Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Operon në fushën e bujqësisë, banka turke Ziraat gati për të hyrë në tregun shqiptar

7 August 2025 at 11:20

Nga Gazeta ‘SI’- Një bankë turke do t’i shtohet tregut bankar vendas.

Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e bankës Ziraat Bank, që të operojë në Shqipëri.

Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë, shprehet Banka e Shqipërisë.

Ziraat operon kryesisht në fushën e bujqësisë dhe hyrja e kësaj banke në tregun vendas duket se përputhet me objektivat e BSH-së dhe qeverisë, për të rritur financimin e zonave rurale dhe sipërmarrjeve bujqësore. Ziraat ka qendër Turqinë por operon dhe në Mbretëri të Bashkuar, Bullgari, Greqi, Kosovë etj.

Ziraat është banka e parë në gati dy dekada që merr një licencë nga BSH.

The post Operon në fushën e bujqësisë, banka turke Ziraat gati për të hyrë në tregun shqiptar appeared first on Gazeta Si.

Shkrumbohet masivi me pisha në Patos

By: Ela
7 August 2025 at 12:00

Rreth 4 ha pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava , masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore , situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen […]

The post Shkrumbohet masivi me pisha në Patos appeared first on BoldNews.al.

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

By: Ela
7 August 2025 at 11:46

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi […]

The post Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari Sirio Berati pjesë e Samitit “Under 30” në Ohio: Si po ndërtoj një startup nga e para me 0$ në bankë

By: Ela
7 August 2025 at 11:37

Sirio Berati një artist vizual/ dixhital shqiptar, do të mbajë fjalën e tij në Samitin “Under 30” në Ohio mbi Inteligjencën Artificiale, Kreativitetin dhe Biznesin. Samiti do të mbahet nga data 28 shtator deri më 1 tetor. Sirio Berati do të tregojë se si po ndërton një startup nga e para, me 0$ në bankë, […]

The post Shqiptari Sirio Berati pjesë e Samitit “Under 30” në Ohio: Si po ndërtoj një startup nga e para me 0$ në bankë appeared first on BoldNews.al.

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

By: Ela
7 August 2025 at 11:18

Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit në podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe i dedikoi këtij të fundit karrierën e tij si politikan dhe kryeministër. “Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” i tha […]

The post Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair appeared first on BoldNews.al.

1.4 kg kanabis në banesë dhe bimë narkotike të kultivuara në oborr, arrestohet një person në Lazarat

By: Ela
7 August 2025 at 11:06

Bimë narkotike dhe një sasi kanabisi e gatshme u zbulua në një banesë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Droga prej 1.4 kilogramë u gjet në banesën e një banori të zonës, me iniciale M.M., i cili u arrestua. Po kështu, në oborrin e shtëpisë së tij u konstatuan disa bimë narkotike. Këto të fundit u zbuluan […]

The post 1.4 kg kanabis në banesë dhe bimë narkotike të kultivuara në oborr, arrestohet një person në Lazarat appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë

By: Ela
7 August 2025 at 10:49

Në doganën e Kakavijës, në këto ditë gushti vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane lëvizën në kufi rreth 8300 persona, turistë apo emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet verore tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Sipas […]

The post Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

Autor i disa vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës/ EMRI

By: Ela
7 August 2025 at 09:55

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Gentian Llana, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një sërë vjedhjesh të ndodhura në automjete, banesa dhe motoçikleta. Operacioni policor i koduar “Pamjet” çoi në identifikimin dhe kapjen e tij, falë analizimit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera. I dyshuari ishte shpallur më herët në kërkim për […]

The post Autor i disa vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa për drogë sintetike po rritet në Evropë

By: Ela
7 August 2025 at 09:44

Raporti i fundit Evropian për Drogën 2025, i publikuar nga Agjencia Evropiane e Drogave (EUDA) , përshkruan një peizazh droge që ndryshon me shpejtësi në të gjithë Evropën, i nxitur nga paqëndrueshmëria globale, ndryshimi i drogës dhe modeleve të përdorimit të drogës, si dhe rrjetet në zhvillim e sipër të trafikimit. Bazuar në të dhëna […]

The post Kërkesa për drogë sintetike po rritet në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

By: Ela
7 August 2025 at 09:27

Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar ditën e djeshme (6 gusht), rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri. Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, […]

The post Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik appeared first on BoldNews.al.

DW: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

By: Ela
7 August 2025 at 09:22

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që është në detyrë prej pak më shumë se gjysmë viti, gjeti një ekonomi të fortë amerikane me papunësi të ulët, rritje të fortë ekonomike dhe inflacion modest. “Pavarësisht nga cili kënd e vështron ekonominë amerikane, mund të arrish vetëm në përfundimin se ajo është shumë e shëndetshme”, tha eksperti i […]

The post DW: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit? appeared first on BoldNews.al.

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit ndaj dhjetëra vendeve të botës

By: Ela
7 August 2025 at 08:58

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi të mërkurën pas mesnatës. Pak pas mesnatës, përmes platformës së tij Truth Social, Trump shkroi: Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet eBashkuara të Amerikës!” Shtëpia e Bardhë tha […]

The post Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit ndaj dhjetëra vendeve të botës appeared first on BoldNews.al.

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

By: Ela
7 August 2025 at 08:34

Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi. Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, […]

The post AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim appeared first on BoldNews.al.

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

By: Ela
7 August 2025 at 08:28

Kanë kaluar 22 vite nga vdekja tragjike e komisar Gani Malushit në krye të detyrës dhe sot në përvjetorin e vdekjes së tij, bashkëshortja e tij Esma, shprehet sërish se vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia. Esma shprehet se sot 22 vite më parë, dora kriminale e qëlloi në pabesi duke i ndërprerë në […]

The post 22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia appeared first on BoldNews.al.

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

By: Ela
7 August 2025 at 08:15

Korriku i vitit 2025 u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike. Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale. Carlo Buontempo, drejtor […]

The post Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat deri ne 36 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme

By: Ela
7 August 2025 at 08:08

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare parashikohen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në zonat kodrinore-malore. Era do të fryjë […]

The post Temperaturat deri ne 36 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 7 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
7 August 2025 at 08:05

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.1 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 7 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan reportazhin e “Franceinfo”: Shqipëria, destinacioni turistik më i kërkuar në Europë

7 August 2025 at 09:43

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e vlerësuar si vendin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Europë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kronikën e përgatitur nga stacioni i njohur informativ francez “Franceinfo”, e cila e konsideron Shqipërinë “El Doradon e re për pushuesit”.

“Franceinfo” nënvizon se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka një rritje prej 80% të numrit të turistëve.

“Ujëra bruz dhe ishuj të shkretë. Kjo nuk është as Karaibet dhe as Maldivet, por Shqipëria, e vendosur midis Greqisë dhe Italisë, e cila tani është gjithashtu e njohur për turistë nga e gjithë bota”, përshkruan ndër të tjera kronika e “Franceinfo”.

“Shqipëria, ku qytetërimet mesdhetare kanë pasuar njëra-tjetrën, secila duke lënë gjurmë sublime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane”, vijon kronika.

Një tjetër avantazh që ofron Shqipëria, sipas “Franceinfo” janë çmimet shumë të ulëta.

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

/m.m//a.f/

The post Rama ndan reportazhin e “Franceinfo”: Shqipëria, destinacioni turistik më i kërkuar në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare

6 August 2025 at 21:57

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dr. Kolec Dajës.

Ministrja Koçiu vlerësoi kontributin e tij të vyer në farmaceutikën shqiptare, ndërsa u shpreh se “ai la pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi dhe humanizmi”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të farmacistit të njohur, Kolec Daja. Me kontributin e tij të vyer në farmaceutikën shqiptare, ai la pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi dhe humanizmi. Prehu në paqe Kolec Daja!”, shkruan ministrja Koçiu, në mesazhin e ngushëllimit.

Dr. Kolec Daja u nda sot nga jeta në moshën 77-vjeçare. Ai ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

/m.m/r.e/

The post Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Gjiri i Lalëzit

6 August 2025 at 21:44

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Pak kilometra nga Tirana dhe Durrësi, Gjiri i Lalëzit në komunën e Ishmit, mirëpret mijëra pushues vendas e të huaj.

Plazhi i Gjirit të Lalëzit ndodhet në veri të Durrësit dhe ofron kushte mjaft të mira në drejtim të higjienës dhe pastërtisë për pushues të të gjitha moshave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh, i shtrirë në bregdetin e Adriatikut midis Kepit të Rodonit në veri dhe Bishtit të Pallës në jug.

Pastërtia e rërës dhe ujit dhe shërbimi cilësor bashkohen me gjelbërimin e natyrës duke bërë që ky plazh të jetë një vend mjaft i preferuar nga turistët.

Qarku i Durrësit ka një bregdet me gjatësi 62 km, nga të cilat 25 kilometra i përkasin gjirit detar të Lalëzit.

Zona mes Gjirit të Lalëzit dhe Kepit të Rodonit është një zonë që ofron gjithçka që i duhet një turisti vendas apo të huaj.

Madje edhe turistëve që preferojnë të bëjnë disa lloje aktivitetesh gjatë pushimeve të tyre.

Këtu mund të gjesh infrastrukturën e ndërtuar, pastërtinë e ujit dhe rërës për një plazh të mrekullueshëm, bukuritë e natyrës për kampingje, aktivitetin sportiv me biçikleta, apo turizmin religjioz te Kisha e Shën Ndout dhe atë historiko-arkeologjik te Kalaja e Skëndërbeut në Kepin e Rodonit.

/m.m/r.e/

The post Rama ndan pamje nga Gjiri i Lalëzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌