Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

By: V K
28 July 2025 at 11:55

Këtë të hënë, shtatë kandidatët e mbetur në garë për postin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), do t’i nënshtrohen sot fazës së fundit të konkursit, një intervistë para një paneli të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe Prokurorët e Posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Kjo intervistë vjen pas përfundimit të shtatë fazave të testimit, ku kandidatët janë vlerësuar përmes një game të gjerë kriteresh, përfshirë testin logjik, testin e poligrafit, shkrimin e një eseje dhe faza të tjera vlerësimi.

Çdo kandidat paraqitet individualisht për këtë intervistë.

Pas përfundimit të kësaj faze, SPAK do të bëjë publik njoftimin përmbyllës me rezultatet e testimeve dhe renditjen e kandidatëve.

Më tej, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të figurës morale dhe të pasurisë. Në përfundim të gjithë këtij procesi, SPAK do t’i propozojë një emër Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratim.

BKH konsiderohet një nga strukturat kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka rol mbështetës në çdo hetim të ndërmarrë nga SPAK, përfshirë përgjimet, vëzhgimet dhe veprimet e tjera hetimore. Zgjedhja e drejtuesit të saj pritet me interes të lartë, për shkak të ndikimit që kjo figurë do të ketë në efikasitetin e hetimeve të ardhshme.

The post Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK appeared first on Albeu.com.

U gjet pa shenja jete në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë, pistat ku po heton policia

By: V K
28 July 2025 at 11:49

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku  52-vjeçarja  Kozeta Teço, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Por sipas burimeve nga grupi hetimor, zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit, dyshohet se është i qëllimshëm dhe ngjarja dyshohet të jetë kriminale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 -vjeçarja Kozeta Teço, u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

The post U gjet pa shenja jete në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë, pistat ku po heton policia appeared first on Albeu.com.

Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit

By: V K
28 July 2025 at 11:41

Industria e turizmit në Greqi, po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj, por Athina po i pengon emigrantët me masa të ashpra duke kufizuar migrimin.

“Do të shkoja në gjunjë sot në kishën e Megalokarit për të gjetur një anëtar stafi në kohë për vitin e ardhshëm”, thotë Matina, pronarja e butikut elegant “Armonia” në Tinos.

Ajo i referohet me këtë pelegrinazhit më të famshëm të grekëve, i cili zhvillohet çdo vit më 15 gusht në ishullin Cikladik.

Pelegrinët bëjnë udhëtimin e gjatë deri në kishë në gjunjë, duke u lutur që Virgjëresha Mari t’u plotësojë dëshirat për shëndet, ndihmë dhe mbështetje.

Edhe Matina shpreson për ndihmë: Ajo kërkon me dëshpërim staf, po me pak sukses, edhe pse pagat në Tinos janë pak më të larta se në Athinë dhe ajo mund të ofrojë edhe akomodim. Por po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishullin popullor të pushimeve, mund të shihni tabela që shkruajnë: “Kërkohet Staf”.

Në dyqanin e bizhuterive pranë butikut, një shitëse mjaft e sjellshme Tamar mezi kupton greqisht. Ajo mund të flasë vetëm përshëndetjet e zakonshme dhe pastaj kalon menjëherë në anglisht. Për të kuptuar se çfarë duan klientët më të vjetër grekë, ajo duhet të telefonojë shefin e saj. Megjithatë, argjendari është i kënaqur që ka gjetur një punonjëse për të gjithë verën. Tamar është nga Gjeorgjia, ka ardhur në Greqi ligjërisht si punëtore sezonale dhe punon në Tinos prej një muaji.

Hotelierët grekë kërkojnë me urgjencë punëtorë

Në Greqi mund të vinin për të punuar me dokumente të rregullta më shumë njerëz si Tamar. Pranverën e kaluar, Greqia nënshkroi marrëveshje përkatëse me Armeninë, Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë, si dhe me Indinë, Filipinet dhe Vietnamin, duke u zotuar të rekrutonte 40,000 punëtorë të huaj. Në realitet, megjithatë, këto marrëveshje po zbatohen shumë ngadalë ose me pak ose aspak sukses.

Burokracia është e ndërlikuar, konsullatat greke jashtë vendit kanë mungesë stafi dhe ofertat nuk janë veçanërisht tërheqëse. Prandaj, hotelierët në të gjithë vendin janë ende në kërkim të dëshpëruar për recepsionistë, pastrues, punonjës pishine, portierë, kamerierë dhe kuzhinierë. Sipas Shoqatës Greke të Hoteleve, ka një mungesë prej të paktën 60,000 punëtorësh në industrinë e tyre.

Mungesa e fuqisë punëtore me përmasa të mëdha

Pjesërisht kjo është trashëgimi e pandemisë së koronavirusit 2020-2023, e cila ende ndihet në të gjithë Evropën, thotë Jorgos Hosoglu, President i Federatës Panhelenike të Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit. Problemi është veçanërisht i mprehtë në Greqi: “Po përjetojmë një mungesë të paparë të punëtorëve të kualifikuar dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, pasi punëtorët u larguan gjatë izolimit. Shumë prej tyre nuk janë kthyer kurrë në këtë industri”.

Sipas Hosoglu, një faktor është sezonaliteti në turizëm. Kur turistët largohen dhe hotelet dhe baret në plazh mbyllen, punëtorët kanë të drejtë për përfitime papunësie vetëm për tre muaj.

“Si supozohet të mbijetojnë ata pjesën tjetër të vitit, veçanërisht tani, kur kostoja e jetesës është rritur për një kohë të gjatë”?

Përveç kësaj, një numër gjithnjë e në rritje i grekëve të rinj po kërkojnë punë sezonale në Evropën Veriore, madje edhe në Islandë. Edhe shumë shqiptarë që kanë punuar si fuqi punëtore e lirë në Greqi, për dekada ose po i afrohen daljes në pension ose po largohen nga Greqia.

Shqiptarët e harruar

Fakt është që ekonomia greke është mbështetur tek puna e emigrantëve nga vitet 1990, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në bujqësi dhe ndërtim. Deri në kohën e krizës ekonomike, Greqia ishte shumë e varur nga fuqia punëtore nga Shqipëria. Gjatë programeve të “rimëkëmbjes financiare” (2010-2018), kërkesa ra ndjeshëm. Megjithatë, pas pandemisë, kur ekonomia u rimëkëmb dhe turizmi u rrit kjo kërkesë u shumëfishua

Por të njëjtin zhvillim patën edhe vende të tjera që ofrojnë paga më konkurruese dhe procedura më të thjeshta legalizimi për emigrantët.

Si rezultat, shumë punëtorë të bujqësisë të emigruar nuk u kthyen kurrë në Greqi. Prandaj, duket e qartë se Greqia ka nevojë për një politikë tërheqëse imigracioni. Përveç 60,000 punëtorëve shtesë të nevojshëm në turizëm, nevojiten edhe 50-60,000 të tjerë në sektorin e ndërtimit dhe 60,000 në sektorin e bujqësisë.

Athina ndjek politikë ultra të djathtë në vend të politikës së mençur të migracionit
Por qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të ndjekë politikën kundër imigracionit.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të kapërcyer krizat, skandalet dhe vlerësimet e ulëta në sondazhe është të marrë masa të ashpra ndaj emigrantëve. Qëllimi është të fitohen votuesit e krahut të djathtë.

Ish-Ministri i Migracionit, Makis Voridis, i cili dha dorëheqjen në fund të qershorit për shkak të një skandali që përfshinte subvencione të paligjshme bujqësore të BE-së, tashmë ua ka vështirësuar jetën shumë emigrantëve të ligjshëm. Hapi i tij i parë ishte “ngrirja” e mundësisë së zgjatjejeve të lejeve të qëndrimit. Kjo përbën një problem të madh për emigrantët që kanë jetuar dhe punuar në Greqi – disa prej tyre prej vitesh.

Ministri i ri, Thanos Plevris i ekstremit të djathtë, nuk është marrë aspak me nevojën urgjente për emigracion të ligjshëm që kur mori detyrën. Në vend të kësaj, ai menjëherë ashpërsoi edhe më tej ligjin për azilin. Riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm është përparësia kryesore, sipas tij. Migrantët që hyjnë në Evropë ilegalisht ose kërkesat e të cilëve për azil refuzohen nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë dhe duhet të kthehen menjëherë në vendet e tyre, shprehet ai.

“Burg ose kthim”

Në takimin joformal të Ministrave të Brendshëm dhe të Imigracionit të BE-së në Kopenhagen (22 korrik 2025), Plevris e bëri të qartë se Greqia nuk mund të përballojë më fluksin në rritje të migrantëve nga Libia. Sipas Ministrisë së Jashtme greke, 9,000 njerëz kanë mbërritur që nga fillimi i vitit, kryesisht nëpërmjet ishullit të Kretës. Plevris prezantoi me krenari ligjin e tij të ri. Ai parashikon një dënim me burg nga dy deri në pesë vjet për azilkërkuesit e refuzuar që nuk kthehen në atdheun e tyre. “Kushdo që qëndron ilegalisht në vendin tonë ka dy mundësi: burg ose kthim”, tha ministri dhe bëri të mundur që një poster me këtë deklaratë të prodhohej dhe shpërndahej në mediat sociale./DW

The post Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit appeared first on Albeu.com.

Lapaj vijon betejën për mandatin, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ, kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi

By: V K
28 July 2025 at 11:17

Partia “Shqipëria Bëhet”, ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit.

Sipas “Shqipëria Bëhet”, vendimi i KQZ-së bie ndesh me qëndrimin zyrtar të kësaj force politike, e cila i kishte paraqitur komisionit qëndrimin për njohjen e dorëheqjes së disa kandidatëve, përfshirë dhe Xhuvelin.

Në vend të saj, sipas këtij subjekti, mandati i deputetit duhet t’i kalonte Adriatik Lapajt, si kandidati i radhës në listë, i cili nuk kishte hequr dorë dhe kishte marrë mbështetje të gjerë qytetare.

Tashmë pritet që KAS të shqyrtojë çështjen dhe të dalë me një vendim përfundimtar, që do të përcaktojë përfundimisht emrin e deputetit të ri që do të marrë mandatin.

“Në përfundim kërkojmë: 1. Ndryshimin e Vendimit Nr. dt. 23.07.2025, të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

2. Mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve të depozituara përkatësisht në datë 15.07.2025 nga Zeqir Kordhoni dhe në dt. 17.07.2025 nga Kleana Xhuveli.

3. Shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore sipas numrit të votave parapëlqyese, të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Tiranë, si më poshtë: 1. Adriatik Ferman Lapaj SHB.

4. Miratimin e kandidatëve të mbetur, të cilët nuk kanë përfituar mandat në listën shumemërore të subjektit zgjedhore Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në bazë të renditjes sipas numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave dhe duke zbatuar kriterin gjinor”, thuhet ndër te tjera ne kerkesen drejtuar KAS.

The post Lapaj vijon betejën për mandatin, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ, kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi appeared first on Albeu.com.

“Paketa e Maleve”/ Anila Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

By: V K
28 July 2025 at 10:42

Që prej 11 korrikut pas hapjes së aplikimeve për masat lehtësuese të parashikuara në ligjin e quajtur “Paketa e Maleve”, 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se; “përmes kësaj nisme, çelet një epokë e re për zhvillimin dhe rijetëzimin e zonave malore, duke çliruar një potencial të ri për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, përmes nxitjes së investimeve”.

Paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ofrohen disa lehtësi, duke përfshirë përjashtim nga taksa mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimi mbi të ardhurat, taksa për pasuritë e paluajtshme dhe taksa për infrastrukturën për një periudhë prej 10 vjetësh.

Gjithashtu, Denaj tha se, “me mundësinë për të fituar pronësinë mbi tokën për vetëm 1 euro dhe duke përfituar lehtësira fiskale për 10 vite, kjo paketë do të rrisë punësimin dhe përmirësimin e jetesës, duke garantuar zhvillim rural të qëndrueshëm”.

Qëllimi kryesor i kësaj pakete, është të krijojë kushte më të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore të vendit, kryesisht ato të veriut.

The post “Paketa e Maleve”/ Anila Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre appeared first on Albeu.com.

Muskujt kundër mendjes

By: V K
28 July 2025 at 10:28

Nga; Lutfi Dervishi

Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i RENEAs mbi çatitë alpine.

Ku ishte polici, inspektori, deputeti, kryeplaku, kryetari i bashkisë kur hapeshin themelet?

Pse shteti zgjohet vetëm kur përfundon çatia?

Zgjidhja? Dhunë. Madje sa më spektakolare.

Dhe nga malet dhuna zbret në studio. Zënka reale dhe të stisura. Për audiencë.

Dhunë në TV.

Dhunë në Parlament.

Dhunë në shkollë.

Dhunë në familje.

Dhunë online.

Një gjol komentuesish, që “në vend të truve kanë byk”, mezi presin të zbrazin mllefin.

Nuk ka vend për argument e logjike.

Një filozof francez thotë se dhuna është treguesi më i vërtetë i mungesës së fjalorit. Komunikimi shndërrohet në konfrontim.

Idhujt e rinj janë të fortit.

E kemi bërë dhunën pjesë të gjuhës, sjelljes, dhe pjesë të zgjidhjes.

Nuk flasim, godasim.

Nuk dëgjojmë, bërtasim.

Nuk bindim, kërcënojmë.

Në vend të fjalës, kemi grushtin.

Në vend të mendjes, kemi muskujt.

Dhunë verbale

Dhune psikologjike

Dhunë fizike!

Dhe arroganca e të fortit shfaqet sa te polici halabak që godet një 18-vjeçar (dhe nuk kërkon as ndjesë) deri te ligjvënësit pa tru dhe pa nder që miratojnë me dhunën e kartonit ligje në dëm të interesit publik.

Dhuna sjell dhunë!

Është më lehtë të sundosh një turmë të frikësuar për bukën e gojës, sesa qytetarë të vetëdijshëm.

Edhe tradita nuk na ndihmon shumë : “kush të rreh, të do”, “dajaku ka dalë nga xheneti”…

Fjala e ka humbur vlerën. Edukimi duket demode. Injorantët janë më të bindur se kurrë dhe budallenjtë kanë marrë kot.

Lajmi mirë është që disa libra ende shiten për t’u përdorur si aksesor në plazh.

The post Muskujt kundër mendjes appeared first on Albeu.com.

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

By: V K
28 July 2025 at 10:27

Ditën e sotme, kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka ankimuar masat e sigurisë të vendosura ndaj tij nga shkalla e parë.

Myzyri kundërshton vendimin e gjykatës që la në fuqi masën e pezullimit nga detyra dhe detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në organet e drejtësisë.

Ai kërkon rrëzimin e këtyre masave dhe rikthimin në detyrë.

Çështja ndaj Jonaid Myzyrit, lidhet me hetime që po zhvillohen për procedura të dyshuara abuzive në fushën e prokurimeve publike.

The post U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj Çlirim Dogani del sot para Gjykatës

By: V K
28 July 2025 at 09:27

Këtë të hënë, pritet të dalë para Gjykatës së Fierit, 55- vjeçari Çlirim Dogani nga Roskoveci. Ai është vënë nën akzuë të rëndë në lidhje me aktin monstruoz të vrasjes së Anesti Ramës, në fshatin Frashër të Patosit.

Dogani, sipas të dhënave paraprake hetimore ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës për t‘i marrë jetën Ramës, pikërisht sepse i ati i Emalindës ishte kundër një historie dashurie mes tyre.

Mirëpo gjatë marrjes në pyetje, Dogani ka mohuar të ishte jo vetëm në dijeni po as në vendin e ngjarjes.

Ai pritet që ditën e sotme të vërtetojë alibinë që ndodhej shumë larg vendit të ngjarjes, në momentin kur është vrarë 56-vjeçari Anesti Rama.

Dogani, i cili mësohet se është nga fshati Arapaj, dyshohet se është njohur me vajzën vrasëse të të atit duke qenë shofer i linjës së autobusit nga fshati i vet në drejtim të Fierit, por ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tij në krim.

Referuar të dhënave të policisë së Fierit, bëhet me dije se ai ka ndihmuar në kryerjen e aktit, por do të jenë prokuroria dhe gjykata që do të vendosin në lidhje me masën e sigurisë ndaj përfshirjes së tij në krimin horror.

Tashmë në pranga gjenden tre persona për vrasjen e Ramës, pikërisht vajza e viktimës, bashkëshortja dhe Dogani.

Ka qenë vetë vajza që ka treguar detaje nga momenti fatal kur i ka marrë jetën të atit, por hetuesit e krimit monstruoz nuk kanë pranuar faktin që ajo e ka kryer e vetme aktin e marrjes së jetës së babait të saj.

Pasi kanë nisur hetimet intensive, është hapur telefoni i saj nga ku mendohet se janë shfaqur edhe indiciet për të shkuar pikërisht tek emri i Doganit, që më pas është vënë edhe në pranga si bashkëpunëtor në vrasjen e Ramës.

The post Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, bashkëpunëtori i saj Çlirim Dogani del sot para Gjykatës appeared first on Albeu.com.

Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, aktualisht vetëm një vatër aktive në Konispol

By: V K
28 July 2025 at 08:58

Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës.

Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh.

Sipas informacioneve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht në zonë është aktive vetëm një vatër e vogël në vendin e quajtur Kokotraf, në njësinë administrative Markat, bashkia Konispol.

Ndërkohë nga zjarrë në zonën e bregut është kjo situatë: aktualisht është 1 vatër zjarri në Shënvasil, tre vatra zjarri në Lukovë dhe 1 vatër në Sasaj, por pa rrezik për momentin, ndërsa mbahen në monitorim.

Sipas administratorit të Lukovës, Adi Boçi, janë në pritje të helikopterit.

Gjatë gjithë natës, kanë qenë në ndihmë të shuarjes së zjarrit sherbimet zjarrfikëse të Himarës dhe të Sarandës si edhe sherbimet e ushtrisë.

Në zonën e Kalasës, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë situata sot është më e qetë nga një ditë më parë.

Aktualisht, ka zjarr vetëm në majë të malit mbi Kalasë. Nga zjarri i ditës së djeshme është djegur vetëm një shtëpi e braktisur.

Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, sherbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë.

The post Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, aktualisht vetëm një vatër aktive në Konispol appeared first on Albeu.com.

Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike, pamje nga banesa që u përfshi nga flakët (EMRI)

By: V K
28 July 2025 at 08:30

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku  52-vjeçarja  Kozeta Teço, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku sipas raportimeve, viktima Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike.

Nga informacionet paraprake, zjarri është përhapur në dy ambiente të hyrjes së banesës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi.

Kozeta Teço, nuk ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Ajo mbështetej financiarisht nga motra e saj, që e ndihmonte herë pas here, për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat ndodhej.

 

The post Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike, pamje nga banesa që u përfshi nga flakët (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

By: V K
28 July 2025 at 08:09

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit, do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.

Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës.

Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.

“Monitor”, ka zbardhur llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.

Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.

Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.

Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit.

Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.

Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.

Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës, nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.

Ndërsa për referencat e reja, qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026.

Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës, do të nisin nga 1 janari 2026.

Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.

Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.

Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.

Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi, do të ndahet në 13 zona kadastrale.

Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.

Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.

Në projektvendim, Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).

Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj.

Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.

Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.

Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.

Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.

Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.

Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.

Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit, do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht, të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.

Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.

Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/

Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.

Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat, do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.

P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj.

Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.

Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj.

Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.

Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. / Monitor

The post Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
28 July 2025 at 08:00

Sot, më 28 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.3 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.1 lekë, ndërsa në shitje me 104.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.3 lekë dhe shitet me 111.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.9 lekë, ndërsa në shitje me 61.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

By: V K
28 July 2025 at 07:34

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, në banesën e shtetases K. T., ka rënë zjarr ende në rrethana të paqarta.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

The post E rëndë në Pogradec/ Banesa e saj u përfshi nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Papa Leo XIV paralajmëron se civilët në Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunës

By: V K
28 July 2025 at 07:30

Ditën e djeshme, Papa Leo XIV, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për krizën humanitare “jashtëzakonisht të rëndë” në Gaza , duke thënë se popullsia civile po “shtypet nga uria” dhe vazhdon të përballet me “dhunë dhe vdekje” mes sulmeve dhe rrethimit të vazhdueshëm të Izraelit.

“Po e ndjek me shqetësim të thellë situatën jashtëzakonisht të rëndë humanitare në Gaza, ku popullsia civile po shtypet nga uria dhe vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj dhunës dhe vdekjes”, tha Papa gjatë lutjes së tij javore Angelus, raportoi Vatican News.

Komentet e tij vijnë pas zemërimit global në rritje për kushtet katastrofike në enklavën e rrethuar, ku agjencitë e ndihmës raportojnë zhvendosje masive, uri dhe rritje të vdekshmërisë foshnjore për shkak të kufizimeve disamujore izraelite në ushqim, ilaçe dhe akses humanitar.

Leo përsëriti thirrjen e tij urgjente për një armëpushim, duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve dhe akses të papenguar për ndihmë humanitare, duke theksuar se çdo person “ka një dinjitet të brendshëm të dhuruar nga vetë Zoti”.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe të gjitha palëve në konflikt që ta “njohin këtë dinjitet” dhe “të ndërpresin të gjitha veprimet që e shkelin atë”.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë gati 60,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu, me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

The post Papa Leo XIV paralajmëron se civilët në Gaza po “shtypen nga uria”, po ekspozohen ndaj dhunës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Korrik 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

By: V K
28 July 2025 at 07:19

Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu, me intensitet të ulët kryesisht në Veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore, priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 28 Korrik 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 27 July 2025Main stream

Konflikti i shëmtuar fizik në Vlorë/ Rama: Sapo të dalë nga spitali, të përjashtohet pa kthim efektivi i policisë që u përfshi, t’i dorëzohet drejtësisë

By: V K
27 July 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi policie.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, efektivi u pezullua nga detyra, por Rama ka shkuar më tej, teksa kërkon përjashtimin përgjithmonë nga radhët e policisë, madje t’i dorëzohet organeve të drejtësisë.

Postimi i Ramës:

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

The post Konflikti i shëmtuar fizik në Vlorë/ Rama: Sapo të dalë nga spitali, të përjashtohet pa kthim efektivi i policisë që u përfshi, t’i dorëzohet drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

By: V K
27 July 2025 at 15:36

Kryeministri Edi Rama, vijon të monitorojë situatën e aksionit të lirimit të hapësirave publike, sidomos në qytetin e Tiranës.

Përmes fotove të fundit të postuara në rrjetet sociale, Rama tregon se si ishte një ambient dhe se si u lirua pas urdhërit të fundit për lirimin vetë të hapësirave, në të kundërt ndërhyhet nga organet përkatëse

Postimi i Ramës:

VAZHDOJMË

Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj shpërthen keq ndaj Endri Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë…

By: V K
27 July 2025 at 15:15

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani.

Lapaj tha se përfshirja në zgjedhje ishte një “kontratë morale” me qytetarët dhe një përpjekje për të sjellë ndryshim përmes besimit dhe institucioneve, jo përmes përplasjes dhe presionit.

“Ne ishim duke bërë një kontratë morale me shoqërinë. Shkuam në këtë lloj besimi. Nëse do më gjykoni për besimin, jam i hapur t’i marr të gjitha kostot. Por e rëndësishme është të shikohet se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se mosmarrëveshjet që dolën pas procesit zgjedhor janë pjesë e një ushtrimi demokratik, ku palët ndonjëherë nuk bien dakord, por sipas tij, rruga për zgjidhje nuk ishte asnjëherë përmes “institucioneve paraligjore”.

“Ne nuk shkuam në institucione paraligjore për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet përmes forcës. Shkuam në institucione ligjore, si KQZ dhe KAS”, tha ai.

Lapaj nuk i fshehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke deklaruar se, pavarësisht paralajmërimeve nga miqtë e tij, kishte ruajtur një marrëdhënie shoqërore 12-vjeçare me të dhe nuk e kishte imagjinuar ndarjen në këtë formë.

“Nuk e mendoja kurrë që dikush mund t’i bënte një akt kamikaz rrugëtimit politik të ndryshimit në Shqipëri”, tha më tej Lapaj.

Sa i takon deklaratës së mëparshme se nuk do të hynte në Parlament nëse subjekti politik që ai drejtonte do të merrte vetëm një mandat, Lapaj theksoi se ishte bërë në funksion të motivimit të ekipit, para formimit të koalicionit dhe se nuk kishte synuar keqinterpretim të sistemit zgjedhor.

Ai zbuloi se pas zgjedhjeve ka propozuar një akt të fortë simbolik: dorëzimin e mandatit nga ai vetë, Shabani dhe Soko, për të ruajtur integritetin moral të lëvizjes.

“I kam kërkuar Shabanit, në prani të zotit Soko, që të linim mandatin. Mandatin do e merrte personi i dytë më i votuar i ‘Shqipëria Bëhet’”, tha Lapaj në A2CNN.

Në fund, Lapaj thekson se pavarësisht se sistemi elektoral i ka penalizuar me formulën e mandateve, lëvizja e tij mori një sasi votash që në kushte të tjera do të siguronte disa deputetë.

Ai shton gjithashtu se ka qenë i gatshëm të japë një shembull ndryshe nga politika tradicionale

The post Adriatik Lapaj shpërthen keq ndaj Endri Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë… appeared first on Albeu.com.

Ana dhe Kevini drejt një kapitulli të ri? Këngëtari zbulon si po ecën lidhja në Kosovë

By: V K
27 July 2025 at 15:09

Këngëtari Kevin Edmond,ishte i ftuar në “Weekend” ku foli për relacionin e tij me Anën dhe eksperiencën ne “Big Brother Vip Kosova”.

Ai tha se me Anën është shumë i lumtur, madje nuk po shkon as në klube të natës dhe e ka lënë edhe alkoolin.

Kevin tha se tash është fokusuar në lidhjen e tij dhe në muzikë.

“Jemi shumë të lumtur, jemi tu punu shumë. Sidomos Ana, unë jam me muzikë. Nuk du me përzi shumë si influence, jam këngëtar”, tha Kevin.

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetojë në Kosovë dhe përmendi se mund të ketë fejeës me Anën.

The post Ana dhe Kevini drejt një kapitulli të ri? Këngëtari zbulon si po ecën lidhja në Kosovë appeared first on Albeu.com.

U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK (EMRI)

By: V K
27 July 2025 at 14:25

Gjykata e Posaçme, ka liruar menjëherë një pr4ej të arrestuarve në kuadër të operacionint anti-drogë të SPAK.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Ilir Lloshi, i cili u ndalua gabimisht pasi përkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi.

Ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje botën e krimit, madje nuk është larguar asnjëherë jashtë vendit.

Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotove, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë GJKKO konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për:

Artur Hoxhosmani

Klevis Hoxhosmani

Ermir Ndrejaj

Erjon Alibej

Plarent Dervishaj

The post U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌