Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Fabrika e municionit dhe bashkëpunimi me Turqinë në fushën e mbrojtjes, deklarohet ministri Maqedonci pas takimit me homolgun Guler

23 July 2025 at 13:56

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se në takimin me homologun turk, Yaşar Güler kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ndërsa theksoi se e veçanta e këtij takimi ishte diskutimi mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit

Lexoni të plotë postimin e ministrit:

Sot pata nderin të takohem me ministrin Yaşar Güler, një takim produktiv ku diskutuam mbi situatën gjeopolitike aktuale, avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksova rëndësinë e mbështetjes që po marrim nga Turqia. Bashkëbisedimi me ministrin Guler ishte jashtëzakonisht pozitiv gjersa shtjelluam mundësi të reja bashkëpunimi me qëllim ngritjen e kapaciteteve të reja të ushtrisë së Kosovës.

E veçanta e këtij takimi ishte diskutimi mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit. Ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Kosova, duke forcuar strukturat e saj mbrojtëse, do të jetë në një pozicion më të mirë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit.

Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke sjellë në vëmendje se marrëdhëniet tona janë thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, ndërsa u dakorduam për vazhdimësinë e bashkëpunimit si element kyç, strategjik për sigurinë e rajonit. /Telegrafi/

The post Fabrika e municionit dhe bashkëpunimi me Turqinë në fushën e mbrojtjes, deklarohet ministri Maqedonci pas takimit me homolgun Guler appeared first on Telegrafi.

Dyfishohet prodhimi i koncentratit të plumbit dhe zinkut, Trepça: Arritje e rëndësishme në flotacionin ‘Tuneli i Parë’

23 July 2025 at 13:18

Ndërmarrja Trepça ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, në flotacionin Tuneli i Parë është shënuar rritje e ndjeshme e prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Trepça në një postim në Facebook shkruan se në total janë prodhuar 4,625 ton koncentrat, që paraqet një rritje prej 2,336 ton ose 102.05% më shumë sesa gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.

“Rritja është veçanërisht e dukshme në muajt mars, prill, maj dhe qershor, ku janë arritur shifra të larta prodhimi, duke reflektuar angazhimin dhe profesionalizmin e punëtorëve tanë dhe përmirësimin e proceseve teknike. Kjo është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit brenda ndërmarrjes sonë.

Trepça Sh.A. – Me hapa të sigurt drejt zhvillimit të qëndrueshëm industrial!”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post Dyfishohet prodhimi i koncentratit të plumbit dhe zinkut, Trepça: Arritje e rëndësishme në flotacionin ‘Tuneli i Parë’ appeared first on Telegrafi.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare

23 July 2025 at 09:53

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, u paraqit këtë të mërkurë në SPAK së bashku me avokatin e saj mbrojtës Maks Haxhia, ku iu komunikua akuza zyrtare.

Ajo dhe avokati kanë marrë materialet hetimore dhe, pasi të njihen me to, do të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë, nëse do të japin deklarime apo do të bëjnë memo.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’u vihen në dispozicion edhe materialet hetimore, por nga SPAK u është komunikuar se ato do t’u jepen kundrejt pagesës, ofertë kjo që nuk është pranuar nga avokati Maks Haxhia, raporton euronews.al

Në orën 11:00 pritet që akuza t’i komunikohet edhe bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë muajsh.

Mësohet se Veliaj nuk do të paraqitet personalisht për t’u njohur me akuzën, pasi ka firmosur deklaratë për përfaqësim nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, ndërsa Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

The post Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare appeared first on Telegrafi.

Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit, pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues   

23 July 2025 at 07:50

Sot do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 51-në herë në tentativë për konstituimin e legjislativit, gjersa kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues, ku Gjykata Kushtetuese më 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjerë nuk po e shohin këtë emër si unifikues.

Po ashtu, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka vënë në votim formimin e një Komisioni zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kreun e Kuvendit, proces ky që po ashtu nuk po merr mbështetje nga partitë tjera.

Ngërçi politik vazhdon tash e disa muaj, gjersa qytetarët për zgjedhjet parlamentare iu drejtuan kutive të votimit më 9 shkurt 2025. Që nga atëherë ende nuk ka institucione të reja të formuara nga ato zgjedhje.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Gjykata ka theksuar se seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës.

Po ashtu, Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo nënkupton se palët politike kanë tashmë një afat të përcaktuar dhe një orientim më të qartë për të zgjidhur bllokadën dhe për të formuar organet drejtuese të Kuvendit në përputhje me rendin kushtetues, që i bie 26 korrik 2025. /Telegrafi/

The post Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit, pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues    appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

23 July 2025 at 07:24

Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 19 dhe 25 gradë, ndërkaq maksimalet do të jetë nga 35 deri në 40 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Deti – Valëzimi 1-3 ballë. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit për sot dhe masat mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë

23 July 2025 at 07:10

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.

Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 28 deri në 32°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s.

Ndërkaq, për shkak të temperaturave të larta këtë javë, ku pritet të jenë deri në 38 gradë Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftim.

Mbi masat mbrojtëse ndaj ekspozimeve në temperatura të larta

Ministria e Shëndetësisë rekomandon institucionet publike dhe private të marrin masa mbrojtëse të përgjithshme dhe specifike ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në vijim:

Të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00;

Gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në 16:00, nëse në vendin e punës nuk plotësohen kushtet sipas pikave 1.4, 1.5, dhe 1.6

Personat me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë në ditë;

Të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë, përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia;

Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura

Të vendosen pika freskimi (përdorimi i çadrave të lëvizshme dhe materialeve tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë te ftoftë për punëtorët

Të shpërndahen informacione për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon masat mbrojtëse të përgjithshme për qytetarët ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në vijim:

Të shmanget qëndrimi në ambientin e jashtëm në kulmin e nxehtësisë;

Të konsumohet ujë për tu mbrojtur nga dehidrimi dhe të shmangen pijet e gazuara;

Të përdoren kapelë dhe syze mbrojtëse nga dielli kur qëndrohet jashtë;

Mos të lihen fëmijët vetëm në veturë derisa prindërit/kujdestarët kryejnë ndonjë punë;

Të kontaktohen rregullisht të afërmit e moshuar ose me sëmundje kronike për të vlerësuar nevojat shëndetësore të tyre;

Sipas nevojës të kërkohet ndihmë në shërbimet e urgjencës mjekësore, telefoni 194. /Telegrafi/

 

The post Parashikimi i motit për sot dhe masat mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 22 July 2025Main stream

Kërkonin të dhënat e qytetarëve në emër të një banke, zbardhet në Shqipëri skema mashtruese përmes mesazheve të rreme

22 July 2025 at 13:55

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri ka bërë të ditur se kanë parandaluar dhe neutralizuar me kohë një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank.

Në njoftimin e publikuar në Facebook bëhet e ditur se SMS-të mashtruese përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare.

AKSKSH ua kujton qytetarëve që të mos klikojnë në lidhje të dyshimta e nga burime të panjohura dhe të mos të ndajnë të dhëna personale apo bankare përmes SMS apo rrjeteve sociale.

Lexoni të plotë postimin:

Rast i bllokuar me sukses: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing).

Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank, u parandalua dhe u neutralizua në kohë rekord.

Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Raiffeisen Bank dhe AKEP, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ndërmori menjëherë masat për të bllokuar aktivitetin keqdashës dhe aksesin në faqen mashtruese, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij sulmi të tipit smishing.

SMS-të mashtruese si këto përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe monitorimit të vazhdueshëm, u parandalua që mos të ketë ndikim drejt qytetarëve shqiptarë.

Kujtojmë të gjithë qytetarët:

Mos klikoni në lidhje të dyshimta nga burime të panjohura.

Mos ndani të dhëna personale apo bankare përmes SMS apo rrjeteve sociale.

Verifikoni gjithmonë adresat zyrtare të bankave apo institucioneve.

Kërkoni ndihmën e një eksperti të sigurisë kibernetike

Raportoni raste të ngjashme të sulmeve kibernetike.

Falënderojmë AKEP dhe Raiffeisen Bank për bashkëpunimin e menjëhershëm dhe qytetarët që denoncojnë raste të dyshimta!. /Telegrafi/

The post Kërkonin të dhënat e qytetarëve në emër të një banke, zbardhet në Shqipëri skema mashtruese përmes mesazheve të rreme appeared first on Telegrafi.

Ndezi zjarrin në tokën e tij po u përhapë edhe në sipërfaqen me ullinj, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari në Cërrik

22 July 2025 at 13:45

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një person është identifikuar dhe arrestuar, pasi i njëjti kishte ndezur zjarrin në tokën e tij, por që ishte përhapur edhe në një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.

Policia tutje njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i hetimeve të kryera për një rast zjarri në fshatin Shegas, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në fshatin Shegas.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm. /Telegrafi/

The post Ndezi zjarrin në tokën e tij po u përhapë edhe në sipërfaqen me ullinj, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari në Cërrik appeared first on Telegrafi.

​Mosndarja e buxhetit, Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë

22 July 2025 at 13:34

Sindikata e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), ka deklaruar se nëse deri më 5 gusht nuk alokohen mjetet buxhetore, më 6 gusht do të jetë protesta e tyre e parë, si paralajmërim deri në grevë të përgjithshme.

Kryetari i SPERTK, Gëzim Bimbashi në një konferencë për media tha se moskonstitumi i kuvendit ka bllokuar RTK-në.

“SPERTK po e shpreh sot publikisht shqetësimin dhe indinjatën e saj për situatën alarmante në të cilën ndodhet Radio Televizioni i Kosovës, si pasojë e mungesës së alokimit të buxhetit dhe bllokimit të kapaciteteve tona. RTK-ja, si shërbim publik, ka detyrim kushtetues dhe ligjor për të informuar qytetarët ne mënyre të pavarur dhe te paanshme. Mungesa e buxhetit po e vë ne pikëpyetje këtë mision themelor. Si pasojë e moskonstituimit dhe mosveprimit të Kuvendit, RTK është bllokuar. Megjithatë, duhet ta themi qartë se nga ky bllokim nuk mbesin pa paga deputetët dhe zyrtarët shtetërorë, por punëtorët e RTK-së, të cilët edhe pse kanë buxhetin të ndarë me ligj, nuk po mund t’i marrin pagat e tyre”, u shpreh Bimbashi.

Tutje, ai tha se nëse kjo gjendje vazhdon do të mbesin pa paga 700 punëtorë dhe do të rrezikohet funksionimi i televizionit publik.

“Nëse kjo gjendje vazhdon, mbi 700 punëtorë te mbesin pa paga dhe do të rrezikohet seriozisht funksionimi i televizionit publik ne jemi te obliguar të marrim masa tjera sindikale. SPERTK pret nga institucionet shtetërore afatin deri më datë 5 gusht që të alokojnë mjetet sipas obligimeve ligjore. Nëse deri atëherë nuk ndërmerren hapa konkretë, më datë 6 gusht SPERTK do të organizojë protestën e parë, si paralajmërim për veprime te mëtejshme, deri në grevë të përgjithshme”, tha Bimbashi, raporton KP.

Ndërsa anëtari i SPERTK, Fisnik Durguti tha se janë takuar edhe me avokatin e popullit ku kanë shprehur shqetësimet e tyre.

“Ne kemi pasur takime edhe me akterë të ndryshëm të institucioneve të vendit, kemi pasur edhe me institucionin e avokatit të popullit, me ç’rast ia kemi shprehur këto shqetësime tona të cilat janë të përditshme. Secila qeveri që ka ardhur na ka bërë me dije që do të ndreqet statuti i institucionit publik por megjithatë duket fare e qartë qe nuk ka pasur vullnet politik”, tha Durguti.

SPERTK u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të mos e përdorin RTK-në për interesa politike, por ta mbrojnë atë si pronë publike dhe si një ndër shtyllat e demokracisë.

The post ​Mosndarja e buxhetit, Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë appeared first on Telegrafi.

Temperaturat përvëluese, MSH me vendim për institucionet publike dhe private: Zbatojini masat mbrojtëse për këtë javë

22 July 2025 at 09:32

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftim.

Mbi masat mbrojtëse ndaj ekspozimeve në temperatura të larta

Ministria e Shëndetësisë rekomandon institucionet publike dhe private të marrin masa mbrojtëse të përgjithshme dhe specifike ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në vijim:

Të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00;

Gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në 16:00, nëse në vendin e punës nuk plotësohen kushtet sipas pikave 1.4, 1.5, dhe 1.6

Personat me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë në ditë;

Të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë, përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia;

Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura

Të vendosen pika freskimi (përdorimi i çadrave të lëvizshme dhe materialeve tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë te ftoftë për punëtorët

Të shpërndahen informacione për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon masat mbrojtëse të përgjithshme për qytetarët ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në vijim:

Të shmanget qëndrimi në ambientin e jashtëm në kulmin e nxehtësisë;

Të konsumohet ujë për tu mbrojtur nga dehidrimi dhe të shmangen pijet e gazuara;

Të përdoren kapelë dhe syze mbrojtëse nga dielli kur qëndrohet jashtë;

Mos të lihen fëmijët vetëm në veturë derisa prindërit/kujdestarët kryejnë ndonjë punë;

Të kontaktohen rregullisht të afërmit e moshuar ose me sëmundje kronike për të vlerësuar nevojat shëndetësore të tyre;

Sipas nevojës të kërkohet ndihmë në shërbimet e urgjencës mjekësore, telefoni 194. /Telegrafi/

The post Temperaturat përvëluese, MSH me vendim për institucionet publike dhe private: Zbatojini masat mbrojtëse për këtë javë appeared first on Telegrafi.

Mbledhja me dyer të mbyllura, Rama kërkon lidership të ri për bashkinë e Tiranës! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do të zgjidhen nënkryetarët e rinj

22 July 2025 at 07:58

Një lidershp i ri ekzekutiv për bashkinë e Tiranës në mënyrë që të ndryshojë ritmi për punët që duhen bërë.

Kjo është ajo që ka kërkuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, por edhe me deputetët.

“Kemi marrë 83 mandate, janë një peshë e madhe për ne! Janë bekim, por edhe mallkim ndaj duhet një lidership i ri ekzekutiv në bashkinë e Tiranës”, është shprehur Rama duke këmbëngulur të punohet më shumë, më shpejt dhe të dëgjohet në mënyrë sistematike zëri i qytetarëve.

Qartazi ky është edhe një mesazh për nënkryetaren në detyrë, Anuela Ristani, e cila me shumë gjasë do të angazhohet me digjitalizimin në të ardhmen, shkruan Tch.

Po si do ndahen punët?

Top Channel ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura Rama ka caktuar një grup të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malajn do të përzgjedhin 5 nënkryetarët e rinj të bashkisë, nga katër që janë aktualisht.

Këta të fundit nuk janë të përjashtuar nga mundësia për t’u rizgjedhur, por shanset janë të pakta.

Numri një i Partisë Socialiste ka thënë se punët e pushtetit vendor nuk mund t’i bëjë qeveria dhe për këtë arsye kërkohet lidershipi i ri në kryeqytet, ndërsa kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në burg.

Sa i përket mundësisë për zgjedhjet të reja në bashkinë e kryeqytetit, mësohet se kryeministri nuk ka marrë ende një vendim, duke ia lënë të ardhmes. /tch/

The post Mbledhja me dyer të mbyllura, Rama kërkon lidership të ri për bashkinë e Tiranës! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do të zgjidhen nënkryetarët e rinj appeared first on Telegrafi.

Sulmi terrorist në Banjskë, vazhdon seanca ndaj tre të akuzuarve serbë

22 July 2025 at 07:14

Sot në Pallatin e Drejtësisë mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjskë” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.  

Seanca ndaj tre të akuzuarve sot pritet të nisë nga ora 09:30. Seanca është vazhdim i asaj të hënës, ku dëshmitari me kodin “F1” ka dhënë dëshminë e tij në seancë të mbyllur.

Kjo u bë me propozimin e prokurori të çështjes, Naim Abazi, i cili ka theksuar se në rast të identifikimit, dëshmitarit i rrezikohet jeta.

Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin e armatosur në Banjkë i ngarkon shumicën e tyre me terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, për lehtësimin dhe financimin e kryerjes së terrorizmit dhe pastrimit të parave, ndërsa i gjithë grupi akuzohet se me përdorim të dhunës dhe armëve të rënda, ka tentuar të ndajë pjesën veriore të Kosovës – ku gjenden komunat me shumicë serbe – dhe ta bashkojë atë me Serbinë.

Aktakuza e përshkruan Radoiçiqin si “udhëheqës të grupit terrorist”.

Në aktakuzë thuhet se më 24 shtator të vitit 2023, pasi bllokoi rrugën për në urën e fshatit me dy kamionë, ai dhe pjesëmarrësit e tjerë u fshehën dhe sulmuan oficerët e Policisë së Kosovës që shkuan për t’i larguar kamionët dhe për të liruar rrugën.

Në sulm mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën policët: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Sipas aktakuzës, sulmi zgjati deri në orën 15:00, “kur shumica dërrmuese e grupit iku përmes rrugëve malore drejt Republikës së Serbisë”.

Në aktakuzë thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme nga Serbia, përmes rrugëve malore, me dhjetëra makina, disa prej të cilave të blinduara dhe të ngarkuara me armë të rënda, municione, raketahedhës, eksplozivë, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje të tjera ushtarake logjistike. /Telegrafi/

The post Sulmi terrorist në Banjskë, vazhdon seanca ndaj tre të akuzuarve serbë appeared first on Telegrafi.

Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 41 gradë

22 July 2025 at 07:05

Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 25 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 36 deri në 41 gradë.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 9m/s.

Valëzimi në det 1-2 ballë. /Telegrafi/

The post Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 41 gradë appeared first on Telegrafi.

Mot i nxehtë, IHK bën thirrje për kujdes të shtuar

22 July 2025 at 06:55

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë ditët e para të kësaj jave do të jenë të nxehta dhe me diell.

IHK njofton se nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

Indeksi UV do ë jetë I lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17 gradë, ndërkaq maksimalet nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–8 m/s. /Telegrafi/

The post Mot i nxehtë, IHK bën thirrje për kujdes të shtuar appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj

5 July 2025 at 15:35

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Në njoftim thuhet se ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar me 300 euro, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim dhe të njoftojnë për çdo shkelje apo rrezik në komunikacion, mund të njoftoni përmes: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/

The post Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton

5 July 2025 at 13:39

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në vazhdimin e seancës konstituive, e cila nis në orën 20:00, ka thënë se presin reflektim dhe konsolidim të Kuvendit.

“Presim me reflektu dhe me u konsoliduar Kuvendi, përndryshe ne nuk kishim ardhur. Unë nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton“, tha ai.

Murati është pyetur nëse ka frikë pas paralajmërimit për bombë në Kuvend, por nuk është përgjigjur duke thënë se çka është kjo pyetje. /kp/

The post ​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton appeared first on Telegrafi.

Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë verbërim, oftalmologu Zhuri flet për tensionin e syrit

5 July 2025 at 13:33

Oftalmologu Burim Zhuri në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin e syve.

Ai ka folur për problemet me shikimin, caktimin e dioptrisë, ka treguar se cilët kandidatë janë të përshtatshëm për laser të syve, etj.

Doktor Zhuri po ashtu ka sqaruar për sëmundjet e syve si perden e syve, ndikimin e diabetit në shikim dhe glaukomën apo siç njihet tensioni i syrit, sëmundje kjo që nëse nuk trajtohet mund të verbërojë.

“Të mos e ngatërrojmë shtypja e syrit nuk ka të bëjë me shtypjen e gjakut. Glaukoma shfaqet kur nuk qarkullon uji i syrit…”, tha ai.

Oftalmologu Zhuri duke treguar për llojet e glaukomës tha se pikat që përdoren janë për tërë jetën.

“Ekziston shprehja buke duhesh me harru me hongër, pikat nuk duhesh me harru me i qit”, tha ai.

Ai tha se nëse glaukoma nuk trajtohet me pika të syve, atëherë duhet intervenim kirurgjik.

Tutje doktori theksoi se nëse tensioni i syrit nuk trajtohet ekziston rreziku për verbërim pasi dëmtohet nervi i syrit.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

The post Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë verbërim, oftalmologu Zhuri flet për tensionin e syrit appeared first on Telegrafi.

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik

5 July 2025 at 13:18

Pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.

Mësohet se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të pozicionohet në qytetin e Vlorës, ku sipas burimeve do të angazhohet së bashku me strukturat e bashkisë dhe ato qendrore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se Vengu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar fluksin e turistëve dhe për të përballuar çdo situatë që mund të paraqitet gjatë muajve të nxehtë të verës.

Lidhur me këtë, burimet bëjnë me dije se do të ngrihet një Task Forcë e posaçme për muajt korrik dhe gusht, teksa në bashkëpunim me të gjithë deputetët e Vlorës do të ndahen edhe prioritetet e punës në tre drejtime kryesore duke përfshirë edhe të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, të cilat konsistojnë tek:

Pastrimi dhe mjedisi: Strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjet përkatëse do të angazhohen për të siguruar standardet e duhura të pastërtisë në zonat urbane, bregdetare dhe turistike. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet e problematikave.

Mirëmbajtja e infrastrukturës: Rrugët, ndriçimi publik, hapësirat publike dhe plazhet do të jenë nën vëmendje të vazhdueshme. Ndërhyrjet do të jenë të përditshme për të shmangur çdo problematikë që mund të cenojë imazhin e qytetit.

Siguria dhe shëndeti: Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat shëndetësore duhet të jenë në gatishmëri maksimale për forcimin e parametrave të sigurisë, sidomos në zonat me prani të lartë turistike.

Burime bëjnë me dije se pas takimit që Rama bëri në Vlorë, deputetët e zgjedhur në qarkun e Vlorës duhet të intensifikojnë qëndrimin në zonat e tyre, madje të jenë sa më shumë pranë qytetarëve për çdo problem që ata mund të kenë.

Sipas burimeve administrata qendrore dhe vendore do të jenë në gatishmëri edhe fundjavave për porositë e lëna. Mësohet se Pirro Vengu, Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe deputetët e tjerë do të organizojnë takime të shpeshta për të analizuar edhe performancën e çdo drejtuesi, nëse është i duhuri për atë institucion apo duhet ndërruar, në mënyrë që për qytetarët të jenë sa më afër dhe me zgjidhje konkrete. /Tch/

The post Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht

5 July 2025 at 12:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj tha se lajmin për kërcënim me bombë duhet ta marrin seriozisht ndonëse sipas tij mund të jetë kërcënim i rrejshëm.

Zogaj tha se rasti mund të jetë edhe si shenjë revolte ndaj situatës në vend.

“Kjo nuk është ndjenjë e mirë, është serioze edhe pse ka dyshime që mund të jetë edhe kërcënim i rrejshëm. Ka dyshime të tilla, por sidoqoftë ne duhet të presim komunikimin zyrtar. Dhe ta marrim seriozisht çdo kërcënim të tillë ,” tha Zogaj para mediave.

Ai shtoi se beson që niveli i sigurisë është i lartë, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë që rasti të jetë si shenjë revolte ndaj krizës politike. /Telegrafi/

The post Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

5 July 2025 at 12:05

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me evakuimin e deputetëve nga ndërtesa e Kuvendit pas prnaimit të një informate për mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se sot, më datë 05.07.2025 në orët e paradites është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet.

Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar appeared first on Telegrafi.

❌
❌