Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 August 2025Main stream

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

By: Ela
9 August 2025 at 19:10

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur duke shitur kokainë. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish të drogës, teksa gjatë kontrollit të banesës iu zbuluan sasi kokainë, mijëra franga dhe euro cash, të ardhura nga aktiviteti kriminal. Policia zvicerane ndërhyri menjëherë pas informacioneve të siguruara në Bellizona, […]

The post Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë appeared first on BoldNews.al.

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

8 August 2025 at 22:37

Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit Çopja në Elbasan, rezulton pronar i disa bizneseve. Jo vetëm kompleksi Ajman Park, i sekuestruar nga SPAK, por Julian Balla është gjithashtu pronar i kompanisë AMR shpk, e cila vetëm pak muaj më parë fitoi një tender me vlerë 1.2 miliardë lekë […]

The post Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

8 August 2025 at 19:21

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK, ku goditi një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela. Në total u lëshuan 14 urdhër-arreste, teksa janë ekzekutuar vetëm 8 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim. Burime për mediat bëjnë […]

The post SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi appeared first on BoldNews.al.

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

8 August 2025 at 17:13

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin e sotëm ku u godit një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, teksa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri. Raportohet se në total janë lëshuar 14 masa sigurie “arrest […]

The post 14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës appeared first on BoldNews.al.

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, pranga 43-vjeçarit

By: Rovena
8 August 2025 at 10:00

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi shpërndante doza kokainë në lagje të ndryshme të qytetit. Policia sekuestroi 250 gramë kokainë, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celularë dhe automjeti që përdorte 43-vjeçari për të shpërndarë lëndën narkotike.

“Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar kokainë, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që shërbente për peshimin e lëndës narkotike në doza”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

Kthyen fermën në laborator droge, arrestohen tre shqiptarë në Itali

By: Elva
4 August 2025 at 17:05

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi kishin kthyer një fermë në një laborator për përpunimin e kokainës. Të arrestuarit janë të moshave 37, 38 dhe 39 vjeç dhe akuzohen për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve italiane, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth dy kilogramë kokainë e përpunuar, si dhe pajisje të […]

The post Kthyen fermën në laborator droge, arrestohen tre shqiptarë në Itali appeared first on BoldNews.al.

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

3 August 2025 at 20:10

Një raport konfidencial i Ministrisë së Brendshme të Francës shpjegon se si vendi është bërë qendra evropiane e kundërkulturës së kokainës dhe drogës. Raport i publikuar nga Le Monde detajon peshën e madhe të trafikimit të drogës, veçanërisht kokainës, në Francë, të cilën autoritetet tani po e quajnë një “cunam të bardhë” dhe e konsiderojnë […]

The post “Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine appeared first on BoldNews.al.

Manovra e dyshimtë nxiti ndjekjen, i riu shqiptar kapet me kokainë në Xhenova

By: Oldi
30 July 2025 at 11:13

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Xhenova pas një ndjekjeje policore në Via Caprera, për dyshimin e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia sekuestroi doza me kokainë dhe një shumë parash në euro. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi të martën pasdite gjatë një patrullimi rutinë nga Oficerët e […]

The post Manovra e dyshimtë nxiti ndjekjen, i riu shqiptar kapet me kokainë në Xhenova appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një rrjeti trafiku droge/ Arrestohet çifti shqiptaro-italian në Zvicër, u kapet 1.4 kg kokainë

29 July 2025 at 17:53

Autoritetet policore në Zvicër kanë arrestuar një çift shqiptaro-italian,më konkretisht një shtetas shqiptar 51 vjeç, rezident në Gjermani, dhe një shtetase italiane 35 vjeçe, me banim në zonën e Lugano-s, të cilët dyshohen për përfshirje në trafikimin e kokainës. Mediat e huaja raportojnë se çifti u ndaluan në banesën e tyre në Davesco-Soragno, ku gjatë kontrolleve […]

The post Pjesë e një rrjeti trafiku droge/ Arrestohet çifti shqiptaro-italian në Zvicër, u kapet 1.4 kg kokainë appeared first on BoldNews.al.

”Mos u mërzit vlla s’ke ça me bo”/ Si u kapën 811 pako kokaine në Belgjikë të Plaurent Dervishajt

29 July 2025 at 15:42

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e SPAK, ku në bashkëpunim me autoritetet europiane, u godit një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, duke sekuestruar kokainë me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh. Urdhër-arreste u lëshuan për Plaurent Dervishajn, Erion Alibejn, vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreajn, apo edhe për biznesmenin Elidon Skëndaj, […]

The post ”Mos u mërzit vlla s’ke ça me bo”/ Si u kapën 811 pako kokaine në Belgjikë të Plaurent Dervishajt appeared first on BoldNews.al.

“Plaku matuf”, “Lambo” e “Xio”/ Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine

By: Oldi
29 July 2025 at 15:20

Zbardhen detaje të reja lidhur me grupin kriminal që akuzohet se trafikoi 6 ton lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në kuadër të operacionit të SPAK kundrejt këtij grupi janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj […]

The post “Plaku matuf”, “Lambo” e “Xio”/ Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Policia iu ndaloi shokun, vajzat këndojnë jashtë Komisariatit: Jasha kokaina

By: Ardit
28 July 2025 at 21:51

Rrjetet sociale sa vjen e më shumë po nxjerrin në pah degradimin e brezit të ri që po rritet në vendin tonë. Çdo ditë në internet po shfaqen individë që dëshmojnë se ky fenomen tashmë është një realitet i dhimbshëm, që buron nga familja e më pas te arsimi i mangët. Një ngjarje e pazakontë […]

The post VIDEO/ Policia iu ndaloi shokun, vajzat këndojnë jashtë Komisariatit: Jasha kokaina appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

27 July 2025 at 15:38

Artur Hoxhosmani ose siç njihet ndryshe në botën e krimit si “Turi Burrelsi”, së bashku me Plaurent Dervishaj nga Durrësi, rezultojnë të jenë personat kryesorë që kishin ngritur në këmbë një rrjet të fuqishëm të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Paralelisht me biznesin e paligjshëm […]

The post FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

By: Ela
26 July 2025 at 17:24

Një operacion i SPAK ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar mbi 6 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, me një vlerë tregu prej rreth 411 milionë euro. SPAK ka firmosur urdhër-arreste për shtatë persona, mes tyre […]

The post Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës appeared first on BoldNews.al.

Shpërndanin kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg drogë

By: Elva
26 July 2025 at 11:50

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me një sasi prej 1.3 kilogramësh kokainë. Ata dyshohet se shpërndanin drogën në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut. Në rrugën “Myslym Keta”, u ndaluan shtetasit I. D., 58 vjeç (i dënuar më parë për krime ndaj jetës) dhe K. D., 26 vjeç, të afërm me […]

The post Shpërndanin kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg drogë appeared first on BoldNews.al.

Tronditje në Itali/ Foshnja rezulton pozitive me kokainë, rrëmbehet nga babai

By: gaze tare
23 July 2025 at 18:22

Një rast i rëndë dhe alarmues ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali, ku një foshnjë katër muajshe ka rezultuar pozitive për kokainë. Ndërkohë që ndodhej nën kujdes intensiv mjekësor, babai i saj e ka marrë me forcë nga pavijoni pediatrik dhe është larguar pa asnjë autorizim.

Sipas të dhënave zyrtare, e mitura ishte paraqitur në urgjencë me “kod blu” – një nivel urgjence që kërkon ndërhyrje të shpejtë, por nuk është rrezik për jetën. Pas analizave laboratorike, mjekët zbuluan prani të lartë kokainë në organizmin e saj, duke çuar në aktivizimin e menjëhershëm të policisë.

Teksa po merrte trajtim dhe shfaqte shenja përmirësimi, babai – një shtetas i huaj me banim në Eboli – ka hyrë në repart dhe e ka marrë vajzën pa lejen e personelit, duke u larguar në mënyrë të menjëhershme. Deri më tani, nuk është bërë e mundur lokalizimi i tij apo i foshnjës, e cila ndodhej ende në gjendje delikate shëndetësore.

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për gjetjen e të miturës, përfshirë kontrolle në rrugë, analizim të pamjeve të sigurisë dhe operacione kërkimi në zonat përreth.

Hipoteza e ekspozimit ndaj kokainës përmes ushqyerjes me gji është përjashtuar, duke forcuar dyshimet për një kontakt të drejtpërdrejtë të foshnjës me substancën. Hetimet janë të përqendruara në ambientin familjar dhe rrethanat që kanë sjellë këtë ngjarje tronditëse.

The post Tronditje në Itali/ Foshnja rezulton pozitive me kokainë, rrëmbehet nga babai appeared first on iconstyle.al.

Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

22 July 2025 at 13:57

Një i ri është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme në qytet.

22-vjeçari u arrestua në lagjen “Hajro Çakëri” në Vlorë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën edhe 12 doza kokainë gati për shitje.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

20 July 2025 at 19:38

Autoritetet kufitare bullgare kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine, e ngarkuar në një furgon me targa belge që udhëtonte drejt Turqisë. Sipas zyrtarëve doganorë, kjo ishte sasia më e madhe drogës së sekuestruar në kufirin tokësor, në total rreth 206 kilogramë. Droga ishte futur në 179 çanta të vulosura të fshehura midis sendeve personale në […]

The post Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat appeared first on BoldNews.al.

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

By: Ela
18 July 2025 at 13:50

Agjentët e Policisë së Shtetit në Milano, nën koordinimin e Prokurorisë së Monzës, kanë arrestuar një shtetas shqiptar 49-vjeç, i cili fshihte mbi gjashtë kilogramë kokainë dhe heroinë. Hetimi nga Njësia Hetimore e Policisë së Milanos nisi pas një sinjalizimi anonim për lëvizje të dyshimta pranë një ndërtese në Cologno Monzese (Milano). Policia kontrolloi 49-vjeçarin […]

The post 6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano appeared first on BoldNews.al.

Shiste doza kanabisi në Korçë, arrestohet 21-vjeçari. E pëson edhe klienti i tij

By: Ela
16 July 2025 at 10:08

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.L banues në Korçë, i cili dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike kanabis, në lagjen nr. 8, Korçë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza […]

The post Shiste doza kanabisi në Korçë, arrestohet 21-vjeçari. E pëson edhe klienti i tij appeared first on BoldNews.al.

❌
❌