Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Efektet e para/ Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

By: Ke Si
23 July 2025 at 10:00

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

“Jemi afër arritjes së 100 miliardë dollarëve. Mendoj se mund të arrijmë në 300 miliardë dollarë në vit”, tha ai në një intervistë me transmetuesin amerikan ”Fox Business”, kur u pyet për nivelin aktual të të ardhurave nga tarifat.

Bessent kishte sugjeruar më parë mundësinë e arritjes së 300 miliardë dollarëve deri në fund të vitit.

Mbetet e paqartë se për çfarë afati kohor specifik po i referohet Bessent me shifrën e tij prej gati 100 miliardë dollarësh. Sekretari theksoi se të ardhurat nga tarifat u rritën në qershor, pa specifikuar një numër./E.T

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”

By: Ke Si
23 July 2025 at 09:55

Një përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona.

Sipas burimeve policore autorët e dyshuar të sulmit janë Ferhat Kaja dhe një person tjetër i afërm i tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Të dy dyshohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Konflikti mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, me përdorim të dhunës. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar./E.T

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, arrin pranë vlerës së…

By: Ke Si
23 July 2025 at 09:50

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.

Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane. Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.

Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

Arrestohet Meriton Mjekiqi, përfundon në pranga dhe vëllai i tij

By: Ke Si
23 July 2025 at 09:47

Prezantuesi Meriton Mjekiqi, është arrestuar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin.

Siç dihet, ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit të çështjes, janë dërguar në mbajtje.

“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë./E.T

Me qira për 20 vjet/ Ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës

By: Ke Si
23 July 2025 at 09:45

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira 20 vjeçare dy ambiente shërbimi. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kjo procedurë që parashikon dhënien në përdorim të pasurisë kulturore publike bën pjesë në atë që njihet si rijetësim. Lidhur me kalanë e Lëkurësit në Sarandë njoftimi saktëson se bëhet fjalë për një sipërfaqe 862 m2.

“Ambient shërbimi në Kalanë e Lëkurësit, Sarandë, me sipërfaqe prej 862 m2. Kalaja e Lëkurësit ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.

Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” rikonfirmuar me urdhër nr. 482, datë 1.8.2023 të ministrit të Kulturës, si dhe VKM-së nr. 730, datë 13.12.2023, “Për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Sarandës, Kalasë së Lëkurësit e Manastirit të 40 Shenjtorëve, dhe miratimin e zonimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre” thuhet në dokument.

Lidhur me sipërfaqen në kalanë e Rozafës përcaktohet se bëhet fjalë për një ambient shërbimi në oborrin e tretë të Kalasë me sipërfaqe prej 196.2 m2.

Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” shpallur nga vendimi i Institutit i Shkencave (botuar në Gazetën Zyrtare nr. 95, datë 16.10.1948), Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës nr. 6, datë 15.1.1963, Ministria e Arsimit dhe Kulturës me nr. 1886, datë 10.6.1973, si dhe objekt i VKM-së nr. 788, datë 18.12.2024, “Për deklarimin “pasuri kulturore e paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Shkodrës, miratimin e zonifikimit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.

Njoftimet përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që janë të interesuar për këto procedura si për personat fizikë edhe për ata juridikë të lidhura me element si kapacitetet tekniko-ligjore, gjendja financiare, ajo gjyqësore.

Ndërkohë që dokumentacioni duhet të përfshijë edhe : i propozimin për marrjen në përdorim të pasurisë kulturore; i. projektin e rijetësimit, sipas nenit 185, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuarit. analizën e detajuar të projektit; iv. planin e zhvillimit të territorit; v. dokumentacionin për pjesëmarrje në projekte të mëparshme; vi. garancinë për miradministrimin e pronës, në formën e një vërtetimi bankar, të 3 (tre) muajve të fundit nga data e dorëzimit të dokumentacionit, në vlerën jo më pak se 10 (dhjetë) % të projektit të propozuar; vii. vërtetim për xhiron mesatare vjetore të 3 (tre) vjetëve të fundit, në vlerën prej minimalisht 50 (pesëdhjetë) % të vlerës së investimit të parashikuar në projektin e propozuar./ Monitor

Tronditet futbolli Italian/ Ish-mbrojtësi i Fiorentinës i jep fund jetës

By: Ke Si
23 July 2025 at 09:34

Bota e futbollit italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit të njohur Celeste Pin. Legjenda e mbrojtjes së Fiorentinës u gjet i pajetë në banesën e tij në Firenze, në moshën 64-vjeçare dhe “Gazzetta dello Sport” bën me dije se dyshimet e para janë për një vetëvrasje.

Lajmi u konfirmua pas një telefonate alarmuese nga një familjar, e cila bëri që shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit të ndërhynin menjëherë. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Celeste Pin është një emër i njohur për ndjekësit e Serie A, pasi ai la gjurmë të thella sidomos me fanellën ‘vjollcë’ të Fiorentinës, për të cilën luajti mbi 200 ndeshje. Gjatë karrierës së tij, ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrave si Perugia, Verona dhe Siena, duke u vlerësuar për profesionalizmin dhe shpirtin luftarak në fushë.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Pin mbeti pranë sportit të tij të zemrës duke dhënë kontribut si drejtues në sektorët e të rinjve, ku ndihmoi në rritjen e talenteve të reja./e.t

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit të rrezikshëm nga mushkonjat

By: Ke Si
23 July 2025 at 09:31

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe ka përfshirë botën para dy dekadash.

Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.

Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona ku ekziston rreziku nga ky virus, i cili shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe mund të çojë në paaftësi afatgjate.

“Po shohim përsëritjen e historisë”, tha ajo, duke e krahasuar situatën aktuale me epideminë e viteve 2004-2005, e cila preku afro gjysmë milioni njerëz – kryesisht në territore të vogla ishullore – përpara se të përhapej në gjithë botën.

Vala e fundit e përhapjes nisi në fillim të vitit 2025, me shpërthime të mëdha në të njëjtat ishuj të Oqeanit Indian që ishin prekur edhe më parë, përfshirë La Reunionin dhe Mauritiusin.

Alvarez tha se virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e banorëve në La Reunion.

Përhapja po vazhdon edhe në vende të tjera, si Madagaskari, Somalia dhe Kenia, ndërsa raste të shumta janë shënuar edhe në Indi dhe në pjesë të Azisë Juglindore, sipas saj.

Një shqetësim i veçantë është edhe rritja e numrit të rasteve të importuara brenda Evropës.

Që nga 1 maji, në Francë janë regjistruar rreth 800 raste të importuara të virusit ‘chikungunya’, tha Alvarez.

‘Chikungunya’, për të cilën nuk ekziston trajtim specifik, mund të shkaktojë shpërthime të shpejta dhe të mëdha.

Për shkak se mushkonjat pickojnë gjatë ditës, parandalimi është thelbësor, duke përdorur insekticidë dhe veshje me mëngë të gjata, rekomandon OBSH-ja. /e.t

“Pse më denoncove tek Rama?”/ Plas grushti mes pronarëve të lokaleve tek “Delijorgji”

By: E S
23 July 2025 at 09:56

Pronari i “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurrent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës (22 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”.

Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo” është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja si edhe një person tjetër i afërm i tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.

The post “Pse më denoncove tek Rama?”/ Plas grushti mes pronarëve të lokaleve tek “Delijorgji” first appeared on JavaNews.al.

Shtyhet votimi për dokumentet e Epstein, rritet presioni për zbardhjen e skandalit

By: E S
23 July 2025 at 09:50

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, ka vendosur të mbyllë seancën paraprakisht, duke shtyrë votimin e pritur për publikimin e dokumenteve që lidhen me skandalin e financierit të diskredituar Jeffrey Epstein.

Ky shtyrje bën që votimi të mos zhvillohet para shtatorit, duke krijuar pakënaqësi dhe presion nga ana e ligjvënësve demokratë dhe republikanë që kërkojnë më shumë transparencë në këtë çështje.

Vendimi i Johnson u kritikua nga opozita, e cila e akuzoi për “lojëra politike”. Në një reagim, Johnson tha se “janë lodhur nga leksionet për transparencë nga ata që vetë kanë fshehur shumë informacione”.

Në sfond, Komisioni Hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve kishte votuar për të detyruar Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtoren e ngushtë të Epstein, të dëshmojë para Kongresit. Maxwell, e dënuar për ndihmë në abuzimet seksuale të Epstein ndaj vajzave të mitura, aktualisht është në burg dhe përfaqësuesit e saj ligjorë konfirmuan se ajo është e gatshme të bashkëpunojë dhe të dëshmojë me sinqeritet.

Ndërkaq, Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar të zhvillojë një takim me Maxwell për të marrë informacion të rëndësishëm lidhur me rrjetin e krimeve të Epstein.

Kjo çështje është bërë një nga më të ndjeshmet dhe të ndjekurat në politikën amerikane, pasi përfshin emra të profilit të lartë dhe ngre pyetje të mëdha për mënyrën se si janë menaxhuar hetimet dhe informacionet nga agjencitë qeveritare.

Presidenti Donald Trump ka mbështetur kërkesat për publikimin e dokumenteve dhe ka kërkuar që çdo informacion i rëndësishëm të dalë në dritë për të vërtetën dhe drejtësinë ndaj viktimave.

Në një klimë politike tepër të tensionuar, vendimi për shtyrjen e votimit nxit debate mbi përgjegjësinë dhe transparencën e institucioneve amerikane, ndërkohë që presioni për zbardhjen e plotë të kësaj dosjeje do të vazhdojë të rritet në muajt në vijim.

The post Shtyhet votimi për dokumentet e Epstein, rritet presioni për zbardhjen e skandalit first appeared on JavaNews.al.

OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi

By: E S
23 July 2025 at 09:40

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. Kriza humanitare ke prekur qindra mijëra njerëz, dhe më të rrezikuar janë edhe fëmijët.

Përfaqësuesi i OBSH në Bregun Perëndimor dhe Gaza Dr. Rik Peeperkorn nënvizoi se kequshqyerja “është në rritje të ndjeshme” në Gaza.

Sipas raportimeve vetëm gjatë vitit 2025 janë gati 30,000 fëmijë që janë të kequshqyer dhe mungesa e furnizimeve me bazën e ushqimeve po i prek të gjithë.

Në 48 orë 33 persona kanë humbur jetën nga kequshqyerja, sipas ministrisë së drejtuar nga Hamasi.

The post OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi first appeared on JavaNews.al.

Prej 5 muajsh në qeli, SPAK pritet t’i komunikojë sot akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

By: E S
23 July 2025 at 09:32

Pas 5 muaj e gjysëm nga arrestimi, sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, në masë detyrim paraqitje Ajola Xoxa do të njihen zyrtarisht me akuzat e SPAK. Ky fakt u publikua një ditë më parë nga mediat.

Xoxa është paraqitur në SPAK bashkë me avokatin Maks Haxhia.

Avokatët e Veliajt thanë se shpërndarja e njoftimeve të tilla nga SPAK, përpara se të informohet vetë i hetuari bëhet, sipas tyre, për të ndikuar opinionin publik dhe për të ndërtuar një perceptim faji përpara gjykimit. Ata kërkuan hetim për rrjedhjet e informacionit, ndërsa paralajmëruan se Veliaj do të sfidojë çdo akuzë me prova dhe argumente ligjore.

Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ndërsa Xoxa nën masën detyrim paraqitje. Të dy po hetohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

The post Prej 5 muajsh në qeli, SPAK pritet t’i komunikojë sot akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës first appeared on JavaNews.al.

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, flakët i afrohen Parkut Kombëtar të Llogarasë! Ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë

By: E S
23 July 2025 at 09:23

Vijon të jetë intensiv zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, ndonëse ditën e djeshme ndërhynë nga ajri edhe dy avionë të ardhur nga Greqia. Flakët i janë afruar Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke e vënë në rrezik. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në atë zonë, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndahet mali i Dukatit me Llogaranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.

Prezente në terren, prej orëve të para të mëngjesit, janë rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, Emergjencat Civile, ADZM, si edhe banorë të zonës. Zjarri që vijon prej pesë ditësh ka djegur pisha, bredha dhe bimësi të ndryshme.

Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontroll, por era që nis në këtë zonë rreth orës 11:00, e bën të rrezikshme situatën.

Përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Bashkimi Evropian ka sjellë flotën e saj për të shuar zjarret ne Shqipëri. Tre avionë Canadair janë angazhuar deri më tani në operacion, dy prej të cilëve të ardhur nga Greqia, të angazhuar për të shuar zjarrin në Dukat, ndërsa një tjetër nga Italia në Parkun Kombëtar të Lurës. BE theksoi gjithashtu se është e gatshme të ofrojë më shumë mbështetje nëse do të jetë e nevojshme.

Për shkak të situatës kritike në Parkun e Lurës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një ditë më parë një mbledhje urgjente në Prefekturën e Dibrës, ku bëri me dije se zjarri nuk rrezikon zonat e banuara, megjithëse apeloi për vigjilencë, pasi siç u shpreh ai, ditët në vijim do të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta.

The post Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, flakët i afrohen Parkut Kombëtar të Llogarasë! Ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë first appeared on JavaNews.al.

KQZ ‘vulos’ sot fituesit e qarkut të Tiranës, vendos edhe kush do ta marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet

By: E S
23 July 2025 at 09:14

Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve për Qarkun e Tiranës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30.

Zgjatja e kohës së çertifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit, inicuar nga Partia Demokratike me pretendimin për manipulime të zgjedhjeve, por që nuk prodhoi asnjë ndryshim në rezultat.

KQZ do të shprehet sot edhe për mandatin vetëm të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i cili u bë një mollë sherri mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Një ditë më parë, Lapaj, në një konferencë për mediat, deklaroi se ishte tërhequr nga mandati, ndërsa i kërkoi të njëjtën gjë edhe Shabanit, duke kërkuar që ta marrë gruaja më e votuar e listës së hapur, Greta Ambeli.

The post KQZ ‘vulos’ sot fituesit e qarkut të Tiranës, vendos edhe kush do ta marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet first appeared on JavaNews.al.

BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë, ja çfarë përfshin

By: E S
23 July 2025 at 09:06

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet që sot, më 23 korrik, të hapin dritën jeshile për vijimin e negociatave me vendin tonë për grupkapitullin të 5-të, i cili përfshin “Bujqësinë” dhe “Kohezionin”.

Referuar burimeve zyrtare nga Brukseli, raportohet se pas kësaj, presidenca daneze e BE-së do t’i kërkojë Shqipërisë përmes një letre zyrtare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për konferencën e ardhshme ndërqeveritare, me qëllim hapjen e këtij grupkapitulli.

Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së. Të njëjtat burime deklaruan se konferenca e gjashtë ndërqeveritare do të mbahet në mesin e muajit shtator. Në këtë konferencë do të hapet grupkapitulli i katërt i negociatave, ai për Axhendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme. BE-ja i ka kërkuar Shqipërisë që në muajin qershor të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grup kapitujsh.

Grupkapitulli 4 përfshin: transportin, rrjetet trans-evropiane, përmirësimin e infrastrukturës rrugore asaj hekurudhore si dhe sigurinë. Po ashtu, trajtohen çështje që lidhen me sektorin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.

Shqipëria synon që të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 si dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030. Kryeministri Edi Rama ka premtuar anëtarësim të plotë të vendit në 2030.

Përmes “Shqipëria 2030”, Rama është zotuar të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe të sigurojë anëtarësimin deri në fund të dekadës. Qeveria e Ramës ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022.

The post BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë, ja çfarë përfshin first appeared on JavaNews.al.

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar këtë verë

By: E S
23 July 2025 at 08:58

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me kostot shumë të larta – kur vendosni në minutën e fundit, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Nga Costa Brava e Spanjës, duke kaluar Rivierën Franceze, deri në Bregun Amalfi të Italisë dhe deri në Bregun Dalmatian idilik të Kroacisë, nevojitet një buxhet ditor deri në 194 dollarë ose më shumë, për të mos përmendur turmat masive.

Megjithatë, jo çdo destinacion veror evropian është aq i shtrenjtë sa Positano, në Bregun e Amalfit, në Itali.

Në fakt, ekzistojnë katër vende tërheqëse të “Botës së Vjetër” të cilat ofrojnë akomodim dhe ushqim me kosto më të lirë:

1-Vlora, Shqipëri; 2-Liqeni i Ohrit, Shqipëri/ Maqedoni e Veriut; 3-Nessebar, Bullgari; 4- Batumi, Gjeorgji.

Vlorë, Shqipëri

E vendosur midis maleve dhe detit, Vlora është destinacioni kryesor turistik në bregdetin e Shqipërisë, “perla e fshehur” e një vendi që është bërë pika e nxehtë e verës së ardhshme të Evropës.

Vlora është një qytet i qetë me një qendër historike të rinovuar së fundmi, me një trashëgimi të pasur kulturore, dhe një vijë bregdetare mahnitëse – të mbushur me apartamente të larta, bare plazhi të gjalla dhe taverna mikpritëse që shërbejnë ushqime të freskëta deti gjatë gjithë ditës.

Ky qytet i bukur bregdetar do të mundësojë fluturime direkte brenda Evropës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është planifikuar të hapet në vitin 2026.

Çmimet mesatare në Vlorë, Shqipëri

Vakt i Lirë – (Restorant) 8 dollarë

Vakt me 3 pjata për 2 persona – (Restorant i nivelit të mesëm) 28 dollarë

Akomodim i lirë – (Hostel) 14 dollarë

Akomodim i nivelit të mesëm (Hotel/B&B/shtëpi pritjeje me 3 yje) 59–69 dollarë

Hotel me 5 yje (Luksoz gjithëpërfshirës) 184–295 dollarë

Tarifa e taksisë (Për 0, 5 milje) 1,90 dollarë

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit shtrihet në kufirin malor midis pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore. Është një nga liqenet më të thella dhe më të vjetra të Evropës, me një ekosistem unik ujor me rëndësi botërore, me më shumë se 200 specie endemike.

Imagjinoni një varg qytetesh buzë liqenit të kryqëzuara me rrugë me kalldrëm, me anije shumëngjyrëshe të ankoruara pranë porteve të tyre piktoreske, kisha mahnitëse të lashta dhe madje plazhe me guralecë – të shtrira pranë klubeve të lundrimit.

Mos humbisni Qytetin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë.

I ndërtuar kryesisht midis shekujve VII dhe XIX, ai ka manastirin më të vjetër sllav (Shën Pantelejmonin) dhe më shumë se 800 ikona të stilit bizantin që datojnë nga shekulli XI deri në fund të shekullit të XIV.

The post Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar këtë verë first appeared on JavaNews.al.

“‘Kryvi’! U ekzekutua”/ U arrestua në Dubai, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

By: E S
23 July 2025 at 08:51

Denis Brajoviç (Bajri) u arrestua në Emiratet e Bashkuara, kur ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku falë përgjimeve të SKY-t flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Policia njoftoi se Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundësoi lokalizimin dhe kapjen e të riut, me qëllim ekstradimin e tij.

“Në Shënjestër”

Ai ishte një njeri shumë i fuqishëm në veri të vendit. Një biznesmen të cilit i përuleshin të gjithë.

Deri edhe vetë politika në Tiranë, ku ai ia kishte dalë të imponohej dhe të shtrinte me sukses lidhjet e tij deri në rangjet më të larta të saj, aq sa të fitonte deri edhe statusin e ‘investitorit strategjik’.

Një status i shpërblyer për të nga qeveria Rama, që do ti mundësonte investimin deri në 50 milionë euro në lojërat e fatit.

Pavarësisht se e shkuara dhe e tashmja e tij, ishin të lidhura me episode të shumta të dyshimta të botës së krimit.

Ku ai përflitej se ishte njëkohësisht Zot dhe dorëzanë, i disa prej këtyre ngjarjeve kriminale të pazbardhura. Krime të paprovuara, por që do të duhej një dosje përgjimesh e mbërritur nga autoritetet franceze për llogari të SPAK, për të na rrëfyer për herë të parë të plotë disa prej mistereve të ngjarjeve të kronikës së zezë të ndodhura në veri të vendit.

Në harkun kohor të viteve të fundit. Ky është Pëllumb Gjoka.

Profili në dukje i një biznesmeni të tërhequr, që daljet publike i ka tejet të rralla.

Personazhi që në zonën e tij njihej si ‘I forti i Velipojës’, tejet aktiv në sipërmarrjet e tij, por që mesa duket krahas punës si biznesmen i suksesshëm, fshihte pas këtij profili të nderuar edhe anën e errët të një organizatori krimesh. Por si erdhi zbulimi i aspektit kriminal të dyshuar të këtij biznesmeni?

Cili ishte gabimi që e çoi drejt fundit të tij?

Dhe pse SPAK, u kërkoi partnerëve të tij francezë, përgjimet e aplikacionit Sky ECC, i konsideruar si i pathyeshëm, për të parë se cilat ishin komunikimet e Gjokës dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij?

Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, gjithçka duket se nis pas kallëzimit të familjarëve të shtetases Drande Hoti Gjoka.

Një 99 vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës.

Por që në vitin 2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, shikojnë se si ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore.

Kallëzim i kryer SPAK më 16 Janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

Të cilët pretendonin se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hoti dhe se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.

Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.

Por përpara se të shkojmë te ky episod i fundëm i tjetërsimit të një prone, që çoi në nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij,

Zbulimi i parë tronditës që SPAK bëri me marrjen në dorë të bisedave të zhvilluara nga ky grup në aplikacionin SKY ECC, ishte zbardhja e mekanizmit të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi që mbante edhe emrin Ndoji.

Ngjarje e ndodhur më datë 9 gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.

Ku ai u gjet i vrarë disa metra larg makinës BMË që kishte marrë me qira.

Por çfarë lidhje ka vrasja e Gjin Boriçit me Pëllumb Gjokën dhe kush janë ekzekutuesit, që sipas gjurmëve të bisedave që ata kishin lënë në komunikimet e SKY ECC, ishin pikërisht shokë të ngushtë me viktimën?

Përse kjo mizori ndaj shokut të tyre dhe si shkuan ata për ngushëllim në familjen e mikut të ngushtë, që ata kishin vrarë pikërisht po vetë.

Mesa duket për t’i dhënë një drejtim tjetër ngjarjes.

Sipas përgjimeve të zbardhura nga SPAK, falë bisedave të kryera në aplikacionin SKY ECC, pjesëmarrës në këtë krim janë Pëllumb Gjoka, i cili në këto biseda, mban pseudonimin ‘Kolombo’.

Behar Brajoviq (Bajri), që mban disa pseudonime të njohura si ‘Daci’, ‘Lopata’ apo ‘Kapedani’

‘Deno’ apo ‘Denis’ për Denis Brajoviq (Bajri).

‘Mondi’, Edmond Preka, që rezulton të jetë shoferi i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

‘Dori’, Klaodor Haka.

Si edhe Ervis Martinaj, i njohur me kodin ‘V’.

Martinaj, që nuk dihet për çfarë arsye, del të jetë i interesuar si personi në vetë të parë për ekzekutimin Boriçin. I cili në vazhdim të përgjimeve thotë se është gati të paguajë edhe një shumë të madhe parash për eliminimin e tij.

Por që garant për të, për vrasjen e Boriçit, del të jetë Pëllumb Gjoka.

Veprime të cilat SPAK pretendon se janë provuar para dhe pas vrasjes.

Përgjimet

Më datë 7 Gusht 2020, ora 12.23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

Në orën 18. 11, Behari i shkruan: ‘Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.

Pëllumbi i shkruan: ‘Ok vëlla’.

Siç shikohet, ky komunikim i përket datës 7 gusht 2020.

Pra dy ditë përpara se të konsumohet krimi ndaj Gjin Boriçit.

I cili nuk është në dijeni se ekzekutuesit e tij, ata që do ta nxjerrin në pritë, janë pikërisht shokët e tij të ngushtë.

Behar Brajoviq, që është krahu i armatosur i Bajrave në Shkodër, pasi e siguron Pëllumb Gjokën se kjo punë, pra vrasja e Gjin Boriçit, do të kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do të kryhet edhe puna e tij.

Ndërkohë që përgjatë dy ditëve grupi i ngritur për të vrarë Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, kapet në çdo bisedë duke u kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me skenarin e ekzekutimit.

Më datë 9 gusht në orët e para të mëngjesit, Behar Brajoviq, këtë herë del në komunikim me Edmond Prekën.

Përgjimet

Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?

Behari i shkruan që, do të marri dy veta.

Behari i tregon që makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto të dy, ti mbaj brenda diku.

Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Siç shikohet edhe nga komunikimi i mëposhtëm ekzekutimi i Gjin Boriçit, kryhet diku midis orës 1.00 dhe 2.00 të mëngjesit të datës 9 gusht.

Dhe besohet që në makinë me të, të ketë qenë edhe Denis Brajoviq.

Kjo me qëllim për të hequr çdo dyshim te shoku i tyre, mbi atë çfarë do t’i ndodhë pas pak.

Ndërkohë që në orën 00.27 të mëngjesit, në përgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.

Dosja Hetimore

Në orën 00.27, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.

(Në këtë komunikim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga Denis Brajoviq).

Denisi i shkruan: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi.

Tu dal jam, prit televizorin.

Në orën 01.54, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan Beharit: ‘Para e kemi”.

Në orën 01.58, Behar Brajoviq komunikon me Edmond Prekën.

Në orën 02.02, Behar Brajoviq komunikon me me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan Beharit: ‘Kruvi’, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Pra mesa kuptohet nga biseda. ‘Kryvi’, do të thotë se Gjin Boriçi, tashmë është ekzekutuar.

Fill më pas Behar Brajoviq, kujdeset që të vendosë në dijeni menjëherë edhe Pëllumb Gjokën.

I cili pasi mëson që puna u krye me sukses, nuk harron që ti çojë viktimës, sipas mënyrës së tij të fala.

Dosja Hetimore

Në orën 02.24, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që u kry, tani presim atë tëndin. Atë që desh ti ai u kry, Ginin deshti ai…

Pëllumbi shprehet: …Ok vëlla, kjoft me Zotin, futja gjumit…

Por duket se grupi vrasës nuk ka gjumë.

Vetëm një orë pasi është kryer ekzekutimi, Denis Brajoviq, kapet në përgjim, duke biseduar me Behar Brajoviq.

Ku i tregon këtij të fundit, se si e qëlloi pa mëshirë Gjin Boriçin.

Po kështu Denis Brajoviq, bisedon edhe me Ervis Martinaj.

Ku është i interesuar të di, nëse doli apo jo në lajme vrasja.

Dhe çfarë thuhet për këtë vrasje.

Dosja Hetimore

Në orën 02.43, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan: ‘Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka’.

Në orën 02.45, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan: A dha gjë tv?

Nata duket e gjatë dhe e pagjumë për ekzekutuesit dhe porositësit e vrasjes.

Siç del me vonë nga komunikimet që zhvillohen ne orën 3.00 të mëngjesit, Ervis Martinaj, kujdeset edhe njëherë nëse çunat e kanë djegur si duhet makinën, me qëllim që të mos lënë asnjë gjurmë.

Pas disa komunikimeve të ndërsjella, grupi më në fund vendos të marrë një sy gjumë. Tashmë të qetë se punën e kishin kryer dhe se çdo gjë kishte shkuar sipas parashikimeve. Komunikimet e tyre fillojnë sërish në mëngjesin e herët të datës 9 gusht. Ku tashmë ata organizohen të takohen së bashku, larg syve të njerëzve.

Ku i pranishëm midis tyre është edhe ‘V’, i identifikuar si Ervis Martinaj.

Dosja Hetimore

Në orën 11.47, Klodor Haka komunikon me Behar Brajoviq.

Klodori i shkruan: ‘Jam duke ardh me ‘V’ andej se don me ardh te ti. Direkt tani po nisem.

Në orën 12.28, Edmond Preka komunikon me Pëllumb Gjokën, të cilit i tregon që është duke ardh ‘Lopata’ (Behar Brajoviq).

Pëllumbi i thotë: ‘Po rrim te ara, thuj se këtu ka shumë njerëz.

Ky është edhe momenti kur Pëllumb Gjoka hyn në komunikim me Ardrit Hasanbegaj.

Që në këtë kohë mbulon detyrën e shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Gjoka në këtë rast, është i interesuar të dijë çfarë ka zbuluar policia në lidhje me vrasjen e Gjin Boriçit.

Bisedë që zhvillohet midis tyre më datë 9 gusht, vetëm disa orë pas kryerjes së vrasjes.

Dosja Hetimore

Në orën 14.49, Pëllumb Gjoka komunikon me Ardrit Hasanbegaj.

Pëllumbi e pyet: ‘Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj)’.

Ardriti i përgjigjet: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllai.

Plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumbi e pyet: Si duket si dorë?

Ardriti i përgjigjet: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë.

Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

Por nga biseda në vazhdim, Pëllumb Gjoka kujdeset te shefi i Krimeve në Shkodër, që të mos i hyjnë më thellë këtij hetimi.

Madje ai mëson gjatë kësaj bisede se si vëllai i viktimës paska takuar Dorian Dulin.

Shok i ngushtë me Gjin Boriçin, njëkohësisht një nga eksponentët më të frikshëm të krimit në Shkodër dhe lidhje e afërt e Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i Bajrave.

Për të cilin Gjoka kërkon informacione të vazhdueshme nga Ardrit Hasanbegaj se cila është përditshmëria e tij.

Dosja Hetimore

Pëllumbi i thotë: Lëreni në kollaren e vet.

Në orën 17.09, Pëllumb Gjoka komunikon sërish me Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse e njihte Dorian Dulin, sepse vëllai i këtij e ka takuar.

Pëllumbi shprehet: Këta të vrasin dhe të vijnë dhe me u pjek.

Pëllumbi shkruan: Ardrit nëse ke info për Dorin më thuaj.

Por duket se Dorian Duli është një armik i betuar për Pëllumb Gjokën dhe Behar Brajoviq.

Të cilët ndërkohë mësojnë se Duli është mik i ngushtë me viktimën Gjin Ndoji.

Dhe se për gjatë gjithë kohës ai qëndron në shtëpinë e mikut të tij të vrarë në pritë.

Urrejtja për Dulin duket se është aq e fortë nga grupi kundërshtar dhe konkretisht Behar Bajroviq, sa ky i fundit mendon se mund ta vrasë edhe në varrimin e Boriçit.

Më datë 10 gusht, vetëm një ditë pasi bashkërisht kanë kryer vrasjen e shokut të tyre Gjin Boriçi, vrasje që del e porositur nga Ervis Martinaj, Behar Bajroviq, mësohet se ka shkuar për ngushëllime më shtëpinë e shokut të tij të ngushtë.

Bisedë të cilën e konsumon edhe me Pëllumb Gjokën.

Dosja Hetimore

Në orën 12.47, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Ky i fundit i tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund.

Dori (Dorian Duli) nuk ishte.

Por duket se Pëllumb Gjoka në rolin e regjisorit të ekzekutimit të Gjin Boriçit, sipas SPAK e ka kryer këtë vrasje për llogari të Ervis Martinaj,

Në këmbim të një tjetër vrasje që këtë herë i interesonte vetë biznesmenit.

Sipas dosjes ‘Metamorfoza’, Mbreti i Kumarit Ervis Martinaj, ishte gati të ofronte edhe 100 mijë euro për vrasjen e Gjin Boriçit, të cilin e donte të ekzekutuar me çdo kusht.

Qoftë edhe kundrejt një shume të tillë të majme parash.

Kërkesë që duket se e i ka rënë në vesh edhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

I cili ndërkohë po merrej edhe vetë me një larje të vjetër hesapesh. Duke i ofruar Ervis Martinaj këtë herë falas vrasjen e Gjin Boriçit, në këmbim që mbreti i bixhozit ti hiqte qafe Pëllumb Gjokës njeriun që kishte kohë që e kishte vënë në shënjestër.

Pra, një formë krimi me clering.

Ky person të cilin Pëllumb Gjoka e donte me patjetër të vdekur dhe mundësisht brenda pak kohësh, ishte Kleanti Musabelli.

I cili gjatë një sherri të ndodhur midis tij dhe Gjokës, më datë 11 Shtator 2017, në një kafe në qendër të Tiranës, në ikje e sipër kishte plagosur me armë zjarri në këmbë, biznesmenin.

Por ndërsa Pëllumb Gjoka duket se e ka falur Musabellin duke hequr dorë nga e drejta e ankimit në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës ndaj këtij të fundit, duket se biznesmeni kishte në kokë një skenar tjetër.

Atë të lënies lirë të Musabellit, me qëllim për ta ekzekutuar, në momentin kur ky i fundit të mendonte se çdo gjë tashmë i përkiste të kaluarës.

Pasi Pëllumb Gjoka dhe grupi i tij kanë kryer punë me Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, sipas dakordësisë me njëri-tjetrin, tashmë është ky i fundit që duhet të ngrejë këmbëzën e armës dhe të vrasë Kleanti Musabelli.

Është akoma e paqartë se kur Gjoka dhe Martinaj kanë rënë në dakordësi për këtë këmbim viktimash, por nga bisedat në SKY ECC, ndjekja e Kleanti Musabelli, duket se ka filluar që në muajin qershor 2020.

Pra dy muaj para se të vritet Gjin Boriçi.

Ku edhe këtë herë, në shërbim për të kryer ekzekutimin e Kleanti Musabelli është i njëjti grup ekzekutorësh, që më pas kryen edhe vrasjen e Boriçit.

Për shkak se vrasja e Musabelliut nuk po realizohej ne kohë, në lojë futet Behar Brajoviq.

I cili duket se i ka një borxh të madh moral Pëllumb Gjokës.

Pasi ky i fundit del se e ka shpëtuar nga burgimi afatgjatë duke korruptuar prokurorin Xhevahir Lita.

Dhe për këtë arsye i ofrohet Pëllumb Gjokës, t’ia bëjë për qejf vrasjen e Kleanti Musabelli.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Korrik 2020, në orën 11.57, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.

Behari e pyet: A po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumbi i përgjigjet: Po.

Behari i shkruan: Atë punë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin.

Du me ta kry, për qef.

Pëllumbi i pèrgjigjet: Jo vëlla, nuk bëhet falas, duhet ndonjë që është larg.

Pëllumbi i shkruan: Është i falur, është në rrugë të madhe.

Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.

Behari i shkruan: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hiç.

Pëllumbi i shkruan: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos ti kesh afër hiç.

Ajo që mbetet e paqartë në këtë ngjarje, është fakti përse grupi dështoi në vrasjen e Kleanti Musabelli.

Edhe pse Pëllumb Gjoka është i gatshëm të japë shuma të mëdha parash për ta eliminuar me çdo kusht.

Dosja Hetimore

Më datë 9 Korrik 2020 ora 09.30, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i shkruan: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan.

Pëllumbi i shkruan: 80-90-100.

Del në rrugë të madhe, është i falur.

Behari i shkruan: 100 kërkojnë këto kurva, ose të ta kryej unë.

Pëllumbi i shkruan: 100 me ju dhënë vlla.

Pasi Behar Bajroviq i premton Pëllumb Gjokës se do ta organizojë ai vrasjen, në një tjetër bisedë ai lë të kuptohet se në Tiranë për këtë qëllim kanë ardhur disa kosovarë.

Dosja Hetimore

Më datë 10 Korrik 2020, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan: ‘Më kanë ardhur disa shokë nga Kosova dhe atë punën tënde e kryejmë. Ose vjen një serb, ose një kosovar. Kena dhe një arab.

Pëllumbi i shkruan: ‘Vëlla mund ti sjell dhe unë serb dhe kosovarë, por duan shofer.

Behari i shkruan: ‘E kam unë shoferin vëlla, e kam shqiptar, mos e vra mendjen.

Arabi e kryen edhe me ftyrë. për këtë punë i kam thirr.

Në një tjetër bisedë, Pëllumb Gjoka, del se i lutet Behar Brajoviq, që mundësish Kleanti Musabelli, ta vrasë bashkë me të vëllain.

Por jo me djalin, apo me familjarë të tjerë.

Por siç konstatohet nga bisedat, muaji gusht duket intensiv për grupin.

Të cilët ndërkohë që janë vënë në gjueti për të vrarë Kleanti Musabelli, po përgatiten ti japin goditjen fatale Gjin Boriçit.

Ku në këtë bisedë të mëposhtme, Behar Brajoviq i shkruan Pëllumb Gjokës se puna e tij me Kleanti Musabelli do të kryhet së shpejti, sa të mbarojmë një punë këto ditë.

Duke nënkuptuar ekzekutimin e Gjin Boriçit.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?

Në orën 18.11, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.

Nga bisedat e mëtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, që duket se ka hyrë në lojë për të vrarë Kleanti Musabelli për llogari të Pëllumb Gjokës, është Klodor Haka.

I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar për të kryer ekzekutimin.

Nga bisedat e dokumentuara në aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton Pëllumb Gjokës se puna e Kleantit do të kryhet para datës 1 shtator.

Dosja Hetimore

Në orën 21.27 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde ne Tiranë sepse do kryhet. Të hënën mundesh me ardh.

Behari e pyet: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.

Pëllumbi i përgjigjet: Të vdekur vëlla.

Bisedat mbi vrasjen e mundshme të Kleanti Musabelli, mbyllen këtu dhe është e paqartë përse grupi ekzekutues i ngritur nga Pëllumb Gjoka nuk e kreu këtë punë deri në fund.

Madje po kaq e paqartë është edhe arsyeja përse Ervis Martinaj, i cili del se kishte marrë përsipër këtë vrasje për llogari të Pëllumb Gjokës, në këmbim të vrasjes së Gjin Boriçit, nuk e përfundoi këtë punë.

Dhe çfarë ndodhi midis tij dhe Pëllumb Gjokës.

Por ndërkohë që Pëllumb Gjoka i ishte vënë nga pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe sakaq ishte kryer ekzekutimi i Gjin Boriçit, interesante në dosjen ‘Metaformoza’, janë edhe një seri përgjimesh.

Ku këtë herë Pëllumb Gjoka dhe të tijët, janë të interesuar të eliminojnë disa prej të fortëve të Shkodrës.

Në këtë rast Dorian Dulin që del të jetë edhe miku i Gjin Boriçit të vrarë, Ibrahim Licin një tjetër personazh problematik i botës së krimit në veri të Shqipërisë, por edhe Genc Tafilin, ky i fundit i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, por që atëkohë ishte liruar më kusht.

Ku këtë herë ai që del i interesuar për ti vrarë këta persona është Behar Brajoviq.

I cili sipas hetimeve del se ka dyshime se këta tre personazhe, janë të përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale ndaj njerëzve të tij. Edhe kjo ndjekje bëhet gjatë kohës kur Pëllumb Gjoka dhe të tijtë me në krye Behar Brajoviq, i ishin vënë pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe po përgatiteshin për të vrarë, Gjin Boriçin. /Balkanweb/

The post “‘Kryvi’! U ekzekutua”/ U arrestua në Dubai, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka first appeared on JavaNews.al.

Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i akuzuar për 5 krime të rënda nga SPAK

By: E S
23 July 2025 at 08:40

Dubai pritet të sjellë sot (23 korrik) në pranga një tjetër të shumëkërkuar të drejtësisë. Bëhet fjalë për Denis Bajroviç (Bajri), ndaj të cilit GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Gjithsej ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje”, njoftoi policia ditën e sotme.

Më tej sqarohet se Bajri ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale: “vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “grupi i strukturuar kriminal”; “lryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Policia bën me dije se detajet e ekstradimit mbahen sekret dhe në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

The post Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i akuzuar për 5 krime të rënda nga SPAK first appeared on JavaNews.al.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare

23 July 2025 at 09:53

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, u paraqit këtë të mërkurë në SPAK së bashku me avokatin e saj mbrojtës Maks Haxhia, ku iu komunikua akuza zyrtare.

Ajo dhe avokati kanë marrë materialet hetimore dhe, pasi të njihen me to, do të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë, nëse do të japin deklarime apo do të bëjnë memo.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’u vihen në dispozicion edhe materialet hetimore, por nga SPAK u është komunikuar se ato do t’u jepen kundrejt pagesës, ofertë kjo që nuk është pranuar nga avokati Maks Haxhia, raporton euronews.al

Në orën 11:00 pritet që akuza t’i komunikohet edhe bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë muajsh.

Mësohet se Veliaj nuk do të paraqitet personalisht për t’u njohur me akuzën, pasi ka firmosur deklaratë për përfaqësim nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, ndërsa Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

The post Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare appeared first on Telegrafi.

Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit, pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues   

23 July 2025 at 07:50

Sot do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 51-në herë në tentativë për konstituimin e legjislativit, gjersa kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues, ku Gjykata Kushtetuese më 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjerë nuk po e shohin këtë emër si unifikues.

Po ashtu, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka vënë në votim formimin e një Komisioni zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kreun e Kuvendit, proces ky që po ashtu nuk po merr mbështetje nga partitë tjera.

Ngërçi politik vazhdon tash e disa muaj, gjersa qytetarët për zgjedhjet parlamentare iu drejtuan kutive të votimit më 9 shkurt 2025. Që nga atëherë ende nuk ka institucione të reja të formuara nga ato zgjedhje.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Gjykata ka theksuar se seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës.

Po ashtu, Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo nënkupton se palët politike kanë tashmë një afat të përcaktuar dhe një orientim më të qartë për të zgjidhur bllokadën dhe për të formuar organet drejtuese të Kuvendit në përputhje me rendin kushtetues, që i bie 26 korrik 2025. /Telegrafi/

The post Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit, pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues    appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

23 July 2025 at 07:24

Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 25 gradë, ndërkaq maksimalet do të jetë nga 35 deri në 40 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Deti – Valëzimi 1-3 ballë. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë appeared first on Telegrafi.

❌
❌