Normal view

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

26 July 2026 at 09:38
Urgjenca polivalente në spitalin qendror në QSUNT. Foto: Esmeralda Keta,
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një listë të gjatë mungesash, duke kërkuar donacione nga individë dhe kompani biznesi. Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate […]The post Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor appeared first on Reporter.al.

Kush fiton nga pasiguria?

25 July 2026 at 06:58
Tufa flamingosh në lagunën e Nartës, teksa në sfond vijon punimet Aeroporti i Vlorës | Foto Joni Vorpsi PPNEA
Kur dëshiron të kuptosh një krizë politike, mos pyet vetëm çfarë thuhet. Pyet kush fiton, kush humbet dhe kush paguan nëse gjërat dalin jashtë kontrollit. Ky është ‘reverse engineering’ i situatës shqiptare: jo analiza e sloganit, por analiza e incentivave. Jo kush duket më moral në ekran, por kush fiton në secilin skenar të mundshëm. […]The post Kush fiton nga pasiguria? appeared first on Reporter.al.

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

24 July 2026 at 18:33
photo 2026 07 23 10 13 02
Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj lakrimogjen kundër protestuesve të mbledhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë, të enjten 23 korrik, 2026: Foto: LSA
File Bulku me djalin e saj 19 vjeçar të spektrit të autizmit u gjend të enjten përballë gazit lotsjellës dhe sprajit me piper të policisë që po tentonte shpërndante protestuesit e ‘Revolucionit Flamingo”, që vijon prej disa javësh, duke ngritur shqetësime për sjelljen e policisë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Rrjeti i Organizatave të […]The post Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë appeared first on Reporter.al.

Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

24 July 2026 at 16:54
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Foto: LSA.
Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi […]The post Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Fierit konfiskon pasuri me vlerë 1.8 milionë euro

24 July 2026 at 15:01
prokuroria fier
Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier.
Prokuroria e Fierit njoftoi të premten konfiskimin e pasurive me vlerë të llogaritur në 1.8 milionë euro në pronësi të një shtetasi nga Fieri dhe personave të lidhur me të, që dyshohet se kanë si burim krijimi të ardhurat e përfituara nga trafiku dhe shitja e lëndëve narkotike. Hetimi pasuror ka filluar në vitin 2024, […]The post Gjykata e Fierit konfiskon pasuri me vlerë 1.8 milionë euro appeared first on Reporter.al.

Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë

24 July 2026 at 13:34
stop the violence in iran (53807191798)
Foto ilustruese: Wimiedia Commons.
Ndërsa ceremonia mortore e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i vrarë në valën e parë të sulmeve ajrore SHBA-Izrael në shkurt, po afronte drejt dundit, nga jugu i Iranit u dëgjuan sërish zhurma të forta bombardimesh. Por, si gjatë ritualeve mortore ashtu edhe gjatë rifillimit të sulmeve ajrore, një institucion shtetëror nuk e ndërpreu asnjëherë […]The post Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë appeared first on Reporter.al.

Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Erion veliaj ndaj prokurorit Ols Dado

24 July 2026 at 12:50
veliaj ne gjykate
Kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Administrative. Foto: LSA.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të premten më 24 korrik të mos pranojë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi zhbërjen e dekretit të Presidentit për emërimin e prokurorit të çëshjtes penale të ngritur ndaj tij, Ols Dado. Gjyqtari Hazbi Balliu, deklaroi gjatë shpalljes së […]The post Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Erion veliaj ndaj prokurorit Ols Dado appeared first on Reporter.al.

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24 July 2026 at 10:12
boci mazniku
Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi. Foto: LSA.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten për të mos lejuar prezantimin e një raporti të hartuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste në përfundim të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Edhe pse komisioni funksionoi si bipartizan, PS vendosi të dërgojnë si produkt final në Kuvend raportin e hartuar […]The post Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen appeared first on Reporter.al.

Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës

23 July 2026 at 18:49
policia 1
Një kordon policie duke ndaluar protestuesit që t'i afrohen parlamentit. Foto: LSA.
Aktivisti Edison Lika ishte duke dhënë një intervistë live për televizionin Neës 24 pasditen e së enjtes, kur u rrethua nga një grup policësh, të cilët e shoqëruan atë duke e tërhequr zvarrë. “O çuna mereni këtë. Merreni…, hopa…,” u filmua të thoshte një punonjës policie, pavarësisht se Lika, një ndër protestuesit më të zëshëm […]The post Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës appeared first on Reporter.al.

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

23 July 2026 at 14:35
policia 2
Një protestues qëndron me duar të lidhura përpara punonjësve të policise. Foto: LSA.
Qindra protestues u përplasën me policinë mëngjesin e së enjtes në barrikadat metalike me të cilat ishte rrethuar Parlamenti, për të penguar protestuesit që t’u afroheshin rrugëve ku kalonin makinat e deputetëve. Përplasja filloi kur Policia tentoi të shtynte me disa metra barrikadën dhe të ndalonte portestuesit të qëllonin me vezë dhe domate makinat e […]The post Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit appeared first on Reporter.al.

A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?

23 July 2026 at 12:54
toronto wildfire smoke july 15, 2026
Tym nga zjarret mbi Toronto, 15 korrik 2026. Foto: Wikipedia.
Duke filluar nga mesi i dhjetorit 2025, Afrika Jugore përjetoi muaj të tërë reshjesh të pandërprera. Ujërat e përmbytjeve përpinë rrugë, ura, klinika dhe shkolla në provincën Gaza të Mozambikut, duke prekur më shumë se 700,000 njerëz dhe duke zhvendosur mbi 200,000 të tjerë. . Deri tani janë regjistruar rreth 300 viktima, ndërsa pas përmbytjeve […]The post A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global? appeared first on Reporter.al.

KLP jep “vërejtje publike” për prokuroren Anjeza Kalanxhi

23 July 2026 at 12:06
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së zhvilluar më 5 shkurt 2026. Foto: Edmond Hoxhaj.
Këshilli i Lartë i Prokuroris, KLP, pranoi të enjten kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi. Prokurorja Kalanxhi u hetua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit, pasi […]The post KLP jep “vërejtje publike” për prokuroren Anjeza Kalanxhi appeared first on Reporter.al.

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ

23 July 2026 at 07:44
apeli administrativ
Gjykata Administrative e Apelit.
Gjykata Administrative e Apelit nënshkroi një muaj më parë një kontratë qiraje prej 10,848 eurosh në muaj për një ambient prej 350 metrash katrorë në kullën “Aba Center” në qendër të Tiranës për të akomoduar ndihmësit e saj ligjorë dhe një pjesë të dosjeve në pritje të gjykimit – një kontratë që u konsiderua “pa […]The post Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve

22 July 2026 at 19:45
SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të mërkurën më 22 korrik përfundimin e hetimeve për një prej fraksioneve të çështjes së quajtur “Metamorfoza” dhe kërkon gjykimin e 9 personave të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal, vrasje, sigurim të kushteve për vrasje dhe korruptim të funksionarëve të drejtësisë. Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej […]The post “Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve appeared first on Reporter.al.

Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti

22 July 2026 at 15:30
Punonjës të policisë në vendin ku u vra Gilmando Dani. Foto: LSA.
Gjykata e Tiranës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të martën më 21 korrik, deklarimin fajtor për “shpërdorim detyre” të dy ish-zyrtarëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Artjol Saliasi e Gëzim Sala, pasi punësuan në kundërshtim me ligjin Muçi Shaljanin, i cili mbeti i vrarë së bashku me Gilmando Danin në […]The post Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti appeared first on Reporter.al.

“Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë

22 July 2026 at 14:30
cover v7
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN.
Ishte 19 vjeçe kur ajo dhe kushërira e saj u përdhunuan nga tre policë serbë, më 25 shkurt të vitit 1999, në kulmin e luftës në Kosovë. Atë ditë, të dyja vajzat rome po prisnin autobusin nga Prizreni për në shtëpi, në Deçan, kur një patrullë policie iu afrua, u kërkoi letërnjoftimet dhe më pas […]The post “Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

22 July 2026 at 11:40
KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë konkluzionin e Komisionit se prokurori i Lezhës, Sabri Kastrati ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, pasi rezultoi me bilanc negativ në vlerë të madhe. Ndërkohë, u gjet i pabazuar përfundimi i arritur prej Komisionit lidhur me një njësi, si dhe ai për deklarim të pamjaftueshëm […]The post Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati appeared first on Reporter.al.

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

22 July 2026 at 07:37
qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një konflikt të dikurshëm me ish-ministren e Kulturës për atë që ai e quajti “algoritmi fake”. Në kohën kur ishte në detyrë, Çuli thotë se i ishte kërkuar që të shpërndante dhe të pëlqente postimet e Ministrisë dhe […]The post Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës appeared first on Reporter.al.

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

21 July 2026 at 14:47
center of gostivar 1536x864
Qendra e Gostivarit. Foto: Fazlijah/Wikimedia Commons.
Analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e ndotjes fekale në ujin e pijshëm që furnizon qytetin e Gostivarit në perëndim të Maqedonisë së Veriut, njoftuan të martën prokurorët lokalë. Gjetjet, të publikuara nga Prokuroria Themelore e Gostivarit, duket se vërtetojnë se furnizimi me ujë i qytetit lidhet me epideminë e sëmundjeve gastrointestinale që ka mbingarkuar shërbimet […]The post Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar appeared first on Reporter.al.

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

21 July 2026 at 14:46
mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.
Gjykata e Lartë bëri me dije të martën më 21 korrik, shtatë kandidatët për tre vende të anëtarëve magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të tre anëtarëve aktualë nga radhët e gjyqtarëve, Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku. Të shtatë gjyqtarët që kanë shfaqur interes, ka rezultuar se […]The post Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ appeared first on Reporter.al.
❌