Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Vajza mbyti babanë me tel, arrestohet edhe e ëma, policia: Pastroi trupin e bashkëshortit që të mos zbulohej krimi

By: D Marku
25 July 2025 at 10:46

Fier

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.

Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Vajza mbyti babanë me tel, arrestohet edhe e ëma, policia: Pastroi trupin e bashkëshortit që të mos zbulohej krimi appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 24 July 2025Main stream

”Nuk më linte të argëtohesha”, detaje sesi vajza e mbyti me tel babain

By: redi
24 July 2025 at 17:52

Detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj. 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm. Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte edhe shumë presion në…

Source

Vajza mbyt me tel babanë, bashkë me nënën i pastruan trupin. E inskenuan ngjarjen si aksidentale

By: redi
24 July 2025 at 17:36

Tronditës është krimi i kryer në familjen Rama në Fier. Vajza Emanilda Rama, 26-vjeç ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama 56-vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, ajo e raportoi ngjarjen në Komisariat si aksidentale. Në këtë krim është përfshirë edhe nëna e vajzës. ”26-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe…

Source

Before yesterdayMain stream

Vajza nga Amerika Latine për prostitucion në Elbasan, Prokuroria çon për gjykim 13 persona

22 July 2025 at 12:32

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim ndaj 13 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Amerika Latine, të cilët ushtronin veprimtarinë e ndaluar të prostitucionit. Më konkretisht të pandehur janë marrë shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët kanë qenë tutorët, 8 vajza të […]

The post Vajza nga Amerika Latine për prostitucion në Elbasan, Prokuroria çon për gjykim 13 persona appeared first on BoldNews.al.

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

17 July 2025 at 22:24

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për fenomenin e vajzave e showbizit shqiptar, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje. Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e […]

The post Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Mevlani publikon portretin e vajzës, mahnit me fjalët e ëmbla

By: M C
17 July 2025 at 19:06

Këngëtari Mevlan Shaba, është bërë baba për herë të parë.

Pas një kohë të shkurtër, ai vendosi të ndaj portretin e vogëlushes. Ai tregoi që vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin Mei.

“Princesha ime ti, Mei”, shkroi krahas përshkrimit I cili mori qindra pëlqime për pak minuta.

Ju rikujtojme qe Mevlani ka qene pjese e Perputhen dhe e Big Brother Vip Kosova.

The post FOTO/ Mevlani publikon portretin e vajzës, mahnit me fjalët e ëmbla appeared first on Albeu.com.

Pas pronave publike dhe mashtrimit me taksat, Ismet Shehu fton minorene për mish në hell

By: Ardit
16 July 2025 at 18:26

Biznesi i tij reklamohet nga vetë Edi Rama si model suksesi, edhe pse rezulton model i shmangies së taksave dhe shfrytëzimit të punonjësve. Bëhet fjalë për Ismet Shehun, pronarin e restorantit të njohur ‘Ceren’, një nga përfituesit kryesor të pronave të ushtrisë, mbi 80 mijë m2 ish reparte dhe tunele. Shehu, i cili pretendon se […]

The post Pas pronave publike dhe mashtrimit me taksat, Ismet Shehu fton minorene për mish në hell appeared first on BoldNews.al.

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 fiton medaljen e bronzit

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Kombëtarja basketbollit e vajzave ka fituar vendin e tretë në Divizionin C të Kampionatit Europian U-16.

Në garë ishin tetë skuadra që morën pjesë në turneun e zhvilluar në Kosovë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Olsi Muça, fituan dje ndaj Maltës me rezultatin 61-57 (15-10, 11-19, 17-18, 18-10).

Një sukses që erdhi me përmbysje për Shqipërinë, takim ku u dalluan Antea Filopati, me 13 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime, mbështetur nga Anja Kasa me 18 pikë e 7 kërcime.

/r.e//a.f/

The post Eurobasket vajza, Shqipëria U16 fiton medaljen e bronzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

By: armand
14 July 2025 at 22:47

Kombëtarja e vajzave U16 mori medaljen e bronzit në Eurobasket, në Divizionin C, të zhvilluar në Pejë. Shqipëria mundi Maltën me rezultatin 61–57, në një sfidë të luftuar nga fillimi në fund. Skuadra malteze shkoi në avantazh prej 3 pikësh në pushim, por përpjekjet e vajzave kuqezi sollën revanshin në pjesën e dytë. Anja Kasa […]

The post Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit appeared first on BoldNews.al.

Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës

12 July 2025 at 13:48

Në spitalet e vendit mungojnë medikamentet jetësore, teksa Qeveria shkurton fondet për Shëndetësinë për t’i kaluar tek Infrastruktura, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku dhe qindra miliona euro shkojnë tek klientët e përhershëm të Qeverisë. Por, kjo po rrezikon jetën e qytetarëve, siç ka ndodhur dhe rasti i dy ditëve më parë në Përmet, ku […]

The post Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës appeared first on BoldNews.al.

Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome

By: fra nc
11 July 2025 at 15:11

Një grua ukrainase ka humbur jetën këtë të premte në Vlorë pas një incidenti të rrezikshëm në det, ku rrezikoi të mbytej dhe vajza e saj 18-vjeçare. Gruaja ndërroi jetë në spital, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është intubuar.

Mjeku Edmond Breshani, i cili ka asistuar rastin, shpjegoi se vajza dhe nëna u paraqitën në spital në gjendje kome. Nëna, 44 vjeçe, ishte pa shenja jete dhe nuk u arrit të rikthehej në jetë për shkak të dëmtimit të thellë nga mbytja.

Vajza 18-vjeçare u paraqit në gjendje kome, me frymarrje të ngadalësuar, puls të dobët dhe tension të ulët, sipas mjekut. Ajo u intubua dhe dhe gradualisht, filloi të merrte frymë dhe të reagonte, ndërsa tensioni i është stabilizuar dhe ajo ndodhet në reanimacion.

“Vajza 18 vjeçe dhe nëna 44 vjeçe kanë ardhur në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë, në koma. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete, pa puls dhe pa ton zemre.

Ekipi i urgjencës që e asistoi që në plazh zbatoi protokollin për pacientët e mbytur. Pacientja mbi 40 vjeçe ishte pa shenja jete kur erdhi në spital. Komunikuam më parë me ekipin e urgjencës që po vinte dhe zbatuam të gjitha protokollet, por ajo nuk arriti të kthehej në jetë, pasi zemra kishte dalë jashtë funksionit për shkak të uljes së oksigjenimit nga uji i madh dhe rëra që kishte marrë.

Vajza 18 vjeçe ishte në gjendje kome, me frymarrje të ngadalta, puls të dobët dhe tension 5. Ajo u fut në intubim dhe u bë ringjallja me oksigjenim sipas protokollit. Gradualisht filloi të merrte frymë vetë dhe të reagonte e të zgjohej.

Tensioni i është stabilizuar në 11 dhe ndodhet në reanimacion me frymarrje të drejtuar dhe i janë bërë të gjitha mjekimet e nevojshme, po ashtu po i bëhet aspirimi.

Për momentin vajza 18 vjeçare është në gjendje më të qëndrueshme dhe ka shanse për mbijetesë. Ambulancat dhe mjekët ishin në dispozicion dhe asistuan që në momentet e para të ngjarjes”, tha mjeku.

The post Mbytja e turistes në Vlorë, flet mjeku: Nëna s’mbijetoi, vajza erdhi në gjendje kome appeared first on Euronews Albania.

Skandali në Fier/ Vajzat bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! Policia hesht (VIDEO)

By: Ardit
6 July 2025 at 13:22

Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda […]

The post Skandali në Fier/ Vajzat bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! Policia hesht (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Kosovë, vajza 2-vjeçare mbytet në pishinën e familjes

By: Ardit
6 July 2025 at 08:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zallç të Istogut, ku një vajzë rreth 2-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht. Ajo është mbytur në një pishinë familjare gjatë orëve të mbrëmjes. Policia është njoftuar për rastin rreth orës 19:40 të ditës së djeshme. Fëmija është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Fatkeqësisht, mjekët […]

The post Tragjedi në Kosovë, vajza 2-vjeçare mbytet në pishinën e familjes appeared first on BoldNews.al.

Shtang Blendi Fevziu!/ Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë

4 July 2025 at 14:00

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një përvojë të pakëndshme që i ndodhi së fundmi në Tepelenë, gjatë një ndalese rrugës për në Sarandë, ku ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij 9-vjeçare. Në emisionin “Opinion”, teksa diskutohej për mikpritjen shqiptare, Fevziu tregoi se, ndonëse gjithmonë e ka promovuar Shqipërinë si një vend mikpritës, ngjarja e ndodhur e ka lënë të zhgënjyer.

Sipas tij, vajza e vogël kishte kërkuar të përdorte tualetin pranë një hoteli dhe restoranti, por ishte përzënë nga pronarja e lokalit, pavarësisht se bashkëshortja e tij i kishte ofruar të blinte një ujë për ta justifikuar përdorimin e banjës.

“I thashë sime shoqeje çoje vajzën, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë… ajo zonja e përzuri. I tha: ‘Duhet të hash mish që të shkosh në banjë’. Një fëmijë 9 vjeç që përzihet për të mos përdorur banjën, nuk besoj se ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në botë”, – u shpreh Fevziu.

Ai shtoi se kjo ishte një nga situatat më të tronditshme që i kishte ndodhur gjatë 35 viteve si gazetar, duke theksuar se një veprim i tillë ndaj një fëmije nuk përputhet me imazhin që Shqipëria përpiqet të transmetojë për mikpritjen.

The post Shtang Blendi Fevziu!/ Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë appeared first on Sot News | Lajme.

Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

By: D Marku
3 July 2025 at 11:58

Reperi i njohur Fero ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë pas publikimit të aktakuzës ndaj tij në media. Përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në Instagram dhe nënshkruar nga avokatja e tij mbrojtëse, Bedrie Berisha Rexhepi, ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën si është trajtuar rasti në publik.

Fero e konsideron publikimin e dokumenteve të seancës gjyqësore të 25 qershorit si një shkelje serioze të procedurës ligjore, duke theksuar se seanca ishte e mbyllur për publikun dhe shpërndarja e informacioneve është e paligjshme.

“Publikimi i aktakuzës është i papranueshëm, pasi nuk ka marrë ende formë të prerë dhe synon të ndikojë opinionin publik në mënyrë të padrejtë”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën deklaratë theksohet gjithashtu se edhe ish-bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli, është objekt i një hetimi penal nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Fero nënvizon se procesi ndaj tij po përdoret për ta diskredituar, por se kjo nuk do ta ndalë në betejën e tij më të rëndësishme, të drejtën për të parë vajzën e tij.

The post Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund appeared first on Albeu.com.

Shkaktoi kaos në Tiranë/ Sina kërkohej që nga Janari, bashkë me shokët mbajtën të mbyllur një vajzë

2 July 2025 at 20:16

Një kaos u shkaktua pasditen e sotme në zonën e “Vasil Santos”, në ish-Bllok dhe “Myslym Shyri” në Tiranë, kur forcat “Shqiponja” të Policisë së Shtetit u vunë në ndjekje të një “Audi Q8”. Uniformat blu iu bënë shenjë dy të rinjëve për të ndaluar, pas dyshimeve se ata ishin të armatosur, por nuk iu […]

The post Shkaktoi kaos në Tiranë/ Sina kërkohej që nga Janari, bashkë me shokët mbajtën të mbyllur një vajzë appeared first on BoldNews.al.

Abuzoi me vajzën e mitur, lihet në burg babai në Fier. Çfarë zbuloi ekspertiza

By: fra nc
2 July 2025 at 13:23

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare.

I dyshuari mbërriti në ambientet e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur, ndërsa seanca u zhvillua me pjesëmarrjen e prokurorit Genci Mane, gjyqtarit Nertil Dushku dhe një avokati të caktuar kryesisht. Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Meta ka qëndruar i përulur dhe ka pranuar aktin e rëndë.

Në deklarimet e dhëna më parë në polici, ai ka pohuar se abuzimi ka ndodhur “vetëm një herë”, por ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar marrëdhënie të përsëritura me vajzën, duke përforcuar dyshimet për një abuzim sistematik.

Në një prononcim për mediat, nëna e vajzës ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe e ka mësuar gjithçka vetëm pas denoncimit të së bijës në polici. Ajo kërkoi dënim maksimal për bashkëshortin, duke theksuar se vajza kishte shfaqur sjellje të pazakonta, por nuk kishte rrëfyer më herët për përjetimet e saj.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse që ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abuzoi me vajzën e mitur, lihet në burg babai në Fier. Çfarë zbuloi ekspertiza appeared first on Euronews Albania.

Kampionati Evropian për vajza U16 në volejboll nis sot në Tiranë dhe Prishtinë

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Prej sot e deri më 13 korrik (2-13 korrik 2025), Kosova dhe Shqipëria do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian U16 në volejboll për vajza (CEV U16).

Kampionati Evropian për vajza fillon sot në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, ku hyrja do të jetë e lirë.

Federata Kosovare e Vollejbollit e vlerëson këtë aktivitet si ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të volejbollit të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë dhe njëra prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës, ku kombëtaret më të forta të kontinentit në këtë grupmoshë do të luajnë në Kosovë.

Ndeshjet e grupit A që do të luhen në Shqipëri janë: Ukrainë-Bulgari; Francë-Poloni; Shqipëri-Spanjë; Lituani-Itali.

Në grupin B, në përballjen e parë, vajzat e Kosovës do të ndeshen me skuadrën malazeze, sot në ora 20:00. Në të njëjtin grup do të ndeshen gjithashtu: Slloveni-Hungari; Greqi-Turqi; Çeki-Kroaci.

Kjo garë e rëndësishme organizohet për herë të parë bashkërisht nga Kosova dhe Shqipëria, një mundësi e madhe për afirmimin e sportit të femrave dhe përfaqësimit të denjë në arenën evropiane. /j.p/

1 nga 4

The post Kampionati Evropian për vajza U16 në volejboll nis sot në Tiranë dhe Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare, gjykata merr vendimin për babain ‘mostër’

2 July 2025 at 12:50

Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit. Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

The post Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare, gjykata merr vendimin për babain ‘mostër’ appeared first on Sot News | Lajme.

Studim: Rritja e vajzave kushton më shumë se e djemve

By: gaze tare
1 July 2025 at 17:06

Një studim i fundit ka vënë në dukje një ndryshim interesant mes gjinive kur bëhet fjalë për shpenzimet që lidhen me rritjen e fëmijëve. Sipas të dhënave, prindërit harxhojnë ndjeshëm më shumë për vajzat sesa për djemtë dhe kjo diferencë nuk lidhet domosdoshmërisht me blerjet e mëdha.

Në shumicën e rasteve, shpenzimet më të mëdha vijnë nga detajet e përditshme: veshjet, produktet e kujdesit personal, aktivitetet shoqërore dhe hobet që vajzat ndjekin shpesh që në moshë të hershme.

Interesat në fushën e modës, bukurisë dhe aktiviteteve jashtëshkollore mund të jenë më të larmishme dhe intensive, duke shtuar gradualisht kostot gjatë viteve të rritjes.

The post Studim: Rritja e vajzave kushton më shumë se e djemve appeared first on iconstyle.al.

❌
❌