❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel

10 July 2025 at 23:30

NĂ« episodin e parafundit tĂ« ciklit “Brenda laptopit tĂ« BllacĂ«s, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtĂ«?” nĂ« emisionin Debat Plus, janĂ« publikuar detaje nga komunikimet e Nazim BllacĂ«s, dĂ«shmitarit tĂ« shumĂ«proceseve gjyqĂ«sore nĂ« KosovĂ«.

Sipas pĂ«rgjimeve tĂ« publikuara, Bllaca i shprehte shqetĂ«simet hetueses sĂ« EULEX-it, Zdenka Pumper, pĂ«r bllokimin e rastit “Bllaca 4”.

Ai tregon asaj se do t’i dĂ«rgojĂ« njĂ« letĂ«r pĂ«rmes mikut tĂ« tij, Gjinoviq Radosllavit, prokurorit serb Miljko Radosavljeviq, me qĂ«llim qĂ« ky i fundit ta pĂ«rcjellĂ« letrĂ«n drejt Brukselit.

Bllaca:  A po të pengoj diçka?

Zdenka: Jo, jo jo


Bllaca: DĂ«gjomĂ«, unĂ« kam fol me Gjino, dhe ai thotĂ« qĂ« e do komentin  nĂ« ora 9 tĂ« hĂ«nĂ«n. UnĂ« e çoj nĂ« tavolinĂ« te Mirko, a po kupton? Sepse atĂ« dokumentin tim, a e kupton? Dhe ai do tĂ« thĂ«rras menjĂ«herë a e kupton?

Zdenka: Jo, nuk e kuptoj se çfarë dokumenti.

Bllaca: Tash kam fol me Gjinoviqin, ai thotë bone dokumentin që të bllokohet aty puna, i kam thanë Alleni mundet me kry komplet landën dhe çoje në Prokurori, mirëpo tash në Prokurori ka dal një guri i madh, a po kupton?

Zdenka: Më fal por nuk po të kuptoj.

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol tash, i kam thanë Alleni punon me ekipin dhe e ka kry landën për arat.

Zdenka: Po, po e kuptoj.

Bllaca: Po, tash ai e kalon te Prokuroria.

Zdenka: Po, tash veç është bë.

Bllaca: Po, është kry por ku është poenta? Poenta është se Prokuroria po ma bllokon punën, nuk don me shku deri në fund. Ai thotë shkruaje dokumentin me ma çu dhe unë do ta dërgoj në Bruksel direkt. Tash, të hënën shkon në Bruksel në orën 10 Gjino, dokumenti im.

Zdenka: Kur shkon?

Bllaca: Në ora 10 shkon dokumenti. Pse ky njeri don me dal prej procesit, a e kupton? Ne dojmë llogari pse, ku është problemi?

Zdenka: Ani, ata kanë me kërku prej Brukselit.

Sipas këtyre bisedave, Gjino, i përmendur nga Nazim Bllaca, kishte lidhje të forta brenda EULEX-it. Këto lidhje arrinin deri te zyrtarë shumë të lartë, përfshirë Allen Eduarsin, i cili ka shërbyer si shef i hetimeve në Njësinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në EULEX.

Kjo konfirmohet edhe nga regjistrimi audio mes Bllacës dhe Pumper.

Bllaca: Po, po. A e din çka mĂ« tha? MĂ« tha a je gjallĂ«, ku ke qenĂ«? UnĂ« i thashĂ« po don me mĂ« vra EULEX-i, po don me m’rreh EULEX-i. Ai veç keshi. Ai tha jo bre. Derisa tĂ« jetĂ« gjallĂ« Allen Eduards, mos u brengos, mos mendo pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« – kĂ«shtu mĂ« ka thanĂ« ai.

Zdenka: Ndoshta edhe mua dojnë 

Bllaca: Tash unë për 2-3 orë e bëjë gati edhe e çoj të hënën.

Zdenka: Atëherë shkon të hënën në ora 10 në Bruksel.

Bllaca: Po, po

Zdenka: Zyrtarisht thua ashtu?

Bllaca: Po, po. Kjo shkon formalisht. Ai do të thërras direkt. Ai flet direkt çka bëhet nëse del ky njeri prej procesit. Natyrisht, kjo është goditje e madhe, a e kupton? Edhe shkruaj krejt, që kam punu edhe nuk kam flejt hiç prej pram.

Zdenka: Veç me pa, a e kam kuptu mirë. A i keni thanë atij se ju planifikoni, kur është ajo të enjten, kur takohemi, që ju do të shkoni te mediat?

Bllaca: Po, po. Ai thotë që çoje gjithçka me shkrim.

Zdenka: Unë për këtë po flas.

Bllaca: Dëgjomë, ai thotë se kjo nuk guxon me ndodh. Nuk mundemi me shku te kjo pikë sepse kemi investuar shumë në këto punë. A më kupton?

Zdenka: Po.

Bllaca: Tash do ta shkruaj dhe do ta çoj në shqip sepse ai e ka dikënd prej Shqipërisë aty që ia përkthen. Ka disa gra që punojnë aty, e din qysh funksionon aty. Veç dashta me të lajmëru.

Zdenka: MirĂ« qĂ« mĂ« ke lajmru, unĂ« do t’iu tregoj edhe poshtĂ«.

NĂ« letrĂ«n â€œĂ‡Ă«shtja pĂ«r tu trajtuar: ndihmĂ« nĂ« zhbllokimin e situatĂ«s pĂ«rmes Brukselit”, drejtuar prokurorit pĂ«r krim tĂ« organizuar nĂ« Serbi, Miljko Radosavljeviq, Bllaca shprehet qartĂ« se ai nuk do tĂ« dĂ«shmojĂ« mĂ« kundĂ«r Azem SylĂ«s – nĂ« rastin Bllaca 4 – nĂ«se nuk lirohet me kusht.

“QĂ« nga prilli i vitit 2013 kam kam filluar tĂ« bashkpunoj me hetuesen Zdenka ne lidhje me çështjen  e pronave dhe kemi bashkpunuar pothuajse 20 muaj  dhe jam  shume i knaqur me bashkpunimin qe kam pas me Zdenken ne lidhe  me rastin e Azem Syle dhe kunder 9 personav tjerĂ«.Pasi Zdenka ka perfunduar hetimet nĂ« lidhej  me pronat  dhe mashtrimi ndaj disa familjeve serbe ku bĂ«het  fjal  pĂ«r  milion  euro   lĂ«nda ka pĂ«rfunduar  fazen e hetimeve dhe shefi i policis me siguri.z.Alan  EdĂ«ars ka dorzuar nĂ« prokurori kete rastĂ« pĂ«r  10 persona jane pjes e krimit te organizuar. LendĂ«n nĂ« prokurori  Ă«shtĂ« duke e udhĂ«heç Danilo Cecarelli prokuror special nga Eulex. Une jam takuar me kete pĂ«son  dhe i kam then nĂ«se  Ju z.Danilo nuk me lironi me kusht qĂ« unĂ« e kam fituar  kĂ«të  tĂ« drejt ather  unë  nuk  guxoj  tĂ« deshmoj kunder Azem Syles  dhe tĂ« tjerve sepse  Une nĂ« Pavionin D  jam  nĂ«n kontrrolit   e  Hajredin Kuqit  dhe Azem Syles  unĂ« nuk  guxoj se me  vrasin si Agim Zogajn. Po të  donte  Brukseli  pasi une  kam  plotsuar  kriterin per  tu  liruar  Brukseli  do  ta zhbllokonte  situaten  dhe  do  te  me  lironte   permes  Hajredin  Kuqit  automatikisht”, thuhet nĂ« letĂ«rn e BllacĂ«s.

Bllaca shpëtimin e kërkon në Beograd.

“Une  i  kam  thĂ«n  pasi  ju   nuk  keni fuqi  të  me  lironi  me  Kusht  Unë  Nazim Bllaca  do  të  terhiqem  se nuk guxoj  të  dĂ«shmoj  kunder  Azem Syles a  në  realitet  Azem  Syla  dhe  partia e  tij  mua  me  japin  bukë  në  DubravĂ«. Unë  Nazim  Bllaca  pas  5 vitetve  bashkpunim  me  Eulexi-in  do  të  terhiqem  zyrtarish dhe  publikish  pa  vullnetin  tim  nga  rasti  Bllaca  4  kundĂ«r  Azem  Syles  dhe  të  tjerve. Takimi  mes  meje  dhe  z.Danilo  do  të  jetë  me  21  janar  2015  ne  Fush Kosovë  ku  zyrtarisht  do  te  terhiqem. Une  po  kĂ«rkoj  nga  ju  z.Radosavleviç  ndihmë     që  ju  te  intervenoni në  Bruksel  dhe  ata  ti  pyetni  pse  po  perzihet  politika   ne  rastin  Bllaca  4  në  krye  me Hashim Thaqit   pĂ«r  mos  me  lirue  Bllacen nga  Burgu. Une  kerkoj  nga  Ju  që  ju të  pyetni  z.Jerosllava –kryeprokurore ,Danilon –prokuror dhe Alan Edwars-shef policie    se  a  ka  nderhy  politika  kunder  Bllaces  apo jo   veç  pĂšr  arsye  mos  me  fillu  procesi  Bllaca 4  sepse  ka  te  bej  me  profilin  e  lartĂ«t  politke”, thuhet mĂ« tej nĂ« letrĂ«n e BllacĂ«s drejtuar prokurorit serb.

Bllaca në këtë letër thotë se Radosavljevici është personi i cili mund të ndikoj në Bruksel për ta liruar nga burgu.

“Ju lutem z.Radosavljevic ju  jeni    person  i cili  mund  të  ndikon  ne  Brkusel  lidhur  me  lirmin  tim  se  pa u   liruar  unë  nuk do  burgoset  kurrë  Azem Syla dhe  ju  e  di  dhe   keni  arsye  se  familjet  serbe  nga  Serbija  janë  viktima   të  grupi tĂ« Azem Syles. Dhe  ne  fund  kerkoj  nga  ju  intervenim  direkt ne  Bruksel  se  kĂ«tu  ne  Kosove  por  ka  edhe  ne  Eulex  disa  persona  që  kan  deshir  të  deshtoi  rasti  BLLACA  4.Ju  falenderoj  per  mirkuptim  i  nderuari  z.Radosavljevic dhe  kete  leter  ju  lutem  mund  ta  perdoreni  si  deshmi  edhe  ne  Bruksel në  emer  timin”, thuhet nĂ« letĂ«rn e BllacĂ«s.

Bllaca u bë i njohur për publikun kosovar më 2009, kur doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke u vetëshpallur si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe pretendimeve se informacione për vrasjet e pasluftës, raporton RTVDukagjini.

The post Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

10 July 2025 at 23:26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për situatën e fundit në Theth, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe përfshirje në interesa të dyshimta.

“E para Ă«shtĂ« arroganca e njĂ« pushteti nĂ« mandatin e katĂ«rt, qĂ« nuk i intereson asgjĂ«. Nuk i intereson imazhi i ShqipĂ«risĂ«, nuk i intereson jeta e qytetarĂ«ve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarĂ«t,” u shpreh Zhupa nĂ« A2CNN.

Duke iu referuar informacioneve qĂ« ajo thotĂ« se posedon, Zhupa deklaroi se “nĂ« Theth po luhet me disa investitorĂ« strategjikĂ«, tĂ« cilĂ«t e duan zonĂ«n tĂ« boshatisur”.

Sipas saj, kĂ«ta investitorĂ« janĂ« “me shumĂ« mundĂ«si austriakĂ«â€.

“Se cilĂ«t janĂ« do t’i shikojmĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. AsnjĂ« lĂ«vizje e Edi RamĂ«s nuk Ă«shtĂ« lĂ«vizje pĂ«r interes qytetar, por gjithmonĂ« janĂ« lĂ«vizje qĂ« kanĂ« mbrapa njĂ« interes klientelist. Mund tĂ« jetĂ« lobim ndĂ«rkombĂ«tar, mund tĂ« jenĂ« para ‘cash’, mund tĂ« jenĂ« interesa tĂ« lidhura me familjarĂ« tĂ« tij, por asnjĂ«herĂ« nuk bĂ«n lĂ«vizje pĂ«r interes tĂ« qytetarit,” theksoi Zhupa.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur zhvillimet në Theth kanë ngjallur debate dhe shqetësim publik lidhur me të ardhmen e zonës dhe menaxhimin e saj.

The post Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur appeared first on Telegrafi.

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

10 July 2025 at 20:49

Besnik Berisha, avokat i njërit nga pesë policët e arrestuar në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se sipas të dhënave që ka, viktima ka pasur së paku tri lloje gjakderdhjesh, dhe se nuk bëhet fjalë për vdekje nga ngulfatja nga Policia.

NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« emisionin “Frontal” nĂ« T7, Berisha tha se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r gjakderdhje cerebrale, pulmonare dhe kardiake.

“Dyshohet qĂ« ka pasur edhe gjakderdhje cerebrale. Po ta them kĂ«tĂ« ty kĂ«tu, unĂ« ta them ekskluzivisht – trupi i tij ka tri gjakderdhje tĂ« konstatuara: gjakderdhje cerebrale, pulmonare dhe kardiake. UnĂ« po ta them ty kĂ«tu, a kam informacion apo po qes fall, le tĂ« mbetet nĂ« emision”, tha ai.

Berisha mohoi se vdekja e Zejnullahut ka ardhur si pasojë e ngulfatjes gjatë ndërhyrjes së Policisë, ashtu siç është aluduar në disa raportime.

Ai theksoi se do të presin rezultatet zyrtare të autopsisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes së të riut.

The post Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia appeared first on Telegrafi.

Licencimi i vëllait nga ZRRE për furnizim me energji, reagon Luan Dalipi

10 July 2025 at 18:31

Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj disa lajmeve të publikuara në media për përfshirjen e tij apo të familjarëve të tij në përfitime të padrejta nga licencimi për tregti me energji.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike, Dalipi i cilĂ«soi kĂ«to raportime si “trillime dhe insinuata dashakeqe” nga portale dhe politikanĂ« opozitarĂ«, tĂ« cilĂ«t – sipas tij – janĂ« rritur nĂ« njĂ« kohĂ« kur korrupsioni ishte normĂ«.

Ai theksoi se po tentohet të krijohet një barazim i padrejtë midis qeverisjes së tanishme dhe qeverive të mëparshme të korruptuara.

“Ka nga ata qĂ«, me zell tĂ« veçantĂ« dhe motivim politik, bĂ«jnĂ« çmos pĂ«r tĂ« shpikur skandale – jo pĂ«r interesin publik, por pĂ«r ta njollosur QeverinĂ« Kurti, qeverisjen mĂ« tĂ« ndershme dhe transparente qĂ« ka pasur ndonjĂ«herĂ« jo vetĂ«m Kosova, por mbarĂ« rajoni i Ballkanit PerĂ«ndimor,” ka shkruar Dalipi.

Ai ka përmendur disa tituj të portaleve që e përmendin atë dhe vëllain e tij në kontekst të licencimit nga ZRRE për tregti me energji, duke i quajtur si shembuj të gazetarisë që udhëhiqet nga interesa të ngushta financiare dhe nostalgji për kontratat njëburimore të së kaluarës.

Për të sqaruar publikun, Dalipi ka renditur disa fakte:

Numri i licencave për tregti me energji nuk është i kufizuar.

Blerja dhe shitja e energjisë bëhet brenda sektorit privat, pa ndërhyrje politike.

Më shumë kompani të licencuara rrisin konkurrencën dhe ulin çmimet.

Bizneset zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë.

Ai ka theksuar gjithashtu se, ndryshe nga qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti ka ulur ndjeshëm shpenzimet për media. Sipas tij, gjatë qeverisjes së partive tjera si AAK, PDK dhe LDK, shpenzimet për kontrata njëburimore me media kanë qenë shumë më të larta sesa në kohën e Vetëvendosjes.

“Qeveria nuk blen heshtjen, dhe kjo duket i shqetĂ«son disa,” shkroi Dalipi.

Në fund të reagimit, ai fton qytetarët të mos bien pre e manipulimeve mediatike dhe thekson se historia e tij profesionale është ndërtuar mbi integritet dhe punë të ndershme, përfshirë edhe përvojën në Departamentin Amerikan të Tregtisë.

“Mos lejoni qĂ« tĂ« manipulohet me emocione dhe tituj bombastikĂ«,” pĂ«rfundon ai.

The post Licencimi i vëllait nga ZRRE për furnizim me energji, reagon Luan Dalipi appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Pejë, Policia u sekuestron armë

10 July 2025 at 18:24

Tre persona janĂ« arrestuar mĂ« 10.07.2025 nĂ« PejĂ« nĂ«n dyshimet pĂ«r veprat penale “mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “pĂ«rdorim i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«m”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe bëri të ditur se të njëjtit janë arrestuar pas një raportimi për të shtëna me armë zjarri në bjeshkën e Strellcit më datë 08.11.2024.

“Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan kanĂ« shkuar nё atё lokacion nĂ« bjeshkĂ«n e Strellcit dhe nĂ« vendin e ngjarjes janĂ« gjetur dhe sekuestruar katĂ«rmbĂ«dhjetĂ« (14) gĂ«zhoja cal. 9 mm,  si prova materiale”- thekson policia.

Pas arrestimit të tyre, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është kryer kontroll në shtëpitë e personave të dyshuar aty janë gjetur dhe sekuestruar armë të tipit pistoletë dhe karikatorë.

NdĂ«r tĂ« tjera, PK njofton se me vendim tё prokurorit tё shtetit, tĂ« dyshuarit janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.

The post Arrestohen tre persona në Pejë, Policia u sekuestron armë appeared first on Telegrafi.

“Ti je polic, por jo Zot me ma marrĂ« shpirtin”, familja e Agon Zejnullahut thĂ«rret protestĂ«

10 July 2025 at 16:52

TĂ« shtunĂ«n, mĂ« 12 korrik, nĂ« ora 11:00, para stacionit policor nĂ« Lipjan do tĂ« mbahet njĂ« protestĂ« paqĂ«sore me moton “DrejtĂ«si pĂ«r Agonin”.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« detyrĂ«n mĂ« themelore – mbrojtjen e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve.

“Le tĂ« jetĂ« kjo hera e fundit qĂ« njĂ« qytetar humb jetĂ«n nga dĂ«shtimi i atyre qĂ« duhet ta mbrojnĂ«,” thuhet nĂ« njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji.

The post “Ti je polic, por jo Zot me ma marrĂ« shpirtin”, familja e Agon Zejnullahut thĂ«rret protestĂ« appeared first on Telegrafi.

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

9 July 2025 at 23:57

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Kosovën është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit maj të vitit 2025, në Kosovë kanë hyrë gjithsej 37,300 turistë të huaj, që përfaqëson një rritje prej 19.3% krahasuar me majin e vitit të kaluar, kur numri i vizitorëve ishte 31,268.

Shtetet prej nga vijnë shumica e këtyre vizitorëve janë Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Në total, gjatë majit 2025 janë regjistruar 61,931 vizitorë në hotelet e vendit, ku 39.7% ishin vendorë, ndërsa 60.2% të huaj.

Kjo përfaqëson një rritje prej 20.1% në krahasim me majin e vitit 2024, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele ishte 51,568.

Sa i përket net-qëndrimeve, në muajin maj janë regjistruar gjithsej 144,265 net-qëndrime, nga të cilat 50.1% janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 49.8% nga turistët e huaj.

Rajoni me numrin më të madh të vizitorëve vendorë ka qenë Peja, me 8,451 vizitorë dhe 31,137 net-qëndrime, duke dëshmuar kështu rëndësinë në rritje të këtij destinacioni për turizmin e brendshëm në Kosovë.

The post Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën appeared first on Telegrafi.

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

9 July 2025 at 23:42

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së 27-vjeçarit në këtë komunë.

Nga burime të Dukagjinit mësohet se në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli, një zyrtar nga Ferizaj, i cili do të marrë drejtimin e policisë në Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 7 korrikut në Lipjan.

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës dyshohen për përfshirje në ndërhyrjen që përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Policët u paraqitën para gjykate të mërkurën, seanca zgjati disa orë, dhe gjykata caktoi një muaj paraburgim për secilin prej tyre, me gjithë kundërshtimet nga mbrojtja.

Avokati i njërit prej policëve, Besnik Berisha, ngriti dyshime për mjekimin e dhënë Zejnullahut dhe theksoi se ende mungon raporti i mjekësisë ligjore që do ta sqaronte shkakun e vdekjes.

The post Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut appeared first on Telegrafi.

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

9 July 2025 at 23:01

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer vĂ«mendjen e saj diplomatik nĂ« Ballkan, duke dĂ«rguar njĂ« zyrtar tĂ« lartĂ« pĂ«r njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« tri shtete kyçe tĂ« rajonit – BosnjĂ« dhe HercegovinĂ«, Serbi dhe KosovĂ«.

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartĂ« nĂ« ByronĂ« pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike nĂ« Departamentin e Shtetit amerikan, ka njoftuar pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social X nisjen e tij drejt Ballkanit pas bisedimeve tĂ« zhvilluara nĂ« Dayton dhe Washington.

“ËshtĂ« njĂ« pĂ«rvjetor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe njĂ« kohĂ« vendimtare pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Me padurim pres tĂ« forcojmĂ« lidhjet mes SHBA-sĂ« dhe vendeve tĂ« rajonit,” ka shkruar Hanrahan, duke iu referuar kĂ«shtu pĂ«rvjetorit tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Daytonit, marrĂ«veshjes qĂ« mĂ« 1995 i dha fund luftĂ«s nĂ« BosnjĂ«.

Kjo vizitë vjen në një moment kur SHBA-ja synon të rigjallërojë bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, në një kohë kur sfidat politike dhe ekonomike vazhdojnë të jenë të pranishme.

I am headed to Bosnia and Herzegovina, Serbia, and Kosovo following productive conversations in Dayton and Washington. It is a pivotal time in the Western Balkans. I look forward to reinforcing ties and forging connections between the U.S. and countries in the region.

— Senior Bureau Official Brendan Hanrahan (@StateEUR) July 9, 2025

The post Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë appeared first on Telegrafi.

Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

9 July 2025 at 22:41

Në një transkript prej 116 faqesh, datuar më 13 tetor 2009, janë zbuluar detaje nga një takim i fshehtë në Sankoc mes Nazim Bllacës dhe tre personave të tjerë: Shpresim Uka, Hysri Rama dhe Qazim Shabani.

Qëllimi i këtij takimi ishte të bindnin Bllacën që të mos dalë publikisht me rrëfimet e tij.

Sipas dokumentit, Bllaca kërkon plot 1 milion euro për të heshtur dhe shmangur publikimin e fakteve.

Ai përmend 63 herë Azem Sylën, duke thënë se ky i fundit e ka tradhtuar dhe ka qenë i informuar për përgatitjen e atentatit ndaj tij.

Në një pjesë të bisedës, Bllaca thotë:

“Interesi jem Ă«shtĂ« kĂ«saj pune mi grah masi s’mujm me gjet gjuhĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. UnĂ« i grahi, jam i gatshĂ«m mi grah. Bllacalia Ă«shtĂ« i gatshĂ«m me i grah se mĂ« ke vra s’mĂ« ka dha llogari Azem Syla. Bllacalia ke i mirĂ« kur shkojke te Seferi, ke i mirĂ« kur shkojke te Ismeti, ke i mirĂ« kur shkojke te Ademi, tash spo ban po duhet me qit nĂ« tjetĂ«r taborr edhe mĂ« vrajte nĂ« prapasken.”

NĂ« njĂ« moment tjetĂ«r, Bllaca kĂ«rkon 600 mijĂ« euro nga Faruk Gashi, duke thĂ«nĂ«: “Mi bjen mue 600 mijĂ« euro i mbyllim senet. UnĂ« i marr edhe eci.”

Takimi pĂ«rfundoi pa marrĂ«veshje, dhe pak kohĂ« mĂ« vonĂ«, Bllaca doli para kamerave dhe opinionit publik, duke nisur kĂ«shtu njĂ« prej sagave mĂ« tĂ« njohura tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ« – dosjen “BLLACA”, qĂ« pĂ«rfshiu edhe emra si Azem Syla.

The post Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra appeared first on Telegrafi.

​Identifikohet personi qĂ« shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes nĂ« Ferizaj

9 July 2025 at 22:36

Policia e stacionit policor në Ferizaj, pas një pune hetimore nga hetuesit e njësive përkatëse, ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për shkaktimin e një aksidenti të trafikut.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur mĂ« 2 korrik 2025, rreth orĂ«s 16:54, nĂ« rrugĂ«n “Ahmet Kaçiku” nĂ« Ferizaj, ku janĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« motoçikletĂ« e tipit Gilera dhe njĂ« veturĂ« VË Golf, tĂ« dyja me targa vendore.

“Sipas hetimeve fillestare, aksidenti ka ndodhur pĂ«r shkak tĂ« mosrespektimit tĂ« distancĂ«s sĂ« sigurisĂ« nga ana e drejtuesit tĂ« motoçikletĂ«s, i cili ka goditur automjetin VË, duke shkaktuar vetĂ«m dĂ«me materiale. Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletĂ«s Ă«shtĂ« larguar nga vendi i ngjarjes, por mĂ« 08.07.2025 Ă«shtĂ« identifikuar si E.A. dhe Ă«shtĂ« ftuar pĂ«r intervistim nĂ« stacionin policor nĂ« Ferizaj”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas policisë, ndaj të dyshuarit janë shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje, për: Drejtim të mjetit pa patentë shofer; Drejtim me regjistrim të skaduar; Largim nga vendi i aksidentit dhe Shkaktim i aksidentit në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

The post ​Identifikohet personi qĂ« shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes nĂ« Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet

9 July 2025 at 22:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, po ndjehet i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Haradinaj tha se vendimi i Kushtetueses është në linje me atë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe siç u shpreh ai, afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendin nuk e përmbyll gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Pak a shumĂ« jam i zhgĂ«njyer me GjykatĂ«n Kushtetuese. Po ju tregoj dy elemente pse: Gjykata Kushtetuese nuk ka lĂ«ndĂ« pĂ«rditĂ«, ka lĂ«ndĂ« vetĂ«m kur ia dĂ«rgon njĂ« palĂ«. Nuk Ă«shtĂ« si gjykatat e zakonshme qĂ« i ka njĂ« mijĂ« lĂ«ndĂ« e kur i shkon edhe njĂ«, duhet me pritĂ« kur i vjen rendi”, theksoi Haradinaj nĂ« Rubikon te Klan Kosova.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është institucion që e bën kujdestarinë jo vetëm të Kushtetutës por edhe të rendit kushtetues dhe e ka të drejtën e interpretimit të Kushtetutës, është përgjegjëse për sigurinë institucionale, për sigurinë nacionale.

Se vendimet e saj ndikojnĂ« nĂ« çdo element tĂ« jetĂ«s sonĂ«â€, tha mĂ« tej ai.

Kreu i AAK-së, tha se Kushtetuesja ka mundur ta trajtojë me më me urgjencën lëndën, madje sipas tij, këtë kta mundur ta bëjë brenda dy jave.

Ai tutje u reagoi ashpër gjyqtarëve të Kushtetueses, pasi sipas tij vendimi që kanë marrë i shkon për shtati qasjes së Kurtit, siç tha ai për të mbajtur grusht shtet në Kosovë.

“Mendoj se gjyqtarĂ«t e kanĂ« pasur njĂ« mundĂ«si tĂ« artĂ« pĂ«r ta ndihmuar vendin e vetĂ«, me interpretu situatĂ«n ekzistuese institucionale nĂ« bazĂ« tĂ« KushtetutĂ«s se e kanĂ« atĂ« tĂ« drejtĂ« me i dhanĂ« perspektivĂ« vendit. E vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« qĂ« e kanĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« afat 30 ditor, por nuk e kanĂ« mbyllĂ« kĂ«tĂ« gjendje pra e kanĂ« lĂ«nĂ« tĂ« paqartĂ«. Duke qenĂ« kĂ«shtu, kam drojĂ« se edhe ky vendim Ă«shtĂ« pak a shumĂ« nĂ« qasjen e Kurtit pĂ«r me mbajt njĂ« grusht shteti nĂ« KosovĂ«â€, tha mĂ« tej Haradinaj.

The post Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet appeared first on Telegrafi.

“PropagandĂ« e LDK-sĂ«, apo e LVV-sĂ«â€, cila Ă«shtĂ« e vĂ«rteta pĂ«r buxhetin e kryeqytetit?

9 July 2025 at 20:39

Përplasjet mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike janë duke vazhduar tash e disa ditë në Prishtinë, tani për çështjen e buxhetit.

Dy palët, akuzojnë njëra tjetrën për propagandë, e nga shoqëria civile thonë se vetëm miratimi i ndryshimeve të Buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, mund ta zhbllokojnë buxhetin.

Për çerdhe pa ushqim për fëmijët, shkruante këtë të hënë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Këtë mes tjerash e kishte përmendur në një postim ku numëronte ndikimin e asaj që i pari e Prishtinës, e konsideron bllokadë të qëllimshme të nivelit qendror.

Buxheti i miratuar me vonesë për një numër arsyesh, në dhjetor të vitit të kaluar, nuk ka arritur të përfshihet në Ligjin për Buxhetin, pa një kuvend të konstituuar.

Por, kjo nuk ka penguar dy partitë, LDK-në me kryetarin Rama që udhëheq me kryeqytetin e Vetëvendosjen, që synon këtë komunë, të akuzojnë njëra tjetrën për propagandë.

Me fjalën e njëjtë, asambleistë të LDK-së, flasin edhe për deklaratat që vijnë nga Vetëvendosje, për rritje të shpenzimeve për mbi 2 milionë euro.

“Shihet ashiqare se ka qenĂ« e qĂ«llimshme. QĂ«llimi kryesor Ă«shtĂ« se Prishtina udhĂ«hiqet nga njĂ« subjekt tjetĂ«r dhe VetĂ«vendosja ashiqare, ka qĂ«llime qĂ« ta marrĂ« udhĂ«heqjen e PrishtinĂ«s. Bllokimi i buxhetit rrezikon çdo sferĂ« tĂ« komunĂ«s, shĂ«rbimet, mallrat, shĂ«rbimi nĂ« çerdhe, urgjenca, si tash qĂ« kemi nevojĂ« pĂ«r automjete pĂ«r zjarrfikĂ«sit, derivatet. Komuna s’ka mjete pĂ«r ti paguar. ËshtĂ« tĂ«rsisht propoagandĂ« e LVV. Ato pagesa janĂ« ekzekutuar siç ka kĂ«rkuar raporti i auditorit pĂ«r qĂ«llime gjyqĂ«sore. E dini se konkrata koletkive e obligon komunĂ«n tĂ« paguajĂ« shujtĂ«n dha pagat jubilare pĂ«r arsim. KĂ«to pagesa janĂ« bĂ«rĂ« nga komuna”, ka theksuar Fiknete Bejta, asambliste e LDK-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«.

Por, edhe një herë tjetër, nga dega e Vetëvendosjes në Prishtinë, situatën, nuk e shohin si të ndikuar nga niveli qendror.

“Pyetja logjike nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ«: nĂ«se paska bllokadĂ« nga qeveria, ku po i merr Komuna e PrishtinĂ«s gjithĂ« kĂ«to miliona euro pĂ«r t’i shpenzuar? Edhe mĂ« shumĂ« se nĂ« periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2024. PĂ«rgjigjja Ă«shtĂ« e thjeshtĂ« dhe konkrete: nuk ka bllokadĂ« nga niveli qendror. Ka dezinformata dhe tĂ« pavĂ«rteta nga niveli lokal. E gjithĂ« kjo propagandĂ« e LDK-sĂ« dhe PĂ«rparim RamĂ«s nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« akti i fundit i njĂ« qeverisjeje qĂ« do tĂ« mbahet mend si njĂ«ra nga mĂ« tĂ« dobĂ«tat qĂ« ka pasur ndonjĂ«herĂ« kryeqyteti”, ka deklaruar GĂ«zim Sveçla, shef i asamblistĂ«ve tĂ« LVV-sĂ«.

Përderisa dy palët vazhdojnë akuzat e kundër-akuzat, në këtë situatë organizatat monitoruese të punës së Komunës, e vlerësojnë si hap thelbësor zhbllokimi e ngërçit në  Kuvendin e Kosovës.

“Vonesa nĂ« miratimin e buxhetit komunal nga Asambleja e PrishtinĂ«s nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2024 ka krijuar njĂ« pengesĂ« serioze, pasi ky buxhet nuk ka mundur tĂ« reflektohet pĂ«rmes amandamenteve nĂ« Ligjin e Buxhetit nga Kuvendi i KosovĂ«s. Roli i Kuvendit Ă«shtĂ« kyç, pasi Ă«shtĂ« institucioni pĂ«rfundimtar qĂ« duhet tĂ« miratojĂ« dhe harmonizojĂ« ligjin e buxhetit pĂ«r tĂ« mundĂ«suar zbatimin efektiv tĂ« projekteve nĂ« nivel lokal. Por, pĂ«r shkak se Kuvendi ende nuk Ă«shtĂ« konstituar, procesi ka mbetur pezull. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Ă«shtĂ« jetike qĂ« Kuvendi tĂ« konstituohet sa mĂ« parĂ« dhe tĂ« amandamentohet Ligjii pĂ«r Buxhetin pĂ«r vitin 2025, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« komunat, pĂ«rfshirĂ« PrishtinĂ«n, por edhe disa tjera, tĂ« mund tĂ« zbatojnĂ« prioritetet e tyre pa pengesa”, ka theksuar Ardit Dragusha, nga organizata “D+”.

Tash e njĂ« kohĂ«, kryetari PĂ«rparim Rama dhe Ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, Hekuran Murati janĂ« ballafaquar nĂ« rrjete sociale me RamĂ«n qĂ« pretendon se po sabotohet dhe ministrin, qĂ« ngulĂ« kĂ«mbĂ« se komuna s’respektoi dispozitat ligjore dhe LDK-nĂ«, qĂ« po bllokon konstitutimin e Kuvendit, raporton RTVDukagjini.

The post “PropagandĂ« e LDK-sĂ«, apo e LVV-sĂ«â€, cila Ă«shtĂ« e vĂ«rteta pĂ«r buxhetin e kryeqytetit? appeared first on Telegrafi.

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu – reagon MPJD

9 July 2025 at 18:52

Gjykata e Lartë e Suboticës në Serbi ka marrë vendim për zgjatjen e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë ndaj ish-policit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes një komunikate për media.

Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor 2025 nën dyshimet për përfshirje në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas MPJD-së, deri më tani autoritetet serbe nuk kanë paraqitur asnjë provë që do ta justifikonte këtë ndalim.

“Prokuroria e LartĂ« e SuboticĂ«s ka iniciuar procedurĂ« penale me pretendimet pĂ«r pĂ«rfshirje tĂ« z. Spahiu nĂ« rastin e BanjskĂ«s, megjithatĂ«, sipas avokatit mbrojtĂ«s, deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« paraqitur asnjĂ« provĂ« apo dĂ«shmi e besueshme qĂ« do tĂ« rĂ«ndonte pozitĂ«n e tij ligjore,” thuhet nĂ« komunikatĂ«.

MPJD ka theksuar se Spahiu kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjeve në Banjskë dhe kjo është dëshmuar përmes dokumenteve zyrtare të dorëzuara nga avokati i tij mbrojtës në gjykatë.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen e Spahiut dhe ka njoftuar bashkëshorten e tij për vendimin e fundit të gjykatës.

Familjarët e Spahiut pritet që nesër, më 10 korrik, të udhëtojnë drejt Suboticës për ta vizituar atë, ndërsa kanë planifikuar edhe një takim me përfaqësues të Zyrës në Beograd.

MPJD ka bërë të ditur se do të dorëzojë një kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës institucionale tek Spahiu, dhe pret që kjo të miratohet brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

“MPJD rikonfirmon pĂ«rkushtimin e saj qĂ« ky rast tĂ« trajtohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ« dhe transparente, nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe obligimet qĂ« rrjedhin nga dialogu i ndĂ«rmjetĂ«suar nga Bashkimi Evropian,” thuhet tutje nĂ« reagim.

Institucionet kosovare kanë kritikuar vazhdimisht arrestimet që Serbia i ka bërë shtetasve të Kosovës, duke i cilësuar si veprime të njëanshme dhe të paprecedenta.

Ministria ka njoftuar se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast./Telegrafi/

The post Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu – reagon MPJD appeared first on Telegrafi.

Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut

9 July 2025 at 18:27

Situata nĂ« KosovĂ« mbetet e bllokuar, ndĂ«rsa heqja e mandateve tĂ« deputetĂ«ve – njĂ« opsion i pĂ«rmendur nĂ« rast tĂ« moskonstituimit tĂ« Kuvendit deri mĂ« 26 korrik – nuk konsiderohet e realizueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse ky afat shkelet, vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur më parë.

Askush nuk ka pĂ«rgjigje tĂ« qartĂ« se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« KosovĂ« pas 26 korrikut – datĂ« kur skadon afati prej 30 ditĂ«sh qĂ« Gjykata Kushtetuese u ka dhĂ«nĂ« deputetĂ«ve tĂ« zgjedhur pĂ«r tĂ« konstituuar Kuvendin.

Deri tani, përpjekjet për formimin e këtij institucioni ligjvënës kanë dështuar 44 herë.

Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin dhe të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Në këtë atmosferë bllokade, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, thotë se barra e përgjegjësisë duhet të kalojë tani mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrë kushtetuese të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve.

Sipas saj, e para e shtetit duhet t’i intensifikojĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r arritjen e njĂ« konsensusi mes partive politike, dhe nĂ«se kjo dĂ«shton, tĂ« kĂ«rkojĂ« interpretim shtesĂ« nga Gjykata Kushtetuese, pĂ«r tĂ« qartĂ«suar hapat e ardhshĂ«m.

“Gjykata Kushtetuese duhet tĂ« jetĂ« mĂ« e prerĂ« rreth afatit qĂ« e ka pĂ«rcaktuar dhe pasojave qĂ« vijnĂ« pas kĂ«tij afati. Roli i GjykatĂ«s Kushtetuese nuk ka pĂ«rfunduar ende”, thotĂ« Mushkolaj.

Javën e kaluar, presidentja Osmani priti për dy ditë me radhë përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën.

Pas takimeve, ajo u shpreh qartĂ« se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor tĂ« pĂ«rcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ă«shtĂ« “detyrim e jo opsion” dhe u bĂ«ri thirrje partive qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« gjejnĂ« zgjidhje.

Radio Evropa e LirĂ« pyeti ZyrĂ«n e Presidentes nĂ«se po e shqyrton mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’iu drejtuar Kushtetueses, por, deri nĂ« publikimin e kĂ«tij artikulli, nuk mori pĂ«rgjigje.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat mĂ« 30 qershor, kĂ«shilltari pĂ«r media i presidentes, Bekim Kupina, tha se “nĂ«se paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r sqarime shtesĂ«â€.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se konsensusi është e vetmja rrugë për të tejkaluar bllokadën dhe për të konstituuar Kuvendin deri më 26 korrik.

Nëse kjo nuk ndodh, Kosova do të përballet me një situatë të panjohur deri më tash, thotë Naim Jakaj nga ky institut.

“Kosova do tĂ« hyjĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« re juridike dhe politike, qĂ« nuk e ka pĂ«rjetuar mĂ« herĂ«t. Pasojat e saj do t’i ndiejmĂ« nĂ« muajt e ardhshĂ«m, nĂ« rast se Kuvendi nuk konstituohet deri mĂ« 26 korrik”, thotĂ« Jakaj.

A mund t’iu merret mandati deputetĂ«ve?

As Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka një përgjigje të qartë për zhvillimet që mund të pasojnë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik.

MĂ« 9 korrik, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pyetjes sĂ« gazetarĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, deputetja e VetĂ«vendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha shkurt: “E paparashikuar”.

Dy ditë më parë, ajo përmendi mundësinë që të gjithë deputetët e Kuvendit të humbin mandatin, nëse nuk e konstituojnë institucionin brenda afatit 30-ditor, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“
janĂ« 120 deputetĂ« tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« 9-tĂ«, qĂ« mund t’iu merret mandati, dhe tĂ« vazhdohet pastaj me deputetĂ«t qĂ« janĂ« nĂ« listat e tĂ« gjitha partive politike”, tha Kusari-Lila.

Por, Mushkolaj shpjegon se mandatin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk mund ta marrë askush.

“Populli ua ka dhĂ«nĂ« kĂ«tĂ« mandat dhe populli ua merr mandatin. VetĂ«m nĂ«se shkojmĂ« nĂ« zgjedhje. Por, pĂ«rsĂ«ri, duhet tĂ« konstituohet Kuvendi”, thotĂ« profesoresha nĂ« Fakultetin Juridik tĂ« Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s.

Jakaj, gjithashtu, nuk e sheh të mundshme heqjen e mandatit të deputetëve.

Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës, në nenin 70, përcakton qartë arsyet për përfundimin ose pavlefshmërinë e mandatit të deputetit.

Ato përfshijnë: mosbetimin, dorëheqjen, emërimin në qeveri, përfundimin e mandatit të kuvendit, mungesën prej gjashtë muajsh në seanca, dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vite burgim, ose vdekjen e deputetit.

“NĂ« asnjĂ« nga pikat e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk i ka saktĂ«suar pasojat kolektive apo individuale pĂ«r deputetĂ«t, nĂ« rast tĂ« moskonstituimit brenda afatit prej 30 ditĂ«sh”, shton Jakaj.

Muhaxhiri: Nuk ka precedent për marrjen e mandateve

Edhe Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i politikës në Kosovë, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikon marrjen e mandateve nga deputetët, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit.

Për më tepër, thekson ai, në Kosovën e pasluftës nuk ka ndonjë precedent të ngjashëm.

Ai thotë se një hap i tillë do të kërkonte një vendim të ri të Gjykatës dhe ndryshime në mënyrën e zëvendësimit të deputetëve, por, prapëseprapë, nuk do të garantonte tejkalimin e bllokadës politike që po e pengon formimin e institucioneve.

“E para, ata deputetĂ« qĂ« do tĂ« vinin, do tĂ« kishin mĂ« pak legjitimitet dhe pothuajse tĂ« gjithĂ« do tĂ« ishin anonimĂ«, pa pĂ«rvojĂ« politike. VetĂ« fakti qĂ« nuk janĂ« zgjedhur, dĂ«shmon se nuk kanĂ« arritur sukses as nĂ« garĂ«n pĂ«rbrenda partive tĂ« tyre”, thotĂ« Muhaxhiri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shton se personat qĂ« do t’i zĂ«vendĂ«sonin deputetĂ«t aktualĂ«, do tĂ« vepronin nĂ«n udhĂ«zimet e liderĂ«ve tĂ« partive tĂ« tyre, ndaj sjellja e tyre nĂ« procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit do tĂ« ishte e njĂ«jtĂ« me atĂ« tĂ« deputetĂ«ve aktualĂ«.

“Do tĂ« ktheheshim nĂ« pikĂ«n ku jemi tash, por me njĂ« humbje tĂ« kohĂ«s dhe me njĂ« dĂ«mtim tĂ« perspektivĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe imazhit institucional nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, thekson Muhaxhiri.

Ku ka mbetur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës?

Deri më tani, deputetët kanë përfunduar vetëm dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kandidatja e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i sigurojĂ« 61 votat e nevojshme nĂ« disa runde votimi pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« kĂ«tĂ« post.

Dy parti parlamentare, PDK-ja dhe AAK-ja, e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një emër tjetër për kryeparlamentar.

LDK-ja thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për këtë pozitë.

E, Vetëvendosje këmbëngul tani që votimi për Haxhiun të bëhet në mënyrë të fshehtë, duke premtuar se nëse ajo nuk i merr 61 vota, do të propozojë një kandidat tjetër.

Por, kjo formë votimi kundërshtohet nga partitë e tjera, duke e futur situatën në një rreth vicioz.

Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit me afat 30 ditësh më 26 qershor, pas 37 tentativave të dështuara në këtë proces.

Megjithatë, ekspertët kushtetues dhe partitë politike e kanë kuptuar dhe interpretuar këtë vendim në mënyra të ndryshme.

Muhaxhiri thotë se për të tejkaluar bllokadën në Kuvend, është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë, raporton REL.

The post Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut appeared first on Telegrafi.

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

9 July 2025 at 16:56

Gjatë vitit 2024, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar gjithsej 693 ankesa për vepra penale të kryera nga zyrtarët policorë.

Të dhënat zyrtare tregojnë për një numër të lartë të rasteve që lidhen me keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit, por edhe me sjellje të tjera të ndaluara me ligj.

Sipas të dhënave të publikuara nga IPK  rastet e raportuara klasifikohen si më poshtë:

Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës: 196 raste

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar: 163 raste

TĂ« tjera: 112 raste

Manipulim me prova: 68 raste

Kanosje: 48 raste

Ushtrim ndikimi: 21 raste

Dhuna në familje: 16 raste

Sulm: 14 raste

Lëndim trupor: 13 raste

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm: 12 raste

Moslajmërim i veprës penale: 11 raste

Zbulim i fshehtësisë zyrtare: 10 raste

Rrezikim në trafikun publik: 9 raste

Në mesin e këtyre ankesave, 14 ishin për sulme, ndërsa disa të tjera përfshijnë edhe akte të dhunës fizike, apo manipulime të provave dhe ndikim të padrejtë në proceset zyrtare.

Këto të dhëna theksojnë nevojën për mbikëqyrje më të rreptë institucionale dhe forcim të llogaridhënies në radhët e Policisë së Kosovës, për të ruajtur integritetin dhe besimin e qytetarëve në forcat e rendit.

The post Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera appeared first on Telegrafi.

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

9 July 2025 at 16:21

Qeveria e Kosovës në detyrë, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 264-të, në të cilën ka marrë gjashtë vendime të rëndësishme që përfshijnë fusha të ndryshme, nga arsimi dhe punësimi te zhvillimi infrastrukturor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Një nga vendimet kryesore ishte ndarja e 580 mijë eurove për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës.

Kjo mbështetje vjen në vazhdën e angazhimit institucional për shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke pasuar një vendim të mëhershëm për ndarjen e 626,400 eurove për arsimin dhe lobimin institucional në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që përfshin bursa për studentë dhe aktivitete avokuese në nivel ndërkombëtar.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ndau 2 milionë euro për punësimin e qytetarëve të komuniteteve joshumicë në të gjithë vendin. Kjo mbështetje është pjesë e Masës 1.9 dhe synon integrimin ekonomik të këtyre komuniteteve.

Një tjetër vendim me rëndësi ishte miratimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim. Marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e një kornize rregullatore kombëtare për sigurinë e digave në Kosovë.

Vlera e grantit është 1 milion dollarë dhe do të shërbejë për asistencë teknike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu, Qeveria vendosi rialokimin e 1.2 milionë eurove për 10 projekte kapitale në 10 komuna: Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë.

Këto projekte synojnë të mbështesin zhvillimin lokal dhe përmirësimin e infrastrukturës në këto zona.

Vendimet e sotme u prezantuan si dëshmi e vazhdimësisë së punës institucionale dhe përkushtimit për përfshirje të barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

The post Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja appeared first on Telegrafi.

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

8 July 2025 at 23:45

Vdekja e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu nga Lipjani, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka nxitur veprime simbolike proteste.

Pamjet e publikuara në media tregojnë përdorimin e forcës joproporcionale nga ana e disa zyrtarëve policorë gjatë arrestimit të Zejnullahut.

Ngjarja ka ngjallur zemërim të madh publik dhe ka vënë në pikëpyetje mënyrën e veprimit të policisë ndaj qytetarëve.

SĂ« fundmi, nĂ« afĂ«rsi tĂ« Stacionit Policor nĂ« Lipjan janĂ« shfaqur grafitĂ« me pĂ«rmbajtje protestuese, tĂ« vendosura nga “Kolektivi pĂ«r Mendim dhe Veprim Feminist”.

NĂ« to lexohen mbishkrime si: “Policia e KosovĂ«s tĂ« ndrydh derisa tĂ« vret”, “Policia i ka duart me gjak”, “Policia tĂ« vret” dhe “Kush na mbron prej PolicisĂ«?”.

Në reagimin e Kolektivit, thuhet se vdekja e Zejnullahut nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një strukture të dhunshme dhe të institucionalizuar të ushtrimit të pushtetit nga Policia e Kosovës.

“Brutaliteti policor qĂ« e la pa frymĂ« Agonin nuk ishte shpĂ«rdorim i izoluar i forcĂ«s dhe pushtetit, por njĂ« normĂ« e cila e pĂ«rshkon raportin qĂ« institucioni i policisĂ« ka krijuar me civilĂ«t/et”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ata e cilĂ«sojnĂ« ngjarjen si njĂ« “moment kritik pĂ«r ndĂ«rgjegjen kolektive”, duke theksuar se dhuna policore nuk Ă«shtĂ« e rastĂ«sishme, por sistematike dhe duhet kundĂ«rshtuar me organizim shoqĂ«ror.

“ThĂ«rrasim nĂ« mobilizim shoqĂ«ror pĂ«r siguri tĂ« gjithĂ«secilĂ«s e secilit prej nesh, dhe pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar drejtĂ«si post-mortum pĂ«r Agonin”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Ndërkohë, pesë policët e përfshirë në incidentin tragjik janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejme hetimore.

The post Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut appeared first on Telegrafi.

Pamje nga zjarret në Komunën e Istogut

8 July 2025 at 23:37

Beteja me zjarret në Kosovë po vazhdon tash e disa ditë, ndërsa një tjetër vatër është raportuar në komunën e Istogut.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga momenti kur flakët përfshinë një fushë në këtë zonë gjatë ditës së martë.

“Faleminderit Zotit qĂ« nuk ka pasur dĂ«me nĂ« njerĂ«z. MirĂ«njohje pĂ«r ekipet e zjarrfikĂ«sve, policisĂ« dhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nuk u ndalĂ«n asnjĂ« çast! UrojmĂ« qĂ« njĂ« situatĂ« e tillĂ« tĂ« mos pĂ«rsĂ«ritet kurrĂ«â€, ka shkruar njĂ« qytetar nĂ« postimin e tij.

Kosova po përballet me një numër të madh të vatrave aktive zjarri, kryesisht si pasojë e temperaturave të larta dhe neglizhencës njerëzore.

Autoritetet vazhdojnë të apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim të qytetarëve për parandalimin e përhapjes së flakëve.

The post Pamje nga zjarret në Komunën e Istogut appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarret në Kosovë: 41 vatra të raportuara, 14 ende aktive

8 July 2025 at 23:14

Temperatura të larta dhe pakujdesia e qytetarëve po përkeqësojnë situatën me zjarret në Kosovë, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), zjarret janë përhapur në disa komuna të vendit. Vatrat aktive janë evidentuar në këto lokacione:

Mitrovicë: Rashan

Skenderaj: Llauzhë, Aqarevë, Tërnavc, Kopiliq

Ferizaj: Burrnik, Nerodime

Istog: Zallq, Gusar

Podujevë: Batllavë, Belloshë, Hërticë, Rakinicë

Pejë: Kryshevc

Gjakovë: Zylfaj (aktiv), Shkukez (afër lokalizimit)

AME bën të ditur se Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë duke punuar intensivisht në terren, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, qytetarëve, vullnetarëve dhe strukturave komunale.

“VĂ«rehet njĂ« ulje e intensitetit tĂ« rasteve tĂ« zjarrit krahasuar me ditĂ«n paraprake,” thuhet nĂ« njoftim.

Agjencia i bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambient të hapur dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies.

“FalĂ«nderojmĂ« zjarrfikĂ«sit, strukturat e sigurisĂ« dhe qytetarĂ«t pĂ«r ndihmĂ«n dhe bashkĂ«punimin,” pĂ«rfundon komunikata e AME-sĂ«.

The post Situata me zjarret në Kosovë: 41 vatra të raportuara, 14 ende aktive appeared first on Telegrafi.

❌
❌