Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten dy përdorues mjetesh në Dhërmi dhe Ksamil

13 August 2025 at 18:24

TIRANE, 13 gusht/ATSH/ Pas një denoncimi të bërë për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kryen menjëherë verifikimet dhe identifikuan automjetin.

Nga veprimet e kryera rezultoi se automjeti tip “Audi”, në pronësi të një subjekti privat, kishte kryer parakalim në një kthesë me fushëpamje të kufizuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.

Për këto shkelje, u vendos masa administrative 52 000 lekë në zbatim të Kodit Rrugor.

Në një rast tjetër, pas një denoncimi se një automjet taksi kishte kryer parakalim të gabuar, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore Sarandë bënë menjëherë të mundur identifikimin e drejtuesit të tij, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte kryer parakalim të gabuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Sarandë–Ksamil.

Për këto shkelje, u vendos masa administrative 40 000 lekë në zbatim të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në zonat turistike ku lëvizshmëria është e lartë gjatë sezonit veror.

/m.m//a.f//r.e/

The post Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten dy përdorues mjetesh në Dhërmi dhe Ksamil appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beteja me zjarret, në operim edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

13 August 2025 at 16:14

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë ‘Black Hawk’ të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se helikopterët po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.

Gjeneral brigade, Mudhafar Al Amri, drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikjes, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu-Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit.

Ai theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete, që po jep rezultat në terren.

Gjatë orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive, ndërkohë që vijojnë operacionet nga toka dhe nga ajri për neutralizimin e zjarreve.

/m.m/r.e//a.f/

The post Beteja me zjarret, në operim edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

By: Ela
13 August 2025 at 14:57

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias. Po ashtu, është konstatuar se presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, me sulme […]

The post Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim appeared first on BoldNews.al.

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

By: Ela
13 August 2025 at 14:26

Nga Basir Çollaku Të mbytyr në ujë të djegur në flakë. Zjarret bëhen edhe filma do thoshte Elisa, Avionë kanë gjithandej dhe zjarret nuk po shuhen dërdëllit online syzekuqi Rama. Fshatra po digjen, po humbasin jetë njerëzish. Banorë e të sëmurë marrin arratinë me ilaçe në kurriz. Bagëtinë se ndihmon dot as Bibla e Kurani […]

The post Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi appeared first on BoldNews.al.

Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde

By: Ela
13 August 2025 at 14:20

Sektori i zjarrfikësve në Shqipëri, që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, është transferuar nën administrimin e bashkive, por pa fonde dhe mjete shtesë, duke lënë shumë prej tyre pa mjetet dhe pajisjet e nevojshme për reagim efikas. Një drejtues i sektorit të zjarrfikësve në një nga bashkitë e mëdha të vendit tha në kushtet […]

The post Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes

By: Ela
13 August 2025 at 14:15

Situata me zjarret në Mal të Zi mbetet e rënduar, sidomos në Podgoricë, u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dy helikopterë të Ushtrisë së Malit të Zi po shuajnë vatrat e zjarrit që rrezikojnë njerëzit dhe shtëpitë në territorin e Podgoricës, njoftoi më 13 gusht Ministria […]

The post Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes appeared first on BoldNews.al.

Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët shumë pranë banesave

By: Ela
13 August 2025 at 14:04

Një zjarr ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje. Zjarri i ka dalë nga kontrolli një fermeri i cili po digjte mbeturina në tokën bujqësore dhe është përhapur me shpejtësi nga era e fortë. Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit e cila […]

The post Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët shumë pranë banesave appeared first on BoldNews.al.

Pirro Vëngu fshihet pas propagandës! Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

By: Ela
13 August 2025 at 12:51

Në një kohë kur Shqipëria po kalon një situate dramatike për shkak të zjarreve të favorizuara nga temperatuarat ekstremisht të larta dhe avionët zjarrëfikës të ardhur nga vendet e BE-së nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë situatën, zyrtarët e lartë duket se po “fshihen” pas propagandës duke maskuar të vërtetën mbi […]

The post Pirro Vëngu fshihet pas propagandës! Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës appeared first on BoldNews.al.

Ndezën zjarre në Berat dhe Dimal, 4 të arrestuar. Kamerat filmojnë një nga zjarrvënësit/ EMRAT

By: Ela
13 August 2025 at 12:34

Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona pasi ndezën zjarr në në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e këtyre zjarreve, janë rrezikuar banesa, sera, dhe janë shkatërruar sipërfaqe toke dhe pemë frutore. Autorët janë identifikuar si: – Shefqet Dodoveci, 49 vjeç, autorë i zjarrëvënies në lagjen Uznovë, Berat; – Zaçe Merkaj, […]

The post Ndezën zjarre në Berat dhe Dimal, 4 të arrestuar. Kamerat filmojnë një nga zjarrvënësit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Banori mes lotëve në Gramsh: Më dridhen gjunjët, Zoti na shpëtoftë

By: Ela
13 August 2025 at 12:14

Banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen sot nga banesat e tyre të tmerruar, pasi zjarri po u djeg banesat. Me lot në sy, ata shprehen sesa të tronditur janë nga zjarri. “Më dridhen gjunjët, zoti na shpëtoftë. Motrën e kam atje lart”- thotë një nga banorët i përlotur. Disa prej tyre mundohen të […]

The post Banori mes lotëve në Gramsh: Më dridhen gjunjët, Zoti na shpëtoftë appeared first on BoldNews.al.

I vihet tritol një banese në Durrës

By: Ela
13 August 2025 at 12:04

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Policia bën me dije se shpërrthimi është raportuar në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së […]

The post I vihet tritol një banese në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet

By: Ela
13 August 2025 at 11:53

Ndërkohë që vendi ynë po përballet me një valë te nxehti dhe temperatura ekstreme deri në 42 gradë celsius, meteorologia Tanja Porja njofton se nga sot ka nisur ulja e temperaturave, e cila sipas saj do të vijojë të ulet gradualisht gjatë ditëve në vijim. “Kemi temperatura prej 42 grade celsius sot ka rënie të […]

The post Shqipëria nën pushtetin e flakëve! Meteorologia tregon kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT

By: Ela
13 August 2025 at 11:41

Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol, ku përplasja e dy motoçikletave ka rezultuar me humbjen e jetës së një personi. Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur […]

The post Aksident i rëndë në Konispol, një i vdekur dhe një i plagosur/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

By: Ela
13 August 2025 at 10:59

Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e ka lënë Evropën në një pozicion të vështirë. Bashkimi Evropian, ashtu sikurse shumica e vendeve evropiane, po tenton ta parandalojë rënien e Shteteve të Bashkuara “në kurth”, teksa përkrahin Ukrainën në aspektin diplomatik dhe përgatiten për më […]

The post REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI

By: Ela
13 August 2025 at 10:57

Një shqiptar, i identifikuar si Fabjan Koko, humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi. Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko, 34 vjeç, po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli […]

The post Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën shqiptari, makina i mori flakë pas përplasjes/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet një fole prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

By: Ela
13 August 2025 at 10:27

Policia ka goditur një rast prostitucioni në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim një 36-vjeçare kineze, M. Y., e dyshuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”. Janë proceduar në gjendje të lirë dy kinezet Q. Zh., 49 vjeçe, […]

The post Zbulohet një fole prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja appeared first on BoldNews.al.

Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia

By: Ela
13 August 2025 at 10:15

Një person rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës. Ngjarja është konstatuar nga pushuesit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Shkaqet mbeten ende të paqarta.

The post Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia appeared first on BoldNews.al.

Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça

By: Ela
13 August 2025 at 10:10

Nga Boldnews.al Në dhjetor të vitit 2024, gjykata e Tiranës vendosi konfiskimin e të paktën 7 vilave të reja dhe luksoze në zonën e Mulletit në Tiranë. Një hetim i nisur nga Prokuroria e kryeqytetit në vitin 2023, zbuloi se ato ishin ndërtuar pa leje. Skema e ndjekur ishte interesante. Porositësit e këtyre vilave kishin […]

The post Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça appeared first on BoldNews.al.

Shiste kokainë dhe kanabis në zonat turistike të Vlorës, kapet 28-vjeçari

By: Ela
13 August 2025 at 10:02

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Vlorë, pasi akuzohet se shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit në Vlorë. Në pranga ka rënë M. P., 28 vjeç, banues në Elbasan. Uniformat blu bëjnë me dije se ka sekuestruar sasi lëndësh narkotike, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe […]

The post Shiste kokainë dhe kanabis në zonat turistike të Vlorës, kapet 28-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI

By: Ela
13 August 2025 at 09:52

Një 19-vjeçar është arrestuar në Krujë për shkak të një zjarri që ndezi në fshatin Barkanesh. Sipas policisë, Endri Doku ka ndezur zjarrin si pasojë e konflikteve që kishte me fqinjët për motive pronësie, por nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke me ullinj. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu […]

The post Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

❌
❌