Shenjat e hershme të çrregullimeve te fëmijët dhe roli i prindërve – psikologu klinik Visar Sadiku flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Në episodin e radhës të podcastit ”Shëndeti në rend të parë” e mbështetur nga United Hospital, psikologu klinik, Visar Sadiku ka folur për fëmijërinë e hershme, kryesisht në moshën 1 deri në 3 vjeç, e cila është periudhë kyçe për zhvillimin e fëmijës.
Sadiku shpjegon se prindërit janë shpesh ata që së pari vënë re nëse diçka nuk po shkon si duhet në zhvillimin e fëmijës, sidomos kur bëhet fjalë për aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit social.
Ai po ashtu foli për ankthin tek fëmijët, çrregullimet e ADHD-së si dhe ndikimet e personazheve online në zhvillimin psikologjik të fëmijëve.
Sadiku tha se simptomat që duhet të shqetësojnë prindërit janë mungesa e kontaktit me sytë, vështirësia në krijimin e lidhjes emocionale me prindin, vonesat në fjalë të para dhe mosndërtimi i marrëdhënieve sociale bazike gjatë vitit të parë të jetës.
Sadiku thekson rëndësinë e bashkëpunimit me familjen, e cila duhet të jetë pjesë aktive e trajtimit dhe të aplikojë procedurat në shtëpi për të gjeneralizuar shkathtësitë e fituara gjatë terapisë.
“Njëra ku prindi e merr shumë personale dhe e mohon problemin, dhe tjetra ku prindi bashkëpunon, por nuk pranon plotësisht problematikën. Megjithatë, në fund, të dy grupet shpesh arrijnë të pranojnë situatën dhe punojnë për përmirësim të fëmijës”, tha ndër të tjera Sadiku.
Në podcast psikologu klinik, Sadiku foli edhe për autizmin tek fëmijët.
Për më shumë ndiqni podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/
The post Shenjat e hershme të çrregullimeve te fëmijët dhe roli i prindërve – psikologu klinik Visar Sadiku flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë” appeared first on Telegrafi.