Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 August 2025Main stream

Sot parashikohet mot i kthjellët dhe i nxehtë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/35 Diell
Kukës 14/33 Diell, pak re
Lezhë 18/35 Diell
Dibër 14/35 Diell, pak re
Durrës 18/34 Diell
Tiranë 20/36 Diell, pak re
Elbasan 18/35 Diell
Berat 17/35 Diell
Vlorë 18/33 Diell
Korçë 14/29 Diell, pak re
Gjirokastër 14/36 Diell
Sarandë 17/32 Diell

 

The post Sot parashikohet mot i kthjellët dhe i nxehtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Kultivonin e trafikonin kanabis në Greqi nga Korça, në pranga financuesit e në kërkim organizatorët

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Policia e Korçës ka vënë sot në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, për kultivim dhe trafikim të kanabisit.

Policia e Shtetit njoftoi sot se u finalizua, nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, operacioni i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.

Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq.

Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.

Vihen në pranga 2 financuesit e kultivimit, si dhe shpallen në kërkim 2 organizatorët e trafikimit, të katër krerët e një grupi kriminal.

Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.

Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia

Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

The post Kultivonin e trafikonin kanabis në Greqi nga Korça, në pranga financuesit e në kërkim organizatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Investime në infrastrukturën kritike të Kosovës

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se po bëhen investime jetike për infrastrukturën kritike të vendit.

Kurti në një postim në Facebook tha se kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shkruar se projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë 13 milionë euro) është afër përfundimit.

“Për këtë projekt, Ibër Lepenci e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte zbatim për vetëm 10% për vite të tëra. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim. Kanali prej 49km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20km të pjesës së hapur të kanalit, 10km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Rehabilitimi përfshin: Riparimin e akuadukteve (2,586 m), Rezervuarin Bufer me kapacitet 30,000 m³, rindërtimin e kanaleve trapezoidale e drejtkëndore, ndërtimin e kutive shpërndarëse të ujit, rrjeta mbrojtëse, mure mbajtëse, dhe sisteme të mbrojtjes mjedisore. Me këto investime rritet siguria e ujit të vendit tonë dhe funksionaliteti afatgjatë i kanalit, dhe njëkohësisht reduktohen humbjet e ujit”, ka shkruar ajo.

Sipas Rizvanollit, ky kanal nuk është vetëm infrastrukturë, por garanci për jetë, zhvillim dhe siguri. /KosovaPress/

The post Kurti: Investime në infrastrukturën kritike të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve në Durrës, në pranga autori i dyshuar

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve në Durrës, në pranga autori i dyshuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sunny Hill Festival në Kosovë, pas Dua Lipës sonte vjen Shawn Mendes

PRISHTINË, 2 gusht /ATSH/ Prishtina u shndërrua në kryeqendrën e muzikës botërore mbrëmjen e së premtes, kur ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në hapjen e edicionit të pestë të festivalit “Sunny Hill”.

Sunny Hill Festival, nisi mbrëmë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku për tri netë me radhë do të ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe shqiptare. Festivali, i cili mbahet nga data 1 deri në 3 gusht, organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Sonte për herë të parë në Kosovë do të vijë ylli global i muzikës pop, Shawn Mendes, fitues i “MTV Europe Music Awards”, i cili ka mbushur me qindra-mijëra fansa arenat më të mëdha të botës si “O2” në Londër dhe “Madison Square Garden” në Nju-Jork.

Ai do të përformojë në festivalin më të madh në Kosovë, Sunny Hill Festival.

Sonte në skenën C4, do të performojë edhe DJ-i brazilian Mochakk, i njohur për stilin funky dhe ekspresiv, që po pushton klubet dhe festivalet më të mëdha të botës.

Edicioni i sivjetshëm është hapur nga ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila tha se ka thënë se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj.

“Tash na bëhen gjashtë vjet dhe po më duket çdo vit po bëhet mirë e më mirë”, ka thënë Dua Lipa.

Ajo pasi falënderoi familjen e saj tha se “Kosova ka lezet, t’i tregojmë krejt botës”, derisa ka ndezur menjëherë atmosferën me përformancën e saj.

Dua Lipës në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ i është bashkuar edhe i ati, Dukagjin Lipa. Të dy ata së bashku kanë kënduar këngën e Gjurmëve ‘Era’.

Festivali vazhdon edhe të dielën. Në listën e artistëve përfshihen edhe emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare si: Artssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA, Mygal B2B Edgar Kerri, të cilët do të sjellin stile të ndryshme si hip-hop, alt-pop, dubstep dhe house në një miks unik festiv.

Muzikës së botës i bashkohen dhe yjet më të spikatur shqiptarë si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina dhe Zwada, duke e bërë “Sunny Hill Festival 2025” një festë të vërtetë të muzikës moderne shqiptare dhe ndërkombëtare. /KosovaPress/

The post Sunny Hill Festival në Kosovë, pas Dua Lipës sonte vjen Shawn Mendes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësoret kundër Italisë U-19, trajneri Ahmataj fton 22 lojtarë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Kombëtarja e futbollit U-19 nis nesër përgatitjet për dy miqësore luksi ndaj Italisë U-19.

Trajneri Julian Ahmataj ka grumbulluar 22 futbollistë të datëlindjeve 2007-2008, të cilët kanë qenë pjesë e vazhdueshme e përfaqësueses gjatë këtij viti, duke marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe seleksionime të ndryshme.

Kuqezinjtë do të nisin menjëherë përgatitjet në qendrën stërvitore të Coverciano-s, ndërsa ndeshja e parë ndaj Italisë do të zhvillohet më 5 gusht, në orën 18:00. Miqësorja e dytë do të luhet më 7 gusht, në orën 11:00.

Këto dy takime janë një shans i mirë për stafin teknik dhe lojtarët, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë kualifikues të Kampionatit Europian U-19. Shqipëria do të jetë vendi organizator i grupit 5, ku do të përballet me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë në muajin nëntor.

The post Miqësoret kundër Italisë U-19, trajneri Ahmataj fton 22 lojtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 6 m/s; në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/32 Diell, pak re
Kukës 16/28 Diell, pak re
Lezhë 20/32 Diell, pak re
Dibër 16/26 Diell, pak re
Durrës 19/34 Diell, pak re
Tiranë 20/34 Diell, pak re
Elbasan 18/34 Diell, pak re
Berat 16/34 Diell, pak re
Vlorë 21/30 Diell, pak re
Korçë 16/28 Diell, pak re e shi
Gjirokastër 20/34 Diell, pak re
Sarandë 20/31 Diell, pak re

 

The post Moti sot parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht kemi shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/28 Diell, vranësira, reshje
Kukës 15/25 Diell, vranësira, reshje
Lezhë 19/31 Diell, vranësira
Dibër 16/26 Diell, vranësira, reshje
Durrës 20/30 Diell, vranësira
Tiranë 20/32 Diell, vranësira, reshje
Elbasan 19/31 Diell, vranësira, reshje
Berat 18/31 Diell, vranësira, reshje
Vlorë 21/30 Diell, vranësira, reshje
Korçë 16/26 Diell, vranësira, reshje
Gjirokastër 17/31 Diell, vranësira, reshje
Sarandë 19/31 Diell, vranësira

 

The post Parashikimi i motit, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të zbresin nesër në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Të trija skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.

Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 21:00.

Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45.

Sakaq, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45.

The post Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM vlerëson koordinimin e FSK-së me KFOR-in lidhur me operacionin e kërkimit në Ujman

PRISHTINË, 30 korrik /ATSH/ Ambasada e Britanisë së Madhe ka vlerësuar sot koordinimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it lidhur me operacionin që u zhvillua për kërkimin e një personi në Liqenin e Ujmanit.

Ambasada tha se operacioni është dëshmi e aftësive të kërkim-shpëtimit të Forcës dhe në përputhje me marrëveshjet afatgjata midis KFOR-it dhe FSK-së.

“Ne e përgëzojmë KFOR-in për ofrimin e mbështetjes dhe sigurisë gjatë gjithë këtij operacioni dhe i shprehim ngushëllime familjes së burrit që fatkeqësisht humbi jetën. Britania e Madhe mbështet plotësisht misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë. Bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it, FSK-së dhe reaguesve të tjerë të sigurisë përfshirë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in janë jetik për suksesin e misionit të KFOR-it”.

FSK-ja arriti dje, më 29 korrik, të gjejë trupin e pajetë të një personi i cili u raportua se kishte rënë nga ura në Liqenin e Ujmanit të dielën.

Ekipet e specializuara të Forcës u përfshinë në operacion vetëm në ditën e tretë dhe kjo erdhi pasi KFOR-i e autorizoi FSK-në që të zhvillojë këtë operacion humanitar.

Dislokimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Ujmani ndodhet në Zubin Potok – një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. /KosovaPress/

The post BM vlerëson koordinimin e FSK-së me KFOR-in lidhur me operacionin e kërkimit në Ujman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, rriten temperaturat

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/32 Diell, vranësira
Kukës 16/32 Diell, vranësira, reshje
Lezhë 18/31 Diell, vranësira
Dibër 16/32 Diell, vranësira, reshje
Durrës 20/32 Diell, vranësira
Tiranë 21/31 Diell, vranësira, reshje
Elbasan 20/33 Diell, vranësira
Berat 19/33 Diell, vranësira
Vlorë 24/32 Diell, vranësira, reshje
Korçë 17/28 Diell, vranësira
Gjirokastër 18/34 Diell, vranësira, reshje
Sarandë 21/31 Diell, vranësira, reshje

 

The post E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, rriten temperaturat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 29 korrik, shira dhe ulje e temperaturave në të gjithë territorin

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/29 Diell, vranësira, reshje
Kukës 14/28 Diell, vranësira, reshje
Lezhë 18/28 Diell, vranësira, reshje
Dibër 15/26 Diell, vranësira, reshje
Durrës 18/29 Diell, vranësira, reshje
Tiranë 19/29 Diell, vranësira, reshje
Elbasan 17/30 Diell, vranësira, reshje
Berat 16/30 Diell, vranësira, reshje
Vlorë 19/29 Diell, vranësira, reshje
Korçë 15/26 Diell, vranësira, reshje
Gjirokastër 16/27 Diell, vranësira, reshje
Sarandë 16/29 Diell, vranësira, reshje

 

The post E martë 29 korrik, shira dhe ulje e temperaturave në të gjithë territorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dënohen tre të akuzuar për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

PRISHTINË, 28 korrik /ATSH/ Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot fajtorë Millun Millenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin me bomba dore ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022.

Millun Millenkoviq – Llune dhe Aleksandar Vllajiq janë dënuar me pesë vjet burgim, i akuzuari tjetër Dejan Pantiq me dy vite burgim, ndërkaq Miomir Vakiq është liruar nga akuza, meqë nuk është vërtetuar fajësia. Llune ishte përmendur si organizatori kryesor i sulmit.

Të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në gjykatë të hënën, më 28 korrik 2025.

Aktgjykimi në rastin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022, është shpallur sot, më 28 korrik, në Gjykatën themelore në Prishtinë.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”. Ata akuzohen për sulm me mjete shpërthyese ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës duke rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2022, u hodhën dy mjete shpërthyese në zyrat e KQZ-së, prej të cilave njëra shpërtheu.

/KosovaPress/

The post Dënohen tre të akuzuar për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në Mitrovicën e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Gjimnastika shqiptare është përfaqësuar denjësisht në kampionatin botëror të “World Gym for Life Challenge” të mbajtur në Portugali, duke fituar medaljen e bronzit.

Sipas Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, vajzat kuqezi dhuruan një performancë fantastike, teksa morën edhe përgëzimet e jurisë.

Në garë u vendosën 33 shtete nga e gjithë bota, teksa në total në Lisbonë ishin rreth 3800 sportiste. Shqipëria u përfaqësua me gjimnastet: Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela dhe Melisa Agolli.

Pa dyshim që meritë për këtë sukses, të gjimnasteve nga mosha 7-12 vjeç, kanë trajnerët e ekipit kombëtar, sekretarja e përgjithshme e Federatës Eliriana Karaj, por edhe presidenti Leonard Lulaj.

Vajzat të cilat morën pjesë në këtë kampionat ishin të ekipeve të Beratit, Shkodrës, Lushnjës dhe Tiranës.

The post Gjimnastet kuqezi fitojnë medalje të bronztë në botërorin e Portugalisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat në detyrë bëri homazhe sot pranë Lapidarit të Policëve të rënë në detyrë.

Me këtë rast, Kurti tha se sot u bënë nderime pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës, që nga Lazim Rexhepi në vitin 2001, e deri te Muhamet Lika në vitin 2025.

Kurti, për rënien heroike të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, tha se dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin, paqen dhe sigurinë në veri të vendit.

Sipas Kurtit, Dita Memoriale është e lidhur ngushtë edhe me rënien e Enver Zymberit më 26 korrik 2011.

Kurti tha se kjo datë sjell dhimbje dhe pikëllim, por njëkohësisht edhe krenari, sepse Policia e Kosovës, me mbi 10 mijë pjesëtarë, vazhdon të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës është një forcë multietnike, e cila, ndonëse është sulmuar shpesh, ka dalë gjithmonë fitimtare dhe profesionale.

Ai rikujtoi se një nga sfidat më të mëdha për strukturën e saj që ndodhi në nëntor të vitit 2022, kur 541 policë të uniformuar nga komuniteti serb dhanë dorëheqje kolektive.

Megjithatë, Kurti theksoi se procesi i rikthimit dhe përfshirjes ka vazhduar, me kadetë të rinj nga gjenerata në gjeneratë që po i bashkohen Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është një forcë multietnike e cila u sulmua shpesh, mirëpo gjithnjë doli fitimtare. E një nder sulmet strukturore që ka përjetuar ka qenë në nëntor të vitit 2022 ku kishim 541 policë në uniformë nga komuniteti serb që dhanë dorëheqje kolektivisht… Në vazhdimësi kemi kadetë të rinj nga gjenetara në gjeneratë të cilët po shtohen. Vetëm nga komuniteti serb kemi rreth 200 pjesëtarë që nga dorëheqjet e tyre që i janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës dhe krah për krah me shqiptarët të uniformuar dhe të tjerë që i shërbejnë vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin për homazhe ishin ministrat në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Homazhe bënë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me pjesëtarë të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës.

Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshimet e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok. /KosovaPress/

The post Dita Memoriale, Kurti nderon policët e rënë në krye të detyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Violeta Manushi, ikonë e artit teatror dhe kinematografik shqiptar

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Më 26 korrik 2007 ndërroi jetë “Artistja e Popullit” Violeta Manushi.

Ikona e artit teatral dhe kinematografik me një galeri të pasur rolesh të ekzekutuara, gëzonte simpati dhe popullaritet të gjerë në publiku. Korri sukses njësoj, si në komedi, ashtu edhe në dramë.

Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i saj i fundit ishte në tragjikomedinë e Ruzhdi Pulahës, “Streha e të harruarve”.

Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Në moshën 20-vjeçare, u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit në vitin 1946. U shqua për vërtetësi, natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt.

Manushi u shndërrua në një ikonë të artit skenik shqiptar. Ajo shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), teto Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe “Një shoqe nga fshati”, teton te komedia ikonë “Pallati 176” (1985).

Ajo ka trupëzuar role në 16 filma: “Tana”, “Rrethimi i vogël”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Zonja nga qyteti”. Këto janë disa prej realizimeve ku spikati më shumë për forcën e saj aktoriale.

Violeta Manushi u vlerësua me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977.

1 nga 3

The post Violeta Manushi, ikonë e artit teatror dhe kinematografik shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i Kosovës

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Sot mbushen shtatë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot këtë figurë të shquar të çështjes kombëtare shqiptare.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet  me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

The post Përkujtohet Adem Demaçi, “Mandela” i Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën thirrje që sot qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

IKSHPK ka nxjerrë sot udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta, që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

“Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur janë: Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

“Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë). Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK bën thirrje për kujdes për grupet e cenueshme:  Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

Po ashtu për fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00). /KosovaPress/

The post IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 -ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

/KosovaPress/

The post Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtuna shënon rritje të temperaturave, deri në 43°C në disa qytete

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/42 Diell me pak re
Kukës 24/41 Diell
Lezhë 22/42 Diell me pak re
Dibër 21/40 Diell me pak re
Durrës 23/39 Diell
Tiranë 26/41 Diell
Elbasan 25/43 Diell me pak re
Berat 21/43 Diell me pak re
Vlorë 25/39 Diell
Korçë 19/38 Diell me pak re
Gjirokastër 17/43 Diell me pak re
Sarandë 23/37 Diell

 

The post E shtuna shënon rritje të temperaturave, deri në 43°C në disa qytete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌