Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

By: Elva
21 August 2025 at 16:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sukth, ku persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur, hynë me forcë në një banesë. Sipas raportimeve, nën kërcënimin e armëve, autorët morën një shumë parash, që përfaqësonte kursimet e familjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.

The post Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më appeared first on BoldNews.al.

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

By: Elva
21 August 2025 at 15:46

Shtetasit e Kosovës Bashkim dhe Xhemajl Emini janë liruar nga autoritetet serbe, bënë të ditur familjarët. “Janë liruar, janë shëndosh e mirë. Kanë shkuar në Gjermani, në vend të vet”, tha për Radion Evropa e Lirë, Jusuf Emini, vëllai i të dy të liruarve. Bashkimi është liruar tre ditë parë, ndërkaq Xhemajli një ditë më […]

The post U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro

By: Elva
21 August 2025 at 15:33

Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua në Perugia, Itali pasi u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro. I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku në zonë, shqiptari u kap në një parking ndërsa po drejtonte makinën dhe sapo kishte shitur dozën e radhës të kokainës një klienti, raportojnë mediat italiane. Në […]

The post Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

By: Elva
21 August 2025 at 15:12

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm […]

The post Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

By: Elva
21 August 2025 at 14:59

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë, është lënduar pasagjerja e motomjetit, shtetasja E.M., 26 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 12:30, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58 […]

The post Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti appeared first on BoldNews.al.

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

By: Elva
21 August 2025 at 14:41

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës në detyrë, Erion Veliaj, ka dal nga SPAK, pas disa orësh ku u mor në pyetje si person me dijeni lidhur me hetimet ndaj vëllait të tij. Ai u shpreh për mediat se erdhi vullnetarisht për të sqaruar pozicionin e tij. “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim […]

The post Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim appeared first on BoldNews.al.

“Isha në jug”/ Gazetarja: Kamerat e sigurisë e regjistruan Daniel Shimën në tunelin e Elbasanit

By: Elva
21 August 2025 at 14:28

Detaje të reja janë zbardhur mbi zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, për rreth 10 orë. Shima kishte thënë se ishte në jug të vendit, por kamerat e sigurisë e regjistruan në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala në News 24, deklaroi se Shima është një person që di shumë informacione, ndaj zhdukja […]

The post “Isha në jug”/ Gazetarja: Kamerat e sigurisë e regjistruan Daniel Shimën në tunelin e Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

By: Elva
21 August 2025 at 14:14

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg 61-vjeçarin Shkëlqim Krrashi, i arrestuar dy ditë më parë në Yzberisht, pas kapjes së një laboratorit të përshtatur për përgatitjen e drogës. Policia bëri me dije se në banesën e Krrashit u gjetën rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis çokollatë, e ndarë në 69 paketime, […]

The post U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

By: Elva
21 August 2025 at 14:00

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane. Bëhet fjalë për Mërgim Brutin, i cili ishte dënuar me 27 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. “U kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u […]

The post EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

By: Elva
21 August 2025 at 13:44

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 mbi zhdukjen për rreth 10 orë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, ngjarje që ka ngritur shumë pikëpyetje. Sipas Lalës, Shima konsiderohej si “truri kryesor” i AKSHI-t dhe kishte dijeni për çështje të rëndësishme që mund të çonin në hetime të reja. Ajo tha se nuk beson se […]

The post Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë appeared first on BoldNews.al.

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

By: Elva
21 August 2025 at 13:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp komentoi zhdukjen për rreth 10 orësh të ish-zv/drejtorit të AKSHI, Daniel Shima, dhe lidhjet e tij me tenderat e kompanive private në këtë agjenci. Berisha u ndal në mënyrën se si Gerond Meçe, përmes kompanisë ABS, ka fituar 46 milionë euro tendera, duke përfshirë […]

The post “Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

By: Elva
21 August 2025 at 13:20

Një 61-vjeçar, punonjës i Bashkisë Fushë Arrëz, është arrestuar nga policia pas një kallëzimi për përndjekje dhe shpërdorim detyre. Policia bën me dije se shtetasi P. L., 61 vjeç, akuzohet se ka fyer dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur kolegun e tij, A. D., 38 vjeç, si dhe familjarët e këtij të fundit, duke e […]

The post Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

By: Elva
21 August 2025 at 13:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat u ndal tek rasti i ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili dje humbi kontaktet me familjen për rreth 10 orë. Sipas Berishës, Shima është një person që “dinte shumë gjëra” dhe ndodhej në qendër të ndërthurjes së interesave mafioze. Ai përmendi emra si […]

The post Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në Bulqizë

By: Elva
21 August 2025 at 12:55

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Bulqizë. Një 33-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.D., është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në zonën e Fushë-Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Mësohet gjithashtu se ai vuante nga probleme […]

The post Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

By: Elva
21 August 2025 at 12:46

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit 6.2 milionë euro të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgjet e vendit. Vendimi u mor pas konstimit se procedura ishte zhvilluar në shkelje të ligjit, pasi nuk ishte argumentuar pse kontrata ishte […]

The post KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

By: Elva
21 August 2025 at 12:30

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, ngritjen e një grupi ekspertësh për të vlerësuar dhe restauruar objektet e kultit që u dëmtuan nga zjarret. Zhupa thekson se gjatë zjarreve  dogjën katër objekte të rëndësishme: Kisha e Senicës dhe Kisha e Leftehorit në Delvinë, Teqeja e Shemberdhenjes […]

The post Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret! appeared first on BoldNews.al.

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

By: Elva
21 August 2025 at 12:16

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Belsh, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të marrë me qira nga një shtetas tjetër. I arrestuari është Leonidha Dervishi, banues në Belsh. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa Dervishi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, […]

The post I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh appeared first on BoldNews.al.

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

By: Elva
21 August 2025 at 12:02

Nga Boldnews.al Nëse do të shkoni tek klinika “Dental Turk” në Tiranë për shërbime stomatologjike, duhet të mbani në vëmendje se të dhënat tuaja personale dhe sensitive nuk janë aspak të sigurta. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka zbuluar se klinika me aktivitet shumë-vjeçar në kryeqytet ka problem të theksuar me respektimin e […]

The post “Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

By: Elva
21 August 2025 at 11:52

Turizmi në Shqipëri prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer në një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë. Ky fakt pasqyrohet qartë edhe në rritjen e ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, sidomos pas periudhës së pandemisë, ku ky treg ka njohur një zgjerim të jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave […]

The post Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

By: Elva
21 August 2025 at 11:44

Qytetarët në Yzberisht, Tiranë, denoncojnë një situatë shqetësuese me një pusetë të ujërave të zeza përpara godinës së tyre. Ata thonë se sa herë ka shkarkime, uji i ndotur del në sipërfaqe duke sjellë erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik. Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të bëra pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), institucioni është […]

The post Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌