Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Drejtori i Espanyol i “mbyll dyert” Kumbullës: Nuk jam optimist për një rikthim të tij

By: armand
13 July 2025 at 12:47

Marash Kumbulla, shqiptari, i cili luajti 35 ndeshje për Espanjolin sezonin e kaluar, duke u bërë qendërmbrojtësi më i shpeshtë i ekipit, duket se është larg spanjollëve. Përveç sigurimit prapavijës, mbrojtësi bënte paraqitje të shpeshta në zonën e penalltisë së kundërshtarit, duke shënuar tre gola. Kjo performancë pozitive kishte ngritur shqetësime në lidhje me një […]

The post Drejtori i Espanyol i “mbyll dyert” Kumbullës: Nuk jam optimist për një rikthim të tij appeared first on BoldNews.al.

“Prapaktheu” për Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar përgatitet për Serie A

By: S SH
25 June 2025 at 16:56

Edhe pse siguruan mbijetesën në LaLiga për sezonin e ardhshëm, Espanyol nuk arrit dot të blejë përfundimisht Marash Kumbullën. Kartonin e mbrojtësit shqiptar e zotëron Roma.

Por Kumbulla nuk pritet të qëndrojë gjatë në kryeqytetin e Italisë. Edhe pse Espanyol ofroi 7 milionë euro për të transferuar përfundimisht shqiptarin, kjo shifër ishte e pamjaftueshme për Romën.

Por siç raportojnë mediat italiane, Marash Kumbulla është pranë rikthimit tek Hellas Verona. Ekipi veronez ‘ëndërron’ një rikthim të shqiptarit në skuadër.

Problemi i vetëm që Marash Kumbulla të rikthehet te Verona është paga e tij, e cila është e lartë nga ajo që ofron Verona.

The post “Prapaktheu” për Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar përgatitet për Serie A appeared first on Albeu.com.

Roma nxjerr në shitje Kumbullën

By: redi
24 June 2025 at 19:15

Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla është vënë në qendër të merkatos verore. Ai luajti në huazim tek Espanyol në ligën spanjolle sezonin e shkuar, është në pronësi të skuadrës italiane të Romës. Verdhekuqtë janë të detyruar të shesin menjëherë, pasi i duhen 10 milionë euro arkëtime për të qenë korrekt me bilancet financiare. Roma ka përpiluar një listë të shpejtë për lojtarët që janë në shitje…

Source

Përfundoi huazimin tek Espanyol, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla është vënë në qendër të merkatos verore.

Kumbulla, i cili luajti në huazim tek Espanyol në ligën spanjolle sezonin e shkuar, është në pronësi të skuadrës italiane të Romës.

Sipas medieve italiane, verdhekuqtë janë të detyruar të shesin menjëherë, pasi i duhen 10 milionë euro arkëtime për të qenë korrekt me bilancet financiare.

“Corriere dello Sport” zbulon se Roma ka përpiluar një listë të shpejtë për lojtarët që janë në shitje, mes tyre është edhe emri i Marash Kumbullës.

Qendërmbrojtësi kuqezi mund të largohet, por vlera e tij e kartonit është një pengesë e fortë pasi Roma nuk ka ndërmend të shes nën kosto një lojtar që 4 vite më parë i kushtoi afro 26,5 milionë euro.

Espanyol mbetet në çdo rast një opsion për Kumbullën, pasi drejtuesit e ekipit spanjoll janë shumë të kënaqur me rendimentin e tij, por as që bëhet fjalë, të paktën për momentin, që të investojnë para kesh për të blerë Kumbullën, synojnë ta mbajnë në skuadër të paktën edhe për një tjetër vit në formë huazimi.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Përfundoi huazimin tek Espanyol, Roma nxjerr në shitje Kumbullën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati

By: S SH
4 June 2025 at 23:54

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma.

Ai ndihmoi klubin katalanas ti shpëtonte rënies nga kategoria, duke marrë trajtën e një “muri” të vërtetë në prapavijë.

Paraqitjet pozitive i ranë në sy edhe trajnerit Sylvinho, duke e thirrur në Kombëtare. Në prag të duelit me Serbinë, Kumbulla është shfaqur shumë i motivuar në rrjetet e tij sociale, ku përmes një postimi shkruan: “I lumtur që u ktheva në shtëpi! Gati për sfidat e ardhshme! Forca Shqipëria!”.

Vlen të përmendim se gjatë edicionit të shkuar futbollistik Kumbulla regjistroi 36 ndeshje në total, e përkthyer me 3 gola dhe 10 kartonë të verdhë.

Vlera e mbrojtësit 25 vjeçar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” shkon deri në 6 milionë euro.

Mbetet për tu parë nëse Sylvinho do i besojë pozitën e titullarit Marashit, aty ku konkurrenca është e madhe.

The post Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati appeared first on Albeu.com.

Gasperini në Romë, tekniku italian merr vendimin përfundimtar për Kumbullën

By: S SH
31 May 2025 at 18:25

Tashmë është zyrtare: Gian Piero Gasperini do të jetë trajneri i ri i Romës. Tekniku italian do të largohet nga Atalanta dhe pritet të marrë së shpejti drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.

Së bashku me Gasperinin, në Romë do të rikthehet edhe Marash Kumbulla, i cili aktualisht është i huazuar te Espanyoli.

Edhe pse ende pa u zyrtarizuar në stolin e Romës, trajneri italian ka marrë një vendim në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, Gasperini e vlerëson Kumbullën dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në kryeqytet.

Duke pasur parasysh edhe largimin e Mats Hummels, mbrojtësi shqiptar do të bëjë pjesë në skuadrën e Romës për sezonin e ardhshëm.

The post Gasperini në Romë, tekniku italian merr vendimin përfundimtar për Kumbullën appeared first on Albeu.com.

Leganes bie nga La Liga, Espanyoli i Kumbullës shpëton në javën e fundit

By: armand
24 May 2025 at 21:05

Në javën e fundit të La Ligës është përcaktuar dhe ekipi i tretë që do luajë sezonin e ri në Segunda Divizion dhe është Leganes, edhe pse fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Valladolid. Në anën tjetër, ekipi më i rrezikuar ishte Espanyol, i cili fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Las Palmas. Serinë e golave e […]

The post Leganes bie nga La Liga, Espanyoli i Kumbullës shpëton në javën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Shënoi gol ndaj Getafes, Kumbulla pjesë e formacionit më të mirë në La Liga

By: armand
22 April 2025 at 19:02

Marash Kumbulla është duke kaluar formën e tij më të mirë në Spanjë. Mbrojtësi kuqezi ishte vendimtar në ndeshjen e kësaj fundjave, ku me golin e tij i siguroi Espanjolit tre pikë ndaj Getafes. Performanca e tij është vlerësuar dhe nga ekspertët e futbollit të cilët e kanë vendosur 25 vjeçarin në formacionin e javës. […]

The post Shënoi gol ndaj Getafes, Kumbulla pjesë e formacionit më të mirë në La Liga appeared first on BoldNews.al.

Fundjava kuqezi, Pajaziti shënon golin e parë me Goricën, Kumbulla i jep fitoren Espanjolit

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër javë pozitive duke u aktivizuar si titullarë dhe duke dhuruar paraqitje të mira me klubet e tyra në Europë.

Adrion Pajaziti shënoi golin e tij të parë me fanellën e Goricës këtë fundjavë, ndërsa Marash Kumbulla realizoi një tjetër gol në sfidën ndaj Getafes, duke shënuar për Espanyolin.

Armando Broja luajti ndeshjen e tij të dytë si titullar me Evertonin, ku ishte në fushë për 63 minuta. Ndërkohë, Mirlind Daku kontribuoi me një asist në takimin kundër Dinamos së Moskës.

Titullarë këtë fundjavë ishin gjithashtu Rey Manaj, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elhan Kastrati dhe Enea Mihaj, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në radhët e Famalicaos.

Medon Berisha dhe Jasir Asani e nisën ndeshjen nga stoli, por dhanë gjithashtu kontributin e tyre për skuadrat respektive.

The post Fundjava kuqezi, Pajaziti shënon golin e parë me Goricën, Kumbulla i jep fitoren Espanjolit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Video/ Marash Kumbulla shkëlqen me Espanyolin, shënon golin e tretë sezonal

18 April 2025 at 22:51

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po kalon një formë mbresëlënëse këtë sezon me fanellën e Espanyolit në La Liga.

Në sfidën ndaj Getafes, Kumbulla realizoi golin e avantazhit në minutën e 39-të, pas një goditjeje precize me kokë që erdhi nga një këndore. Ky ishte goli i tij i tretë sezonal, ndërsa numëron 29 paraqitje deri më tani, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm në qendrën e mbrojtjes.

Performanca e tij pozitive është një sinjal shumë i mirë për Kombëtaren shqiptare, e cila po përgatitet për ndeshje të rëndësishme në vijim.

⚽ GOAL: Kumbulla

🇪🇸 Espanyol 1-0 Getafepic.twitter.com/lVAbrXv9Sk

— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 18, 2025

The post Video/ Marash Kumbulla shkëlqen me Espanyolin, shënon golin e tretë sezonal appeared first on Sot News | Lajme.

Marash Kumbulla vendimtar për Espanyolin – goli i tij siguron tri pikët ndaj Getafes

18 April 2025 at 23:11

Espanyoli ka marrë fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Getafes në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Golin e fitores në këtë takim për vendasit e shënoi reprezentuesi shqiptar Marash Kumbulla. 

Kumbulla realizoi në minutën e 39-të të ndeshjes për rezultatin 1-0, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores. 

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë takim, Kumbulla u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 8.1.

 

Përveç golit, Kumbulla pati pesë spastrime të topit nga zona, një goditje të blllokuar, katër ndërhyrje. 

Ai gjithashtu kompletoi 52 pasime me një saktësi prej 84 për qind, teksa i fitoi të gjitha duelet në të cilat ishte i përfshirë (katër). 

TU ALBANÉS DE CONFIANZA ⚔#LALIGAHighlights #EspanyolGetafe pic.twitter.com/KPTWsdoCXv

— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) April 18, 2025

25-vjeçari ka qenë këtë sezon një ndër lojtarët më të dalluar të Espanyolit dhe për të kjo ishte paraqitja e tij e 29-të në kampionat. 

Ai tashmë numëron tre gola të shënuar pas këtij që shënoi këtë mbrëmje dhe duket se ylli shqiptar nuk do të ndalet më kaq./Telegrafi/

The post Marash Kumbulla vendimtar për Espanyolin – goli i tij siguron tri pikët ndaj Getafes appeared first on Telegrafi.

Kumbulla në një tjetër udhëkryq merkatoje këtë verë, ja cila është dëshira e mbrojtësit kuqezi!

By: M C
18 April 2025 at 18:01

Ndërsa sezoni po i afrohet fundit, mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, duke lënë të hapur çdo skenar për vazhdimësinë e tij pasi huazimit tek Espanyoli është drejt përfundimit. “A do të kthehem te Roma? Nuk e di. Sinqerisht, nuk kam asnjë ide,” tha Kumbulla. “Jam këtu në huazim deri në fund të sezonit, më pëlqen këtu, por pastaj janë dy klubet që do të vendosin.”

Pavarësisht së ardhmes së paqartë, qendërmbrojtësi kuqezi nuk harroi të shprehet pozitivisht për klubin që zotëron kartonin e tij: “Roma? Dua të sqaroj se jam shumë i lumtur për mënyrën se si skuadra dhe shokët e mi kanë gjetur qetësinë dhe rezultatet me trajnerin Ranieri.”

Megjithatë, Kumbulla e ka mendjen të përqendruar plotësisht tek Espanyoli dhe objektivat e tanishëm: “Prioriteti im tani është Espanyoli: të qëndrojmë në La Liga dhe të qëndrojmë të bashkuar me tifozët është e vetmja gjë që kam në mendje. Largimi nga Roma ishte i nevojshëm për të gjetur veten. Nuk dua të tingëlloj mendjemadh, por disi e prisja që do të bëja mirë.”

Fjalë që reflektojnë pjekuri dhe vetëdije nga një lojtar që ka kaluar periudha të vështira, por që tani duket i rilindur në Spanjë. Të ardhmes i mbetet të zbulojë nëse rrugëtimi i tij do të vazhdojë në Romë apo në një destinacion të ri.

The post Kumbulla në një tjetër udhëkryq merkatoje këtë verë, ja cila është dëshira e mbrojtësit kuqezi! appeared first on Albeu.com.

Sfida ndaj Anglisë/ Kombëtarja niset për Londër, mbrojtësi kuqezi zhvillon stërvitje të diferencuar

By: Ardit
19 March 2025 at 09:44

Stërvitja e fundit e Kombëtares së futbollit të martën në ‘Shtëpinë e Futbollit’ e pa trajnerin Sylvinho në aksion, duke pasur grupin thuajse të plotë në dispozicion. Veç Marash Kumbullës që vijoi stërvitjen në palestër për shkak të lodhjes muskulore, pjesa tjetër e grupit ishte e plotë dhe u fokusua në përballjen kundër Anglisë, e […]

The post Sfida ndaj Anglisë/ Kombëtarja niset për Londër, mbrojtësi kuqezi zhvillon stërvitje të diferencuar appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, Kumbulla i veçuar

By: admin
19 March 2025 at 00:13

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Marash Kumbulla u stërvit i veçuar për shkak të një problemi fizik.

Në bisedimet mes ekipit mjekësor të Kombëtares dhe klubit të lojtari, është rënë dakord që ai t’i nënshtrohej një trajtimi të programuar, të cilin e ka aplikuar ditën e diel dhe i është rekomanduar pushim dy-ditor.

Para seancës stërvitore të radhës, do të bëhet vlerësimi për gjendjen e lojtarit dhe do të vendoset nëse do t’I bashkohet skuadrës në stërvitje.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Londrës. Të enjten kuqezinjtë do të mbyllin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, që do të luhet të premten në “Ëembley Stadium”, në orën 20:45.

The post Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, Kumbulla i veçuar appeared first on Albeu.com.

Intervista/ Kumbulla për “Sportitalia”: Asllani fenomen, Shpendi ka potencial… Romën s’e harroj prej tifozëve!

By: admin
8 February 2025 at 22:52

Me rastin e 25 vjetorit t lindjes redaksia e “Sportitalia” i ka marrë një intervistë Marash Kumbullës.

Në këtë dalje më të fundit përpara gazetarëve, mbrojtësi i Espanjolit është ndalur në disa tema mjaft interesante.

Çfarë mendoni për Asllanin e Interit dhe Kristian Shpendin e Çezenës?

“E njoh më mirë Asllanin, me të cilin kam luajtur në Kombëtare. Për mua ai ka cilësi shumë të larta teknike, godet shumë mirë më të dyja këmbët. E kam parë të bëjë shumë pak gabime me pasime të gjata apo goditje. Është ende i ri, mund të rritet dhe të piqet, por e ardhmja e tij është e garantuar. Shpendin nuk e njoh nga afër, por them se ka potencial të madh”.

Objektivat tuaja për të ardhmen e afërt, përtej zërave të merkatos?

“Sinqerisht, nuk po mendoj për këtë. Pas dëmtimit, mësova të vlerësoj shumë rutinën e përditshme, qoftë stërvitje apo ndeshje. Natyrisht, shpresoj që ta mbyll sezonin mirë duke shpëtuar nga rënia në Segunda, Espanjolin. Po jap gjithçka, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Kujtimi im më i lumtur në Romë?

Padyshim fitorja e Konferencës në Tiranë. Ishte kulmi i një rrugëtimi të bukur ku vuajtëm dhe u gëzuam së bashku. Më ka mbetur në mendje kur luanim takimet në shtëpi. “Olimpico” kthehej në një ambient ku gjithçka ziente.

The post Intervista/ Kumbulla për “Sportitalia”: Asllani fenomen, Shpendi ka potencial… Romën s’e harroj prej tifozëve! appeared first on Albeu.com.

Fitorja e Espanyolit ndaj Realit, Kumbulla: Performancë e shkëlqyer në një natë të paharrueshme!

By: armand
2 February 2025 at 12:29

Real Madrid pësoi disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës. Ai u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, […]

The post Fitorja e Espanyolit ndaj Realit, Kumbulla: Performancë e shkëlqyer në një natë të paharrueshme! appeared first on BoldNews.al.

Fitorja e Espanjolit kundër Realit, Kumbulla: Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme!

2 February 2025 at 12:21
Real Madrid pësoi disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës. Ai u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”,

VIDEO/ Espanyoli i Marash Kumbullës shtang Realin

By: admin
2 February 2025 at 00:01

Një mbrëmje jo për Realin e Madridit, është mposhtur 1-0 përballë Espanyolit të Marash Kumbullës. Mbrojtësi kuqezi ishte për 90 minuta në fushën e lojës dhe në fund u ndëshkua me karton të verdhë.

Madrilenët, pasi humbën Rüdiger, muri i fundit i bardhë që mbeti në këmbë, u thye, krijuan mundësinë për kundërshtarët të afrohen më shumë në garën për titull në La Liga.

Gjithçka u vendos nga një gol i Romero në minutën e 85-të, ndërsa në pjesën e parë u anullua një gol për Vinicius.

Joan Garcia, portieri i Espanyolit, ishte në një mbrëmje të madhe me pritjet e tij.

Limping Rudiger🤕

Get well soon Antonio🤞🤞#EspanyolRealMadrid #RCDE #RMFC #LaLiga #HalaMadrid #RealMadrid pic.twitter.com/Icmw6NCvrf

— Running Rüdiger (@RudigerRunning) February 1, 2025

The post VIDEO/ Espanyoli i Marash Kumbullës shtang Realin appeared first on Albeu.com.

Gol dhe 9 duele të fituara, Kumbulla më i miri në fushë te Espanjoli/ Shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit

25 January 2025 at 21:05
Marash Kumbulla zhvilloi një paraqitje fantastike me fanellën e Espanjolit në duelin ndaj Seviljas të luajtur në transfertë. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 15-të të sfidës në barazimin 1 me 1.   Në bazë të vlerësimit të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, Kumbulla rezulton lojtari me notën më të lartë te Espanjoli,

VIDEO/ Kumbulla i shënon Seviljas në La Liga, lojtari i Kombëtares “çmend” tifozët e tij në festë

By: admin
25 January 2025 at 19:27

Marash Kumbulla ka shënuar për Espanjol në Spanjë, për të zhbllokuar takim kundër Seviljas.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti rolin e sulmuesit në minutën e 15-të duke i shënuar Seviljas.

Takimi luhet në transfertë për Kumbullën me shokë. Ky gol ndërkohë ishte i dyti për të në kampionat.

Shikoni golin e Marash Kumbullës

The post VIDEO/ Kumbulla i shënon Seviljas në La Liga, lojtari i Kombëtares “çmend” tifozët e tij në festë appeared first on Albeu.com.

❌
❌