Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përplasën me armë me Policinë.
Dy të rinjtë, që më 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur më pas për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, në datën 21 gusht, rreth orës 03:40.
Mjeti i vjedhur u lokalizua nga patrullat e Policisë rreth orës 01:00 të natës së sotme.
Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke u drejtuar drejt Shijakut.
Nga brenda makinës autorët hapën zjarr ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, 27-vjeçari L. Ç., po ashtu nga Bilalasi, u arrestua pasi rezistoi me armë ndaj Policisë.
Ata janë shtetasit Lorenc Çali dhe shtetasi i plagosur Ardit Domi.
Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.
Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.
DINAMIKA E NGJARJES
Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.
Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.
Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.
Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.
Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.
Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.
The post Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.