‘Te Lapaj po mblidhet ish LSI-ja’, Rada: Largimet nga ‘Thurja’ po i plotësojnë ëndrrën Adriatikut
Tek “Ora e fundit” me Emilian Islamin, gazetari Ardit Rada komentoi largimet e fundit nga Nisma Thurje. Duke marrë shkas nga dorëheqjet e këshilltarëve bashkiakë të Mirditës dhe Korçës, Rada tha se është e çuditshme pse kanë ndodhur brenda gjysme orë.
“Sigurisht që ka një koordinim nga një dorë, për aq kohë sa dy këshilltarët e Korçës dhe Mirditës çuditërisht deklarojnë largimin nga Thurja brenda gjysmë ore në të njëjtën ditë. Partite funksionojne me forume dhe jo me Facebook. Une nuk di qe ndonjeri nga keta te larguarit te kete kerkuar te flase ne Kryesi per qendrimin qe do mbanin perballe koalicionit. Më parë ka qenë një ish-eksponent i Thurjes që edhe pse prej shumë vitesh pa funksion dhe i larguar, shkon deklaron se i vjen turp. E kam fjalën për Besjan Peshën, ish zyrtar të LSI. Pastaj kemi një ish-zyrtar tjetër të LSI si ai Laska që mori flamurin për akuza të kota. Si dhe largimi më pas i Pano Sokos, që s’e kuptoj pse duhet të ndodhte në këtë mënyrë. Unë mendoj se partitë kanë forume dhe struktura. Dalin këta të pestë dhë thonë na vjen turp neve. Po pse s’u erdhi turp që bënë koalicion me një delirant që thoshte do marr 71 mandate? Ku ishin këta që s’u vinte turp kur thoshtë Lapaj do ia jap mandatin te dytit. Çfarë ka për turp këtu, që partia e tyre po kërkon të përfitojë sa më shumë nga rezultati zgjedhor dhe fushata? Prandaj them që këtu ka një dorë që I ka futur në qorrsokak. Të gjitha këto tregojnë se personat në fjalë s’kanë punuar asnjë ditë me sinqeritet për partinë e tyre dhe se sot po realizojnë ëndrrën e Lapajt, për ta shkrirë Thurjen. Mirëpo në thelb kemi disa individë të LSI që po shkojnë të Adriatik Lapaj dhe me ç’duket ky i fundit i mirëpret me qejf njerëzit e Ilir Metës.” – tha Ardit Rada në ABC News.