Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat marrin informacion nga SPAK para se të njoftohet i hetuari

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Ekipi ligjor i Erion Veliajt ka reaguar ndaj rrjedhjeve të vazhdueshme të informacionit nga hetimi penal që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, duke e cilësuar këtë një fushatë të orkestruar për ta paragjykuar në publik.

Në një deklaratë publike, avokatët e tij denoncojnë se edhe për takimin e parashikuar për nesër me SPAK-un, mediat janë vënë në dijeni përpara vetë Veliajt, çka sipas tyre përbën një tjetër provë të manipulimit të opinionit publik dhe shkeljes së sekretit hetimor. Ata kërkojnë hetim për rrjedhjet e informacionit dhe theksojnë se Veliaj do të sfidojë çdo akuzë me prova dhe argumente ligjore.

Reagimi i plotë:

“Jemi thellësisht të shqetësuar që, praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të Veliajt, vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e Veliajt.

Zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e Veliaj ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar. Mosfillimi i asnjë procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a (“Zbulimi i akteve ose dhe të dhënave sekrete”) i Kodit Penal, tregon qartë bashkëpunimin e këtij organi në realizimin e kësaj vepre penale.

Siç jemi njohur nga mediat e “SPAK”, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit nga SPAK, 163 ditë pas arrestimit të Veliajt, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij.

Veliaj kundërshton me forcë çdo akuzë për shkelje dhe vijon të theksojë bindjen e tij se ndalimi i zgjatur, i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional është në dëm të rëndë jo vetëm të të drejtave të tij kushtetuese si qytetar i këtij vendi, por edhe në dëm të rëndë të qytetarëve të Tiranës që kanë zgjedhur qeverisjen e qytetit dhe të vetë qytetit të Tiranës, që ka nevojën imediate të qeveriset nga kryetari i zgjedhur.”

/e.i/j.p/

The post Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat marrin informacion nga SPAK para se të njoftohet i hetuari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Dosja “Partizani”, reagon GJKKO: Nuk kemi konflikt me SPAK

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka mohuar kategorikisht çdo pretendim për një konflikt institucional apo personal mes saj dhe Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dosjen “Partizani”, ku janë të pandehur Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë.

Në një reagim publik, gjykata thekson se marrëdhëniet me të gjitha palët në proces janë të bazuara në respektimin e rolit kushtetues dhe ligjor të secilit institucion dhe se vendimmarrja gjyqësore është e pavarur dhe e paanshme.

“Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës. Nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme”, thuhet në deklaratë.

Gjykata nënvizon se gjyqtarët veprojnë vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave, të lirë nga çdo ndikim apo trysni, dhe se çdo përpjekje për të ndikuar në punën e saj përbën shkelje të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve.

“Gjyqtarët e kësaj gjykate gjykojnë mbi bazën e provave, duke interpretuar ligjin me paanësi, profesionalizëm dhe integritet të lartë, të udhëhequr vetëm nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, të lirë nga çdo ndikim i jashtëm apo trysni politike dhe mediatike. Theksojmë se çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në punën e gjykatës përbën jo vetëm cenim të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve, por edhe shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor në vend”, citohet deklarata. /j.p/

The post Dosja “Partizani”, reagon GJKKO: Nuk kemi konflikt me SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve

16 May 2025 at 22:34

Protesta e Partisë Demokratike, zhvilluar pasditen e së premtes për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, u shoqërua me një klimë të tensionuar dhe sulme verbale ndaj gazetarëve që raportonin nga terreni.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe anëtari i Kryesisë Aldo Bumçi, së bashku me disa simpatizantë të pranishëm, refuzuan të komunikonin me televizionin Euronews Albania dhe gazetaren Sara Demushi. Ata e përballën atë me fjalë përçmuese si: “Largohu! Të thashë, largohu!” apo “Nuk dua të jap intervistë apo deklaratë”.

Paloka iu drejtua Demushit me akuza politike: “Është ylli që mbajti Edi Rama dhe që mbajti televizioni juaj gjithë kohën, se keni marrë paratë e Ramës”, duke iu referuar bexhës së akreditimit të gazetares, e pajisur nga Këshilli i Evropës për raportimin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbajtur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Situatë e ngjashme u përsërit edhe me ish-deputetin Bumçi dhe më pas ndaj gazetarëve të tjerë si Anesti Bajramemaj dhe Arestina Skëndëri nga A2 CNN, si dhe Daniela Maloku, Esido Brakaj dhe Besar Bajraktaraj.

Gazetarja Sara Demushi u shpreh në një reagim se vuajti “stërkalat e inatit” të përfaqësuesve të PD-së ndërsa ushtronte detyrën vetëm prej bexhës identifikuese si media. Ajo theksoi se retorika agresive ndaj saj, e nxitur veçanërisht nga Paloka, rrezikoi të nxiste edhe një përplasje fizike me protestuesit e pranishëm.

“Fillimisht ishte Z. Paloka, i cili mu hakërrye vetëm se e pyeta përse je në protestë, më pas Z. Bumçi,” tha Demushi, e cila theksoi se ish-ministri i PD-së shpërdoroi kohën televizive duke theksuar disa herë se përse gazetarja nuk e pyeti paraprakisht nëse ishte i disponueshëm për intervistë.

Reagimet nga organizatat mediatike

Ngjarja e ndodhur sot me gazetarët në protestë u dënua gjerësisht nga organizatat e mediave. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt e konsideroi incidentin si sulm fizik dhe verbal ndaj përfaqësuesve të medias.

Rrjeti përmendi edhe një episod ku Klevis Balliu – i cili pritet të marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme – iu drejtua me ton përçmues një gazetareje, duke e penguar të ndërvepronte me protestuesit, pavarësisht se ishin këta të fundit që i afroheshin medias dhe ushtronin presion.

Sipas Rrjetit, këto incidente pasqyrojnë një qëndrim shqetësues dhe të paprecedentë ndaj punës së gazetarëve dhe medias gjatë një proteste.

Sulmin ndaj gazetarëve e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili e konsideroi shkelje të rëndë të parimeve të demokracisë dhe kujtoi se gazetarët nuk janë palë në konfliktet politike dhe për këtë ata “nuk mund të trajtohen si kundërshtarë për shkak të pyetjeve apo raportimeve që japin”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias i kërkoi PD-së të distancohet publikisht nga çdo akt dhune, duke theksuar se “sulme të tilla përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës për informim të paanshëm”.

“Gazetarët, në ushtrimin e misionit të tyre informues, përfaqësojnë një funksion publik në shërbim të qytetarëve”, u shpreh sindikata teksa shtoi se çdo akt që synon të intimidojë apo dhunojë gazetarët, është një shkelje e rëndë ndaj demokracisë dhe duhet të dënohet pa keqkuptime.

The post Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve appeared first on Citizens.al.

Parakalim i rrezikshëm, Policia e Vlorës masa administrative për drejtuesit e mjeteve

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë reagoi sot në lidhje me dy video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen manovra të rrezikshme parakalimi në dy segmente rrugore të ndryshme në qarkun Vlorë.

Policia sqaron se, ne aksin  rrugor “Dhimiter Konomi”, drejtuesi i një automjeti ka kryer parakalim të gabuar ndaj mjeteve që lëviznin ngadalë për shkak të ngarkesës së trafikut, në kundërshtim me nenin 146, pika 11, të Kodit Rrugor, duke krijuar rrezik për aksident për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ndërsa në aksin rrugor “Vlorë–Fier”, drejtuesi i një tjetër automjeti ka kryer parakalim të gabuar duke përshkuar anën e djathtë të karrexhatës, në kundërshtim me nenin 146, pika 1, të Kodit Rrugor, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë identifikuar pronarët e 2 automjeteve dhe u kanë vendosur secilit masën administrative 10 000 lekë, për shkeljet e konstatuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.

The post Parakalim i rrezikshëm, Policia e Vlorës masa administrative për drejtuesit e mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Sistemi i drejtësisë, instrument politik për ndëshkimin e opozitës

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu u shpreh sot se “sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i kapur dhe përdoret si instrument politik për ndëshkimin e opozitës dhe mbrojtjen e pushtetit”.

“Drejtësia me regji në Shqipëri dokumentohet qartë në raportin e prezantuar në Kongresin e SHBA për përdorimin e 270 mln euro te USAID nga Soros për të kapur drejtësinë dhe burgosur opozitën”, u shpreh Haxhiu në një deklaratë për mediet.

Sipas saj, “sot kjo nuk është më vetëm një denoncim i opozitës”.

“Kjo është një e vërtetë e dokumentuar dhe e artikuluar qartazi në Kongresin Amerikan, ku u ekspozua para botës ajo që shqiptarët e ndiejnë çdo ditë: drejtësia në Shqipëri ka rënë peng i një regjie politike të sponsorizuar nga fondet ndërkombëtare, por e kontrolluar nga një dorë e vetme: Edi Rama”, shtoi ajo.

Haxhiu theksoi se “me dhjetëra milionë dollarë nga USAID dhe fondacione të afërta me Soros-in u përdorën për të ndërtuar një sistem drejtësie që nuk lufton korrupsionin, por mbron korrupsionin në pushtet”.

“Partia e Lirisë qëndron krah qytetarëve dhe çdo individi që dhunohet nga ky sistem i kalbur. Dhe kjo përballje nuk është vetëm për Ilir Metën, është për çdo shqiptar që kërkon një vend me dinjitet, liri dhe të drejtë. Koha e drejtësisë me regji po shkon drejt fundit”, tha ajo.

/m.m/

The post PL: Sistemi i drejtësisë, instrument politik për ndëshkimin e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vangjeli: KOKSH në krizë të thellë legjitimiteti

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli u shpreh sot se “sistemi sportiv shqiptar është vendosur përballë një tjetër rasti alarmant abuzimi dhe ndërhyrjeje politike”.

“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili duhet të ishte një strukturë autonome dhe e depolitizuar, po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti. Drejtuesi aktual i KOKSH, Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri”, tha Vangjeli.

Sipas saj, ky është “një vendim që ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport”.

“Së fundmi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH duke thelluar më tej krizën institucionale”, shtoi najo.

Vangjeli theksoi se “në një akt që përforcon kontrollin politik mbi sportin, Parlamenti miratoi me nxitim ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’, të propozuara nga vetë kreu aktual i KOKSH”.

“Ky ndryshim i jep Komitetit një rol të ri dhe të diskutueshëm në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor, duke cenuar kompetencat e federatave dhe duke vënë në pikëpyetje transparencën e përdorimit të fondeve publike”, shtoi ajo.

/m.m//a.f/

The post Vangjeli: KOKSH në krizë të thellë legjitimiteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.

Policia e Shtetit reagoi lidhur me një publikim në rrjetet sociale që ngrinte dyshime mbi procesin e përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë.

Sipas Policisë, në janar 2025 u shpallën 452 fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor. Për shkak të mungesës së kushteve të akomodimit, vetëm 400 nga këta mundën të fillonin trajnimin, ndërsa 52 të tjerë do të fillojnë trajnimin me grupin e kursit XXI, më vonë gjatë vitit 2025.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme).

Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.

Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.

Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.

Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.
Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.

Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.

Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.

I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit. /j.p/

The post Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kim Kardashian dhe videoja virale ku thuhej se kishte harruar vajzën në hotel: E vërteta pas pamjeve

By: gaze tare
14 July 2025 at 23:47

Një nga videot më të njohura dhe më të komentuar në internet është padyshim ajo ku Kim Kardashian duket se harron vajzën e saj, North, në një hotel në Paris, gjatë vitit 2014.

Në pamjet, Kim largohet nga hoteli dhe ecën drejt makinës, ndërsa paparacët e ndjekin çdo moment. Por vetëm pak minuta më vonë, ajo kthehet në hotel dhe shfaqet me North, e cila atëherë ishte vetëm foshnjë.

Videoja u bë menjëherë virale, duke ngjallur reagime të shumta dhe sugjerime se Kim e kishte lënë pa dashje vajzën në hotel.

@reality_rundown

She forgot her daughter💀#fyp #kardashians

♬ Nobody – Mitski

Në atë kohë, Kim u detyrua të reagojë dhe mohoi kategorikisht këtë ide, duke shpjeguar në një postim në rrjete sociale:
“Dëgjova në radio se e harrova vajzën në hotel gjatë nisjes për në aeroport. Po tallesh me mua? Një fëmijë njëvjeçar nuk do të ishte vetëm në hollin e hotelit! Ajo po prishej që unë të dilja nga hoteli.”

Së fundmi, Kim ka zbuluar versionin e vërtetë të ngjarjes, duke treguar se në fakt u kthye për të marrë vajzën sepse donte të tregonte para se të dilte nga hoteli, pasi veshjet e tyre nuk përputheshin.

“Doja të tregoja veshjen time para se të merrja Northin. Nuk e harrova,” tha ajo.

The post Kim Kardashian dhe videoja virale ku thuhej se kishte harruar vajzën në hotel: E vërteta pas pamjeve appeared first on iconstyle.al.

“Një dorë e ligë më goditi ku më dhemb më shumë”/ Reagon sërish pronarja e biznesit në Theth: S’më ndalin dot

11 July 2025 at 13:28

Një dorë e ligë vendosi të më godasë aty ku më dhemb më shumë, duke djegur restorantin tim në zemër të Thethit, shkruan Gjeçaj në një postim në rrjetin social “Facebook”. Ajo distancohet nga aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth. Aida Gjecaj, që zotëronte restorantin që u dogj një ditë më parë në Theth, thotë se zjarri në biznesin e saj ishte i qëllimtë.

Reagimi i plotë:

“Aty ku unë dhe familja ime kemi ndërtuar me vite sakrifice një hapësirë mikpritjeje, një vatër nderi për traditën, natyrën dhe turizmin shqiptar. Në të njëjtën kohë, disa zëra në media, të nxituar ose të painformuar, kanë zgjedhur të hedhin baltë mbi emrin tim, duke më lidhur padrejtësisht me aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth. Dua të jem shumë e qartë:

-Unë kurrë nuk kam kërkuar shembjen e askujt. E di sa e vështirë është të ndërtosh në këto male, e di çfarë do të thotë të ngresh një çati me mundin dhe djersën e familjes.

-Unë kam lobuar e ngritur zerin gjithmone në media per hallet e komunitetit si mungesa energjisë elektrike, plehrat apo rruga e keqe.

-Unë kam qenë gjithmonë për zhvillimin e qëndrueshëm, për ndërtimin me standard dhe për ruajtjen e identitetit arkitektonik e kulturor të Thethit – që ai të bëhet një Trentino i Shqipërisë, një destinacion model në Ballkan.

Emisioni i datës 8 Mars 2024, ku është përmendur emri im në mënyrë të pasaktë, ishte një podkast kushtuar grave në biznes. Aty nuk është përmendur asnjë fjalë për ndërtime në Theth. Është minimumi profesional që një analist ta dëgjojë emisionin për të cilin flet, përpara se të shpërndajë hamendësime.

Kam dhënë qindra intervista për mediat shqiptare ndër vite. Kam folur për mikpritjen, për zhvillimin, për turizmin, për femrën që ndërton në një fshat malor. Por kurrë nuk kam kërkuar të shembet mundi i tjetrit. Kam luftuar që të mos shkatërrohet ai i imi.

Në këtë moment të vështirë, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë – familjarë, miq, fqinj, turistë dhe bashkëpunëtorë që më kanë shkruar, më kanë telefonuar, më kanë dhënë kurajo dhe fjalë ngushëllimi. E keni bërë dhimbjen më të lehtë për ta përballuar.

Zjarri i dikujt tjetër nuk do të më ndalë. Përkundrazi – do të rindërtoj më bukur, më fort dhe më me dashuri, sepse Thethi nuk do njerëz që ndajnë, por duar që ndërtojnë bashkë“.

The post “Një dorë e ligë më goditi ku më dhemb më shumë”/ Reagon sërish pronarja e biznesit në Theth: S’më ndalin dot appeared first on Sot News | Lajme.

“Jam në respekt të vendimit”/ Salianji zbulon hapat që do ndërmarr për dënimin e tij: Po pres, më pas…

11 July 2025 at 09:50

Salianji është shprehur se është në pritje të zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë, për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër të lirimit të tij me kusht, ku ka zbuluar hapat që do të ndërmarr për dënimin e tij me një vit burg, nga i cili kreu vetëm 9 muaj.

Më pas, siç tha ai, nëse Kushtetuesja nuk i jep zgjidhje, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut”, tha ai. Sa i përket paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, Salianji tha se do të paraqitet edhe një herë tjetër brenda këtij muaji.

Ervin Salianji: Jemi në kushtet e një regjimi, ku dënimi im politik dhe çdo ditë qëndrimi në burg konfirmon që për interesa politike dhe për çdo interes tjetër që bie ndesh me ato të vullnetit personal të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me çdo formë, përdoren të gjitha institucionet dhe instrumentet ekstra politike për të krijuar klimë terrori.

Do të jem përsëri edhe një herë tjetër brenda këtij muaji, pastaj në vijim ndërtohet një program për shërbimin e provës. Përderisa është krijuar ky institucion dhe ndeke zbatimin vendimit të Gjykatës, jam në respekt të vendimit.

Pres zbardhjen e vendimit të Gjykatës së lartë për të vazhduar në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse nuk do ketë aty zgjidhje, mezi pres përballjen me regjimin në Gjykatën e Strasburgut.

The post “Jam në respekt të vendimit”/ Salianji zbulon hapat që do ndërmarr për dënimin e tij: Po pres, më pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje

By: gaze tare
10 July 2025 at 19:48

Noizy është liruar pas ndalimit të bujshëm nga autoritetet zvicerane, ngjarje që bëri jehonë të madhe në mediat rozë dhe rrjete sociale. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Në deklaratën e tij, Noizy shkruan se nuk mundi të performonte në koncertin e planifikuar të shtunën mbrëma, për shkak të një procedurë verifikimi nga autoritetet, të cilën e quan të padrejtë dhe të shkaktuar nga një shpifje e pastër.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran,” shkruan ai.

The post Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje appeared first on iconstyle.al.

Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!

By: gaze tare
10 July 2025 at 17:25

Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e Noizyt në aeroportin e Cyrihut, nuk kanë munguar reagimet nga kolegët e tij në muzikë dhe një ndër ta është edhe Stresi.

Përmes një videoje në InstaStory, reperi shprehu keqardhje për mënyrën si publiku shqiptar shpesh reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve:

“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq,” tha ai.

Stresi u shpreh i bindur se gjithçka është rezultat i një keqkuptimi të madh, madje e cilësoi si një inskenim të qëllimshëm ndaj Noizyt, që sipas tij, ndodhi në një moment kritik për karrierën e tij, menjëherë pas publikimit të albumit të ri dhe nisjes së projekteve të reja.

“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh… një padrejtësi shumë e madhe,” u shpreh ai, duke u pozicionuar hapur në krah të kolegut të tij.

The post Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh! appeared first on iconstyle.al.

“Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka mundësi, kush i ka lejuar…?

9 July 2025 at 14:15

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një reagim për aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, akuzon qeverinë se është ajo që nxiti paligjshmërinë për përfitime elektorale. Sipas Lapaj, 40 objekte pa leje në një fshat të vetëm, janë shifra alarmante që vë në dyshim funksionimin e institucioneve përgjegjëse.

Adriatik Lapaj:

“Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë. Si ka mundësi, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”.

The post “Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka mundësi, kush i ka lejuar…? appeared first on Sot News | Lajme.

Zegjineja reagon pas dhurimit të mandatit të deputetes: Faleminderit Maldrita, Gazo je politikan i dështuar

By: M C
5 July 2025 at 16:43

Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për herë të parë pas sigurimit të mandatit të deputetes në qarkun Fier, pas rinumërimit të votave, ku fillimisht kishte rezultuar humbëse me 10 vota diferencë.

Në një deklaratë publike, Çaushi shpreh mirënjohje për kolegen socialiste Maldrita Bardho, e cila hoqi dorë nga mandati për t’ia lënë asaj, duke e cilësuar këtë vendim “guximtar dhe fisnik”.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më shumë të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Çaushi.

Ajo shtoi se me angazhimin e saj në Parlament synon të tregojë aftësitë dhe vlerat që përfaqëson:

“Nga ana tjetër dua që përmes këtij reagimi të tregoj sadopak që unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur e të rritur larg qendrave urbane, por me të njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytete, madje me më shumë dëshirë për të punuar dhe kontribuar, me më shumë vullnet për sakrificë pasi ky është një nga tiparet që ne na karakterizon. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe nga gojët e shqyera të politikanëve humbës që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb, as nuk më dekurajon në rrugën që kam nisur. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha. Unë kam bollë kohë për të punuar, gabuar, ndrequr dhe frymëzuar për njerëz që më kanë dhënë dorën, veçanërisht Edi Rama.”

Në fund të reagimit, ajo përsëriti falënderimet për kolegen e saj dhe nuk kurseu kritikat për kundërshtarët politikë: “Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar.”

The post Zegjineja reagon pas dhurimit të mandatit të deputetes: Faleminderit Maldrita, Gazo je politikan i dështuar appeared first on Albeu.com.

Rama bizneseve në Vlorë: 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve e turistëve trotuaret

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërisht sot në platformën X, lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në qytetin e Vlorës.

Kryeministri ndau disa foto të një biznesi, ndërsa tha se “ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë””.

Sipas kreut të qeverisë, “kategoria “Pergolatë”, i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta”.

Kryeministri cilësoi në postim se “halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite”.

Rama u bëri thirrje të gjithë zaptuesve të trotuareve në Lungomare që të lirojnë hapësirat publike. Kryeministri u ka lënë atyre “48 orë afat për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares”.

“Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë”, përfundoi Kryeministri Rama.

Fotot nga biznesi në Vlorë të shpëndara nga Kryeministri Edi Rama
1 nga 3

/e.i//r.e/

The post Rama bizneseve në Vlorë: 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve e turistëve trotuaret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xheneta Fetahu reagon ashpër: Mos përdorni emrin tim, pa pëlqimin tim

By: D Marku
3 July 2025 at 18:33

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht përmes një shkrimi në InstaStory, ku shpreh shqetësimin e saj për një situatë që po zgjat prej kohësh dhe po ndikon në bashkëpunimet e saj profesionale.

Në mesazhin e saj, sqaron se pas përfundimit të rrugëtimit në formatin televiziv, disa persona – të cilët kanë qenë pjesë e të njëjtit edicion të Big Brother – po kontaktojnë faqe e biznese me të cilat ajo bashkëpunon, duke përmendur emrin e saj pa leje dhe në mënyrë të papërshtatshme.

“Dua të bëj një sqarim publik për një situatë që ka filluar të më shqetësojë prej kohësh”, shkruan ajo.

“Prej kur kam dalë nga Big Brother, disa persona që kanë qenë pjesë e këtij formati me mua, për arsye të tyre personale, kanë nisur t’u shkruajnë faqeve dhe bizneseve me të cilat unë bashkëpunoj. Në pothuajse çdo mesazh që ata dërgojnë, përdoret emri im dhe përmendet fakti që kemi qenë bashkë në Big Brother, pa pëlqimin tim dhe duke më përfshirë në biseda të cilat nuk kanë lidhje me mua”, vazhdon modelja.

Ajo ka theksuar qartë se askush nuk është i autorizuar të flasë në emrin e saj apo të përfshijë emrin e saj në komunikime me partnerët e saj.

“Asnjë person nuk është i autorizuar të më kontaktojë në emrin tim apo të përmend emrin tim në komunikime me biznese apo bashkëpunëtorët e mi”, thekson ndër të tjerash.

Ky reagim vjen në një kohë kur figurat publike përballen gjithnjë e më shpesh me ndërhyrje të padëshiruara që rrezikojnë imazhin dhe marrëdhëniet e tyre profesionale. Me këtë deklaratë, Xheneta bën thirrje për respektim të kufijve personalë dhe etikës në komunikim, duke mbrojtur të drejtën e saj për të menaxhuar vetë emrin dhe bashkëpunimet e saj.

The post Xheneta Fetahu reagon ashpër: Mos përdorni emrin tim, pa pëlqimin tim appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve

3 July 2025 at 14:08

Ndarja e parakohshme nga jeta në një aksident të Diego Jotas dhe vëllait të tij, ka sjellë reagimin e shumë futbollistëve. Cristiano Ronaldo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin përfaqësues dhe më pas ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijë të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, shkruan kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë Ronaldo, përfaqësuese në të cilën Jota bëri 49 paraqitje.

The post Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve appeared first on Sot News | Lajme.

“Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur

3 July 2025 at 11:52

Zamir Meta, 36-vjeçari shqiptar që abuzoi me vajzën e tij të mitur, ka përfunduar pas hekurave ditën e sotme. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi ka reaguar ashpër edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, nëse do të ishte kryeministër, Luizi shkruan se Metën “nuk do të kishte nen kushtetute që ta mbronte” dhe se do ta varrte me duart e tij, pasi këta njerëz, “nuk kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu”.

“Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S’do kishte nen kushtetute që ta mbronte.

Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.

Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më “prit se do flasë shteti”. Jo! Shteti jemi ne. Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet. Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, “më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit”

The post “Po të isha kryeministër…”/ Luiz Ejlli shpërthen i revoltuar ndaj babait mostër që ab*zoi me vajzën e tij të mitur appeared first on Sot News | Lajme.

“Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë

By: M C
2 July 2025 at 22:08

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se sot u thirr para një Komisioni Disiplinor sepse dje dha një intervistë. Meta tregon se sot pas 20 ditësh, e lanë të takohej me motrën dhe dy nga tre fëmijët.

Ai thotë se mërzit fillimisht kur në takim pa vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin. Meta shton se i sqaruan se djali po priste jashtë sepse rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur, sipas tij, gjatë 8 muajve, në një takim në javë që ka bërë me familjarët, i ka takuar të 4-ët bashkë.

Gjithashtu ai thotë se në këto kushte, kur masat represive, sipas tij, përforcohen çdo ditë me “risi”, ka vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura. Meta bën me dije se nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

POSTIMI:

Të dashur miq,
Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak, për një gabim “shumë të rëndë”: Dje dhashë një intervistë në mesditë për gazetaren Aida Tancica në MCN TV, nga telefoni i Avokatit tim, Kujtim Cakrani.

Kur herën e parë fola me gazetaren Beti Njuma, më thanë ke shkelur rregulloren se ke folur pas orës 20:00, ndërkohë sot u thirra nga “Disiplina” për arsyen e vërtetë, se nuk duan të komunikoj me gazetarët.

Çfarë dallkaukësh! Mirë që ping-pongun ma kanë ndaluar, por tani duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës. Nuk mbaron me kaq. Po sot, më në fund pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe dy nga tre fëmijët. U mërzita fillimisht kur në takim pashë vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin.

Më sqaruan se Besi po priste jashtë se rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur ndërkohë gjatë 8 muajve, në një takim në javë që kam bërë me familjarët, siç do i paraburgosur tjetër, i kam takuar të 4-ët bashkë.

Në këto kushte, kur masat represive përforcohen çdo ditë me “risi”, kam vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura. Nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për Z. Arben Ahmetaj.

The post “Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë appeared first on Albeu.com.

“Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier

2 July 2025 at 16:39

Ndërkohë që ky proces sipas Bardhi tregoi dy njerëzit më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janë hajdutë. Rinumërimi nxorri në pah se Ceno Klosi kishte831 vota më shumë në procesverbale seç kishte realisht në kutitë e votimit.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku sipas rezultatit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS, duke ia marrë vendin Maldrita Bardho e PS-së.

Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritën votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtësisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencë.

Reagimi i plotë:

Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!
Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.
Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!

The post “Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌