Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bebe Rexha duket atraktive dhe provokuese në pozat e realizuara mbi veturën e saj “Porsche”

24 July 2025 at 19:25

Bebe Rexha ka shpërndarë disa foto të mahnitshme në Instagram, duke u fokusuar në një set të veçantë pozash me një Porsche të zezë, duke tërhequr vëmendjen e fansave të saj me stilin e saj unik dhe sharm.

Këngëtarja, e njohur për energjinë dhe natyrën e saj të guximshme, ka shfrytëzuar këtë moment për të shfaqur një anë të re të vetes së saj, duke miksuar pasionin për muzikën dhe luksin.

Në disa nga fotografitë e postuara, Bebe ka pozita të theksuara mbi makinën Porsche, duke sjellë një stil të sofistikuar dhe seksi.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo është e veshur me një kostum të thjeshtë të zi dhe një shall me dy gëzhoja të mëdha, i cili e thekson pamjen e saj elegante dhe tërheqëse. Pozitat e saj janë të ngjashme me ato që shohim në pasarela mode, duke bërë që këto foto të duken si një kombinim i luksit dhe artit të fotografisë.

Një tjetër seri fotoreportazhesh ka qenë një set i vogël polaroidësh, ku Bebe ka përdorur një llokë të ngjashme për të shfaqur anën e saj më të intimitetit dhe krijueshmërisë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Lidhur me këtë moment, ajo ka postuar gjithashtu një foto të shkrepur në një ambient të brendshëm, ku përmban një atmosferë të ngrohtë dhe të bukur, e cila nënvizon stilin e saj modern dhe të rafinuar. Ngjyrat neon dhe detajet e ambientit përputhen me pamjen e saj të fuqishme dhe të vetëbesuar.

Në disa prej fotove të tjera, Bebe është bashkë me një mik, duke ndarë një moment më të relaksuar, që tregon se ajo është gjithashtu një person shumë miqësor dhe i hapur.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Atmosfera e këtyre pamjeve tregon se Bebe Rexha është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të lidhur kreativitetin dhe jetëshmërinë e saj në mënyra unike. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Bebe Rexha duket atraktive dhe provokuese në pozat e realizuara mbi veturën e saj “Porsche” appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha rikujton fillimet e saj si tekstshkruese me këngën “Lucifer” të SHINee – 15 vite nga momenti historik

19 July 2025 at 08:59

Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë një moment të veçantë nga karriera e saj në një postim emocional në InstaStory, duke kujtuar fillimet e saj si tekstshkruese.

Ajo ka reaguar ndaj një postimi të faqes së njohur Pop Base, e cila theksonte se pikërisht 15 vite më parë, Bebe Rexha kishte fituar kredencialin e saj të parë si autore teksti në industrinë muzikore, me këngën “Lucifer” të grupit të njohur K-pop, SHINee.

Në reagimin e saj, Bebe shkruan: “Merita ime e parë si tekstshkruese ishte kjo këngë dhe në atë kohë muzika K-pop nuk ishte aq popullore ndërkombëtarisht sa është tani. Mendoj se e kam shkruar kur isha 17 ose 18 vjeç. Doli pak kohë pasi e shkrova”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ky kujtim emocionues vjen në një kohë kur Bebe Rexha konsiderohet si një nga emrat më të suksesshëm në industrinë ndërkombëtare të muzikës, me disa hite botërore dhe bashkëpunime me artistë të mëdhenj.

Megjithatë, përmes këtij postimi, ajo i rikujton ndjekësve se suksesi i saj filloi shumë herët dhe se rruga e saj artistike është ndërtuar mbi përkushtim dhe punë të palodhur që nga mosha e re.

Kënga “Lucifer” e SHINee u publikua më 2010 dhe u bë një ndër hitet më të mëdha të grupit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e ndikimit të muzikës K-pop jashtë Koresë së Jugut.

Fakti që një artiste si Bebe Rexha ishte pjesë e krijimit të saj që në fillimet e saj tregon potencialin e jashtëzakonshëm që ajo kishte shfaqur që në adoleshencë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ky moment përfaqëson jo vetëm një pikënisje të rëndësishme për karrierën e Bebes, por edhe një kontribut të hershëm në një valë muzikore që më vonë do të pushtonte botën. /Telegrafi/

The post Bebe Rexha rikujton fillimet e saj si tekstshkruese me këngën “Lucifer” të SHINee – 15 vite nga momenti historik appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha s’i reziston trendit të ri, por fansat kanë dyshime për “lodrën Labubu”

By: gaze tare
16 July 2025 at 12:07

Bebe Rexha i është bashkuar trendit më të ri të lodrave koleksionuese, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një “Labubu” simpatik që e mban në dhomën e gjumit.

“Çfarë mendoni për të?”, pyeti ajo, por jo të gjithë reaguan me të njëjtin entuziazëm. Një ndjekës e quajti lodrën “demonike” dhe i sugjeroi ta “gjuante larg”.

Bebe, si gjithmonë me humorin e saj të veçantë, vendosi ta publikojë mesazhin, duke treguar se nuk e merr seriozisht dramën e rrjeteve sociale.

The post Bebe Rexha s’i reziston trendit të ri, por fansat kanë dyshime për “lodrën Labubu” appeared first on iconstyle.al.

Edhe Bebe Rexha blen lodrën e famshme ‘Labubu’ – por merr paralajmërime nga fansat: Është djallëzore, hidhe tutje

16 July 2025 at 10:18

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar trendit të ri të lodrave koleksionuese, duke e blerë një “Labubu”, një nga lodrat më virale të momentit.

E entuziazmuar për blerjen e saj të re, interpretuesja e hitit “In The Name Of Love” ndau një fotografi në Instastory ku tregonte lodrën simpatike që mbante pranë vetes në dhomën e gjumit.

Në mbishkrimin e fotografisë, Bebe pyeti ndjekësit e saj: “Çfarë mendoni për të?”, duke e shoqëruar postimin me emocione pozitive.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Por jo të gjithë ndjekësit e saj ndanë të njëjtin entuziazëm. Njëri prej tyre i shkroi një mesazh privat, duke e quajtur lodrën “demonike (djallëzore)” dhe duke i kërkuar këngëtares që ta “gjuajë larg”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Mesa duket, mesazhi iu duk mjaft interesant Bebes, e cila vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e bërë edhe më të qartë që as komentet më të çuditshme nuk ia zbehin entuziazmin për koleksionin e saj të ri.

Ky veprim tregoi edhe një herë sensin e humorit dhe natyrën spontane të këngëtares shqiptare, e cila vazhdon të mbajë kontakt të ngushtë me fansat, edhe për temat më të pazakonta. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Edhe Bebe Rexha blen lodrën e famshme ‘Labubu’ – por merr paralajmërime nga fansat: Është djallëzore, hidhe tutje appeared first on Telegrafi.

Katër ekipet kosovare mësojnë kundërshtaret në EHF European Cup

15 July 2025 at 12:41

Plot katër skuadra kosovare të hendbollisteve do të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Të gjitha ekipet fillojnë prej raundit të dytë, ku gjithsej paraqiten 50 skuadra evropiane.

Kampionia e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, do të përballet me skuadër greke, AEP Panorama, ku llogaritet favorite.

Në Kupën Evropiane paraqiten edhe nënkampionia, Samadrexha, e cila do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK.

Finalistja e Kupës, Ferizaj, do të përballet me Jumi Salernon e Italisë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup), teksa Shqiponja e Gjakovës do të ketë kundërshtar të vështirë, pasi do të përballet me skuadrën zvicerane Winterthur.

Në këtë raund do të luhen nga dy ndeshje, një në shtëpi e një në udhëtim, ku 25 skuadrat më të mira të raundit të dytë kualifikohen në raundin e tretë.

Ndeshjet e raundit të dytë janë paraparë të zhvillohen më 27/28 shtator dhe 4/5 tetor. /Telegrafi/

The post Katër ekipet kosovare mësojnë kundërshtaret në EHF European Cup appeared first on Telegrafi.

Varrezat mbulohen nga barishtet dhe plehrat, Rexha i Tropojës urdhër banorëve: Pastrojeni vetë!

By: Oldi
14 July 2025 at 11:59

Në fshatin Margegaj të Tropojës, varrezat e komunitetit ndodhen në një gjendje të turpshme dhe të braktisur, të mbuluara nga barërat e gjatë dhe mbeturinat. Pamjet e fundit nga terreni tregojnë një situatë që ka shkaktuar indinjatë të thellë tek banorët, të cilët prej muajsh kërkojnë zgjidhje nga autoritetet lokale, por pa asnjë rezultat. Pavarësisht […]

The post Varrezat mbulohen nga barishtet dhe plehrat, Rexha i Tropojës urdhër banorëve: Pastrojeni vetë! appeared first on BoldNews.al.

Bebe Rexha ndez skenën e festivalit ‘Intencity’ në Rumani me performancë spektakolare

1 July 2025 at 07:20

Artistja shqiptare me renome botërore, Bleta Bebe Rexha, ka dhuruar një prej performancave më elektrizuese të verës gjatë qëndrimit të saj të fundit në Rumani.

Ajo ishte e ftuara speciale në edicionin e sivjetmë të Intencity Festival, që u mbajt në qytetin Craiova, ku pushtoi skenën me energjinë dhe hitet e saj të njohura globalisht.

Atmosfera në koncert ka qenë magjepsëse, me turmën që këndonte bashkë me të çdo varg. Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Bebe Rexha shihet duke interpretuar disa nga sukseset e saj më të mëdha si “I’m Good (Blue)”, “Meant To Be”, “Me, Myself and I”, si dhe këngën legjendare “The Monster”, që ajo e ka shkruar për dyshen Rihanna dhe Eminem. Reagimet e publikut ishin të jashtëzakonshme, me entuziazëm dhe duartrokitje që nuk pushuan gjatë gjithë shfaqjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @teambrexha

Përveç performancës, këngëtarja me origjinë shqiptare u vlerësua edhe për paraqitjen e saj në skenë, duke dëshmuar edhe një herë se është një prej emrave më të fuqishëm të muzikës pop në skenën ndërkombëtare.

Bebe Rexha do të vazhdojë turneun e saj veror me paraqitje në festivale të tjera në vende si Zvicra, Gjermania dhe disa shtete të tjera evropiane, duke sjellë muzikën e saj pranë fansave në çdo cep të kontinentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rexhar Reelz (@rexhar_reelz)

Rexha, e cila prej vitesh po shkëlqen në industrinë muzikore ndërkombëtare, vazhdon të mbetet një ambasadore e denjë e muzikës shqiptare në botë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @teambrexha

The post Bebe Rexha ndez skenën e festivalit ‘Intencity’ në Rumani me performancë spektakolare appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha sjell një sërë fotografish të reja nga pushimet verore në Koraci me prindërit

26 June 2025 at 21:34

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja nga pushimet e saj në Kroaci, duke sjellë një atmosferë verore plot stil dhe ngrohtësi familjare.

Artistja me prejardhje shqiptare kaloi disa ditë të qeta në Dubrovnik dhe Split në fillim të qershorit, ku u shoqërua nga prindërit e saj, Flamuri dhe Bukurija.

Gjatë qëndrimit në bregdetin adriatik, Bebe ka shijuar diellin, detin dhe qetësinë që ofronin këto destinacione të preferuara mesdhetare.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me veshje plazhi dhe bikini të ndryshme, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe duke reflektuar vetëbesim e relaks.

Po ashtu, nuk mungojnë momentet e dashura me familjen, ku ajo shihet në shëtitje në qytetin e vjetër të Dubrovnikut – një peizazh historik që përshtatet në mënyrë perfekte me atmosferën e qetë të udhëtimit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë që fansat vazhdojnë të komentojnë për pamjen e saj dhe lidhjen e ngushtë me prindërit, Bebe Rexha ndodhet aktualisht në Londër, ku është duke punuar për projektet e saj të reja muzikore.

Artistja ka premtuar surpriza për këtë verë dhe duket se pushimet në Kroaci i kanë dhënë energjinë e duhur për fazën e radhës në karrierën e saj. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Bebe Rexha sjell një sërë fotografish të reja nga pushimet verore në Koraci me prindërit appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha publikon fotografi të reja nga pushimet luksoze në Kroaci – shfaqet elegante me fustan të zi në Hvar

13 June 2025 at 07:20

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar disa fotografi të reja nga pushimet që po i kalon në brigjet piktoreske të Kroacisë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale, 35-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi me dekolte të hapur, ndërsa pozon në disa lokacione të bukura në qytetin bregdetar Hvar.

Pamjet sugjerojnë se Bebe po shijon çaste të këndshme dhe relaksuese në shoqërinë e familjarëve të saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja e hitit ndërkombëtar “In The Name Of Love” është rikthyer në Ballkan pas një viti.

Kujtojmë se verën e kaluar ajo ishte e pranishme në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa më pas vizitoi edhe vendlindjen e babait të saj, fshatin Dibër në Maqedoninë e Veriut.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë, përmes disa postimeve të fundit, Bebe Rexha ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të sjell projekte të reja muzikore.

Ajo ka treguar se është duke punuar intensivisht në albumin e saj të radhës, duke eksperimentuar me tinguj të freskët dhe bashkëpunime të papritura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Me këtë paralajmërim, artistja ka ngjallur pritshmëri të larta mes ndjekësve të saj që mezi presin të dëgjojnë projektin e saj të ri. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Bebe Rexha publikon fotografi të reja nga pushimet luksoze në Kroaci – shfaqet elegante me fustan të zi në Hvar appeared first on Telegrafi.

“E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti

By: D Marku
10 June 2025 at 17:17

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka zgjedhur këtë verë të kalojë pushimet në Ballkan, duke u kthyer më afër rrënjëve të saj.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi ku shihet duke shijuar ditët e nxehta verore në brigjet e Kroacisë, më saktë në qytetin e bukur të Splitit.

Në këto imazhe, Bebe Rexha shfaqet në shoqërinë e familjarëve dhe pjesëtarëve të stafit të menaxhmentit të saj, duke përjetuar momente relaksi dhe argëtimi larg skenave të koncerteve dhe xhirimeve.

Fotografitë me bikini nuk munguan, teksa artistja e njohur për hitin “I’m A Mess” nuk heziton të tregojë linjat e saj trupore, duke shfaqur besimin dhe stilin e saj unik.

Ky vizitë në Ballkan nuk është vetëm një rast për pushim, por edhe një mënyrë për të qenë më pranë vendit të origjinës së saj.

Bebe Rexha vjen nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo periudhë pushimi duket se i jep mundësinë të rilidhet me rrënjët e saj kulturore dhe familjare.

Fansat e këngëtares kanë shprehur entuziazëm dhe mbështetje për zgjedhjen e saj, ndërsa Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur dhe të pëlqyer në industrinë muzikore ndërkombëtare

The post “E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti appeared first on Albeu.com.

“Jo, unë nuk dorëzohem” – Bebe Rexha hap zemrën për betejat pas famës

By: gaze tare
7 June 2025 at 13:23

Bebe Rexha, artistja shqiptaro-amerikane që prej vitesh ka shënuar sukses ndërkombëtar në skenën e muzikës pop, ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një rrëfim personal dhe emocional që ka prekur thellësisht ndjekësit e saj.

Në një seri postimesh në InstaStory, Bebe flet pa filtra për rrugëtimin e saj, duke zbuluar për herë të parë pasiguritë, presionin dhe padrejtësitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj. “Shkrimi i këngëve ka qenë dashuria ime më e madhe, por në një moment, gjithçka u bë tepër e ndërlikuar,” shprehet ajo, duke treguar se suksesi shpesh shoqërohet me humbjen e kontrollit mbi artin dhe vetveten.

Ajo rrëfen sesi dëshira për të kënaqur të gjithë ndikoi në thelbin e krijimtarisë së saj. “Kur ndjek vetëm ‘hitin’, rrezikon të humbasësh zërin tënd të vërtetë,” pranon ajo, duke reflektuar për kompromiset artistike që shpesh fshihen pas muzikës që arrin majat e klasifikimeve.

Bebe flet edhe për momentet kur është ndier e përjashtuar dhe e penguar qëllimisht në industrinë muzikore, jo për mungesë talenti, por për shkak të politikave të brendshme dhe qëndrimeve të saj të sinqerta. “Nuk e kam puthur egon e askujt. Dhe për këtë, jam ndëshkuar,” shkruan ajo hapur.

Megjithatë, mes zhgënjimeve, ajo mbetet e palëkundur: “Nuk jam nga ato që dorëzohen. Jam luftëtare. Do ndalem vetëm kur të zgjedh vetë, jo sepse dikush tjetër vendos për mua.”

The post “Jo, unë nuk dorëzohem” – Bebe Rexha hap zemrën për betejat pas famës appeared first on iconstyle.al.

Me dekolte të hapur dhe fustan elegant, Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në eventin privat të organizuar nga Airbnb

3 June 2025 at 18:34

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të mrekullueshme së fundmi në Los Angeles, ku ka shkëlqyer me stil dhe elegancë.

Artistja e hitit “Me, Myself and I” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të zi me dekolte të theksuar, që thekson linjat e saj elegante dhe i jep një pamje të sofistikuar.

Në pozat e publikuara, Bebe duket plot vetëbesim, me një nur prej një ylli të vërtetë të përmasave globale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përkrah imazheve, ajo ka shkruar: “Faleminderit Airbnb që më mundësuat këtë përvojë fantastike Omakase! Kaluam një kohë të mrekullueshme dhe mezi presim ta përsërisim”.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansa nga mbarë bota, që e vlerësojnë jo vetëm për talentin muzikor, por edhe për stilin e saj unik dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm një ikonë e muzikës ndërkombëtare, por edhe një emër i pandalshëm në modë dhe stil jetese. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

The post Me dekolte të hapur dhe fustan elegant, Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në eventin privat të organizuar nga Airbnb appeared first on Telegrafi.

Zëri i gazetarëve të Kosovës në Evropë, kryetari i AGK-së bëhet pjesë e bordit të Federatës Evropiane të Gazetarëve

3 June 2025 at 14:29

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha është zgjedhur sot si anëtarë i bordit të Federatës Evropiane të Gazetarëve.

Kjo është hera e parë që një gazetar shqiptar i bashkohet kësaj federate. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi.

“Për herë të parë një gazetar shqiptar dhe përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i bashkohet bordit të Federatës Evropiane të Gazetarëve, një moment historik për gazetarinë në Kosovë”, ka shkruar Mulliqi.

Ajo ka shtuar se nga sot zëri i tij do të dëgjohet në emër të të gjithë punonjësve medial në mbarë Evropën.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka theksuar se zgjedhja e Xhemajl Rexhës në Bordin Drejtues të EFJ-së përfaqëson një njohje të rëndësishme për punën e AGK-së në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe promovimin e lirisë së shtypit në Kosovë.

“Ky zhvillim forcon zërin e gazetarëve të Kosovës dhe rajonit, në arenën evropiane dhe hap rrugë për bashkëpunime të reja në mbrojtje të standardeve profesionale dhe etike në gazetari”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Kjo ishte hera e parë që EFJ mbajti një takim statutor në Hungari, duke mbledhur mbi 120 gazetarë dhe përfaqësues sindikalë nga 38 vende evropiane. Në këtë takim u zgjodhën 7 nga 11 kandidatët për anëtarë të Komitetit Drejtues për një mandat trevjeçar, si dhe u zgjodhën Presidentja Maja Server dhe Nënkryetari i ri i EFJ-së, Pablo Auiqel Garbarini (SNJ-CGT, Francë). Përpos Rexhës, anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues të EFJ-së janë: Andrea Roth (DJV, Gjermani), Allan Boye Thulstrup (DJ, Danimarkë), Renske Heddema (NJV, Holandë), Antonis Repanas (ESIEMTH, Greqi), Aise Banu Tuna (TGS, Turqi) dhe Sergiy Tomilenko (NUJU, Ukrainë).

Bordi Drejtues i EFJ-së është organi më i lartë ekzekutiv i organizatës, që mbledhë reth 300 mijë anëtarë nga i gjithë kontineti. Bordi e ka përgjegjësinë të sigurojë që veprimtaritë dhe projektet e federatës të jenë në përputhje me objektivat strategjike, të mbikëqyrë zbatimin e politikave, të miratojë buxhetet dhe të mbrojë interesat e anëtarëve në nivel evropian.

Anëtarët e këtij Bordi janë përgjegjës për vendimmarrje strategjike dhe për të siguruar që federata të funksionojë në mënyrë efikase dhe transparente. /Telegrafi/

The post Zëri i gazetarëve të Kosovës në Evropë, kryetari i AGK-së bëhet pjesë e bordit të Federatës Evropiane të Gazetarëve appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha bën histori në muzikën country: Në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

By: D Marku
30 May 2025 at 11:43

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më të dëgjuara të muzikës country në shekullin 21, të publikuar nga Billboard.

Kënga “Meant To Be”, bashkëpunimi i saj me Florida Georgia Line, ka zënë majën e kësaj liste prestigjioze, duke lënë pas emra të mëdhenj të zhanrit country dhe duke konfirmuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Rexhës edhe jashtë kufijve të pop-it ku ajo u bë e njohur fillimisht.

Vetë këngëtarja ndau këtë arritje në Instagram me ndjekësit e saj, duke rishpërndarë postimin zyrtar të Billboard dhe duke shprehur krenarinë për vendin që i është dhënë në historinë e muzikës amerikane.

Lista është hartuar duke analizuar performancën e këngëve në tabelën Top Country Songs gjatë 25 viteve të para të këtij shekulli, dhe prania e një shqiptareje në krye të saj është një moment historik për muzikën dhe përfaqësimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

The post Bebe Rexha bën histori në muzikën country: Në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit appeared first on Albeu.com.

Bebe Rexha bën histori në muzikën country: Në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

By: gaze tare
30 May 2025 at 10:07

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më të dëgjuara të muzikës country në shekullin 21, të publikuar nga Billboard.

Kënga “Meant To Be”, bashkëpunimi i saj me Florida Georgia Line, ka zënë majën e kësaj liste prestigjioze, duke lënë pas emra të mëdhenj të zhanrit country dhe duke konfirmuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Rexhës edhe jashtë kufijve të pop-it ku ajo u bë e njohur fillimisht.

Vetë këngëtarja ndau këtë arritje në Instagram me ndjekësit e saj, duke rishpërndarë postimin zyrtar të Billboard dhe duke shprehur krenarinë për vendin që i është dhënë në historinë e muzikës amerikane.

Lista është hartuar duke analizuar performancën e këngëve në tabelën Top Country Songs gjatë 25 viteve të para të këtij shekulli, dhe prania e një shqiptareje në krye të saj është një moment historik për muzikën dhe përfaqësimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

The post Bebe Rexha bën histori në muzikën country: Në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit appeared first on iconstyle.al.

Bebe Rexha publikon një video nga një intervistë e para 10 viteve, ndryshimi i saj në një dekadë është dukshëm i madh

By: D Marku
28 May 2025 at 19:40

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një kujtim të veçantë nga e kaluara, duke rishpërndarë një video që rikthen emocionet e fillimeve të saj si artiste në skenat e mëdha muzikore.

Videoja, e cila fillimisht ishte publikuar nga një faqe fansash, e tregon Beben në vitin 2015, duke folur me entuziazëm për turneun e saj me Nick Jonas, në një periudhë kur karriera e saj sapo kishte nisur të marrë hov në tregun ndërkombëtar.
Ajo shfaqet në një version krejt tjetër nga ai që publiku njeh sot – me flokë të zeza, më e dobët në pamje, por me po të njëjtin pasion për muzikën dhe skenën.

Sot, pas plot 10 vitesh, Bebe Rexha jo vetëm që ka ndryshuar stilin – tashmë e njohur për pamjen e saj karakteristike si bionde – por edhe ka ndërtuar një karrierë të fuqishme ndërkombëtare. Ajo ka publikuar tre albume në treg, ka katër këngë me mbi një miliard dëgjime, ka fituar çmime të shumta muzikore dhe është nominuar katër herë për Grammy, një arritje e jashtëzakonshme për një artiste shqiptare në skenën globale.


Ky moment i thjeshtë i ndarë me fansat, dëshmon jo vetëm për rrugëtimin artistik të Bebe Rexhës, por edhe për lidhjen e saj të pandërprerë me publikun që e ka ndjekur dhe mbështetur që në hapat e parë të karrierës.

The post Bebe Rexha publikon një video nga një intervistë e para 10 viteve, ndryshimi i saj në një dekadë është dukshëm i madh appeared first on Albeu.com.

Bebe Rexha befason ndjekësit me ndryshimin në pamje, ja si duket ajo (Foto)

22 May 2025 at 13:13

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të re ku shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Në “story”-n që ka ndarë me fansat, Bebe shfaqet me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të errët, duke hequr dorë përkohësisht nga pamja e saj karakteristike prej biondeje.Ky ndërrim në pamje tregon se ajo është një artiste që gjithmonë është e hapur për të eksperimentuar me stilin e saj dhe për të sjellë diçka të re dhe freskuese për ndjekësit e saj.

Reagimet nga ndjekësit kanë qenë të shumta dhe pozitive. Shumë prej tyre e kanë lavdëruar guximin e saj për të ndryshuar dukjen dhe për të përballur stereotipet e bukurisë. Bebe Rexha tregon se ka shumë aspekte të saj që ajo dëshiron të shprehi, dhe kjo pamje është një shembull i fuqishëm i transformimit personal dhe artistik.

The post Bebe Rexha befason ndjekësit me ndryshimin në pamje, ja si duket ajo (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Bebe Rexha befason ndjekësit me pamjen e re, largohet nga dukja e zakonshme prej biondeje

By: D Marku
22 May 2025 at 11:12

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të re ku shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Në “story”-n që ka ndarë me fansat, Bebe shfaqet me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të errët, duke hequr dorë përkohësisht nga pamja e saj karakteristike prej biondeje.

Veshja e saj “all black”, rrjeta në duar dhe varësja metalike i japin një stil “rock” dhe rebel Me një shikim të thellë në aparat dhe gjestin klasik të dy gishtave në formë “peace”, Bebe Rexha konfirmon edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin dhe imazhin e saj publik.

Kjo pamje ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjet, duke shtuar kureshtjen për ndonjë projekt të ri që mund të vijë së shpejti nga artistja e njohur, që bie dukshëm në sy dhe përçon një imazh të fuqishëm artistik.

The post FOTO/ Bebe Rexha befason ndjekësit me pamjen e re, largohet nga dukja e zakonshme prej biondeje appeared first on Albeu.com.

Bebe Rexha ndan me ndjekësit disa nga paraqitjet e saj më atraktive së fundmi

13 May 2025 at 19:39

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke treguar copëza nga aktivitetet e saj të fundit.

Ylli i muzikës pop ka befasuar ndjekësit me një përzierje imazhesh personale dhe profesionale, të cilat shpalosin jetën dinamike që ajo po jeton.

Në një nga fotografitë e publikuara, Bebe shihet e shtrirë dhe e relaksuar në dhomën e saj të gjumit, duke reflektuar një moment qetësie dhe intimiteti.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një tjetër imazh e tregon atë me syze dielli, duke luajtur si DJ në një festë të mbajtur së fundmi në Los Angeles – një dëshmi e energjisë dhe shumëdimensionalsisë së saj artistike.

Po ashtu, disa nga postimet fokusohen në përgatitjet që ajo ka bërë për Met Gala, një nga ngjarjet më prestigjioze të modës në botë, ku Bebe ka spikatur me stilin dhe prezencën e saj të jashtëzakonshme.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Krahas angazhimeve në modë dhe evente të njohura, Bebe Rexha është gjithashtu në proces të krijimit të projekteve të reja muzikore.

Në një video të shpërndarë në InstaStory, ajo u shfaq në studio muzikore bashkë me DJ-in e famshëm David Guetta, me të cilin ka krijuar disa nga hitet më të mëdha të karrierës së saj – përfshirë “I’m Good (Blue)”, “Say My Name” dhe “Hey Mama”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Me një prani të fortë në skenën ndërkombëtare dhe një lidhje të vazhdueshme me fansat përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm një artiste e suksesshme, por edhe një figurë e dashur që di si të ndajë momentet e saj të sinqerta dhe inspiruese me publikun. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

The post Bebe Rexha ndan me ndjekësit disa nga paraqitjet e saj më atraktive së fundmi appeared first on Telegrafi.

115 vjet nga lindja e atdhetarit, Zekeria Rexha

By: Kult Plus
12 May 2025 at 13:33

Më 12 maj 1910 në Gjakovë lindi Zekeria Rexha. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje dhe në vitin 1925 së bashku me familje u vendos në Tiranë.

Shkollën e mesme e kreu në Liceun frëng në Korçë, kurse studimet e larta i ndoqi ne Francë. Në vitin 1941 u kthye në Gjakovë ndërsa një vit më vonë themeloi dhe drejtoi Shkollën e parë Normale shqipe në këtë qytet.

Ishte pjesëmarrës dhe kryesues i Konferencës Historike të Bujanit nga 30 dhjetor 1943 – 1 janar 1944. Është edhe hartuesi dhe nënshkruesi i Rezolutës së kësaj Konference për vetëvendosje pas çlirimit të vendit. Nga marsi 1958 kur u dëbua me dhunë nga Kosova nga pushteti i atëhershëm jugosllav e deri sa vdiq jetoi në Shqipëri. Vdiq në Tiranë më 26 shkurt 1972. / KultPlus.com

❌
❌