Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Lajme Shqiperi

Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës së Qafë Botës: Letër zyrtare autoriteteve greke

By: E S
14 July 2025 at 23:03

Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë me regjim 24-orësh.

Iniciativa është shoqëruar me një letër zyrtare drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, dhe autoriteteve të tjera përkatëse.

Letra është firmosur gjithashtu nga përfaqësues të rëndësishëm vendorë të rajonit:

Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë Sarandë,

Romeo Çakuli, Kryetar i Bashkisë Finiq,

Ergest Dule, Kryetar i Bashkisë Konispol,

Besmir Veliu, Kryetar i Bashkisë Delvinë,

Kristaq Kiço, Nënprefekt i Qarkut Vlorë.

Në letrën dërguar autoriteteve greke theksohet se:

Funksionimi aktual i doganës është i kufizuar dhe me vonesa të mëdha, duke shkaktuar radhë deri në tre orë nën temperatura të larta.

Ka vështirësi serioze për autoambulancat, mallrat dhe qytetarët, duke rrezikuar shëndetin dhe ekonominë ndërkufitare.

Çdo ndryshim i statusit të doganës përbën një hap pas, si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek që lëvizin çdo ditë në të dy anët e kufirit.
Dogana e Qafë Botës është porta lidhëse më e afërt për shumë banorë të Bashkive të Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës me rajonin e Thesprotisë në Greqi.

Vendosja e një regjimi 24-orësh jo vetëm do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin, por do të kontribuonte në ruajtjen e jetës dhe gjallërinë ekonomike të fshatrave kufitarë që po përballen me shpopullim të vazhdueshëm.

Letra vë në dukje se nisma ka mbështetjen edhe të Kryetarit të Bashkisë Igumenicë, të Nënprefektit të Thesprotisë dhe të Këshillit Bashkiak të Filatit, duke u bërë kështu një kërkesë e përbashkët ndërkufitare.

The post Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës së Qafë Botës: Letër zyrtare autoriteteve greke first appeared on JavaNews.al.

Prishet pas disa orëve tensione banesa e fundit e paligjshme në Theth! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

By: E S
14 July 2025 at 22:55

Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje.

Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar.

Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.

Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT.

Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar.

Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur.

The post Prishet pas disa orëve tensione banesa e fundit e paligjshme në Theth! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë first appeared on JavaNews.al.

Fuqizimi i Forcave të Armatosura, mbërrijnë në Kosovë autoblindat ushtarakë nga SHBA

By: E S
14 July 2025 at 22:47

Autoblindat ushtarakë të Amerikës kanë mbërritur në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, ekskluzivisht për A2CNN.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në një program të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA-të dhe pritet të pranojmë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla”, konfirmon Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.

Ajo sqaron se pas procesit të dorëzimit të plotë do të bëhet të ditara edhe detaje të tjera. Kjo është një tjetër përpjekje për fuqizimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përballë një rrezikut gjithnjë e të pranishëm nga shteti fqinj, Serbia, që ka 48 baza përreth Kosovës.

The post Fuqizimi i Forcave të Armatosura, mbërrijnë në Kosovë autoblindat ushtarakë nga SHBA first appeared on JavaNews.al.

“Ja ku janë, shkrepe o babe…”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë

By: E S
14 July 2025 at 22:39

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur.

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit. /OraNews/

The post “Ja ku janë, shkrepe o babe…”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë first appeared on JavaNews.al.

Si po zëvendësohen shqiptarët? Nga India deri në Filipine, 20% e punonjësve në vend janë të huaj

By: E S
14 July 2025 at 22:32

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese.

Shqipëria e viteve të fundit, që ankohet për papunësi, duket se po plotëson këto vende bosh.

Leen – sanitare nga Filipinet: “Në vendin tonë mundësitë e punësimit janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, sepse ka shumë popullsi dhe nëse s’ke mik në qeveri, ti nuk gjen një vend të mirë pune.”

Joana – sanitare nga Uganda: “Vendosa të vij këtu sepse në vendin tonë, paratë që marrim këtu janë shumë më të larta dhe kjo më ndihmon mua dhe familjen time.”

Tiza – magazinier nga Mianmari: “Agjencia ku u interesova më kreu të gjitha procedurat e nevojshme dhe unë erdha menjëherë. Jam i lumtur.”

Shqipëria është e njohur për ta. Të gjithë janë të kënaqur – nuk paguajnë qira, ushqimi u ofrohet nga biznesi, ndërsa çdo muaj dërgojnë para në shtëpi. Por ky realitet është pasqyrë e një problemi më të thellë për tregun shqiptar të punës. Në bujqësi, industri, ndërtim e turizëm janë sektorët që vuajnë për fuqi punëtore, ndërsa mbi 11 mijë punonjës të huaj janë “importuar” për të plotësuar vendet bosh.

Filip Gjoka, sipërmarrës: “Nga ikja dhe mungesa e lindjeve, na kanë detyruar të kthejmë sytë te punëtorët e huaj. Kemi 3 vjet me kontingjentin e parë, ka ardhur i dyti dhe i treti dhe po mundohemi t’i ambientojmë me klimën, ushqimin dhe rregullat tona. Është e vetmja zgjidhje që ne të mos humbim kontratat që kemi vite që kemi punuar për t’i lidhur.”

Mungesa e fuqisë punëtore është e ndjeshme në disa sektorë kyç. Ishim në sektorët e akomodimit dhe tani kemi kaluar në fabrikat e agropërpunimit.

Gokul, punonjës nga India: “Ne erdhëm 5 njerëz nga India dhe kemi këtu mbi 2 muaj e gjysmë. Pagat për momentin janë më të mira se në Indi.”

20% e forcës punëtore në Shqipëri mbulohet nga të huajt, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ndërsa më shumë lehtësira do të krijohen në kuadrin e ri ligjor për të huajt në vendin tonë në vijim.

Gertiola Hoxha, drejtoreshë e Shërbimit të Punësimit: “Vihet re një trend rritës, por po flasim për Shqipërinë si një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka më shumë nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe forcë të huaj. Sfidat janë mungesa dhe pasaktësia e dokumentacionit të paraqitur nga të huajt, përmbushja e kritereve dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve. Po rishqyrtohet ligji për të huajt, i cili ka për qëllim të lehtësojë të drejtat e emigrantëve si dhe mbrojtjen e tyre, aksesin në informacion, në tregun e punës, etj.”

Qeveria planifikon të sjellë në Shqipëri 40 mijë të huaj për të punuar. /TCH/

The post Si po zëvendësohen shqiptarët? Nga India deri në Filipine, 20% e punonjësve në vend janë të huaj first appeared on JavaNews.al.

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

By: E S
14 July 2025 at 22:24

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011.

Ai tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha.

“Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike. Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike.

Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë.

Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda.

Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda.

Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”- u shpreh ndër të tjera ish-presidenti Topi.

The post Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar! first appeared on JavaNews.al.

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

By: E S
14 July 2025 at 22:17

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

The post “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë first appeared on JavaNews.al.

Banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit në Theth, bllokojnë fadromën (FOTO)

By: E S
14 July 2025 at 22:09

Në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje, ku nga lista e godinave për t’u shembur ka mbetur tashmë edhe një, e cila “po reziston” ende nga protestat e qytetarëve.

Këtë mbrëmje mësohet se pronarët e kësaj godine dhe banorë të Thethit kanë kundërshtuar prishjen, duke i bllokuar punën fadromës.

Siç shihet edhe nga pamjet, disa prej tyre kanë hipur në ndërtesë duke e bërë të pamundur që fadroma të vazhdojë shembjen, ndërsa disa të tjerë kanë rrethuar godinën ose kanë bllokuar rrugën.

The post Banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit në Theth, bllokojnë fadromën (FOTO) first appeared on JavaNews.al.

“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

By: E S
14 July 2025 at 22:02

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti politik Roland Bejko theksoi se për të çarë në skenën politike, partitë e vogla duhet të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme mbi parime dhe vlera të qarta. Sipas tij, këto forca nuk mund të funksionojnë si modele autoritare, por duhet të gjejnë një kohezion të brendshëm dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme mes anëtarëve të tyre, e cila nuk duhet të prishet përmes përplasjeve publike.

Bejko nënvizoi se partitë që synojnë të sjellin ndryshim duhet të kenë si udhërrëfyes vlerat demokratike, tolerancën, komunikimin e hapur dhe përkushtimin ndaj çështjeve thelbësore si liria, ndërtimi i shtetit dhe reforma sociale e ekonomike.

“Gjithçka që këta e kanë realizuar shumë gjatë dhe në detaj se si është paraqitur politika në 35 vite dhe e kanë paraqitur atë në fushata që kanë bërë, në studio dhe në biseda individuale. Këta duhet t’i kenë manual mbi tavolinë, duhet që të mbështeten në vlera morale, në parime të qëndrueshme, mbi tolerancën pa diskutim dhe duhet që të gjejnë një kohezion të brendshëm, sepse nuk mund që të funksionojë një parti moderne mbështetur tek autoritarizmi i një lidershipi të caktuar dhe tek disiplina. Këta janë të detyruar që të bashkëjetojnë në koherencë dhe të ndërtojnë disa shtylla pricipale mbi të cilat këta nuk duhet t’i negociojnë me asnjë siç janë çështjet e lirisë, të komunikimit dhe njëri-tjetrin, me shtet bërjen, me republikën me gjithçka që është keq në aspektin politik, por dhe ekonomik, social e të tjera. Këta duhet të ruajnë fillimisht një marrëdhënie të brendshme, të ruajnë njëri-tjetrin dhe të mos i zgjidhin në debate publike”, tha Bejko.

The post “Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike first appeared on JavaNews.al.

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

By: el da
14 July 2025 at 22:52

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në nëntor dhe një herë në mars, me një diagnozë false, që ka maskuar ndërhyrjen kozmetike të tij për mbjelljen e flokëve dhe shërbime të tjera estetike.

Sipas kartelës mjekësore, ai është shtruar me diagnozën “Ablacion me radiofrekuencë i VSM sinistër + miniflebektomi”, e cila në fakt tregon për një procedurë mjekësore të trajtimit të variçeve. Në rastin konkret bëhet fjalë për “vena saphena magna”, një venë e madhe sipërfaqësore që ndodhet në këmbën e majtë, sipas përshkrimit.

Sipas shpjegimeve të mjekëve, “Ablacion me radiofrekuencë” është një teknikë jo-invazive që përdor nxehtësi të krijuar nga valët e radiofrekuencës për të mbyllur venat varikoze, duke ndalur rrjedhën jonormale të gjakut në ato vena. Ndërsa miniflebektomi është një procedurë kirurgjikale e vogël për heqjen fizike të degëve të venave varikoze, nëpërmjet prerjeve shumë të vogla në lëkurë.

Këtu lindin disa probleme. Problemi i parë është që duhet të nisë një hetim për diagnozë false, dhe duhet të shkojnë para përgjegjësisë edhe mjekët që e kanë firmosur atë.

Ervin Salianji duhet të ekzaminohet nga një komision mjeko-ligjor, për të provuar nëse e ka kryer ndërhyrjen për variçe apo jo, dhe pastaj të sqarohet se si ka funksionuar trajtimi i tij kozmetik për mbjelljen e flokëve. Sipas shënimeve, ndërhyrja është bërë në një klinikë private jashtë spitalit ku është shtruar, kështu që hetimet duhet të shkojnë deri në fund.

Kjo, jo për të verifikuar shëndetin e Salianjit, as për t’i prishur atij “kujtimet e burgut”, por për të verifikuar se si funksion shteti i së drejtës në Shqipëri.

Një piramidë e tërë, që nga ministri i Drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, drejtori i Policisë së Burgjeve dhe drejtori i burgut të Fierit, janë të angazhuar në një zinxhir falsifikimi të fakteve për të justifikuar shërbimet politiko-estetike ndaj një ish- të burgosuri.

Nëse Prokuroria nuk hap hetim për këtë çështje, një komision hetimor parlamentar duhet të kryejë një procedurë hetimi për të verifikuar papërgjegjësinë e gjithë zinxhirit administrativ për burgjet në shtetin shqiptar. Një kartelë që e siguron Evi Kokalari nga SHBA është e çuditshme që nuk e gjejnë dot organet tona të drejtësisë.

Po të mendosh që Salianji ka dalë nga burgu i Fierit, ka ardhur në një spital privat në Tiranë, të cilin e ka përdorur për hotel, dhe pastaj ka shkuar në një klinikë private për mbjellje flokësh, për të cilën kemi prova fizike, kjo histori ngre shumë pikëpyetje dhe ngre nevojën urgjente për shumë dorëheqje dhe ndoshta arrestime, që duhet të zënë vendin bosh në qelinë e Salianjit.

Kemi standardet e dyfishta të Ministrisë së Drejtësisë për të burgosur, trajtim preferencial nga Drejtoria e Burgjeve për një të burgosur, duke e diskriminuar pozitivisht në raport me të tjerët, dhe me shumë mundësi kemi dhe mashtrim ligjor nga mjeku me diagnozën e deklaruar për të justifikuar daljen nga burgu, edhe pse diagnoza është banale dhe mund të trajtohej edhe tek ambulanca e burgut nëse do të ishte e vërtetë. Por aq tip sportiv sa është Salianji dhe aq i ri, rrezik se dhe vetë nuk e di çfarë janë ende variçet. Ato zakonisht fillojnë në moshën e Gridës, jo të Salianjit.

Nuk jam kundër që Salianji ta përdorë kohën në burg për të mbjellë flokët, për të rregulluar hundën apo për të drejtuar veshët. Kjo është një e drejtë e tij dhe është mirë t’i jepet mundësia nëse dëshiron. Por mashtrimi me diagnozën dhe regjimi preferencial i tij janë vepër penale për zyrtarët, mjekët dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk po dua ta krahasoj me sjelljet analoge që të njëjtët zyrtarë të burgjeve kanë ndaj politikanëve të tjerë të dënuar, se pastaj mund t’u shtohet edhe akuza e linçimit politik në burg ndaj të tjerëve. Por njëherë të na sqarojnë përse kanë pranuar të zhyten në paligjshmëri totale në shërbim të ish- të burgosurit Ervin Salianji.

Se me këtë që kanë bërë, i kanë dëmtuar atij edhe perspektivën si politikan i persekutuar, pasi ai tani mund të na tregojë se sa dhëmb të shkulësh një qime floku, por nuk na tregon dot sa ka vuajtur në burg. Dhe ky është një dëm i madh për një politikan ambicioz, që fjetjen në spital privat me gruan e quan persekutim, ndërsa duke mashtruar edhe për diagnozën, provon akuzën e prokurorisë për mashtrim, pasi në këtë rast është përsëritës. m.p.

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

By: el da
14 July 2025 at 22:44

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore.

Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua me protestën dhe kundërshtinë e pronarëve, të cilët pas disa orësh e panë të shembje nga ekskavatori i IKMT.

Gjatë operacionit në Theth u prishën rreth 100 objekte të ndryshme prej betoni apo druri, teksa në një postim më herët në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri me dije se tashmë ka nisur dhe puna për largimin e inerteve. m.p.

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

By: el da
14 July 2025 at 22:37

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit. m.p.

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

By: el da
14 July 2025 at 22:29

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth.

Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka gënjyer ditën e sotme kur ka thënë se janë shpërndarë 300 certifikata pronësie në Theth. Sipas gazetarit në këtë fshat nuk janë shpërndarë as 100 dokumente dhe ato janë thjeshtë vërtetime të aplikimeve për certifikatë pronësie.

“I njoh të gjithë fshatrat e veriut dhe askush nuk ka leje nga ata, se nuk u kanë dhënë pronë, nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie. Ligji 7501 nuk ka vepruar në ato zona, sepse secili ka shkuar në tokë të vet, se ka shumë pak pronë. E kjo që thotë Rama sot, gënjen dhe gënjen si derri, se u kam prishë bizneset. Ta di shumë mirë që çdo banor i Thethit, ku ka kullën, ka biznesin. Ku ka biznesin, aty jeton.

Ata nuk janë biznesmen që bëjnë investime për biznes, ata jetojnë aty. Ai ishte një fshat i braktisur, më në fund iu rikthye gjallëria, jeta dhe vetëm në një llogari që kemi bërë sot në mëngjes me banorë të Thethit, dëmi shkon në 15 milion euro të banorëve të një fshati, që ti e ke rrafshuar, e ke kthyer si Gaza atje.

Se sot nuk shkon më njeri të filmojë se çfarë pamje ka Thethi sot. Gjeni statuset në Facebook, të ministres Kumbaro, të Benet Becit, të kryeministrit, pamjeve që shpërndante, sa i bukur, sa i mirë.

Rama vjet në prill i vuri benzinën, zjarrit. Ata ndoqën këshillën e tij. Edhe atij që i thonë kriminel, edhe ai e ka me kontenier, pra e heq nga aty e hedh në makinë dhe e çon ku të dojë. Të gjithë dëgjuan këshillën e Ramës, mos ndërtoni me beton, por me dru. E me dru i bën ata. Përpara se të rrafshosh 15 mln eurot e një fshati, ai duhet të gjejë zgjidhjen.

Dëmi që i është bërë Thethit nuk është ai që kanë bërë sot, por për vite me radhë do ta shikojmë dhe çfarë katrahure kanë bërë ata aty. Sepse thonin se këta kanë prishur kartolinën e Shqipërisë. Po këta ca po bëjnë? Po e shkarravisin.

Sot Rama tha se, kemi dhënë afro 300 certifikata pronësia. As afër 100 nuk janë dhe nuk janë as certifikata pronësie, por janë vërtetim i aplikimit për certifikatë pronësie. Është mashtrues 24 karatësh dhe nuk skuqet më. Ai gënjen nga mëngjesi në drekë dhe jo nga vjet, sivjet, apo para fushatës dhe pas fushatës,” tha Artan Hoxha. m.p.

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

By: el da
14 July 2025 at 22:17

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e qytetit nëpërmjet aplikimit për postet vakante në bashki.

Kjo valë shkarkimesh e dorëheqjesh nëpër bashki, vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për një reformim rrënjësor dhe një riorganizim në nivel lokal të institucioneve vendore.

“Bashkia Shkodër fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore. Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:

Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al

Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: ëëë.bashkiashkoder.gov.al

Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, shkruan Benet Beci. m.p.

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

By: el da
14 July 2025 at 22:08

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa udhëtonin me një automjet luksoz dhe mbanin armë zjarri pa leje.

Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi masën e arrestit për Endrit Doku, 27 vjeç, Ervis Cukali, 27 vjeç, dhe Imer Gega, 21 vjeç.

Të tre u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ndërsa udhëtonin me një automjet tip “Porsche Panamera”. Gjatë ndërhyrjes policore, Endrit Doku tentoi të shmangte kontrollin duke u hedhur në det bashkë me një çantë. Ai u ndalua nga një mjet lundrues i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në fund të detit çantën që përmbante një armë zjarri tip pistoletë.

Doku akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. Ndërsa Cukali dhe Gega janë arrestuar për “moskallëzim të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga verifikimet, rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Fier, ku ishin sekuestruar 21 kilogramë tritol. m.p.

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

By: el da
14 July 2025 at 22:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit.

Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se forcat xheniere nuk largohen nga Thethi pa hequr edhe “mbeturinën e fundit” siç e quan ai.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale”, shkruan Rama. m.p.

Modriç ‘zbarkon’ në Milano/ Milan merr përforcimin e madh për sezonin e ardhshëm

By: Rovena
14 July 2025 at 23:48

Mbërriti thjesht, por pritet të bëjë mrekulli.

Luka Modriç zbriti në aeroportin Malpensa të Milanos, dhe mori rrugën për në qendrën e Milanelos, ndërsa nisi aventura e tij si lojtar i ri i Milanit.

Ylli më i madh i futbollit të Kroacisë për të gjitha kohët përshëndeti tifozët dhe gazetarët duke deklaruar se ishte i lumtur, dhe është një nga përforcimet e para të arritur nga drejtori i ri sportiv, Igli Tare, dhe u kërkuar e pëlqyer nga trajneri Masimiliano Alegri.

Më pas, veterani 39-vjeçar iu nënshtrua vizitave mjekësore në klinikën Madonina, të cilat i përfundoi me sukses, e më pas erdhi firmosja e kontratës.

Klubi kuqezi njofton se akordi është njëvjeçar, deri në 30 qershor 2026, me mundësi për t’u zgjatur edhe për një sezon tjetër.

Ai do të mbajë fanelën me numrin 14, ashtu si tek Totenhemi, ndërsa për 8 sezone tek Reali pati numrin 10.

Modriç vërtet është pranë fundit të karrierës, por pritet ta ndihmojë Milanin me përvojën e tij të jashtëzakonshme, dhe me mentalitetin tepër fitues.

Jo më kot ai u bë lojtari me më shumë trofe në historinë e Realit të Madridit, me 27 tituj, ndër të cilat 6 Champions, 4 La Liga, 5 Superkupa të Europës e gjashtë Kupa të Botës për Klubet.

Milani ka nisur fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Alegri, dhe Modriç pritet të bashkohet pasi të kalojë disa ditë pushim për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klubet.

Synimi është kualifikimi të paktën për në Champions, ndërsa dëshira tjetër e madhe është shqiptari nga Kosova, ylli i ri i Zvicrës, Ardon Jashari./abcnews.al

Ndërtimet pa leje në Theth, Mahmutaj: Rama po rregullon me ligj kaosin e nxitur nga politika

By: Rovena
14 July 2025 at 23:41

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në Abc News, ka komentuar situatën me ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit, duke e cilësuar si një “katrahurë” të ndërtuar mbi mungesën e zbatimit të ligjit dhe përfitimin nga fushatat zgjedhore.

Sipas tij, shumë qytetarë kanë zgjedhur rrugën e shkurtër për të ndërtuar ilegalisht, duke përfituar nga periudha e qetësisë institucionale gjatë zgjedhjeve. Mahmutaj thekson se qeveria, përmes nismave të rilindjes urbane, po përpiqet të legalizojë këtë realitet me mjete ligjore, një rrugë që ai e cilëson të vështirë, por të domosdoshme në funksion të integrimit europian dhe reformimit të administratës lokale.

“Ndërtimet pa leje në Theth, Rama po rregullon me ligj parregullsitë. Njerëzit zgjodhën rrugën e shkurtër duke bërë ndërtime pa leje. Njerëzit përfituan nga fushata zgjedhore, duke e ditur që gjatë fushatën nuk bëhen lëvizje, dhe marrë shkas nga kjo kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, në formën e një katrahurë. Kemi Shqipërinë e viteve të fundit që ka pasur një bum turizmi dhe pse mos të investojmë në formën e duhur, të ligjshme. Rilindja urbane, Rama ka zgjedhur një rrugë të vështirë, nuk po them që është e padrejtë. Ai po kërkon një frymë të re.

Rruga që ka zgjedhur që Rama është i vështirë, por mendoj që pas shtatorit do të kemi zhvillime të reja dhe Shqipëria ka aspirata për të shkuar në BE. E mira është që rinovohet gjithçka, populli thotë që uji që qëndron qelbet, pra le të rrjedhe dhe le të qarkullojnë funksionarët që nga niveli qendror dhe nga niveli lokal. Deri tani kishim qoka, nuk kishim as votime dhe as emërime nëpër bashki dhe komuna, të cila ulnin performancën në nivelin më të ulët të mundshëm. Berisha ka dashur gjithmonë përçarje të Shqiptarëve, këtë ka dashur gjithmonë. Berishës i ka ikur koha, nuk duhet marrë në konsideratë”, tha gazetari./abcnews.al

Milot-Balldre, anulohet tenderi/ MIE: Asnjë ofertë nuk plotësonte kushtet e kërkuara

By: Rovena
14 July 2025 at 23:23

Anullohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre . Ministria e Infrastrukturës argumenton ne njoftimin e anulimit se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk është vlerësuar e përshtatshme pasi nuk plotësonte kushtet e kërkuara.

Koncesioni për ndërtimin dhe operimin e autostradës Milot Balldre ka një vlerë prej 364.7 milionë lekësh dhe është me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre./abcnews.al

Dorëheqje masive/ Nga veriu në jug, largohen dhjetëra drejtues nga detyra

By: Rovena
14 July 2025 at 23:13

Ultimatumi i Edi Ramës nisi nga zbatimi.

Tre ditë pasi kryeministri kërkoi shkarkim të zyrtarëve lokalë socialistë, kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Elbasanit dhe bashkinë e Librazhdit i kanë paraqitur dorëheqjen kryetarëve respektive.

Në Lushnje, drejtuesja politike Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e 13 administratorëve dhe të drejtorëve. Puna e tyre do ti nënshtrohet vlerësimit të një komisioni të posaçëm, i cili do vendosë nëse do qëndrojnë në detyre apo do largohen.

Në Fier kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratoret e njësive, drejtore të bashkisë dhe drejtorive rajonale.

Në Durrës, nga detyra janë larguar administratorët e pesë njësive administrative së bashku me administratorët e gjashtë rajoneve.

Në Shkodër bashkia konfirmoi dorëheqjen e të gjithë administratorëve, te e 10 njësive administrative.

Po ashtu, përpara kryetarëve të tyre, dorëheqjen e kanë paraqitur edhe 6 administratore të Bashkisë së Korçës dhe 3 të Bashkisë së Kolonjës dhe 4 të Devollit.

Ata do të qëndrojnë në detyrë deri kur të zëvendësohen ndërkohë që burime për ABC Neës konfirmojnë se nuk do të ketë largime të nënkryetareve.

Në ditët në vijim mësohet se kryeministri Edi Rama do të vizitojë qarkun e Korçës.    Dorëheqjen e kanë dhënë edhe 7 administratorë në Bashkinë e Gjirokastrës.

Në Kukës, dy nënkryetarët e Bashkisë dhe 14 drejtuesit e njësive administrative u shkarkuan nga kryebashkiaku Albert Halilaj.

Kjo valë dorëheqjesh vjen pas një procesi të gjerë riorganizimi dhe vetëpastrimi të administratës vendore, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Kjo do ti hapë rrugë emërimeve të reja, që siç ka deklaruar kryeministri, do të kryhen mbi bazën e meritokracisë dhe integritetit profesional.

Në takimin me kryebashkiakët të premten, Rama paralajmëroi se do të punësojë specialiste si dhe do të emërojë në postë drejtuese edhe demokratë./abcnews.al

 

 

❌
❌