Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 August 2025Main stream

Krijuar për jetesë moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin më të ri banesor!

11 August 2025 at 10:52

Në zemër të një prej lagjeve më të kërkuara të Prishtinës në Emshir po merr jetë një histori e re, e ndërtuar mbi përkushtim, vizion dhe vlera të qëndrueshme.

Mercom Invest prezanton me krenari kompleksin më të ri shumëbanesor: një projekt modern që sjell një standard të ri të jetesës urbane.

Me fokus të veçantë në cilësi të lartë, funksionalitet dhe estetikë bashkëkohore, ky kompleks është projektuar për të ofruar një përvojë jetese të ngrohtë, të rehatshme dhe afatgjatë. Çdo detaj – nga organizimi inteligjent i hapësirës deri te zgjidhjet moderne arkitektonike dhe të sigurisë është menduar për ta përmirësuar jetën e përditshme të banorëve.

Ky nuk është thjesht një ndërtim tjetër është një vend ku krijohen kujtime, ndërtohen ëndrra dhe jetohen përditshmëritë më të bukura.


 

Nga efikasiteti energjetik te përfundimet elegante, kompleksi pasqyron përkushtimin e Mercom Invest për profesionalizëm dhe respekt ndaj çdo individi që e quan shtëpi.

Teksa Emshir po zhvillohet me hapa të shpejtë dhe po tërheq vëmendjen e blerësve më kërkues, ky projekt përfaqëson një mundësi të rrallë për të investuar në një banesë të vërtetë – të ndërtuar me kujdes, integritet dhe vizion të qartë.

SHITJA KA FILLUAR për më shumë informata, na kontaktoni në:

045 507 506; 046 500 070 apo na shkruani në shitja@mercominvest.com, info@mercominvest.com.

Adresa: Rr. Shefqet Shkupi, Emshir, Prishtinë

Mercom Invest – Building your future home!

The post Krijuar për jetesë moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin më të ri banesor! appeared first on Telegrafi.

Horoskopi 11 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
10 August 2025 at 23:48

Dashi

Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shume kujdes sepse ne çdo moment situata mund te dale jashtë kontrollit.

Demi

Dielli do jete planeti qe do e mbroje gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Qe ne pret e para te mëngjesit do mendoni ta suprimoni partnerin ne mënyrë qe ai ta ketë vëmendjen vetëm tek ju. Beqareve do iu rrahe zemra fort për një person qe për fatin e tyre te keq është ne një lidhje. Financat duhet t’i mbani ne gjendjen qe janë. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do kaloje ne plan te pare gjate kësaj dite. Do bëni çfarë te mundni qe ta stabilizoni sa me pare situatën. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. financat do jene te qëndrueshme ne përgjithësi, megjithatë nuk duhet abuzuar me shpenzimet sepse situata edhe mund te tronditet serish.

Gaforrja

Dita e sotme do jete goxha e animuar dhe e mbushur me momente fantastike për ta a qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo moment. Nëse jeni ende beqare duhet te përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Neptuni do ndikoje mjaft ne planin financiar. Do jeni te qarte sa shpenzime te kryeni.

Luani

Do i zgjidhni një pjese te problemeve qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Edhe beqaret do jene me te kujdesshëm me hapat qe do hedhin. Vërtet e vuajnë vetminë, por nuk duhen bere sakrifica te rrezikshme vetëm për te pasur dike ne krah. Me financat bëni kujdes sepse mund edhe te përballeni me surpriza te këqija.

Virgjeresha

Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift, përkundrazi për disa do mbizotërojë rutina. Nga ana tjetër beqaret do kenë një dite shume energjike dhe te mbushur me takime te njëpasnjëshme. Gjithçka mund te ndryshoje për ta nëse vërtet e dëshirojnë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi, por me kujdes edhe mund t’ia dilni.

Peshorja

Ne orët e para te mëngjesit jeta juaj ne çift do ketë disa tronditje, por me kalimin e orëve situata do stabilizohet. Do ndiheni disi me te qete. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ne këtë mënyrë nuk do e lëndojnë veten. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me shume maturi sepse situata nuk do jete aspak e favorshme.

Akrepi

Jupiteri do sjelle fat ne jetën tuaj ne çift sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend princin e kaltër, pa e ditur se ai është shume me afër sesa ata e mendojnë. Financat do jene goxha te stabilizuara. Përfitoni për te kryer ndonjë investim te rëndësishëm.

Shigjetari

Kujdes mos e prekni partnerin ne pikat e tij te dobëta sot sepse ai nuk do jene ne humorin duhur dhe mund te keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë as sot personin e ëndrrave dhe here pas here do e vuajnë vetminë. Ne planin financiar duhet ti merrni gjerat me seriozisht dhe te mos prisni përkeqësimin e situatës për te marre masa.

Bricjapi

Mos krijoni iluzione te kota sot ne jetën tuaj ne çift dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë jeta e tyre mund te ndryshoje. Financat do fillojnë qe sot te kenë disa përmirësime. Shume shpejt gjendja do behet edhe me e favorshme.

Ujori

Lidhja me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit, megjithatë serish disa çështje do mbeten te pazgjidhura. Beqareve do iu shfaqet papritur një person interesant ne pamje dhe qe vlen me te vërtetë shume ne çdo ane. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Financat do kenë disa tronditje, megjithatë gjendja nuk do jete aq e keqe sa disa kohe me pare.

Peshqit

Asgjë e veçante nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni një dite te zakonshme, por fatmirësisht pa debate apo probleme. Beqaret do kenë njohje te reja me persona qe vërtet ja vlejnë për t’u pasur ne krah. Merrni kohen e duhur para se te kaloni ne një tjetër stad. Financat do kenë përmirësime fale një shume parash qe do merrni nga familjaret.

The post Horoskopi 11 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Evropa presion SHBA-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë para takimit Trump-Putin në Alaksë/ Merz: Presioni ushtarak nuk është i mjaftueshëm

By: M C
10 August 2025 at 23:32

Udhëheqësit evropianë po i bëjnë presion Uashingtonit që të shtrëngojë sanksionet ndaj Moskës përpara një takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska, i cili mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Ukrainës dhe si rrjedhojë për të ardhmen e sigurisë së BE-së. Në një samit të organizuar nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lamy dhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, këshilltarët e sigurisë evropiane dhe ukrainase argumentuan se Uashingtoni duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë përmes kërcënimeve me sanksione. Ky qëndrim mbështetet edhe nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili në deklaratat e tij sot të cituara nga Financial Times, argumentoi se Putini po vepron vetëm nën presion.

“Është e qartë se presioni ushtarak nuk është mjaftueshëm i fortë dhe se sanksionet e SHBA-së nuk janë zbatuar ende. Nëse ato zbatohen, ndikimi në ekonominë ruse do të jetë i rëndësishëm. I kam kërkuar presidentit të SHBA-së ta bëjë këtë. Ose në drejtim të rritjes së presionit ndaj Rusisë, ose në drejtim të bërjes së Rusisë të kuptojë se kjo luftë nuk mund të vazhdojë”, tha kancelari gjerman, i cili kishte planifikuar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së sot.

Në të njëjtën kohë, evropianët po ushtrojnë presion mbi Presidentin Volodymyr Zelensky që të marrë pjesë në takimin në Alaska, tha Merz për Financial Times. Zyrtarët evropianë kanë argumentuar gjithashtu se çdo marrëveshje e ardhshme armëpushimi duhet të zbatohet me sanksione të ashpra për çdo shkelje, për të siguruar që Rusia të mos mund të përfitojë ekonomikisht nga paqja përpara se të ndalojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Vance e quajti takimin e planifikuar një përparim të madh për diplomacinë amerikane, duke i thënë Fox News se qëllimi është të gjendet një zgjidhje e negociuar për territorin ku ndalen vrasjet. Zëvendëspresidenti i SHBA-së paralajmëroi gjithashtu Evropën se SHBA-të nuk do ta financojnë më Ukrainën siç ka bërë deri më tani.

“Nëse ju intereson kaq shumë ky konflikt, duhet të jeni të gatshëm të luani një rol më të drejtpërdrejtë dhe thelbësor në financimin e kësaj lufte”, tha ai.

Nga ana e saj, megjithatë, Evropa po i sheh asetet shtetërore të ngrira të Rusisë si një mjet presioni, me Brukselin që propozon idenë e përdorimit të aseteve për të financuar Ukrainën, sipas dy zyrtarëve të BE-së. Një propozim që po diskutohet do të përfshinte huazimin e parave të grumbulluara në shtëpinë belge të kliringut Euroclear nga asetet ruse me vlerë 190 miliardë euro dhe huazimin e tyre për Ukrainën, thanë ata.

“Në një moment mund të ketë një diskutim rreth asaj se çfarë do të ndodhë me këto asete nëse Rusia nuk e kompenson Ukrainën për dëmin që ka shkaktuar”, tha një zyrtar i lartë i BE-së për Financial Times.

Ndërsa Trump kërkon të diskutojë lëshime të mundshme territoriale me Putinin, evropianët kanë kërkuar garanci të forta sigurie për Ukrainën si pjesë të çdo marrëveshjeje.

“Garancitë e sigurisë janë me rëndësi të madhe për Ukrainën. Garancia më e fortë do të ishte që të mos ketë kufizime për forcat e armatosura të Ukrainës dhe për mbështetjen e vendeve të treta për Ukrainën”, tha një zyrtar i BE-së.

Evropa mbetet kundër çdo kufizimi ndaj ushtrisë ukrainase dhe mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën nga Perëndimi. Evropianët kanë paralajmëruar gjithashtu kundër një shkëmbimi territoresh, një ide që Trump e hodhi në pah javën e kaluar, duke pasur frikë se kjo do të përbënte një lëshim të Ukrainës ndaj Rusisë.

“Për çështjet territoriale, qëndrimi rus është shprehur në terma të një shkëmbimi territoresh, por duket më e mundshme që një shkëmbim i tillë do t’i sillte vetëm dobi Rusisë”, tha zyrtari i BE-së.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tha ABC të dielën se bisedimet do të trajtonin gjithashtu nevojën absolute për të njohur që Ukraina vendos vetë për të ardhmen e saj pa kufizime në madhësinë e trupave të saj, zyrtarë të lartë në Kiev kanë shprehur shqetësim se Trump mund të përpiqet të bëjë presion mbi Zelenskyn që të pranojë çdo marrëveshje të arritur për Alaskën. Zyrtarë të lartë ukrainas dhe evropianë thanë se prisnin që Putini të akuzonte presidentin ukrainas si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne nuk mund ta pranojmë që Rusia të vazhdojë të kërcënojë të gjithë sistemin evropian të sigurisë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të ketë një paqe që do të shpërblente veprimin agresiv të Rusisë dhe potencialisht do të inkurajonte veprime të mëtejshme”, përfundoi Merz.

The post Evropa presion SHBA-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë para takimit Trump-Putin në Alaksë/ Merz: Presioni ushtarak nuk është i mjaftueshëm appeared first on Albeu.com.

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale

By: M C
10 August 2025 at 23:05

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.

“Sot, më datë 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, në rrethin Sindırgı të qytetit Balıkesir ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnë inspektimet dhe vlerësimet në terren. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit”, thuhet në njoftim.

The post Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 10 August 2025Main stream

Moska kundër Evropës: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë përpjekjet amerikane

By: M C
10 August 2025 at 22:54

Rusia po sulmon ashpër vendet evropiane, duke i akuzuar ato për bojkotimin e përpjekjeve të Donald Trump për të arritur paqe në Ukrainë, pesë ditë para samitit të tij me Vladimir Putin në Alaska.

“Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë përpjekjet amerikane për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit ukrainas”, tha ish-presidenti Dmitry Medvedev, pasi udhëheqësit e Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe BE-së, riafirmuan angazhimin e tyre të palëkundur ndaj integritetit territorial të Ukrainës, në një deklaratë të përbashkët.

Një deklaratë që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e hodhi poshtë si një fletëpalosje naziste. Në tekst, theksoi Zakharova, grupi i vendeve evropiane bën thirrje për një armëpushim, por jo të llojit që do të arrihej, duke ndërprerë furnizimet me armë për terroristët e Kievit.

“Përkundrazi, një tjetër fletëpalosje naziste thotë se suksesi në arritjen e paqes në Ukrainë mund të arrihet, vetëm duke ushtruar presion mbi Rusinë dhe duke mbështetur Kievin”, shtoi zëdhënësja në një koment në kanalin e saj Telegram.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të hënën, tha se të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht (nga Rusia) i përkasin Ukrainës. Ndërkohë, në orët e fundit, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance këmbënguli në nevojën për kompromis në një intervistë me Fox News, duke vënë në dukje se marrëveshja në fund të fundit nuk do ta bëjë as Rusinë dhe as Ukrainën të lumtur.

Prandaj, pamja duket shumë e qartë. Vendet evropiane, së bashku me Kievin, pohojnë se nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje pa pjesëmarrjen e Ukrainës. Por deri më tani, nuk ka shenja që Presidenti Volodymyr Zelensky ta ftojë atë në samitin e mesit të gushtit. Një takim trepalësh është i mundur, tha ambasadori i SHBA-së në NATO, Mattheë Ëhitaker, në një intervistë me CNN.

“Nuk mendoj se një takim midis Putinit dhe Zelensky do të ishte produktiv para takimit me Trump”, deklaroi Vance.

Disa vëzhgues theksojnë gjithashtu se në takimin e tyre të parë, që nga kthimi i manjatit në Shtëpinë e Bardhë – dhe i pari midis një presidenti rus dhe një amerikan, në më shumë se katër vjet Ukraina do të jetë vetëm një nga temat e diskutuara. Të dy udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë çështje urgjente në marrëdhëniet dypalëshe, duke filluar me ekuilibrin strategjik. Shkurtin e ardhshëm, skadon traktati i fundit bërthamor në fuqi midis dy vendeve, ‘New START’, i cili kufizon numrin e raketave balistike ndërkontinentale.

Ditët e fundit, Moska ka paralajmëruar se nuk ndihet më e detyruar të respektojë një moratorium mbi vendosjen e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi, pas vendimit të Trump për t’u tërhequr nga Traktati i INF në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë. Sipas zëvendësministrit të jashtëm rus Sergei Ryabkov, kjo situatë paraqet rrezikun e një konflikti bërthamor global. Por edhe më shqetësuese për Kievin dhe kryeqytetet evropiane është përsëritja nga Vance e dëshirës së administratës Trump, për të mos financuar më mbrojtjen e Ukrainës.

“Mendoj se amerikanët janë të lodhur duke vazhduar të dërgojnë dollarët e taksave të tyre në këtë konflikt”, tha zëvendëspresidenti Vance.

Nëse evropianët duan të paguajnë që armët amerikane të dërgohen në Kiev, “kjo është në rregull për ne”, shtoi Vance. Ky është i njëjti qëndrim i shprehur muajin e kaluar nga Trump, i cili pranoi se për SHBA-në, ky është një biznes. Ndërkohë, në terren, autoritetet lokale thanë se pesë persona u vranë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë dhe dy nga bastisjet e forcave të Kievit në Rusi. Ushtria ukrainase tha se kishte sulmuar me dronë një rafineri nafte në rajonin e Saratovit të Rusisë, rreth një mijë kilometra larg vijës së frontit./ANSA

The post Moska kundër Evropës: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë përpjekjet amerikane appeared first on Albeu.com.

Gjendet një makinë e djegur pa targa në rrugën e Kuçit pranë urës së Laskut në Vlorë

By: M C
10 August 2025 at 22:38

Një automjet është gjetur i djegur në rrugën e Kuçit, pranë urës së Laskut. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pranë automjetit nuk është konstatuar asnjë person.

Automjeti tip Ford, nuk kishte targa dhe nuk mund të konfirmohet ende nëse zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike apo është djegur qëllimisht. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Gjendet një makinë e djegur pa targa në rrugën e Kuçit pranë urës së Laskut në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Milani në shenjën e shqiptarëve

By: M C
10 August 2025 at 22:15

Milani ka gjetur heronjtë e rinj, që japin shpresë për të ardhmen. Nga manovrat e Igli Tares në merkato, te paraqitja e Ardon Jasharit, shqiptarët po lënë shenjë te kuqezinjtë. Mesfushori i blerë nga Brugge ishte titullar në debutimin me ekipin e ri dhe luajti 60 minuta në miqësoren e barazuar 1-1 përballë Leeds në Dublin. Me paraqitjen e tij në fushë, 23-vjeçari meritoi elozhet nga trajneri Massimiliano Allegri.

“Më mrekulloi mënyra si luajti, sepse gjatë këtyre ditëve ishte stërvitur gjithmonë veçmas dhe nuk e kishte prekur asnjëherë topin. Ashtu si për të gjithë, tashmë duhet të përmirësojë gjendjen fizike dhe psikologjike.”

Shqiptari tjetër që ka mahnitur, por me manovrat në merkato, është Igli Tare. Opinioni publik dhe tifozët e cilësojnë si drejtorin sportiv që Milanit i mungonte. Përpos afrimeve të Jasharit dhe Modric, vlerësime ka edhe për largimet.

Lëvizja më e fundit ishte shitja e Malick Thiaws te Newcastle për 40 milionë euro, edhe pse bëhej fjalë për një rezervë. Më parë, Tare vendosi rekordin me transferimin e Reijnders te Manchester City për 70 milionë euro, por edhe me shitjet e Theo Hernandez, Emerson Royal dhe Pellegrino. Tashmë synohet edhe shitja e Yunus Musah për 30 milionë euro te Napoli ose Nottingham Forest.

The post Milani në shenjën e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Konflikti me një të plagosur për parkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori, nën hetim edhe djali i tij

By: M C
10 August 2025 at 21:56

Me marrjen e njoftimit, menjëherë eshte organizuar puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Rreth orës 15.30, Salla operative e DVP Lezhe, ka marre njoftim për një konflikt ne rrugën e Kunes, Shëngjin si pasoje e te cilit ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. P., 50 vjeç, lindur dhe banues ne Lezhe.

Fale reagimit te shpejte të shërbimeve operacionale të DVP Lezhë, Komisariatit të Policisë Lezhë, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Policisë Rrugore, rreth 1 ore pas ngjarjes, ne fushe Milot u bë e mundur ndalimi i automjetit me te cilin udhëtonin dy autoret e dyshuar, përkatësisht shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babë e bir).

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për hetime te mëtejshme.

The post Konflikti me një të plagosur për parkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori, nën hetim edhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Kaos në akset rrugore/ Rrugët pushtohen nga trafiku, mijëra turistë mbeten të bllokuar

By: M C
10 August 2025 at 21:27

Mijëra turistë që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, Tales dhe Velipojës janë përballur me pritje disa orëshe. Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar, mbi 24 kilometra të gjatë, nga Shëngjini deri në Milot.

Pavarësisht punës së policisë rrugore, rrugët në Lezhë vijojnë të mbingarkohen, kryesisht për shkak të fluksit të lartë të pushuesve, por edhe mungesës së infrastrukturës rrugore.

Situata është përkeqësuar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila shërbente si rrugë dytësore për të shmangur bllokimet.

The post Kaos në akset rrugore/ Rrugët pushtohen nga trafiku, mijëra turistë mbeten të bllokuar appeared first on Albeu.com.

Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës

By: M C
10 August 2025 at 21:09

Vatra zjarri kanë përfshirë edhe Tiranën, konkretisht në zonën e Bërzhitës. Siç raportohet vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive.

Situata dramatike paraqitet edhe në dia vende të tjera. Situata alarmante është në Poliçan, pasi zjarri po përparon drejt qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.

The post Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës appeared first on Albeu.com.

Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë

By: M C
10 August 2025 at 20:40

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmje ne sotme në Shëngjin. Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në zonën e Kunes, ku disa persona fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është goditur me sende të forta në kokë dhe për shkak të gjendjes së rënduar është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij konflikti mes këtyre personave të jetë bërë një vend parkimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vënien para drejtësisë të personave të përfshirë në këtë konflikt.

The post Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë

By: M C
10 August 2025 at 20:33

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene. Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Disa minuta më vonë, pati një lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në një postim në X, tha: “Një tërmet me magnitudë 6.1 ndodhi në Sidirgi, Balikesir. Të gjitha ekipet e AFAD dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vend në lidhje me tërmetin, i cili u ndje në Stamboll dhe provincat përreth. Aktualisht nuk ka incidente të pafavorshme. Ne po e monitorojmë situatën.”

The post Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë appeared first on Albeu.com.

Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë, emocionon me postimin e tij

By: M C
10 August 2025 at 19:44

Agon Amiga, reperi i njohur dhe ish-anëtari i grupit Babastars, ka ndarë së fundmi një moment shumë të veçantë nga jeta e tij personale me ndjekësit në rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se ka përjetuar një ndryshim të rëndësishëm në familjen e tij.

“Mirë se erdhe Emma, çika ime e vogël”, ka shkruar ai, duke njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë. Agon është baba edhe i një djali pesëvjeçar dhe prej kohësh është larguar nga skena muzikore, duke nisur një jetë krejtësisht të re në Gjermani.

The post Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë, emocionon me postimin e tij appeared first on Albeu.com.

Shtetet evropiane deklaratë të përbashkët: Izraeli duhet të tërheqë menjëherë vendimin e tij për të pushtuar plotësisht Gazën

By: M C
10 August 2025 at 19:34

Përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar , Danimarkës , Francës , Greqisë dhe Sllovenisë , në një deklaratë të përbashkët para Sesionit të Posaçëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gazën, dënuan vendimin e Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza.

Ata theksuan se ky veprim rrezikon të shkelë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ata i bënë thirrje Izraelit të anulojë këtë vendim dhe përsëritën se çdo përpjekje për të aneksuar ose zgjeruar vendbanimet shkel të drejtën ndërkombëtare. Zgjerimi i operacioneve ushtarake, thanë ata, rrezikon të rrisë vuajtjet e civilëve, përfshirë pengjet dhe të intensifikojë situatën tashmë katastrofike humanitare në Gaza.

Ata theksuan situatën dramatike të fëmijëve që vdesin nga uria dhe civilëve që rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar ushqim. Në deklaratën e tyre, shtetet anëtare evropiane përsëritën nevojën për të hequr kufizimet në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të nisur menjëherë përpjekjet diplomatike për një armëpushim të përhershëm. Ata theksuan gjithashtu se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Autoriteti Palestinez duhet të marrë një rol qendror në qeverisjen e Gazës. Ata gjithashtu bënë thirrje për negociata për një zgjidhje me dy shtete.

Deklarata e plotë e shteteve anëtare evropiane të KS të OKB-së:

Ne, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Franca, Greqia dhe Sllovenia, kemi kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Gaza. Ne dënojmë vendimin e Qeverisë së Izraelit për të zgjeruar më tej operacionet ushtarake në Gaza. Ky plan rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar humanitar. Ne i bëjmë thirrje Izraelit që ta anulojë menjëherë këtë vendim dhe të mos e zbatojë atë.

Ne përsërisim se çdo përpjekje për të aneksuar ose zgjeruar vendbanimet shkel ligjin ndërkombëtar. Zgjerimi i operacioneve ushtarake do të rrezikojë jetën e të gjithë civilëve në Gaza, përfshirë pengjet e mbetura, dhe do të çojë në vuajtje të mëtejshme të panevojshme.

Këtë javë, Këshilli i Sigurimit dëgjoi një dëshmi tronditëse nga Eli David, vëllai i Eviathar David, i cili u rrëmbye brutalisht nga Hamasi më 7 tetor dhe është mbajtur në kushte çnjerëzore në Gaza për më shumë se 21 muaj.

Prezantimi i tij ishte një kujtesë e fortë se vuajtjet e pengjeve të mbetura dhe familjeve të tyre duhet të marrin fund. Këshilli i Sigurimit ka bërë thirrje të përsëritura për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve. Dhe ne jemi të qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe të mos ketë pjesëmarrje të ardhshme në qeverisjen e Gazës, ku Autoriteti Palestinez duhet të luajë një rol qendror.

Por ky vendim nga Qeveria Izraelite nuk do të sigurojë kthimin e pengjeve dhe…” rrezikon më tej jetën e tyre. Kjo gjithashtu do të përkeqësojë situatën tashmë katastrofike humanitare në Gaza dhe rrezikon vdekje të mëtejshme dhe zhvendosje masive të civilëve palestinezë.

IPC ka paralajmëruar se zia e bukës po përhapet në Gaza. Fëmijët po vdesin nga uria. Uria është aq e rëndë sa civilët e dëshpëruar po rrezikojnë jetën e tyre në pikat e shpërndarjes së ndihmës humanitare për të ushqyer familjet e tyre.

Kjo është një krizë e shkaktuar nga njeriu dhe për këtë arsye nevojiten veprime urgjente për të ndaluar zinë e bukës dhe për të rritur ndihmën për Gazën.

Ne kemi një mesazh të qartë për Izraelin: hiqni kufizimet në shpërndarjen e ndihmës në mënyrë që OKB-ja dhe partnerët e vendosur humanitarë të mund të operojnë në mënyrë të sigurt dhe në shkallë të gjerë, në përputhje me parimet e humanizmit, paanshmërisë, neutralitetit dhe pavarësisë.

Është gjithashtu jetike që OJQ-të ndërkombëtare të mund të operojnë në Gaza. Kërkesat e pajustifikuara të Izraelit për viza dhe regjistrim duhet të hiqen dhe të gjitha rrugët tokësore duhet të hapen për furnizimet thelbësore, duke përfshirë ushqimin, qumështin e foshnjave, ilaçet, karburantin dhe ujin e pastër.

Pas 22 muajsh vuajtjesh në Gaza, tani është koha për diplomaci, jo për më shumë luftë.

Armëpushimi në fillim të këtij viti tregoi se çfarë mund të arrihet kur ka vullnet politik. Ai i dha fund masakrës. Pengjet u ribashkuan me të dashurit e tyre. Ndihma efektive humanitare arriti tek ata që kishin nevojë urgjente.

Konferenca ndërkombëtare mbi zgjidhjen me dy shtete muajin e kaluar, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ishte një demonstrim i fuqishëm i forcës së vendosmërisë ndërkombëtare për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe për të ofruar paqe afatgjatë për izraelitët, palestinezët dhe rajonin.

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të sigurojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe të ecin përpara urgjentisht përpjekjet për të arritur një zgjidhje me dy shtete.

The post Shtetet evropiane deklaratë të përbashkët: Izraeli duhet të tërheqë menjëherë vendimin e tij për të pushtuar plotësisht Gazën appeared first on Albeu.com.

Alarm në Poliçan, kryebashkiaku kërkon përforcime, zjarri po shkon drejt Uzinës së Armëve

By: M C
10 August 2025 at 19:25

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh.

Burime për mediat bëjnë me dije se situata paraqitet alarmante, ndërkohë që flakët janë duke u përhapur me shpejtësi, kjo falë erës dhe temperaturave të larta.

Në vendin e ngjarjes prej orësh ndodhen zjarrfikësit e Poliçanit, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe tre mjete dhe 15 zjarrfikës nga Berati, me qëllim për të neutralizuar sa më shpejt flakët të cilat po përhapen me shpejtësi drejt Uzinës, në afërsi të zonës B.

Mësohet se autoritetet kanë evakuuar të moshuarit në azil si dhe banorët e fshatit Plirezës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i cili i alarmuar dhe i shqetësuar ka kërkuar ndihmë dhe forca të tjera zjarrfikëse për të shuar zjarrin i cili prej orësh po tregohet i pamëshirshëm dhe po djeg çfarë po i del para.

Sakaq, shkaku i zjarrit është ende i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkëndija aksidentale apo zjarrvënie të qëllimshme.

The post Alarm në Poliçan, kryebashkiaku kërkon përforcime, zjarri po shkon drejt Uzinës së Armëve appeared first on Albeu.com.

Vrau sot me të bijtë tre persona, kush është Mefali Shkodra, kosovari që reklamonte jetën e luksit dhe “miku” i politikanëve

By: M C
10 August 2025 at 19:09

Policia e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me ngjarje ne regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë të plagosur.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se lidhur me tragjedinë ku mbetën viktima shtetasit: Selami Hasani, Abedin Hoxha dhe Edmond Hasani si dhe të plagosur, Naim dhe Bujar Hoxha, janë shpallur në kërkim tre shtetasit e familjes Shkodra.

Konkretisht Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mefail Shkodra, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ishte një emër i njohur për drejtësinë kosovare pasi më herët ka qenë i dënuar për fajde.

Në rrjetet e tij sociale, ku shtetas nuk ngurronte të tregonte jetën e tij luksoze si dhe takimet me politikanë të ndryshëm të Kosovës. Përpos fotove të cilat tregojnë jetën e tij luksoze dhe makinat e luksit, ai shfaqet edhe krah politikanëve të lartë në Kosovë, përfshirë Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama apo dhe me Ramush Haradinajn.

Madje, në albumin e fotove ai mban dhe një status i cili shkruan:” “nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde”.

Sakaq kujtojmë se Shkodra, së bashku me të birin, u arrestuan në qershor të vitit të kaluar pasi akuzoheshin se jepnin para me fajde dhe më pas i kërcënonin dhe i shantazhonin personat të cilëve u jepnin shumën momentare.

“Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“, thuhej në njoftimin e 21.06.2024 të Policisë së Kosovës.

Zija “pllakos” dy familjet, rëndohet bilanci i viktimave në Gjilan! Babë e bir humbin jetën, në luftë me vdekjen edhe i dhëndri; Autori fotografohej krah Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Ata u liruan në tetor të 2024, por mesa duket nga informacionet e deritanishme ai nuk e ka lënë “huqin” e vjetër dhe dyshohet se shkak i tragjedisë këtë 10 gusht të jenë bërë paratë me fajde.

The post Vrau sot me të bijtë tre persona, kush është Mefali Shkodra, kosovari që reklamonte jetën e luksit dhe “miku” i politikanëve appeared first on Albeu.com.

Kaja Kallas: Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në

By: M C
10 August 2025 at 18:50

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas tha sot se çdo marrëveshje midis Uashingtonit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Ukrainën dhe Bashkimin Evropian.

Kallas gjithashtu theksoi se ajo do të thërrasë një takim të ministrave të jashtëm evropianë të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, pasi është një çështje për sigurinë e Ukrainës, por edhe për sigurinë e të gjithë Evropës”, tha Kalas në komentet e dërguara me email.

The post Kaja Kallas: Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, 14 janë ende aktive

By: M C
10 August 2025 at 18:36

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në gjithë vendin nga të cilat 7 janë shuar, ndërsa 14 të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

Vatrat ende aktive ndodhen në Vlorë, Lezhë, Dibër, Berat, Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë.

Në bashkinë Finiq vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit. Flakët kanë kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren po operojnë: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair.

Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e “Lucës”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyjore. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.

Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Himarë dhe Vlorë me 3 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë dhe forca vullnetare, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA-së, të cilët kanë vënë zjarrin nën kontroll.

Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Lezhë.

Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen “Vjollcë”, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe po punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë nga MZSH, 6 forca të pyjores, 5 forca bashkiake dhe 2 forca vullnetare.

Qarku Dibër.

Malin e Allushit, në afërsi të fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.

Qarku Berat

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat dhe Skrapar me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, por e kanë të vështirë vënien e zjarrit nën kontroll.

Në fshatin Kozare, pranë pusit 4, njësia administrative Kozare, bashkinë Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Kuçovë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në fshatin Goriçan, njësia administrative Kutalli, bashkinë Dimal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Dimal me 3 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Shkodër

Në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Në vendngjarje kanë shkuar 1 automjet zjarrfikëse me 6 efektivë nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe, të cilët po ndërhyjnë me pompa shpine, por si pasojë e terrenit të vështirë dhe të paaksesueshëm nga mjetet është e vështirë vënia nën kontroll e vatrës.

Qarku Tiranë

Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku era e fortë vështirëson punën e forcave për të vënë nën kontroll flakët. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Rrogozhinë, Peqin dhe Kavajë. Në ndihmë ka shkuar dhe një helikopter nga FA dhe 50 forca ushtarake, për të siguruar mospërhapjen e zjarrit drejt banesave.

Qarku Durrës

Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Gjirokastër

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

The post Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, 14 janë ende aktive appeared first on Albeu.com.

Një romancë e re në horizont? Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

By: M C
10 August 2025 at 18:25

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta e saj personale.

Blogerja e njohur u shpreh se ka një pëlqim për një djalë, por nuk ia ka thënë. Rizarta shtoi se edhe djali në fjalë e pëlqen atë, por ndryshe nga ajo, ai i ka treguar.

“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi crush, prandaj është i vogël dhe i ëmbël si sekret. Ua thashë juve por mos ia thoni njeriu, as atij se nuk i kam thënë akoma se e pëlqej. Rëndësi ka që ai më pëlqen mua dhe më ka thënë”, tha Rizarta.

Ish-banorja u shpreh se zakonisht është një partnere intense, pavarësisht se të jep përshtypjen e ëmbël dhe e qetë.

“Jam pikante në një marr ëdh ënie”, tha ajo.

The post Një romancë e re në horizont? Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë appeared first on Albeu.com.

Shpërthen vullkani në malin Etna, lava po zbret drejt jugut! Çfarë do të ndodhë me fluturimet?

By: M C
10 August 2025 at 17:58

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim vullkanik në shpatin jugor të Bocca Nuova, në malin Etna, Sicili, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi për hapjen e një vrime efuzive në krahun jugor të Bocca Nuova.

Ndërkohë, vëzhgimet në terren janë duke u zhvilluar nga INGV , ndërsa aktualisht rrjedha e lavës po lëviz drejt jugut.

Nuk janë raportuar ndryshime të rëndësishme sizmike. Burimi i dridhjeve vullkanike ndodhet në një lartësi prej 2,800 metrash. Aeroporti i Katanias është aktualisht funksional, por mbetet në fuqi një alarm fluturimi i nivelit portokalli.

The post Shpërthen vullkani në malin Etna, lava po zbret drejt jugut! Çfarë do të ndodhë me fluturimet? appeared first on Albeu.com.

❌
❌