Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Main stream

Korçë, goditen dy raste të paligjshmërive në kufi

5 August 2025 at 09:34

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan në hyrje të Republikës së Shqipërisë, dy raste të paligjshmërive në kufi.

Konkretisht në Pikën Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas maroken.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po ashtu në Pikën Kufitare Goricë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi T. A., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente, të papajisura me fatura blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Gjithashtu, mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë për qytetarët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/m.m//a.f/

The post Korçë, goditen dy raste të paligjshmërive në kufi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë

By: Ela
5 August 2025 at 09:59

Në Korçë ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku i pranishëm është drejtori i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, i shoqëruar nga punonjës të policisë bashkiake. Para fillimit të aksionit është shënuar një përplasje verbale mes tij dhe këshilltarit të pavarur Lazjon Petri, i cili kishte shkuar […]

The post Lirimi i hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë appeared first on BoldNews.al.

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment”

By: Ela
5 August 2025 at 09:43

Nga Boldnews.al Në Mars të vitit 2021, Këshilli i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi lejen e zhvillimit për struktura hoteliere deri në 6 kate, me investitor shoqërinë “Jala Investment”. Kompania, me aksioni “Andi” shpk të Andi Gjiknurit dhe “AIG” shpk, me pronar Jonian Antoni, i njohur më së shumti si […]

The post Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment” appeared first on BoldNews.al.

Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit

By: Ela
5 August 2025 at 09:20

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi. Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special”  tha se Enveri i […]

The post Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on BoldNews.al.

“Vetëm SuperFuqia e USA/ Trump eviton Luftën e 3-Botërore”!

By: Ela
5 August 2025 at 09:02

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Pyetje trilona dollarë:“A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”(?) Kush mund të jenë pasojat fatale dhe ç’farë peshe mbart Inteligjenca Artificiale, robotët, dronët dhe fuqia kibernetike (?) “A do të ketë fitues, apo vetëm të humbur në një luftë e tillë (?). “Çfarë duhet/mund të bejnë vendet e vogla […]

The post “Vetëm SuperFuqia e USA/ Trump eviton Luftën e 3-Botërore”! appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

By: Ela
5 August 2025 at 08:53

Të shtunën (02.08.2025) u mblodh në Beograd Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me vendimin për dënimin e Milorad Dodik, president i Republika Srpska. Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi, se nuk do ta njohë vendimin dhe se nuk do të lejojë arrestimin e Dodikut, nëse do të lëshohet urdhër arresti ndaj tij. Gjykata e Apelit të premten […]

The post Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për komplot për grusht shteti, “arrest shtëpie” ish-presidenti brazilian

By: Ela
5 August 2025 at 08:43

Një gjykatës në Brazil ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-presidentit të shtetit, Jair Bolsonaro, pasi gjeti se ai ka shkelur një ndalesë për përdorimin e rrjeteve sociale. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes gjykatës dhe politikanit, i cili akuzohet për komplot për grusht shteti. Bolsonaro po përballet me gjykim në Gjykatën […]

The post Akuzohet për komplot për grusht shteti, “arrest shtëpie” ish-presidenti brazilian appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 4 August 2025Main stream

Kodi i ri Penal, Rama: Drafti i ekspertëve është hedhur për të mbledhur opinione

4 August 2025 at 15:13

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot ndaj kontestimeve lidhur me draftin e Kodit të ri Penal.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij”.

“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij”, u shpreh Kryeministri.

Rama nënvizoi se “hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”.

Drafti i parë i Kodit të ri Penal u paraqit më 25 korrik pas një pune voluminoze disavjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipi.

Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediat dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës.

/m.m/j.p/

 

The post Kodi i ri Penal, Rama: Drafti i ekspertëve është hedhur për të mbledhur opinione appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

By: Ela
4 August 2025 at 15:17

Të biesh në rrjetën e SPAK është hall. Por mund të jetë edhe bekim. Të paktën kështu ka rezultuar për një biznesmen të quajtur Ndoc Kulla. Zoti Kulla është pronar i kompanisë Jubica. Në fund të muajit qershor, ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK me akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve.” […]

The post Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve

By: Ela
4 August 2025 at 15:13

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre. Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 […]

The post Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

By: Ela
4 August 2025 at 14:28

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës. Gjykata e Dibrës i kishte caktuar I. R., arrest me burg për ngacmim seksual. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen […]

The post Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

BE: Akti i rregullave të reja të të dhënave hyn në fuqi në shtator

By: Ela
4 August 2025 at 14:22

Akti i ri i të Dhënave i Bashkimit Europian do të hyjë në fuqi më 12 shtator, vetëm tre muaj para se Komisioni Europian të paraqesë paketën për thjeshtimin digjital – një nismë për të shkurtuar barrën burokratike dhe për të lehtësuar detyrimet e raportimit për kompanitë teknologjike. Por sipas përfaqësuesve të industrisë, koha e […]

The post BE: Akti i rregullave të reja të të dhënave hyn në fuqi në shtator appeared first on BoldNews.al.

Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore”

By: Ela
4 August 2025 at 14:08

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një përplasjeje online me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev. Trump tha se ka urdhëruar dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga Medvedevi. Presidenti amerikan nuk specifikoi […]

The post Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore” appeared first on BoldNews.al.

Rama: Vazhdon pa pushim aksioni për lirimin e hapësirave publike

4 August 2025 at 13:52

 

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në një subjekt privat, ndërsa u shpreh se aksioni vijon pa pushim.

“Vazhdojmë, pa pushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, shkruan Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Aksioni është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/j.p/

 

The post Rama: Vazhdon pa pushim aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, DETAJE: Si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar

By: Ela
4 August 2025 at 13:49

Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion. Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat. Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, […]

The post Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, DETAJE: Si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

By: Ela
4 August 2025 at 13:23

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022. Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro. Edhe kur merret parasysh fuqia blerëse, diferenca mbetet e ndjeshme. […]

The post Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë appeared first on BoldNews.al.

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

By: Ela
4 August 2025 at 12:50

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë më 2 gusht. Në ndeshjen, ishte […]

The post Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme appeared first on BoldNews.al.

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

By: Ela
4 August 2025 at 12:41

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme – në […]

The post “Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë appeared first on BoldNews.al.

U raportua i zhdukur, shqiptari gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza në Heraklion

By: Ela
4 August 2025 at 12:12

Një 55-vjeçar shqiptar, i raportuar i zhdukur, është gjetur i pajetë në një rezervuar të ujërave të zeza në Dafnes, Heraklion. Trupi i tij u nxor nga ekipet e shpëtimit, të cilët shkuan në vendngjarje. Ata kryen një operacion pompimi të ujërave të zeza nën dyshimin e një shqiptari kishte rënë në rezervuar. 55 -vjeçari […]

The post U raportua i zhdukur, shqiptari gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza në Heraklion appeared first on BoldNews.al.

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

By: Ela
4 August 2025 at 12:07

Nga Boldnews.al “Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për […]

The post Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌