Ura e Bonarakëve, Denaj: Investim që sjell siguri dhe zhvillim për komunitetin
TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Në njësinë administrative Bërzhitë, të bashkisë Tiranë, po vijon me intensitet ndërtimi i “Urës së Bonarakëve” mbi lumin Erzen.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi sot nga afër punimet e kësaj ure, ndërsa u shpreh se ky “është një premtim i mbajtur që i jep zgjidhje një kërkese të kahershme të banorëve, duke lidhur lagjen e ‘Bonarakëve’ me pjesën tjetër të fshatit Ibë e Poshtme”.
Ministrja Denaj tha se ky është një investim që sjell siguri, akses dhe zhvillim për komunitetin!
“Është një punë e bërë në një kohë rekord, sepse brenda tre muajve të gjithë banorët, gati 27 familje që i kemi vizituar përpara pak muajve duke kaluar në një urë të vjetër, do kenë një urë të re që po bëhet realitet”, tha Denaj.
Ministrja Denaj tha se pavarësisht nga ndërtimi i urës së pjesshme, ndërtimi në kohë rekord i “Urës së Bonarakëve” duhet të jetë brenda të gjitha standardeve të projektuara dhe të zbatuara.
/e.i//a.f/
The post Ura e Bonarakëve, Denaj: Investim që sjell siguri dhe zhvillim për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.