Kanioni i Holtës/ Një nga destinacionet kryesore për turistët e huaj
Kanioni i Holtës, një nga perlat e bukurisë natyrore të Gramshit vijon të jetë pika më e frekuentuar e zonës.
Janë të shumtë turistët vendas apo të huaj që zgjedhin të kalojnë disa orë mes maleve dhe ujit të akullt që të ofron Kanioni i Holtës.
Të huajt, thonë se natyra është fantastike ndërsa shtojnë se edhe mikpritja është një element që e bën Shqipërinë të preferuar për t’u vizituar.
Po është hera e parë që vijmë në Shqipëri , na pëlqeu shumë. Njerzit janë shumë të këndshëm dha natyra është vërtetë e bukur. Do ta rekomandoja patjetër Shqipërinë për tu vizituar.
Më pëlqen këtu është shumë bukur. Është një vend shumë argëtues dhe ne po kënaqemi.
Shqipëria është shumë e bukur, edhe kanioni i cili është me ujë natyral është diçka shumë tërheqëse. Babai im ka ardhur disa herë në Shqipëri ndërsa për mua është hera e dytë që vij këtu. Dikush ia rekomndoi dhe babai im lexoi për këtë vend dhe ne vendosëm të vijmë këtu.
Më pëlqen ky vend. Për ne është një vend i bukur, det i mrekullueshëm dhe male mahnitëse. Për ne ishte shumë interesante të udhëtonim drejtë Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga bashkia e Gramshit numri i turistëve që vizitojnë pikat turistike të Gramshit arrinë deri në 140 mijë në vit.
Lumi i Holtës ka një gjatësi rreth 3 km. Vizitorët befasohen dhe mahniten me ngjyrën karakteristike të ujit, shpatet e thepisura 100 – 150 metra, flora dhe fauna që shtrihet përreth.
Lumi vende-vende arrin thellësinë deri në 3 metra.
Gramshi është konsideruar vitet e fundit si një nga befasitë turistike në mbarë vendin për shkak të kanioneve, shpellave, ujëvarave, liqeneve, pyjeve etj./abcnews.al