Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”/ Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj

By: M C
11 August 2025 at 18:02

15-vjeçari që u aksidentua në aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. I mituri u shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord.

Automjeti kishte humbur kontrollin dhe ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

The post U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”/ Ndërron jetë 15-vjeçari i shpëtuar nga efektivi Mustaj appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna

By: user7
6 June 2025 at 13:51

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë. Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24 teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.

Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.

Ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë pasi e kanë parë që po humb shumë gjak. Sipas tij ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.

“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen.

Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”,tha ajo.

The post Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna appeared first on Lapsi.al.

“Arma u shkrep vetë”- Flet autori që plagosi të miturin në piceri: S’doja ta lëndoja

By: fra nc
4 June 2025 at 10:19

Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e një të mituri në një piceri në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, kur një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në ambientet e një picerie. Sipas dëshmisë së Nezirit, ai ndodhej në një tavolinë së bashku me të miturin kur arma, të cilën kishte me vete, është shkrepur pa dashje.

“Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja”, është shprehur i riu para grupit hetimor.

Ndërkohë, 15-vjeçari ka deklaruar për policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, për shkak të gjendjes së tij të rënduar në momentin e incidentit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i picerisë, për të cilin dyshohet se ka pasur dijeni apo rol në ngjarje.

The post “Arma u shkrep vetë”- Flet autori që plagosi të miturin në piceri: S’doja ta lëndoja appeared first on Euronews Albania.

Gjendet arma atipike me të cilën u plagos kamerieri 15-vjeçar në Tiranë

By: user 6
3 June 2025 at 22:43

Policia e Tiranës njoftoi se në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 1 qershor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë gjetur dhe sekuestruar, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, armën atipike me të cilën 21-vjeçari me iniciale A.N., dyshohet se plagosi një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi të dielën në një piceri në lagjen “Ali Demi”. I mituri që punonte si kamerier është plagosur me armën e zjarrit nga një kolegu i punës që punonte si motorist. 15-vjeçari mori një plumb në qafë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi autorin, por edhe pronarin e picerisë dhe dy punonjës që fshinë kamerat e sigurisë me qëllim fshehjen e ngjarjes. ©LAPSI.al

The post Gjendet arma atipike me të cilën u plagos kamerieri 15-vjeçar në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, 3 të tjerë në pranga

By: Oldi
2 June 2025 at 10:54

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së një 15 vjeçari në zonën e Ali Demit në Tiranë. Ngjarja ndodhi në ambientet e picerisë “Fantazia”, ku mësohet se adoleshenti është konfliktuar me motoristin e këtij biznesi. Në kërkim janë shpallur shtetasit Aldi Neziri (autori i dyshuar i plagosjes) dhe Leonardo […]

The post EMRAT/ Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, 3 të tjerë në pranga appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri/ Shpallet në kërkim autori, arrestohen tre punonjës

By: user 11
2 June 2025 at 10:58

Zbardhet ngjarja e ndodhur në një piceri në zonën “Ali Demi” në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 22-vjeçar, punonjës i picerisë, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Arrestohen 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

The post Plagosja e 15-vjeçarit në piceri/ Shpallet në kërkim autori, arrestohen tre punonjës appeared first on Lapsi.al.

Konflikti në piceri/ 15-vjeçari u plagos nga motoristi, detaje nga ngjarja në Tiranë

By: Besnik
1 June 2025 at 20:33

Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur në një piceri pranë shkollës “Ali Demi” në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, konflikti ka ndodhur mes motoristit të picerisë dhe 15-vjeçarit, i cili dyshohet se punonte si kamarier në piceri.

Plumbi e ka kapur të miturin në pjesën mes qafës dhe shpatullës ndërsa burime spitalore thonë se gjendja e tij deri tani është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ende nuk ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti i ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti në piceri/ 15-vjeçari u plagos nga motoristi, detaje nga ngjarja në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Detaje të reja/ 15-vjeçari u qëllua nga motoristi i picerisë

By: user 6
1 June 2025 at 20:39

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, në një piceri në kryeqytet. 

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur te “Pizzeria F….”, ku i mituri dyshohet se punonte si kamarier. Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe një motoristi.

Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.

Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit. Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes. /LAPSI.al

The post Detaje të reja/ 15-vjeçari u qëllua nga motoristi i picerisë appeared first on Lapsi.al.

Plagosja e 15-vjeçarit në një piceri te “Ali Demi”! I mituri mori plumb në pjesën mes qafës e shpatullës, dyshohet për konflikt me motoristin

By: D Marku
1 June 2025 at 20:40

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari, ngjarje që ndodhi pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, pranë një picerie në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te Piceri “Fantazia”, ku i mituri dyshohet se punonte si kamarier. Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe motoristit.

Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës. Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit. Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes.

The post Plagosja e 15-vjeçarit në një piceri te “Ali Demi”! I mituri mori plumb në pjesën mes qafës e shpatullës, dyshohet për konflikt me motoristin appeared first on Albeu.com.

Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari te Ali Demi në Tiranë, ngjarja ndodhi në piceri

By: Besnik
1 June 2025 at 19:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në kryeqytet, ku një adoleshent 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, i mituri është dërguar në spital i plagosur, ndërsa pas marrjes në pyetje nga efektivët, është mësuar se ngjarja ka ndodhur brenda një picerie në zonën e Ali Demit.

Policia bën me dije se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit me një person tjetër, i cili më pas ka qëlluar me armë në drejtim të të miturit.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari te Ali Demi në Tiranë, ngjarja ndodhi në piceri appeared first on Euronews Albania.

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri, më pas…

By: D Marku
1 June 2025 at 19:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, brenda një picerie. I mituri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

The post Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri, më pas… appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 15-vjeçarit në Maliq, flet nëna e autorit: Me atë djalë ziheshin shumë, ai e tallte

By: D Marku
16 May 2025 at 17:30

Nëna e 14-vjeçarit që plagosi sot me thikë 15 vjeçarin, ka folur për mediat pas ngjarjes dhe ka deklaruar se i biri pasi erdhi nga shkolla, i tha se do ikte të luante.

“Nuk e dija se isha në shtëpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë por për djalin nuk e di se si është tani. Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin”, ka treguar ajo.

Më tej nëna e autorit deklaron: Ne kemi folur me familjen por prapë janë zënë sot. Familja na ka thënë nuk do kini asnjë grindje mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime por prapë u zunë sot. Në mëngjes djali ishte në shkollë.

Rreth orës 2 do ketë qënë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shtëpia thjesht kur më thanë që është zënë me thika. Ishte shumë i shqetësuar. Në atë moment erdhi dhe policia dhe thanë që duhet të gjejmë thikën. Nuk erdhi në shtëpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas.

Ishte te gjyshja më pas erdhi te unë në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete tha duhet të gjejmë dhe thikën. Ai tha ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë, ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova.

Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka pasur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thoja familjes së djalit, të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq.

The post Plagosja e 15-vjeçarit në Maliq, flet nëna e autorit: Me atë djalë ziheshin shumë, ai e tallte appeared first on Albeu.com.

Humbet 15-vjeçari në Elbasan, nëna bën denoncimin pas tre javësh

By: Besnik
7 May 2025 at 19:13

Nëna e një 15-vjeçari nga Elbasani ka bërë denoncimin për humbjen e djalit të saj, i cili ka ikur nga shtëpia më 16 prill 2025 dhe nuk është kthyer më.

36-vjeçarja ka paraqitur denoncimin ditën e martë, pas një periudhe 3-javore pa informacion për fëmijën.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion tjetër të rëndësishëm lidhur me humbjen e 15-vjeçarit.

Sipas autoriteteve, vonesa në denoncimin e rastit ka vonuar ndihmën, pasi nëna kishte pritur për një periudhë të gjatë për të bërë denoncimin.

Njoftimi i policisë

“Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton Policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbet 15-vjeçari në Elbasan, nëna bën denoncimin pas tre javësh appeared first on Euronews Albania.

Hakeroi institucionet shtetërore/ 15-vjeçari autik: E bëra për kuriozitet!

4 April 2025 at 13:11

Janë zbardhur detaje të reja nga rasti i regjistruar në Vlorë, ku një i mitur u vu nën hetim, pasi akuzohet se ka hakeruar faqet online të institucioneve shtetërore. Mësohet se bëhet fjalë për një 15-vjeçar me spektrin e autizmit, i cioli sipas Policisë, dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të […]

The post Hakeroi institucionet shtetërore/ 15-vjeçari autik: E bëra për kuriozitet! appeared first on BoldNews.al.

Shënjestroi Parlamentin, SHISH-in dhe institucione të tjera/ Kush është 15-vjeçari që theu sigurinë e faqeve shtetërore, pse vendosi t’i bllokonte

By: V K
4 April 2025 at 13:50

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth një 15-vjeçari, i cili sipas hetimeve të autoriteteve është përgjegjës për ndërhyrjen në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Mësohet se i mituri është me aftësi të veçanta dhe i apasionuar pas teknologjisë, ndërsa nuk ka lidhje me veprimtari kriminale sipas asaj që kanë zbuluar hetimet.

Në “shënjestrën” e tij ishin faqja e Parlamentit, ajo e Shërbimit Informativ Shtetëror si edhe institucione të tjera. Ai tentonte të merrte aksesin në e-mailet e këtyre faqeve dhe më pas t’i bllokonte.

Si rezultat i veprimtarisë së tij, 15-vjeçari arriti të merrte aksesin e dy faqeve, por duke arritur që vetëm t’i bllokonte ato

The post Shënjestroi Parlamentin, SHISH-in dhe institucione të tjera/ Kush është 15-vjeçari që theu sigurinë e faqeve shtetërore, pse vendosi t’i bllokonte appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë

By: E.K
30 January 2025 at 22:01

Policia ende nuk e ka përcaktuar saktësisht vendin ku ka ndodhur plagosja dhe është në kërkim të informacionit për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve, 15-vjeçari është kthyer i plagosur në banesë, pa dhënë detaje mbi atë që kishte ndodhur. Pas mbërritjes në shtëpi, i ati, i alarmuar nga gjendja e tij, e ka […]

The post Detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë appeared first on FaxWeb.

“Do më hiqte tutat, por…”/ U tentua të abuzohej nga 45-vjeçari, i mituri: Më tha hajde se do të jap lekë

27 January 2025 at 16:52

45-vjeçarinAleks Ago nga fshati Poloskë e Devollit u arrestua nga Policia, pas denoncimit të një 15-vjeçari se ai e kishte ngacmuar seksualisht. I mituri është prononcuar për mediat, ku ka treguar se 45-vjeçari fillimisht i kishte ofruar lekë dhe më pas kishin së bashku në disa pemë qershie, ku i kishte kërkuar që të ulej […]

The post “Do më hiqte tutat, por…”/ U tentua të abuzohej nga 45-vjeçari, i mituri: Më tha hajde se do të jap lekë appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar në Greqi, i mituri në gjendje të rëndë

By: Besnik
1 January 2025 at 11:07

Një i mitur rreth 15 vjeç u soll me një plagë arme zjarri në bark, pak para orës 01.00 të mëngjesit nga zona e Aspropirgos dhe po trajtohet në gjendje kritike në spitalin Thriasios në Elefsinë.

Siç është bërë e ditur nga policia, nga të dhënat e deritanishme është konstatuar se janë dëgjuar të shtëna me gjasë nga zona e Nea Zoit, pak kohë pas ndryshimit të orës dhe pak më vonë fëmija 15-vjeçar u gjet i plagosur në rrugë.

I mituri është rom me kombësi shqiptare dhe është dërguar në spital nga një 44-vjeçar i cili po kalonte aty me automjetin e tij.

I mituri i plagosur është dërguar menjëherë në sallën e operacionit, i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet i shtruar në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Hetimet paraprake për ngjarjen e përgjakshme po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore, e cila po heton rrethanat në të cilat mbeti i plagosur fëmija dhe në kërkim të autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar në Greqi, i mituri në gjendje të rëndë appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet 15-vjeçari në Tiranë, qarkullonte me armë zjarri dhe dorezë në çantë

By: fra nc
30 December 2024 at 11:07

Një 15-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas një operacioni të organizuar falë inteligjencës policore. Shtetasi i mitur A.K., banues në Tiranë, u kap në flagrancë në zonën e Fushë-Mëzezit, ku dyshohej se po qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 15-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri dhe një dorezë metalike (e njohur si përforcues grushti), të cilat u konfiskuan në cilësinë e provave materiale.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia e Tiranës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin për parandalimin e veprimeve të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet 15-vjeçari në Tiranë, qarkullonte me armë zjarri dhe dorezë në çantë appeared first on Euronews Albania.

Humb jetën 15-vjeçari pranë shkollës në Paris, e godasin me thikë moshatarës gjatë përleshjes

By: D Marku
17 December 2024 at 11:50

Një djalë 15-vjeçar humbi jetën pranë një shkolle të mesme në Paris, kur u godit me thikë pas një sherri mëngjesin e së martës (17/12).

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lycée Rodin, në lagjen 13 të Parisit ku ka ndodhur një sherr ku janë përfshirë rreth dhjetë adoleshentë të rinj.

Sipas informacioneve fillestare, një adoleshent 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë. I riu nuk ishte gjimnazist.

Departamenti i Zjarrfikësve të Parisit u përgjigj dhe dërgoi pesë automjete në vendngjarje, duke përfshirë tre automjete emergjente dhe të ndihmës për viktimat.

The post Humb jetën 15-vjeçari pranë shkollës në Paris, e godasin me thikë moshatarës gjatë përleshjes appeared first on Albeu.com.

❌
❌