Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2025Lajme Shqiperi

FOKUS – Rekord shkarkimesh të oficerëve të policisë në BM

23 July 2025 at 22:48

LONDËR, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Një numër rekord oficerësh të  policsë janë shkarkuar nga detyra në Angli dhe Uells gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave të reja nga Ministria e Brendshme britanike.

Të dhënat tregojnë se 426 oficerë u pushuan nga puna ose ju ndërprenë kontratat në 12 muajt deri në mars, një rritje prej 17% krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 365 oficerësh dhe më shumë se dyfishi i numrit të shkarkimeve në vitin 2019-20, kur ishin vetëm 164 raste.

Në maj, qeveria forcoi rregullat për standardet e sjelljes, përfshirë lehtësimin e shkarkimit të atyre që dështojnë në kontrollin e të dhënave personale ose kryejnë shkelje të rënda disiplinore.

Gjatë së njëjtës periudhë 12-mujore, 4 806 oficerë u larguan vullnetarisht nga puna, shifra e dytë më e lartë që nga viti 2006, megjithëse pak më e ulët se rekordi prej 5 15 largimesh në vitin 2023-24.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur forcat policore kanë paralajmëruar qeverinë se niveli i financimit nuk mjafton për të ruajtur trupën ekzistuese.

Në fund të marsit 2025, kishte 146 442 oficerë me kohë të plotë (FTE), një rënie prej pothuajse 1% nga rekordi prej 147 745 vitin e kaluar.

Metropolitan Police pati rënien më të madhe me 1 022 oficerë më pak ,një rënie prej 3%.

Planet për një rritje mesatare prej 2.3% në shpenzimet për polici u përballën me kritika të forta nga drejtuesit e policisë, të cilët paralajmëruan për një mungesë financimi që pritet të arrijë në 1,2 miliardë paund dhe që do të sjellë shkurtime të tjera.

“Do të humbim 10 000 oficerë me përvojë në vit deri në fund të periudhës së rishikimit të buxhetit, për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papranueshme të punës”, tha Tiff Lynch, kryetare në detyrë e Federatës së Policisë, tha:“

Gavin Stephens, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë, shtoi se fondet e lëvrura janë larg nga çfarë nevojitet për të zbatuar planet e qeverisë dhe për të ruajtur stafin aktual.

Qeveria është zotuar të rekrutojë 13 000 oficerë patrullimi deri në vitin 2029, me 3000 rekrutime të reja që pritet të jenë aktive deri në pranverën e ardhshme.

Ndërkohë, numri i rekrutimeve të reja ra me 17%, në 7 874 rekrutë (pa përfshirë transferimet), nga 9,492 një vit më parë. Kjo ndjek një rënie dramatike prej 42% në vitin 2022-23, kur ishin rekrutuar 16 355 oficerë.

Reagime politike

Konservatorët e quajtën rënien e numrit të policëve një “goditje shkatërruese” për komunitetet që përballen me krime dhe sjellje antisociale në rritje.

Shifrat përfshijnë tre muajt e fundit të qeverisë konservatore dhe nëntë muajt e parë të laburistëve në pushtet.

Chris Philp, ish-sekretar hije për çështjet e brendshme nga radhët e konservatorëve, akuzoi laburistët duke thënë se “ata kanë zhgënjyer policinë dhe publikun. Kanë rritur ndjeshëm taksat, kanë shpërdoruar paratë dhe tani po pakësojnë numrin e policëve. Publiku është më pak i sigurt për shkak të paaftësisë së tyre.”

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se qeveria është e përkushtuar për të rikthyer policimin në lagje dhe se deri në mars 2026 do të ketë 3 000 oficerë dhe punonjës policie shtesë në komunitet, falë një investimi prej 200 milionë paundësh.

“Numri i oficerëve ka qenë i qëndrueshëm që nga korriku i kaluar, pavarësisht rënies mes marsit dhe qershorit 2024. Megjithatë, rritja premtuese në policimin në lagje tregon se po shohim më shumë oficerë në rrugët tona”, shtoi zëdhënësi.  /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Rekord shkarkimesh të oficerëve të policisë në BM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Kryebashkiaku i Londrës kërkon njohjen e menjëhershme të shtetit palestinez

23 July 2025 at 22:29

LONDËR, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shtuar presionin ndaj qeverisë britanike në lidhje me Izraelin, duke kërkuar nga ministrat që të “njohin menjëherë shtetin palestinez”.

Khan deklaroi se Britania e Madhe “duhet të bëjë shumë më tepër për të ushtruar presion ndaj qeverisë izraelite që të ndalë këtë vrasje të tmerrshme e të pakuptimtë”, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë për uri masive në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të publikuar sot  në platformën X, Khan, që vjen nga Partia Laburiste, përmendi “fëmijë të uritur që kërkojnë ushqim mes rrënojave” dhe “anëtarë familjesh që vriten nga ushtarë izraelitë ndërsa kërkojnë ndihma ushqimore”.

“Komuniteti ndërkombëtar,  përfshirë qeverinë tonë, duhet të bëjë shumë më tepër për të ushtruar presion mbi qeverinë izraelite që të ndalojë këtë vrasje të pakuptimtë dhe të lejojë ndihmat jetike të hyjnë në Gaza”, shtoi ai.

“Britania duhet të njohë menjëherë shtetin palestinez. Nuk mund të ketë zgjidhje me dy shtete nëse nuk ka më një shtet të quajtur Palestinë”, tha Khan.

Kryepeshkopi i York-ut, Stephen Cottrell, figura më e lartë aktualisht në Kishën Anglikane, e quajti dhunën, urinë dhe çnjerëzimin ndaj popullsisë së Gazës nga qeveria izraelite si “të mbrapshtë dhe të pajustifikueshme”.

“Sanksionet, vonesat dhe fragmentimi nga ana e qeverisë izraelite nën një rrethim të plotë kanë krijuar kaos, uri dhe vdekje”, tha ai.

“Në emër të Zotit, ngre zërin kundër këtij sulmi barbar ndaj jetës dhe dinjitetit njerëzor. Është një njollë për ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe një shkelje e rëndë e ligjit humanitar ndërkombëtar,” tha ai.

Ai përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve, dhe refuzoi çdo politikë që mund të çonte në spastrimin etnik të popullsisë palestineze nga Gaza. /Ad.Ab./

The post BM – Kryebashkiaku i Londrës kërkon njohjen e menjëhershme të shtetit palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Investojmë në avionë zjarrfikës, asnjë zonë e banuar në rrezik

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Nga Baza Ajrore e Farkës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një prononcim për mediet sot, foli për situatën e rënduar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Ministri bëri të ditur se qeveria shqiptare është e angazhuar për të forcuar kapacitetet e vendit për përballimin e emergjencave.

Ai deklaroi se Shqipëria do të investojë në avionë zjarrfikës dhe mjete të specializuara ajrore, për të qenë më e përgatitur ndaj kërcënimeve që vijnë nga zjarret, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vengu konfirmoi angazhimin maksimal të Forcave të Armatosura dhe theksoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, si dhe planet për të rritur kapacitetet ajrore të Shqipërisë në përballimin e emergjencave natyrore.

“Forcat tona janë të angazhuara intensivisht në përballjen me zjarret në Dukat dhe Llogora, ku është bërë një punë heroike, si nga toka, ashtu edhe nga ajri, për të ndalur përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur Parkun Kombëtar”, u shpreh ministri Vengu.

Ai bëri të ditur se janë ndarë detyrat edhe me forcat aleate, të cilat po veprojnë në zona të ndryshme në vend.

Nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Shqipërisë i janë vënë në dispozicion dy helikopterë të ushtrisë hungareze, të cilët aktualisht po operojnë në zonat e Shkopetit dhe Ulëzës, ndërkohë që një avion zjarrfikës Canadair i Forcës Ajrore Kroate ka ndërhyrë në mënyrë vendimtare në Parkun Kombëtar të Lurës.

Ministri e vlerësoi këtë ndihmë si dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Bashkimit Europian në përballimin e emergjencave natyrore.

Duke folur për gjendjen e sigurisë, Vengu tha se nuk rrezikohen zona të banuara dhe se vatrat aktive janë kufizuar, ndërsa janë vendosur perimetra sigurie në të gjitha zonat problematike.

Ministri vlerësoi reagimin efikas të strukturave në terren, duke theksuar se në disa raste, falë ndërhyrjeve të shpejta, është bërë e mundur që flakët të neutralizohen plotësisht.

Një ndër shqetësimet kryesore për Ministrinë e Mbrojtjes mbetet faktori njerëzor. Vengu theksoi se shumë prej zjarreve kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo edhe nga zjarrvënie të qëllimshme. Ai përmendi një rast të fundit në Parkun Kombëtar të Llogorasë, ku, ndërkohë që forcat po vepronin në një zonë tjetër, një vatër zjarri u ndez në mënyrë të dyshimtë. Sipas tij, ngjarja do të hetohet, por reagimi i shpejtë i forcave bëri të mundur shmangien e një katastrofe të mundshme.

Në këtë kuadër, ministri Vengu u bëri apel strukturave vendore, rrjeteve të vullnetarëve dhe Mbrojtjes Civile që të qëndrojnë vigjilentë dhe të jenë të gatshëm për ndërhyrje në çdo moment, duke përdorur të gjitha mjetet dhe burimet në dispozicion.

/r.e/

The post Vengu: Investojmë në avionë zjarrfikës, asnjë zonë e banuar në rrezik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Të paktën 10 të vdekur nga zjarri pyjor

23 July 2025 at 22:09

STAMBOLL, 23 korrik /ATSH-DPA/- Të paktën 10 persona jane raportuar të vdekur për shkak të një zjarri pyjor në rajonin perëndimor turk të Eskishehirit.

Pesë prej tyre ishin punonjës pyjorë dhe pesë te tjere nga ekipi i Ndihmës Emergjente për Fatkeqësitë”, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumakli.

Disa persona të tjerë thuhet se po trajtohen në spital. Yumakli tha se era kishte ndryshuar papritur drejtimin, duke bërë që punonjësit të mbeteshin të bllokuar mes flakëve.

Për ditë të tëra, shërbimet e emergjencës kanë luftuar me disa zjarre pyjore në Turqi.

Për shkak të kushteve të thata, zjarret mund të përhapen më shpejt. Erërat e forta po i bëjnë më të vështira përpjekjet për shuarjen e zjarreve. //a.i/

The post TURQI – Të paktën 10 të vdekur nga zjarri pyjor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike, po vazhdon në të gjithë vendin, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në bregdet. Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike është në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror. 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, foto të fenomenit të zaptimit të hapësirës së një plazhi publik te Gjiri i Lalëzit, ndërsa kreu i qeverisë ngre pyetjen: “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezlongë e çadra për të sfiduar shtetin?!”.

Rama tha se “në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa”. 

Kreu i qeverisë theksoi se “kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”.  

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

1 nga 2

/e.i/ /r.e/

The post Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Facebook fshin 10 milionë llogari

By: Kult Plus
23 July 2025 at 23:50

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Meta fshiu deri në 10 milionë llogari, të cilat pretendon se ishin të gjitha për imitim dhe aktivitet spam. Por gjithnjë e më shumë përdorues po pretendojnë se janë shënjestruar pa asnjë arsye.

Më 14 korrik, Facebook njoftoi se dëshiron të “shpërblejë krijuesit origjinalë, jo imituesit”, duke shpjeguar se qëllimi është të pastrojë platformën nga profilet e rreme që paraqiten si autorë të famshëm, si dhe nga ata që përdorin komente dhe aktivitete të rreme për të rritur artificialisht popullaritetin.

Megjithatë, shifrat janë gjigante: 10 milionë profile të fshira, me 500,000 të tjerë me ndalime fitimesh, shtrirje të reduktuar dhe komente të hequra.

Pas njoftimit, mediat sociale u përmbytën me llogari nga përdorues që pretendonin se i kishin humbur llogaritë e tyre – të gjitha pa asnjë bazë. Termi “vala e ndalimit të Meta” u shfaq në Reddit, TikTok dhe rrjetin X, me pretendime se inteligjenca artificiale po i sinjalizonte gabimisht llogaritë reale si shkelëse. Meta konfirmoi se përdor inteligjencën artificiale për të vlerësuar përmbajtjen, por theksoi se nuk kishte prova të gabimeve masive, përveç një problemi teknik që lidhet me grupe të caktuara në Facebook.

Nëse llogaria juaj është me të vërtetë pezulluar ose fshirë, Facebook ju lejon të apeloni brenda 180 ditëve. Platforma deklaron se përdoruesit marrin një njoftim me anë të email-it, si dhe një mesazh kur përpiqen të identifikohen. Megjithatë, ka edhe situata kur një llogari fshihet menjëherë pa paralajmërim, në rast të shkeljeve serioze ose urgjente të rregullave.

Fshirja masive e llogarive ka çuar gjithashtu në shfaqjen e një mashtrimi të ri. Përdoruesit që kërkojnë publikisht ndihmë për llogaritë e humbura shpesh bëhen shënjestra të botëve dhe mashtruesve që paraqiten si “rikuperues” dhe ofrojnë shërbime të rikuperimit të llogarive. Metoda e tyre është gjithmonë e njëjtë: ata kërkojnë qasje në të dhëna, ofrojnë aplikacione të dyshimta ose kërkojnë pagesë.

Meta i paralajmëron përdoruesit të mos klikojnë në lidhjet në mesazhet e dyshimta, por të kontrollojnë mesazhet origjinale në cilësimet e llogarisë së tyre në Facebook. Shkarkimi i aplikacioneve që “ndihmojnë” në rikuperimin e një llogarie pothuajse gjithmonë do të thotë një mashtrim./KultPlus.com

‘Eshtë shenja e shpirtit të rebelimit të kërkosh lumturi në këtë jetë’

By: Kult Plus
23 July 2025 at 23:09

Henrik Johan Ibsen ishte një dramaturg norvegjez dhe drejtor teatri.

Si një nga themeluesit e modernizmit në teatër, Ibsen shpesh quhet “babai i realizmit” dhe një nga dramaturgët më me ndikim të kohës së tij.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një përzgjedhje të thënieve më të bukura të tij:

“Asnjëherë nuk duhet të vishni pantallonat tuaja më të mira kur dilni për të luftuar për lirinë dhe të vërtetën.”

“Eshtë shenja e shpirtit të rebelimit të kërkosh lumturi në këtë jetë.”

“Mendoj se ju nuk do të kundërshtoni faktin se për momentin njerëzit budallenj janë në një shumicë absolutisht dërrmuese në të gjithë botën.”

“E shihni, çështja është se njeriu më i fortë në botë është ai që qëndron më i vetëm.”

“Ti nuk me ke dashur kurre. Ju keni menduar vetëm se është e këndshme të jesh i dashuruar me mua.”

“Një mijë fjalë nuk lënë të njëjtën përshtypje të thellë si një vepër e vetme.”

“E shihni, ka disa njerëz që dikush i do dhe të tjerë me të cilët ndoshta do të preferonte të ishte me ta.”

“Unë duhet të vendos se kush ka të drejtë – shoqëria apo unë.”

“Burrat më të fortë janë më të vetmuarit.”

“Unë besoj se para çdo gjëje jam një qenie njerëzore e arsyeshme, ashtu si ju-ose, në çdo rast, që duhet të përpiqem dhe të bëhem një.”

“Paraja mund të jetë lëvozhga e shumë gjërave, por jo thelbi. Ju sjell ushqim, por jo oreks; mjekim, por jo shëndet; njohje, por jo miq; shërbëtorë, por jo besnikëri; ditë gëzimi, por jo paqe apo lumturi.”

“Nuk është vetëm ajo që kemi trashëguar nga babai dhe nëna jonë që ecën në ne. Janë të gjitha llojet e ideve të vdekura, dhe besimet e vjetra pa jetë, e kështu me radhë. Ato nuk kanë vitalitet, por na ngjiten të gjithë njësoj, dhe ne nuk mund t’i heqim qafe.”

“Opinioni publik është një gjë jashtëzakonisht e ndryshueshme.”

“Me mua mund të ishe një person tjetër.”

“Armiku më i rrezikshëm i së vërtetës dhe lirisë mes nesh është shumica kompakte.”

“Kafazoni një shqiponjë dhe do të kafshojë telat, qofshin ato hekuri ose ari.”

“Është çlirim të dish se një akt guximi spontan është ende i mundur në këtë botë. Një akt që ka diçka të bukurisë së pakushtëzuar.”

“Jeta e një personi është një çmimi i rëndë për të paguar që lindëm.”

“Unë jam në revoltë kundër gënjeshtrës shekullore se shumica ka gjithmonë të drejtë.”

“Ka kaq shumë gënjeshtra si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Në shtëpi nuk duhet të flasësh, dhe në shkollë duhet të qëndrojmë dhe t’u themi gënjeshtra fëmijëve.”

“Unë do të rrezikoj gjithçka së bashku me ty.”

“Ka njerëz që i do dhe të tjerë me të cilët të pëlqen të flasësh.”

“Mos më thuaj që hëna po shkëlqen; më trego dritë që shkëlqen në xhamin e thyer.”

“Kushdo që e ka shitur veten për dikë tjetër nuk do ta bëjë përsëri.”

“Njerëzit duan vetëm revolucione të veçanta, në ato të jashtme, në politikë, etj. Por kjo është vetëm ngatërrim. Ajo për të cilën vërtet kërkohet është një revolucion i mendjes njerëzore.”

“Çdo gjë që prek duket se është e destinuar të kthehet në diçka të poshtër dhe farsë.”

“Idhulli i Autoritetit duhet të thyhet në këtë qytet.”

“Shumica gabon gjithmonë; pakica ka rrallë të drejtë.”

“Janë humbjet e vogla në jetë që e prenë zemrën.”

“Burrat janë personazhe qesharakë, ata gjithmonë duhet të kenë diçka për t’i habitur.”

“Ti ke bërë një vend bosh brenda meje; dhe duhet të përpiqem ta mbush me diçka – me diçka që është paksa si dashuria.”

“Mendova se e kuptove se ku e kisha humbur atë që ti e quaje zemrën time në atë kohë.”

“Sado i mjerë të ndihem, dua të zgjas agoninë sa më gjatë që të jetë e mundur. Të gjithë pacientët e mi janë të tillë. Dhe kështu janë ata që janë të sëmurë moralë ..”

“Zot i mirë, njerëzit nuk bëjnë gjëra të tilla!”/ KultPlus.com

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

By: el da
23 July 2025 at 22:59

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon të bëjë dhe një goditje të bujshme në mesfushë, për t’i bërë të mundur Xabi Alonso-s të ketë një dispozicion një ekip të kompletuar.

Dëshira e madhe e Florentino Perez dhe vetë Xabi Alonso-s është mesfushori i Manchester City, Rodri. Trajneri bask e sheh Rodrin si organizatorin që i duhet projektit të tij, një mesfushor qendror me vizion dhe aftësi organizative si dhe të jetë një urë lidhëse me sulmin. Megjithatë, në Madrid janë të vetëdijshëm që operacioni për transferimin e Rodri-t do jetë shumë i vështirë, duke ditur rëndësinë që ka spanjolli tek ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola.

Burime pranë klubit madrilen tregoojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë një propozim vërtet të bujshëm për anglezët, që në total shkon rreth 220 milionë euro. Perez është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro plus dy lojtarë që vlerësohen shumë nga Guardiola si Rodrygo Goes dhe Eduardo Camavinga.

Vlera në treg e brazilianit është 100 milionë euro, ndërsa vlera e francezit 80 milionë euro. Deri tani jemi ende në fazat fillestare të negociatave, por mund të thuhet me siguri të plotë që Rodri është në radarin e Real Madridit dhe drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të bëjnë transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje, që sigurisht do ketë një kosto të jashtëzakonshme.

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

By: el da
23 July 2025 at 22:45

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike.

Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua 79 milionë paund nga “The Reds”, shkruan A2.

23-vjeçari Ekitike u kërkua nga trajneri Arne Slot. Francezi kaloi testet mjekësore dhe firmosi kontratë 6-vjeçare me Liverpool.

Ai do t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitor në Azi, por nuk pritet të luajë në ndeshjen e radhës miqësore, atë ndaj Milanit. m.p.

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

By: el da
23 July 2025 at 22:35

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri në 10 vite burg nëse vërtetohen të katër akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK.

I ftuar në Euronews Albania, Manjani kritikoi ashpër publikimin në media të akuzave përpara se ato t’i komunikoheshin zyrtarisht Veliajt, duke e cilësuar këtë si një shkelje serioze të procedurës dhe një paragjykim të çështjes.

“Nuk shpëton pa 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje duhet të qërrohet nga sistemi sot. Kjo çështje është e paragjykuar se është gjykuar në publik, çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen”, tha Manjani. m.p.

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

By: el da
23 July 2025 at 22:28

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke përfshirë edhe emetimet e gazrave që ngrohin planetin.

Por, gjyqtari në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës tha të mërkurën se gjetja se kush e ka shkaktuar një aspekt të caktuar të ndryshimit klimatik mund të jetë i vështirë.

Ky vendim do të shihet si një fitore për vendet që janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat erdhën në gjykatë pasi u ndjenë të frustruara për mungesën e përparimit global në trajtimin e problemit. Çështja e paprecedentë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ishte ideja e një grupi studentësh të rinj të drejtësisë nga ishujt e ulët të Paqësorit, në vijën e parë të frontit të ndryshimeve klimatike, të cilët dolën me idenë në vitin 2019.

Një nga këta studentë, Siosiua Veikune nga Tonga, ishte në Hagë për të dëgjuar vendimin.

“Nuk kam fjalë. Kjo është kaq emocionuese. Ka shumë emocione që na përshkojnë. Kjo është një fitore për komunitetet tona”, tha ai për BBC News.

“Sonte do të fle më i qetë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka njohur atë që kemi përjetuar – vuajtjet tona dhe të drejtën tonë për të ardhmen”, tha Flora Vano, nga Vanuatu, i cili konsiderohet vendi më i prekshëm ndaj motit ekstrem në nivel global.

GJND-ja konsiderohet gjykata më e lartë në botë dhe ka juridiksion global. Avokatët i kanë thënë BBC News se vendimi mund të përdoret që javën e ardhshme, duke përfshirë edhe gjykatat kombëtare jashtë GJND-së.

Aktivistët dhe avokatët e klimës shpresojnë se vendimi historik tani do të hapë rrugën për kompensim nga vendet që historikisht kanë djegur më shumë lëndë djegëse fosile dhe për këtë arsye janë më përgjegjëset për ngrohjen globale. Shumë vende më të varfra e kishin mbështetur çështjen nga frustrimi, duke pretenduar se vendet e zhvilluara nuk po i mbajnë premtimet ekzistuese për të trajtuar problemin në rritje.

Por vendet e zhvilluara argumentuan se marrëveshjet ekzistuese për klimën, përfshirë marrëveshjen historike të Parisit të OKB-së të vitit 2015, janë të mjaftueshme dhe nuk duhet të vendosen detyrime të mëtejshme ligjore. Të mërkurën, gjykata e hodhi poshtë këtë argument.

Gjyqtari Iwasawa Yuji tha gjithashtu se nëse vendet nuk zhvillojnë planet më ambicioze të mundshme për të trajtuar ndryshimet klimatike, kjo do të përbënte një shkelje të premtimeve të tyre në Marrëveshjen e Parisit. m.p.

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

By: el da
23 July 2025 at 22:13

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund që nga momenti i arrestimit të tij.

Shehaj vlerësoi se çështja tashmë është në duart e drejtësisë, por shtoi se fakti që prokuroria ka paraqitur prova publike e bën të pamundur, sipas tij, një rikthim të Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Legjitimiteti i Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës dhe pretendimet për tu rikthyer si kryetar i bashkisë Tiranë, mbaruan që në ditën kur Veliaj u arrestua, ditën që të gjithë pamë provat që kishin prokurorët dhe nuk ka dyshim për këtë. Kjo gjë do të vazhdojë, ai ka një gjyq, ka një çështje me drejtësinë që i takon drejtësisë dhe vetë atij të dalë të mbrohet nga akuzat e prokurorisë.

Ky është një nga vendet më të korruptuara në Europë. Deri dje nuk kishim drejtësi fare, tani është bërë një reformë në drejtësi që po ndodh një ndryshim. Disa politikanë të akuzuar për korrupsion ose janë në burg, ose janë në hetim, ose i janë ngritur akuza sepse kanë vjedhur shqiptarët.

Të gjithë këta që akuzohen, thonë që janë të ndershëm. Dy janë gjërat: Ose nuk është e vërtetë që ky paska qenë një vend i korruptuar dhe politikanët kanë qenë të korruptuarit, ose prokurorët kanë qenë kaq të paaftë sa kanë ngritur akuza për ata pak të ndershmit”, tha Agron Shehaj. m.p.

Ben Andoni: A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

By: el da
23 July 2025 at 22:08

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e tyre. Nis fushata, denoncon parregullsitë e strukturave të pushtetit vendor dhe më gjerë, akuzon për dështime dhe parashikon se çdo të bëjë në të ardhmen.

Opozita nëpërmjet z. Berisha pothuaj përditë po jep skemën e asaj që i dëmtoi në zgjedhje dhe akuzon, ndërsa e vendos theksin tek përdorimi i administratës dhe njëjtësimin e maxhorancës me shtetin, një fenomen që e realizuan dhe vetë dikur në krye të vendit.

Kryetari i PD-së, Berisha, i gjendur vazhdimisht nën pyetjet e njëjta të gazetarëve për të ashtuquajturin nenin e statutit “Basha”, e ka gati përgjigjen standarte: “Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.”

Ka një sens që vazhdohet nga njerëzit e PD-së, ndërkohë që nuk po shikojnë dot ndryshimin dhe atë që u kërkon publiku: Jemi nën një regjim dhe duhet të luftojmë me këtë regjim, duket sikur është lajtmotivi i të gjithës.

Në fakt, regjimi pas viteve ‘90 është demokratik, por hibridizimi i saj tashmë është larguar nga demokracia dhe këtë e kemi përballë me mënyrën sesi bëhen zgjedhjet, ndarjen e pushteteve dhe mënyrën sesi ndahet pasuria publike, për të mos renditur një mal tjetër me çështje. m.p.

Prokurori Kledian Llaho parashtron pretendimet e tij në KPA

23 July 2025 at 22:21

Të mërkurën më 23 korrik, prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, paraqiti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA parashtrimet lidhur me çështjen e vetingut të tij. Ligjërimin e tij për më shumë se dy orë, Llaho e ndau në tre pjesë, në qëndrimet që kishte ndaj ankimit të kryer prej Komisionerit Publik, Fklorian Ballhysa ndaj […]

The post Prokurori Kledian Llaho parashtron pretendimet e tij në KPA appeared first on Reporter.al.

Tuneli 19 milion euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike

23 July 2025 at 22:14

Vendimi u shpall të martën nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, me anëtarë Rudina Palloj dhe Erjon Çela, të cilët vendosën shpalljen e fajësisë vetëm për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, si dhe për tre anëtarë të grupit të punës në ARRSH – Simon Prendi, Erdit Salillari dhe Elona Gogo. […]

The post Tuneli 19 milion euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike appeared first on Reporter.al.

Vrau 4 studentë, jepet dënimi për 30-vjeçarin

By: redi
23 July 2025 at 22:00

30-vjeçari që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm. Bryan Kohberger u deklarua fajtor si pjesë e një marrëveshjeje që nënkuptonte se ai do të shmangte dënimin me vdekje. Kohberger hyri fshehurazi në një shtëpi me qira në Idaho, e cila nuk është shumë larg kampusit universitar, dhe vrau Ethan Chapin, Xana Kernodle…

Source

Rama poston foton nga Gjiri i Lalzit: Bregdeti është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i disa tregtarëve

By: redi
23 July 2025 at 21:55

Hapësira publike e zënë nga çadrat dhe shezlongët në plazhin e gjirit të Lalzit ka marrë tjetër pamje, dhe kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke ironizuar ata që sipas tij sfidojnë shtetin duke uzurpuar pronën publike. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi se kjo ndërhyrje është vetëm fillimi i një qasjeje të re ndaj vijës bregdetare, ku hapësirat publike nuk do të uzurpohen më…

Source

Arbër Hitaj për Berishën: Dalja përditë e padobishme. Në vjeshtë ka zgjedhje, PD e papërgatitur

By: redi
23 July 2025 at 21:44

Gazetari Arbër Hitaj e quan strategjinë e PD-së për të denoncuar atë që ata e quajnë farsë elektorale të 11 Majit, dhe për të shtyrë për në shtator analizën e humbjes, si një ushqim që Berisha kërkon t’ja hedhë militantëve. Për të Berisha po përpiqet të fitojë kohë, po e shtyn sa më shumë analizën e zgjedhjeve, ndërkohë vera po ikën me deklarata që nuk prodhojnë politikë. ”Në shtator mund të…

Source

”PD ka bërë gabime për 11 Majin”, Jola Hysaj: Presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR

By: redi
23 July 2025 at 21:28

Jola Hysaj, kandidate e PD-së në zgjedhjet e fundit të 11 Majit, thotë do të pritet raporti final i OSBE/ODIHR pikërisht për atë që selia blu e quan fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje. Për të edhe PD ka bërë gabime jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve, por nga ana tjetër, një analizë e thellë do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD…

Source

❌
❌