Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Lajme Shqiperi

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

By: mirseda
11 August 2025 at 22:41
Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga fëmijët. Pjesëmarrëset raportuan nivele stresi mesatarisht 8.5 nga 10, ndërsa gati gjysma thanë se partneri kontribuon më shumë në stresin e tyre të përditshëm sesa prindërimi Shkaku kryesor? Pabarazia në ndarjen e përgjegjësive të shtëpisë dhe ngarkesa mendore […]

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

By: mirseda
11 August 2025 at 22:30
Një “blackout” goditi rrjetin elektrik të Irakut sot, i shkaktuar nga temperaturat rekord të larta dhe një rritje e kërkesës që shkatërroi dy linja transmetimi, tha Ministria e Energjetikës. Edhe pse familjet janë ende në gjendje të marrin energji nga gjeneratorët, ndërprerja vjen ndërsa temperaturat arritën 50°C në Bagdad dhe 11 provinca qendrore dhe jugore […]

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

By: mirseda
11 August 2025 at 22:20
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka treguar se fitorja e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit i solli në mendje vajzën e tij të ndjerë, e cila ndërroi jetë në mënyrë tragjike gjashtë vite më parë. “E dini tashmë çfarë ka kaluar familja jonë me humbjen e vajzës time, Xana, […]

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

By: mirseda
11 August 2025 at 21:35
Tirana ndërhyn në merkato. Klubi kryeqytetas ka siguruar shërbimet e sulmuesit Falaye. Lajmi është bërë i ditur, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Postimi: Oluwabori Falaye është futbollisti më i ri i KF Tirana. Sulmuesi 26-vjecar vjen si vlerë e shtuar në kryeqytet pas eksperiencave me skuadra si Alemannia Aachen, FSV Frankfurt. Bardh e blutë […]

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

By: mirseda
11 August 2025 at 21:30
Një pilot i easyJet është pezulluar në pritje të një hetimi nga autoritetet pas akuzave se është parë duke ecur i zhveshur në një hotel luksoz afrikan. Sipas The Sun, piloti është parë lakuriq në zonën e pritjes së një hoteli me pesë yje në ishullin Atlantik të Kepit të Gjelbër në orët e para […]

Reali merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

By: mirseda
11 August 2025 at 21:10
Kylian Mbappe nis sezonin e tij të dytë me Real Madridin me fanellën numër 10, duke marrë një rol edhe më të rëndësishëm si lider në ekip. Pas një viti ku fitoi çmimet “Pichichi” dhe “Golden Boot”, objektivi i tij për sezonin 2025-2026 është i qartë: të fitojë çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos”. […]

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

By: mirseda
11 August 2025 at 20:30
Cristiano Ronaldo ka ndarë gjatë karrierës së tij shumë momente personale me fansat, por tani jeta e tij duket se po hyn në një fazë të re. Partnerja e tij prej rreth nëntë vjetësh, Georgina Rodriguez, duket gati të bëhet bashkëshortja e tij e përjetshme. Në një postim në Instagram, Georgina publikoi një foto ku […]

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

By: mirseda
11 August 2025 at 20:05
Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe në fshatin Vërnik të Devollit. Nga flakët është djegur një stallë, ndërsa fatmirësisht 6 stalla të tjera, shkolla e fshatit dhe banesat pranë janë shpëtuar. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse me 10 forca, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, policia ndodhet aty […]

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

By: mirseda
11 August 2025 at 19:38
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet si pjesë e një rrjetit të trafikut të drogës në këtë zonë. Siç raportojnë mediat italiane një patrullë hasi të riun që ishte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, pasi kishte një dënim të mëparshëm. Ai u ndalua në ‘Strada di Sabbione’ ndërsa udhëtonte me […]

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

By: mirseda
11 August 2025 at 19:05
Trajneri i Burnleyt, Skot Parker, nuk ka ndër mend që të nxitohet me aktivizimin e Armando Brojës. Duke parë situatën e dëmtimeve të shpeshta të lojtarit, ai ka bërë të qartë se klubi i cili sapo bleu kartonin e tij nga Çelsi, nuk ka ndër mend që të hedhë lojtarin në fushë duke e rrezikuar […]

30 vatra aktive, Shqipëria përballet me zjarret. Ja zonat problematike!

By: Fax Web
11 August 2025 at 20:16

Ministria e Mbrojtjes ka përcjellë informacion mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në zonat:

Qarku Vlorë

Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme. Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 fefektivë të FA, 1 grup FNSH. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore të FA si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Parku “Rëzom” – maja e “Lucës”, njësia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndërhyrja me mjete tokësore. Në vendngjarje punonjës të AdZM.

Bashkia Himarë – fshatrat Bolenë dhe Tërbaç – Zjarri në pyll me pisha. Në terren: 3 mjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH Himarë e Vlorë, forca vullnetare dhe 20 efektivë të FA.

Fshati Lukovë – Të angazhuar në operacion 3 mjete zjarrfikëse me 11 efektivë MZSH Himarë e Sarandë, avioni Canadair kroat, 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë MZSH Fier.

Fshati Ninat, Bashkia Konispol – Zjarri me drejtim nga fshati Bistricë. Në terren 2 mjete dhe 19 punonjës.

Qarku Lezhë

Fshati Malaj i Epërm, Bashkia Mirditë – Zjarri izoluar, në monitorim nga 6 efektivë MZSH, 6 forca pyjore, 17 forca bashkiake, 2 vullnetarë.

Fshati Kolsh, Bashkia Lezhë – Zjarr në sipërfaqe pyjore, 2 mjete zjarrfikëse Lezhë dhe 1 nga Mirdita.

Qarku Dibër

Mali i Allushit, Bashkia Klos – Zjarri është sën kontroll, digjen trungje brenda vatrës. Po punohet nga 6 efektivë MZSH dhe 1 mjet zjarrfikës.

Mali i Kovashicës, Bashkia Bulqizë – Vatra në monitorim nga 2 mjete zjarrfikëse me 7 efektivë MZSH.

Fshati Kabe, Bashkia Dibër.Vatra e zjarrit po zhvillohet në sipërfaqe me shkurre, ferra, barishte dhe bimësi të ulët, në kah të fshatit. Në terren janë angazhuar 1 mjet zjarrfikës dhe 6 efektivë zjarrfikës.

Qarku Berat

Vijon zjarri në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike.
Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë MZSH Poliçan 3 mjete, 15 efektivë dhe 2 mjete, 10 efektivë Berat, 60 forca të ushtrisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Në mbështetje të situatës është edhe Helikopteri i Forcës Ajrore.

Fshati Rehovë, Bashkia Poliçan – Zjarr pranë banesave, një banesë 2-katëshe ka marrë flakë. Po kryhet evakuim.

Fshati Backë, Bashkia Skrapar –Po punohet për shmangiene rrezikut për banesat.

Qarku Tiranë

Mali i Bërzhitës, Bashkia Tiranë, po punohet për shuarjen e zjarrit.

Fshati Stërbeg, Bashkia Rrogozhinë –Forcave zjarrfikëse vendore u janë bashkuar edhe përforcime nga Peqini.

Fshati Okshtun, Bashkia Rrogozhinë –Zjarri në sipërfaqe me shkurre e ferra është vënë nën kontroll. Po punohet për shuarjen e plotë të vatrës.

Fshati Peqinaj, Bashkia Kavajë – Avioni Canadair kroat në operim.

Fshati Hajdaraj, Bashkia Kavajë – Drejt shuarjes, angazhuar 1 mjet dhe 7 forca.

Zona Arbanë, Bashkia Tiranë. Zjarri ka marrë përmasa, por aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Në këtë vatër zjarri ka shkuar edhe një helikopter Canadair kroat.

Qarku Durrës

Mali i Krujës, Bashkia Krujë, ku pati riaktivizim të zjarrit në pyll pishe, 15 forca operacionale dhe mbështetje nga policia gjatë aksionit për shuarjen e vatrës.

Fshati Barkanesh, Bashkia Krujë. Terreni vështirëson punën.

Qarku Gjirokastër

Rreziku nga zjarri ka kaluar në fshatin Lekël të Tepelenës, pa shkaktuar pasoja për banorët apo banesat e tyre.

Zjarri vijon të jetë aktiv në dy drejtime: poshtë fshatit, në drejtim të fshatit Hormovë, si dhe lart, në faqen e malit të Golikut.

Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Qarku Elbasan

Në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, Bashkia Gramsh. Në terren MZSH Gramsh dhe 25 efektivë të FA.

Qyteti Cërrik – Është arritur të izolohet zjarri në shkurre. Po mbahet në monitorim nga 20 efektivë e 2 mjete zjarrfikëse.

Fshati Hotolisht, Bashkia Librazhd. Forcat po punojnë me intensitet për të shmagur rrezikun për banesat.

Qarku Shkodër

Zona Koderboks, Bashkia Shkodër. Monitorim nga forcat e pyjores dhe zjarrfikësit.

Fshati Stajkë, Bashkia Vau Dejës. Era favorizon flakët, 1 mjet zjarrfikës në terren.

Qyteti Pukë – Situata në kontroll. Në terren janë 2 mjete zjarrfikëse dhe forca policore.

Fshati Xath, Bashkia Fushë Arrëz. sore. Situata është e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Po evakuohen banorët.

Qarku Kukës

Fshati Gegaj, Bashkia Tropojë – Pa rrezik për banesat. Të angazhuara janë 7 forca MZSH, 15 pyjore, 1 emergjenca civile, 18 forca bashkiake, policë dhe 20 vullnetarë.

Mjete ajrore që kanë operuar sot:

1 Canadair (Kroacia)

2 avionë PZL (Greqi)

1 Black Hawk (Republika Çeke)

1 Black Hawk (Sllovakia)

2 Black Hawk (Forcat e Armatosura të Shqipërisë)

Pritet të operojnë:

2 Black Hawk (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Aksident në aksin e vjetër Levan-Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur

By: Fax Web
11 August 2025 at 19:38

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Aksidenti në “Qafën e Koshovicës”, ndërron jetë pas tre ditësh 15-vjeçari

By: Fax Web
11 August 2025 at 19:15

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 15-vjeçari që u përfshi disa ditë më parë në aksidentin rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

I mituri ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes të efektivit të Policisë, Klajdi Mustaj, 26 vjeç, i cili rrezikoi jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti të përmbysur katër personat që ndodheshin në bord.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00, kur automjeti humbi kontrollin dhe u përmbys, duke mbetur i bllokuar në anë të rrugës. Brenda tij ndodheshin katër persona të plagosur, ndërsa nga makina filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme dhe transportimit drejt spitalit, 15-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12” në kufi me Greqinë, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

By: Fax Web
11 August 2025 at 18:34

Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit.

Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth.

BERLIN – Konsultime Merz-Trump-Zelensky për qëndrimin e unifikuar ndaj Putinit

11 August 2025 at 23:03

BERLIN, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz planifikon të konsultohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë në lidhje me luftën në Ukrainë, deklaroi qeveria gjermane.

Një zëdhënës i qeverisë deklaroi se ”mes tyre është planifikuar një video-konferencë”.

Diskutimi do të zhvillohet para takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë.

”Para konsultimeve me Trump dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, është planifikuar një takim virtual midis Merzit, Zelenskyt dhe udhëheqësve të Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Polonisë dhe Finlandës”, theksoi zëdhënësi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte priten gjithashtu të marrin pjesë në video-konferencë. /os/

The post BERLIN – Konsultime Merz-Trump-Zelensky për qëndrimin e unifikuar ndaj Putinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ronaldo zyrtarizon fejesën, futbollisti i propozon partneres

11 August 2025 at 23:38

Ylli ndërkombëtar i futbollit Cristiano Ronaldo është tashmë zyrtarisht I fejuar me partneren e tij prej shumë vitesh, bukuroshen me origjinë nga Argjentina Georgina Rodriguez.

Lajmi u bë i ditur nga 31-vjeçarja e cila publikoi në “Instagram” një foto me unazën e shndritshme prej diamante ku shkroi “Po dua të martohem me ty, në këtë jetë dhe në të gjithë jetët e mia”.

Prej vitesh çifti përflitej se kishin hedhur një tjetër hap në marrëdhënien e tyre për shkak të paraqitjes së Rodriguez me disa unaza të ndryshme, por kësaj here është zyrtare.

Futbollisti 40 vjeçar dhe partnerja e tij prej 9 vitesh do të shkojnë tashmë drejt altarit.

Dashuria e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka mbushur prej vitesh faqet e para të mediave rozë, ndërsa çifti janë kthyer në rrjet një ndër çiftet më të dashura të showbizzit botëror.

Mijëra persona uruan çiftin për këtë hap të ri në marrëdhënien e tyre nëpërmjet komenteve në postimin e bërë nga Georgina Rodriguez.

31-vjeçarja ka ndërtuar një perandori në rrjetet sociale pasi u bë e dashura e futbollistit duke u kthyer kështu në një ndër njerëzit më të ndjekur dhe më me shumë influence në rrjetet sociale ne mbare botën.

/abcnews.al/

Tronditet sërish Kosova, vritet me armë zjarri një person në Prishtinë

11 August 2025 at 23:09

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një person ka mbetur i vrarë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shtetas është vrarë me armë zjarri në “Hajvali” në Prishtinë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjet e autorit i cili është identifikuar nga autoritetet.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Policia e Kosovës.

/abcnews.al/

Shqiperia- Vendi ku e pabesueshmja duket e mundur.

11 August 2025 at 23:07
Eshte i njohur tashme nocioni qe Shqipëria nuk vuan per drama politike. Por ngjarjet e fundit paraqesin nje një protagonist të papritur: një “profesor” supozohet, shqiptaro-amerikan, i cili është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për të “shpëtuar” vendin. Ai ka formuar një qeveri në hije, ka hartuar një manifest dhe ka filluar të rekrutojë një …

Bie meteoriti në SHBA, 20 milionë vjet më i vjetër se Toka

By: gaze tare
11 August 2025 at 23:30

Një meteorit që goditi një shtëpi në SHBA më 26 qershor, duke shpërthyer çatinë e saj, është zbuluar të jetë më i vjetër se Toka. Universiteti Shtetëror i Xhorxhias përfundoi analizën e meteoritit, duke e datuar atë të jetë formuar rreth 4,56 miliardë vjet më parë, afërsisht 20 milionë vjet më i vjetër se planeti ynë.

Sipas një deklarate të publikuar nga universiteti, ky meteorit kishte një histori të gjatë para se të hyjë në atmosferën e Tokës. Scott Harris, hulumtues i universitetit, tha: “Ky meteorit kishte një udhëtim të gjatë përpara se të godiste shtëpinë.”

Pronarët e shtëpisë ku ra meteoriti po vazhdojnë të gjejnë mbetje të tij në rrethinat e zonës. Ky zbulim është një kujtesë e papritur për shkencëtarët dhe qytetarët mbi larminë dhe mrekullitë e universit.

The post Bie meteoriti në SHBA, 20 milionë vjet më i vjetër se Toka appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
11 August 2025 at 23:48

Dashi

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift. Mundohuni që të rrini të qetë, të analizoni mirë gjërat dhe të gjeni një zgjidhje.

Demi

Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju do të jeni shumë të stresuar për shkak të gjërave të shumta që keni për të bërë. Shumë ndryshime do të vihen në jetë, gjë që do të rregullojë mjaft gjëra. Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi duke nisur nga mesjava gjërat do të përmirësohen.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të flisni dhe të sqaroheni, pasi në vijim tensionet do të vijnë duke u shtuar sidomos në raportin në çift. Disa raporte do të kenë nevojë për verifikim gjatë këtij muaji, për të kuptuar se çfarë ka që nuk shkon.

Gaforrja

E marta parashikon një rikuperim të ndjeshëm lidhur me një histori dashurie, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Ndërkohë probleme parashikohen sa i takon punës, ku mund të debatoni me një bashkëpunëtor. Fizikisht do të ndiheni më mirë në raport me ditët e kaluara.

Luani

Do të ndiheni të lodhur dhe aspak nën humor dhe për këtë arsye mund të ketë diskutime. Jeni izoluar disi, njëlloj sikur të ishit kundër të gjithëve. Bëni mirë që të zbusni sjelljen tuaj dhe mos u mbyllni brenda vetes.

Virgjëresha

Ju pret një ditë interesante, të cilën duhet ta shfrytëzoni plotësisht, pasi ditët në vijim do të sjellin lodhje me vete. Megjithatë do të arrini që të gjeni zgjidhjen e shumë problemeve. Bëni mirë që të mos merrni vendime të nxituara.

Peshorja

Mund të keni fitime të papritura, ose puna mund t’iu dhurojë më shumë kënaqësi. Në këtë fillim muaji çështjet ekonomike janë mjaft të favorshme. Sa i takon ndjenjave, më mirë flisni tani, pasi gjatë fundjavës do të ketë rënie.

Akrepi

Gjatë kësaj dite bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm, nëse duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj. Intuita do ju vijë shumë në ndihmë. Në punë rezultatet do të jenë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit pozitiv të Diellit dhe Mërkurit.

Shigjetari

Kjo e martë do të bëjë që lodhja të ndihet gjithnjë e më shumë. Bëni durim edhe disa ditë, pasi fundjava do të sjellë rikuperim. Mundohuni që të gjeni më shumë hapësirë për vete dhe të vini një projekt që keni përzemër në zbatim.

Bricjapi

Yjet janë në anën tuaj, mundohuni që të përfitoni për të zgjidhur çështje të natyrës ekonomike apo praktike. Bëni mirë që të gjeni zgjidhje brenda së enjtes, pasi në fundjavë situata astrologjike do të ndryshojë dhe j do të ndiheni shumë më të lodhur.

Ujori

Yjet ju këshillojnë që t’iu kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave. Dashuria, nëse keni personin e duhur pranë, mund të çojë drejt projekteve jetësore, shkruan noa.al. Në këtë periudhë keni energji shumë më të mirë në raport me muajin e lënë pas.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë tejet pozitive ku situatat do të vijnë gjithnjë duke u përmirësuar. Në dy ditët në vijim ndikimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do të sjellë zgjidhje të mira.

The post Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

❌
❌