Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

✇Albeu
By: V K

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në sezonin e jashtëzakonshëm të klubit francez.

Edhe pse PSG u mposht nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, sezoni 2024-2025 rezultoi i suksesshëm si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë.

Megjithatë, kampionët e Francës dhe të Evropës kanë një pikëpyetje të madhe përpara, Donnarumma ende nuk ka rinovuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

Portieri italian, 26-vjeç, ka qenë një lider në prapavijë nën drejtimin e Luis Enrique, por bisedimet për rinovim kanë ngecur prej disa kohësh.

Sipas raportimeve nga “TEAMtalk”, Manchester United është klubi më i interesuar për ta afruar atë këtë verë, duke synuar ta zëvendësojë Andre Onana.

Donnarumma, thuhet se është i hapur ndaj një aventure në Ligën Premier, dhe “Djajtë e Kuq” shihen si favoritë për nënshkrimin e tij.

Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje konkrete, interesimi i United dhe dëshira e portierit për një sfidë të re mund të sjellin një transferim të bujshëm gjatë merkatos së verës.

Gjithnjë sipas “TEAMtalk”, Donnarumma po joshet nga oferta e Manchester United, me gjigantin nga “Old Traford” që shihet si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e italianit.

Vlen të theksohet se në garë për Donnarummën janë edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Manchester City dhe Chelsea.

The post Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen

Drafti i Kodit të ri Penal, i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që pritet të diskutohet që në shtator në Kuvend, ka ngjallutr debate të forta mes juristëve dhe jo vetëm, nga “perlat” që ka shkruar Arben Rakipi dhe grupi i eskpertëve të tij. Ndërkohë, nëse drafti miratohet në Kuvend, ashtu siç është propozuar, […]

The post Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri

Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve.

Kjo është një nga pikat e një kapitulli të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve ku janë nenet që trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.

Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj, raporton euronews.al.

Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.

Ndërsa pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se:

“Shkaktimi i një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm te një kafshë shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht ose në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, – përfshirë aktet me natyrë seksuale – për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Gjithashtu, në draft parashikohet dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik.

Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike.

Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë.

Sakaq, neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, ndëshkimi rëndohet me 50%.

Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndahen pamje të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

The post Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

“Çuditë” në draft-Kodin Penal s’kanë fund/ Braktisja e kafshëve dhe keqtrajtimi dënohen me burg! Ndëshkim edhe për organizatorët e ndeshjeve

Nëse braktis qenin apo macen mund të përfundosh në burg deri në 3 vite. Kjo është një nga risitë në draftin e ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për konsultim publik, dhe përfshin një kapitull të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve. Disa nene të posaçme trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.

Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj. Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.

Dëmtimi i kafshëve, deri në 3 vite burg për rastet e rënda

Pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se “shkaktimi te një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht apo në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, të një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm, përfshi aktet me natyrë seksuale, për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Nëse nga keqtrajtimi vjen ngordhja e kafshës, dënimi rritet me deri në 50%. Ndërsa nëse kafsha është vertebrore por jo shtëpiake, vepra cilësohet si kundërvajtje penale dhe dënohet më lehtë, gjobë deri në 3 muaj burg dhe dënimi shtohet me 50% në rast se shkaktohet ngordhja e kafshës.

Ndërkaq, edhe keqtrajtimi i rëndë pa dëmtime të dukshme mund të dënohet me gjobë apo një dënim plotësues, që i lihet në dorë gjykatës të përcaktojë sipas rastit.

Neni 943

Dëmtimi i kafshëve shtëpiake

•       1. Shkaktimi te një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht apo në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, të një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm, përfshi aktet me natyrë seksuale, për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

•       2. Po kjo vepër, e kryer ndaj një kafshe vertebrore që nuk përfshihet në kategoritë e lartpërmendura, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

•       3. Kur, nga kryerja e veprës së parashikuar në paragrafin e parë shkaktohet ngordhja e një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur ose që jeton përkohësisht ose përgjithmonë nën kontrollin e njeriut, dënimi shtohet deri në një të dytën e tij.

•       4. Kur, nga kryerja e veprës së parashikuar në paragrafin e parë shkaktohet ngordhja e një kafshe vertebrore të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin e tretë të këtij neni, dënimi shtohet deri në një të dytën e tij.

•       5. Kur për dëmtimet e shkaktuara nga kryerja e kësaj vepre nuk kërkohet trajtim veterinar ose kafsha është keqtrajtuar rëndë pa i shkaktuar dëmtime, dënohet me gjobë ose me një dënim plotësues të përshtatshëm për natyrën e veprës penale të kryer.

Dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik

Neni 945 vendos përgjegjësi penale për ata që nuk kontrollojnë kafshët në hapësira publike, si dhe për ata që nuk u vendosin atyre maskat mbrojtëse. Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Por, në rastet më të rënda, kur nga mungesa e kontrollit vjen një dëmtim i rëndë apo humbja e jetës së një personi, dënimi ashpërsohet.

Ndeshjet ndërmjet kafshëve

Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë. Po kështu, dhënia e kafshëve për qëllime ndeshjeje, rritja ose trajnimi i tyre për të luftuar ndëshkohen me deri në gjashtë muaj burg, ndërsa vendosja e basteve në këto ndeshje parashikon dënim deri në dy muaj burg. Në këtë nen parashikohen të njëjtat dënime, sipas Kodit aktual.

Dënimi shtohet me 50% kur veprat kryhen me mizori

Neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, dënimi shtohet deri në një të dytën. Po ashtu, ndëshkimi rëndohet po me 50% kur përdoren arma, instrumente apo mjete të rrezikshme për jetën e kafshës, kur veprat kryhen në prani të fëmijëve apo personave vulnerabël, apo kur autori është vetë pronari i kafshës që abuzon me të. Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndarja e pamjeve të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

The post “Çuditë” në draft-Kodin Penal s’kanë fund/ Braktisja e kafshëve dhe keqtrajtimi dënohen me burg! Ndëshkim edhe për organizatorët e ndeshjeve appeared first on Albeu.com.

Tingujt dhe gjuha e arbëreshëve mbushin Pazarin e Vjetër të Korçës

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Fundjava solli në Pazarin e Vjetër të Korçës një udhëtim muzikor nga zemra e Arbërisë, aktivitetin ArbNight – Ethno Pulse.

Ky aktivitet u organizuar nga Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me COD-in (Qendra për Hapje dhe Dialog) si dhe me mbështetjen e Bashkisë Korçë.

Mes tingujve të historisë dhe atmosferës magjike të rrugicave korçare, publiku u magjeps nga interpretimet e veçanta të fizarmonicistit arbëresh Pierpaolo Petta nga Piana degli Albanesi (Sicili), i shoqëruar nga këngëtari Bledi Polena dhe kitaristi Nuçiel Doko.

Koncerti pati pjesë të rralla të folklorit arbëresh të Sicilisë, si dhe këngë të dashura të muzikës arbëreshe, duke e bërë këtë mbrëmje të paharrueshme për qytetarët dhe turistët që qëndruan për ta shijuar deri në fund. ArbNight solli në çdo hap, një kujtim ku çdo tingull fliste arbërisht.

/r.e/

The post Tingujt dhe gjuha e arbëreshëve mbushin Pazarin e Vjetër të Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpëtim nga vala e të nxehtit: Kujdes i domosdoshëm për kafshët shtëpiake

Nxehtësia nuk kursen askënd – ja si të parandaloni mbinxehjen dhe sëmundjet verore tek kafshët shtëpiake

Temperaturat e larta verore janë një sfidë jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët tona shtëpiake, të cilat janë të pambrojtura ndaj të nxehtit dhe shpesh nuk mund të shprehin shqetësimet e tyre në mënyrën që ne i kuptojmë.

Edhe pse nuk mund të flasin, qentë dhe macet përjetojnë stres termik, dehidrim dhe pasoja të tjera serioze në trupin e tyre të ndjeshëm. Vetëm ushqimi, strehimi dhe kujdesi veterinar nuk mjaftojnë – për të siguruar mirëqenien e tyre gjatë verës, nevojitet përkujdesje e përditshme dhe vëmendje e shtuar ndaj sinjaleve që na dërgojnë.

Njihni mikun tuaj që të dini si ta mbroni

Kujdesi i duhur fillon me njohjen e veçorive të secilës kafshë – prejardhjen, racën, strukturën fizike dhe sjelljen. Kafshët me qime të gjata, me hundë të shtypur ose me lëkurë të ndjeshme janë më të rrezikuara nga vala e të nxehtit. Për këtë arsye, është e rëndësishme të përshtatni mënyrën e kujdesit ndaj kushteve të tyre specifike.

Shenjat e para të mbinxehjes dhe çfarë të bëni

Nëse qeni fillon të marrë frymë shpejt e me vështirësi, hap gojën vazhdimisht dhe nxjerr gjuhën, kjo është një shenjë e qartë e mbinxehjes. Veprimi i parë duhet të jetë lirimi i zinxhirit, ofrimi i ujit të freskët dhe zhvendosja në një ambient më të freskët. Nëse simptomat vazhdojnë, mos hezitoni ta çoni menjëherë te veterineri.

Ambienti dhe strehimi

Mos i lini kurrë kafshët në ambiente të mbyllura pa ajrim, në makina të parkuara apo në vende ku bien rrezet direkte të diellit. Kolibet e qenve duhet të vendosen në vende me hije natyrale, larg betonit të nxehtë apo pllakave që përthithin temperaturën. Edhe për macet, sigurohuni që të kenë hapësira të freskëta dhe të mbrojtura ku mund të strehohen.

Mos i shëtisni në vapën e mesditës

Orët më të rrezikshme janë nga ora 11:00 deri në 17:00. Shëtitjet duhet të bëhen herët në mëngjes ose në mbrëmje, kur toka është më e freskët dhe rrezet më të buta. Mos harroni: nëse asfalti djeg dorën tuaj, ai djeg edhe putrat e kafshëve!

Racat më të ndjeshme ndaj të nxehtit

▪ Qentë me qime të gjata dhe të dendura si husky dhe pastorët gjermanë duhet të qethen para sezonit të nxehtë, zakonisht në pranverë dhe në fillim të vjeshtës. Mos i qethni totalisht, pasi qimet ofrojnë mbrojtje natyrale nga dielli.

▪ Racat me hundë të shtypur si bulldog, pug dhe shih tzu kanë vështirësi në frymëmarrje në kushte të nxehta, prandaj duhen mbajtur në ambiente me ajër të kondicionuar ose të freskët.

▪ Qentë me qime të zeza ose të trasha, si Doberman apo Rottweiler, përthithin më shumë rreze UV, çka rrit rrezikun e mbinxehjes.

▪ Qentë e racës Holly janë të ndjeshëm ndaj dermatitit të shkaktuar nga dielli, sidomos në zonën e hundës.

Macet nuk janë më pak të rrezikuara

Edhe pse shpesh janë më të kujdesshme dhe kërkojnë vende të freskëta vetë, macet mund të preken nga djegiet e diellit, veçanërisht ato me qime të bardha dhe lëkurë të ndjeshme. Ato duhen mbajtur brenda gjatë orëve të nxehta dhe të kontrollohen rregullisht për ndonjë irritim në lëkurë.

Uji është shpëtim

Kafshët duhet të kenë gjithmonë në dispozicion ujë të pastër dhe të freskët – jo të ftohtë si akulli, sepse mund të shkaktojë kontraksione të stomakut. Ndërroni ujin disa herë në ditë dhe vendoseni tasin në një vend të lehtë për t’u arritur, larg rrezeve të diellit.

Kujdesi për kafshët në moshë dhe parazitët

Kafshët në moshë janë më të prekshme nga diabeti, kolapsi termik dhe sëmundjet e zemrës gjatë temperaturave ekstreme. Prandaj, ato kërkojnë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe ndoshta edhe frekuentim më të shpeshtë te veterineri. Gjithashtu, kontrolloni rregullisht për parazitë si pleshtat apo rriqrat, të cilët shumohen më shumë gjatë verës dhe mund të transmetojnë sëmundje.

Këshillë shtesë: Disa pronarë përdorin veshje të lehta freskuese për kafshët ose dyshekë që qëndrojnë të ftohtë përmes xhelit natyral, këto janë zgjidhje shumë të dobishme për ditët më të nxehta.

Kujdesi për qentë dhe macet nuk është luks, është përgjegjësi. Me disa hapa të thjeshtë, mund të siguroni një verë të qetë dhe të shëndetshme për miqtë tuaj të përkushtuar me katër putra. /Telegrafi/

The post Shpëtim nga vala e të nxehtit: Kujdes i domosdoshëm për kafshët shtëpiake appeared first on Telegrafi.

Arti dhe identiteti arbëresh në Casalvecchio di Puglia përmes inagurimit të instalacioneve artistike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të veprave artistike dhe instalacioneve të skulptorit me famë ndërkombëtare, Helidon Xhixha, një artist i njohur për mënyrën unike me të cilën bashkon artin me identitetin kulturor.

Ngjarja u zhvillua në qytezën arbëreshe Casalvecchio di Puglia, ku ishin të pranishëm autoritete lokale dhe përfaqësues të diasporës shqiptare. Instalacionet e prezantuara nga Xhixha janë pjesë e projektit të veçantë “Land Art”, i cili synon të lidhë natyrën me artin bashkëkohor, duke theksuar trashëgiminë kulturore, përcjellë KultPlus.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendësministrja Çepe theksoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë shqiptare për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës, artit dhe traditave arbëreshe, të cilat përfaqësojnë një dëshmi të fortë të rezistencës shekullore të këtij komuniteti unik. Duke theksuar kështu edhe faktin se këto elemente kulturore janë ura të rëndësishme që lidhin Shqipërinë dhe Italinë, që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapin rrugën për një Evropë më të bashkuar, bazuar në rrënjët e përbashkëta kulturore.

Ky aktivitet është një shembull i fuqishëm i dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit mes komuniteteve, që thekson rolin e artit si një mjet lidhës për ruajtjen dhe promovimin e identiteteve brenda Evropës. Në këtë kontekst, puna e Helidon Xhixhës merr një rëndësi të veçantë, duke i dhënë zë dhe formë historisë dhe kulturës arbëreshe përmes gjuhës universale të artit./KultPlus.com

“Fjala e T’in’ Zoti”, revista patriotike e arbëreshëve themeluar 113 vjet më parë

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Qendra e Studimeve dhe publikimeve për arbëreshët (QSPA) kujtoi sot 113-vjetorin e themelimit të revistës arbëreshe të së dielës “Fjala e t’in Zoti”.

Kjo ishte një revistë fetare, por edhe një shkollë dhe vatër patriotizmi për shumë të rinj arbëreshë. Revista u themelua nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo Schirò) dhe shërbeu si një dritare informimi për arbëreshët e Siçilisë.

Shumë prej albanologëve të kohës e përshëndetën dhe e pritën me interes shkencor botimin e “Fjala e T’in’Zoti”. Skiroi mbajti një letërkëmbim me studiuesin dhe atdhetarët e kohës, Kristo Luarasi, Lumo Skëndo, Lef Nosi, at Shtjefën Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom Lazër Mjedja e shumë atdhetarë të tjerë të cilët e përkrahën këtë nismë. Kjo revistë ka një meritë të jashtëzakonshme, sepse me të nis përpjekja për t’i pajisur arbëreshët e të krishterët me fletën e përjavshme të së dielës, që të merrnin pjesë gjallërisht, pra në mënyrë aktive në kremtimin e sakramenteve.

“Fjala e T’in’ Zoti” ishte dhe një nxitje, një ndihmë e një mënyrë për përtëritjen dhe përforcimin e përdorimit të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe, larg atdheut dhe përforcimin e identitetit edhe kombëtar.

e.r/j.p/

The post “Fjala e T’in’ Zoti”, revista patriotike e arbëreshëve themeluar 113 vjet më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Ditë të nxehta? Akullore për kafshët’ e kopshtit zoologjik!

ROME, 5 korrik /ATSH-AA/ – Derisa një valë e të nxehtit vazhdon të përfshijë Evropën, kafshëve në kopshtin zoologjik ”Bioparco” në Romë u jepet akullore për t’i ndihmuar të përballojnë temperaturat e larta.

Punonjësit e kopshtit zoologjik po përdorin ushqime të ngrira dhe zona me hije për të ulur stresin dhe për të parandaluar mbinxehjen te banorët e kopshtit.

Motet ekstreme kanë ndikuar si tek njerëzit, ashtu edhe te kafshët në mbarë kontinentin evropian, me temperatura që kanë arritur nivele të rrezikshme në disa rajone.   /os/

The post SOFT NEWS – Ditë të nxehta? Akullore për kafshët’ e kopshtit zoologjik! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupllari: Ligjet për shëndetin e kafshëve dhe të bimëve, bazë për negociatat e kapitujve 11-12 me BE-në

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Komisioni për Çështjet Europiane, shqyrtoi sot projektligjet “Për shëndetin e kafshëve” dhe “Për shëndetin e bimëve”.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, tha se këto dy projektligje kanë në fokus sigurinë ushqimore dhe përcaktojnë rregulla dhe kontroll rigoroz për sëmundjet e kafshëve që transmetohen edhe tek njerëzit dhe për shëndetin e bimëve, mbrojtjen e tyre nga dëmtuesit dhe sëmundjet.

Jaupllari vuri në dukje se, Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe duhet të ndjekë standardet europiane në prodhimin dhe sigurinë e produkteve gjë e cila siç tha ai, “nis duke përafruar ligjet për shëndetin e kafshëve dhe bimëve me ato të BE-së”.

“Siguria ushqimore dhe shërbimi veterinar është pjesë e kapitullit 11 dhe 12 të BE. Ndaj dhe këto ligje do të jenë një bazë e fortë ku do të mbështetemi në procesin e negociatave”, theksoi ai.

Sipas tij, pr/ligji “Për shëndetin e kafshëve” mbështet sektorët e blegtorisë dhe prodhimit të ushqimeve në vend në aspektin e qëndrueshmërisë së konkurrencës, rritjes së vendeve të punës, investimeve dhe eksportit të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore.

Jaupllari tha se ligji për shëndetin e kafshëve dhe ai për mbrojtjen e bimëve kanë për qëllim jo vetëm garantimin e cilësisë së prodhimit, por edhe mbrojtjen e mjedisit. /j.p/

The post Jaupllari: Ligjet për shëndetin e kafshëve dhe të bimëve, bazë për negociatat e kapitujve 11-12 me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vuajtja e heshtur”: Sa ujë i duhet një papagalli dhe si ta kuptoni nëse është i dehidratuar?

Ditët e nxehta që ne i shijojmë mund të jenë tejet të rrezikshme për kafshët shtëpiake, veçanërisht për papagajtë, të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta

Edhe pse duken të gjallë dhe të fortë, këta zogj dehidratohen lehtësisht, dhe problemi është se shpesh nuk tregojnë shenja të dukshme derisa situata të përkeqësohet. Vapa mund të çojë në pasoja serioze shëndetësore, vetëm për shkak të mungesës së ujit.

Ndërsa ne mund të freskohemi me një limonadë të ftohtë, papagajtë kanë vetëm një mundësi – ujin. Dhe ai duhet të jetë i freskët, i pastër dhe gjithmonë i disponueshëm.

Mungesa e ujit, nxehtësia, stresi apo një dietë jo e balancuar mund ta prishin lehtësisht ekuilibrin në trupin e një zogu, duke shkaktuar dehidratim që mund të dëmtojë organet jetësore, madje të rrezikojë jetën e tij.

Si ta kuptoni nëse papagalli është i dehidratuar?

Fatkeqësisht, shumica e pronarëve e kuptojnë se diçka nuk shkon vetëm kur gjendja është përkeqësuar. Shenjat paralajmëruese përfshijnë: sy të fundosur, pupla të shurdhëta, sqep dhe lëkurë të thatë, mungesë energjie dhe dobësi të përgjithshme.

Një zog i dehidratuar shpesh refuzon ushqimin, merr frymë me shpejtësi dhe duket letargjik. Mund të ketë mukozë të tharë në gojë dhe humbje të papritur në peshë. Në këtë fazë, bëhet fjalë për një emergjencë që kërkon ndihmë të menjëhershme veterinare, transmeton Telegrafi.

Si të parandaloni dehidratimin?

Parandalimi është çelësi. Një tas me ujë duhet të jetë gjithmonë i mbushur, i pastër dhe i lehtë për t’u arritur. Ndërroni ujin disa herë në ditë dhe shmangni ekspozimin e tij në rrezet direkte të diellit. Gjatë verës, papagajtë kanë nevojë për të paktën 5% të peshës së trupit të tyre në ujë çdo ditë.

Ftohja me kujdes është e lejueshme – një ventilator i lehtë ose një cep i hijezuar mund të ndihmojë, por mos e drejtoni kurrë ajrin direkt tek zogu.

Kur është koha të shkoni te veterineri?

Nëse vini re ndonjë nga shenjat e përmendura më lart, mos u përpiqni ta zgjidhni vetë situatën. Çdo orë ka rëndësi – zogjtë e vegjël e humbasin shpejt qëndrueshmërinë fizike.

Konsultohuni menjëherë me një veteriner me përvojë në trajtimin e shpendëve. Ndërhyrja në kohë mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes.

Mbani mend: Zogu juaj nuk mund t’ju tregojë kur është i sëmurë, por ju mund të mësoni të dalloni “britmat e tij të heshtura” për ndihmë. Dhe kur e dini këtë, çdo ditë vere mund të jetë e sigurt dhe freskuese për mikun tuaj me pendë. /Telegrafi/

The post “Vuajtja e heshtur”: Sa ujë i duhet një papagalli dhe si ta kuptoni nëse është i dehidratuar? appeared first on Telegrafi.

Kujdesi për kafshët/ Tiranë, hapet spitali i parë veterinar

Në Tiranë është ngritur i pari spital veterinar, i pajisur me protokollet dhe aparaturat më bashkëkohore për kujdesin ndaj kafshëve.

Kryeministri Edi Rama pa nga afër spitalin i cili përfshin shërbimin e urgjencës, sallat e operacioneve, stomatologjinë, përfshirë edhe radiografinë digjitale.

“Është një destinacion humanizmi dhe kujdesi shëndetësor. Është një destinacion pa diskutim arkitekture dhe në fund fare po jo nga rëndësia, është një destinacion sipërmarrjeje dhe optimizmi për jetën dhe për të ardhmen. është shumë emocionuese të shikosh të gjithë rrugëtimin e brendshëm dhe gjithë itinerarin e përkujdesjes për këto kafshë dhe patjetër është dhe krenari e madhe të mendosh që ky spital veterinar gjendet në Shqipëri”, tha kryeministri Rama.

Sipas kryeministrit, iniciativa të tilla janë të mirëpritura për kryeqytetin.

“Nëse duan arsye për të besuar tek vetja, nëse duan arsye për të besuar tek e nesërmja, këtu mund të gjejnë të gjitha arsyet dhe në fund duhet të shpreh mirënjohjen edhe për kontributin që shkon shumë përtej kafshëve, qenve, maceve dhe të familjarëve të tyre i quani ju më duket, që është një kontribut për shoqërinë, është një kontribut për qytetin, kryeqytetin, është një kontribut për brezat që vijnë pa diskutim”, shtoi më tej kreu i qeverisë.

Spitali pret minimalisht 100 vizita në ditë. Por nuk kufizohet vetëm me mjekimin. Në të ka ambiente të dedikuara edhe për blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe trajtimit estetik për kafshët./abcnews.al

Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Katundi arbëresh Shën Sofia gjendet në krahinën e Kalabrisë. Në italisht njihet si Santa Sofia d’Epiro. Ai ka mbi 2500 banorë dhe gjendet në provincën e Kozencës në rajonin e Kalabrisë. Është një vend plot shije, stil e bukuri. Banorët e tij në masë ruajnë traditat nga etërit shqiptarë, siç janë gjuha e vjetër, ritet bizantine, zakonet dhe traditat tipike.

Në këtë ngulim gjendet edhe “Muzeu i Kostumit në Shën Sofia”, i cili është ngritur në Palazzo Bugliari, një ndërtim i mesit të shekullit XIX.

Veshja në kulturën arbëreshe është një nga manifestimet më artistike. Dihet se çdo qendër arbëreshe ka stilin e vet në bërjen e rrobave tradicionale, të punuara tërësisht me dorë. Duke parë të gjitha së bashku, matrica e zakonshme njihet qartë, por në të njëjtën kohë identifikohen veçantitë e secilës veshje. Megjithëse popullsia ishte e varfër, ata që mbërritën në Kalabri nga Shqipëria nuk hoqën dorë nga bukuria dhe madhështia e rrobave të tyre.

/a.f/r.e/

The post Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ka shanse që të vini më në pushtet? Ja si përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pushtet, ai theksoi se PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton. Në emisionin “Opinion” Berisha u shpreh se PD-ja nuk i njeh këto zgjedhje. Berisha tha gjithashtu se PD ka vetëm dy plane, ai i mbrojtjes së votës së lirë dhe krijimin e një qeverie teknike.

Fevziu: A ka ndonjë shans PD të vijë më në pushtet?

Berisha: PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton.

Fevziu: Po si do bëni?

Berisha: Nuk fiton!

Fevziu: Si do fitoni?

Berisha: Ka mënyra të tjera.

Fevziu: Që janë?

Berisha: Nëse Edi Rama është i vendosur të mbajë në çdo çmim karrigen, shqiptarët do luftojnë me çdo çmim për votën e lirë.

Fevziu: Po si? Njerëzit ju ngrihën më për protesta?

Berisha: Tani, njerëzit… Çfarë po bëjmë ne? Ne po mbrojmë votën para shqiptarëve dhe botës, çka nuk është bërë më përpara. Po të ishte bërë në 2021, nuk ishte kaq në shkallë, por kishte motive, nuk do ishim sot këtu. Po të ishte bërë në 2021, sot…

Fevziu: Atëherë, cili është plani juaj?

Berisha: Plani im është ky. Do të përfundojmë këtë proces me sukses, të mbrotjes së votës. Plani tjetër, nuk njohim zgjedhjet dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira.

Fevziu: Po s’ua jep këtë.

Berisha: Po s’i dha, ne do bëjmë çdo gjë ta detyrojmë.

The post Ka shanse që të vini më në pushtet? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Si mund ta kuptoni atë që macja dëshiron t’ju thotë? Hulumtimet dhanë rezultate të reja

Është e rëndësishme të mos keni kurrë frikë nga macet – një studim i vitit 2020 tregoi se nuk është aq e vështirë

Thjesht duhet të qeshësh më shumë me to. Jo në mënyrën “njerëzore”, duke nxjerrë dhëmbët, por në mënyrën e maces, duke ngushtuar sytë dhe duke pulsuar lehtë.

Duke vëzhguar ndërveprimet e maceve dhe njerëzve, shkencëtarët kanë konfirmuar se kjo shprehje e fytyrës i bën macet – më të lira për t’iu afruar njerëzve dhe për t’u çlodhur.

“Si dikush që studion sjelljen e kafshëve dhe ka një mace, është mirë të tregosh se macet dhe njerëzit mund të komunikojnë në këtë mënyrë”, tha Karen McComb, psikologe në Universitetin e Sussex.

Nëse keni kaluar ndonjë kohë pranë maceve, me siguri keni parë “sytë e tyre pjesërisht të mbyllur” dhe shprehjen e fytyrës, të ndjekur nga pulsime të ngadalta. Një shprehje e tillë interpretohet si një lloj buzëqeshjeje maceje.

Sipas pronarëve të maceve, njerëzit mund ta kopjojnë këtë shprehje për t’i lënë macet të dinë se ne jemi miqësorë dhe të hapur për të bashkëvepruar me to, transmeton Telegrafi.

Një ekip psikologësh krijoi dy eksperimente për të përcaktuar nëse macet sillen ndryshe ndaj njerëzve që mbyllin sytë ngadalë dhe lehtë.

Në eksperimentin e parë, pronarët i mbyllnin sytë ngadalë në prani të 21 maceve nga 14 familje të ndryshme. Kamerat regjistruan fytyrat e pronarit dhe maces, ndërsa rezultatet treguan se macet kanë më shumë gjasa të mbyllin sytë ngadalë në prani të pronarëve që sillen në të njëjtën mënyrë.

Eksperimenti i dytë përfshiu 24 mace nga tetë familje të ndryshme. Këtë herë, nuk ishin pronarët ata që i mbyllën sytë, por studiuesit, të cilët nuk kishin asnjë kontakt të mëparshëm me macen. Studiuesit kryen të njëjtin proces të ndezjes së ngadaltë si në eksperimentin e parë, me dorën e shtrirë drejt maces. Ata zbuluan se kur mbyllnin sytë ngadalë, macet kishin më shumë gjasa t’i afroheshin rastësisht me një shprehje të ngjashme të fytyrës.

“Ky studim është i pari që ka hetuar në mënyrë eksperimentale rolin e ndezjes së ngadaltë në komunikimin mace-njerëz”, tha McComb.

“Dhe është diçka që mund ta provoni me macen tuaj në shtëpi ose me macet që takoni në rrugë. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar lidhjen që keni me macet. Përpiquni të ngushtoni sytë si me një buzëqeshje të qetë, pastaj mbyllni sytë për disa sekonda. Do të shihni që ata vetë reagojnë në të njëjtën mënyrë dhe mund të filloni një lloj bisede”, shtoi ajo.

Ky lajm nuk është befasi për adhuruesit e maceve. Vitet e fundit, hulumtimet kanë treguar se miqtë tanë të maces janë shumë më të sintonizuar me shokët e shtëpisë, domethënë pronarët e tyre, sesa supozohej më parë.

Ngjashmëria me pronarët

Macet pasqyrojnë tiparet e personalitetit të njerëzve me të cilët jetojnë dhe kjo mund të dallohet nga fakti se ata ndihen kur pronari i tyre është i trishtuar ose i mërzitur, ndërsa gjithashtu, është treguar se dinë t’i njohin njerëzit me emër (edhe pse shpesh zgjedhin t’i shpërfillin). Sigurisht, lidhjet e tyre me njerëzit me të cilët ndajnë hapësirën e tyre të jetesës janë çuditërisht të thella.

Nuk është e qartë pse macet ngushtojnë sytë dhe pulsojnë më ngadalë në prani të njerëzve, por interpretohet si një mjet për të sinjalizuar qëllimet e mira.

Në çdo rast, duket se ndihmon në krijimin e marrëdhënieve më të mira.

“Të kuptuarit e mënyrave pozitive në të cilat macet dhe njerëzit ndërveprojnë mund të përmirësojë të kuptuarit e publikut për macet, të përmirësojë mirëqenien e maces dhe të na tregojë më shumë për aftësitë socio-kognitive të kësaj specie të nënstudiuar,” tha psikologia Tasmin Humphrey nga Universiteti i Sussex.

“Gjetjet tona mund të përdoren potencialisht për të vlerësuar mirëqenien e maceve në një sërë mjedisesh, duke përfshirë praktikat veterinare dhe strehimoret,” shtoi ajo. /Telegrafi/

The post Si mund ta kuptoni atë që macja dëshiron t’ju thotë? Hulumtimet dhanë rezultate të reja appeared first on Telegrafi.

Po bënte set fotografik në -10 gradë celcius, blogerja braziliane përfundon në spital/ FOTOT

Një blogere braziliane e “pagoi” shtrenjtë fotografimin me bikini në temperaturat -10 gradë Celsius në Spanjë, pasi përfundoi në spital. Siç ka treguar 24-vjeçarja Ravina Hanili, ekspozimi i gjatë në të ftohtë i ka shkaktuar ngrirje në të pasmet e saj. “Vithet mu mpinë plotësisht dhe nuk munda as të ulesha”, tha ajo për atë […]

The post Po bënte set fotografik në -10 gradë celcius, blogerja braziliane përfundon në spital/ FOTOT appeared first on BoldNews.al.

Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër!

Konviktet e studenteve të Universitetit Bujqësor që u inauguruan në vitin 2020 si godina me kushte evropiane, nuk kanë ujë të ngrohtë dhe as kushte gatimi. Pasi tërmeti i 2019 i shkatërroi ato u rindërtuan duke u finalizuan në vitin 2022. Tetë godina të reja u rindërtuan nga themelet për 2200 studentë, të cilët do […]

The post Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër! appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi i sëmundjes së kafshëve, Australia mbyll kufijtë

Punonjësit austriakë dezinfektojnë automjetet në pikat e kalimit kufitar me Hungarinë dhe Sllovakinë, pas shpërthimit të sëmundjes epidemike të kafshëve. Austria ka shpallur emergjencën pa shfaqjes së “Aftes Epizootike”, sëmundjes së kafshëve dythundrake pas 50 vitesh. Ministria e Brendshme e Austrisë deklaroi se do të mbyllë 21 pika më të vogla kufitare me Hungarinë dhe […]

The post Shpërthimi i sëmundjes së kafshëve, Australia mbyll kufijtë appeared first on BoldNews.al.

Prishet ish-kinema Dajti në Tiranë/ Ankohen banoret: Na rrezikohen themelet e pallateve

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës prishjen e ish-Kinema Dajtit në Tiranë, ku në vend të godinës 2-katëshe do të ndërtohet një 5-katësh. Banorët e dy pallateve, ngjitur me godinën historike, u ankuan në redaksinë e emisionit se prishja e godinës 2-katëshe, në mes të dy pallateve dhe që lidh pikërisht këto godina, […]

The post Prishet ish-kinema Dajti në Tiranë/ Ankohen banoret: Na rrezikohen themelet e pallateve appeared first on BoldNews.al.

Përse fjalimi i Kamala Harris u përqesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale?

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris ka tërhequr vëmendjen pas një fjalimi që mbajti në shfaqjen e Broadway-it “A Wonderful World: The Louis Armstrong Musical.”

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, vizituan dy shfaqje në Broadway, ku u përshëndetën nga publiku me duartrokitje dhe ovacione. Gjatë fjalimit, Harris theksoi rëndësinë e luftës për të drejta, duke paralajmëruar se mund të humbasim ato të drejta nëse nuk jemi vigjilentë.

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan për mënyrën e saj të paqartë të të shprehurit, duke e krahasuar me një “teze të dehur”. Ky incident ka rihapur diskutimet për karrierën e saj politike, duke përkujtuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të kaluar.

The post Përse fjalimi i Kamala Harris u përqesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale? appeared first on Albeu.com.

❌