Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Pavarësisht sulmeve nuk është ndikuar”/ Gjikondi: SPAK, institucioni më i besuar. Nuk ka pushim për të as në gusht

31 July 2025 at 18:42

Juristja Brizida Gjikondi ka vlerësuar punën e SPAK ndër vite. Sipas saj është institucioni që shqiptarët kanë besim dhe që ka kthyer shpresën tek drejtësia.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi la të nënkuptohej se edhe gjatë muajit gusht nuk do të ketë pushime për SPAK dhe se mund të ketë “aksione” të radhës, ndërsa vlerësoi operacionin e fundit të goditjes së një grupi kriminal që merrej me mashtrime kompjuterike.

“Besoj që gushti nuk do ketë pushim për SPAK. Mund të ketë pushim për politikën shqiptare, por jo për SPAK dhe jo më jep disi shpresë. Dumani mendoj që është i njëtrajtshëm në profesionalizmin e tij. Por është e trishtueshme kur tha “që politika shqiptare mund të kufizojë hapësirën apo ndoshta edhe për ta mbyllur si institucion”. Por Shqipëria është një vend që ka nevojë për një institucion si SPAK për të rikthyer vlerën dhe moralin. Është shpresa e vetme pavarësisht sulmeve që i bëhen. Deri tani besoj se nuk ka arritur të ndikohet dhe të zbehë sulmin e saj ndaj të keqes”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

“PD i takon të shkuarës”, Gjikondi: Berisha dhe e vërteta nuk ecin në të njëjtin kah

31 July 2025 at 18:32

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se PD tashmë i takon të shkuarës dhe se sipas saj është pajtuar me fatin e trishtë të saj, “për të pasur një person me probleme në krye të saj”. Tanimë nuk u bën më përshtypje është apo jo Berisha non-grata sepse sipas saj i bashkon interesi dhe jo ideali.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi tha se PD duket se ka marrë totalisht pushimet dhe se sipas saj, nuk do të jetë çudi që në shtator të nisin sërish “teatrin” e tyre.

“Berisha dhe e vërteta nuk janë asnjëherë në të njëjtin kah. Ata janë thjesht lobues, kanë marrë një shumë të majme pagesash. Dhe një nga arsyet për t’i treguar DASH se kanë të bëjnë me një të moshuar mjeran, këto janë histori të njohura kush merret me ligje dhe amnisti”, tha ajo.

/abcnews.al/

Tiranë, ikin nënkryetarët e bashkisë/ “Zëvendësuesit e rinj, të duhurit”, Gjikondi: Kryeqyteti ka nevojë për rivitalizim

31 July 2025 at 18:29

As Bashkia e Tiranës nuk i shpëtoi rifreskimit. Këtë të enjte, katër nënkryetarët paraqiten dorëheqjen nga detyra. Deri më tani nga ky riorganizim nuk është prekur Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë detyrën e kryetares së komanduar.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi këto ndryshime në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar si një “rifreskim” dhe domosdoshmëri. Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se zëvendësuesit e rinj, janë emrat e duhur për Bashkinë.

“Bashkia e Tiranës ka nevojë për një rifreskim edhe për shkak të traumës që ka kaluar. Besoj që filozofia e Ramës do të ndikonte edhe në Tiranë. Në këtë hark kohor ku pritet që Rama të shpallë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës duhet me patjetër që të vazhdojë puna. Mendoj që kanë qenë vendime të duhura dhe mirëmenduar. Patjetër e nevojshme sepse ndihej impakti në qytetet i problemeve që kishte vetë administrata e Bashkisë. Edhe Veliaj me mospozicionin e tij të qartë nuk ka ndikuar për mirë për këtë klimë në bashkinë e Tiranës. Mendoj që është momenti i duhur që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.

/abcnews.al/

Korrupsioni/ Gjikondi: Administrata është vetë e kriminalizuar! Petraj: E përzgjedhur politikisht, kjo është e gabuar

29 July 2025 at 20:51

“Administrata është vetë e kriminalizuar”, kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story në ABC News. Deklaratë e cila solli edhe diskutim në panel.

“Ata që shkojnë në administratë aspirojnë vetëm të pasurohen. Kjo është dramatike. Këtë 10-vjeçar të fundit është akoma më rëndë. Nuk e kam dëgjuar kryeministrin të flasë kundër të korruptuarve qoftë si fenomen. Nëse ne nuk i vëmë emrin ne nuk kemi për t’u shëruar në shoqëri”, tha Gjikondi.

Gjithashtu juristja Gjikondi shtoi se sipas saj administrata është vetë e kriminalizuar dhe sipas sa, ata që shkojnë në administratë aspirojnë të pasurohen.

Nga ana e tij avokati Edmond Petraj tha se ne në vend kemi përzgjedhje e gabuar të administratës

“Ne e nisim me shpërdorim detyrë, të hedhim hekurat dhe më pas të ngarkojmë dhe me katër akuza të tjera. Administrata nuk punon do lirshëm. Nëse e kriminalizon duke e frikësuar që t’i vërviten prangat në çdo moment tregon që nuk ka liri dhe ndaj BE është fokusuar tek kjo anë. Administrata jonë është e përzgjedhur politikisht. Dhe mund të them që kemi përzgjedhje të gabuar të administratës”, tha ai.

/abcnews.al/

Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

24 July 2025 at 13:38

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në “News Line” në ABC News përplasjen dhe debatin mes Adritik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Gjikondi u shpreh se i njeh të dy personazhet, ndërsa e cilësoi si një shëmti konfliktin mes tyre, duke thënë se dha një shije jo të mirë lindjes së energjive të reja. Megjithatë sipas saj, në këtë histori i jep të drejtë (edhe pse jo të pastër), Adriatik Lapajt pasi sipas saj ka qenë personi që ka pasur më shumë impakt.

“Unë i njoh të dy personazhet sepse dikur kanë qenë pjesë e aktivizmit e shoqërisë civile dhe më ka lënë një shije të keqe. Sepse shëmtimi i atij debati nuk dëmtoi vetëm ata si forca politike, por dha një impakt negativ për çdo lindje të re apo energjie të re. Ata shëmtuan dhe i dhanë një hije jo të mirë personazhe që vijnë nga aktivizmi. Ata në listat e hapura vendosën vetën e tyre dhe në listat e mbyllura vendosën njerëz të afërm që të mos kishin pabesi dhe këtë formë e përdorën shumë. Nuk arritën t’i shkojnë deri në fund hapjes së listave. Në këtë histori i jap të drejtë zotit Lapaj edhe pse nuk është e drejtë e pastër, por sepse ka qenë personi që ka pasur më shumë impakt në terren”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

Vuloset 11 maji/ Gjikondi: Asnjë surprizë. Në listat e mbyllura Berisha vendosi “kamikazët” e tij

24 July 2025 at 13:25

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e ankimimit të PD për Elbasanin, Durrësi dhe Fierin duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se vendimi i sotëm nuk ishte aspak surprizë. Gjithashtu hodhi kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha se qëllimi i tij ishte vetëm zvarritja e procesit.

“Nuk ka asnjë surprizë e gjitha ka qenë pjesë e strategjisë së Berishës, për të zvarritur situatën. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Berisha të ketë njohur zgjedhjet. Por pritet që në shtator kjo “opozitë ligjore”, të rishikojë komplet qasjen e saj. Në listat e mbyllura ka zgjedhur të gjithë yzmeqarët e tij, ka synuar të ketë një grup të gatshëm që do jenë kamikazët e tij. Berisha ka qenë i vetëdijshëm se nuk ka pasur vjedhje në zgjedhje, dhe të gjithë komisionerët e tij nuk kanë pasur asnjë kontestim”, tha ajo.

/abcnews.al/

A ka jetë pas Kuvendit? Gjikondi: Në parlamentin e ri, më shumë pragmatistë se idealistë

17 July 2025 at 20:25

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News figurat që nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të 11 majit.

E ndalur tek deputeti i PS Lavdrim Krashi, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, Gjikondi tha se “që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk do të shihet si i preferuar”.

“Që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk është shumë i preferuar. Në rastin e tij patjetër që nuk je i preferuar. Në parlamentin e ri 82 prej deputetëve të mëparshëm nuk do jenë më. Raportin e ka të dhimbshëm sepse pjesa më e madhe janë pragmatistë dhe jo idealistë. Mendoj që është mirë të lëvizë uji, por pak mund të ketë peshë që dalin nga rrjeta pa dijeninë e kryetarit. Ajo që më dhëmb se siç mori zoti Jenishehri dhe zoti Gjuzi, gati mbi 1 milion e gjysmë rrogë, edhe deputetë do marrë nga buxheti i shtetit shqiptar. Sepse duhet marrë edhe mënyra se si zgjidhet se sa merita kanë. Rrogën e kanë 3 milion e kusur, por mendoj që pjesa më e madhe e tyre që kanë vegjetuar katër vjet pavarësisht se nuk kanë arritur të jetë përfaqësues, të marrin dhe mbi 1 milion e gjysmë lekë rrogë minimalja”, tha ajo.

“Vendimi për Malltezin, cinik”, Gjikondi: Bashkë me Berishën i kanë bërë presion të hapur drejtësisë

By: Rovena
7 July 2025 at 13:25

Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Ai u lirua nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt garancisë pasurore në vlerën 3 milionë lekë.

Avokatja Brizida Gjikondi kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, duke e liruar nga “arresti në shtëpi” dhe duke vendosur një garanci pasurore prej 3 milionë lekësh. Në një intervistë për ABC News, Gjikondi e cilësoi këtë vendim jo vetëm si cinik nga pikëpamja ligjore, por edhe si një shkelje morale, duke theksuar se një person i akuzuar për korrupsion galopant merr lehtësira që dërgojnë një mesazh shqetësues për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ajo nënvizoi se Malltezi dhe familja e tij kanë ushtruar presion të hapur ndaj institucioneve të drejtësisë dhe se vendime të tilla janë dëmtuese për besimin e qytetarëve dhe tregojnë lidhje të fshehta mes politikës dhe drejtësisë.

Gjikondi shtoi se SPAK ka të drejtë të ankimojë këtë vendim, i cili sipas saj është një goditje e rëndë ndaj luftës kundër korrupsionit në vend.

“Vendim cinik jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana morale. Ai akuzohet për korrupsion galopant! Një personi të korruptuar ti pranosh 30 milion lekë tregon edhe një herë që në Shqipëri që i korruptuari ka derën e hapur. Është e disata herë, ku unë kam parë që Malltezi nuk kanë respektuar asnjëherë institucionet. Kanë tentuar të ulin SPAK dhe institucionet e tjera dhe tani i japin garancinë për t’u liruar. Kjo tregon që kemi një influencë në politikë. Të vjedhësh miliarda lekë dhe të shkon si “Pinxho Kapella” dhe t’i pranosh 30 milionë lekë është cinizëm.

Është një presion i hapur, është dhe një goditje e hapur për drejtësinë. Malltezi bashkë me vjehrrin e tij i bëjnë presion të hapur drejtësinë. Këto lloj vendimesh janë një demoralizim për gjithë qytetarët që respektojnë drejtësinë. Janë dritëhije dhe lidhje të fshehta të politikës me drejtësinë. Ne nuk duhet që të ambientohemi me këtë lloj qasje. SPAK ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim që është marrë sot, sepse Malltezi ka ndikuar direk apo indirekt për të prishur provat, edhe kur ka qenë arrest në shtëpi. Ai të gjykohet për korrupsion dhe t’i marrësh lekët për garanci, për mua është një skandal i madh. Lekët e korrupsionit ia merr si garanci!”, tha Gjikondi./abcnews.al

 

“E çoi në Fier për t’i lënë në dorë…”/ Situata politike, juristja bën analizën e qartë: Bardhi, kurban i Berishës

3 July 2025 at 18:42

Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer para europianëve.

Në një intervistë televizive juristja Brizida Gjikondi, foli për situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo tha se kreu i PD Sali Berisha deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

“Berisha nuk ka integritet të lartë dhe nuk mban përgjegjësi. Ai asnjëherë nuk ka aspiruar për të fituar zgjedhje, sepse nëse do të kishte inspiruar të fitonte zgjedhjet, në lista do të kishte emra të tjerë”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Gjikondi e cilësoi Berishën si një njëri që është i pabesë, ndërsa për situatë me Gazment Bardhin, u shpreh se e la në Fier, vetëm për t”i lënë “në dorë dështimin”.

“Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, tha ajo.

Po ashtu Gjikondi u ndal edhe tek Jorida Tabaku duke thënë se e gjithë performanca e saj kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.

“Integrimi i Shqipërisë, është në interes të vendit, por kemi parë një qasje të pavërtetë për të nxirë vendin. Këta edhe gënjejnë , kanë vjedhur njëri tjetrin. E pamë “mbretin lakuriq” me këto hapje kutish”, tha mes të tjerash juristja.

The post “E çoi në Fier për t’i lënë në dorë…”/ Situata politike, juristja bën analizën e qartë: Bardhi, kurban i Berishës appeared first on Sot News | Lajme.

“Dush”, Bashkisë së Vlorës/ Gjikondi: Rama ka bërë “një tërmet” të duhur

3 July 2025 at 18:41

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar bashkëkryetarët e degës së PS në Vlorë. Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura Rama vuri theksin tek një riformatim i thellë i strukturave vendore dhe zëvendësimin e tyre me kuadro të rinj.

Juristja Brizida Gjikondi, gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, tha se një lëvizje e tillë ishte e domosdoshme sipas saj në Vlorë. Gjikondi e cilësoi këtë lëvizje, si një “tërmet të duhur.

“Vlora ka shumë probleme në menaxhimin e saj. Zoti Rama e di se si i imagjinon gjërat, mendoj që ka bërë “një tërmet” të duhur. Mendoj që ishte një gjë e duhur. Pasi nuk kanë ditur të menaxhojnë as rrugët e qytetit. Mendoj që zoti Rama po nusëron për herë të katërt dhe besoj se e ka sfidë për imazhin e tij. Kam përshtypjen se do i japë një mundësi të mirë zhvillimit”, tha ajo.

Një koment e dha edhe për seancën e fundit parlamentare, duke u shprehur se parlamenti sot ishte thjesht një homazh.

/abcnews.al/

“Bardhi, kurban i Berishës”/ Gjikondi: E çoi në Fier për t’i lënë në dorë dështimin

3 July 2025 at 18:35

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, foli për situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo tha se kreu i PD Sali Berisha deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer para europianëve.

“Berisha nuk ka integritet të lartë dhe nuk mban përgjegjësi. Ai asnjëherë nuk ka aspiruar për të fituar zgjedhje, sepse nëse do të kishte inspiruar të fitonte zgjedhjet, në lista do të kishte emra të tjerë”, tha ai.

Gjatë intervistës, Gjikondi e cilësoi Berishën si një njëri që është i pabesë, ndërsa për situatë me Gazment Bardhin, u shpreh se e la në Fier, vetëm për t”i lënë “në dorë dështimin”.

“Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, tha ajo.

Po ashtu Gjikondi u ndal edhe tek Jorida Tabaku duke thënë se e gjithë performanca e saj kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.

“Integrimi i Shqipërisë, është në interes të vendit, por kemi parë një qasje të pavërtetë për të nxirë vendin. Këta edhe gënjejnë , kanë vjedhur njëri tjetrin. E pamë “mbretin lakuriq” me këto hapje kutish”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Dosja “Partizani”, Gjikondi: Berisha po e trajton çështjen politikisht, do shikojmë një telenovelë të gjatë me zvarritje

30 June 2025 at 20:38

TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” tha se Sali Berisha po trajton dosjen “Partizani” politikisht.

Ajo theksoi se ky proces në ngarkim të Berishës do të zvarritet shumë gjatë, madje shtoi se nuk përjashtohen as protestat para SPAK.

“Berisha këtë çështje po e trajton vetëm politikisht. Ai nuk po merret me thelbin e dosjes dhe me përgjegjësitë e tij.

Kjo u kuptua që në seancën përgatitore, në të cilën ai  nuk kërkoi gjykim të shkurtuar, sepse pot ë kërkosh gjykim të shkurtuar automatikisht ti propanon një pjesë të fajësisë, për aq kohë sa nuk e kërkoi, kjo tregon se Berisha do ta trajtojë politikisht këtë çështje.

Do shikojmë një telenovelë të gjatë me zvarritje, me akuza, protesta para SPAK dhe këtë që ka bërë këtë sa ka.

Nuk ka më skrupuj, s’ka çfarë të humbasë, atij i ka plasur cipa, edhe me zgjedhjet doli blof me rihapjen e kutive, edhe me provat, sepse e dosja e SPAK është në sytë e të gjithëve”, tha ajo./abcnews.al

Klosi: Qeveria s’bën politikë me drejtësinë/ Gjikondi: Tolerancë e frikshme ndaj korrupsionit

By: Rovena
19 June 2025 at 21:09

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste theksoi se detyra e qeverisë nuk është të ndërhyjë në drejtësi apo të bëjë politikë me gjyqësorin, por të minimizojë hapësirat që krijojnë korrupsion brenda administratës publike.

Ai vuri në dukje përparimet në digjitalizimin e shërbimeve, të cilat sipas tij, kanë reduktuar ndjeshëm korrupsionin e përditshëm që shpesh çon drejt korrupsionit të nivelit më të lartë. Megjithatë, ai pranoi se sfidat mbeten dhe se lufta kundër këtij fenomeni është ende në zhvillim e sipër, me synimin për ta bërë më të madhe dhe më të efektshme.

“Detyra e qeverisë nuk është që të bëjë politikë me gjyqësorin, por që të ngushtojë të gjitha hapësirat që krijojnë korrupsion në administratë. Këtu hyjmë që nga shërbimet online, të gjitha mundësitë që kanë administratorët, pra gjithë ai korrupsioni i vogël, që pastaj krijon atë korrupsionin e madh, pra nuk është më. Të gjitha shërbimet sot janë online dhe po investohet më shumë në sektorin digjital. A ka probleme?! Sigurisht që ka probleme, ka pasur ka dhe do të ketë, ndërkohë që lufta ka qenë e vogël, por bëhet e madhe dhe ka për t’u bërë akoma më e madhe ndaj këtyre fenomeneve”, tha Klosi.

Por, retorika e Blendi Klosit u kundërshtua nga juristja Brizida Gjikondi. Gjikondi reagoi ashpër ndaj qëndrimit të mazhorancës përballë korrupsionit, duke e akuzuar për mungesë të vullnetit real dhe moral në luftën kundër këtij fenomeni.

Juristja shtoi se pavarësisht strukturave të ngritura nga kryeministri Rama, si komisionet kundër korrupsionit, nuk ka pasur asnjëherë një qëndrim të qartë moral kundër tij. Ajo shtoi se korrupsioni jo vetëm që nuk është frenuar, por “çerdhja e zyrtarëve të korruptuar” vazhdon të lulëzojë, ndërsa kritikoi edhe arrogancën e kryeministrit në menaxhimin e pushtetit.

“Unë mendoj se mazhoranca ka një tolerancë të frikshme ndaj korrupsionit. Mua gjithmonë më është dukur e çuditshme që Rama ngre ministri, dhe komisioni kundër korrupsionit, por asnjëherë nuk kam parë një ligjërim tamam moral, kundër korrupsionit. Nuk ka frymë kundër korrupsionit. Rama nuk ka vetëm probleme me korrupsionin, por dhe arrogancë. Çerdhja e zyrtarëve të korruptuar vazhdon lulëzon”, tha Gjikondi./abcnews.al

“Ligji i dekriminalizimit, vullnet i PS”/ Klosi: Drejtësia e re, falë mbështetjes së socialistëve

19 June 2025 at 20:55

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Blendi Klosi u shpreh se ligji i dekriminalizimit është vullnet i PS. Ai shtoi se PS ka treguar se ka punuar me përkushtim dhe se besimi i qytetarëve tek drejtësia e re, ka treguar që kjo drejtësi godet.

Ndërsa shtoi se gjithashtu kjo është një tjetër arritje, garant e cila ishte Partia Socialiste, vetëm që drejtësia të jetë e pavarur.

“Ky sistem, unë them që është shumë i mirë. Ligji i dekriminalizimit është vullnet i PS, votë e pastër e Edi Ramës. Drejtësia e re është votë e PS, garant ishte PS. Njerëzit na votuan. Vullneti i Edi Ramës ka bërë që të kemi vetëkontroll”, tha ai.

Nga ana e saj Gjikondi u ndal te Kodi Elektoral, duke nënvizuar se asnjëherë nuk mund të thuhet që nuk do të ketë ndryshime.

“Nuk besoj se duhet të vë bast që nuk do ketë ndryshime, sepse atë e vendos Edi Rama. Sa për Shqipërinë të hapet në një listë të vetme, mendoj që ja vlen. Modele ka, nuk mund të thuash që nuk do e bëjmë dot këtë”, tha ajo.

/abcnews.al/

“Kuvendi i ri, opozitë pa risi”, Gjikondi: Një PD me në krye Berishën nuk ofron alternativa

By: Rovena
16 June 2025 at 18:35

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin Neës Line në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe pozicionimin e deputetes Jorida Tabaku.

Ajo kritikoi ashpër rikthimin e Tabakut dhe retorikën e saj në Kuvend, duke e cilësuar këtë veprim si “ambicie më të madhe se morali” dhe duke e akuzuar se po dëmton figurën e saj publike.

Sipas Gjikondit, nën drejtimin e Berishës, Partia Demokratike nuk ka më potencial për risi apo garë reale, veçanërisht në zgjedhjet lokale, ku ajo parashikon mungesë konkurrence të opozitës përballë kandidatëve të mazhorancës në Tiranë.

“Tabaku kishte mbajtur të njëjtin ligjërim, kishte thënë të njëjtën gjë që problemin e ka mazhoranca jo ne. Kjo është kur ambicia është më e madhe se morali. Zonja Tabaku po hedh dëm në të gjithë imazhin dhe personalitetin e saj që nuk ka pasur nevojë për një tutor, aq më tepër për një tutor si Berisha. Nuk besoj e ka njerëz më integritet dhe me moral afër Berishës.

Mendoj se për aq kohë sa të jetë Berisha të kemi njerëz me risi. Nuk besoj se do të kemi më asnjë surprizë në PD, me atë miell nuk pres që të bëhet një bukë e re. Në atë parti nuk do të kemi asnjë risi, fatkeqësisht, sepse të gjithë demokratët do të donin që të opozita të bëhej zëri i tyre. Më shumë ka një agjendë politike, se sa të merret me interesat e qytetarëve.

Në zgjedhjet lokale, unë mendoj se Tirana është kryesorja, është metropoli i Shqipërisë, unë mendoj se është mes zotit Gonxhe dhe zonja Balluku, për shkak të meritave edhe të zgjedhjeve të fundit parlamentare, pasi kanë dhënë prova se si bëhen projektet. Kanë të drejtën morale që ta kenë atë pozicion. Mendoj se nga ana e opozitës nuk do të ketë një garë. PD, nuk ka asnjë kandidat me “shtyllë kurrizore”. Berisha nuk ka ambicie të fitojë Tiranën, ai çuditet me kaq sa mori”, tha Gjikondi./abcnews.al

“Rinumërimi në Fier, telenovelë e Berishës”/ Gjikondi: Do e nxjerrë bllof, i jep kohë të shtyjë përballjen me të vërtetën

By: Re Nato
9 June 2025 at 18:26

Juristja Brizida Gjikondi thotë se rinumërimi i votave për qarkun e Vlorës, është telenovelë e Sali Berishës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se rinumërimi do e nxjerrë bllof Berishën.

“Mendoj se është vazhdim i telenovelës së Berishës. Pa hapjes së kutive të Vlorës, rezultoi një bllof treni bullga.  Mendoj se do jetë bllof, nuk do lëvizin mandatet. Nga PS nuk ka pasur rezistencë. Në kuadër të transparencës le ta hapin. Sa për çështjes e Zegjinesë dhe Bardhin, Zegjineja u tregua më burrë. Mund të thuash m’i kanë vjedhur votat, treni bullgar, do rezultojë një bllof, por atij i jep kohë, për të shtyrë përballjen me realitetin dhe rezultatin. Berisha ka ulur Shqipërinë, ka ulur shqiptarët. Në gjuhën e tij ka vrasje, drogë. Ai është agresiv, vëlla vrasës, përçarës. Nuk ka pikë dashurie për Shqipërinë. Dëmi që sjell Berisha është gjigand, për klimën që krijon. Mbars njerëzit, mbars turmat. Për zjedhjet, jam e bindur që nuk e beson askush. Që nga familja e tyre natyrale, politike dhe gjithë shqiptarët, e dinë që Berisha ka hallin e tij personal”, theksoi ajo./abcnews.al

Hapen kutitë, por s’ka shkelje/ Gjikondi: Berisha hileqar, pretendimi për “trenin bullgar” rezultoi blof dhe gënjeshtër e madhe

4 June 2025 at 18:31

TIRANË– Bie alibia e Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura. Pasi u hapën disa kuti në qarkun e Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se pretendimet e Sali Berishës janë përpjekje dinake me anë të të cilave po përpiqet të blejë kohë.

Sipas saj, Sali Berisha me pretendimet e ngritura synon të justifikojë humbjen e zgjedhjeve dhe moszbatimin e nenit “Basha” në statutin e PD, i cili parashikon se kur kryetari humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“Nuk ka asnjë surprizë, por ka thjesht konfirmim. Hilet e Berishës dhe kastës së tij po përkëdhelen goxha. Ai kërkon këtu, që mos të zbatohet neni i famshëm Basha, dhe me ketë ai duhet të ishte larguar nga drejtimi i PD. Janë hile të shëmtuara dhe dinakëri, që përpiqen ta mbajnë Shqipërinë mbrapa. Treni bullgar rezultoi se është një blof dhe një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Gjikondi.

Gjatë diskutimit në studio, analistja u pyet nëse shikon premisa për ndryshime në Partinë Demokratike dhe për këtë Gjikondi artikuloi këtë përgjigje:

“Nuk ka pikë emocioni edhe kur flet. Ai aktron rolin e  viktimës. Janë një grup njerëzish në PD, të cilët janë zhburrëruar. Gaz Bardhi është në rrugën e largimit nga PD, dhe Berisha mban fort Tabakun. Për aq koha sa është Berisha në krye të asaj partie, që është si korja e infektuar që i rri sipër, nuk besoj se do ketë gjëra të reja”, u shpreh ajo./abcnews.al

Berishës i kërkohet dorëheqja/ Gjikondi shpjegon statutin e PD: Ka humbur, ditën që certifikohen zgjedhjet nga KQZ, s‘është kryetar partie

13 May 2025 at 21:13

Juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie

Gjikondi e shpjegoi këtë fakt lidhur me statutin e Partisë Demokratike, që siç nënvizoi ajo është ndryshuar nga vetë Berisha.

“Statusi i ndryshuar nga vetë Berisha, është shumë qartë dhe thotë “në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin. Nuk thotë që partia duhet t’i pranojë apo jo. Pra mjafton që shpallen nga KQZ, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati i kryetari përfundon me njëherë për shkak të statutit, kryetarit nuk i lejohet kandidimi. Pra nuk është me fare në dorë të Berishës, e jep apo jo dorëheqjen. Ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie”, tha ajo.

/abcnews.al/

Flamur Noka kërcënon qytetarët në Vorë/ Gjikondi: PD të deklarojë humbjen, është një kapitullim

By: Rovena
11 May 2025 at 12:48

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar me tone shumë të ashpra disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë. Megjithëse ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që eksponentë të PD-së shkaktojnë incidente dhe parregullsi në procesin zgjedhor.

Avokatja Brizida Gjikondi tha se ky është një kapitullim, sipas PD duhet që më mirë të dalë dhe të deklarojë humbjen.

“PD të dalë në deklaratë dhe të pranojë humbjen, është një kapitullim. Kërcënimi i sekretarit të partisë, Flamur Noka dhe që kërcënon qytetarit është skandal. Ata kot e kërkojnë kundërshtarin tek Partia Socialiste, ata kundërshtarin e kanë mes njëri-tjetrit”, tha Gjikondi./abcnews.al

Zgjedhjet e teta si kryetar i PD/ Gjikondi: Që prej 30 vitesh në politikë, Berisha nuk ka të njëjtin entuziazëm

By: Rovena
11 May 2025 at 10:38

Kreu i PD, Sali Berisha dhe familja e tij ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në shkollën 9-vjeçare “Kosova”. Avokatja Brizida Gjikondi në ABC News tha se nuk ishte in njëjti entuziazëm nga ana e Berishës dhe simpatizantëve të PD.

Gjikondi u ndal dhe tek premtimet e Berishës në fushatën elektorale sidomos për pensionistët, sipas avokates kjo lidhet dhe me moshën e thyer të kreu të PD. Sipas saj Berisha duket sikur u kupton më mirë pensionistët, por është tepër vonë sepse kur ka qenë në pushtet nuk ka bërë asgjë

“Ne tani që njohim Berishën prej gati 30 vitesh, nuk kishte atë entuziazmin e zakonshëm. Premtimin e parë qe tha për pensionistët, ndoshta është person i moshës së tretë dhe i kupton më mirë, por është shumë vonë. Dihet se nuk ka një pjesëmarrje atje ku duhet të kishte, por për hir të së vërtetës është mirë që të gjithë shqiptarët të votojnë. Mendoj që qoftë edhe në kryq në votim, që tregon një lloj reagimi nevojitet”, tha Gjikondi./abcnews.al

❌
❌