Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Lajme Shqiperi

Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD).

Ambasada amerikane në Tiranë vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të dy vendet tona”.

Flavio Skoti studioi shkenca kompjuterike në Georgia College & State University, dhe Dea Basha studioi inxhinieri softueri në Bluefield State University.

“Si e përshkruajnë përvojën? Për Dean, të jashtëzakonshme dhe që të ndryshon jetën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/m.m/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehet në funksion të plotë nënstacioni elektrik i Ibës

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Brigadat e Tensionit të Lartë të OSSH, në bashkëpunim me OST, punuan pa ndërprerje për vendosjen në tension transformatorin 110/10 kV të nënstacionit Ibë, i dëmtuar dje pasdite për shkak të rënies së zjarrit.

Gjatë gjithë natës janë kryer me shpejtësi zëvendësimi i të gjitha pajisjeve të dëmtuara, si transformatori i fuqisë, transformatorët e rrymës, tensionit, kabllot dhe urat kabllore, terminalet etj.

OSHEE bën të ditur se pavarësisht punimeve, banorët e zonave si Baldushk, Ibë, Bërzhitë, etj., janë furnizuar normalisht me energji elektrike brenda dy orëve nga dëmtimi i transformatorit, si rrjedhojë e lidhjeve në unazë me fidera të tjerë që dalin nga nënstacioni i Farkës.

Ndërkohë, sipas OSHEE-së, sot nuk ka patur asnjë fider të nënstacionit Ibë pa energji, pasi iu është dhënë tension nga fiderat unazorë që dalin nga nënstacioni i Farkës.

1 nga 4

/r.e/

The post Rikthehet në funksion të plotë nënstacioni elektrik i Ibës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes: 247 efektivë të FA-së dhe 4 helikopterë për shuarjen e zjarreve

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se 247 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë në gatishmëri 31 mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrëfikëse dhe autoambulanca.

Po ashtu, për shuarjen e vatrave të zjarreve janë në gatishmëri 4 helikopterë për ndërhyjet nga ajri në çdo kohë.

Ministria e Mbrojtjes nënvizoi angazhimin e strukturave lokale dhe atyre qendrore në monitorimin e situatës, ndërsa shprehu angazhimin për ndërhyrjet e nevojshme, me prioritet në zonat e banuara.

/m.m/r.e/

The post Ministria e Mbrojtjes: 247 efektivë të FA-së dhe 4 helikopterë për shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – IDF shkatërron dhjetëra mijëra artikuj me ndihma humanitare të destinuara për banorët

GAZA, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) shkatërruan dhjetëra mijëra artikuj me ndihmë humanitare, duke përfshirë sasi të mëdha ushqimesh të destinuara për banorët e Gazës, të cilat skaduan pasi u lanë në pritje për javë të tëra në anën palestineze të pikës kufitare Kerem Shalom.

Sipas burimeve, sasia e furnizimeve të shkatërruara vlerësohet në mbi një mijë kamionë.

“Ne varrosëm gjithçka dhe madje dogjëm disa,” tha një burim.

“Edhe sot, ka mijëra pako që presin në diell, dhe nëse ato nuk transferohen në Gaza, ne do të detyrohemi t’i shkatërrojmë ato”, theksoi IDF. /os/

The post GAZA – IDF shkatërron dhjetëra mijëra artikuj me ndihma humanitare të destinuara për banorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fier, arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet si autor i zjarrëvënies në fshatin Frakull të Vogël në Fier.

Policia njoftoi sot se, “si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimit për vatër zjarri në fshatin Frakull e Vogël, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 64 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël”.

Sipas Policisë, “nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, janë djegur 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Fier, arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investime në bujqësi dhe ujitje në Himarë: Denaj takon fermerë të zonës

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me fermerë të zonës Horë-Vranisht në Bashkinë Himarë, ku u diskutua mbi mënyrat e bashkëpunimit midis fermerëve dhe blegtorëve, me synimin për të forcuar kapacitetet prodhuese dhe për të rritur aksesin në tregjet bujqësore.

Gjatë takimit, ministrja vuri në dukje rëndësinë e paketës së re të financimit, e cila vjen në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve.

Kjo paketë ofron mbështetje të konsiderueshme për sektorin bujqësor, duke përfshirë një grant deri në 50%, kredi të butë me interes vetëm 2%, si dhe garanci sovrane që mundësojnë mbulimin e kolateralit deri në 70%.

Masa të tilla synojnë të lehtësojnë aksesin në financim dhe të nxisin investimet në bujqësi, sidomos në zonat rurale.

Në vijim të diskutimit u trajtuan edhe çështjet që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat Sasaj–Lukovë–Shën Vasil, Horë-Vranisht, përgjatë lumit Shushicë dhe në zonën e Borshit.

Investimet në këto sisteme prekin një sipërfaqe prej mbi 900 hektarësh tokë bujqësore dhe synojnë garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë për çdo hektar të punueshëm.

/r.e/

The post Investime në bujqësi dhe ujitje në Himarë: Denaj takon fermerë të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Gjimnastika shqiptare është përfaqësuar denjësisht në kampionatin botëror të “World Gym for Life Challenge” të mbajtur në Portugali, duke fituar medaljen e bronzit.

Sipas Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, vajzat kuqezi dhuruan një performancë fantastike, teksa morën edhe përgëzimet e jurisë.

Në garë u vendosën 33 shtete nga e gjithë bota, teksa në total në Lisbonë ishin rreth 3800 sportiste. Shqipëria u përfaqësua me gjimnastet: Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela dhe Melisa Agolli.

Pa dyshim që meritë për këtë sukses, të gjimnasteve nga mosha 7-12 vjeç, kanë trajnerët e ekipit kombëtar, sekretarja e përgjithshme e Federatës Eliriana Karaj, por edhe presidenti Leonard Lulaj.

Vajzat të cilat morën pjesë në këtë kampionat ishin të ekipeve të Beratit, Shkodrës, Lushnjës dhe Tiranës.

The post Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Fidan: Aneksimi i Bregut Perëndimor do të kishte efekt të kundërt për Izraelin

ANKARA, 26 korrik /ATSH-AA/ – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se nuk pret që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të hezitojë nëse kushtet për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar përputhen me vizionin e tij.

Në një intervistë për transmetuesin turk NTV, Fidan paralajmëroi se një hap i tillë nuk do t’i shërbente interesave afatgjata të Izraelit.

“Nëse Netanyahu beson se kushtet janë të favorshme, sinqerisht nuk mendoj se do të hezitonte. Mendësia e tij është maksimaliste”, tha Fidan, duke shtuar se “kjo nuk do të sjellë përfitim për Izraelin në dekadat e ardhshme”.

Fidan kritikoi veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës si një “tërbim i tërbuar” që është kthyer në shqetësim global. Ai tha se shumica e vendeve, përveç disa, nuk po qëndrojnë më pranë Izraelit përballë luftës pothuajse 2-vjeçare në Gaza.

Ai theksoi një ndryshim ndërkombëtar në këtë qëndrim, duke përmendur mbështetjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, për njohjen e Palestinës.

“Përveç politikanëve amerikanë, nuk shohim mbështetje të hapur për mendësinë aktuale sioniste në Izrael”, tha ai.

Sa i përket përpjekjeve për armëpushim, Fidan përmendi tre pika të vështira, përkatësisht kush do të shpërndajë ndihmat në Gaza, tërheqjen e forcave tokësore izraelite dhe garancitë për vazhdimësinë e armëpushimit pas lirimit të pengjeve nga Hamasi.

Ai theksoi se Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pabanueshme jo vetëm përmes shkatërrimit, por edhe përmes urisë.

“Zyrtarët e inteligjencës izraelite po udhëtojnë nga një vend në tjetrin, duke u përpjekur t’i bindin të pranojnë një numër të madh refugjatësh palestinezë. Kjo është një përpjekje për të bërë Gazën pa palestinezë” tha ai.

Lidhur me thirrjen e parlamentit izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor, e miratuar më 23 korrik, Fidan tha se ajo minon drejtpërdrejtë zgjidhjen me dy shtete.

“Po përpiqeni të shkatërroni diçka që të gjithë e njohin mbi bazën e kufijve të vitit 1967. Nëse nuk e pranoni një zgjidhje të negociuar me dy shtete tani, i hapni vetes rreziqe të mëvonshme”, tha ai.

The post TURQI – Fidan: Aneksimi i Bregut Perëndimor do të kishte efekt të kundërt për Izraelin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në qarkut e Beratit, Vengu ndjek në terren aksionin për shuarjen e flakëve

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari ndoqën sot nga afër situatën nga zjarret në Mbreshtan dhe Paftal.

Efektivët e Forcave të Armatosura dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë angazhimin për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave të zjarrit.

Vengu njoftoi sot “se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”.

Sipas Vengut “ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët tanë në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”.

/m.q/r.e/

The post Zjarret në qarkut e Beratit, Vengu ndjek në terren aksionin për shuarjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër, standarde bashkëkohore për 800 nxënës e mësues

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Në qytetin e Shkodrës vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Ndre Mjeda”, e cila po rilind me standarde bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës.

Kryeministri theksoi se shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800 nxënësit dhe mësuesit e saj.

“Ky investim i qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, po merr formë dita-ditës, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës, ndërsa po vijon puna në pjesën e brendshme të shkollës, për të hapur dyert e saj në fillim të vitit të ri shkollor”, theksoi kryeministri.

Shkolla “Ndre Mjeda” nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilindë nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative.

Shkolla e re do të jetë në funksion të 800 nxënësve, ndërkohë që në plan për t’u rindërtuar në qytetin e Shkodrës janë edhe pesë shkolla të tjera.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të shkollës përfshin edhe ndërtimin e shtesës në godinën 3-katëshe, një palestër të re me një tarracë të shfrytëzueshme, si dhe instalimin e një sistemi ngrohjeje dhe ftohjeje të ri. Po ashtu, do të kryhet edhe sistemimi i sheshit të shkollës.

/m.m/r.e/

The post Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër, standarde bashkëkohore për 800 nxënës e mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Turistë nga gjithë bota shijojnë mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit

By: Kult Plus
26 July 2025 at 13:48

Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e disa prej tyre, të cilët vlerësojnë mikpritjen, ushqimin dhe plazhet e pastra.

“Shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen, sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme”, u shpreh Rama.

Një prej operatorëve turistikë që operon në zonën e Sarandës u shpreh se për vitin 2025 Ksamili dhe Saranda janë nga vendet më të preferuara për turistët nga Izraeli.

“Kemi një fluks të jashtëzakonshëm turistësh dhe një rritje të kërkesave. Prenotimet e turoperatorit tonë arrijnë deri në muajin tetor. Jemi plot me prenotime dhe Ksamili mban vendin e parë”, bëri të ditur ajo.

Turistët e huaj që zgjedhin Sarandën e Ksamilin vlerësojnë veçanërisht plazhet, njerëzit traditat dhe ushqimin.

“Është bukur. Peizazh i mrekullueshëm. Po kalojmë momente shumë të këndshme në Sarandë”, tha një prej tyre.

Një tjetër vlerësoi bukuritë që ofron Saranda me “natyrën origjinale dhe detin super të pastër”.

“Do të doja t’ju ftoja të vizitoni një vend të bukur siç është Ksamili, në Shqipëri. Siç mund ta shihni moti është i ngrohtë dhe uji gjithashtu. Dua të them gjithashtu se njerëzit këtu janë shumë të dashur. Ata do t’ju ndihmojnë me çdo gjë që ju duhet gjatë qëndrimit këtu”, apeloi një tjetër turist i huaj.

Turistët e huaj shprehen veçanërisht të mahnitur nga Ksamili.

“Ejani dhe zbulojeni Ksamilin, është i veçantë, shumë i bukur, njerëz të dashur, uji i mirë!”, tha një prej tyre.

“Po shijojmë diellin, peizazhin e mrekullueshëm, motin e bukur, njerëzit e mirë, pijet e këndshme”, tha një tjetër.

“Sapo erdhëm këtu në plazhin publik. Plazhi është i pastër, falas. Deti është i bukur, njerëzit janë shumë mikpritës dhe ushqimi e pijet shumë të mira”, shtoi një tjetër.

Një turiste holandeze vlerësoi po ashtu motin e mirë dhe plazhet e bukura.

“Ushqimet dhe pijet janë të mira. Më pëlqen uji që është vërtetë blu dhe tashmë është plazh publik, të gjithë mund të vijnë”, shtoi ajo.

“Ndihem shumë mirë këtu. Dielli, njerëzit, janë të mrekullueshëm. Ushqimi është “wow”. Më i miri! Dhe njerëzit të presin me krahë hapur. Më pëlqen shumë”, tha një tjetër./atsh/KultPlus.com

‘Tashmë që larg, aq larg ke ikur’

By: Kult Plus
26 July 2025 at 13:20

Poezi e shkruar nga Mikhail Lermontov

Tashmë që larg, aq larg ke ikur,
Dhe u bënë vite që s’të shoh më.
Dhe shpresa ime ashtu është fikur,
Qëndroj i heshtur dhe nuk bëj zë.

Prita shumë vite duke u venitur,
Pres ende sot që s’jam më djalë.
Prita të zgjohem nga një ëndërr e fikur,
Por për mua dielli jo më s’do dalë.

Ti kurrë s’u ktheve o ëndrra ime,
Unë thjesht imazhe kam parë, e parë.
E nëse vjen ashtu papritur,
As s’kam për të qeshur,
As kam për të qarë./ KultPlus.com

Kristal

By: Kult Plus
26 July 2025 at 12:45

Poezi e shkruar nga Ismail Kadare. 

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harrim ish ky a s’ish harrim./KultPlus.com

‘E ëmbël është vdekja në qëllim’

By: Kult Plus
26 July 2025 at 12:20

Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.

Sot, KultPlus e sjell këtë poezi 6 vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit.

MES GRILASH – FENIKS

Akrostik
Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi
Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde
E në heshtje po tretem e fikem si jetimi
Me ndezë dëshirat e fjetura si krande
Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti
E ëmbël është vdekja në qëllim –
Me e puthë atë dritë në horizonte që rri
Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim
Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer
I lodhur një zog diku me krahë të thyer
Tash këngës ia thotë me afsh në gji –
I amshuar balsam në varg qëndron
Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon
Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi.

(Jeta e re, nr.2/1972, f.332)./ KultPlus.com

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

By: el da
26 July 2025 at 14:00

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër në Skoci për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve tregtare transatlantike. Takimi, i cilësuar nga von der Leyen si “i frytshëm” gjatë një bisede telefonike me Trump, mund të rezultojë vendimtar për të shmangur përshkallëzimin e një lufte tarifore që rrezikon të shpërthejë më 1 gusht.

Burime nga Brukseli bëjnë me dije se është arritur një dakordësim i përkohshëm mbi një tarifë bazë prej 15% për mallrat europiane një kompromis që, ndonëse larg objektivit fillestar të BE-së për heqjen e plotë të tarifave, shihet si një zgjidhje e pranueshme për shumicën e vendeve anëtare. Shifra është gjithashtu në përputhje me marrëveshjen që Shtetet e Bashkuara kanë arritur së fundmi me Japoninë dhe përfshin edhe 1.6% të tarifave ekzistuese. Kjo marrëveshje është ndjeshëm më e favorshme se opsioni ekstrem i vendosjes së tarifave 30%, që pritet të hyjnë në fuqi pa një marrëveshje përpara fillimit të gushtit.

Megjithatë, marrëveshja nuk është përfundimtare. BE kërkon garanci për sektorët më të ndjeshëm, si industria e makinave, farmaceutika dhe elektronika, për të cilët SHBA ka paralajmëruar tarifa shtesë deri në 25%. Brukseli synon që këto të mos e kalojnë nivelin e tarifës bazë prej 15%, ndërsa tarifat mbi çelikun dhe aluminin pritet të qëndrojnë në nivelin 50%. Nga ana tjetër, Trump kërkon një hapje më të madhe të tregut europian, përfshirë ndryshime në standardet ushqimore dhe rregulloret digjitale, një kusht që mund të mbetet i papërcaktuar në këtë fazë.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, BE ka përgatitur një paketë masash ndëshkuese në dy faza, fillimisht për 21 miliardë euro në mallra amerikane më 7 gusht dhe më pas një listë shtesë me vlerë 72 miliardë euro që do të hyjë në fuqi gradualisht deri në shkurt 2026. Megjithatë, këto masa nuk janë të menjëhershme dhe duket se janë projektuar për të mos përshkallëzuar tensionet në mënyrë të menjëhershme.

Sipas analistëve, Presidenti Trump duket i interesuar për të shënuar një sukses të ri në fushën tregtare, duke shtuar të ardhurat për buxhetin federal përmes tarifave. Pas marrëveshjeve me Britaninë, Japoninë dhe disa vende të Azisë Juglindore, ai ka paralajmëruar nisjen e një vale të re tarifash për mbi 200 vende të tjera, që mund të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ndërsa ndaj Kanadasë ka shprehur qëndrime të ashpra, duke e përjashtuar nga dialogu, Trump ka dhënë sinjale pozitive ndaj Kinës, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje e re mund të jetë në horizont në takimin e ardhshëm në Stokholm.

Takimi në Skoci mbetet vendimtar: një marrëveshje mund të frenojë përshkallëzimin e tensioneve tregtare ndërmjet dy partnerëve strategjikë, ndërsa dështimi mund të hapë një kapitull të ri përplasjesh ekonomike me pasoja për të gjithë ekonominë globale./kb

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

By: el da
26 July 2025 at 13:40

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13 mbeten aktive, ndërsa 6 janë në monitorim. Zjarret kanë përfshirë disa prej qarqeve më të mëdha të vendit, duke përfshirë Vlorën, Dibrën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Kukësin, si dhe shumë zona rurale si fshatrat e Matit, Bulqizës dhe Pogradecit.

Përballë këtyre flakëve, janë angazhuar mbi 485 forca operacionale, përfshirë 45 automjete zjarrfikëse dhe 4 helikopterë, dy nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe dy helikopterë të mbërritur nga Hungaria. Pavarësisht përpjekjeve të intensifikuara, disa vatra vazhdojnë të jenë të vështira për t’u shuar për shkak të terreneve të vështira malore dhe kushteve të papërshtatshme.

Në qarkun e Vlorës, zjarri i rënë në “Majën e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, është ende nën monitorim, ku forcat e MZSH dhe pyjorët janë angazhuar për shuarjen e tij.

Po ashtu, në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë në Delvinë, zjarri ka përfshirë kullota dhe ka shkaktuar shqetësime serioze për banesat, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për asfiksinë. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez.Gjatë operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvinë, Agim Troci, si dhe 5 persona patën probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe janë përshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale. Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë vazhdon aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurredhe ndodhet në një vijë të gjatë shtrirje të përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc – Ramic – Verbas – Matogjin të njësisë administrative Brataj. Ka prezencë të forcave operacionale, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Në qarkun Gjirokastër, zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, njësia administrative Cepo, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, për shkak se ishte në lartësi të madhe, forcat operacionale nuk mundën të ndërhyjnë ditën e djeshme dhe e mbajtën situatën në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri është afruar pranë tunelit të Skërficës.

Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit . Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Ditën e sotme zjarri zhvillohet në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Sot janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës.

Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e djeshme janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Sot kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë.

Qarku Elbasan. Nëz onën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë. Në terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga këta 20 janë forca ushtarake të FA-së dhe 30 forca janë të MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca të pyjores. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

Qarku Lezhë. Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e djeshme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Nuk ka rrezik për banesat. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale./kb

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

By: el da
26 July 2025 at 13:20

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1 ton mallra dhe kanë inspektuar 209 subjekte.

Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ky është vetëm fillimi, pasi aksioni do të vijojë për të garantuar treg të formalizuar, produkte të sigurta dhe mbrojtje për fermerët e ndershëm./kb

 

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

26 July 2025 at 13:10

nga Stuart Heritage

Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të një reputacioni si djaloshi i zakonshëm, anonim, i këndshëm, papritur troket Marvel-i. Dhe e kupton se do të ndash skenën me Chris Hemsworth, pranë të cilit dukesh si një përzierje mes një fije bari dhe një krimbi të dobët. Dhe ja ku përfundon: nëpër internet, i lyer me vaj dhe duke shfaqur muskujt. Që do të thotë: Borat tani ka bark me muskuj.

Sacha Baron Cohen është në kopertinën e revistës Men’s Fitness për muajin gusht. Gjoksi i fryrë, bicepsët e stërfryrë, parakrahët si thes gjarpërinjsh të gjallë. Pantallonat i ka, me përmbledhje të kujdesshme, afro 6 cm më poshtë sesa duhet. Torsi i tij duket sikur është rrotulluar në margarinë. Siç e thotë edhe vetë: “Po bëj një prezantim të fortë të krizës sime të moshës së mesme”.

E gjithë kjo, sigurisht, ka lidhje me Marvel-in. Cohen luan rolin e Mephisto-s në serialin Ironheart të platformës Disney+. Por shumica ndoshta as nuk e ka dëgjuar këtë fakt, pasi Ironheart doli pikërisht në kulmin e lodhjes së publikut nga superheronjtë, aq sa presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, vendosi ta promovojë filmin Fantastic Four duke premtuar se do të prodhojë më pak seriale. Por kjo është çështje tjetër.

Nga të gjithë aktorët komikë që kanë zbuluar trupin e tonifikuar në ekran, vetëm Chris Pratt ka arritur të përfitojë realisht në ekranin e madh. Që prej se zbuloi muskujt në Instagram, ka luajtur në gjashtë filma të MCU, një special për Krishtlindje dhe projekte të tjera që varen nga fiziku i tij. Në krahun tjetër kemi Kumail Nanjiani, i cili nga një skenarist me fytyrë të rrumbullakët dhe i nominuar për Oscar në 2017, u shndërrua në një trup që duket si qese me arra të ngjeshura në vitin 2019, për një rol dytësor në The Eternals. Përveç një zëri në një episod të What If…?, ai nuk është shfaqur më në universin Marvel.

Dhe pastaj kemi Sacha Baron Cohen. Mephisto i tij është shfaqur vetëm në një episod, i veshur nga koka te këmbët, dhe në një serial që s’la asnjë gjurmë kulturore. Pra, për të gjithë ata që nisin palestër për një rol te Marvel, transformimi fizik nuk është gjithmonë qëllimi përfundimtar. Për Mephisto-n mund të mos dëgjojmë më kurrë, por imazhi i Cohen me pesha në dorë, i mbuluar me dhjamë patashuqeje si notarët e Kanalit të La Manshit, do të jetojë gjatë.

E gjitha kjo është veçanërisht ironike, sepse karriera e hershme e Cohen-it bazohej në ekspozimin e trupit të tij. Kujtoni mankini-n e Borat-it dhe do ta kuptoni kontrastin. Megjithëse tani është më i hollë dhe më i formuar, diferenca më e madhe duket se është thjesht… heqja e qimeve të kraharorit.

Megjithatë, le ta shijojë këtë moment. Të paktën, Cohen është shumë vetë-ironik dhe i sinqertë, duke u tallur me veten në Instagram: “Disa të famshëm përdorin Ozempic, disa kanë kuzhinierë personalë, disa të tjerë trajnerë personalë. Unë i përdora të tre.” Dhe më tej: “Kjo nuk është AI. Jam me të vërtetë aq egoist sa ta bëj këtë.”

Nëse kjo do të thotë se po largohet nga komedia – sepse nuk ka asnjë mënyrë që Borat të veshë sërish një mankini, përveçse nëse s’ka ndërmend të rebrandohet si një divorcues i etur për vëmendje – atëherë mirë është. Midis Ironheart dhe Disclosure-it të vitit të kaluar, duket se po ecën në atë drejtim.

Dhe ky zbulim e afron Cohen-in edhe më shumë me fazën tjetër të recetës Marvel: ankesat për sa e tmerrshme është të dukesh në këtë formë. Chris Pratt e bëri – duke u ankuar se duhej të pinte aq shumë ujë, sa jeta iu kthye në makth. Kumail Nanjiani e bëri – duke festuar me histeri ditën që më në fund hëngri pak tortë. Sacha Baron Cohen do të vijojë rrugën e tyre. Përveç nëse Mephisto bëhet figurë qendrore në MCU. Në atë rast, kontrata e sponsorizimit me Veet do të jetë gati në derë.

The Guardian/ Përgatiti/ L.Veizi

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

By: el da
26 July 2025 at 13:00

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është: Çfarë ndikimi kanë ato në shëndetin tonë?

Në një nga arkivat më të vjetra bujqësore në botë, në Rothamsted në Angli, studiuesit kanë gjetur mikroplastika në kampionë dheu që datojnë që nga mesi i shekullit të 20-të. Rritja e tyre ndjek periudhën kur plastika u përhap masivisht, sidomos pas viteve 1960.
Sot, mendohet se një person konsumon ose thith mijëra grimca mikroplastike në vit, përmes ushqimit, ujit apo ajrit. Ato janë gjetur në mëlçi, tru, veshka, shpretkë, madje edhe në arteriet që çojnë gjakun në tru.

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Eksperimenti i parë me njerëz
Në fillim të vitit 2025, tetë vullnetarë në Londër pinë me vetëdije një tretësirë me mikroplastika, për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si përthithen nga trupi. Studiuesit po analizojnë nëse grimcat kalojnë nga zorra në gjak dhe çfarë ndodh më pas.

Zbulime tronditëse
-Mikroplastikat në tru: Janë zbuluar më shumë tek personat që kishin pasur demencë, deri në 10 herë më shumë se tek ata pa probleme të tilla.
-Në arteriet karotide: Lidhur me rrezik më të lartë për infarkt ose goditje cerebrale.
-Në kocka dhe muskuj: Zbulime në pacientë që kishin kryer operacione ortopedike; mund të ndikojnë në rritjen e muskujve dhe kockave.
-Në pacientë me kancer: Mikroplastikat mund të ndikojnë negativisht në efektin e ilaçeve kundër kancerit.
-Në pacientë me astmë: Po studiohet ndikimi i mikroplastikave në përkeqësimin e sëmundjes, informon dritare.net

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!
Pse mikroplastikat janë problematike?
Trupi nuk mund t’i shpërbëjë lehtësisht.
Mund të shkaktojnë inflamacion kronik, dëmtim të indeve, rritje të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare apo tumore.
Mikroplastikat më të vogla (nanoplastikat) mund të futen brenda vetë qelizave dhe të ndikojnë në ADN.
Studiuesit kanë gjetur deri në 240,000 grimca plastike në një litër ujë të ambalazhuar, që përfaqëson një shumëllojshmëri të madhe materialesh plastike – nga najloni deri te polistireni. Disa prej këtyre materialeve mund të mbajnë edhe metale të rënda apo substance toksike që ndikojnë në sistemin hormonal.

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Çfarë pritet në të ardhmen?
Studimet e fundit synojnë të përcaktojnë sa mikroplastika mund të përballojë trupi pa shkaktuar dëme, duke përdorur enë laboratorike me qeliza njerëzore, të ngjashme me enët e gjakut. Për momentin, nuk ka një nivel të saktë që mund të quhet i sigurt, por ekspozimi kronik edhe ndaj sasive të vogla mund të ketë pasoja afatgjata.

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Çfarë mund të bëjmë?
Studiuesit po analizojnë grimcat në ajër dhe shtëpitë e pacientëve për të kuptuar burimet më të zakonshme.
Qëllimi është që të bëhen rekomandime për prodhuesit që të përdorin lloje më të sigurta plastike ose të gjejnë zëvendësues për përdorim në spitale dhe ambiente të brendshme.

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!
Ndikimi i mikroplastikave në shëndetin tonë është i ndërlikuar dhe ende në studim, por provat e deritanishme ngrenë shqetësime serioze për lidhjen e tyre me sëmundjet kronike, inflamacionin, plakjen e përshpejtuar dhe ndoshta edhe me kancerin./kb

burimi: BBC

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

By: el da
26 July 2025 at 12:40

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Ish-banori u shpreh se u rikthye në ekran, në skenë dhe në vëmendjen e publikut. Ai shtoi se nuk ka ndryshuar, mbetet po ai njeriu me këmbë në tokë dhe popullor.

Si mund t’a përcaktojmë në këto momente karrierën tënde ose momentin artistik në të cilin je?
Për mua është si një adoleshencë e dytë dhe kjo falë “Big Brother” që më riktheu në ekran, në skenë, në vëmendje, më riktheu në shumë gjëra. Mua s’më ka vdekur kurrë pasioni.

Ke patur zhgënjime, uljet dhe ngritjet e tua.

Pafund, por unë nuk kam ndryshuar kurrë. Nuk ka qenë e thjeshtë, por arrita që të mund shumë probleme që kisha me veten, ja dola mbanë.

A është kjo verë më e bukur se vitet e shkuara? Se je në qendër të vëmendjes, ke më shumë fansa, ke më shumë dashuri…

Kjo verë është shumë e bukur pasi jam rikthyer jo vetëm në muzikë por edhe si dublant.

Si artist ke ndryshuar?

Jo, për të gjithë ata që më njohin, unë ky kam qenë edhe 14 vjec e tani që jam 15. Nuk kam ndryshuar, kam qenë gjithmonë me këmbë në tokë, i thjeshtë, djalë popullor dhe me shumë pasion.

Cili është zhanri muzikor që nuk do e prekje kurrë?

Mendoj se tallavanë, e kam thënë prej vitesh dhe vazhdoj ta them, nuk e gjej veten. Edhe pse nuk më mungojnë kontaktet me këtë lloj muzike. Kurrë mos thuaj kurrë, por besoj se me tallavanë nuk më lidh asgjë./TAR/kb

❌
❌