Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 August 2025Main stream

Prattipati: Administrata Trump kërkon aleatë të fortë, s’mund të mbështetemi te një vend pa institucione – ngërçin ta zgjidhin liderët

5 August 2025 at 13:58

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati thotë se Kosova po humb mundësi si pasojë e ngërçit politik në vend.

Në një intervistë për Gazetën Express ajo tha se Administrata Trump “kërkon aleatë të fortë” me të cilët mund të avancohen prioritetet e përbashkëta dhe se mundësitë për ta forcuar marrëdhënien ekonomike ndërmjet dy vendeve “mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon”.

Diplomatja amerikane tha se një vend pa institucione kyçe dhe me “një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre” është një partner tek i cili SHBA-ja nuk mund të mbështetet “gjithmonë plotësisht”.

Prattipati tha se “udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre” dhe se ngërçin politik duhet ta zgjidhin po ata.

“Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje, por nuk mund t’i bëjnë zgjedhjet për udhëheqësit apo popullin e Kosovës”.

Që partneriteti me SHBA-në “të lulëzojë”, diplomatja amerikane thotë se “Kosova duhet t’i sigurojë kushtet”, ndërsa tregoi edhe se çfarë mund të pritet nga Administrata Trump.

The post Prattipati: Administrata Trump kërkon aleatë të fortë, s’mund të mbështetemi te një vend pa institucione – ngërçin ta zgjidhin liderët appeared first on Telegrafi.

​Aliu: Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet me kërkesë të komunave

5 August 2025 at 13:33

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ndërtimi i urave mbi lumin Ibër po bëhet me kërkesë të komunave.

Gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet me kërkesë të komunave”, tha Aliu shkurt për KosovaPress, të martën ndërsa po merrte pjesë në përurimin e një rruge në Shtime.

Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave pritet në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetim për ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave.

The post ​Aliu: Ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet me kërkesë të komunave appeared first on Telegrafi.

Gucati thotë se personi i arrestuar në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK-së

5 August 2025 at 13:06

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë konfirmuar se Behar Preniqi i arrestuar mbrëmë nga autoritetet serbe nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha për KosovaPress se Preniqi nuk figuron në emrat e listave të arkivave të kësaj organizate.

“Në dokumentacionet tona në organizatë të veteranëve ai nuk është as anëtar as nuk ka dosje, te ne nuk ka. Te ne ai nuk ka dokumentacion se është veteran i UÇK-së, mua më vjen keq sepse ai është qytetar i Kosovës, por tek ne nuk është në evidenca”, tha Gucati.

Behar Preniqi është ndaluar nga autoritetet serbe nën arsyetimin e krimeve të luftës duke pretenduar se ai ishte pjesë e UÇK-së, transmeton KosovaPress.

Raportohet se Preniqi është arrestuar në Bajakovo në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Pretendimet e autoriteteve serbe se Preniqi ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka hedhur poshtë edhe familja e tij, duke potencuar se Preniqi në kohën e luftës në Kosovë ishte i mitur rreth moshës 16 vjeçare.

The post Gucati thotë se personi i arrestuar në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK-së appeared first on Telegrafi.

“Ushtarët serbë stërviten bashkë me ata kinezë”, Ramadani: Kërcënim për Ballkanin, Serbia të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n

5 August 2025 at 11:46

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar sot se stërvitja ushtarake e Serbisë dhe Kinës është kërcënim për Ballkanin.

Njohësi i sigurisë në një postim në Facebook shkruan se Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti për Paqe me NATO-n.

Lexoni të plotë reagimin e Ramadanit:

Serbia dhe Kina – stërvitja ushtarake si hap kërcënimi në Ballkan

Në Kinën Veriore, në provincën Hebei, ushtarët e Serbisë stërvitën bashkë me ushtarët kinezë për 10 ditë me radhë.

Ushtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale të Serbisë morën mësime nga kinezët për “integrimin e taktikave me dronë në operacione speciale”.

Serbia – masha e Rusisë në Ballkan – që vazhdon të jetë kërcënuesi i vetëm i paqes në rajon tashmë i ka hapur derën e plotë Kinës për qëllime armiqësore ndaj demokracive në rajon e në Evropë.

Reagimi i Perëndimit duhet të jetë më i vendosur dhe më i zëshëm. Kjo politikë kërcënuese e Serbisë tejkalon Ballkanin, është kërcënim më i gjerë.

Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n. /Telegrafi/

 

The post “Ushtarët serbë stërviten bashkë me ata kinezë”, Ramadani: Kërcënim për Ballkanin, Serbia të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n appeared first on Telegrafi.

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës në Tiranë, Policia e Shtetit publikon pamje – dentifikohet autori nga Fushë-Kruja

5 August 2025 at 09:47

Policia e Tiranës njofton se ka zbardhur ngjarjen e datës 24 korrik, kur një sasi lënde plasëse u vendos në garazhin e shtetasit Elvis Kosova.

Në njoftimin e policisë thuhet se është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar se ka vendosur lëndën plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, raporton euronews.al.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën ‘Peti’, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thekson se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

 

The post Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës në Tiranë, Policia e Shtetit publikon pamje – dentifikohet autori nga Fushë-Kruja appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë

5 August 2025 at 07:51

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të respektojë vendimet e gjykatës dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

LBK thekson se ky veprim, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, është i papranueshëm dhe rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë vendore. Qasja e deritashme e ZRRE-së, me mbështetjen e heshtur të Qeverisë, përbën një hap të gabuar strategjik, që nuk i shërben interesit të bizneseve të Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të vendit.

“LBK shpreh keqardhje që ZRRE dhe Qeveria kanë ndërmarrë një vendim pa konsultime të thelluara, pa analizë të ndikimit ekonomik dhe pa ndonjë plan kalimtar të qartë për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji për sektorin privat.

Nuk është e qartë në çfarë agjende janë përfshirë ZRRE-ja dhe Qeveria, por është evidente se ky drejtim nuk është në përputhje me nevojat dhe interesat strategjike të prodhuesve dhe bizneseve vendore, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, edhe gjykata kompetente ka vlerësuar se ky vendim është kundërshtim më legjislacionin dhe ka urdhëruar pezullimin e tij, çka e bën të pakuptimtë këmbënguljen për zbatimin e tij nga ana e ZRRE-së.

LBK kërkon që ky vendim të rishikohet me urgjencë dhe që të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar zbatimin e tij deri në një analizë të plotë gjithëpërfshirëse, të hartuar në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe partnerët institucionalë.

“Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe një qasje të arsyeshme në raport me një çështje kaq jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

5 August 2025 at 07:17

Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Ushtarak Meteorologjik njofton se moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me vranësira dhe riga shiu

5 August 2025 at 07:06

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të martën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 – 17°C, ndërkaq maksimale: 21 – 25°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–5 m/s. /Telegrafi/

The post Mot me vranësira dhe riga shiu appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri

2 August 2025 at 15:47

Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve.

Kjo është një nga pikat e një kapitulli të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve ku janë nenet që trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.

Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj, raporton euronews.al.

Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.

Ndërsa pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se:

“Shkaktimi i një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm te një kafshë shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht ose në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, – përfshirë aktet me natyrë seksuale – për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Gjithashtu, në draft parashikohet dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik.

Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike.

Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë.

Sakaq, neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, ndëshkimi rëndohet me 50%.

Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndahen pamje të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

The post Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker

2 August 2025 at 15:26

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Pas takimit me presidenten Osmani, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes priteT ta takojë edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker appeared first on Telegrafi.

Komandanti Barduani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes, KFOR: Baker riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it

2 August 2025 at 13:31

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua sot me ZëvendësNdihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Z.Baker riafirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

KFOR tutje thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /Telegrafi/

The post Komandanti Barduani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes, KFOR: Baker riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it appeared first on Telegrafi.

Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë

2 August 2025 at 09:58

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të trafikimit me njerëz dhe shërbime seksuale me viktimën e trafikimit.

Rasti ka ndodhur në Malishevë, më 23 korrik, ndërkaq janë arrestuar dy të dyshuarit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën e lart-cekur, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Shërbime seksuale e trafikim me njerëz, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Presidentja Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker

2 August 2025 at 09:16

Zëvendësndihmës sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker ndodhet për vizitë në Kosovë.

E para e shtetit, Vjosa Osmani do ta pret në takim zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker në ora 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, David A. Baker. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”< thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci në një vizitë të para dy muajve në SHBA është takuar me zyrtarin amerikan, Baker.

Pas asaj vizite, Maqedonci kishte deklaruar se Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri. /Telegrafi/

The post Presidentja Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker appeared first on Telegrafi.

​Qeveria ndan rreth 300 mijë euro për Podujevën e Shtimen

1 August 2025 at 13:43

Rreth 300 mijë euro ka ndarë Qeveria në detyrë e Kosovës për Komunën e Podujevës dhe të Shtimes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen për projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për komunat: Podujevë dhe Shtime, për përfitimin e projekteve në klauzolë të investimeve të Fondit Burimor. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë për aprovim kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore. Për Komunën e Podujevës 178 mijë e 730 euro dhe Komunë e Shtimes 117 mijë e 758 euro e 24 cent. Këto projekte kanë të bëjnë me përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza në këto dy komuna”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar janë ndarë edhe 580 mijë euro për pesë projekte kapitale.

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka propozuar të aprovohet rialokimi i mjeteve në shumë prej 587 mijë e 569 euro gjithsejtë për pesë projekte kapitale dhe atë në komunat Vushtrri, Gjilan, Junik, Zubin Potok dhe Rahovec.

Qeveria ka emëruar edhe drejtorin i përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj, me mandat katërvjeçar.

Po ashtu është votuar edhe për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Shemsi Duriqin. /kp/

The post ​Qeveria ndan rreth 300 mijë euro për Podujevën e Shtimen appeared first on Telegrafi.

Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve

1 August 2025 at 13:22

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për heqjen e tarifave për të gjitha mallrat amerikane.

Pas këtij vendimi, ka reaguar sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane e kishte propozuar muaj më parë.

Osmani theksoi se Kosova është partner i besueshëm i SHBA-së.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, shkruan ajo.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani para disa muajve kishte propozuar heqjen e tarifave doganore për produktet e SHBA-së. /Telegrafi/

As of today, Kosovo’s decision for a ZERO tariff on all U.S. goods enters into force.

We’re proud to have been the first country to propose to remove all barriers towards our most strategic ally.

To @POTUS and the American people: Kosovo is your reliable partner in your… https://t.co/icOYmWZN2h

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2025

The post Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

1 August 2025 at 07:25

Shqipëria të premten do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut do të fryjë me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me diell dhe vende-vende riga shiu

1 August 2025 at 07:08

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 27 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. /Telegrafi/

The post Mot me diell dhe vende-vende riga shiu appeared first on Telegrafi.

KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike

31 July 2025 at 13:43

Korporata Energjetike e Kosovës ka funksionalizuar Departamentin për Sigurinë Fizike të Objekteve, gjersa e quan një vendimmarrje strategjike për sigurinë dhe kontrollin institucional.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se duke filluar nga data. 01.08.2025, ora 00:00,  hyn në funksion Departamenti për Sigurinë Fizike të Objekteve, i cili nga tani e tutje do të operojë brenda kuadrit të vetë KEK.

“Kjo është një vendimmarrje strategjike e Bordit dhe Menaxhmentit të KEK, me qëllim të rritjes së kontrollit të brendshëm, garantimit të sigurisë së aseteve, dhe adresimit të sfidave të përsëritura të sigurisë fizike që janë paraqitur ndër vite.

Për më shumë se dy dekada, shërbimet e sigurimit fizik në KEK Sh.A. janë ofruar përmes operatorëve ekonomikë privatë. Gjatë kësaj periudhe, ka pasur incidente dhe parregullsi që kanë cenuar sigurinë e aseteve kritike dhe kanë shkaktuar dëme materiale e rrezikim të jetës njerëzore”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se duke pasur parasysh rëndësinë jetike të KEK-ut si infrastrukturë kritike kombëtare, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e këtij shërbimi nën kontroll të plotë institucional.

“Nga 1 gushti punonjësit e sigurimit fizik janë zyrtarisht pjesë e stafit të KEK Sh.A., dhe do të gëzojnë kushte më të mira pune, sigurim shëndetësor, shujta, mbështetje institucionale dhe trajtim të dinjitetshëm. Me këtë vendim, KEK konfirmon përkushtimin e saj për siguri të lartë operacionale në të gjitha objektet strategjike, ndalimin e ndërhyrjeve të jashtme të paautorizuara, sidomos në zonat e minierës dhe termocentraleve, rritje të kapaciteteve të brendshme për menaxhimin e rrezikut dhe emergjencave.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe përgjegjësisë institucionale, që reflekton angazhimin e KEK Sh.A. për të garantuar siguri të qëndrueshme, në funksion të mbarëvajtjes së operacioneve energjetike dhe interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

The post KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike appeared first on Telegrafi.

Kush pritet të jenë emrat e nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës

31 July 2025 at 11:53

Dhjetë ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve të bashkisë së kryeqytetit, këta të fundit kanë dhënë sot dorëheqjen, që pritet ta dorëzojnë në mesditë te kryetarja në detyrë Anuela Rustani.

A2 CNN mëson se rreth mesditës do të kenë një mbledhje në bashki për të komunikuar largimin e tyre nga detyra.

Ndërkohe burime për A2 CNN nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri pritet të jenë nënkryetarët e rinj të bashkisë.

The post Kush pritet të jenë emrat e nënkryetarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës appeared first on Telegrafi.

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte

31 July 2025 at 11:46

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.

Prokuroria thekson se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizon përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte appeared first on Telegrafi.

❌
❌