Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Presidentja Osmani: Procesi i konstituimit të Kuvendit po zhbllokohet, shpresoj për votimin e Qeverisë së re sa më parë

By: Kult Plus
26 August 2025 at 18:59

Presidentja e Republikës së Kosovës ka mirëpritur zhvillimet e fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se ky hap po shënon një zhbllokim të situatës institucionale në vend.

Ajo ka uruar punë të mbarë dhe në interes të Kosovës kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarëve të zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi, përcjellë KultPlus.

Në reagimin e saj, Presidentja theksoi se pret që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit. Ajo shtoi gjithashtu se pret që Kuvendi të procedojë me votimin e Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

Ky zhvillim vjen pas javësh diskutimesh dhe bllokadash politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, pritet që hapat e radhës të përqendrohen në formimin e Qeverisë së re, si një proces i domosdoshëm për ecjen përpara të vendit./KultPlus.com

“Roja e Natës” – Një mbrëmje me filma dhe diskutime mbi artin amerikan në Prishtinë

By: Kult Plus
26 August 2025 at 18:35

Më 27 gusht 2025, ora 21:00, në Rr. Henrik Bariç 23, Prishtinë, do të prezantohet etapa franceze e Programit Ndërkombëtar të MoMA-s.

Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë ftojnë publiku në një ngjarje unike që ndërthur filma, lexime dhe diskutime mbi historinë dhe ndikimin e artit modern amerikan në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Fokus i këtij eventi është etapa franceze e Programit Ndërkombëtar të Ekspozitave Qarkulluese të MoMA-s, i nisur në vitin 1952, që solli ekspozita të artit modern amerikan në mbarë kontinentin. Artistë si Mark Rothko, Georgia O’Keeffe dhe Jackson Pollock u prezantuan në qytete kryesore si Paris, Zürich, Barcelonë, Frankfurt, Londër, Hagë, Vjenë dhe Beograd, duke formësuar skenën globale të artit.

Gjatë mbrëmjes do të shfaqet filmi “Expositions de Paris — Musée d’Art Moderne, 50 ans d’art aux États-Unis” (1955), me koment nga Fabienne Forgue dhe imazhe nga Georges Leclerc, në regji të Jean-Paul Sassy (Arkiva INA). Pas shfaqjes do të ketë një prezantim të kontekstit historik dhe diskutim mbi fazën franceze të turneut të MoMA-s dhe ndikimin e tij në Paris dhe më gjerë.

Ngjarja sjell në vëmendje marrëdhënien historike mes koleksionistëve dhe kuratorëve amerikanë me artin modern francez dhe evropian, duke u nisur nga Saloni i Gertrude dhe Leo Stein në vitin 1905, që ndikoi në vizionin institucional të MoMA-s dhe u bë bazë e rrjetit të ideve dhe artistëve modernë amerikanë.

Ky event ofron një mundësi të veçantë për artistë, studiues, kuratorë dhe dashamirës të artit për të reflektuar mbi trashëgiminë e artit modern amerikan dhe ndikimin e tij global, ndërthurur me diplomacinë kulturore dhe historinë e ekspozitave ndërkombëtare./KultPlus.com

‘Përqafimi i Ariut’ hap edicionin e 17-të të PriFest

By: Kult Plus
26 August 2025 at 18:16

Edicioni i 17-të i PriFest hapet me premierën botërore të filmit “Përqafimi i Ariut” nga regjisori Ilirjan Himaj, duke nisur festivalin me një histori të fuqishme dhe prekëse nga Kosova dhe Shqipëria.

Filmi bën pjesë në programin kryesor garues të festivalit, i cili do të sjellë një përzgjedhje të larmishme dhe magjepsëse historish nga mbarë rajoni i Ballkanit përmes filmave artistikë me metrazh të gjatë.

Ngjarja e filmit flet për Agu-n, një rojtar i strehës së arinjve, të cilit i përmbyset jeta natën kur viziton të dashurën e tij. I humbur dhe pa rrugëdalje, ai gjen ringjallje të jetës kur Tina, një vajzë e re plot hijeshi dhe ëndrra, shfaqet magjishëm në apartamentin ngjitur. Aspiratat e saj për t’u bërë këngëtare e kanë futur në grackën e një shtetari të pamëshirshëm. I prekur nga gjendja e saj, Agu mendon një plan për ta shpëtuar Tinën nga kthetrat e tij, dhe bashkë ia mësyjnë të egres. Si një ari dhe një sorkadhe, ata kërkojnë lirinë përtej ligjeve të njerëzve. Mirëpo, një gjuetar me instinkte të mprehta i ndjek pas. Kufijtë mes njeriut dhe kafshës zbehen, dhe instinktet e mbijetesës marrin kontrollin.

“Përqafimi i Ariut” eksploron temat e mbijetesës, dashurisë dhe luftës për lirinë personale, duke ndërthurur dramën dhe tensionin në një histori që është njëkohësisht intime dhe epike. Për 107 minuta, publiku do të shijojë interpretimet e mrekullueshme të aktorëve Valmir Krasniqi, Era Balaj, Agron Shala, Astrit Kabashi dhe Teutë Krasniqi. Kjo e fundit është edhe producentja e filmit, ndërsa Ilirjan Himaj ka kontribuar si regjisor dhe montazhier i filmit, me Latif Hasollin të angazhuar si DOP.

PriFest zhvillohet nga 09-14 shtator 2025 në Kino Armata në Prishtinë.

“Rrëfime të Ushqimit” me Jeton Jagxhiun në Galerinë Kombëtare të Kosovës

By: Kult Plus
26 August 2025 at 17:55

Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë dyert këtë të mërkurë, më 27 gusht, nga ora 17:00 deri në 19:00, për një ngjarje komunitare të veçantë: “Rrëfime të Ushqimit” me grafistin dhe studiuesin e kulturës ushqimore, Jeton Jagxhiu.

Në këtë takim, Jagxhiu do të ndajë reflektime mbi bukën, gatimin dhe rolin e tyre në ndërtimin e identitetit kulturor të Kosovës. Ngjarja synon të shpalosë mënyrën se si ushqimi nuk është vetëm një nevojë bazike, por edhe një element i rëndësishëm i kujtesës dhe traditës shoqërore, transmeton KultPlus.

Jeton Jagxhiu (i lindur në Prizren më 1972) është grafist dhe inxhinier i diplomuar në teknologjinë grafike. Përveç profesionit, ai është i angazhuar në hulumtimin e marrëdhënieve mes ushqimit, kulturës dhe identitetit, me theks të veçantë tek krahinat e Prizrenit. Në librin e tij të ardhshëm “Hajet, kërkimet dhe krejt rrëfimet”, ai sjell një dokumentim të ciklit të hajeve tradicionale, ku veçohet rrëfimi mbi origjinën e djathit të Prizrenit si një dëshmi mbi lashtësinë e qytetit.

Kjo ngjarje e Galerisë Kombëtare të Kosovës pritet të afrojë artin, kulinarinë dhe kujtimet kolektive në një hapësirë dialogu, ku ushqimi shihet si trashëgimi kulturore dhe rrëfim identitar./KultPlus.com

Edon Zhegrova merr pasaportë shqiptare

By: Kult Plus
26 August 2025 at 17:38

Edon Zhegrova është pajisur me pasaportë shqiptare. Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës që nga data 22 gusht e këtij viti, është edhe zyrtarisht shtetas shqiptar, i pajisur me pasaportën shqiptare pas dekretit të presidentit Begaj.

Zhegrova është në qendër të merkatos dhe përflitet një transferim i mundshëm te Juventusi.

Marrja e shtetësisë shqiptare, mund të ndihmojë lojtarin në këtë transferim, pasi shqiptarët nuk konsiderohen “ekstrakomunitarë” në Itali./rtsh/ KultPlus.com

Skandal për Disney-n: Snoop Dogg zbulon pse ka frikë të çojë fëmijët në kinema

By: gi ada
26 August 2025 at 17:36
Snoop Dogg ka bërë një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit, duke treguar hapur shqetësimin e tij për disa skena të filmave të rinj të Disney/Pixar. Reperi kujtoi momentin kur pa filmin “Lightyear” (2022) dhe mbeti i hutuar nga një skenë puthjeje midis personazheve të të njëjtit seks. Në një intervistë për podcastin It’s […]

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

By: e xh
26 August 2025 at 18:51

Në pyllin e Poros në Vlorë vijon për të dytën ditë radhazi zjarri që po djeg pishat pranë lagunës së Nartës.

Vatrat e zjarrit janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore, për shkak të shtrirjes së gjerë që ka kjo zonë.

Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës. Ndërkohë, nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.

Sevilla dhe Udinese në garë për Nedim Bajramin

By: e xh
26 August 2025 at 18:29

E ardhmja e Nedim Bajramit te Rangers mbetet e paqartë. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka arritur të bindë në aventurën e tij në Skoci dhe së fundmi është lënë jashtë listës së skuadrës, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm.

“Transferfeed” në Britani raporton se për 25-vjeçarin ka interes serioz nga dy klube me emër në futbollin evropian, Sevilla në Spanjë dhe Udinese në Itali. Sipas zërave, një ofertë mes 4 deri në 5 milionë euro mund të mjaftojë për të bindur Rangers që të pranojë shitjen.

Bajrami iu bashkua klubit skocez verën e kaluar për rreth 4 milionë euro dhe drejtuesit kërkojnë të paktën të rikuperojnë këtë shifër në rast transferimi. Kontrata e tij është e vlefshme deri në maj 2028, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlera aktuale e kartonit të tij në treg është rreth 3 milionë euro.

Një rikthim në Serie A, ku Bajrami shkëlqeu me Empolin dhe Sassuolon, ose një aventurë e re në La Liga, mund të jenë hapat e ardhshëm të mesfushorit që mbetet një aset i rëndësishëm për kuqezinjtë e Shqipërisë.

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

By: e xh
26 August 2025 at 18:26

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore

Osmani mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën.

Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të “shtyjë” marrëveshjen e paqes

By: e xh
26 August 2025 at 18:22

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është “në tryezë”, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, “nëse Izraeli dëshiron të japë një përgjigje… kjo varet nga ata”.

Sipas mediave të huaja, duke folur gjatë një konference javore për median, Dr. Majed al-Ansari thotë se diskutimet për zhvendosjen e vendit të diskutimeve nga Doha janë thjesht “manovrim taktik i përpjekjes për të vonuar marrëveshjen” nga Izraeli.

“Nuk mendoj se bashkësia ndërkombëtare është budallaqe, ne e kuptojmë se çfarë nënkuptojnë këto manovra”, thotë ai, duke shtuar “gjëja kryesore tani është që izraelitët duhet të kthehen me një përgjigje për atë që është në tryezë”.

“Gjë që përsëri është diçka për të cilën ata kanë rënë dakord në të kaluarën, dhe tani e kanë mohuar”, thotë Ansari.

Siç sapo kemi raportuar, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha më parë se ai do të pranonte një marrëveshje vetëm nëse të gjithë pengjet do të liroheshin menjëherë dhe një zyrtar izraelit i tha BBC javën e kaluar se nuk është i interesuar për “marrëveshje të pjesshme”.

25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA

By: e xh
26 August 2025 at 18:20

Unioni Postar Universal, një agjenci e Kombeve të Bashkuara, njoftoi se 25 nga shtetet e saj anëtare kanë ngrirë dërgesat për në Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të pasigurisë së shkaktuar nga tarifat e reja të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Unioni Postar Universal, një agjenci që promovon bashkëpunimin midis shërbimeve postare në 192 vendet e saj anëtare, tha se kishte përcjellë shqetësimet e saj në lidhje me këto pezullime në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit Marco Rubio të datës 25 gusht 2025.

“Operatorët postarë në 25 vende anëtare kanë njoftuar tashmë pezullimin e shërbimeve të tyre postare për në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur pasiguri që lidhen veçanërisht me shërbimet e tranzitit”, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë.

Nuk i përmendi vendet, megjithëse Australia, Norvegjia dhe Zvicra, ndër të tjera, tashmë i kanë njoftuar publikisht këto pezullime.

Muajin e kaluar, administrata Trump njoftoi se po eliminonte përjashtimin global “de minimis”, i cili lejonte mallra me vlerë deri në 800 dollarë të hynin në Shtetet e Bashkuara pa taksa dhe gjithashtu kishte burokraci minimale. Masa pritet të hyjë në fuqi më 29 gusht.

Zgjedhjet, Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e 11 majit të enjten

By: e xh
26 August 2025 at 18:03

Merr fund saga e zgjedhjeve, pasi Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Mbledhja e komisionit do të mbahet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.

Vendimi i plotë:

Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator vendosi:

Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon: Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi; Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’.

Dora e nxirë e Trump, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të presidentit

By: e xh
26 August 2025 at 17:44

Shenjat dhe mavijosjet në dorën e Donald Trump u bënë sëruish virale dhe ngritën shqetësime nëse presidenti amerikan ka probleme me shëndetin. Edhe në takimin me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të hënën në Zyrën Ovale, Trump u fotografua me shenja në duar të mbuluara me pak grim.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mavijosja në dorën e Trump ka ardhur për shkak të acarimit nga “shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës”.

Mjeku Dr. Ronny Jackson tha se shëndeti i Trump është mirë.

“Kjo është në përputhje me acarim të lehtë të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës, e cila merret si pjesë e një regjimi standard parandalues ​​kardiovaskular”, tha ai.

Mavijosjet në duart e presidentit, si dhe ënjtja e kyçeve të këmbëve, kanë shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet nga publiku gjatë gjithë mandatit të dytë të Trump. Shtëpia e Bardhë zbuloi  muajin e kaluar se Trump është diagnostikuar me ‘pamjaftueshmëri kronike venoze’.

Prodhuese diamantesh, Botswana shpall gjendjen emergjente në shëndetësi

By: e xh
26 August 2025 at 17:35

Presidenti i Botswanës, Duma Boko, ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e shëndetësisë, mes mungesës së theksuar të barnave dhe pajisjeve mjekësore në vend.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, Presidenti Boko njoftoi një plan shumëmilionësh për të rregulluar zinxhirin e furnizimit me ilaçe, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen nga ushtria. Ai theksoi se përballimi i kësaj krize do të jetë “jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kostos, për shkak të fondeve të kufizuara që ka shteti”.

Botsvana, një nga prodhuesit më të mëdhenj të diamantëve në botë dhe me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, po përjeton një rënie ekonomike të ndjeshme pas tkurrjes së tregut ndërkombëtar të diamantëve dhe shkurtimit të ndihmës nga SHBA. Kjo situatë ka sjellë papunësi dhe varfëri në rritje, sipas burimeve mediatike.

“Puna do të vijojë pa ndërprerje deri në rregullimin e plotë të gjithë zinxhirit të prokurimit”, u shpreh presidenti Boko, duke konfirmuar se Ministria e Financave ka miratuar një fond emergjent prej 18.3 milionë dollarë amerikanë.

Presidenti 55-vjeçar, i diplomuar në Harvard, erdhi në pushtet pas fitores historike të partisë së tij Umbrella for Democratic Change (UDC) në zgjedhjet e fundit, duke i dhënë fund një sundimi 58-vjeçar të partisë paraprake. Ai kishte deklaruar më herët se prioriteti i tij kryesor do të ishte rindërtimi i një ekonomie tepër të varur nga diamantët.

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare

By: e xh
26 August 2025 at 17:30

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht.

Zhegrova, një prej futbollistëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, luan aktualisht te skuadra franceze Lille. Gjatë kësaj hapësire të merkatos, emri i tij është lidhur me klubin gjigant italian, Juventus dhe në Serie A, nuk konsiderohesh ekstrakomunitar nëse federohesh si shqiptar pas një pakti mes dy qeverive.

Bardhezinjtë flitet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa mund t’i ofrojnë deri në 2,5 milionë euro rrogë vjetore.

Pse Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

By: e xh
26 August 2025 at 17:28

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje ekonomike ka në mendje Donald Trump. Mjafton të bashkosh pikat e vendimeve të tij gjatë javëve të fundit, pa marrë parasysh as rritjen më të madhe të tarifave doganore amerikane të nëntëdhjetë viteve të fundit.

Një administratë centralizuese

Sepse edhe përpara se të tentonte të shkarkonte Cook (apo të paktën të përpiqej), presidenti kishte kaluar verën duke i dhënë formë një sistemi padyshim ndryshe nga ai që ka dominuar në Perëndim dekadat e fundit. Largohet ideja e një qeverisjeje të paanshme, të parashikueshme, të respektueshme ndaj ligjit, agjencive të pavarura dhe operatorëve privatë të tregut. Përparon në vend të saj veprimi i një administrate centralizuese, ndërhyrëse, armiqësore ndaj pavarësisë së autoriteteve të ngarkuara me funksione jetike për stabilitetin dhe besueshmërinë e ekonomisë amerikane.

Precedenti i Byrosë së Statistikave të Punës

Sepse letra e djeshme, me të cilën Trump kërkon të përzërë Lisa Cook nga Rezerva Federale, nuk është lëvizja e parë në këtë drejtim. Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte shkarkuar drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer, pasi agjencia publikoi të dhëna mbi punësimin të papëlqyera nga qeveria: akuzat për manipulim politik kundër McEntarfer nuk u mbështetën kurrë me prova, ndërkohë që Trump emëroi në krye të agjencisë që mat inflacionin dhe punësimin një besnik të tij, pa kualifikime, të quajtur EJ Antoni.

Nvidia dhe AMD

Në të njëjtat javë administrata Trump përfundoi një marrëveshje me gjigantët e çipave dhe mikroprocesorëve, Nvidia dhe AMD. Administrata demokrate e Joe Biden u kishte ndaluar të dyve të shisnin produktet e tyre në Kinë, për të penguar përparimin teknologjik të rivalit strategjik të madh të Shteteve të Bashkuara. Trump përkundrazi u ka premtuar të japë «licenca eksporti» – me një aromë disi sovjetike – me kusht që këto kompani të pranonin t’i transferonin qeverisë 15% të të ardhurave të tyre në Kinë. Edhe kjo, një kërkesë pa precedent në historinë amerikane.

Emërimi i bashkëpunëtorit

Trump gjithashtu ka emëruar në Bordin e Guvernatorëve të Rezervës Federale një bashkëpunëtor të ngushtë, Stephen Miran, i cili propozon që presidenti i Shteteve të Bashkuara të ketë mundësinë të shkarkojë edhe drejtuesit e bankës qendrore. Ndërkohë presidenti përgatit hyrjen e qeverisë amerikane në grupin e madh të çipave Intel, me një kuotë prej 10%. Në këtë rast motivimi është një konflikt i supozuar interesi i administratorit të deleguar Lip-By Tan: dyshimi (sërish pa prova) është se drejtuesi, i lindur në Malajzi, i rritur në Singapor dhe rezident në Amerikë prej dyzet vitesh, punon fshehtas për interesat e Kinës.

Shantazhet ndaj aleatëve

Lista e ndërhyrjeve të Trump, të frymëzuara nga një vizion autoritar dhe i centralizuar i qeverisjes ekonomike, mund të vazhdojë pafundësisht. Sekretari i tij i Thesarit, Scott Bessent, thekson për shembull se marrëveshja tregtare me Japoninë do ta detyronte Tokion të siguronte një “fond sovran” prej 550 miliardë dollarësh dhe administrata amerikane do të mund ta shpenzonte sipas dëshirës në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, një gjobë ndaj një aleati në këmbim të aksesit në treg, me tarifa 15%. Sipas Bessent, kjo “marrëveshje”, ashtu si edhe licencat e paguara të eksportit për Nvidia, do të ishin “modele” për vendime të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Çfarë mund të ndodhë me shkarkimin e Cook

Dhe tani sulmi ndaj Fed për postin e guvernatores Cook. Edhe ky duket si një shtrembërim i ligjit të vitit 1951 mbi pavarësinë e bankës qendrore amerikane. Ligji parashikon që një drejtues i Fed (ose i agjencive të tjera të pavarura) mund të shkarkohet nga presidenti “me shkak” nëse vërtetohen sjellje të paligjshme. Në rastin e Cook nuk ekziston asnjë hetim nga prokurorët, e vetmja akuzë (edhe këtu, pa prova apo indicie) vjen nga drejtori i Federal Housing Financial Agency, Bill Pulte, një tjetër besnik i Trump-it, i emëruar prej tij. Pulte pretendon se Lisa Cook ka firmosur deklarata të rreme kur ka marrë një kredi hipotekore disa vite më parë. Çështja do të përfundojë me gjasë në gjykatë, deri në Gjykatën e Lartë (një tjetër institucion ku dominon një shumicë e emëruar nga Trump ose e afërt me të).

Strukturat brenda Rezervës Federale

Kjo betejë mund të ndryshojë radikalisht ekuilibrat e brendshëm të Rezervës Federale nëse Trump do të arrinte ta zëvendësonte Cook me një figurë të kontrollueshme prej tij. Bordi i Guvernatorëve përbëhet nga shtatë anëtarë, dy prej të cilëve tashmë të emëruar nga Trump dhe të afërt me të (Michelle Boëman dhe Stephen Miran) dhe një tjetër (Christopher Ëaller) që ndjek preferencat e Trump sepse shpreson të emërohet prej tij president i bankës qendrore pas tetë muajsh. Nëse në vend të Cook do të vinte një tjetër bankier qendror pro-Trump, në Bordin e Guvernatorëve do të formohej një shumicë e gatshme të ndiqte udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Rezervës Federale, Jay Poëell, shpesh objekt i fyerjeve të Trump-it (“një gomar kokëfortë”), do të përfundonte në minorancë brenda institucionit që drejton.

Emërimet e shkurtit

Çfarë mund të ndryshojë në atë pikë? Së pari, Bordi i Guvernatorëve vendos mbi politikat monetare, për të cilat votohet në Federal Open Markets Committee. Por mbi të gjitha, në shkurtin e ardhshëm Bordi i Guvernatorëve do të vendosë për emërimin e presidentëve të të 12 degëve rajonale (San Francisko, Kansas City, St. Louis e të tjera). Në thelb, Trump ka një mundësi të artë për të blinduar për të paktën pesë vjet kontrollin e kreut të bankës qendrore më të rëndësishme në botë. Kjo do të ishte fundi i pavarësisë së saj nga pushteti politik. Trump do të kishte në dorë mjete të fuqishme për të ndikuar mbi dollarin, normat e interesit dhe Ëall Street-in.

Qëllimi i vërtetë i presidentit

Po cili është qëllimi i manjatit? Trump ka këmbëngulur gjithmonë se Rezerva Federale duhet të ulë normat e interesit, edhe pse dëbimi masiv i mbi një milion punëtorëve të huaj dhe rritja e tarifave doganore po rrisin inflacionin (pa përfshirë ushqimet dhe energjinë, në korrik kostoja e jetesës bazë është rritur tashmë nga 2,9% në 3,1%).

Në veçanti, kontrolli mbi Rezervën Federale mund t’i shërbejë Shtëpisë së Bardhë për të tentuar të kontrollojë dhe administrojë borxhin publik. Sot Shtetet e Bashkuara (pas Izraelit dhe Suedisë) kanë pjesën më të lartë mes 38 vendeve të OECD-së, rreth 25% të totalit, të borxhit të emetuar afatshkurtër për të reduktuar barrën totale të interesave. Kjo e detyron Thesarin amerikan, edhe për shkak të deficitit në rritje, të emetojë çdo vit tituj në treg në masën e 30% të prodhimit kombëtar bruto: rreth 10 mijë miliardë dollarë obligacione të reja që duhet të gjejnë blerës në 2025, 2026 e më tej. Administrata nuk fsheh frikën nga tensionet në tregun e borxhit. Por gozhdimi i bankës qendrore për të emetuar borxh me kosto të ulët, ose për ta blerë atë duke krijuar para, është një teknikë e praktikuar ndoshta nga Italia e viteve ’70 dhe disa autokraci në zhvillim sot. Jo nga një vend i madh i avancuar i shekullit XXI. Në Amerikë, për momentin, tregu në thelb nuk rebelon dhe e lejon. Deri kur mund të mos e lejojë më./Corriere Della Sera

Kinematografia spanjolle në zi: Vdes në moshën 42-vjeçare aktorja e njohur, Verónica Echegui

26 August 2025 at 18:55

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e kinemasë në Spanjë. Aktorja e njohur Verónica Echegui ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Mediat spanjolle raportojnë se ajo vdiq të dielën (24 gusht 2025) në një spital të Madridit, pas një beteje private me sëmundjen.

Echegui ishte një nga figurat më të dashura të ekranit iberik, me një karrierë 18-vjeçare ku spikati në mbi 30 filma dhe seriale televizive.

Fama e saj nisi me filmin “I Am Juani” (2006), që u bë një trampolinë për suksesin e saj. Vetëm dy vite më pas, ajo luajti në “My Prisoner’s Yard” (2008) nën regjinë e Belén Macías dhe prodhuar nga Pedro Almodóvar.

Në vitin 2009, Echegui kaloi kufijtë spanjollë me rolin në filmin britanik “Bunny and the Bull”, ndërsa në Hollywood u shfaq në thrillerin “The Cold Light of Day” (2013) krahas yjeve si Sigourney Weaver dhe Bruce Willis.

Së fundmi, ajo ishte pjesë e projekteve ndërkombëtare si seriali “Fortitude” në Amazon Prime dhe komedia romantike “Book of Love” (2022), ku luajti përballë aktorit Sam Claflin.

Në gusht 2023, aktorja xhiroi për Apple TV+ serialin “Love You To Death”, ku kishte rolin e Martës, një grua shtatzënë që rikthehet tek miku i saj i fëmijërisë pas një diagnoze të rëndë me kancer. Në atë kohë, ajo kishte reflektuar për jetën dhe vdekjen:

“Seriali bën shumë pyetje për vdekjen dhe jetën, sepse është e pamundur të flasësh për vdekjen pa folur për jetën dhe mënyrën se si e jeton atë. Mendoj se vetëm njerëzit që të duan me të vërtetë kanë guximin të të thonë: ‘A e ke menduar nëse kjo është e duhura? Je i lumtur kështu apo jo?’”, pati thënë ajo.

Echegui kishte lindur në Madrid në vitin 1983. Pas braktisjes së studimeve për sociologji, ajo ndoqi pasionin e saj për aktrimin në Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik. Fillimisht u shfaq në seriale televizive, por shumë shpejt u bë një emër i madh i kinemasë spanjolle.

Lajmi për vdekjen e saj ka sjellë reagime të shumta nga politika dhe arti.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha:

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Verónica Echegui, një aktore me talent dhe përulësi të jashtëzakonshme që na la shumë herët. Përqafim të sinqertë në këto momente kaq të vështira për familjen dhe miqtë e saj”.

Ndërsa aktori i njohur Antonio Banderas u shpreh në rrjetin X:

“Sot kinemaja spanjolle është në zi për ndarjen nga jeta të Verónica Echegui. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e saj”.

Edhe Unioni i Aktorëve dhe Aktoreve të Spanjës e nderoi Echeguin, duke e cilësuar si një aktore të dashur dhe një zë të rëndësishëm për kinemanë spanjolle.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kinematografia spanjolle në zi: Vdes në moshën 42-vjeçare aktorja e njohur, Verónica Echegui appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, s’dihet për të lënduar

26 August 2025 at 18:42

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën që lidh Fushë Kosovën me Veternikun, ku janë përfshirë dy automjete.

Aktualisht, nuk dihen nëse nga ky aksident ka të lënduar, por Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, s’dihet për të lënduar appeared first on Sinjali.

Zyrtare: Ardit Tahiri nga Llapi te Helsinki

26 August 2025 at 18:30

Karriera e sulmuesit Ardit Tahiri do të vazhdojë në Finlandë, pasi ai ka kompletuar transferimin te klubi më i madh i këtij vendi, HJK Helsinki, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është zyrtarizuar të martën, me Tahirin që largohet nga Llapi në formë huazimi deri në fund të këtij viti kalendarik.

“KF Llapi ka vendosur të mos e pengojë futbollistin për të bërë hap para në karrierë, duke përfituar edhe financiarisht nga huazimi dhe eventualisht nga transferimi i përhershëm, duke mbajtur poashtu një përqindje në kartonin e tij. Tahiri u bashkua me Llapin nga Dinamo City gjatë sezonit të kaluar dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm: 19 gola dhe 4 asistime në 44 paraqitje zyrtare. KF Llapi e falënderon përzemërsisht Arditin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë si bardhekaltër dhe i uron shumë suksese në sfidat e reja te klubi i ri.”, ka njoftuar Llapi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtare: Ardit Tahiri nga Llapi te Helsinki appeared first on Sinjali.

Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit: Procesi të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën

26 August 2025 at 18:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe shpreh shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën, raporton Gazeta Sinjali.

“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Facebook.

Presidentja gjithashtu shpreson që Kuvendi, sa më parë dhe në përputhje me procedurat kushtetuese, të votojë edhe Qeverinë e re, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit: Procesi të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën appeared first on Sinjali.

❌
❌