeared first on Telegrafi.