Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Reforma territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me qeverinë

By: user7
11 July 2025 at 13:59

Kryetari i PD-së u pyet sot nga gazetarët mbi dy reformat e mundshme në proces, të sugjeruara edhe nga faktori ndërkombëtar, kryesisht OSBE-ODIHR: Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.

Kreu i selisë blu dha dy qëndrime të ndryshme, duke e ndarë ‘binarin’ politik nga ai qeveritar.

Berisha tha se do ulet me PS-në në tavolinë për reformën zgjedhore, sepse ajo bëhet nga partitë, duke lënë të kuptohet se i intereson kontrolli politik i partisë së tij nëpërmjet vendosjes së deputetëve, por refuzoi kategorikisht të ulej me Qeverinë për reformën territoriale.

Ai shpjegoi se reforma zgjedhore bëhet nëpërmjet partive dhe PS është një prej tyre në një sistem pluralist, kurse territorialja bëhet nga qeveria e Ramës, të cilën PD nuk e njeh, pasi ka dalë nga “farsa elektorale”. Por duket se Berisha ‘harroi’ se PS-ja ka për kryetar pikërisht kreun e qeverisë.

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të ulet kurrë me të, nuk mund të pranojë karrigen mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them se PS s’është parti e spektrit politik, ai vendosi dorën e tij të zezë të reforma territoriale, kurse reforma zgjehore bëhet nga patitë. Nuk mund të them se s’do ulemi me PS-në për reformën elektorale, por jo me qeverinë, ajo e ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha në përgjigjen e tij para gazetarëve sot.

Kreu i PD-së, i pandehur për dosjen e aferës “partizani” dhe aktualisht në proces gjyqësor, akuzoi kryeministrin edhe për valën e fundit të shkarkimeve të drejtorëve të bashkive në vend, duke e quajtur shkelje të rëndë kushtetuese.

“Marja e kompetencave nga qeveria qendrore të ajo vendore ëhstë akt i rëndë antikushtetues dhe shkelje e Kartës së Konventës, shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë vendore që të ndërmarrë apo bëjë ndryshime të qeverisja vendore. Objeksionet që ka qeveria i ndjek vetëm nëpërmjet Gjykatave, me padi. Ramaduro është vetë kryeministër, kryeprokuror, kryepolic dhe kryetar bashkie, ndaj sillet në këtë mënyrë. Fjala e lirë dhe vota e lirë janë dy të drejtat kryesore. Ndaj ua lexova edhe unë raportin juve”, tha ai mes të tjerash.

The post Reforma territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me qeverinë appeared first on Lapsi.al.

Kryebashkiaku i Pukës foli për legalizimet, Rama: Ti demokrat

By: user7
11 July 2025 at 13:46

Gjatë takimit të sotëm në Durrës, kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj i shprehu shqetësimin kryeministrit Rama për çështjen e legalizimeve. Dodaj tha se në 6 muaj janë bërë 14 legalizime nga 175 dosje. Ai tha se ka edhe shumë persona në fshatra, që presin të marrin certifikatat e pronësisë.

Rama i tha me batutë se edhe pse është demokrat duhet ta vlerësojë për përkushtimin në këtë punë. Ai shtoi se në zona të tilla si Puka, banorët duhet ta marrin titullin e pronësisë dhe të mos pritet derisa të futen në hartën dixhitale.

“Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres. Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara.

Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës”, tha Rama.

 

The post Kryebashkiaku i Pukës foli për legalizimet, Rama: Ti demokrat appeared first on Lapsi.al.

Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë

By: user7
11 July 2025 at 13:06

Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpallur në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani. Ai ka ushtruar detyrën edhe e shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie.

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

The post Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë appeared first on Lapsi.al.

Rama: Të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve

By: user7
11 July 2025 at 12:00

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me Kryetarët e Bashkive ku tha se duhet të ndërtohet një qendrën e monitorimit të ndërtimeve. Ai tha se kantierët duhet të kenë kamera online 24 orë dhe GPS. Sipas tij kjo duhet të bëhet për monitorimin për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale.

“Kontrolle territori që kanë filluar punën që te monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve.

Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakte të caktuara për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit. Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, tha Rama.

The post Rama: Të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve appeared first on Lapsi.al.

Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen

By: user7
11 July 2025 at 11:08

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot që të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjatë një takimi në Durrës me kryetarët e Bashkive, Rama tha se atyre duhet t’u rijepet mudësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Sipas tij, votat që PS mori në zgjedhjet e 11 majit anë rritur diferencën midis të qenurit anëtarë partie dhe të dashurit këtë parti në krye.

“Se e shoh që këtu ka edhe kryetarë të forcave të tjera, por sa i përket kryetarëve të Partisë Socialiste të gjithë kryetarët e njësive Administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë e kanë rritur diferencën midis asaj sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye dhe do të thotë që të rrisim edhe hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne”, tha Rama.

The post Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen appeared first on Lapsi.al.

Rama: Nuk do të ketë ujë dhe drita për ato që nuk disponojnë leje

By: user7
11 July 2025 at 10:58

Kryeministri Edi Rama ka pasur një paralajmërim në takimin e sotëm më kryetarët e bashkive në Durrës, për arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje.

Ai tha se këto arkitektë nuk mund ta gëzojnë licencën dhe do të përballen me pasoja penale. Gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë ujë dhe drita për ato ndërtime që disponojnë lejen e posaçme për ndërtim.

“Arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje, nuk mund ta gëzojnë licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale. Leje përdorimi të shfrytëzimit të godinave pa firmën e arkitektit nuk do të jepen. Nuk do të ketë pasjisje me ujë dhe drita për ato ndërtime pa leje.”, tha Rama.

The post Rama: Nuk do të ketë ujë dhe drita për ato që nuk disponojnë leje appeared first on Lapsi.al.

Rama mbledh kryetarët e bashkive sot, në fokus problematikat e pushtetit vendor

By: user7
11 July 2025 at 09:45

Kryeministri Edi Rama mbledh sot kryetarët e bashkive për të diksutuar rreth problematikave të pushtetit vendor duke u fokusuar veçanërisht te menaxhimi i sezonit turistik. Sipas raportimeve, takimi mbahet në Durrës. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Rama ka kërkuar nisjen dhe zhvillimin e një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

The post Rama mbledh kryetarët e bashkive sot, në fokus problematikat e pushtetit vendor appeared first on Lapsi.al.

Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

By: user7
11 July 2025 at 09:27

Vetëm tre ditë pas lirimit nga burgu, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur sot pranë Shërbimit të Provës, në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Salianji u lirua me kusht më 8 korrik, pas vuajtjes së një pjese të dënimit me burg për çështjen “Babale”.

The post Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës appeared first on Lapsi.al.

Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

By: user7
11 July 2025 at 09:07

Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainësdo të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. “Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve”, tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.

Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri evropian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.

Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë

Pjesa e parë e “Fondit për Ukrainën” do të menaxhohet nga Kievi dhe do të financohet përmes aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 460 miliardë euro. Me këtë ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj Ukrainës.

Merz tha në Romë se “Rusia duhet të paguajë për këtë dëm dhe derisa të ndodhë kjo, Rusia nuk do të ketë qasje në asetet e saj të ngrira.” Pjesa e dytë e fondit me një vëllim prej gati 400 miliardë euro do të krijohet përmes investimeve private.

Gjermania do të blejë nga SHBA armatime për Ukrainën

Qeveria gjermane do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit “Patriot” për t’ia vënë ato në dispozicion Ukrainës. “Fola për këtë me Presidentin Trumptë enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij të na furnizojë me këto sisteme armatimi”, tha Merz në Romë.

Ai nuk tha se sa sisteme synon të blejë Gjermania, por sipas një deklarate të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Selenski në shërbimin e mesazheve të shkurtra X Gjermania do të paguajë dy nga këto sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar Ukrainës financim për një sistem “Patriot”./ DW

The post Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin appeared first on Lapsi.al.

“Kultura e kujtesës mungon!” Sot 30 vite nga masakra e Srebrenicës

By: user7
11 July 2025 at 08:23

Kur trupat e gjeneralit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Ratko Mladiç kryen gjenocid kundër boshnjakëve nga enklava e atëhershme dhe zona e mbrojtur nga OKB-ja e Srebrenicës në korrik 1995, imazhet e tmerrit dhe dështimit ndërkombëtar pothuajse menjëherë u përhapën në mbarë botën: imazhe të mijëra refugjatëve të pafuqishëm në bazën e OKB-së në Potoçari, imazhe të ndarjes së grave, fëmijëve dhe burrave, imazhe të komandantit të poshtëruar holandez të UNPROFOR-it, i cili i ngre dolli Mladiç.

Në ditët para gjenocidit, mesazhe të dëshpëruara vinin nga radioamatorët nga Srebrenica. Edhe gjatë vrasjeve masive, dëshmitarët e parë të mbijetuar të marshimit të vdekjes raportuan për ndjekjen e njerëzve dhe tmerret në pyjet përreth Srebrenicës.

Edhe pse dimensionet e sakta të krimit për sa i përket numrit të njerëzve të vrarë, nuk ishin përcaktuar ende në korrik 1995, ishte tashmë e qartë se Srebrenica shënonte kulmin e tmerrshëm të politikës serbe të spastrimit etnik në Bosnjë-Hercegovinë. Dhe se një nga krimet më të këqija që nga Holokausti u krye atje. Një krim, i cili, duhet pranuar, nuk u krye me dijeninë e plotë të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. Por ata nuk bënë gjë – në një kohë kur motoja e kulturës evropiane të kujtesës ishte: “Kurrë më!”

Një tjetër vuajtje

Më 11 korrik të këtij viti, në ditën e përkujtimit të gjenocidit, dhjetëra-mijëra vetë pritet të mblidhen në Qendrën Memoriale të Potoçarit pranë Srebrenicës – më shumë se kurrë më parë, me rastin e 30-vjetorit. E hapur në vitin 2003, Qendra Memoriale në Srebrenicë është një vend prekës, por dinjitoz përkujtimi.

Mbetjet e afërsisht 7,000 nga 8,372 viktimat e gjenocidit, emrat e të cilëve janë identifikuar deri më tani, janë varrosur në varreza. Është vendi më i rëndësishëm i përkujtimit për të mbijetuarit. Megjithatë, dinjiteti i kujtesës është i përzier me hidhërim për shkak të shumë gjërave që ndodhën pas vetë krimit. Kjo është diçka që mund të quhet vuajtje e dytë.

Emri i qytetit, Srebrenicë, u bë sinonim për vetë krimin. Ekziston një konsensus i gjerë ndërkombëtar se ishte gjenocid, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) e përcaktoi këtë dhe e dokumentoi gjerësisht në disa vendime. Në vitin 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, duke riafirmuar natyrën gjenocidale të krimit.

Mohimi dhe relativizimi

Megjithatë, në Serbi dhe Republikën Srpska, të cilat ishin përgjegjëse për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit, mohimi dhe relativizimi i fortë i krimit tani janë politikë shtetërore. Në vitin 2010, parlamenti serb miratoi një deklaratë duke kërkuar falje për krimin në Srebrenicë, por pa përdorur fjalën “gjenocid”. Që atëherë, politika serbe nën presidentin Aleksandar Vuçiç është përkeqësuar ndjeshëm dhe është distancuar nga ky gjest.

Vuçiq ishte ministër i informacionit nën diktatorin Slobodan Milosheviç në vitin 1995, dhe më 20 korrik 1995, ndërsa gjenocidi ishte ende në vazhdim, ai deklaroi në parlamentin e Beogradit se “për çdo serb të vrarë, njëqind myslimanë (boshnjakë) do të vriteshin”, një deklaratë për të cilën ai ende nuk ka kërkuar falje. Sot Vuçiç përhap narrativën se “të gjitha palët vuajtën” në luftërat jugosllave, por se vetëm serbët nuk njihen si viktima.

Krimineli i luftës Mladiç – hero për shumë serbë

Në Republikën Srpska, presidenti Milorad Dodik mblodhi një komision, të udhëhequr nga eksperti izraelit i Holokaustit, Gideon Greif, i cili në vitin 2021 publikoi një raport që mohonte gjenocidin dhe hidhte dyshime serioze mbi numrin e viktimave. Fytyra e Ratko Mladiç, i dënuar si kriminel lufte, tani mund të shihet në grafite, murale, postera dhe fotografi të shumta në Republikën Srpska dhe Serbi – shumë serbë e konsiderojnë atë hero.

Çdo vit, në festa dhe ditë të ndryshme përkujtimore serbe, nacionalistët serbë kalojnë pranë monumentit në karvane, duke rënë borive ose duke luajtur muzikë të lartë nacionaliste. Në ceremonitë e para mortore që nga fillimi i mijëvjeçarit, të mbijetuarit që varrosnin të dashurit e tyre pështyheshin nga nacionalistët serbë, pa ndërhyrjen e policisë. Kryetarët e bashkive serbe të Srebrenicës pas vitit 1995 e mohuan gjenocidin në një mënyrë ose në një tjetër. Kryetari aktual i bashkisë, Milosh Vuçiç, e sheh fitoren e tij zgjedhore në tetor 2024 si “një përgjigje ndaj rezolutës së OKB-së” të miratuar disa muaj më parë.

Ligji kundër mohimit të gjenocidit

Hungaria e Viktor Orbánit është bashkuar gjithashtu në radhët e mohuesve të gjenocidit: Së bashku me Serbinë dhe Rusinë, Hungaria ishte i vetmi shtet anëtar i BE-së që votoi kundër rezolutës së OKB-së për Srebrenicën në korrik 2024.

Në korrik 2021, Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë-Hercegovinën, Valentin Inzko, miratoi një ligj kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Megjithatë, u deshën pothuajse katër vjet që vendimi i parë kundër mohuesve të gjenocidit të jepej në maj 2025.

Vetëm një kërkim i sinqertë faljeje

Bashkësia ndërkombëtare ka ofruar vetëm një kërkim falje të sinqertë për bashkëpërgjegjësinë e saj për Srebrenicën: në korrik 2022 nga qeveria holandeze. Qeveria kërkoi falje për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit për shkak të “dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të ofruar ndihmë të përshtatshme për popullin e Srebrenicës”.

Edhe pse padyshim nuk është provuar, është shumë e mundshme që bashkësia ndërkombëtare të ketë ditur për planet konkrete për spastrimin etnik në Bosnjën lindore në verën e vitit 1995 dhe t’i ketë pranuar ato në heshtje si çmim për suksesin e negociatave të paqes. Nuk ka njohje të kësaj edhe nëse në atë kohë ndoshta askush në nivel ndërkombëtar nuk mund ta kishte menduar se ishte gjenocid.

Kultura e kujtesës mungon

Për boshnjakët, përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë është një komponent themelor i identitetit të tyre kombëtar dhe një moment kyç për vendin e tyre. Megjithatë vetëdija e shumë përfaqësuesve të shtetit boshnjak zakonisht nuk shkon përtej pranisë së detyrueshme në Qendrën Përkujtimore në Potoçari çdo 11 korrik.

Shumica e të mbijetuarve të gjenocidit jetojnë në kushte modeste, ndonjëherë shumë të varfra dhe të margjinalizuara. Vetëm gratë që e kanë mbijetuar këtë gjenocid dhe të cilat nuk kanë të afërm meshkuj që kanë mbijetuar, marrin mbështetje shtetërore. Të gjithë të tjerët nuk kanë statusin ligjor të të mbijetuarve dhe nuk kanë marrë kurrë ndihmë nga shteti, as materiale dhe as psikologjike. Ndoshta më e vështira për të mbijetuarit është se edhe 30 vjet pas gjenocidit dhe pavarësisht Rezolutës së OKB-së të vitit 2024, Srebrenica ende nuk ka një vend të përhershëm në kulturën evropiane të kujtesës.

Një shembull i kësaj është Dita Evropiane e Përkujtimit për Viktimat e të Gjitha Regjimeve Totalitare dhe Autoritare. Që nga viti 2009, kjo ditë është festuar në BE më 23 gusht, ditën në të cilën u nënshkrua Pakti Hitler-Stalin në vitin 1939. Komisioni Evropian publikon një deklaratë në atë ditë çdo vit. Srebrenica nuk është përmendur në të deri më tani./ DW

The post “Kultura e kujtesës mungon!” Sot 30 vite nga masakra e Srebrenicës appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 45-të

By: user7
11 July 2025 at 08:08

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orë 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Që nga 15 prilli, Kuvendi i Kosovës ka dështuar plot 44 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

The post Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 45-të appeared first on Lapsi.al.

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

By: user7
11 July 2025 at 07:12

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bëri asgjë, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte që lufta të përfundonte dhe që ata të njoftonin sot, në mënyrë që ajo të kthehej në shkollë”, tha Samah al-Nouri, duke qëndruar pranë trupit të vajzës së saj që u vra në sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim në një qendër mjekësore. Pse i vranë?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi më pranë, ndoshta më afër se sa kemi qenë prej kohësh”, tha Rubio për gazetarët në samitin e ASEAN-it në Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

Nëse Hamasi refuzon, “ne do të vazhdojmë” me operacionet ushtarake në Gazë, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

The post Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 4 vëllezër zihen me 5 persona të tjerë

By: user7
10 July 2025 at 14:48

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Librazhd. Mësohet se 4 vëllezër janë konflikuar me 5 persona të tjerë në një lokal. Në sherr 4 vëllezërit kanë dhunuar me sende të forta 5 personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

Policia ka mundur që të arrestojë dy nga vëllezërit, ndërkohë që ka shpallur në kërkim 2 vëllezërit e tjerë. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu nga policia është proceduar penalisht dhe kamarierja e lokalit për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

The post Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 4 vëllezër zihen me 5 persona të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme

By: user7
10 July 2025 at 14:16

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

The post Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme appeared first on Lapsi.al.

Vrau efektivin, Prokuroria Fier kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën

By: user7
10 July 2025 at 13:48

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit M. me burgim të përjetshëm.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 maj të vitit të kaluar në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin. Mërnica u vetëdorëzua dy ditë më parë pas disa negociatave me familjarët, ndërsa ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë. Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici.

The post Vrau efektivin, Prokuroria Fier kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona

By: user7
10 July 2025 at 13:25

Katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Siç raportohet katër personat më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Policia shoqëron katër persona appeared first on Lapsi.al.

Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

By: user7
10 July 2025 at 13:14

Një 32-vjeçar shqiptar nga Brentford është identifikuar si personi kyç në një bandë të organizuar trafikantësh droge për disa vite. Mediat britanike shkruajnë se Redon Bushi i Cherry Crescent u dënua për drejtimin e një operacioni që komplotoi për të furnizuar mbi 832 kilogramë kokainë, e cila do të kishte një vlerë tregu prej 81,640,000 paundësh.

Ai pranoi akuzat në lidhje me trafikun e drogës dhe transferimin dhe posedimin e pasurisë kriminale pas një hetimi nga Policia Metropolitane dhe Agjencia Kombëtare e Krimit. Bushi kishte shërbyer si drejtor i një numri kompanish, duke përfshirë një lavazho makinash, një bari dhe një klinikë bukurie, të cilat besohet se mund të jenë përdorur për të pastruar të ardhurat e operacionit të drogës. Ai u dënua me 24 vjet e 10 muaj burgim të mërkurën, më 9 korrik në Gjykatën e Kurorës Kingston-upon-Thames.

Operacioni i Bushit bashkëpunoi me importues të shumtë të kokainës dhe korrierë për të furnizuar Londrën dhe pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Ai u shkatërrua pasi autoritetet arritën të hynin në mesazhet e dërguara nga banda përmes sistemeve Encrochat dhe Signal. Pasoi një operacion i synuar dhe detektivët e Metropolit filluan punën për të çmontuar operacionin e paligjshëm të trafikut të drogës.

Bushi përdorte Encrochat nën emrin e përdoruesit ‘Sealvermouth’, por, edhe kur mendonte se mesazhet e tij ishin të sigurta, ai mbeti i kujdesshëm duke u dhënë korrierëve vetëm kodet postare, oraret dhe një përshkrim të shkurtër të individit të cilit do t’ia dorëzonin.

Megjithatë, oficerët e Metropolit arritën të zbulonin linjat e komunikimit të grupit duke shqyrtuar me kujdes çdo pajisje dhe bisedë që i përkiste grupit. Ata gjithashtu kontrolluan kamerat e sigurisë për orë të tëra dhe arritën të bashkonin pjesët e brendshme të operacionit kriminal.

Duke përdorur këtë material, oficerët ndaluan një nga automjetet që i përkisnin korrierëve të Bushit, 32-vjeçarin Ahmad Jabarkhill nga Hounslow në qershor 2020 dhe gjetën gati 700,000 £ tek ai. Oficerët e Metropolit dhe NCA përdorën gjithashtu taktika të fshehta dhe inteligjencë për të identifikuar tre korrierë të tjerë të Bushit, 23-vjeçarin Arline Sida nga Amersham, 32-vjeçarin Luke Ferguson nga Shepherd’s Bush dhe 23-vjeçarin Kelvin Hoxha nga Field Lane, Brentford, duke mbledhur prova për të treguar shkallën e ndërmarrjes.

Përveç bisedave midis grupit, u gjetën edhe karta identiteti të rreme, si dhe një furgon me një ndarje të sofistikuar për fshehje. Kishte gjithashtu një kamera të vendosur në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca. Duke vepruar mbi këtë informacion, Sida dhe Hoxha u arrestuan të dy në një adresë në Brentford në gusht 2023, ku u gjetën gjashtë kilogramë kokainë.

Luke Ferguson, një tjetër anëtar i sipërmarrjes kriminale, u arrestua më pas në një “shtëpi të sigurt” gjithashtu në Brentford dhe iu gjetën 72 kg kokainë, me një vlerë rruge të vlerësuar në 6.24 milionë paund. Bushi u përpoq t’i shpëtonte drejtësisë pasi bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, duke qëndruar në një sërë hotelesh, duke blerë një telefon të ri dhe duke mbajtur me vete 3,000 paund. Edhe kur ishte në arrati, ai vazhdoi të ishte në kontakt me anëtarët e bandës duke i udhëzuar ata të kontrollonin kamerat në adresa të ndryshme për të identifikuar çdo prani ose mbikëqyrje policore. Disa ditë më vonë ai u gjurmua në Reading dhe u arrestua.

Jabarkhill u deklarua fajtor për posedim të pasurisë kriminale në Gjykatën e Kurorës Isleworth të mërkurën, më 22 korrik 2020 dhe u dënua në të njëjtën datë me dy vjet e tre muaj burgim. Tre anëtarë të tjerë të bandës morën dënimet e tyre të mërkurën, më 9 korrik në Gjykatën e Kurorës Kingston-upon-Thames, pasi më parë kishin pranuar fajësinë në të njëjtën gjykatë.

Sida pranoi komplotin për të furnizuar drogë të Klasit A ​​të mërkurën, më 17 janar 2024, dhe u dënua me 12 vjet e 9 muaj burgim. Hoxha u deklarua fajtor për komplot për të furnizuar drogë të Klasit A ​​dhe drejtim mjeti ndërsa ishte i skualifikuar të shtunën, më 26 tetor 2024, dhe u dënua me 11 vjet e 8 muaj burgim.

Luke Ferguson u deklarua fajtor për komplot për të furnizuar drogë të Klasit A ​​të enjten, më 21 nëntor 2024, dhe u dënua me 14 vjet e 5 muaj burgim. Detektivi Konstabli David Leitner, i cili drejtoi hetimin në emër të Metropolitane, tha: Ky rast tregon paepurinë tonë në ndjekjen e krimit të organizuar, duke shfrytëzuar mundësinë e pashembullt që Encrochat përfaqëson në efektin e tij të plotë. Bushi besonte qartë se këto platforma mesazhesh e mbronin atë nga zbatimi i ligjit, por ato shërbyen vetëm për të na dhënë provat për ta dënuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo tregon angazhimin e Met për të trajtuar shkelësit që janë të rëndësishëm në furnizimin e rrugëve të Londrës me drogë.

The post Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët

By: user7
10 July 2025 at 12:16

Një gruaje i ka rënë të fikët ditën e sotme gjatë protestës në Theth. Mësohet se teksa banorët po protestonin kundër urdhërit të Ramës për të shembur strukturat pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët.

Ajo është marrë më pas nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ndihmuar. Ndërkohë që protesta e banorëve vazhdon, ndërkohë që përplasjet me IKMT dhe policinë nuk kanë munguar.

The post Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët appeared first on Lapsi.al.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

By: user7
10 July 2025 at 11:57

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Rana ditën e sotme është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Ndërkohë që do të ketë pjesmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

The post Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar

By: user7
10 July 2025 at 11:12

Rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra kanë dalë ditën e sotme. Mësohet se sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Ndërkohë që tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌