Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 August 2025Main stream

Luana Vjollca vjen me poza ‘të zjarrta’ nga pushimet verore me familjen

13 August 2025 at 16:49

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përmbledhje të çasteve më të bukura nga pushimet verore, ku spikat bukuria, stili dhe një atmosferë e qetë e relaksuese.

Nën mbishkrimin e thjeshtë por kuptimplotë “Familja”, Luana ka zgjedhur të ndajë me fansat një anë më të afërt dhe personale të jetës së saj, duke vënë në fokus kohën e çmuar me njerëzit më të rëndësishëm.

Në disa prej fotove, ajo shfaqet me nënën e saj, një grua me stil të veçantë dhe buzëqeshje plot ngrohtësi, duke treguar qartë lidhjen e fortë mes tyre.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Fotot janë realizuar në ambiente të ndryshme – nga ashensorë modernë të një resorti luksoz, në tarraca romantike nën dritën e hënës, e deri te kafenetë tropikale buzë detit.

Luana shkëlqen në çdo pozë me një sërë veshjesh plazhi që i theksojnë linjat dhe elegancën – bikini me motive të ndryshme, shapka të markave luksoze dhe aksesorë të kuruar deri në detaje, si syzet “cat-eye” apo kufjet moderne që e shoqërojnë kudo.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Fotot përçojnë një atmosferë intime, ku përveç modës dhe estetikës, vërehet qartë rëndësia që Luana i jep familjes, rehatisë dhe momenteve të përbashkëta larg skenës dhe zhurmës së përditshme.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Me këtë postim, Luana jo vetëm që tregon edhe njëherë aftësinë e saj për të tërhequr vëmendjen me stilin e saj, por njëkohësisht i rikujton ndjekësve se, në fund të ditës, momentet më të bukura janë ato që kalojmë pranë familjes. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana Vjollca vjen me poza ‘të zjarrta’ nga pushimet verore me familjen appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna

By: D Marku
11 August 2025 at 13:37

Luana Vjollca, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini, duke vënë në pah format e saj perfekte dhe elegancën që e karakterizon.

Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm për pamjen e saj të kuruar deri në detaj, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur ta shoqërojë .

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Një Luanë ka bërë nëna”, një fjali e shkurtër, por me kuptim.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për pamjen e saj.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe mënyrën e zgjuar të përdorimit të fjalëve në përshkrim, duke e konsideruar si një shprehje që e përfaqëson plotësisht personalitetin e saj.

Ky postim vjen në një periudhë ku Luana po shijon disa ditë pushimi, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale.

The post Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna appeared first on Albeu.com.

Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna

10 August 2025 at 18:38

Luana Vjollca, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini, duke vënë në pah format e saj perfekte dhe elegancën që e karakterizon.

Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm për pamjen e saj të kuruar deri në detaj, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur ta shoqërojë këtë imazh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Një Luanë ka bërë nëna”, një fjali e shkurtër, por me kuptim.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për pamjen e saj.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe mënyrën e zgjuar të përdorimit të fjalëve në përshkrim, duke e konsideruar si një shprehje që e përfaqëson plotësisht personalitetin e saj.

Ky postim vjen në një periudhë ku Luana po shijon disa ditë pushimi, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

The post Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna appeared first on Telegrafi.

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

10 August 2025 at 12:13

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë. […]

The post Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit appeared first on BoldNews.al.

Luana Vjollca sjell elegancë dhe sensualitet në setin e ri fotografik

9 August 2025 at 18:23

Luana Vjollca ka marrë vëmendje me publikimin e një seti të ri fotografik, ku shfaqet më e magjishme se kurrë.

Moderatorja dhe këngëtarja, e njohur për stilin e saj unik dhe prezencën karizmatike, këtë herë ka pozuar mbi një makinë klasike ngjyrë të kuqe, duke kombinuar atmosferën retro me një sens modern të modës.

E veshur me një kostum ngjyrë kafe nga koleksioni i saj LULU, Luana ka theksuar linjat e saj elegante, ndërsa syzet e mëdha dielli dhe flokët biondë me onde të buta i japin pamjes një prekje glamuroze.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Detajet e fotografisë, nga tonalitetet e ngrohta te korniza e makinës klasike, e bëjnë setin të duket si një skenë nga një film luksoz.

Përmes mbishkrimit, Luana fton ndjekësit të bëhen pjesë e këtij kapitulli të veçantë të markës së saj.

Fotografitë e Luanës kanë marrë shumë pëlqime dhe komente. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana Vjollca sjell elegancë dhe sensualitet në setin e ri fotografik appeared first on Telegrafi.

Krenar Çoçaj “harron” Luana Vjollcën, e zëvendëson me miss-in Endi Demneri. Kapen “mat” në Ibiza

5 August 2025 at 22:38

Biznesmeni Krenar Çoçaj, duket se e ka “harruar” shpejt ish të dashurën e tij, moderatoren Luana Vjollca, pasi nuk ka kaluar shumë kohë për të gjetur një “dashuri” të re. Ai është kapur “mat” duke kaluar pushimet në Ibiza në shoqërinë e Endi Demnerit, fituese e kurorës Miss Universe Albania 2023. Dyshja janë parë bashkë […]

The post Krenar Çoçaj “harron” Luana Vjollcën, e zëvendëson me miss-in Endi Demneri. Kapen “mat” në Ibiza appeared first on BoldNews.al.

Kush do të ngjitet në skenën e Fest ’64, Luana Vjollca apo Arbana Osmani?

By: gaze tare
4 August 2025 at 11:54

Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë.

Burime pranë RTSH bëjnë me dije se Luana Vjollca ka dorëzuar zyrtarisht platformën e saj për prezantimin e festivalit. Ajo ka propozuar edhe emrin e skenaristit me të cilin synon të ndërtojë gjithë konceptin artistik të ngjarjes. Platforma e saj ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shfaqur interes për t’u rikthyer në skenën e Fest ’64. Ajo raportohet se ka prezantuar një projekt të detajuar, ku përfshihen emrat e kameramanit, regjisorit dhe skenaristit, me të cilët dëshiron të realizojë spektaklin.

Në pritje të një vendimi zyrtar, mbetet për t’u parë se cila nga moderatoret do të fitojë besimin e RTSH për të drejtuar festivalin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

The post Kush do të ngjitet në skenën e Fest ’64, Luana Vjollca apo Arbana Osmani? appeared first on iconstyle.al.

Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

By: gaze tare
11 July 2025 at 23:17

Getoar Selimi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Marinën, duke treguar se mes tyre ekziston një harmoni e veçantë, pavarësisht dallimeve në disa aspekte.

“Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” u shpreh ai.

Reperi theksoi se ata kanë zgjedhur që jetën private ta mbajnë larg syrit të publikut, duke e ruajtur me fanatizëm.

“Kemi vendosur të jemi të tërhequr, e kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” tha Getoari.

Ai shtoi se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe e konsoliduar ndër vite:

“Tani jemi shumë në rregull, është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin.”

The post Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm appeared first on iconstyle.al.

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

6 July 2025 at 19:12

Një përballje e ashpër, me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” . Shkurta është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll, ku thotë se gjithnjë e kanë ofenduar për prejardhjen. Ajo kërkon të ballafaqohet me Vjollcën për paratë e […]

The post “Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin appeared first on BoldNews.al.

Big Mama me akuza për spektaklin “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar, unë nuk e shes veten për spektakël

4 July 2025 at 10:40

Pas përfundimit të edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku Big Basta u shpall fitues, reagimet nuk kanë munguar – dhe më e drejtpërdrejta ndër to ka qenë Big Mama.

E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, artistja karizmatike ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës si u menaxhua gara, duke aluduar se fitorja ishte e paracaktuar nga produksioni dhe se transparenca e votave lë shumë për të dëshiruar.

“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur, është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikujt i intereson vetëm titulli”, deklaroi ajo pa asnjë filtër.

Në stilin e saj të njohur të sinqertë dhe shpesh provokues, Big Mama shtoi: “S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë s’e shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë”.

Deklarata e saj ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat e ndarë në kampe të ndryshme po komentojnë nëse edicioni i sivjetshëm ishte vërtet i drejtë apo i manipuluar për qëllime imazhi.

Big Mama nuk është e vetmja që ka ngritur dyshime. Edhe Andueli dhe Andrea, dy finalistë të tjerë, kanë lënë të kuptohet se finalja nuk reflektonte realisht dinamikën dhe mbështetjen publike që ishte ndërtuar gjatë spektaklit.

“Ferma VIP” këtë vit solli shumë emocione, por edhe polemika – dhe deklaratat si kjo e Big Mamës pritet të nxehin më tej debatin për besueshmërinë e reality show-ve në hapësirën shqiptare. /Telegrafi/

The post Big Mama me akuza për spektaklin “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar, unë nuk e shes veten për spektakël appeared first on Telegrafi.

Vetëm pak orë nga finalja e madhe e ‘Ferma VIP’ Luana Vjollca ben deklaraten e papritur

20 June 2025 at 15:59

“Ferma” e Luanës i ka të gjitha kafshët: tigrat e egër që sulmojnë, mjellmat e bukura dhe elegante, ka meleonët që ndryshojnë sipas rastit, macet lojcake, gjarpërinjtë helmues, arushët gjumashë, hienat.

Sigurisht, nuk mungon mbretëresha e “Fermës”, luanesha, e cila, sado e egër, e rrezikshme dhe me të paprit ura të jetë “Ferma”, gjithmonë ia del.

Të kuptohemi, t’ia dalësh nuk do të thotë të mos kesh frikë, por të kesh guxim, të luftosh dhe të dalësh mbi frikën.

Shqetësimi më i madh qëndron te fakti se formati i “Fermës” është diçka e panjohur për të.

Ndonëse përvoja me reality show-t nuk i mungon dhe sapo ka lënë pas një sezon të suksesshëm të një reality, sfida mbetej se ky format kishte të bënte edhe me fshatin.

“Mbaj mend vetëm një moment kur kam qenë e vogël, që shkoja në fshat te gjyshja nga ana e mamit.

Kam kujtime të ëmbla, të bukura nga fshati, por të zbehta”, – tregon. Megjithatë, edhe pse këtë format e drejton nga studioja dhe jo nga ferma, sërish arrin ta marrë energjinë që vjen nga toka dhe natyra.

Falë natyrës lojcake e batutave, arrin të shkrihet natyrshëm me realitetet që jeta në fshat e fermerëve sjell edhe në skenën nga ku mbahet drejtpërdrejt spektakli.

Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e FERMA VIP2, ja si e

Edhe pse një reality show si “Ferma” ka përmasa gjigante, gjithçka bëhet më e lehtë kur ke një sistem mbështetës dhe staf profesionist për të përballuar ngarkesën. Ndryshe nga projektet e mëparshme, kur Luana është kujdesur vetë për gjithçka, nga fillimi deri në fund, te “Ferma” nuk është autore. Për këtë spektakël punon një grup i madh profesionistësh. Autorë,
kryeredaktorë, redaktorë, producentë e teknikë me në krye njeriun që pati idenë për të bashkëpunuar në këtë projekt dhe që ajo i është falënderuese për gjithë punën e palodhur, qytetarinë e dëshmuar dhe vizionin për ta çuar para këtë sezon të dytë, me të gjitha kushtet ndërkombëtare për një projekt cilësor gjigant televiziv. Formati po ashtu, në vetvete ka një bibël që duhet respektuar deri në pikën e fundit. “Në formatet e tjera që kam drejtuar, pjesa më e madhe e punës bëhej në prapaskenë, – thotë Luana. – Punonim gjithë javën për të ndërtuar skaletën në mënyrën më të përpiktë, të kishim të ftuarit më të mirë, të krijonim përmbajt jen që do të na sillte dinamika në program, ama sapo dilja në skenë, e dija se lodhjen e kisha lënë pas dhe shijoja programin. Te ‘Ferma VIP’ ndodh e kundërta. Patjetër që aty punohet 24 orë në 24, por ecuria e programit diktohet nga ajo çka japin konkurrentët live dhe si zhvillohen dinamikat, gjë që nuk e kontrollon dot me skaleta paraprake.

Pra, puna e vërtetë nis kur dal në skenë. Pikërisht atëherë duhet t’i kem shqisat të mprehta, që të mos më shpëtojë asgjë e t’i menaxhoj siç duhet situatat që krijohen live.” Për të thënë të drejtën, te “Ferma” ka plot për të menaxhuar. Situatat janë dinamike e të paparashikueshme. Po ashtu, ka një konflikt të brendshëm, qasjen ndaj të cilit, si Luana, edhe producentët, e kanë ndryshe nga pjesa tjetër e tregut mediatik. Të gjithë e dimë se ajo që shet në ekran, sidomos në programet reality show, janë sherret, debatet, shpesh banaliteti.

Po qasja që ka “Ferma” është një tjetër: që programi të ecë përpara pa debate apo sherre banale, por me një frymë qytetarie. Edhe pse debatet në një reality show nuk shmangen dot plotë sisht, producentët dhe autorët e “Fermës VIP” kanë bërë maksimumin që gjërat të shkojnë sa më qetë dhe shfaqja të reflektojë qytetari. Menaxhimi i situatave është i stilit “tërhiq e mos këput”. Luana nuk është e njëjta gjithë kohën. Ka raste kur tregohet më e rreptë se sa duhet me konkurrentët, kur shkelin ndonjë rregull të formatit, për shembull. Pastaj ka raste kur tregohet më e butë se ç’duhet dhe
përpiqet ta qetësojë situatën. “Prirja ime është t’i sheshoj gjërat, në vend që ta bëj qimen tra, të ushqej sherret e t’i hedh konkurrentët kundër njëri-tjetrit”,- thotë.

Kjo zgjedhje mund të tingëllojë e gabuar kur bëhet fjalë për një format që synon shikueshmëri. “Ne e dimë se shikueshmërinë programeve ua garan tojnë sherret e debatet, por mendoj se publiku është inteligjent dhe, nëse i ofron diçka të mirë, me kohën do të fillojë ta kërkojë. Sidoqoftë, unë nuk shkoj dot kundër parimeve të mia për disa klikime më shumë.”

The post Vetëm pak orë nga finalja e madhe e ‘Ferma VIP’ Luana Vjollca ben deklaraten e papritur appeared first on Sot News | Lajme.

Nis me surpriza Ferma VIP/ Mungon Kastro, e zëvendëson DIVA e artit shqiptar

30 May 2025 at 21:30

Ka nisur me surpriza spektakli i sotëm i Ferma Vip. Këtë herë në krah të Luanës, nuk ka qenë dyshja e zakonshme e opinionistëve Zhaku dhe Kastro, pasi ky i fundit mungon.

Por ajo që e zëvendëson është një DIVA e vërtetë e artit dhe ekraneve shqiptare. Adelina Ismajli ndodhet mbrëmjen e sotme në studio krah Luanës dhe Zhakut, e cila do të jetë në rolin e opinionistes.

Adelina vetëm pak muaj më parë ka qenë në rolin e anëtares së jurisë në Albania’s Got Talent, ku do të vijojë të jetë edhe në sezonin e ardhshëm të këtij superspektakli që pritet të nisë pas pak muajsh.

The post Nis me surpriza Ferma VIP/ Mungon Kastro, e zëvendëson DIVA e artit shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

Luana Vjollca provokon me stilin e saj unik në skenën e fundit, ja si duket ajo… (Foto)

20 May 2025 at 09:54

Luana Vjollca vazhdon të jetë një nga figurat më të njohura dhe të ndjekura në botën e mediave sociale, duke shfaqur një stil që bie në sy për guximin dhe origjinalitetin e tij.

Në postimin e saj më të fundit, ajo ka vendosur të mbajë vëmendjen e të gjithëve me një kombinim të veçantë të stilit, që e bën atë të duket si një yll i vërtetë. Ajo u shfaq në skenë me një bluzë të bardhë dhe pantallona të gjera, duke theksuar figurën e saj atraktive, në përputhje me imazhin e saj provokues.

Duke vepruar si një model për shumë të rinj, ajo inkurajon individë të tjerë të shprehin veten në forma që shkojnë përtej normave tradicionale. Sigurisht, stili i saj është një reflektim i personalitetit të saj të fortë dhe energjik.

Kjo është një nga arsyet pse fansat e saj e duan kaq shumë, pasi ajo është një frymëzim për ata që dëshirojnë të jenë të veçantë dhe të guximshëm. Dhe ndonëse ka qëndruar në qendër të kritikave, ajo është një shembull i suksesit dhe qëndrueshmërisë në botën e paparashikueshme të showbizit shqiptar. Kjo është Luana, një artiste që nuk ka frikë të shfaqë versionin e saj më të mirë.

The post Luana Vjollca provokon me stilin e saj unik në skenën e fundit, ja si duket ajo… (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Marina Vjollca feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën moderatorja

18 May 2025 at 17:32

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të në mënyrën më të veçantë dhe emocionale.

Në një postim në rrjetet sociale, Marina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit portretin e vajzës së saj, Marget – një moment që prej kohësh pritej nga fansat.

Videoja e ëmbël tregon një çast të ngrohtë mes nënës dhe vajzës teksa ndodhen përballë tortës së moderatores që mban numrat “35”.

“Ja si e nisëm ditën ne të dyja”- ka shkruajtur Marina.

The post Marina Vjollca feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën moderatorja appeared first on Sot News | Lajme.

Në 35-vjetorin e lindjes, Marina zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj

By: gaze tare
17 May 2025 at 14:29

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të në mënyrën më të veçantë dhe emocionale.

Në një postim në rrjetet sociale, Marina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit portretin e vajzës së saj, Marget – një moment që prej kohësh pritej nga fansat.

Videoja e ëmbël tregon një çast të ngrohtë mes nënës dhe vajzës teksa ndodhen përballë tortës së moderatores që mban numrat “35”.

“Ja si e nisëm ditën ne të dyja”- ka shkruajtur Marina.

The post Në 35-vjetorin e lindjes, Marina zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj appeared first on iconstyle.al.

Luana ndez Instagramin me poza të zjarrta në veshje sportive, vë në pah linjat e theksuara të trupit

8 May 2025 at 17:34

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në rrjetin social Instagram.

E veshur me një komplet sportiv ngjyrë rozë dhe me një sfond të njëjtë minimalist, Luana ka pozuar me vetëbesim të plotë, duke vënë në pah format trupore dhe linjat elegante.

Me flokët e kapura lart dhe një grim të kuruar deri në detaje, ajo shkëlqen në çdo aspekt të paraqitjes.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Në njërën nga pozat, ajo shfaqet ballore me një vështrim serioz dhe një qëndrim të fuqishëm, ndërsa në tjetrën thekson siluetën nga profili, duke treguar edhe tatuazhin e saj të njohur në dorë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Veshja ngjitur për trupin dhe pozat e kuruara në mënyrë profesionale i japin fotosesionit një ndjesi elegante dhe njëkohësisht provokuese.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda një kohe të shkurtër, ku fansat nuk kanë kursyer komplimentet për stilin, pamjen dhe karizmën që e karakterizon artisten.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Luana, e cila tashmë njihet për kombinimin e suksesit në muzikë, televizion dhe modë, vazhdon të dëshmojë se është një prej figurave më me ndikim në skenën shqiptare të showbizit. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana ndez Instagramin me poza të zjarrta në veshje sportive, vë në pah linjat e theksuara të trupit appeared first on Telegrafi.

Luana dhe Drilon Xhepa, histori që zgjati pak? Ç’dihet për lidhjen që u përfol

By: gaze tare
3 May 2025 at 20:16

Prej muajsh, jeta private e moderatores Luana Vjollca ka qenë në fokusin e mediave rozë. Pak javë më parë, burime të shumta folën për një romancë të re me një emër të njohur në rrethet elitare të Tiranës: biznesmenin Drilon Xhepa.

Aludimet për një lidhje nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale nga Luana dhe Driloni, që sipas ndjekësve ishin realizuar në të njëjtin vend, pranë Kullës Eiffel. Edhe pse nuk pati një konfirmim publik, këto detaje mjaftuan për të ndezur thashethemet.

Driloni, i njohur si një djalë që vjen nga një familje sipërmarrësish, është përpjekur gjithmonë të ruajë privatësinë, larg vëmendjes së mediave.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendjen e publikut: Luana dhe Driloni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Kjo lëvizje ka ngjallur dyshime se marrëdhënia mund të ketë përfunduar po aq shpejt sa nisi. Disa aludojnë se është një strategji për të shmangur vëmendjen mediatike, ndërsa të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë.

The post Luana dhe Drilon Xhepa, histori që zgjati pak? Ç’dihet për lidhjen që u përfol appeared first on iconstyle.al.

Merr fund flirti i Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana?

By: Ela
3 May 2025 at 19:47

Jeta private e Luana Vjollcës ka qenë kryefjalë e shtypit rozë, përgjatë gjithë këtë viti. Vetëm muajin e shkuar, shkruam për një raport të ri dashurie që moderatorja kishte nisur. Moderatorja kishte nisur një histori të re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy […]

The post Merr fund flirti i Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana? appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në “Ferma VIP”: Luana Vjollca i përgjigjet akuzave të Frederik Ndocit

By: gaze tare
8 April 2025 at 14:19

Në episodin e fundit të “Ferma VIP”, Silvana Bushati u eliminua pas një televotimi me Alba Pollozhanin. Ky rezultat shkaktoi pakënaqësi te këngëtari Frederik Ndoci, i cili shprehu dyshime mbi transparencën e votimeve dhe akuzoi produksionin për manipulim të rezultateve.

Moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca, reagoi menjëherë ndaj këtyre akuzave, duke theksuar se vendimet merren nga publiku dhe jo nga produksioni. Ajo i bëri të qartë Ndocit dhe pjesëmarrësve të tjerë se kushdo që ka dyshime mbi integritetin e spektaklit është i lirë të largohet.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Luana Vjollca: Më lejoni të iu them edhe një herë se është publiku ai që vendos.

Frederik Ndoci: Tani ne nuk i shohim votat e publikut, dyshoj te votat e publikut.

Luana Vjollca: Dyshon te votat e publikut, atëherë edhe një herë Frederik më the që dyshon tek votat e publikut.

Frederik Ndoci: Është një diçka që unë e mendoj.

Luana Vjollca: Praktikisht po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet.

The post Përplasje në “Ferma VIP”: Luana Vjollca i përgjigjet akuzave të Frederik Ndocit appeared first on iconstyle.al.

Luana i zuri vendin në “Ferma VIP”, si e priti Fjoralba Ponari?

By: gaze tare
2 April 2025 at 21:46

Luana Vjollca është tashmë moderatorja e re e spektaklit “Ferma VIP”, duke zëvendësuar Fjoralba Ponarin, e cila e kishte drejtuar programin sezonin e kaluar.

Ndërkohë, duket se marrëdhënia mes dy moderatoreve nuk është më e afërt, pasi asnjëra prej tyre nuk e ndjek tjetrën në Instagram, çka ka nxitur spekulime mes ndjekësve se mos Fjoralbës i ka mbetur hatri.

The post Luana i zuri vendin në “Ferma VIP”, si e priti Fjoralba Ponari? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌