8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev
Të paktën tetë njerëz janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm i madh rus me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e së enjtes, njoftuan autoritetet lokale.
Rusia e kreu kĂ«tĂ« sulm tĂ« madh nĂ« njĂ« kohĂ« kur pĂ«rpjekjet e udhĂ«hequra nga Shtetet e Bashkuara pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s mbi trivjeçare po hasin vĂ«shtirĂ«si.
Dy fëmijë janë në mesin e të vrarëve, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.
Numri i viktimave pritet tĂ« rritet teksa ekipet pĂ«r shpĂ«tim po punojnĂ« nĂ« vendngjarje pĂ«r tâi nxjerrĂ« njerĂ«zit e mbetur nĂ«n rrĂ«noja.
âRusia i zgjedh raketat balistike nĂ« vend tĂ« tryezĂ«s sĂ« bisedimeveâ, tha presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, nĂ« njĂ« postim nĂ« X pas sulmit.
âNe presim reagim nga tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r paqe nga e gjithĂ« bota, por qĂ« sot gjithnjĂ« e mĂ« shpesh po heshtin nĂ« vend se tĂ« mbajnĂ« qĂ«ndrim parimorâ, theksoi Zelensky.
Rusia përdori dronë mashtrues, raketa lundruese dhe raketa balistike, tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës së qytetit të Kievit.
Të paktën 20 zona në shtatë rajone të Kievit u goditën. Pothuajse 100 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një qendër tregtare në qendër të qytetit, dhe mijëra dritare u thyen, tha ai.
Sulmet ruse goditën pjesën qendrore të Kievit, një nga rastet e rralla që sulmet kanë depërtuar thellë brenda kryeqytetit ukrainas që prej fillimit të pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Sulmi i së enjtes është sulmi i pari i madh dhe i kombinuar me dronë dhe raketa që Rusia e kryen në Kiev që prej takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë në fillim të këtij muaji, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Derisa dukej se pĂ«rpjekjet diplomatike pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s morĂ«n vrull menjĂ«herĂ« pas atij takimi, pak hollĂ«si janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditura pĂ«r hapat e mĂ«tejshĂ«m.
Liderët perëndimorë e kanë akuzuar Putinin se po i zvarrit përpjekjet për paqe dhe se po i shmangie bisedimet, ndërkohë që trupat ruse depërtojnë më thellë brenda Ukrainës.
Këtë javë, udhëheqësit ushtarakë ukrainas e pranuan se forcat ruse kanë depërtuar në rajonin e tetë të Ukrainës, në kërkim të kapjes së më shumë tokave.
Zelensky shpreson për sanksione më të ashpra amerikane për ta gjunjëzuar ekonominë ruse, nëse Putini nuk tregon seriozitet për përfundimin e luftës.
Ai i përsëriti ato kërkesa pas sulmit të së enjtes.
âTĂ« gjitha afatet tashmĂ« janĂ« shkelur, dhjetĂ«ra mundĂ«si pĂ«r diplomaci janĂ« shkatĂ«rruarâ, tha Zelensky.
Trump u zemërua këtë javë me Putinin për zvarritjen e përgjigjes ndaj propozimit amerikan për bisedime të drejtpërdrejta për paqe me Zelenskyn.
Trump tha të premten se pret të vendosë për hapat e ardhshëm brenda dy javësh, nëse nuk caktohet datë për bisedimet e drejtpërdrejta./rel