Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat

By: V K
22 July 2025 at 11:05

Ditën e sotme, SPAK ka marrë  zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Burime për News24, bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohet më datë 23 korrik, ditë e mërkurë.

Avokatët dhe z.Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës, do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës, për t’u përballur me Prokurorët e Posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme, apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për Erion Veliajn, zbulohet arsyeja

By: V K
13 June 2025 at 13:54

Ditën e sotme, seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për të martën në orën 11:30.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në këtë seancë, ishte parashikuar që Prokuroria e Posaçme (SPAK), të paraqiste në gjykatë raportin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve.

Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

The post Shtyhet seanca për Erion Veliajn, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për Erion Veliajn/ E radhës më 17 qershor

By: Rovena
13 June 2025 at 13:26

Gjykata e Posaçme ka shtyrë këtë premte seancën gjyqësore për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet nën arrest në burg si i dyshuar për disa akuza, si korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e martë, më 17 qershor, në orën 10:00. Ndërkohë seanca e sotme pritej të niste rreth orës 12:00 dhe do të drejtohej nga gjyqtari Erjon Bani. Nga ana tjetër SPAK pritej të paraqiste informacionin 2 mujor mbi ecurinë e hetimeve, ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë.

Mbi kryebashkiakun e Tiranës rëndojnë tre akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 9 raste, dhe fshehje pasurie, e cila iu shtua para disa ditësh.

Ai u prangos më 10 shkurt me urdhër gjykate, ndërsa ka kundërshtuar disa herë publikisht akuzat. Pas komunikimit të masës, Veliaj mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit./abcnews.al

Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

By: V K
9 June 2025 at 14:28

Para pak minutash, ka nisur në Apelin e Posaçëm, seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn.

Veliaj nuk është i pranishëm personalisht në gjykatë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Ermir Beta.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit ndodhet Elman Abule, i cili është i pranishëm dhe i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.

Seanca po zhvillohet në prani të palëve dhe avokatëve përkatës, ndërsa gjykata pritet të marrë vendim në lidhje me çështjen.

The post Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

Zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

By: V K
9 June 2025 at 08:34

Këtë të hënë, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt po qëndron në bugun e Durrësit, do të rikthehet në Gjykatën e Apelit të  Posaçëm, ku ka kërkuar lirimin nga burg.

Përmes avokatëve të tij, ish-kyetari i Bashkisë së Tiranës, u kërkon togave të zeza një masë më lehtësuese, kundrejt ofrimit te garancise pasurore.

Me 22 maj, SPAK njoftoi se ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, ishte regjitruar një procedim i ri.

Bëhet fjale për vepren penale të fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar, një prej të cilave shtesë, që janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë në rezidencën Kodra e Diellit në pronësi të tyre.

Erion Veliaj, u ndalua ne 9 shkurt kur agjentët e BKH i shkuan në zyrë, për t`i komunikuar masën e sigurisë arrest në burg.

Pjese e hetimit të dosjes është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 6 biznesmenë.

Këta të fundit, dyshohet se kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë, që më pas janë shpërndarë në OJF-të e ngritura nga Xoxa.

Pasi janë verifikuar disa episode korrupsioni, po kryhen verifikime edhe për shkelje të tjera të kryera

The post Zhvillohet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për Arbër Veliajn, rikthehet për rigjykim

By: V K
14 May 2025 at 12:48

Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Arber Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH-së, si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024.

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët pas seancës të zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë çështjen në Apel për rigjykim, tek i njëjti trupë gjykues.

Pasi shkalla e tretë e gjyqësorit të zbardhë vendimin, në Apelin e Posaçëm gjyqtari Engert Pëllumbi, do të marrë edhe njëherë në shqyrtim ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e materialeve në banesën dhe zyrën e tij, si dhe për kontrollet e ushtruara në këto dy ambiente në kohën kur ai ndodhej jashtë vendit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, mësynë në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt, në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj.

The post Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për Arbër Veliajn, rikthehet për rigjykim appeared first on Albeu.com.

Hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën/ SPAK mbledh prova për një tender të dyshuar abuziv në Fier

By: V K
20 April 2025 at 11:35

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, kanë zbuluar transaksione të dyshimta dhe komunikime të përfshira, në një tender në Bashkinë e Fierit.

SPAK ka administruar prova të reja, përfshirë një telefonatë të Veliajt nga një aparat i policisë së burgjeve, ndërsa më 23 prill avokatët do kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Hetimet për kryetarin e bashkisë Trianës Erjon Veliaj dhe bashkeshorten e tij Ajola Xoxën, kanë çuar në hetusit e posaçëm në Fier për të mbledhur prova mbi një tender.

Përfaqësuesit e akuzës në informacionin dymujor, ndaj dosjes kanë listuar disa gjetje të marra nga hetimi për këtë rast.

Në dosje shkruhet mbi një projekt në vlerën e 24 mijë eurove në emër të personave të tjerë, por që paratë kanë përfunduar tek ojf të menaxhuara nga Ajola Xoxa.

Në aktet e SPAK, rezultojnë se janë administruar një bisedë ku ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa, për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga I. D në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format .pdf një kopje të aktit.

Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa, e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.

Një tjetër provë e re hetimore që është shtuar së fundmi në informacionin dymujor, është edhe komunikimi që Veliaj ka pasur me disa persona nga telefoni i një prej punonjësve të policisë së burgjeve.

Prokuroria ka administruar të dhëna shtesë mbi telefonatën që kryetari i bashkisë Tiranë, ka kryer për të cilën i është komunikuar edhe vepra penale e “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Këto dy prova të reja, janë lexuar nga ana e avokatëve të kryetarit të bashkisë së Tiranës, e ndërsa me 23 prill ata do t`i bëjnë kundërshtimet e tyre, si dhe do kërkojnë zëvëndësimin e masës së sigurise.

Veliaj prej 10 shkurti po mbahet në qeli, e ndërsa ka humbur në dy shkallet e gjyqsorit.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Trianë, Erion Veliaj, akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkë më të në dosjë, rezulton edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa si dhe 5 biznesmenë.

The post Hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën/ SPAK mbledh prova për një tender të dyshuar abuziv në Fier appeared first on Albeu.com.

Shtyhet gjyqi për Erion Veliajn/ Avokatët kërkuan kohe për t’u njohur me aktet

By: Rovena
16 April 2025 at 12:40

Është shtyrë seanca gjyqësore për Erion Veliajn, shkak është bëre se avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohe për t’u njohur me aktet. Vetë Veliaj nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokatët.

Erion Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”./abcnews.al

Erion Braçe “sulmon” Veliajn në qeli: Dikur fliste për gjoba, urbanët të rrezikshëm, për në kosh plehrash

By: V K
11 April 2025 at 13:44

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar në “Facebook”, pas shpërthimit të zjarrit në një urban të kryeqytetit, se ky shërbim duhet të ndryshojë totalisht.

Brace shton se; autobusët aktualë janë për në koshin e plehrave dhe janë tmerrësisht të rrezikshëm për të qarkulluar në rrugët e Tiranës.

Braçe: Transporti publik ne duhet te ndryshoje totalisht; kompanitë e transportit qe kane marre me kontrate ketë shërbim, nuk përmbushin ne mënyre te ndjeshme kushtet, veçanërisht cilësinë e shërbimit;

Autobusë për ne koshin e plehrave-aq te vjetër janë; Totalisht te papërshtatshëm për trafikun e Tiranës; Pis e zhul, ndotin po aq e ne fund edhe te rrezikshëm sa kohe qe ju ndodh te marrin edhe zjarr, për me tepër kur është ftohte;

Shiheni: Isha ne terren dhe pashe se si mori zjarr! Duhet te ndryshoje rrënjësisht dhe këto kompani duhet te mbajnë përgjegjësi një here te vetme!

The post Erion Braçe “sulmon” Veliajn në qeli: Dikur fliste për gjoba, urbanët të rrezikshëm, për në kosh plehrash appeared first on Albeu.com.

Shtyhet sërish seanca për Veliajn/ Prokurorët kërkojnë vijimin e arrestit me burg

By: V K
12 March 2025 at 15:35

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn, i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëlumbi.

Seancën e sotme, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi provat dhe akuzat e SPAK.

Prokuroria e Posaçme, kërkoi vazhdimin e arrestit me burg për Veliajn, ndërsa avokatët e kryebashkiakut ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë.

The post Shtyhet sërish seanca për Veliajn/ Prokurorët kërkojnë vijimin e arrestit me burg appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel/ Sot jepet vendimi, SPAK prova të reja ndaj kryebashkiakut

By: V K
12 March 2025 at 08:03

Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka shtyrë dje vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Vendimi i cili pritet të merret sot në orën 12:30, u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK.

Këto prova pritet të rëndojnë pozitën e kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk ka folur seancën e së martës, por pritet që sot të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë.

Avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani, kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.

The post Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel/ Sot jepet vendimi, SPAK prova të reja ndaj kryebashkiakut appeared first on Albeu.com.

U paraqit në rolin e vëzhguesit, Apeli i GJKKO nuk pranon avokatin amerikan në seancën për Veliajn

By: V K
11 March 2025 at 10:41

Ditën e sotme, avokati amerikan Joshua Roberts, që po ndjek në rolin e vëzhguesit çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nuk është lejuar që të futet në seancë.

Avokati amerikan, Joshua Roberts, është në ekipin mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ka shkuar në Apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin, por nuk është lejuar të jetë prezent.

Ai është shprehur për mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht.

“Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë”, tha një ditë  më parë Roberts, pasi takoi Erion Veliajn, i cili theksoi se; “do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj”.

Avokati Joshua Roberts,  është pjesë e studios ligjore amerikane Kasowitz Benson e Torres LLP.

The post U paraqit në rolin e vëzhguesit, Apeli i GJKKO nuk pranon avokatin amerikan në seancën për Veliajn appeared first on Albeu.com.

“Nëse agjëron, Zoti ia pranoftë”, Berisha ironizon Veliajn: Të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve

By: Ardit
10 March 2025 at 18:20

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit në ambientet e paraburgimit. Gjatë fjalës së tij për mediat jashtë Kuvendit, Berisha ka ironizuar duke thënë se nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia […]

The post “Nëse agjëron, Zoti ia pranoftë”, Berisha ironizon Veliajn: Të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve appeared first on BoldNews.al.

Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

By: Besnik
9 March 2025 at 20:29

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit “Review” në Euronews Albania dhe ka thënë se i detyrohet familjes dhe qytetit që të bëjë betejën për pafajësi.

Veliaj është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe kryeministrit Rama, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj kryeministrit, duke thënë se ka një jetë që punon me të.

“Ndaj, Partia Socialiste dhe Edi Rama po bëjnë gjënë e duhur, sistemi do mbështetur dhe anomalitë që kanë prodhuar duhen adresuar – bash siç thotë edhe Gjykata e Strasburgut për rastet Hysa dhe Gëllçi. Ideja burg-burg-burg përveçse e bën të pabarabartë mbrojtjen, do prodhojë një faturë që s’do e paguajë Ols Dado dhe Erion Bani, por Republika. Pra, taksapaguesit,” tha Veliaj.

Pyetje – Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë.

Veliaj tha se të martën do të argumentonte se është shpallur i dënuar që në faqe të parë; i paditur nga Nesti Angoni, që nuk ekziston sipas tij, dhe i kërkohej të tregonte pendesë, kur ende nuk kishte akuzë, duke theksuar se i është bërë veting 20-vjeçar, diçka që, sipas tij, nuk i është bërë askujt tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur appeared first on Euronews Albania.

Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt në Apel (EMRI)

By: V K
4 March 2025 at 15:54

Caktohet gjyqtari që do gjykojë çështjen e Erion Veliajn në Apel. Gjyqtari është Engert Pëllumbi, që do vendosë për çështjen e Veliajt.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimete personave nën hetimE.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

The post Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt në Apel (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Burgosi Veliajn/ Gjyqtari Erjon Bani: Drejtësia në shërbim ndaj qytetarëve, punojmë dhe jashtë orarit të punës

By: V K
26 February 2025 at 11:17

Këtë të mërkurë, gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, ka folur në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.

Ai theksoi se, GJKKO punon me një staf gjyqtarësh që janë gjysma e kapacitetit dhe për të arritur objektivat e nevojshme, është e domosdoshme që gjyqtarët të punojnë jashtë orarit zyrtar.

Gjithashtu, Bani vuri në dukje se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë.

Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Ai falenderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.

Erjon Bani, gjyqtar i GJKKO: Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë.

Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.

Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.

The post Burgosi Veliajn/ Gjyqtari Erjon Bani: Drejtësia në shërbim ndaj qytetarëve, punojmë dhe jashtë orarit të punës appeared first on Albeu.com.

SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg

By: V K
17 February 2025 at 14:24

Prokuroria e Posaçme, ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, në qelitë e paraburgimit të Durrës.

Veliaj u arrestua të hënën e kaluar, ndërsa të mërkurën Gjykata e Posaçme, konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë Arrest me burg.

Të enjten u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te Mine Peza, në paraburgimin e Durrësit.

The post SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama niset drejt Durrësit, do të vizitojë në paraburgim Veliajn

By: V K
13 February 2025 at 12:19

Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, është nisur drejt Durrësit ku do të takojë Erion Veliajn, i cili u transportua mëngjesin e sotëm nga blloku i sigurisë në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Masa “arrest në burg” u la në fuqi edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës, mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

The post Kryeministri Rama niset drejt Durrësit, do të vizitojë në paraburgim Veliajn appeared first on Albeu.com.

Ndërpritet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, zbulohet arsyeja

By: V K
12 February 2025 at 09:47

Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO, është ndërprerë. Mësohet se seanca do fillojë në orën 13:30.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen.

 

The post Ndërpritet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Me libër në dorë/ Drejtori juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi viziton Veliajn në qeli

By: V K
11 February 2025 at 10:54

Drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, ka vizituar në qeli Erion Veliajn. Dokushi ka mbërritur me një libër në dorë.

Libri që drejtori Juridik i Bashkisë sapo i dërgoi në Burg Erion Veliajt, “The Black Swan: The Impact of the Highly Improbable” nga Nassim Nicholas Taleb, është një libër që analizon ndikimin e ngjarjeve të papritura dhe të rralla në histori, ekonomi dhe jetën e përditshme.

Taleb i quan këto ngjarje “Mjellmat e Zeza”, të cilat kanë tre karakteristika kryesore:

Janë të paparashikueshme, askush nuk mund t’i parashikojë me saktësi përpara se të ndodhin.

Krijojnë ndikim të madh, kur ndodhin, ato ndryshojnë rrjedhën e historisë ose jetës.

Shpjegohen vetëm pas ndodhjes, pas faktit, njerëzit përpiqen t’i justifikojnë si të pashmangshme, edhe pse më parë nuk i kishin parashikuar.

The post Me libër në dorë/ Drejtori juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi viziton Veliajn në qeli appeared first on Albeu.com.

❌
❌