Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Më e forta në Botë/ Distria Krasniqi kalon gra e burra, në krye të klasifikimit në xhudo

By: xhir jeta
24 June 2025 at 12:49

Që ishte e fortë, kjo dihej. Por tani është me e forta në botë. Xhodoka e Kosovës, Distria Krasniqi është ngjitur në krye të renditjes botërore të xhudos, dukë lënë pas këdo, sportiste vajza të të gjitha kategorive, por edhe të gjithë sportistët meshkuj të kësaj disipline.

Me medaljen e argjendit të fituar në Botërorin e Budapestit, Krasniqi mori 1400 pikë, duke u ngjitur në kuotën e 7055 pikëve.

Askush si ajo jo vetëm në kategorinë deri në 52 kilogram ku garon, por edhe në peshat e tjera të xhudos për meshkuj dhe femra.

Në këtë mënyrë, sportisja nga Kosova le pas koleget e saj më të famshme si francezia medaliste olimpike Amandine Buchard, apo kampionen e botës në fuqi, japonezen Uta Abe.

Arritja e Distria Krasniqit bëhet më madhështore, duke parë që në renditjen e përgjithshme të përditësuar nga Federata Botërore e Xhudos, ajo mban me nder rripin e zi, ndërsa le pas emrat më të njohur të xhudos për meshkuj si rusin Inal Tasoev apo japonezin Sanshiro Murao.

Në moshën 29 vjeçare, Krasniqi kap kulmin pas një karriere fantastike, të kurorëzuar me shumë medalje dhe tituj ndërkombëtarë. Ajo ka fituar dy medalje olimpike, një ari në “Tokyo 2020” dhe një argjendi në “Paris 2024”. Po ashtu, Distria është shpallur dy herë kampione e botës dhe tre herë të tjera kampione Europe.

Tani me statusin e xhudokës më të fortë të botës, ajo kërkon të përsërisë triumfin me një tjetër medalje të artë në Lojrat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

PRISHTINË, 16 qershor/ATSH/ Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit Laura e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.

“Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Natalia Kropskan nga Polonia, kurse në xhiron e radhës ajo mposhti Carlotta Avanzaton nga Italia. Në çerekfinale Laura u mposht nga Rafaela Silva nga Brazili, duke vazhduar në repasazh me garuesen Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia. Në ndeshjen vendimtare për të bronztë, Laura mposhti me Ippon, Nauana Silvan nga Brazili”, është thënë në njoftimin e Federatës së Xhudos të Kosovës në një postim në Facebook.

Në gusht të vitit të kaluar, xhudistja 24-vjeçare e ka fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Ajo është shpërblyer me medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Kur flitet për xhudon, Kosova është kthyer në emër me nam në botë, sidomos pas fitoreve të njëpasnjëshme të xhudistes Majlinda Kelmendi – tani trajnere – e cila pati shkruar historinë për Kosovën, duke ia siguruar medaljen e parë olimpike në Lojërat e mbajtura në Rio de Zhaneiro më 2016.

Kelmendi pati fituar medalje të artë.

Xhudoja është sporti i vetëm që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike deri tani – pesë sosh. /rel/

The post Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

16 June 2025 at 20:29

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit Laura e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.

“Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Natalia Kropskan nga Polonia, kurse në xhiron e radhës ajo mposhti Carlotta Avanzaton nga Italia. Në çerekfinale Laura u mposht nga Rafaela Silva nga Brazili, duke vazhduar në repasazh me garuesen Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia. Në ndeshjen vendimtare për të bronztë, Laura mposhti me Ippon, Nauana Silvan nga Brazili”, është thënë në njoftimin e Federatës së Xhudos të Kosovës në një postim në Facebook.

Në gusht të vitit të kaluar, xhudistja 24-vjeçare e ka fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Ajo është shpërblyer me medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Kur flitet për xhudon, Kosova është kthyer në emër me nam në botë, sidomos pas fitoreve të njëpasnjëshme të xhudistes Majlinda Kelmendi – tani trajnere – e cila pati shkruar historinë për Kosovën, duke ia siguruar medaljen e parë olimpike në Lojërat e mbajtura në Rio de Zhaneiro më 2016.

Kelmendi pati fituar medalje të artë.

Xhudoja është sporti i vetëm që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike deri tani – pesë sosh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos appeared first on Euronews Albania.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

By: armand
16 June 2025 at 19:14

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Hungari. Laura Fazliu në luftën e parë të kategorisë deri 63 kilogramë, e mposhti xhudisten polake Natalia Kropska me ‘Ippon’. Fazliu vazhdoi me fitore edhe në luftën e dytë, duke fituar kësaj radhe ndaj italianes Carlotta Avanzato, po ashtu […]

The post Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos appeared first on BoldNews.al.

Driton Kuka flet për të gjitha në ‘Sportfolio’ te Radio Dukagjini

3 June 2025 at 14:55

Trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, ka bërë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, duke theksuar rëndësinë e tyre për vazhdimin e sukseseve sportive të vendit.

Në emisionin “Sportfolio” në Radio Dukagjini, ai shprehu shqetësimin se mungesa e institucioneve funksionale mund të ndikojë negativisht në përgatitjet për ngjarje të rëndësishme si Lojërat Mesdhetare.

Kuka theksoi se proceset sportive kërkojnë mbështetje të vazhdueshme institucionale, dhe çdo vonesë në formimin e qeverisë mund të pengojë përgatitjet dhe pjesëmarrjen e sportistëve në garat ndërkombëtare. Ai apeloi për veprim të shpejtë nga ana e deputetëve të zgjedhur për të siguruar një tranzicion të qetë dhe efikas.

Në një tjetër aspekt, trajneri Kuka foli për zgjedhjen e medalistes olimpike suedeze për të zhvilluar përgatitjet në Kosovë. Ai e cilësoi këtë si një vlerësim të madh për punën dhe përkushtimin e stafit dhe sportistëve kosovarë, duke theksuar se kjo tregon reputacionin në rritje të Kosovës në arenën ndërkombëtare të xhudos.

Gjithashtu, Kuka ndau mendimet e tij për mungesën e Majlinda Kelmendit në garat e xhudos, duke theksuar ndikimin që ka pasur ajo në zhvillimin e sportit në vend. Ai shprehu dëshirën që Majlinda të rikthehet në garat ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e saj si një figurë inspiruese për gjeneratat e reja të xhudistëve në Kosovë.

Në përfundim, trajneri Kuka theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve dhe komunitetit sportiv për të siguruar që sportistët kosovarë të kenë mbështetjen e nevojshme për të arritur sukses në skenën ndërkombëtare. Ai apeloi për një angazhim të përbashkët në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për sportin në Kosovë.

 

The post Driton Kuka flet për të gjitha në ‘Sportfolio’ te Radio Dukagjini appeared first on Telegrafi.

“E ardhmja e ndritshme e gjeneratave të reja”, Driton Kuka me stërvitje të përbashkët me garues nga Kosova dhe Shqipëria

2 May 2025 at 12:38

Selektori i reprezentacionit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka publikuar një video nga ushtrimet e përbashkëta me garues të rinj nga Kosova dhe Shqipëria.

Xhudistë dhe xhudiste të reja, të grupmoshave U18 dhe U21, nga Kosova dhe Shqipëria po kryejnë ushtrime të përbashkëta në bregdetin shqiptar.

Është vet selektori Kuka, i cili ka njoftuar për këto ushtrime me anë të një postimi të një videoje, ku shihen garuesit e rinj duke stërvitur.

“Ekipi Kombëtar- Garues nga Kosova e Shteti amë. Grup moshat U18 dhe U21 duke u kalitur! E ardhmja e ndritshme e gjeneratave të reja”, ka shkruar Kuka në profilin e tij.

Ndryshe, gjatë muajit maj, por edhe qershor dhe shtator do të ketë turne të ndryshëm në Austri, Turqi dhe vendet skandinave, ku do të marrin pjesë garues nga Kosova dhe Shqipëria. /Telegrafi/

 

 

The post “E ardhmja e ndritshme e gjeneratave të reja”, Driton Kuka me stërvitje të përbashkët me garues nga Kosova dhe Shqipëria appeared first on Telegrafi.

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo për herë të tretë

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur sot kampione e Evropës.

Sportistja e talentuar ka siguruar medaljen e artë për Kosovën në Europianin që po zhvillohet në Malin e Zi. Krasniqi e fiton titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj.

Krasniqi garoi në peshën deri në 52 kilogramë. Ajo fitoi sot titullin e tretë si kampione Europe, pas atyre të fituar në vitet 2021 dhe 2024, teksa në të kaluarën ka fituar edhe dy herë medalje të argjendta dhe të bronzta.

Sportistja kosovare triumfoi në finale përballë italianes Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtarë dhe kampione bote në fuqi.

Në Kampionatin Evropian të Xhudos marrin pjesë sportistë nga 2 kontinente, 48 shtete, 414 garues, nga të cilët 229 meshkuj dhe 185 femra.

The post Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo për herë të tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

By: armand
23 April 2025 at 18:01

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Xhudistja nga Kosova mposhti në finale italianen Odette Giufrrida, për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në […]

The post Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo appeared first on BoldNews.al.

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

23 April 2025 at 17:36

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudistja jonë e mposhti në finale italianen Odette Giufrrida, për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë.

Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Xhudistja pejane ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel.

Në këtë luftë, Distria fillimisht mori një pikë me ‘waza-ari’, pastaj e mposhti me ippon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Në gjysmëfinale, pejania përsëri ishte më e mirë, ku kësaj radhe mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, gjithashtu me ippon për te siguruar kalimin në finale.

Distria ia doli të triumfonte ndaj Giuffridas, një kundërshtare që ishte e njohur për të (pasi e ka mposhtur në dy përballjet e fundit), duke ia dalë që të triumfonte më ippon, për t’ia fituar Kosovës medaljen e artë. /Telegrafi/

The post Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë appeared first on Telegrafi.

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

23 April 2025 at 13:46

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në garat deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, të cilën e mposhti pas një dominimi.

Xhudistja pejane ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel.

Në këtë luftë, Distria fillimisht mori një pikë me ‘ëaza-ari’, pastaj e mposhti me ippon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Në gjysmëfinale, pejania do të ndeshet me spanjollen Ariane Toro Soler.

Vlen të theksohet se në Kampionat Evropian garoi edhe xhudistja jonë tjetër, Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë. /Telegrafi/

 

The post Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian appeared first on Telegrafi.

Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

23 April 2025 at 13:27

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka mposhtur kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, në raundin e 1/8-tës së Kampionatit Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë.

Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Distria kalon në çerekfinale të Evropianit, ku do të përballet me xhudisten holandeze, Naomi van Krevel.

Vlen të theksohet se në Kampionat Evropian garoi edhe xhudistja jonë tjetër, Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë. /Telegrafi/

The post Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian appeared first on Telegrafi.

E jashtëzakonshme, Distria Krasniqi e mposht xhudisten serbe

By: Kult Plus
23 April 2025 at 12:37

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka shënuar fitore në raundin e dytë në Kampionatin Europian për Senior në Podgoricë.

Krasniqi mposhti xhudisten nga Serbia, Milica Nikolic, shkruan Indeksonline.

Xhudistja nga Kosova tani e pret luftën mes Naomu Van Krevel dhe Chiaria Serra për ta mësuar kundërshtaren e radhës.

Nderohen me “Pllakën e Parisit”, trajneri Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi

8 April 2025 at 19:45

Në ceremoninë hapëse të Kampit Olimpik Stërvitor Tata 2025, presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), Dr. Toth Laszlo, theksoi rëndësinë e këtij kampi si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian dhe Botëror, që do të zhvillohen në qershor në Budapest.

Gjatë kësaj ceremonie u shënua një moment i veçantë, një rikthim emocional për të nderuar kampionet/ët e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në mesin e të nderuarve ishin edhe kryemjeshtri Driton Kuka dhe Distria Krasniqi, të cilët morën me meritë “Pllakën e Parisit”, si simbol mirënjohjeje për arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Krenaria e Kosovës, shembull i përkushtimit, suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz!, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Kuka dhe Krasniqi, nderuan Kosovën me medalje në Paris 2024. /Telegrafi/

The post Nderohen me “Pllakën e Parisit”, trajneri Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi appeared first on Telegrafi.

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand Prix

8 March 2025 at 17:28

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë deri 63 kilogramë. 

Laura i kishte filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e tyrë mori fitore për të kaluar tutje. 

Për të kaluar në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë. 

Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon. 

Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja So Morichika në kohë shtesë shkaku i tri ndëshkimeve. 

Kështu ajo ia doli që përmes repesazhit të sigurojë medaljen e bronztë ndaj kundërshtares holandeze Joni Geilen në garën që po zhvillohet në Austri./Telegrafi/

The post Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand Prix appeared first on Telegrafi.

Laura Fazliu nuk ndalet, kalon në gjysmëfinale të Linz Grand Prix

8 March 2025 at 13:39

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.

Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.

Pas kësaj fitore, Laura kalon në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, ku do të ndeshet me japonezen So Morichika.

Vlen të theksohet se dje (e premte), Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/

 

The post Laura Fazliu nuk ndalet, kalon në gjysmëfinale të Linz Grand Prix appeared first on Telegrafi.

Distria Krasniqi mposhtet në finale, fiton të argjendën në ‘Grand Prix Upper Austria 2025’

By: armand
7 March 2025 at 19:27

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në ‘Grand Prix Upper Austria 2025’ në kategorinë deri 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga xhudistja japoneze Iroha Oi. Distria e kishte nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, pasi të parin e […]

The post Distria Krasniqi mposhtet në finale, fiton të argjendën në ‘Grand Prix Upper Austria 2025’ appeared first on BoldNews.al.

Xhudo/ Akil Gjakova nderon Kosovën, medalje e argjendtë në Paris

By: armand
1 February 2025 at 19:51

Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam Paris 2025 në Xhudo. Gjakova në finale u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani. Në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, francezin Peter Jean. Në xhiron e radhës ai mposhti me Ippon, japonezin Shusuke Uchimara. Kurse në çerekfinale […]

The post Xhudo/ Akil Gjakova nderon Kosovën, medalje e argjendtë në Paris appeared first on BoldNews.al.

Akil Gjakova kualifikohet në finale dhe siguron një medalje

1 February 2025 at 14:48

Xhudisti kosovar Akil Gjakova, ka siguruar kualifikimin në kuadër të turneut të Grand Slamit të Parisit. 

Për të arritur finalen e madhe, Akili në gjsymëfinale e mposhti xhudistin me shumë përvojë nga Italia, Manuel Lombardi. 

Ndaj Lobmardit, Akili arriti që ta sigurojë fitoren përmes uazarit. 

Vlen të ceket që Gjakova po tregon paraqitje të jashtëzakonshme deri më tani në këtë garë./Telegrafi/

The post Akil Gjakova kualifikohet në finale dhe siguron një medalje appeared first on Telegrafi.

Distria Krasniqi humbet në gjysmëfinale, tani synon medaljen e bronztë

1 February 2025 at 14:41

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit. 

Krasniqi pësoi humbje nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti xhudisten tonë me ‘Ippon’. 

Pas kësaj disfate, Distria tashmë do të synojë medaljen e bronztë, teksa kujtojmë se në garë për medalje janë edhe Akil Gjakova dhe Nora Gjakova. 

Nga kjo garë qysh në raundin e parë në ndërkohë u eliminuan Erza Muminoviq dhe Dardan Cena./Telegrafi/

The post Distria Krasniqi humbet në gjysmëfinale, tani synon medaljen e bronztë appeared first on Telegrafi.

Nora Gjakova e pëson në çerekfinale ndaj japonezes Danno – vazhdon në repesazh

1 February 2025 at 12:49

Xhudistja kosovare Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit. 

Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistes japoneze Megu Danno në ‘Golden Score’ në kategorinë deri në 63 kilogramë teksa tani do të vazhdojë në repesazh.

Në repesazh Gjakova do ta kërkojë fitoren ndaj xhudistes spanjolle Cristina Cabana Perez.

Kujtojmë se Gjakova e kishte nisur mjaft mirë rrugëtimin në këtë turne, duke marrë fillimisht fitoren ndaj Rania Drid. 

Në raundin e ardhshëm ajo dominoi sërish, këtë herë ndaj kraotes Iva Oberan, por që u ndal në çerekfinale ndaj Dannos./Telegrafi/

The post Nora Gjakova e pëson në çerekfinale ndaj japonezes Danno – vazhdon në repesazh appeared first on Telegrafi.

❌
❌