“Duhet të bëjmë më mirë”, Arne Slot zbulon pikën e dobët të Liverpoolit
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka pranuar se skuadra e tij duhet të përmirësojë lojën pas humbjes ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield.
Liverpool barazoi 2-2 me Palace gjatë kohës së rregullt, por gabimet nga pika e bardhë të Mohamed Salah dhe Alexis Mac Allister bënë që ‘Të Kuqtë’ të humbnin 3-2 në penallti dhe të mbeteshin pa trofe.
Kampioni i Anglisë kaloi në epërsi dy herë përmes Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong, ndërsa Jean-Philippe Mateta barazoi me penallti dhe më pas Ismaila Sarr realizoi për 2-2 pas një depërtimi në hapësirë në zonën e Liverpoolit.
Slot u shpreh i kënaqur që skuadra e tij arriti të shënojë dy gola, por ishte i shqetësuar me mënyrën se si mbrojtja u ça lehtësisht.
“Është një ndjenjë e përzier. Nëse shikoni lojën tonë sulmuese kundër një skuadre kaq kompakte, ndoshta ishte më mirë se sezonin e kaluar. Mendoj se krijuam më shumë raste”.
“Sezonin e kaluar arritëm të shënonim vetëm një gol kundër Palace, tani shënuam dy. Por nga ana tjetër, përsëri pësuam dy gola, njësoj si kundër Bilbaos dhe disa të tjerë kundër Milanit. Është diçka që duhet ta përmirësojmë”.
“Në përgjithësi nuk kishte shumë raste sepse ata u tërhoqën në një bllok të ulët dhe ne patëm shumë zotërim të topit”.
“Por pas barazimit 2-2 ata krijuan disa mundësi, kështu që ndoshta kemi nevojë për disa rregullime në aspektin defensiv”.
“Nuk po lejojmë shumë raste, por po pësojmë gola, dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë Slot./Telegrafi/
The post “Duhet të bëjmë më mirë”, Arne Slot zbulon pikën e dobët të Liverpoolit appeared first on Telegrafi.