Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Nga zonjë beqare te një histori dashurie e heshtur: Venus Williams konfirmon fejesën me Andrea Preti

By: D Marku
23 July 2025 at 15:36

Pas viteve si një ikonë e beqarisë dhe pavarësisë, Venus Williams ka ndarë lajmin se është e fejuar me aktorin dhe producentin italian Andrea Preti.

Në një intervistë pas ndeshjes së fundit, ajo tha se Andrea ka qenë mbështetja e saj më e madhe në rikthimin në fushë:
“Kur doja të hiqja dorë, ai më shtyu të vazhdoja.”

Çifti e mbajti romancën privat për një kohë të gjatë, por nisën të përfliteshin për fejesë që në shkurt, kur u panë në Romë dhe Venus mbante një unazë diamanti.

Në një intervistë më parë, ajo kishte thënë:
“Jeta ndryshon… dhe duhet të dish kur të ndryshosh edhe ti.”

The post Nga zonjë beqare te një histori dashurie e heshtur: Venus Williams konfirmon fejesën me Andrea Preti appeared first on Albeu.com.

Drama me Gjestin – Egli Tako e përshkruan veten me katër fjalë

By: D Marku
23 July 2025 at 15:17

Marrëdhënia mes Egli Takos dhe Gjestit duket se ka marrë fund, të paktën sipas lëvizjeve të tyre në rrjete sociale.

Dyshja, të cilët ishin komentuar shpesh për raportin mes tyre, nuk ndiqen më në Instagram, një detaj që zakonisht konsiderohet si tregues i ftohjes ose përfundimit të një lidhjeje.

Në mes të këtyre zërave, Egli ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj, jo me fjalë të drejtpërdrejta, por me një postim që duket të jetë një mesazh simbolik.

Ajo ka publikuar një fotografi provokuese në bikini, ku shfaqet duke marrë rreze dielli, e qetë dhe e buzëqeshur.

Më shumë se fotografia, ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte përshkrimi që i ka bërë vetes përmes katër fjalëve.

“E lirë, e dashur, e vlerësuar, e fuqishme”, ka shkruar ajo.

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ndarjen, por sinjalet në rrjete sociale flasin vetë

The post Drama me Gjestin – Egli Tako e përshkruan veten me katër fjalë appeared first on Albeu.com.

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

By: D Marku
23 July 2025 at 14:56

Turqia dhe Britania kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për t’i lejuar Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter Typhoon, në një hap të madh drejt sigurimit të prokurimit të avionëve pas vitesh negociatash.

Turqia ka qenë në bisedime për të blerë 40 aeroplanë luftarakë, të cilët janë ndërtuar nga një konsorcium i Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës, të përfaqësuar nga Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.

“Ministrat e Mbrojtjes kanë nënshkruar sot së bashku një Memorandum Mirëkuptimi. Ky dokument kodifikon marrëdhëniet midis vendeve, duke i çuar ato një hap më afër një marrëveshjeje të plotë për Typhoon”, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.

“Të dy Ministrat e mirëpresin nënshkrimin si një hap pozitiv drejt sjelljes së Turqisë në klubin Typhoon dhe ndajnë një ambicie të ndërsjellë për të përfunduar marrëveshjet e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”, është thënë më tej në deklaratë.

Më parë, revista Spiegel raportoi se Gjermania kishte hapur rrugën edhe për dorëzimin e 40 aeroplanëve luftarakë në Turqi, pas një vendimi pozitiv nga këshilli federal i sigurisë.

Marrëveshja vjen një ditë pas bisedës telefonike të presidentit Rexhep Tajip Erdogan me kryeministrin britanik Keir Starmer, në të cilën ata shqyrtuan progresin e fundit në lidhje me prokurimin e mundshëm të aeroplanëve luftarakë nga Turqia.

Të dyja palët shprehën optimizëm se zhvillimet në këtë fushë do të forconin më tej bashkëpunimin në mbrojtje midis Ankarasë dhe Londrës.

Erdogan më herët të dielën tha se Britania dhe Gjermania treguan një qëndrim “pozitiv” ndaj blerjes së mundshme të Eurofighters nga Turqia, duke theksuar se Ankaraja dëshiron ta finalizojë blerjen sa më shpejt të jetë e mundur.

The post Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter appeared first on Albeu.com.

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

By: D Marku
23 July 2025 at 14:49

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin më të ri të këngëtarit Butrint Imeri, të titulluar “Harrom”.

Një ndjekës kishte komentuar: “E paska zënë Butrinti”, duke lënë të nënkuptohet se mes dyshes mund të ketë lindur diçka më shumë se një bashkëpunim profesional.
Melisa nuk ka nguruar të përgjigjet me ton të drejtpërdrejtë dhe ironik: “Okej, sot është 2025. Nuk do të thotë që një çikë e një djalë po e bëjnë një klip bashkë që i kanë 25 fëmijë bashkë, edhe që janë martu edhe që gjithë jetën kanë me qenë bashkë”.

Ajo sqaroi më tej se bashkëpunimi i tyre ishte thjesht profesional dhe nuk ka vend për spekulime.

“Një klip e kemi bërë dhe aty ka përfunduar puna”, shtoi ndër të tjerash.

Reagimi i Melisës ka marrë vëmendje të madhe në rrjete, duke hapur diskutime mbi pritshmëritë e publikut kur vjen puna te bashkëpunimet artistike mes vajzave dhe djemve në industrinë shqiptare të muzikës.

Paraqitja e saj në klip gjithashtu mori reagime të shumta e mjaft pozitive nga fansat e dyshes.

The post “E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin appeared first on Albeu.com.

Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet

By: D Marku
23 July 2025 at 14:12

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik gjatë natës në një nga diskotekat e njohura të Prishtinës, ku ishte paralajmëruar një performancë e reperit të njohur shqiptar, Noizy.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur Policia e Kosovës pranoi një informacion të dyshuar për prezencën e një mjeti shpërthyes në ambientet e lokalit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia ka reaguar dhe ka dërguar në vendin e ngjarjes njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, përfshirë njësitin për deminim dhe njësinë K9 me qen gjurmues.

“Pas evakuimit si dhe kontrollit të plotë të hapësirave nga njësitë përkatëse, është konstatuar se nuk ka asnjë mjet shpërthyes dhe se informata ka qenë e rrejshme”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci po ashtu theksoi se rasti është referuar tek prokurori kompetent, dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit.

Policia e Kosovës po ashtu falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që të shmangen përhapjet e informatave të pabazuara, pasi ato jo vetëm që krijojnë panik të panevojshëm, por edhe vënë në lëvizje pa arsye resurset shtetërore që mund të jenë të nevojshme në situata reale emergjente.

The post Alarmi për mjet shpërthyes në një diskotekë në Prishtinë, ku pritej të performonte Noizy – Policia jep detajet appeared first on Albeu.com.

OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat

By: D Marku
23 July 2025 at 13:58

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë të virusit chikungunya, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, që u përhap në mbarë botën dy dekada më parë.

Shkak për alarm është rritja e shpërthimeve të reja në rajonin e Oqeanit Indian, të cilat tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe në kontinente të tjera. Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona me rrezik potencial për përhapjen e këtij virusi.

Virusi shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe në disa raste mund të çojë në paaftësi afatgjatë. Alvarez paralajmëroi se situata po i ngjan epidemisë së viteve 2004–2005, kur virusi preku afro gjysmë milioni njerëz, fillimisht në territore të vogla ishullore, përpara se të përhapej në mbarë globin.

Sipas saj, vala e re e përhapjes ka nisur në fillim të vitit 2025, me shpërthime në ishuj të njohur si La Reuniondhe Mauritius – zona që ishin goditur edhe më parë. Vetëm në La Reunion, virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e popullsisë.

Përhapja vazhdon në Madagaskar, Somali, Kenia, si edhe në Indi dhe rajone të tjera të Azisë Juglindore. OBSH shpreh shqetësim edhe për rritjen e rasteve të importuara në Evropë, ku vetëm në Francë janë regjistruar rreth 800 raste që nga 1 maji.

Duke qenë se nuk ekziston asnjë trajtim specifik për chikungunya-n dhe se virusi përhapet shpejt, OBSH thekson rëndësinë e parandalimit. Si masa mbrojtëse rekomandohen përdorimi i insekticidëve dhe veshje me mëngë të gjata, pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës.

The post OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat appeared first on Albeu.com.

Pamje të reja nga vitet ’90 nxjerrin në dritë lidhjen mes Trump dhe Epstein

By: D Marku
23 July 2025 at 12:39

Fotografi dhe video të zbuluara rishtazi hedhin dritë mbi marrëdhënien e hershme mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein. Në materiale arkivore shihet Epstein i pranishëm në dasmën e Trump me Marla Maples në vitin 1993, si dhe në evente të tjera si sfilatat e Victoria’s Secret në fund të viteve ’90.

Trump dhe Epstein frekuentonin të njëjtat rrethe shoqërore në Palm Beach dhe New York, dhe shpesh shfaqeshin në të njëjtat festa dhe ambiente publike. Në një video të vitit 1999, ata shfaqen duke biseduar e qeshur së bashku.

Reagimi i Trump për CNN ishte i shkurtër: “Duhet të jesh duke bërë shaka me mua”, përpara se të mbyllte telefonin. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë i cilësoi pamjet si “jashtë kontekstit” dhe tha se raportimet janë pjesë e një fushate politike.

Zbulimet vijnë në një kohë kur po rritet presioni mbi autoritetet amerikane për të deklasifikuar dosjet e plota të lidhura me Epstein. Dëshmitë e reja shtojnë dyshimet publike mbi kontaktet që figura të njohura, përfshirë ish-presidentin Trump, kanë pasur me të në periudha kyçe.

The post Pamje të reja nga vitet ’90 nxjerrin në dritë lidhjen mes Trump dhe Epstein appeared first on Albeu.com.

Mesazhet që qarkulluan në media, Antonela Berisha: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

By: D Marku
23 July 2025 at 12:19

Rrjetet sociale janë trazuar sot pas publikimit të disa mesazheve kërcënuese qe ka dërguar ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha. Mesazhet, që dyshohet të jenë dërguar drejt një vajzë nga Kosova, përmbanin gjuhë fyese me bazë etnike dhe kërcënime serioze ndaj jetës së saj.

Por reagimi i Antonelës nuk u ndal vetëm tek denoncimi i mesazheve. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo akuzoi JOQ për tendencë të vazhdueshme denigruese ndaj saj.

“Ka ndodhur shpesh që të paguhen platforma si JOQ për të denigruar njerëz, apo të paguajë JOQ që të mos denigrohet vetë. Jeni të shitur, të korruptuar dhe të njëanshëm në çdo kauzë që zgjidhni të publikoni,” shkruan ajo.

Postimi i saj:

The post Mesazhet që qarkulluan në media, Antonela Berisha: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale appeared first on Albeu.com.

Uria përhapet në Gaza: 21 fëmijë vdesin në 3 ditë, mbi 100 OJQ kërkojnë armëpushim

By: D Marku
23 July 2025 at 11:52

Më shumë se 100 organizata humanitare, përfshirë Mjekët pa Kufij, Amnesty International dhe Oxfam, paralajmëruan sot se uria po përhapet me shpejtësi në Rripin e Gazës. Ato kërkojnë armëpushim të menjëhershëm dhe shpërndarje pa pengesa të ndihmave.

Në vetëm 72 orët e fundit, 21 fëmijë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në spitalet e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë lokalë.

OKB e cilëson situatën si “katastrofë e paprecedentë” dhe kritikon pengesat për ndihmat. Ndërkohë, ton ndihma ushqimore e mjekësore qëndrojnë të bllokuara brenda ose pranë Gazës.

Izraeli akuzohet për kufizime të rrepta në kalimin e ndihmave, ndërsa e fajëson Hamasin për keqpërdorim të tyre dhe sulme ndaj civilëve gjatë shpërndarjes.

SHBA po përpiqet të negociojë një “korridor humanitar” dhe një armëpushim të ri. I dërguari special Steve Witkoff pritet të udhëtojë në Evropë këtë javë për bisedime me fokus Gazën.

Ndërkohë, sulmet izraelite ndaj enklavës palestineze vijojnë, ndërsa negociatat për armëpushim mbeten të bllokuara.

The post Uria përhapet në Gaza: 21 fëmijë vdesin në 3 ditë, mbi 100 OJQ kërkojnë armëpushim appeared first on Albeu.com.

Nuk e lë me kaq! Ja lëvizja e radhës e Don Xhonit ndaj Loredana Bratit

By: D Marku
23 July 2025 at 11:39

Duket se Don Xhoni nuk ka ndërmend të ndalet kur vjen puna te Loredana Brati.

Reperi i njohur ka lënë sërish një koment në postimin e saj të fundit në “TikTok”, duke ndezur edhe një herë dyshimet për një afrim mes tyre.

Pasi komenti i tij i mëparshëm mori vëmendje të madhe në rrjet, kjo lëvizje e radhës po interpretohet nga fansat si një përpjekje e hapur për të rifituar vëmendjen, apo ndoshta zemrën e bukuroshes me të cilën është përfolur prej kohësh për një flirt të mundshëm.

The post Nuk e lë me kaq! Ja lëvizja e radhës e Don Xhonit ndaj Loredana Bratit appeared first on Albeu.com.

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

By: D Marku
23 July 2025 at 11:13

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në moment të fundit.

Shkak? Një paralajmërim për mjet shpërthyes që rezultoi alarm i rremë.

Klubi reagoi në rrjete sociale, duke bërë të ditur se kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe pas kontrolleve të plota, nuk u gjet asgjë, as brenda, as jashtë ambientit.

The post Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt! appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 22 July 2025Main stream

“Zgjedh paqen, jo famën”! Rob Kardashian tregon pse është larguar nga sytë e publikut

By: D Marku
22 July 2025 at 19:55

Rob Kardashian ka thyer heshtjen. Në një bisedë të rrallë në podcast-in e Khloe-s, “Khloe in Wonder Land”, ai zbuloi pse ka zgjedhur të largohet nga ekranet dhe jeta publike.

“Nuk ka të bëjë me familjen, por me mua,” – tha Rob. “Nuk dua të jem para kamerave kur nuk ndihem mirë me veten.”

Anëtari më i tërhequr i klanit Kardashian pranoi se nuk është ndier rehat me veten për një kohë të gjatë dhe se preferon të zgjedhë paqen shpirtërore mbi famën.

“Nuk më sjell asgjë të mirë të jem pjesë e një gjëje që më rëndon. Dua thjesht lumturinë time,” – u shpreh ai.

The post “Zgjedh paqen, jo famën”! Rob Kardashian tregon pse është larguar nga sytë e publikut appeared first on Albeu.com.

Postim tronditës i gruas së Zotas: Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’

By: D Marku
22 July 2025 at 19:48

Një ditë gëzimi, përvjetori i martesës së një çifti ka qenë gjithmonë një ditë gëzimi, por ky nuk është rasti për Rute Cardoso-n, e cila nuk e priste që përvjetori i saj i parë i martesës me Diogo Zota-n do të ishte kaq prekës.

Futbollisti portugez u martua me të dashuren e tij më 22 qershor 2025 dhe ata planifikuan një jetë së bashku me tre fëmijët e tyre, por fati kishte plane të tjera. Diogo ndërroi jetë në një aksident me makinë së bashku me vëllain e tij, André, dhe shuajti përgjithmonë ëndrrat e familjes.

Rute Cardoso, e dashura e fëmijërisë së Jotës, nënës së fëmijëve të tij, theu zemrat me postimin e saj në Instagram. Portugezja ktheu kohën pas, duke nderuar përvjetorin e njëmujorit të ditës së tyre të dasmës dhe shoqëroi tre foto të bukura të tyre me një mesazh prekës. “Një muaj i ‘derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë. Vajza jote e bardhë”, shkroi Rute në dedikimin e saj prekës për burrin e saj.

Vdekja përfundimisht i ndau shumë herët, por Rute do ta mbajë përgjithmonë Diogon në zemrën e saj.

The post Postim tronditës i gruas së Zotas: Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’ appeared first on Albeu.com.

Kim Kardashian prezanton koleksionin e çantave të shtrenjta që kapin shifrën e mijëra eurove

By: D Marku
22 July 2025 at 17:50

Kim Kardashian njihet për interesin e veçantë për veshjet e shtrenjta dhe çantat zënë një vend të veçantë në gardërobën e saj.

Ndër markat luksoze të cilave ajo u ka qëndruar besnike, Hermes ka zënë një vend të veçantë për vite me radhë.

Tani ka tërhequr vëmendjen me një foto të vjetër që ka ndarë në Instagram.

Aty shihet një pjesë e koleksionit të saj të çantave Hermes, dhe në përshkrim ajo shkroi: “Siç e dimë të gjithë, nuk bëj shaka me koleksionin tim të Hermesit”.

Kardashian shtoi gjithashtu se ka nxjerrë në shitje disa çanta në Kardashiankloset.com.

Fotografia e saj tërhoqi vëmendjen dhe nisi diskutime në rrjetet sociale.

Vetëm disa nga komentet ishin: “Sasia e parave që ka ai person mund t’i japë fund urisë në botë”, “Çfarë humbjeje absolute parash”, “Janë të gjitha të njëjtat çanta, vetëm madhësi dhe ngjyra të ndryshme”.

Fotografia tregon një shumëllojshmëri çantash Hermes Birkin në madhësi nga 25 deri në 35 cm në një gamë të gjerë ngjyrash. Mund të shihen edhe çantat Kelly, si dhe çantat Birkin të personalizuara të bëra me porosi.

Dihet gjithashtu se Kim ka në koleksionin e saj edhe një Birkin Himalayan Crocodile, një nga çantat më të shtrenjta në botë.

Çantat Kelly dhe Birkin normalisht kushtojnë rreth 7,500 dhe 9,000 në shitjet e rregullta, ndërsa çmimi i tyre në tregun sekondar mund të kalojë 20,000 euro.

The post Kim Kardashian prezanton koleksionin e çantave të shtrenjta që kapin shifrën e mijëra eurove appeared first on Albeu.com.

Koncerti i jashtëzakonshëm i Armend Rexhepagiqit në Prishtinë

By: D Marku
22 July 2025 at 17:45

Mbrëmja e së shtunës solli një nga ngjarjet më të veçanta muzikore të kësaj vere – koncertin madhështor të Armend Rexhepagiqit, të organizuar nga RAVE, nën patronatin e Kryeqytetit Prishtinë.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me një publik të zjarrtë, koncerti mblodhi mijëra artdashës, duke u shndërruar në një përjetim emocional për të gjithë të pranishmit.

Përveç interpretimit të këngëve më të dashura të tij, Armendi i dedikoi një moment të veçantë koncertit për një kauzë të madhe njerëzore – duke bërë thirrje për paqë dhe mirësi në mbarë botën.

Ky mesazh preku publikun dhe krijoi një ndjesi solidariteti dhe reflektimi.

Ngjarja u pasurua edhe më shumë me performancat speciale të mysafirëve të ftuar, Ronela Hajati dhe Filloreta Raçi– Fifi, të cilat u ngjitën në skenë për të interpretuar së bashku me Armendin, duke krijuar momente unike dhe të paharrueshme për publikun

The post Koncerti i jashtëzakonshëm i Armend Rexhepagiqit në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

“Dëm i pariparueshëm”, Osmani paraqet masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetueses

By: D Marku
22 July 2025 at 17:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar situatën e ngërçit politik dhe krizës institucionale, duke njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vendosjen e një mase të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.

Në një konferencë për media, Osmani theksoi se kjo kërkesë ka për qëllim të parandalojë shkeljen e Kushtetutës nga ana e deputetëve në rast të konstituimit të Kuvendit pas skadimit të afatit kushtetues, apo krijimit të një qeverie në mënyrë të kundërligjshme.

“Kemi dorëzuar kërkesë për masë të përkohshme, kjo e parandalon shkeljen e Kushtetutës nga ana e deputetëve. Konstituimi i Kuvendit pas afatit do të mund të ishte në kundërshtim me Kushtetutën, e po ashtu edhe krijimi i një qeverie në këto rrethana,” deklaroi Osmani.

Sipas saj, nëse nuk pezullohet afati përmes kësaj mase të përkohshme, nuk mund të parandalohet një dëm që ajo e cilësoi si të “pariparueshëm”.

“Pa u pezulluar ky afat, pa bërë kërkesë për masë të përkohshme, ne nuk mund të parandalojmë këtë dëm të pariparueshëm. Prandaj jemi të bindur se kjo kërkesë është në interes publik,” shtoi ajo.

Presidentja bëri të ditur se nuk ka një afat të përcaktuar se kur Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim për këtë çështje, por nënvizoi urgjencën dhe rëndësinë që ajo ka për ruajtjen e rendit kushtetues në vend.

“Unë nuk e di sa mund t’i marrë kohë Gjykatës Kushtetuese për të vendosur për të gjitha pikat e kësaj kërkese, por duke pasur parasysh se si po rrezikohet rendi kushtetues i vendit tonë, kjo çështje është me rëndësi të lartë,” përfundoi Osmani.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët që ta konstituojnë organin ligjvënës deri më 26 korrik.

Më 21 korrik, deputetët për herë të 50-të dështuan të konstituonin Kuvendin e Kosovës, pasi partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar si figurë përçarëse të propozuarën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për kryeparlamentar.

The post “Dëm i pariparueshëm”, Osmani paraqet masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Merrem masa! Akropoli mbyllet deri të premten në mesditë për shkak të valës së të nxehtit

By: D Marku
22 July 2025 at 17:16

Hyrja e Akropolit dhe vendeve të tjera arkeologjike në Athinë do të mbeten të mbyllura gjatë orarit të drekës, nga sot deri të premten për shkak të një vale të nxehti.

Sipas njoftimit zyrtar të Eforatit kompetent të Antikiteteve të Qytetit të Athinës, të lëshuar pak kohë më parë, nga data 22/7/2025 deri më 25/7/2025 vendet arkeologjike të Akropolit dhe Shpateve, Olimpianit, Liceut, Agorës Romake, Agorës Antike dhe Bibliotekës së Hadrianit do të mbeten të mbyllura gjatë periudhës 12:00-17:00 për shkak të temperaturave të larta, për sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve.

The post Merrem masa! Akropoli mbyllet deri të premten në mesditë për shkak të valës së të nxehtit appeared first on Albeu.com.

Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare

By: D Marku
22 July 2025 at 16:46

Aktorja e njohur hollywoodiane Sharon Stone po përjeton një moment të dhimbshëm, pasi nëna e saj, Dorothy Stone, është ndarë nga jeta, në moshën 91-vjeçare.

Në një postim prekës në Instagram, Stone ndau me ndjekësit e saj një foto familjare ku shihet duke buzëqeshur pranë së ëmës në një divan, shoqëruar me një dedikim të shkurtër.

Aktorja e përshkroi Dorothy-n si një grua “argëtuese dhe me komplekse”, duke theksuar dimensionet njerëzore të një nëne që jetoi një jetë të plotë, por jo të lehtë.

Dorothy Stone ishte e martuar me Joseph Stone që prej vitit 1950, dhe çifti qëndroi bashkë deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 2009, vetëm pak muaj përpara përvjetorit të 60-të të martesës së tyre.

The post Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Hithër dhe limon, receta natyrale që kuron aneminë

By: D Marku
22 July 2025 at 15:51

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera. Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit.

Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve. Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.

Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C. Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon.

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin. Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun.

Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve. Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.

Kura me hithra dhe limon kundër anemisë:

Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.

Përbërësit:

5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.

Lëngu i një limoni

1 litër ujë

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një tenxhere.

Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë. Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta.

Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi shtoni pak mjaltë.

Nëse keni gjethe të njoma, atëherë ziejini bashkë me ujin.

Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve.

Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite. Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë. Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë.

Mos harroni të bëni limonin pjesë të vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit. Majdanozi i freskët është gjithashtu një produkt që duhet ta konsumoni, sepse përmban hekur dhe vitaminë C.

The post Hithër dhe limon, receta natyrale që kuron aneminë appeared first on Albeu.com.

I nxehti godet Ballkanin/ Vendet e rajonit marrin masa, Serbia përballet me mungesë energjie

By: D Marku
22 July 2025 at 15:44

Temperaturat e larta ne Ballkan kane detyruar autoritetet te bejne thirrje per kujdes te shtuar ndaj qytetareve dhe puntoreve. Ministria e Shëndetësisë ne Kosove i ka rekomanduar institucionet publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta në periudhën 22-25 korrik.

Ministria i ka bazuar këto rekomandime në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku kerkohet qe të shmanget puna në ambient të jashtëm në periudhën kohore nga ora 11:00 e paradites deri ne 16:00, grate shtatzene te mos punojne ne kete fashe orari, personat me sëmundje kronike duhet të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë në ditë, të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë, përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia, të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura dhe të vendosen pika freskimi në vend mes te cilave edhe qasje në ujë te ftoftë, te pijshem per ta.

Temperaturat këtë javë në Kosovë pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius. Edhe Ministria e Shëndetësisë ne Maqedonine e Veriut ka lëshuar disa rekomandime për të mbrojtur popullsinë nga temperaturat e larta, duke përfshirë qëndrimin brenda, dhomat e ftohta, veçanërisht midis orës 11:00 dhe 17:00, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta me ngjyra të çelëta dhe përdorimin e mbrojtjes së kokës dhe syve.

Ndersa ne Serbi po diskutohet per mbulimin e vendit me energji elektrike, per shkak te ngarkeses ne rrjet si pasoje e perdorimit te ajrit te kondicionuar. Aty ne te gjithe vendin jane 60 termocentrale. Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, apo në kushte pune me temperatura të larta.

Si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë Ballkanin, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci është raportuar për përhapje të zjarreve, pasi temperaturat në disa raste kanë shkuar në mbi 40 gradë Celsius.

The post I nxehti godet Ballkanin/ Vendet e rajonit marrin masa, Serbia përballet me mungesë energjie appeared first on Albeu.com.

❌
❌