Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën

Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë. Tym i dendur ka mbuluar zonën përreth, duke krijuar shqetësim tek banorët dhe mjedisi përreth. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

The post Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën appeared first on BoldNews.al.

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

Nga Andi Bushati Pothuajse e vetmja polemikë që prodhoi gjatë pushimeve Edi Rama, i tërhequr në vilën e tij në Dhërmi, ishte ajo e sulmit ndaj një gjyqtari administrativ, i cili kishte guxuar të merrte vendim kundër aksionit të radhës për lirimin e hapsirave publike. Duke aluduar se Klarent Demiri mund të ishte joshur nga […]

The post Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

Gushti i 2025-shit ka rezultuar një muaj tragjik në rrugët e Shqipërisë, me 11 viktima vetëm në 20 ditët e para të muajit. Përtej humbjes së jetëve, shqetësuese mbetet fakti se masat e policisë duket se janë më shumë simbolike sesa efektive. Dje, më 24 gusht, dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 […]

The post Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht appeared first on BoldNews.al.

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës. Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë […]

The post Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza appeared first on BoldNews.al.

U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Një shtetas italian, G.L., 38 vjeç, u arrestua nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi tentoi të trafikonte drejt Shqipërisë një automjet që rezultoi i vjedhur në Itali një muaj më parë. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve në hyrje-daljet e vendit, shërbimet e Policisë Kufitare verifikuan automjetin dhe konstatuan se ai ishte marrë […]

The post U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

Nga Boldnews.al Jeta publike e drejtoreshës së Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj, është kufizuar vetëm në dy drejtime – (1) realizimin e tenderave qindra e miliona euro; dhe (2) reagime publike ndaj raportimeve në media të ndryshme për prokurimet publike të dyshimta që zhvillohen prej institucionit që ajo drejton. Për realizimin e tenderave […]

The post “Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natës, në serinë e fundit të sulmeve që po zbehin shpresat për ndaljen e luftës pas samitit të mbajtur javën e kaluar në Alaskë mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë. Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar apo penguar dhjetëra dronë, teksa Rusia ka sulmuar me më shumë se […]

The post Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare

Dy adoleshente shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi pasditen e 21 gushtit në fshatin Kolibar të Kërçovës, në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve të mediave, një vajzë 15-vjeçare po drejtonte një motorr me targa të Kërçovës kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pasagjerja, gjithashtu e mitur dhe nga fshati Greshnicë, ndërroi […]

The post Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një sasi të konsiderueshme trarësh prej druri të vendosur pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shtëllunga tymi janë përhapur mbi qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shqetësuar banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por raportohet se dyshohet për zjarrvënie […]

The post Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Skandal në një resort në Antalya, pushuesit shqiptarë bllokohen për disa orë në ashensor

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar më 16 gusht në resortin Xoria Deluxe në Antalya të Turqisë, ku dhjetëra pushues mbetën të bllokuar për disa orë brenda një ashensori. Sipas pamjeve të bëra publike nga një pushues shqiptar, mes personave të bllokuar ka qenë edhe një familje shqiptare. Një prej tyre, në përpjekje për të dalë, […]

The post VIDEO/ Skandal në një resort në Antalya, pushuesit shqiptarë bllokohen për disa orë në ashensor appeared first on BoldNews.al.

Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë, KLGJ të mbajë qëndrim

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët ai i ka quajtur “të korruptuar” dhe madje “armiq të shtetit”. Në një deklaratë publike, UGJSH shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë […]

The post Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë, KLGJ të mbajë qëndrim appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Elbasan! 51-vjeçari abuzon sek*ualisht me mbesën

Një 51-vjeçar në Elbasan është proceduar penalisht, pasi akuzohet nga mbesa e tij, 22 vjeçe, për abuzim seksual. E reja ka kallëzuar në polici se rreth një muaj më parë, xhaxhai i saj dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. “Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, […]

The post E rëndë në Elbasan! 51-vjeçari abuzon sek*ualisht me mbesën appeared first on BoldNews.al.

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

Nga Gjergj Erebara Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi […]

The post Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

Policia ka arrestuar në Laç një shtetas 40-vjeçar, i cili akuzohet për disa vepra penale në Spanjë dhe disponon katër identitete të ndryshme. Shtetasi Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., lindur në Lezhë, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Gjykata e Instruksionit nr. 1 në Castellon […]

The post Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç appeared first on BoldNews.al.

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë, por vetëm përmes deklaratave. Të enjten, 21 gusht, arritën dy njoftime që e konfirmojnë këtë drejtim të politikës së jashtme të Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi fillimisht se së […]

The post REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi appeared first on BoldNews.al.

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

Ndotja masive e lumit Vjosa ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Televizioni publik gjerman, ARD, publikoi së fundmi një kronikë me titull “Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri”, ku evidenton ndotjen alarmante nga nafta dhe nënproduktet e saj. Gazetarët gjermanë vizituan vendin dhe panë nga afër dëmet në parkun kombëtar […]

The post “Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

Tre persona, babai dhe dy djemtë e tij, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë dhunuar dhëndrin e tyre, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup. Ngjarja ndodhi në fshatin Flakë, të Malisë së Madhe. Në pranga përfunduan Xheladin Çokaj, 64 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Arnit Çokaj, 30 vjeç, dhe Sefred […]

The post EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe appeared first on BoldNews.al.

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

Pas shumë thirrjesh e kritikash, që më së shumti bëhen publike në median e shkruar dhe në studio televizive – pasi kërkesat zyrtare dhe kritikat censurohen nga kapiteni – presidenti që nuk merr guximin të përballet me anëtarët e tij, të flasë hapur dhe marrë përgjegjësitë e mbarëvajtjes së aktivitetit basketbollistik, si në arenën kombëtare, […]

The post Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu appeared first on BoldNews.al.

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga dy persona dhe ka nisur procedime për tre të tjerë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë drogë, armë, thyerje të masave të sigurisë dhe përplasje fizike. Burime zyrtare bëjnë me dije se Sektori i Antidrogës arrestoi D. L., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit […]

The post D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

Zëvendësja e Departamentit të Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime lidhur me situatën financiare të Air Albania, të cilën kryeministri e kishte shpallur më 20 qershor si “krenaria kombëtare” e vendit. Ajo përmendje se linja direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, e nisur me bujë nga Air Albania, u anulua më 20 gusht […]

The post PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime appeared first on BoldNews.al.

❌