Tanimë është zyrtare, Osimhen është përfundimisht i Galatasarayt për 75 milionë euro
Pas një sezoni huazim të suksesshëm te Galatasaray, Victor Osimhen po e mbyll zyrtarisht kapitullin e tij me Napoli. Sulmuesi nigerian është transferuar përfundimisht te klubi turk, i do të paguajë 75 milionë euro për shërbimet e tij.
Osimhen mbërriti sot në Stamboll dhe u prit me entuziazëm nga tifozët e Galatasaray, të cilët e konsiderojnë atë një nga yjet kryesorë të skuadrës për sezonin e ri.
Nga kjo shumë, 40 milionë euro do të paguhen menjëherë te Napoli, ndërsa pjesa tjetër është planifikuar të shlyhet në vitin 2026. Marrëveshja është arritur dhe ka marrë miratimin e të gjitha palëve të përfshira.
ONLY GALA
pic.twitter.com/mZ9filqIfg
— Galatasaray EN (@Galatasaray) July 30, 2025
Sulmuesi 26-vjeçar shkëlqeu te Galatasaray sezonin e kaluar, duke shënuar 32 gola në 37 ndeshje, duke u bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.
Napoli përfiton një shumë të konsiderueshme nga ky transferim, duke mbyllur një kapitull të suksesshëm me sulmuesin nigerian.
Osimhen tashmë është pjesë e Galatasaray dhe pritet të luajë një rol kyç në përpjekjet e klubit për të fituar tituj në futbollin turk dhe në garat evropiane.
Fansat e Galatasaray presin me padurim të shohin performancat e sulmuesit nigerian, i cili tashmë konsiderohet një lider i ri i ekipit. /Telegrafi/
The post Tanimë është zyrtare, Osimhen është përfundimisht i Galatasarayt për 75 milionë euro appeared first on Telegrafi.