Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 July 2025Main stream

Britani/ Aksidentohet autobusi me nxënës në Minehead, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

17 July 2025 at 22:31

Britani- Një aksident ka ndodhur pranë Minehead Somerset. Një autobus me nxënës është aksidentuar, ndërsa po ktheheshin nga një ekskursion ditor.

Sipas policisë, në autobus ndodheshin 60 deri në 70 persona. Fatkeqësisht një fëmijë ka humbur jetën nga përplasja, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital për trajti mjekësor.

Në vendngjarje ndërhynë tetë automjete zjarrfikëse, për ekipet emergjence për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.

/abcnews.al/

Sulmi në Kishën në Gaza/ Netanyahu shpreh keqardhjen, pranon se ishte një gabim

17 July 2025 at 22:05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku mbetën të vrarë tri persona.

Netanyahu e ka cilësuar një “tragjedi”, ndërsa shtoi se ndaj dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të plagosurve.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një e shtënë e paqëllimshme goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza. Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve dhe besimtarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë, tha se Donald Trump ka telefonuar kryeministrin Netanyahu, pas sulmit ndaj kishës. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se Netanyahu pranoi se ishte një “gabim”.

/abcnews.al/

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 July 2025 at 21:39

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit Zelensky me emërimet e reja?

Parlamenti ukrainas e ka konfirmuar ish-Ministren e Çështjeve Ekonomike Yulia Svyrydenko si Kryeministren e re. Paraardhësi i saj, Shmyhal, do të bëhet Ministër i Mbrojtjes.

Zërat për ndryshime në qeveri kanë kohë që kanë qarkulluar në Ukrainë tani ato janë bërë realitet. Të mërkurën, parlamenti ukrainas miratoi dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shpërbë automatikisht. Shmyhal kishte shërbyer më parë për më shumë se pesë vjet – më gjatë se çdo kryetar tjetër qeverie ukrainas para tij. Dy ditë më parë, Presidenti Volodymyr Zelensky kishte propozuar ish-Ministren e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko në krye të qeverisë së. 39-vjeçarja kishte qenë më parë zëvendëse e Shmyhal dhe u bë e njohur gjatë negociatave disajavore për një marrëveshje për lëndët e para me Shtetet e Bashkuara,  e cila u nënshkruan në Uashington në fund të prillit. Svyrydenko dëshmoi të ishte një negociatore e fortë.

Zelenskyi tha se ishte e nevojshme të ristrukturohej ekzekutivi në vend, mënyrë që të zbatoheshin marrëveshjet e arritura me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas deklaroi se priste së shpejti një program të ri qeveritar.

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij. Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”.

Studiuesi i shkencave politike dhe bashkëthemeluei i Platformës Kombëtare për Qëndrueshmëri dhe Kohezion, Oleh Saakyan, është i mendimit, se parlamenti do të votojë për këtë rezolutë për shkak të oportunitetit politik, duke injoruar ligjet. Saakyan argumenton se ky ndryshim i qeverisë “është i vonuar”, në fakt ai ishte planifikuar për vitin 2024.

Arsyet kryesore për këtë janë tensionet e vazhdueshme brenda qeverisë dhe “një numër problemesh të dukshme të menaxhimit” në fusha të ndryshme të politikave qeverisëse – nga sektori i mbrojtjes te infrastruktura dhe politika sociale. “Qeveria dëshiron të qetësojë publikisht disa nga këto tensione. Ata duan të fitojnë ‘kredibilitet të ri’, si të thuash, në kohën e duhur”, thekson eksperti.

Ndërsa Volodymyr Fesenko, politolog dhe kreu i Qendrës Ukrainase për Studimet Politike të Aplikuara “Penta”, dyshon megjithatë se ndryshimi i kreut të qeverisë do të sjellë ndryshime të mëdha politike të brendshme. “Vendimet kryesore politike do të vazhdojnë të merren në zyrën presidenciale dhe Svyrydenko, ashtu si qeveria, do t’i zbatojë ato”, tha Fesenko. Svyrydenko, që më parë ka qenë zëvendëskryetare e administratës presidenciale nën Andriy Yermak, konsiderohet si e besuara e Zelensky-t dhe një politikane e re dhe dinamike që potencialisht mund të sjellë qasje të reja. Fesenko thekson se Svyrydenko ka “përvojën e nevojshme në punën në kushte lufte dhe në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare”.

Petro Oleshchuk, ekspert i politikës në Universitetin Taras Shevchenko në Kiev, beson se pavarësisht disa skandaleve të korrupsionit në kabinetin qeveritar, Zelensky dëshiron të tregojë se ai ende ka një ekip që do të vazhdojë të punojë me të – aq më tepër që qeveria nuk do të ndryshohet plotësisht dhe një numër ministrash do të mbeten në detyrë.

Edhe Denys Shmyhal nuk pritet të largohet plotësisht nga qeveria, përkundrazi pritet të bëhet Ministër i Mbrojtjes. “Transferimi i Shmyhal në një pozicion tjetër brenda qeverisë synon të tregojë se nuk ka mosmarrëveshje të brendshme. Këto janë thjesht ndryshime personeli brenda një ekipi”, tha Oleshchuk për DW.

Nga ana tjetër, eksperti Oleh Saakyan beson se ndryshimi i pjesshëm i qeverisë tregon një mungesë akute të personelit të kualifikuar dhe të besueshëm. Ministrat e rinj dhe ata aktualë janë të detyruar të japin rezultate shpejt. Saakyan është skeptik në lidhje me perspektivat afatgjata. “Kjo është një dozë adrenaline për qeverinë aktuale. Por nuk do ta ndryshojë në thelb cilësinë”, thekson eksperti politik ukrainas.

Ndërkohë, Presidenti Zelenski ka përcaktuar tashmë prioritetet kryesore për qeverinë e re të ardhshme, duke përfshirë rritjen e prodhimit vendas të armëve, zhvillimin e projekteve të mbrojtjes dhe liberalizimin gjithëpërfshirës të ekonomisë./DW/

Gjikondi: Berisha, simbol i korruptimit moral! Krashi: Sistemi i pastër mazhoritar është më përfaqësues

17 July 2025 at 21:08

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh kritike ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe mazhorancës. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi tha se Berisha është simbol i korruptimit moral.

“Rama është fiksuar të lë emër të quhet “Koha e Ramës”. Është me idenë e tij përtej të majtës dhe të djathtës. Por tani nuk ka PS, ka Edi Rama tani. Unë mendoj që Edi Rama nuk mund të mbysë opozitarizmin. Bashkë me Berishën bënë një Kod Zgjedhor, bënë një gjë aq dinake sa vota në Vlorë nuk është e barabartë me votën në Kukës. Nuk ka pse të ketë shqiptarë të nivelit të dytë dhe shqiptarë të nivelit të parë. Është një sistem zgjedhor dinak…Të përfaqësosh Berishës deri të hënën që është simbol i korruptimit moral të shqiptarëve dhe të martën të më ma bësh, drejtor të Kadastrës Vlorë, tani nuk e di se si ai person paska kaluar lumin Jordan dhe ai është bekuar dhe është larë. Ata kanë bërë sistemin ata kanë ndërruar komisionerët”, ka thënë ndër të tjera juristja Brizida Gjikondi.

Ndërkohë “Procesi i rinumërimit u komentua në emisionin “Real Story” nga deputeti Lavdrim Krashi.

Gjatë fjalës së tij ai tha se sipas tij “numëruesit duhet të ishin profesionistë.

“Nëse ka një gjë që unë kam kërkuar është “që numëruesit duhet të jenë profesionistë. Unë vij nga një vend ku zgjedhjet numërohen nga profesionistë jo militant partie. Unë bie dakord që sistemi i tanishëm duhet rishikuar dhe duhet ndryshuar. Unë kam mendimin tim…Jam i qëndrimit që rajonet duhet të jenë njësoj. Por duhet të nxjerrin të njëjtin numër deputetësh, por unë sërish mbetëm i mendimit që sistemi i pastër mazhoritar është më i miri”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

“Asnjë sistem politik nuk është perfekt”/ Krashi: Reforma territoriale është e domosdoshme

17 July 2025 at 20:50

“Reforma territoriale është shumë e domosdoshme”, kështu u shpreh deputeti i PS gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu foli edhe për akuzat mes palëve politike, opozitës dhe pozitës, duke thënë se opozita dy vite i ka shpenzuar vetëm duke djegur karrige.

“Asnjë sistem politik nuk është perfekt. Sistem që të jenë të gjithë dakord nuk ka. Por i vihet detyrë PS, dhe Edi Ramës që të gjendet një sistem që të fitojë opozita.

Unë hyj tek ata që kam kërkuar reformë territoriale në Shqipëri. Patjetër që ka njerëz shumë të kualifikuar në administratë publike, por ka edhe problematika. Në Tiranë unë vë re që respektojnë shenjat në rrugë, më shumë kafshët endacake se sa njerëzit. Pra jemi përpara situatë ku patjetër që ka nevojë për adresim”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

A ka jetë pas Kuvendit? Gjikondi: Në parlamentin e ri, më shumë pragmatistë se idealistë

17 July 2025 at 20:25

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News figurat që nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të 11 majit.

E ndalur tek deputeti i PS Lavdrim Krashi, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, Gjikondi tha se “që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk do të shihet si i preferuar”.

“Që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk është shumë i preferuar. Në rastin e tij patjetër që nuk je i preferuar. Në parlamentin e ri 82 prej deputetëve të mëparshëm nuk do jenë më. Raportin e ka të dhimbshëm sepse pjesa më e madhe janë pragmatistë dhe jo idealistë. Mendoj që është mirë të lëvizë uji, por pak mund të ketë peshë që dalin nga rrjeta pa dijeninë e kryetarit. Ajo që më dhëmb se siç mori zoti Jenishehri dhe zoti Gjuzi, gati mbi 1 milion e gjysmë rrogë, edhe deputetë do marrë nga buxheti i shtetit shqiptar. Sepse duhet marrë edhe mënyra se si zgjidhet se sa merita kanë. Rrogën e kanë 3 milion e kusur, por mendoj që pjesa më e madhe e tyre që kanë vegjetuar katër vjet pavarësisht se nuk kanë arritur të jetë përfaqësues, të marrin dhe mbi 1 milion e gjysmë lekë rrogë minimalja”, tha ajo.

“Puna ime në Kuvend, e 15-ta në karrierë”/ Krashi: Të jesh deputet, përgjegjësi e privilegj i madh

17 July 2025 at 20:19

Deputeti i PS Lavdri Krashi, në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi skenën politike shqiptare. Krashi gjatë intervistës, u shpreh se të qenit deputet është një përgjegjësi, por edhe privilegj i madh. Megjithëse do t’i mungojë parlamentit të ri, ai shtoi se mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve është të qënurit kritik konstruktiv, duke shtuar se një gjë të tillë nuk ka ngurruar ta bëjë.

“Të gjithë kandidatët për deputetet për mua janë njerëz të papunë që gjatë fushatës elektorale janë në intervista pune. Ndërkohë qytetarët e kanë të qartë se kush është qasja e qeverisë dhe nëse u pëlqen vazhdojnë me të. Për mua si një anëtar i parlamentit puna 2021-2025 ka qenë puna e 15 dhe krejt natyrshëm do kaloj nga puna e 15 në punën e 16.  Të qenit anëtar i parlamentit, është përgjegjësi dhe privilegj i madh, në kuptimin e saj se çfarë përfaqëson, shërbëtor publik, jo abuzues publik. Kjo është një përgjegjësi publike kështu e kam parë dhe vazhdoj ta shikoj edhe tani që nuk jam. Dua të them që ka një sërë faktorësh që merren parasysh para se të vendoset, nuk të merr njeri mezor, edhe qëndrimi që mban tregon shumë. Unë mendoj që mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve është të qenit kritik konstruktiv. Puna më e madhe është në komisionet parlamentare dhe prandaj ne ndahemi në komisione të ndryshme parlamentare për të dhënë eksperiencën në të mirë të vendit. Patjetër partitë politike kanë forumet e tyre, kanë nga ata që bëjnë kompromis, unë nuk e fus veten tek ata. Nëse ka diçka të gabuar unë do ta them”, tha ai.

/abcnews.al/

Plagosja në Sarandë/ Policia gjen një armë zjarri në çantën e të lënduarve

17 July 2025 at 19:44

Një armë zjarri tip pistoletë, e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën të rinjtë nga Kamza.

Burime bëjnë me dije se arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve, Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Policia po heton lidhje të mundshme të plagosjes, edhe me ngjarje të tjera të ndodhura në Sarandë, ndërkohë që bashkë me FNSH po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit, të cilën e ka marrë me vete.

Për ngjarjen në kërkim janë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42 vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35 vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në ngjarje mund te ketë te tjerë persona të përfshirë, për të cilët po vijojnë hetimet.

Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, teksa ata janë duke u mjekuar në Spitalin e Traumës në Tiranë pas transportit me helikopter nga Spitali Sarandës.

/abcnews.al/

Osmani: Nuk manipulova fjalën e Trump/ Presidentja: Unë deklarova atë që kuptova

17 July 2025 at 18:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk i ka interpretuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, por ka thënë atë çfarë ajo kuptoi nga fjalët e tij.

Në një dalje për mediat Osmani tha se e vlerëson rolin e Trump dhe kontributin e tij për paqen dhe theksoi se deklarata e saj ishte në drejtim të këtij vlerësimi pozitiv që ajo ka për kreun e shtëpisë së bardhë.

“Lidhur me këto deklarata shumë konkrete, kam thënë, mënyra se si e kuptojmë ne, pra nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por e kam treguar si e kam kuptuar unë si Presidente e Republikës së Kosovës, në qoftë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është ndryshe, besoj që mund të ju drejtoheni”, është shprehur Osmani.

Osmani përsëriti se ajo kishte marrë informacione në fund të muajit maj se Serbia po ndërmerrte veprime në kufi me Kosovën.

Ajo tha se pas marrjes së këtyre informatave ka takuar institucionet e sigurisë në vend dhe ka informuar e ka kërkuar mbështetje nga aleatët e sigurisë

“Në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave kemi pas takime me institucione të sigurisë të cilat me raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizimin e duhur për mbrojtjen e vendit”, ka thënë më tej ajo.

Deklaratat e Osmanit erdhën pasi I dërguari special, Richard Grenell e akuzoi atë për manipulim të qëllimshëm të fjalëve të Donald Trump. Sipas Grenell, nuk ka patur asnjë informacion nga inteligjenca amerikane për ndalim sulmi siç Osmani pretendoi ne fjalën e saj në Washington pak dite me parë.

Lapaj-Shabani, telenovela vazhdon/ Pas dajës, e treta në listën e mbyllur kërkon mandatin

17 July 2025 at 18:15

Meqë mandatin nuk mund ta gëzojë dot vetë të paktën ta mbajë brenda partisë së tij. Një ditë pas zyrtarizimit të divorcit, Lapaj është i vendosur të hakmerret ndaj Shabanit.

E treta e listës së mbyllur të Tiranës kërkon nga KQZ mandatin. Me këtë lëvizje Lapaj po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Duke e detyruar të tërheqë gjithë familjarët e vete dhe ti lerë mandatin atij.

Telenovela verore Lapaj-Shabani nuk ka të mbaruar. Kësaj radhe, Adriatiku ka vendosur ti përgjigjet me të njëjtën monedhë aleatit të tij.

Një kandidate, e treta në listën e mbyllur të Tiranës, ka bërë ekzaktësisht atë që bëri daja e Endrit Shabani, Zeqir Kordhoni.

Kleana Xhuveli kërkon nga KQZ ti revokojë dorëheqjen e ti japë mandatin e vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Por kjo është lëvizja e dyfishtë e Lapajt.

Nga njëra anë, pas veprimeve të Shabanit dhe dajos së tij, Lapaj po kërkon që me çdo kusht mandati ti mbetet partisë së tij, nga ana tjetër ai po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Tashmë nga Zeqir Kordhoni, steka në listën e mbyllur është ngritur tek dy kandidatët e parë. E para është Ana Dajko, familjare e Lapajt, kurse e dyta, Livia Stavri, partnerja e Endrit Shabanit.

Pra Lapaj pas kësaj lëvizje, po detyron Shabanin të bëjë dy zgjedhje, pas dajos, të detyrojë edhe partneren të bëhet deputete, ose në të kundërt të tërheqë gjithë familjarët e tij e ti japë mandatin Lapajt.

Ose në fund do të jetë Ilirjan Celibashi që do të vendosë. Kur mendoi se u nis me pushime pasi mbylli hesapet me të vjetrit, do i duhet ti ndalojë pak kohë për të rinjtë.

/abcnews.al/

EMRAT/ Detaje nga plagosja në Sarandë, autorë të dyshuar dy vëllezër, në kërkim nga policia

17 July 2025 at 17:33

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre persona. Policia është vënë në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes.

Në kërkim të tyre edhe forca të FNSH. Të dyshuarit janë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjec, vellai tij.

Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

/abcnews.al/

Kurti braktis Kuvendin për Greqinë/ Tensione në sallën e Kuvendit, dështon për herë të 48-të konstituimi

17 July 2025 at 16:35

Kosova po merr flakë, ndërsa kryeministri i saj ne detyre po freskohet brigjeve të Mesdheut në Greqi.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk e ka lënë pa komentuar këtë lëvizje “në mes të sezonit politik” të kreut të AAK, edhe pse kryesuesi i seancës Avni Dehari ja dha fjalën për të propozuar anëtarin e saj për komisionin për zgjedhjen me votë të fshehte të kryetares së Kuvendit.

“AAK-ja e ka kandidatin, por sot paska shkuar në pushime në Greqi, Albin Kurti, dhe është e pamundur…”, ka thëne deputetja e AAK Time Kadrija.

Kjo ka bërë që kryesuesi i seancës, më zë të lart të kërkoj nga regjia që t`i ndërpritet fjala deputetes së AAK-së, ashtu sikurse edhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës në parlament nga radhët e PDK apo LDK.

Deputetët e Kosovës as sot nuk kanë arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit. VV-ja nuk ka ndryshuar qasje as pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka konstatuar se kryeministrit Albin Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive ne kohen kur janë betuar edhe si deputet.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vazhduar me refuzimin edhe të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 51 vota.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të dielën në orën 11:00.

Deri atëherë nënkryetar i LDK, Lutfi Haziri tha se është në pritje të një marrëveshje mes VV dhe Nismës.

Në aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Kuvendit duhet të konstituohet brenda një muaj. Ky afat, sipas aktgjykimit, përfundon më 26 korrik, edhe pse Kushtetuesja nuk ka treguar se çka ndodhë, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.

/abcnews.al/

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosurit do dërgohen drejt Traumës

17 July 2025 at 15:54

Sarandë- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen nr.4.

ABC News mëson se si pasojë, kanë mbetur të plagosur shtetasit, Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj. Ngjarja raportohet se është regjistruar pranë stadiumit të qytetit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Të plagosurit do dërgohen drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar.

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

/abcnews.al/

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

17 July 2025 at 15:35

Ministria e Jashtme polake ka njoftuar se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Hungaria. Ky vendim ka ardhur pasi autoritetet hungareze i dhanë statusin e refugjatit ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë, i cili kërkohet për korrupsion.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që nga humbja e partisë “Ligj dhe Drejtësisë”. Më tej Ministria e Jashtme njoftoi se ambasadori e kishte përfunduar mandatin e tij më 15 korrik.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

Bombardimi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të plagosur

16 July 2025 at 22:34

Forcat ruse kanë bombarduar një qendër tregtare dhe një treg në Donetsk të Ukrainës Lindore.

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 26 të tjerë janë plagosur.

Guvernatori i Donetskut Vadim Fylashkin ka thënë se rusët kanë shënjestruar sërish një zonë me shumë civilë, një qendër tregtare në zemër të qytetit.

Nga ana e tij presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky e ka cilësuar sulmin “një terrorizëm të tmerrshëm”, ndërsa ka nënvizuar se Rusia thjesht po përpiqet që të shkaktojë më shumë vdekje”.

/abcnews.al/

Zjarri në Drenovë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik, përhapen me shpejtësi flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

16 July 2025 at 22:15

Shërbimet zjarrfikëse në Drenovë kanë ndërhyrë për të neutralizuar zjarrit që është përhapur në zonë.

Sipas informacioneve, mësohet se zjarri po i afrohet një pusi nafte, një magazine dhe një nënstacioni elektrik. Raportohet se vatra e zjarrit është shfaqur tre kilometra në vijë ajrore larg vatrës e cila u shua mbrëmë.

Në zonë ka puse nafte aktive, ndërsa burime nga ekipet zjarrfikëse thanë për ABC News se situata është nën kontroll. Ndërsa kanë mbërritur në ndihmë të repartit edhe zjarrfikës të Mallakastrës,

/abcnews.al/

 

Atentati ndaj 23-vjeçarit/ Gazetari: Zanafilla e konfliktit në Gjermani! Karamuço: Kanë marrë pjesë shumë persona

16 July 2025 at 21:26

“Tirana Live” në ABC News, i ftuar gazetari Ervin Leka dhe eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuco folën për vrasjen e 23-vjeçarit në Shkopet, Renis Dobra.

Gjatë intervistës, gazetari Leka ka bërë një pasqyrim të ngjarjes së rëndë, duke dhënë detaje edhe në lidhje me zanafillën e këtij krimi të rëndë. Leka tha se dyshohet që konflikti ta ketë zanafillën në Gjermani.

“Katër persona të përfshirë në këtë ngjarje janë deklaruar nga ana e policisë, por ka dyshime se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Tre vëllezërit e arrestuar dhe miku i tyre janë persona të skeduar me precedentë kriminalë”, tha Leka.

Ndërsa shtoi se gjithashtu ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë.

“Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, kështu e ka cilësuar eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço.

Gjatë intervistës, ai tha se kanë marrë pjesë shumë persona në këtë ngjarje që kanë lënë edhe gjurmë.

“Sa më shumë persona të marrin pjesë është mundësia më e madhe për të lënë gjurmë. Në atentat kanë marrë pjesë shumë persona. Dy të tjerë janë ende në arrati dhe mendohet që janë autorët kryesorë”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 July 2025 at 21:12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Damaskut të tërheqë trupat e tij nga Swedia me qëllim qetësimin e situatës.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce, pas përplasjes së trupave qeveritare dhe luftëtarëve vendas dhe Druze në qytet.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë siriane të tërheqë ushtrinë e saj, në mënyrë që të lejojë të gjitha palët të ç’tensionojnë situatën”, ka thënë Bruce.

/abcnews.al/

❌
❌