Strehimi i (pa)përballueshëm/ Europa dhe Shqipëria duhet të ulin kostot e ndërtimit dhe blerjes së pronës
Nga Gazeta ‘SI’ – Përballueshmëria e strehimit është një nga problematikat më seioze me të cilat po përballet Europa, përfshirë dhe Shqipërinë.
Në një dokument, CEPI, Organizata Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme ku bën pjesë dhe ajo shqiptare, NAREA, ka bërë thirrje për ndërhyrje nga qeveritë, me qëllim rregullimin e tregut imobiliar, nga kostot tek taksat.
Shtetet duhet të kryejnë kërkime të pavarura me synimin e trajtimit të ‘kostove të ngurta’ dhe ‘variable’ dhe të identifikimit të fushave për të reduktuar këto kosto, veçanërisht për ndërtimin e apartamenteve, sugjeron CEPI.
Reduktimi i kostove të ndërtimit kërkon një qasje të balancuar ndaj rregulloreve dhe nxitjeve për praktikat e ndërtimit të qëndrueshëm. Për më tepër, adresimi i mungesave të fuqisë punëtore në ndërtim përmes trajnimit profesional dhe tërheqja e punëtorëve të kualifikuar është thelbësore.
Vendet duhet të reduktojnë kostot e transaksioneve të pronave, veçanërisht për blerësit për herë të parë dhe blerësit e banesës parësore, si dhe duhet të inkurajohet pronësia afatgjatë për të siguruar stabilitet në tregjet e strehimit.
Thjeshtimi i miratimeve të lejeve të ndërtimit dhe reduktimi i burokracisë janë thelbësore. Qeveritë duhet të digjitalizojnë dhe centralizojnë procesin e aplikimit për leje për të shpejtuar miratimet dhe për të reduktuar vonesat e panevojshme.
The post Strehimi i (pa)përballueshëm/ Europa dhe Shqipëria duhet të ulin kostot e ndërtimit dhe blerjes së pronës appeared first on Gazeta Si.