Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Zonja” do mbrojtës, “Bardhezinjtë” kërkojnë zëvendësuesin e Bremer

30 December 2024 at 23:50

Në transfertën e Leipzig, në xhiron e 3-të të fazës ligë të UEFA Champions League arritën një fitore të madhe, ama edhe “kostot” e këtij triumfi ishin të mëdha, ku një prej tyre ishte edhe dëmtimi i “shtatlartit” brazilian të mbrojtjes, Bremer.

Humbja e “yllit” të prapavijës deri në fundin e sezonit ka tronditur jo pak bordin e “Bardhezinjve” të Juventus, të cilët janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin perfekt të 27-vjeçarit dhe lista është goxha e gjatë.

Ndër më të përfolurit për të kaluar te Juventus është mbrojtësit i “Topçinjve” të Arsenal, Jakub Kiwior, me teknikun Thiago Motta që ka punuar edhe më herët me “shtatlartin” polak, kur drejtonte ekipin e Spezia dhe mund të konsiderohet si më “favoriti” për kalimin në “Allianz Stadiuam”, gjatë merkatos së janarit.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të Gazzetta dello Sport, Juventus interesohet edhe për talentin e Ajax, Yorrell Hato, si dhe 24-vjeçarin francez të Crystal Palace, Maxence Lacroix. /i.m /abcnews.al

Salah do “Anfield”, “Faraoni” në pritje të rinovimit me Liverpool

30 December 2024 at 23:24

Është padyshim një nga lojtarët më të mirë të momentit.

Mohamed Salah po e merr “për dorë” skuadrën e tij, Liverpool, këtë sezon me “Faraonin” egjiptian, që ka shënuar plot 20 gola e ka dhuruar 17 asistime në 26 sfidat e para të këtij sezoni, për të mbajtur “Të Kuqtë” në vendin e parë, si në Premier League, ashtu edhe në Champions.

Mirëpo, duket se aventura e tij në “Anfield” do të mbarojë së shpejti, pavarësisht se kundër dëshirës së tij.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në muajin qershor dhe deri më tani nga klubi nuk është bërë qoftë edhe lëvizja minimale, për të mbajtur në “shtëpi”, heroin e këtyre 7 viteve të fundit, me këtë të fundit që pas fitores ndaj Manchester City, ku regjistroi 1 gol e 1 asist u shpreh se kjo mund të ishte hera e fundit që përballet me “Qytetarët” në “Anfield”.

Megjithatë duket se për klubin këto thënie nuk kanë rëndësi aspak, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, Salah po qëndron në pritje të drejtuesve, teksa mësohet se është i gatshëm të pranojë qoftë edhe një rinovim 1-vjeçar me fanllën e “Të Kuqve”. /i.m /abcnews.al

Juventus sërish pas Thomas Partey, “Zonja” kërkon ganezin në Torino

30 December 2024 at 22:56

Pas 3 sezonesh të shprenzuar te “Topçinjtë” e Arsenal, duket se merkatoja e dimrit së këtij viti do të sjellë dhe “divorcin” e parakohshëm, mes klubit nga Londra dhe “kollosit” ganez të mesfuhës, Thomas Partey.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, por edhe nga tabloidet britanike, “Bardhezinjtë” e Juventus e shohin Partey, si zëvendësuesin perfekt të francezit Adrien Rabiot, teksa kujtojmë se “zonja e vjetër” ka luftuar edhe më parë për transferimin e ganezit në Torino.

“Gjigandët” e Italisë mund të përfitojnë një ulje të lehtë të çmimit falë kontratës së tij që është drejt fundit, teksa flitet që i gjithë operacioni të mbyllet me rreth 10-12 milionë euro. /i.m /abcnews.al 

Conceicao mbetet te “Zonja”, Juventus gati 30 milionë euro për klauzolën e portugezit

30 December 2024 at 22:36

Vetëm dy muaj kanë mjaftuar për të bindur drejtuesit e Juventus, që ta mbajnë në Torino.

“Ylli” portugez, Francisco Conceicao po kalon një moment “magjik” me fanellën e “Bardhezinjve” italianë, teksa deri më tani ka arritur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 5 asistime, në 10 përballjet e para në Serie A dhe UEFA Champions League.

Të tilla performanca kanë bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të mendojnë seriozisht për të paguar klauzolën e tij 30 milionë euroshe, e cila do ta bënte përfundimisht pjesë së 36-të herë kampionëve të Serie A.

Ndërkaq, kujtojmë se te Juventus, Conceicao është në huazim nga “Dragonjtë” portugezë të Porto, huazim nga i cili “gjigantët” e Liga Nos 10 milionë euro, të ndara në formulën 7 milionë euro bazë dhe 3 të tjera në formën e bonuseve, në bazë të arritjeve të lojtarit dhe të klubit gjatë këtij sezoni. /i.m /abcnews.al

Shpendi sot vlen 6 milionë/ Rritje “meteorike” e sulmuesit të Shqipërisë U21, klube si Juventus apo Fiorentina e duan që në janar

30 December 2024 at 21:56

Edhe një legjendë si Robert Levandovski vlente më pak në moshën e tij.

Kristian Shpendi ka arritur në 6 milionë euro vlerë të kartonit, në një ngjitje prej 50 për qind në vetëm dy muaj.

Sulmuesi I Shqipërisë U21 vlente nga ana profesionale 4 milionë euro në 15 tetor, ndërsa që nga data 23 dhjetor ka kaluar në një nivel tjetër.

Ngjitja e vlerës së kartonit të tij është vërtet meteorike, pasi në një vit kalendarik ka njohur trefishim, pra që nga 21 dhjetori I 2023-të, kur I jepeshin vetëm 2 milionë euro.

Shpendi gjithsesi e ka merituar të gjithë këtë, ndërsa Levandovski kur ishte 21 vjeç e kishte vlerën e kartonit 4.5 milionë euro, pra 1.5 milionë euro më pak se ai.

Sulmuesi kuqezi u shpall Këpuca e Argjendit e Serisë C italiane për sezonin e kaluar, duke shënuar 20 gola, po aq sa Jakopo Murano dhe vetëm një më pak sesa Këpuca e Artë, Kosimo Patierno, të cilët ishin 13 e 14 vjet më të mëdhenj se ai.

Këtë edicion, Shpendi është shënuesi më I mirë I Serisë B, gjithnjë me Çezenën, me 10 rrjeta në 16 ndeshje.

Nuk është habi që emra të rëndësishëm të Serisë A, si Juventus apo Fiorentina I duan shërbimet e tij, madje që tani në janar.

Janë të gjitha mundësitë që kartoni I tij të shitet për shumë më tepër sesa vlerësohet tani, ndoshta edhe për 10 milionë euro apo më tepër. /abcnews.al

Tjetër “yll” për mesfushën, Liverpool vihet pas talentit Merlin Rohl

30 December 2024 at 21:36

Kanë një sërë “yjesh” në repartin e mesfushës, por kjo nuk i ndalon të forcojnë edhe më shumë këtë pjesë të skuadrës.

“Të Kuqtë” e Liverpool janë vënë pas talentit 22-vjeçar të Freiburg, Merlin Rohl me “fantazistin” gjerman që sezonin e shkuar gjeti dy herë rrugën e rrjetës, si dhe asistoi në tre raste shokët e tij të skuadrës, në 24 paraqitjet e zhvilluara.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, mes të interesuarve për shërbimet e gjermanit janë edhe “gjigantët” anglezë të Arne Slot, me teknikun holandez, që e pëlqen shumë profilin e Rohl.

Ndërkaq, kujtojmë se këtë sezon mesfushori 22-vjeçar ka zhvilluar vetëm tre paraqitje, teksa u dëmtua në sfidën e javës së tretë ndaj Bochum dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al

Skriniar “tradhëton” Inter, “ylli” sllovak pranë rikthimit në Serie A

30 December 2024 at 21:16

Vetëm dy sezone më parë ishte kapiteni i “Zikaltërve” të Inter dhe tashmë është shumë pranë tranferimit te rivalët e tyre të përbetuar.

“Shtatlarti” sllovak, Milan Skriniar është shumë pranë kalimin te Juventus, me 29-vjeçarin e prapavijës që shihet si zënvedësuesi perfekt i Bremer të dëmtuar, te “Bardhezinjtë”, me brazilianin që ka humbur të gjithë sezonin futbollistik, për shkak të një dëmtimi goxha të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, futbollisti sllovak tashmë ka rënë dakord për transferimin dhe tashmë “Zonja e Vjetër” duhet të arrijnë marrëveshje me “gjigantët” e PSG, të cilët zotërojnë kartonin e mbrojtësit. .

Nga specialistët e merkatos, Skriniar, i cili ka zhvilluar vetëm 5 sfida këtë sezon, vlerësohet në 20 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga “rekordmenët” e Apenineve. /i.m /abcnews.al

“Rrokadë” portugezësh te Milan, Sergio Conceiçao merr drejtimin e “Djajve” deri në vitin 2026

30 December 2024 at 19:16

Tashmë gjithçka është zyrtare.

Portugezi Sergio Conçeicao është tekniku më i ri i “Djajve” të Milan, ish-teknikun e Porto që është emëruar menjëherë në stolin e “gjigantëve” të Italisë, pas shkarkimit të portugezit tjetër, Paulo Fonseca.

Trajneri ka një kontratë deri më 30 qershor 2026, teksa për tifozët gjithçka është konfirmuar edhe nga klubi me një njoftim në rrjetet sociale. /i.m /abcnews.al

Valverde besnik ndaj “Galaktikëve”: Kam fatin të luaj te Real Madrid

30 December 2024 at 18:56

Prej 7 sezonesh tashmë, Federico Valverde është kthyer në një “katalizator” të mesfushës së Real Madrid, teksa shihet si një prej “yjeve” në shkëlqen më shumë në organikën e “Galaktikëve” spajollë.

Ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë, me “Të kuqtë” e Liverpool, që janë të parët në listë që duan të sigurojnë shërbimet e tij, mirëpo uruguajani duket se nuk e ka ndërmend të largohet në “Santiago Bernabeu” dhe këtë gjë e tha dhe për mediat, ku ndër të tjera shtoi se është shumë me fat që luan te “mbretërit” spanjollë.

“Ofertat drejt Real Madrid? Unë kam fatin të luaj me Real Madrid. Do të mendoj për një tjetër opsion ditën kur nuk do të ndjehem i dëshiruar nga “galaktikët” apo kurrë të mos kem cilësinë për të luajtur me ta.

Atëherë do të jetë vetë Reali që do të mendoj për një tjetër lojtar duke ma bërë të qartë se nuk jam në planet e tyre. Por, për momentin nuk ka asnjë tjetër opsion veç madrilenëve”,- tha Valverde në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al 

Ditelindja e “Mbretit” të NBA/ LeBron James feston 40 vjetorin, “The King” mbetet një kampion i madh i basketbollit

30 December 2024 at 17:36

Ka yje që digjen shpejt, të tjerë që rezistojnë pak vite, por edhe nga ata që mbeten përgjithmonë. Në këtë kategori ka një vend nderi LeBron James që vazhdon të shkëlqejë edhe në ditëlindjen e tij të 40-të.

Prej vitesh në SHBA ka një debat të ashpër nëse ai është më I miri I të gjitha kohërave. Nëse jo më i miri, padyshim është “Mbreti” i NBA.

E thotë këtë karriera, rekordet dhe numrat që e kanë plotësuar atë.

Përpara arritjeve sportive, dy fakte interesante tregojnë madhështinë e tij: ka trajner një rival të dikurshëm dhe luan në një skuadër me djalin e tij.

Por, sigurisht janë shifrat që shfaqin qartë figurën e kampionit.

I lindur në Akron, në shtetin e Ohajo, LeBron James debutoi në vitin 2003 me Clivlend. Në sezonin e parë u shpall debutuesi më i mirë në I NBA, por unazën e parë të kampionit nga katër gjithsej e vendosi në vitin 2012 me Miami Hit. Titullin e mbrojti edhe në vitin pasardhës, ndërsa më pas I ktheu nderin qytetit të tij.

Në vitin 2016 “The King” udhëhoqi Cleveland Cavaliers drejt titullit kampion, ndërsa të njëjtën gjë bëri bashkë me Koby Bryant me Los Angeles Lakers në vitin 2020.

Në karrierën e tij në NBA, LeBron është shpallur katër herë si “MVP”, lojtari më i mirë i finaleve dhe po aq herë I gjithë sezonit. Në 21 vite në NBA ka humbur vetëm një herë “All Star Game”, ndërsa me kombëtaren amerikane numëron tre medalje ari olimpike, e fundit e fituar në “Paris 2024”.

Të tjerë, si Majkëll Xhordan apo Bryant kanë më shumë tituj, por asnjë nuk ka të njëjtën qëndrueshmëri sa përket lojës dhe realizimeve me mesatare prej 23.5 pikë, 7.9 topa të kapur në tabelë e 9 asist për ndeshje në 21 vite radhazi në NBA.

Por LeBron James nuk ka ndërmend të ndalet këtu, për të vitet janë thjesht numra. /abcnews.al

Colturi realizon objektivin/ Skiatorja kuqezi është e dymbëdhjeta në Kupën e Botës

30 December 2024 at 17:16

Ende nuk pritet që të fitojë gara, por besohet se shpejt do t’ia dalë.

Lara Kolturi të paktën po tregon një vazhdimësi për t’u admiruar në Kupën e Botës për ski alpine, duke e mbyllur vitin në vendin e 12-të në renditjen e përgjithshme.

Ky mbetet edhe objektivi, ndonëse skiatorja kuqezi është mjaft ambicioze.

Në pistën e shquar të Zemeringut në Austri, Kolturi doli e 14-ta në një garë të ashpër të sllallomit për femra, ku ajo ishte më e reja.

Adoleshentja italo-shqiptare sidomos u paraqit shumë mirë në zbritjen e dytë duke dhënë kohën 53”18, rreth një sekondë larg kroates Zrinka Ljutiç, që në fund fitoi edhe garën.

Në total, në të dyja zbritjet, Kolturi arriti rezultatin 1’47”03, 3”70 prapa kroates, që në moshën 20-vjeçare u bë e para nga vendi I saj që fiton një garë në Kupën e Botës pas 18 viteve.

Viti 2024 duhet të quhet mjaft i sukseshëm për 18-vjeçaren kuqezi, në të dyja disiplinat, në slalom dhe në sllallomin gjigand, duke qenë 10 herë mes 15 më të mirave në Kupën e Botës, ndërsa veçohet vendi i dytë në Gurgl më 23 Nëntor.

Kupa e Botës rikthehet më 4-5 janar të vitit të ardhshëm, në Kranjska Gora të Sllovenisë, ndërsa Lara është vetëm 6 pikë larg vendit të 10-të në renditje. /abcnews.al

Mehmeti është “king”/ “Ylli” ofensiv shqiptar shkëlqen në futbollin anglez, Anisi është një nga shënuesit më të mirë me 8 gola

30 December 2024 at 16:56

Ka nisur vërtet që të bindë.

Në Angli nuk ka më shumë dyshime për Anis Mehmetin, dhe futbollisti I talentuar shqiptar ishte përsëri protagonist.

Lojtari me numrin 11 shënoi dy herë në fitoren që Bristol Siti arriti në Championship ndaj Portsmuthit.

Rezultati në sfidën e kategorisë së dytë angleze ishte 3-0, dhe Mehmeti tashmë është një nga realizuesit më të mirë të kampionatit.

Me 8 gola, ai është vetëm një rrjetë prapa vendit të tretë në këtë renditje për Këpucën e Artë, dhe dy gola pas vendit të dytë.

Vetëm Borha Sançez mbetet I shkëputur me 15.

Gjithçka në stadiumin “Eshton Gejt” u zgjidh në 35 minuta, dhe Mehmeti I dha rrugë suksesit, duke shënuar në minutat 15 dhe 32.

Robert Diki shënoi të tretin shumë shpejt.

“Ishte e rëndësishme që fituam në shtëpi dhe që kemi fitore radhazi. Ne e mbyllëm shumë mirë. Sa për paraqitjen time, dua të them se kam punuar shumë, por ndonjëherë nuk kam pasur fat. Merrem vesh mirë me shokët e mi në sulm dhe në mesfushë. Kam 8 gola, por nuk duhet të mendoj shumë për këtë. Unë e di sesa shpejt mund të ndryshojnë gjërat dhe duhet të vazhdoj të punoj. Jam I lumtur, por të gjithë e dinë që unë dua më shumë”.

Ajo që synon më shumë Mehmeti është ngjitja në Premier Ligë, të cilën ndoshta do ta sigurojë me një ekip tjetër pasi Bristol Siti është në vendin e 10-të. /abcnews.al

Broja debuton si titullar/ Sulmuesi “kuqezi” u dallua edhe pse pa gol

30 December 2024 at 16:36

Ishte e qartë se hera e parë nuk mund të ishte një mrekulli.

Evertoni nuk është aspak në moment të mirë dhe kjo ndikoi edhe tek Armando Broja që debutoi si titullar në skuadrën e shquar angleze, ndonëse përfundimi ishte një disfatë.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare luajti që nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu edhe pse blutë liverpulas u mundën 2-0 nga Notingem Foresti.

Lojtari 23-vjeçar u dallua sidomos me shpirtin e tij luftarak, duke u përpjekur shumë për çdo top, duke fituar dyluftime e duke shkaktuar ndërhyrje të gabuara për të rifituar sferën.

Mundësinë më të mirë ia krijoi vetes pranë fundit të pjesës së parë, dhe shenjat ishin të mira, ndonëse jo aq sa ato në përballjen e kaluar ndaj Mançester Sitit, në të cilën luajti vetëm në 20 minutat e fundit.

Gjithsesi, BBC I dha notën 4.3, duke e vlerësuar si një nga më të mirët e Evertonit, më mirë sesa rivali I tij I sulmit, Kalvert-Ljuin që luajti në pjesën e dytë.

Këtë herë, Broja qendroi në fushë për 75 minuta, dhe testoi disa herë mbrojtjen mike, ndonëse u duk qartë që I mungonte ritmi I lojës.

Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, përderisa për herë të fundit që që nga fillimi ai kishte luajtur në 13 janar, pra gati një vit më parë.

Shpresa është që ky përmirësim gradual të japë fryte, që trajneri Shon Dajsh të bindet që Broja meriton të jetë titullar, dhe sidomos ndihma më e madhe për një sulmues është shënimi I një goli.

Besohet se për yllin e kombëtares shqiptare ajo ditë nuk është larg. /abcnews.al

Arsenal vihet pas “bomberit” suedez, “Topçinjtë” duan Isak në “Emirates”

29 December 2024 at 23:50

Prej dy sezonesh janë në listën e pretendentëve për titullin e Premier League dhe vazhdojnë të jenë akoma.

“Topçinjtë” e Arenal ka sërish objektivin kryesor të tyrin, fitimin e trofeut më të lakmuar në elitën angleze, trofe që mungon në “Emirates” që prej vitit 2004 dhe prej dy sezonesh “ëndrrat” e djemve të teknikut Mikel Arteta janë shkatërruar në fundin e sezonit.

Për këtë aryse tekniku spanjoll i ka bërë një kërkesë klubit për t’u fuqizuar në çdo repart, ku emri i përzgjedhur për sulmin është goxha interesant.

Bëhet fjalë për “bomberin” suedez të Newcastle, Alexander Isak i cili prej tre sezonsh tashmë është pjesë e “Bardhezinjve” për të cilët ka shënuar plot 40 gola e ka asistuar 7 të tjerë në 80 përballje, në të gjitha kompeticionet.

Sa i përket çmimit kartoni i Isak vlerësohet në 75 milionë euro nga specialistët e “Transfermarket”, shifër e konsiderueshme edhe për një klub të madh si Arsenal. /i.m /abcnews.al

“Ylli” portugez besnik ndaj “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes qëndron në “Old Trafford”

29 December 2024 at 23:24

Është padyshim një pikë kyçe në repartin ofensiv të “Djajve të Kuq” të Manchester United.

“Fantazisti” portugez, Bruno Fernandes ka folur së fundmi për të ardhmen e tij, në “Old Trafford’, pas aludimeve të shumta në media, që e lidhnin 29-vjeçarin, me një kalim te “Bavarezët” e Bayern Munich ose në elitën e futbollit arab, Saudi Pro League.

Megjithatë ka qenë vetë “ylli” i skuadrës së drejtuar nga tekniku Ruben Amorim, i cili ka vendosur “pikat mbi I”, sa i takon karrierës së tij, teksa për mediat deklaroi se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës në projektet e reja deri në momentin kur klubi të vendosë të kundërtën.

Ndër të tjera, Fernandes theksoi se nëse drejtuesit do t’i komunikojnë atij dëshirën për ta shitur atëherë ai do të largohet, por në të kundërt do të vazhdojë të japë më të mirën për skuadrën ku bën pjesë që nga viti 2020 ku u transferua për 80 milion euro nga “gjigantët” e Liga NOS, Sporting Lisbon. /i.m /abcnews.al

Serie A/ Barazim në “San Siro”, Milan e Roma ndajnë pikët në sfidën e fundit të vitit

29 December 2024 at 22:56

Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë për këtë sfidë.

Milan e Roma kanë ndarë pikët në sfidën e fundit të vitit 2024, teksa në “San Siro” mbyllën gjithçka me rezultatin e barabartë 1-1, me sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, që pavarësisht shifrave dhuroi spektakël.

Të dy golat erdhën që në pjesën e parë teksa ishin fillimisht vendasit që festuan falë rrjetës së “yllit” holandez, Tijjani Reijnders në minutën e 16’-të, mirëpo vetëm 7 minuta më vonë argjentinasi Paulo Dybala i cili shtyu topin drejt portës kundërshtare në minutën e 23’-të për të vulosur gjithçka që në këtë fraksion të lojës.

Falë këtij rezultati, Milan mbetet në vendin e 8-të me 27 pikë, ndërsa Roma në vendin e 10-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al

“Bomberi” brazilian jashtë planeve të Arteta, Arsenal nxjerr Gabriel Jesus në shitje

29 December 2024 at 22:36

Shumë gjëra mund të ndodhin në formacionin e Arsenal, ama diçka është e sigurtë, Gabriel Jesus është jashtë planeve të Mikel Arteta.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, “Topçinjtë” janë në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian, me klubin që dëshiron të largojë lojtarin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të investojnë paratë diku tjetër.

Autori i 25 golave e 17 asisteve, në 92 përballje me fanellat e Arsenal vlerësohet nga specialistët e “Transfermarkt”, në shifrën e 55 milionë eurove, shifër kjo që mund të negociohet duke marrë parasysh se “Topçinjtë” kërkojnë të shesin sa më shpejt brazilianin. /i.m /abcnews.al

Përballje “gjigantësh” në merkato, Real e Barça vihen pas “diamantit” spanjoll

29 December 2024 at 20:56

Është vetëm 18 vjeça, ama ka arritur të tërheqë vëmendjen e “gjigantëve” të futbollit spanjoll.

“Ylli” i Malaga, Antinio Cordero, i njohur ndryshe si Antonito konsiderohet si një prej lojtarëve më të talentuar në futbollin “iberik”, me anësorin e krahut të majtë të sulmit, që këtë sezon ka qenë një prej më të mirëve në LaLiga 2, duke arritur të shënojë 3 gola e të asistojë 3 të tjerë në 12 sfidat e para të kampionatit.

Mirëpo, duket se ndryshe nga skuadra e tij do t’i japë “lamtumirën” kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, disi më herët.

“Galaktikët” e Real Madrid dhe “Katalanasit” e Barcelona janë të interesuar për shërbimet e “diamantit” të Kombëtares U19 spanjolle dhe me kontratën e lojtarit që skadon në qershorin e vitit 2025, pritet që Malaga të arkëtojë një shumë të mirë parash që në merkaton e janarit. /i.m /abcnews.al

Premier League/ Liverpool me “5 yje”, “Të Kuqtë” shkëlqejnë me “manita” ndaj West Ham

29 December 2024 at 20:36

Jo më kot janë në krye të tabelës së Premier League dhe të shkëputur me një sasi të konsiderueshme pikësh.

“Të Kuqtë” e Liverpool kanë shkëlqyer edhe në sfidën e fundit të vitit 2024, teksa në “London Stadium” mundën me rezultatin e thellë 5-0, “Çekanët” e West Ham, në sfidën e vlefshme për sfidën e javës së 19-të të elitës së futbollit anglez.

Protagonist në këtë fitore të madhe ishin thuajse gjithë ekipi i Arne Slot, me Luis Diaz, Cody Gakpo, Mohamed Salah, Alexander-Arnold e Diogo Jota, që gjetën rrugën e rrjetës respektivisht në minutat 30’, 40’, 44’, 54’ e 84’.

Falë këtij rezultati Liverpool ngjitet në kuotën e 45 pikëve plot 8 pikë më shumë se Nottingham Forest, teksa kanë një ndeshje më shumë për të luajtur se këta të fundit, ndërsa West Ham mbetet në vendin e 13-të me 23 pikë. /i.m /abcnews.al

Serie A/ “Zonja” e mbyll me barazim, Juventus e Fiorentina ndajnë pikë në ndeshjen e fundit të vitit

29 December 2024 at 20:16

Ishte padyshim një sfidë spektakolare dhe kjo kuptohet që nga numri i golave të shënuar, plot katër të tillë.

Juventus e Fiorentina shënuan nga dy herë në portat e njëra-tjetrës, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e mbyllur kështu me nga një pikë vitin kalendarik.

“Ylli” që shkëlqeu më shumë për “Zonjën” vendase ishte padyshim francezi Khephren Thuram me dopietën e tij në minutat 20’ e 48’, ndërsa për miqtë nga Firence golat erdhën nga Moise Kean dhe Riçardo Sottil në minutat 38’ e 87’.

Ndërkaq, në sfida të tjera të ditës Udinese barazoi gjithashtu 2-2 ndaj Torino, ndërsa Napoli fitoi minimalisht 1-0 ndaj Venezia. /i.m /abcnews.al

❌
❌