Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

17 July 2025 at 15:35

Ministria e Jashtme polake ka njoftuar se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Hungaria. Ky vendim ka ardhur pasi autoritetet hungareze i dhanë statusin e refugjatit ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë, i cili kërkohet për korrupsion.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që nga humbja e partisë “Ligj dhe Drejtësisë”. Më tej Ministria e Jashtme njoftoi se ambasadori e kishte përfunduar mandatin e tij më 15 korrik.

/abcnews.al/

Hasani: Konsolidojmë mekanizmat për bashkëpunim të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në Shqipëri

Tiranë, 4 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar sot në mjediset e MEPJ një bashkëbisedim pune me Konsujt e Nderit të akredituar në vendin tonë.

Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e angazhimit konsullor në diplomacinë ekonomike, si dhe forcimi i mekanizmave mes MEPJ dhe Konsujve të Nderit për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar partneritete praktike që sjellin ndikim afatgjatë në forcimin e urave mes Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësojnë.

Ministri Hasani i ka cilësuar Konsujt e Nderit si partnerë të besueshëm në krijimin e lidhjeve më të forta mes Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësojnë.

“Puna e MEPJ në diplomacinë ekonomike nuk do të ishte e plotë pa angazhimin tuaj. Në këtë drejtim, jemi të vendosur të ndërtojmë qasje më proaktive dhe të angazhohemi ngushtësisht për të punuar në fusha me ndikim të prekshëm ekonomik dhe kulturor. Në këtë drejtim, do të konsolidojmë mekanizmat për një bashkëpunim afatgjatë, të strukturuar dhe të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në vendin tonë”, u shpreh Hasani.

Bashkëbisedimi i sotëm u fokusua tek rëndësia e thellimit të bashkëpunimit për të gjeneruar ide që nxisin investimet dhe ekonominë; roli gjithëpërfshirës në forcimin e imazhit turistik të Shqipërisë; si dhe mbështetja për eksportimin e produkteve shqiptare jashtë vendit. /j.p/

The post Hasani: Konsolidojmë mekanizmat për bashkëpunim të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep detaje për evakuimet e shqiptarëve nga Izraeli

23 June 2025 at 09:38

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka konfirmuar se katër qytetarë të tjerë janë evakuuar me sukses nga Izraeli.

Evakuimi i tyre është bërë nga Jordania dhe Egjipti.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pohon se autoritetet shqiptare po ndjekin me përparësi çdo rast ku qytetarët tanë  mund të kenë nevojë për evakuim.

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.

Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.”, thekson ministri.

The post Konflikti në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep detaje për evakuimet e shqiptarëve nga Izraeli appeared first on Sot News | Lajme.

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme: 3 mbërrijnë në Tiranë…

18 June 2025 at 12:57

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka dhënë një përditësim mbi rastin e 5 shqiptarëve të cilët janë nisur nga Izraeli drejt Shqipërisë.

Hasani nënvizon se është ndjekur me kujdes dhe vëmendje çdo hap për kthimin e sigurtë të tyre. Tre prej shqiptarëve janë kthyer në Tiranë, një tjetër pritet të mbërrijë sot, ndërsa shqiptari i pestë do të qëndrojë në Greqi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë. Njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri, ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj“, shkruan Igli Hasani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme: 3 mbërrijnë në Tiranë… appeared first on Euronews Albania.

Përshkallëzim ekstrem/ Goditet Ministria e Jashtme iraniane në zemër të Teheranit

15 June 2025 at 21:22

Saeed Khatib Zadeh, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, njoftoi se Izraeli sulmoi një nga ndërtesat e Ministrisë së Jashtme në Teheran.

Sipas tij, disa punonjës dhe civilë u plagosën dhe u evakuuan për trajtim.

The post Përshkallëzim ekstrem/ Goditet Ministria e Jashtme iraniane në zemër të Teheranit appeared first on Sot News | Lajme.

Ministria e Jashtme njoftim urgjent: 5 shqiptarë në Izrael, jemi në kontakt me ta

By: Besnik
14 June 2025 at 10:09

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur këtë të shtunë se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Izrael, pas përshkallëzimit të konfliktit dhe sulmeve ajrore të nisura nga Irani mbrëmjen e së premtes.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani nuk ka raportime për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar si pasojë e zhvillimeve të fundit.

Sipas njoftimit, aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm” të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por për shkak të situatës së tensionuar, nuk kanë mundësi të largohen, pasi fluturimet janë ndërprerë.

“Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”. thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.

Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës”:

📞 +972 54 480 6601

📞 +972 54 904 2813

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministria e Jashtme njoftim urgjent: 5 shqiptarë në Izrael, jemi në kontakt me ta appeared first on Euronews Albania.

Ministria e Jashtme: S’ka shqiptarë të lënduar nga sulmet në Izrael

By: user 5
14 June 2025 at 10:17

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me situatën e sulmeve iraniane në Izrael, nëse kjo situatë ka prekur shqiptarët që ndodhen atje.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.

Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: 📞 +972 54 480 6601 📞 +972 54 904 2813”, njofton Ministria.

The post Ministria e Jashtme: S’ka shqiptarë të lënduar nga sulmet në Izrael appeared first on Lapsi.al.

Sulmi Iranit ndaj Izraelit, Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar në Izrael, po ndjekim me prioritet situatën

14 June 2025 at 09:52

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.

Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës:

📞 +972 54 480 6601
📞 +972 54 904 2813

Gjermani/ Aksidenti në Koblenz, Ministria e Jashtme: 3 shqiptarë humbën jetën, disa të tjerë të plagosur

25 May 2025 at 19:27

Gjermani- Një aksident tragjik ka ndodhur pranë Koblenz në Gjermani. Në aksident mësohet se janë përfshirë edhe disa shtetas shqiptare. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, ndërsa njofton se nga aksidenti kanë humbur jetë 3 shqiptarë. Ndërsa katër të tjerë janë të plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

/abcnews.al/

Rihapet pas 10 vitesh ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete.

Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Ministri Hasani u shpreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë”.

Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh.

“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, theksoi ministri Hasani.

Në këtë inaugurim, ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ministri Hasani zhvilloi gjithashtu takime me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto, dhe me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës.

Ai vizitoi gjithashtu Memorialin e Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1995).

/r.e/

The post Rihapet pas 10 vitesh ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, përfundon në spital

16 April 2025 at 12:56

Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë godinës së institucionit, në momentin kur po kalonte vijat e bardha.

Sipas informacioneve, ai është përplasur nga një automjet sapo kishte dalë nga ambientet e ministrisë. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim të specializuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

The post Punonjësi i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjeti, përfundon në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme në vijat e bardha, dërgohet me urgjencë te Trauma

16 April 2025 at 12:46

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një punonjës të ministrisë, teksa ka qenë duke kaluar në vijat e bardha.  Këmbësori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Shoferi i automjetit është […]

The post Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme në vijat e bardha, dërgohet me urgjencë te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Autobusi përpihet nga flakët pranë Ministrisë së Jashtme

By: user 4
11 April 2025 at 12:14

Një autobus urban është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në afërsi të Ministrisë së Jashtme, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe pasagjerët.

Zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa tymi i dendur dhe flakët janë vënë re nga kalimtarët që kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Fatmirësisht, në momentin e nisjes së flakëve, në urban ndodheshin disa pasagjerë të cilët kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë dalë menjëherë jashtë, pa pësuar lëndime.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për neutralizimin e zjarrit, ndërkohë që incidenti ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonën përreth.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

The post Autobusi përpihet nga flakët pranë Ministrisë së Jashtme appeared first on Lapsi.al.

Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

19 February 2025 at 13:43

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Mbrojtjes të Irlandës, Thomas Byrne.

Fino nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se “përgjatë këtij takimi shpreha mirënjohjen tonë ndaj mbështetjes së Irlandës për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

“Gjithashtu, me Byrne zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi Presidencën e ardhshme të Irlandës të Këshillit të BE-së në 2026-n”, nënvizon Fino.

/r.e/

The post Fino me ministrin Byrne: Mirënjohje për Irlandën për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Po ndjekim rastin”, Ministria e Jashtme për ABC News: Nuk ka të dhëna që ndalimi lidhet me aktivitetin e shoqatave

By: xhir jeta
24 January 2025 at 14:57

Vendimi për të ndaluar dy shtetasit shqiptar Edlira Lilaj dhe Gazmir Memajn të hyjnë në territorin serb për një vit ka vëne në lëvizje edhe ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ambasada shqiptare në Beograd ka kërkuar takim me autoritetet përkatëse ndërsa në përgjigje të ABC Neës, ministria shpjegon se deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë që e lidh ndalimin e përfaqesuesve të dy organizatave joqeveritare me aktivitetin që ato bëjnë në Shqipëri.

“Arsyet e ndalimit janë private dhe u janë dhënë personave të ndaluar në vendimin administrativ që është marrë për largimin e tyre nga territori i Serbisë. Deri në këtë moment nuk kemi asnjë të dhënë që lidh ndalimin me aktivitetin në organizatat e tyre. Ambasada jonë në Beograd është duke ndjekur rastin me vëmendje të plotë që prej fillimit, ndërsa ka kërkuar takim me autoritetet përkatëse për t’u informuar më shumë.”

Më herët, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ambasadorin  serb Slobodan Vukcevic për ti shprehur shqetësimin mbi ndalimin e dy shtetasve shqiptare në Beograd, ku theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen./abcnews.al

 

Tragjedia me dhjetëra viktima/ Ministria e Jashtme: Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë

22 January 2025 at 10:40

SHQIPËRI- Përmes një reagimi në rrjetin social “X” në lidhje me tragjedinë në Bolu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë, pas tragjedisë në resortin e skive, ku dhjetëra persona humbën jetën.

Resorti turistik në Kartalkaya të Turqisë u përfshi nga flakët, një ditë më parë.

Reagimi i plotë i MEPJ:

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”

Për këtë tragjedi, Turqia ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare./abcnews.al

 

Tragjedia me 76 viktima/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të thellë me Turqinë

By: V K
22 January 2025 at 10:56

Përmes një reagimi në rrjetin social “X” në lidhje me tragjedinë në Bolu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë.

MEPJ i ka përcjellë ngushëllime familjeve të viktimave dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarëve.

76 persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të lënduar pas zjarrit që përfshiu resortin e skive në Turqinë veriperëndimore të martën.

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”

Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”, thuhet në mesazhin e MEPJ.

The post Tragjedia me 76 viktima/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të thellë me Turqinë appeared first on Albeu.com.

Armëpushim Izrael-Hamas, Ministria e Jashtme: Hap i rëndësishëm

By: redi
16 January 2025 at 17:29

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit. Për Ministrinë thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshjeje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. ”Shqipëria mirëpret ngrohtësisht marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes…

Source

Tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA, reagon Ministria e Jashtme

2 January 2025 at 14:52

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për tragjedinë në Cetinjë të Malit të Zi dhe sulmin terrorist në New Orleans të SHBA-ve, ku humbën jetën 12 dhe 15 persona respektivisht.

Në reagimin e saj, ministria shprehu trishtim dhe ngushëllime të thella për viktimat dhe familjet e tyre, duke shprehur solidaritet me popujt malazezë dhe amerikanë.

Ministria shprehu gjithashtu dëshirën për shërim të shpejtë për të lënduarit dhe u shpreh për unitet dhe qëndrueshmëri përballë këtyre akteve të pakuptimta dhune.

Heartbreaking tragedies, with devastating loss of lives in Montenegro near Cetinje, and in the U.S., in New Orleans. Our deepest condolences go out to Montenegrin and American friends and to the families of all the victims. We wish a speedy recovery to all those injured and…

— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) January 2, 2025

The post Tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA, reagon Ministria e Jashtme appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA, Ministria e Jashtme: Ngushëllimet më të thella për familjet

By: redi
2 January 2025 at 14:50

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me masakrën në Cetinjë të Malit të Zi, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u vetëvra autori i ngjarjes, si dhe sulmin terrorist në New Orleans të SHBA-ve, ku mbetën të vdekur 15 persona. “Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në Neë Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë…

Source

❌
❌