Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja 5D, nisin dëshmitë/ Nis në gjykatë procesi për ish drejtorët e bashkisë

By: xhir jeta
3 July 2025 at 15:44

Në gjykatën e posaçme ka nisur procesi për dosjen 5 d, ku të pandehur janë marrë ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato. Në seancën e së enjtës u kërkua dëshmia e 63 personave mes të cilëve edhe pronarë e administratorë të kompanive që siguronin tendera nga institucionet në varësi të bashkisë së Tiranës që drejtohesdhin në Qato, Tusha e Molla. Në gjykatën e posaçme u dëgjua dëshmia e Muhamet Petritit një prej pronarve të kompanisë “Vas konstruksion” që pas shitjes u emërua me emrin 5 D.

“Kam lidhje me Mariglen Qaton, vellai i Mariglenit është martuar me gocen time. Më eshte ofruar nje pune “Vas konstruksion”, si pronar. Kete dëtyre ma ofroi dhendri im Alfred Qato. Ai me tha do jesh pronar, nuk do besh ndonje pune sepse kompania ka stafin e vetedhe ti do besh vetem firmat. Pastaj mu kerkua te hapja nje llogari ku do tërhiqja shumat e parave, 40 mln te vjetra gjithmone. Leket i vija ne makinen e Fredit dhe ai i çonte te arka e kompanise. Une nuk e dija ca lidhje kishte Fredi me kete kompani. Kam terhequr disa here vlera monetare, me e vogla 18 deri në 41 milione leke”.

Dosja “5D” do gjykohet si grup me formën e procedurës së zakonshme. Kërkesën e katër të akuzuarve për tu veçuar nga pjesa tjeter e grupit te te arrestuarve për shkak të veprave penale, trupa e gjykimit e rrëzoi, duke vendosur qe i gjithë grupi do të gjykohet së bashku. Ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Sipas hetimeve, behet fjale per te pakten 11 procedura tenderimi në shkelje te ligjit ne harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri vitin 2022./abcnews.al

Seancë për “5D” në GJKKO/ Ish-pronari i IGOR Electric, Eduard Meta: Alfred Qaton e njoh prej vitesh, kemi paguar nën dorë…

By: V K
3 July 2025 at 12:48

Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme, po mbahet seanca për dosjen “5D”. Ish- pronari i IGOR Electric, Eduard Meta, në dëshminë e dhënë në seancë, ka themelimin e kompanisë Igor Electric e ka bërë vetë, nga person fizik në person juridik.

Ai ka rrëfyer se për një periudhë 2 vjeçare, 2016-2018, IGOR funksiononte me nënkontraktim, ku bënte instalime dhe përmbushte kontrata private.

“Kam bërë pune publike, me OSHEE, bashkinë Tiranë, Tirana Parking te Pazari i Ri. Kam bërë një depo uji, një kolektor ujërash të zeza, saktë nuk më kujtohet. Administrator i kompanisë isha vetëm, isha ortak i vetëm, kur kam ikur unë, erdhi Nestor Muhametllari”, tha ai.

Më tej, Meta ka sqaruar se Alfred Qaton, e njeh prej një kohë shumë të gjatë pasi banonin në të njëjtën lagje.

Ndërkohë sa i përket personave që punonin në kompani, ai u shpreh se ishin tre ekonomiste, bashkëshortja e tij, Anxhela Meta, dhe Pranvera Mema.

I pyetur nga prokurori i posaçëm në lidhje me punë të kryera në vitin 2016 në Ujësjellësin e Tiranës, kanalizime dhe rikonstruksioni i kolektorit, Meta u përgjigj se procedurat i ka gjetur online te Prokurimet Publike.

Ndërsa në lidhje me faktin që prokurori ka kërkuar se çfarë ka ndodhur me 114 mld lekë të tërhequra në vitin 2016, ai u përgjigj: Kompania në 2016 ka dalë me fitim. Nuk ka ndarë fitime, nuk ka pasur ortakë. Kam tërhequr shuma të ndryshme nga llogaria e IGOR. Por nuk i mbaj mend sa. Pjesa dërrmuese ka shkuar nëpër objekte, rërë, naftë, fadromat. I kemi paguar nën dorë se ashtu ishte atëherë.

The post Seancë për “5D” në GJKKO/ Ish-pronari i IGOR Electric, Eduard Meta: Alfred Qaton e njoh prej vitesh, kemi paguar nën dorë… appeared first on Albeu.com.

Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për ish-drejtorët e dosjes “5D” (EMRAT)

By: V K
26 June 2025 at 12:13

Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme për dosjen “5D”, ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mungesa e dy prej avokatëve të të pandehurve.

Seanca e sotme, kishte për qëllim marrjen e deklarimeve të 15 dëshmitarëve, të thirrur nga organi i posaçëm i akuzës.

Lista e dëshmitarëve:

1.   Eduard Meta

2.   Muhamet Petriti

3.   Alfred Qato

4.   Sabrina Qama

5.   Jonida Hoxhaj

6.   Jona Bejko

7.   Manjola Bunguri

8.   Algert Çifliku

9.   Marenglen Lika

10.  Klotilda Haxhiaj

11.  Kristi Grembi

12.  Vjola Bilçari

13.  Orjola Tane

14.  Ismet Elezaj

15.  Armand Çeçe

Të arrestuar për këtë dosje, janë vetëm tre ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k., të cilët e kanë përdorur për të fituar para publike nga tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Në lidhje me këtë dosje, SPAK ka marrë të pandehur shtetasit e mëposhtëm:

Redi Molla, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Mariglen Qato, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Taulant Tusha, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

Enton Punavija, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

Julian Zanaj, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Nestor Muhametllari, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”
Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, e akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Sipas organit të akuzës, në 12 procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë. Kjo kompani ka pëfituar tendera nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë gjatë kohës kur Redi Molla ka qenë drejtor, si dhe Mariglen Qato anëtar i Komisuionit të Vlerësimit të Ofertave.

The post Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për ish-drejtorët e dosjes “5D” (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Burg për zyrtarët e vegjël të dosjes “5D”, asnjë shenjë hetimi për Veliajn

By: user 4
17 June 2025 at 13:30

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg Eglantina Zeren, ish-anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo përfitoi ulje të dënimit dhe do të vuajë përfundimisht 8 muaj heqje lirie.

Zere është një nga të pandehurat në çështjen e njohur si “Dosja 5D”, ku në gjyq ndodhen edhe dy ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës: Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Gjykata dënoi gjithashtu me nga 9 muaj burg katër të pandehur të tjerë: Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati. Edhe këta persona përfituan nga procedura e gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me nga 6 muaj burg secili.

Të gjashtë të pandehurit u shpallën fajtorë për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”, në lidhje me procedura të dyshimta të prokurimit publik në Bashkinë e Tiranës.

The post Burg për zyrtarët e vegjël të dosjes “5D”, asnjë shenjë hetimi për Veliajn appeared first on Lapsi.al.

Dosja “5D”/ Gjykata dënon Eglantina Zeren, ja çfarë vendosi për të pandehurit e tjerë

By: V K
17 June 2025 at 13:32

Gjykata e Posaçme, ka dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Zere në cilësinë e anëtares se komisionit te vlerësimit të ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes “5D”, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.

The post Dosja “5D”/ Gjykata dënon Eglantina Zeren, ja çfarë vendosi për të pandehurit e tjerë appeared first on Albeu.com.

“Dosja 5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO për mungesë të trupës gjykuese

By: Ela
5 June 2025 at 10:29

Seanca gjyqësore për çështjen “Dosja 5D” është shtyrë për shkak të mosformimit të plotë të trupës gjykuese. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtarit Erjon Bani, i cili ndodhet në një trajnim të paracaktuar. Më herët, pjesë e trupës ka qenë gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka dhënë dorëheqjen pasi kishte shqyrtuar më parë […]

The post “Dosja 5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO për mungesë të trupës gjykuese appeared first on BoldNews.al.

Fraksioni i dytë i dosjes “5D”/ GJKKO dënon me shërbim prove ish-drejtoreshën e Veliajt

28 May 2025 at 12:39

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për një pjesë të të pandehurve të fraksionit të dytë të dosjes “5D”, ku janë të përfshirë drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për të pandehurit që akuzohen për abuzimet me tenderat e “Klubit Sportiv Tirana”, të fituara nga kompania “5D Konstruksion”, teksa pjesë e […]

The post Fraksioni i dytë i dosjes “5D”/ GJKKO dënon me shërbim prove ish-drejtoreshën e Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Dosja 5D/ GJKKO shpall vendimin, ja sa vite u dënuan katër prej të pandehurve

By: lindita
28 May 2025 at 12:39

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin në lidhje me fraksionin e dosjes “5D”, konkretisht për të pandehurit Deborah Keçi, Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera. Debora Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg, pezullim dhe shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. 5 vite jashtë funksioneve funksioneve publike. Deborah Keçi…

Source

Dosja 5D/ GJKKO shpall vendimin, ja me sa vite burg u dënuan të pandehurit

By: user7
28 May 2025 at 12:19

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë.

VENDIMET:

Deborah Keçi- Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.

8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.

5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike

Teuta Guri- Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik

Renaldo Gjerasi- 9 muaj

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Etion Mera- 9 muaj burg

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

The post Dosja 5D/ GJKKO shpall vendimin, ja me sa vite burg u dënuan të pandehurit appeared first on Lapsi.al.

Dosja “5D”/ GJKKO shpall vendimin, ja me sa u dënuan katër prej të pandehurve (EMRAT)

By: V K
28 May 2025 at 12:34

Gjykata e Posaçme, ka shpallur vendimin në lidhje me fraksionin e dosjes “5D”, konkretisht për të pandehurit Deborah Keçi, Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera.

Deborah Keçi, e cila është dënuar për shkelje të barazisë në tendera, është dënuar me 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 muaj burg, dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik.

Ndërkohë tre personat e tjerë, Teuta Guri Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera, janë dënuar fillimisht me 9 muaj burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar me 6 muaj burg.

Dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik 60 orë punë në interes publik për secilin prej tyre.

The post Dosja “5D”/ GJKKO shpall vendimin, ja me sa u dënuan katër prej të pandehurve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje

By: V K
22 May 2025 at 11:50

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si “Dosja 5D”, është shoqëruar me tensione mes avokatëve mbrojtës. Avokatët e të pandehurve Redi Molla dhe Denion Bogdani, depozituan një kërkesë për gjykim të shkurtuar dhe kërkuan që seanca të mos vijojë përpara se të merret një vendim për këtë kërkesë.

Në të njëjtën linjë, edhe avokatët e të pandehurve Ermir Beta dhe Ardian Leka kërkuan shtyrjen e seancës, duke u mbështetur në të njëjtin motivacion.

Ndryshe nga kolegët e saj, avokatja Evi Sheri, që përfaqëson Taulant Tushën, u shpreh kundër shtyrjes së seancës, duke insistuar që shqyrtimi gjyqësor të vijojë. Ky qëndrim shkaktoi përplasje dhe debat mes palëve në sallën e gjyqit.

Nga ana tjetër, prokurori Klodian Braho deklaroi se kërkesa për gjykim të shkurtuar nuk përbën arsye të mjaftueshme për të shtyrë seancën.

Në përfundim, Gjykata vendosi të tërhiqet për të marrë një vendim të ndërmjetëm lidhur me kërkesën e paraqitur.

The post Dosja “5D”/ Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje appeared first on Albeu.com.

Dosja 5D/ Tensione në seancë, kërkesat e të pandehurve shkaktojnë debat mes avokatëve

By: Ela
22 May 2025 at 11:40

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit. Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka depozituar një kërkesë për gjykim të shkurtuar. Ai ka kërkuar të mos nisë shqyrtimi gjyqësor i çështjes nëse më parë nuk jepet një vendim lidhur më këtë kërkesë. Gjithashtu avokatët […]

The post Dosja 5D/ Tensione në seancë, kërkesat e të pandehurve shkaktojnë debat mes avokatëve appeared first on BoldNews.al.

Dosja “5D”/ SPAK shpall pretencën për drejtoreshën e Veliajt dhe të pandehurit e tjerë (EMRAT)

By: V K
23 April 2025 at 13:48

Këtë të mërkurë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur pretencën në kuadër të fraksionit të dytë të dosjes të njohur si “5D”.

Për të pandehurën Deborah Keçi, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg. Për të, u kërkua që ekzekutimi i dënimit të pezullohet për një periudhë prej 2 vitesh.

Po ashtu, SPAK kërkon edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksionin publik për një periudhë prej 5 vitesh.

Në lidhje me të pandehurit Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj, Prokuroria kërkoi dënimin me 9 muaj burgim për secilin. Por, përfundimisht u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe vendosja në provë për dy vite.

Deborah Keci u kerkua denimi me 1 vit burg

Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj, 9 muaj burgim secili.

The post Dosja “5D”/ SPAK shpall pretencën për drejtoreshën e Veliajt dhe të pandehurit e tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Berisha: Pse Veliaj nuk u akuzua për 5D-në kur ishte pronar i hotelit 60-70 milionë €

By: user 6
4 April 2025 at 20:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë. Gjatë këtij takimi Berisha tha se Veliaj së bashku me të akuzuarit për aferën 5D kanë një hotel 20 kate, edhe pse kryebashkiaku nuk po merr asnjë akuzë për këtë gjë.

“A e patë hotelin e 5D-ve, një hotel qelqi 20 katësh? Çfarë ndodhi? Ato dy ditë, dy lajme ishin. Një vajzë që i thoshte në telefon, se ky është i lali Erit, hoteli, dhe sigurisht i tiji ishte. Dhe një qytetar digjital që më shkruante se, aksioneri i hotelit është, Olsi Rama.

Hetohet dosja, çohet në gjykatë dhe lali Eri nuk merr asnjë akuzë për 5D, që është përgjegjësi absolut numër 1 për 5D. Pse? Se hoteli, 60 apo 70 milionë euro, më i largëti dhe më i madhi në Shqipëri, është aksioner edhe klani mafioz Rama. Këto konfiskohen. Këto të gjitha marrin përgjigjen ligjore dhe u kthehen qytetarëve shqiptarë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

The post Berisha: Pse Veliaj nuk u akuzua për 5D-në kur ishte pronar i hotelit 60-70 milionë € appeared first on Lapsi.al.

Erisa Xhixho: Paratë e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar në gropat e korrupsionit të inceneratorit dhe kompanisë “5D”

By: V K
4 April 2025 at 14:25

Në një deklaratë për mediat, zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho,  u shpreh se në shkollat e Tiranës vijon edhe sot mësimi me turne, sepse paratë e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar në gropat e korrupsionit të inceneratorit dhe kompanisë “5D”.

Deklarata:

Në 12 vjet, arritja më e madhe e qeverisë së Edi Ramës ka qenë pasurimi i oligarkëve dhe rrënimi ekonomik i shqiptarëve. Informaliteti dhe pastrimi i parave që ka sjellë si pasojë zhvlerësimin drastik të euros, ka dëmtuar eksportuesit dhe fasonët, duke mbyllur mijëra vende pune e duke lënë pa të ardhura mijëra familje.

Shqiptarët kanë paguar miliarda lekë taksa, por nuk kanë marrë mbrapsht shërbime. Vetëm me taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, Bashkia e Tiranës ka mbledhur rreth 62 milionë euro.

Por në shkollat e Tiranës vijon edhe sot mësimi me turne. Sepse paratë e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar në gropat e korrupsionit të inceneratorit dhe kompanisë5D.

Kriza e çmimeve e ka rrënuar ekonominë familjare të shqiptarëve, por qeveria, e ka refuzuar propozimin tonë për reduktimin e TVSH-së për produktet e shportës.. Dhe është e njëjta qeveri që në vitin 2013 premtoi se do ta bënte zeronte atë. Mashtrim! TVSH në vend është sot 20%, më e larta në rajon.

Ne jemi të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale, për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Por kemi çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike dhe taksën më të lartë të karburanteve.

Të gjitha këto flasin qartë për mungesën e shtetit social në Shqipëri dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve. Sepse i vetmi prioritet i qeverisë së Edi Ramës ka qenë grabitja, korrupsioni, zhvatja dhe rritja e pandalshme e taksave.

Më 11 maj, duke votuar programin ekonomik “Made in Albania” të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Me programin tonë ekonomik, ne do të:
– Ulim numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.
– Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.
– Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
– Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
– TVSH do ulet në 15%.
– Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
– Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.
– Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.
– Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.
– Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.
– Taksa karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.
– Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri nuk do të taksohet për 5 vite kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore nuk do të taksohet për 8 vite.
– Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
– Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
– Për gratë, tatim-fitimi do të jetë zero për vitin e parë të biznesit. Do të subvencionohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
Me programin ekonomik “Made in Albania” do t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

The post Erisa Xhixho: Paratë e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar në gropat e korrupsionit të inceneratorit dhe kompanisë “5D” appeared first on Albeu.com.

Gjykata rrëzon gjykimin e shkurtuar për drejtorët e aferës 5D

3 April 2025 at 16:40

Procesi gjyqësor penal ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe pesë të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tyre në një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5D Konstruksion do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin […]

The post Gjykata rrëzon gjykimin e shkurtuar për drejtorët e aferës 5D appeared first on Reporter.al.

Dosja “5D”/ GJKKO nuk pranon gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat

By: V K
3 April 2025 at 10:57

Gjykata e Posaçme, ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e dosjes “5D”, Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.

Gjykata ka argumentuar se çështja nuk mund të zgjidhet me aktet aktuale.

Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e listës së dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave, ndërsa procesi vijon në Gjykatën e Posaçme.

The post Dosja “5D”/ GJKKO nuk pranon gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat appeared first on Albeu.com.

GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë të dosjes “5D”/ Dy ish-drejtoreshat Keçi e Zere pranojnë gjykimin e shkurtuar

By: V K
18 March 2025 at 15:08

Gjykata e Posaçme, ka kaluar për gjykim 9 ish-zyrtaret e fraksionit të ndarë të dosjes “5D”. SPAK thotë se kompania “5D”, zotëruar në mënyrë indirekte nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtor në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë, ka përfituar tendera në kundërshtim me ligjin nga “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Konkretisht, në vitin 2020, e pandehura Deborah Keçi, nën drejtimin e “Klubit Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në një tender.

Gjithashtu në vitin 2019, e pandehura Eglantina Zere nën drejtimin e “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me 4 të pandehur të tjerë, kanë favorizuar kompaninë V.A.S, e njëjtë me “5D”-në sipas SPAK në përfitimin e një tenderi rikonstruksioni.

Gjykimi ndaj tyre, do të krehët me procedurën e gjykimit të shkurtuar ç`ka do të thotë në fund atyre iu zbret 1/3 e dënimit.

Ndërkohë në fraksionin e parë të dosjes ku pjesë e saj janë 3 ish-drejtoret Molla, Tushe dhe Qato, si dhe administratoret e kompanisë janë ende në fazën e kërkesave paraprake, ku te gjithë personat në atë dosja kërkojë gjykim shkurtuar.

Në lidhje me fraksionin e dytë të dosjes “5D”, SPAK ka marrë të pandehur 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, më konkretisht dy ish-drejtoreshat Deborah Keçi dhe Eglantina Zere, si dhe ish-zyrtarët Teuta Guri, Rejnaldo Gjerazi, Jetjon Mera, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati.

Të 9 të pandehurit, akuzohen vetëm për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Dosja e parë që tashmë SPAK, ka mbyllur hetimet dhe është gati ta çojë në gjykatë, përbëhet nga 7 të pandehur, të cilët janë veçuar, si: Redi Molla, me detyrë ish-Drejtor i Ujësjellësit Tiranë; Mariglen Qato, ish-drejtor në departamentin Mbështetës; Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashki; Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit; Julian Zanaj, Drejtor i Prokurimeve në Bashki; Albano Janku, Drejtor i Planifikimit të Burimeve Njerëzore në Bashki; Nestor Muhamellari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion”. Akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës janë korrupsion pasiv dhe aktiv, refuzim për deklarim, shkelje të barazisë dhe pjesëmarrjes në tendera.

Hetimet

SPAK bën me dije se nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Sipas prokurorisë, e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve rezulton se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen se nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Sipas SPAK, e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.

“Provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Është provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qënë të paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere”, thuhet në njoftimin e SPAK.

The post GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë të dosjes “5D”/ Dy ish-drejtoreshat Keçi e Zere pranojnë gjykimin e shkurtuar appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Opozita sot sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës

By: V K
24 January 2025 at 08:21

Këtë të premte, opozita do të zhvillojë protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale.

Opozita ka zhvilluar dhjetëra protesta para Bashkisë së kryeqytetit, me qëllimin e vetëm që Veliaj të japë dorëheqjen dhe t’i dorëzohet drejtësisë, pasi ai akuzohet për mosdeklarim e fshehje pasurie, pastrim i produkteve kriminale dhe korrupsion aktiv e pasiv.

Pasi u përfshi në disa skandale, nisur nga inceneratori i Tiranës, shembjen e teatrit dhe më pas dosja “5D”, përfaqësuesit dhe mbështetësit e opozitës i bëjnë thirrje kryebashkiakut që të largohet nga posti, pasi sipas tyre ai është një hajdut që ka abuzuar për vite me radhë me fondet dhe taksat e qytetarëve të Tiranës.

Protesta do të nisë në orën 11:00 përpara Bashkisë Tiranë, ndërsa drejtuesi politik i Tiranës Belind Këlliçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive para bashkisë së Tiranës.

Kreu i “5D” dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë”, shkruan Këlliçi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Nesër, e premte, datë 24 janar, ora 11:00, sërish në protestë për të 43 herë!

Kreu i “5D” dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë!

Tirana nuk mund të vazhdojë më të vidhet barbarisht, ditën për diell. SPAK ta ndajë mendjen. Ose të zbatojë ligjin, ose të ulë qepenin!!!”, shprehet Belind Këlliçi.

The post Dosja “5D”/ Opozita sot sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Protesta/ Policia nuk bllokon rrugën, përplasje me deputetët e qytetarët

By: user7
10 January 2025 at 12:30

Opozita ka protestuar edhe këtë të premte para Bashkisë së Tiranës. Raportohet se ka patur përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve pasi policia nuk ka bllokuar rrugën ku po zhvillohet tubimi.

Kjo është protesta e 41 e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes “5D”.

The post Protesta/ Policia nuk bllokon rrugën, përplasje me deputetët e qytetarët appeared first on Lapsi.al.

❌
❌