Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

By: Oldi
17 July 2025 at 12:57

Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku Renis Dobra u vra e më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës. Babai i Renisit ka treguar bisedën e fundit me të birin ku ka zbuluar se ai i kishte thënë […]

The post Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

“Isha në makinë tjetër, nuk më treguan”/ Vrasja e Renis Dobrës, dëshmia e Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin

16 July 2025 at 20:54

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjokaj në Tiranë. Të shpallur në kërkim janë edhe Aleksandër Bushgjokaj dhe Krist Bushgjokaj. Petrit Çakri ka pranuar për grupin e hetimit […]

The post “Isha në makinë tjetër, nuk më treguan”/ Vrasja e Renis Dobrës, dëshmia e Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin appeared first on BoldNews.al.

“Vetëm një vëlla kisha”/ Motra e Renis Dobrës bën postimin prekës: Plagë që s’mbyllet kurrë (VIDEO)

By: Ardit
16 July 2025 at 16:14

Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra e më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës. Sipas policisë i riu u vra në mënyrë makabre nga Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation […]

The post “Vetëm një vëlla kisha”/ Motra e Renis Dobrës bën postimin prekës: Plagë që s’mbyllet kurrë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

“Djali më tha po vi”, babai i Renis Dobrës: Mendoja se e kishte marrë polica

By: Elva
16 July 2025 at 13:50

Babai i Renis Dobrës, në një prononcim ekskluziv për “Më Zemër të Hapur” ka rrëfyer detaje në lidhje me natën kur ndodhi ngjarja që i mori jetën të birit. Ai ka zbuluar se Renisi i kishte thënë se po vinte në shtëpi, gjë që nuk ndodhi kurrë. “Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. […]

The post “Djali më tha po vi”, babai i Renis Dobrës: Mendoja se e kishte marrë polica appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

By: Ela
16 July 2025 at 12:11

Policia ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili dyshohet se është mbytur me litar pas prishjes së pazareve të drogës me katër autorët e dyshuar të krimit, Petrit Çakrri, dhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj. Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka tha se “23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje […]

The post Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Të shpallur në kërkim për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, kush janë vëllezërit Bushgjoka me precedentë të mëparshëm penal (FOTOT)

By: V K
16 July 2025 at 10:17

Dy vëllezërit Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjokaj janë shpallur në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës.

Mësohet se dy vëllezërit janë persona me precedentë të mëparshëm penal, teksa janë arrestuar për vjedhje dhe drogë.

Ndërkaq, një prej bashkëpunëtorëve të tyre, Petrit Çakrrit, i cili është arrestuar iu gjet disa doza kokainë.

Në pranga ka rënë edhe vëllai tjetër i Bushgjokajve, Fatjon Bushgjoka.

Mësohet se Renis Dobra, ka punuar në Gjermani për vëllezërit Bushgjoka, në shpërndarjen e kokainës.

Në disa raste Renis Dobra nuk ka çuar para duke i mashtruar se drogën e kishte humbur dhe se e kishte ndjekur policia.

Kjo është zbuluar nga tre vëllezërit dhe me ndihmen e mikut të tyre, Petrit Cakrri, kanë marrë tre makina me qira dhe kanë organziuar rrëmbimin e tij.

 

The post Të shpallur në kërkim për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, kush janë vëllezërit Bushgjoka me precedentë të mëparshëm penal (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Policia shoqëron edhe të dashurën e Fatjon Bushgjokës, në momentin e arrestimit vajza ndodhej në…

By: V K
16 July 2025 at 09:41

Lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit, autoritetet policore arrestuan dy autorë, ndërsa u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.

News24, mëson se gjatë operacionit për kapjen e Fatjon Bushgjokës, është shoqëruar edhe e dashura e tij.

Burime nga policia, bëjnë me dije se vajza ndodhej në shoqërinë e Bushgjokës në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.

Nga hetimet paraprake, vajza nuk rezulton të jetë e implikuar në vrasje, por është mabjtur në vëzhgim për të gjurmuar lëvizjet e Fatjon Bushgjoks.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Policia shoqëron edhe të dashurën e Fatjon Bushgjokës, në momentin e arrestimit vajza ndodhej në… appeared first on Albeu.com.

Dalin PAMJET/ Momentet e fundit të Renis Dobrës, dy automjete e ndjekin dhe më pas e rrëmbejnë

By: Oldi
16 July 2025 at 10:43

Publikohen momentet e fundit të Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar të rrëmbejnë 22-vjeçarin fatkeq, të cilin më pas e dhunuan dhe e hodhën në liqen, ngjarje kjo e ndodhur më 8 korrik. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “News24” njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën […]

The post Dalin PAMJET/ Momentet e fundit të Renis Dobrës, dy automjete e ndjekin dhe më pas e rrëmbejnë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ Arrestohen dy prej autorëve, në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

By: Re Nato
16 July 2025 at 07:56

Policia ka arrestuar dy nga autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e rëndë e ndodhur disa ditë më parë.

ABC News mëson se një nga të arrestuarit është Petrit Çakrri, i njohur edhe me emrin Petrit “Hoxha”. Çakrri u arrestua në orët e vona të së martës në afërsi të Tropojës.

I arrestuari tjetër është Fatjon Bushgjoka. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur dy vëllezërit e tij, Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjokaj.

Fatjon Bushgjoka, një ndër të arrestuarit

Kontrolle po kryhen në Tropojë për arrestimin e tyre.

Mësohet se Dobra ka punuar në Gjermani për vëllezërit Bushgjoka, në shpërndarjen e kokainës.

Në disa raste Renis Dobra nuk ka çuar para duke i mashtruar se drogën e kishte humbur dhe se e kishte ndjekur policia.

Kjo është zbuluar nga tre vëllezërit dhe me ndihmen e mikut të tyre, Petrit Cakrri kanë marrë tre makina me qira dhe kanë organziuar rrëmbimin e tij.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Arrestohen dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

By: V K
16 July 2025 at 08:01

Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit. Raportohet se dy personat e arrestuar janë; Petrit Çakrri allias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, i pari i kapur në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa i dyti në Tiranë.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy pjesmarrësit e tjerë në vendngjarje. Bëhet fjalë për shtetasit; Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj.

Ndërkohë, detajet e krimit janë raportuar ditën e djeshme në emisionin “Në Shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana lala.

Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Hunday të bardhë.

Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë.

Teksa në vitin 2017, u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja, duke iu prezantuar si tregtar, të cilit i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu.

Çakrri, që u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim, nga ku hetuesit përmes pamjeve filmike kanë mundur të zbulojnë pikën e dhënies së automjeteve me qira, ku del se pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira.

Por, zbulimi i GPS së makinës, i ka mundësuar grupit të hetimit, se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Arrestohen dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Arrestohet 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës! Shpallen në kërkim 2 të tjerë

By: Oldi
16 July 2025 at 08:03

Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës. Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë. Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, […]

The post EMRAT/ Arrestohet 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës! Shpallen në kërkim 2 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

15 July 2025 at 22:56

Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Dibrës, pasi ka dyshime të forta se janë implikuar në mbytjen me litar dhe më pas hedhjen në liqenin e Shkopetit, të trupit të pajetë të 23-vjeçarit Renis Dobra. Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar mes 4 personave që janë shpallur në […]

The post Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

EMRI/ Policia aksion në Bajram Curri për kapjen e një prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës

15 July 2025 at 20:33

Policia po ushtron kontrolle në Bajram Curri, ku dyshohet se fshihet një prej autorëve të rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës, i cili u gjet pa shenja jete në orët e para të 9 Korrikut pranë liqenit të Shkopetit. Bëhet fjalë për Petrit Çakrrin alias Hoxha, një nga dëshmitë kryesore në vrasjen e ish-deputetit demokrat […]

The post EMRI/ Policia aksion në Bajram Curri për kapjen e një prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës appeared first on BoldNews.al.

Vrasësit si policë/ Pse u rrëmbye dhe u vra Renis Dobra? Një nga autorët është Petrit Çakrri

15 July 2025 at 20:14

Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi këtë të martë, rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet në liqenin e Shkopetit. Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që e pa gjallë Renisin ishte një i afërm i tij i cili pavarësisht orëve të vona të mbrëmjes, […]

The post Vrasësit si policë/ Pse u rrëmbye dhe u vra Renis Dobra? Një nga autorët është Petrit Çakrri appeared first on BoldNews.al.

U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit

By: fra nc
11 July 2025 at 15:30

Disa ditë pas gjetjes së trupit të 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit, dyshimet se i riu është vrarë nga persona të tjerë janë rritur. Grupi hetimor ka zbuluar se 23-vjeçari nga fshati Zenisht i Matit ka shenja dhune në pjesën e qafës, që tregon se ai është mbytur dhe më pas është hedhur në humnerë, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte është nxjerrë ditën e enjte nga ujërat e liqenit të Shkopetit. Hetimet janë fokusuar në dy pista kryesore që lidhen me të kaluarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Të dhënat e para tregojnë se Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman dhe kishte qëndruar për një periudhë kohe në burg. Kjo e kaluar penale po konsiderohet një element kyç në përcaktimin e motivit të krimit.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përfshirjes së mundshme të viktimës në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse Dobra kishte pasur konflikte me persona të përfshirë në këtë aktivitet, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Ndërkohë, autoritetet janë duke mbledhur prova dhe analizuar të dhënat e komunikimeve të fundit të viktimës, si dhe lëvizjet e tij, për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe motivin e saktë të vrasjes. Po ashtu, grupi hetimor ka ngritur dyshime pas verifikimit të kamerave të sigurisë, se i riu është ndjekur nga dy automjete, për të cilat po punohet për gjetjen e tyre dhe personave të përfshirë në këtë krim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U mbyt me litar dhe u hodh në Shkopet, pista e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me…

By: V K
11 July 2025 at 11:33

Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri pak ditë më parë.

Burime për News24, bëjnë me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake, Renis Dobra, kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg.

Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen pistat e para për vrasjen e Renis Dobrës/ Viktima mund të ketë pasur lidhje me…

11 July 2025 at 11:21

Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri pak ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave të para, Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg. Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

The post Zbardhen pistat e para për vrasjen e Renis Dobrës/ Viktima mund të ketë pasur lidhje me… appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Renis Dobrës/ E mbytën dhe tentuan ta hidhnin në liqenin e Shkopetit, detaje nga ngjarja e rëndë në Mat

By: V K
11 July 2025 at 09:22

Të dhënat që janë bërë publike ditën e djeshme në lidhje me ngjarjen makabre të ndodhur në Mat, dëshmojnë për pjesëmarrjen e të paktën 4 personave në krimin e rëndë të vrasjes së Renis Dobrës.

Duket se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, teksa djalit i kanë dalë përpara 2 persona të veshur me uniforma policie, që e kanë rrëmbyer.

Ekspertët e hetimit të krimeve të rënda kanë arritur në përfundimin paraprak se i riu mund të jetë rrëmbyer, mbytur dhe më pas është sjellë në afërsi të liqenit të Shkopetit me mjetin e tij.

Vrasësit janë kujdesur që mjeti të përfundonte bashkë me trupin e djalit në liqen, për pasojë mund të realizonin edhe zhdukjen e gjurmëve të vrasjes.

Por me sa duket, mjeti në rënie e sipër e ka nxjerrë trupin e Renisit pak metra para se sa të përfundonte në ujë, e për pasojë është bërë e mundur tashmë jo vetëm gjetja e trupit por edhe konkluzioni që djali është vrarë.

Policia ka hasur në imazhin e dy mjeteve tip fuoristradë, të markave të ndryshme që e kanë gjurmuar mjetin e Renisit nga Burreli deri në afërsi të Ulzës.

Pastaj janë humbur gjurmët për shkak të mos pasjes së kamerave në rrugë. Por është një dëshmitar që ka treguar se Renisin e ka parë të ndaluar nga policia në rrugë e ndaj ka vijuar rrugën pasi ‘policët’ janë kujdesur duke i thënë që mos të bëhej merak për të.

Është pikërisht kjo dëshmi që ka mbajtur në fokus faktin që djali mund të ishte rrëmbyer dhe më pas vrarë nga ‘policët’ që e kishin ndaluar në rrugë.

Policia i ka pikasur të njëjtat mjete edhe në hyrje të Milotit, duke krijuar idenë që makinat që rrëmbyen e vranë 23 vjeçarin kanë ardhur nga jashtë Burrelit.

HETIMET

Policia ka mundur të sekuestrojë disa kamera sigurie që kanë arritur të fiksojnë imazhet e dy automjeteve fuoristradë “RangeRover” dhe “Honday”. Të dyja mjetet dyshohet se janë përdorur nga autorët e krimit, të cilët pasi e kanë marrë, Renis Dobrën, e kanë mbytur me litar.

Vdekja nga asfiksia është provuar nga ekspertiza mjeko-ligjore, e kryer nga ekspertë në Tiranë. Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia dhe prokuroria e Dibrës, kanë arritur të kapin siluetën e dy mjeteve, por jo të fiksojnë qartësisht targat dhe drejtuesit e tyre.

Përmes disa kamerave të sekuestruara, është zbuluar itinerari i dy fuoristradave të përdorura nga autorët, që sipas grupit të hetimit imazhet e tyre janë shfaqur deri në Milot dhe më tej nuk është konstatuar asnjë pamje e tyre.

Policia ka kryer disa kontrolle në servise dhe varreza automjetesh që ndodhen në këtë zonë, por deri në këtë fazë këto kontrolle, nuk kanë sjellë rezultat.

Nga kamerat, nuk dallohen qartësisht drejtuesit e mjeteve apo personat që kanë qëndruar në vend të parë.

Ndërkohë përmes dëshmisë së kushëririt të viktimës, rrëmbimi i 23- vjeçarit Renis Dobra, është kryer rreth 2 kilometra nga dalja e qytetit të Burrelit.

Personat me dy fuoristradë janë paraqitur si punonjës policie, dhe dy prej tyre kanë hipur në makinën e viktimës Renis Dobra, duke krijuar perceptimin tek i afërmi se do e shoqëronin në komisariat.

Por i riu është gjendur mëngjesin e ditës tjetër në një humnerë, 10 metra larg ujërave të liqenit të Shkopetit.

Sipas ekspertizës, autorët e kanë mbytur diku tjetër Renis Dobran dhe më pas në orët e vona të natës, kanë shtyrë mjetin në një teren të thepisur, ku brenda tij kishin futur trupin e pajetë të 23-vjeçarit.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ E mbytën dhe tentuan ta hidhnin në liqenin e Shkopetit, detaje nga ngjarja e rëndë në Mat appeared first on Albeu.com.

Dinamika e një vrasjeje të sofistikuar: Dy Range Rovera për të rrëmbyer Renis Dobrën

By: user 8
10 July 2025 at 18:02

Detaje të reja kanë dalë lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, 9 korrik, në liqenin e Shkopetit.

Dy makina Range Rover dyshohet se kanë ardhur nga Rrësheni për t’i bërë pritë dhe për të rrëmbyer 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Mësohet se për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona, sipas News 24.

Ngjarja dhe hetimet

Babai i Renisit, pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë, ka shkuar në komisariat duke treguar se kishte humbur kontaktet me të. U tha se efektivët nisën menjëherë kërkimet, siç thuhet gjithnjë, por pa rezultat.

Dje u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Kështu dyshon polica, por do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut. Mirëpo pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës.

The post Dinamika e një vrasjeje të sofistikuar: Dy Range Rovera për të rrëmbyer Renis Dobrën appeared first on Lapsi.al.

Vrasja në Mat/ Dyshohet se 23-vjeçari u mor peng nga Rrësheni, priten 10 shoqërime

By: Elva
10 July 2025 at 18:27

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Mat, ku u gjet i vrarë 23-vjeçari Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit. Sipas raportimeve dy automjete të tipit Range Rover dyshohet se kanë ardhur nga Rrësheni me qëllim rrëmbimin e të riut. Ndërkohë, një tjetër makinë, e nisur nga Miloti, ka kaluar në rrugën […]

The post Vrasja në Mat/ Dyshohet se 23-vjeçari u mor peng nga Rrësheni, priten 10 shoqërime appeared first on BoldNews.al.

❌
❌