Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Veteranët e UÇK-së protestojnë më 7 gusht për krizën institucionale dhe padrejtësitë ndaj tyre

28 July 2025 at 15:52

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) do të organizojë protestë duke shprehur pakënaqësinë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së ka bërë me dije kërkesat e tyre kryesore.

“Sot, përfaqësues të kategorive të lirisë u mblodhën në një takim të përbashkët, përballë situatës alarmante politike dhe institucionale në vend. Duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore, me kërkesat e mëposhtme: Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve në Gjykatën Speciale. Formimi urgjent i institucioneve legjitime dhe respektimi i rendit kushtetues. Ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Protesta do të mbahet më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë. /Telegrafi/

The post Veteranët e UÇK-së protestojnë më 7 gusht për krizën institucionale dhe padrejtësitë ndaj tyre appeared first on Telegrafi.

Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë

28 July 2025 at 15:33

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

“Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit. Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.  Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit.  Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

The post Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarret në Konispol rikthehet në normalitet pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura

28 July 2025 at 13:49

Pas disa ditësh përballje me vatra zjarri në zonat e Shalës dhe Dishatit, situata në Bashkinë e Konispolit është normalizuar, falë ndërhyrjes së koordinuar dhe intensive të Forcave të Armatosura gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtrjes së Shqipërisë zjarri është vënë nën kontroll si rezultat i operacioneve të ndërmarra në terren nga tre automjete zjarrfikëse, 18 efektivë dhe një ambulancë, të gjitha pjesë e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Këto forca kanë vepruar me përkushtim për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të siguruar mbrojtjen e zonave të banuara.

Ndërkohë, mbështetja nga ajri ka qenë thelbësore në këtë operacion: një helikopter i Forcës Ajrore ka operuar gjatë ditëve të fundit mbi zonën e rrezikuar, duke asistuar nga lart për lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Autoritetet vendore kanë falënderuar Forcat e Armatosura për ndërhyrjen e shpejtë dhe efektive, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë kyç për menaxhimin me sukses të situatës emergjente. /Telegrafi/

The post Situata me zjarret në Konispol rikthehet në normalitet pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura appeared first on Telegrafi.

Për kontrabandë me migrantë, ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari në Prizren

28 July 2025 at 13:32

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Tutje në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, ku i pandehuri U.K merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare.

“Sipas aktakuzës, me datë 19.11.2024 afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, i pandehuri U.K., merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që para ditës kritike pikërisht me datë 14.11.2024 merret vesh me personin e quajtur “A.”për kohën se kur hyjnë migrantët në Kosovë, dhe në ditën kritike fillimisht i pandehuri nga rent a car “Z.”  merr me qira një automjet “Golf 7”, me të cilin automjet në orët e pasdites niset në drejtim të pikës kufitare të Vërmicës, me ç ‘rast kur arrinë në destinacion, fillimisht i pret të dëmtuarit të cilët në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimit kufitar kishin kaluar vijën kufitare Kosovë – Shqipëri, merr në automjetin e tij të dëmtuarit: A.(A).F.- shtetas marokien, M.(Ë).R. -shtetas sirian, L.(M).A. -shtetas egjiptian, dhe I.(S).A.,- shtetas egjiptian, të cilët në këmbim të dobisë pasurore ka pasur t’i transportojë deri në pikën kufitare Kosovë – Serbi. Gjatë transportit të të njëjtëve, i pandehuri U.K., ndalohet nga policia ku në automjetin e tij janë hasur edhe të dëmtuarit e lartcekur, dhe për shkak të ndalimit nga policia nuk kanë mundur t’i japin të pandehurit dobinë pasurore”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime, i pandehuri U.K., ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Ndërkaq, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

The post Për kontrabandë me migrantë, ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari në Prizren appeared first on Telegrafi.

OEK kërkon pezullimin e tregut të lirë të energjisë deri më 1 shkurt

28 July 2025 at 13:15

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin e madh të komunitetit të biznesit për pasojat që po sjell kalimi në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Rafuna përmes një konference për media i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që ta pezullojë zbatimin e këtij sistemi deri më 1 shkurt, duke theksuar se shumë biznese nuk kanë arritur të sigurojnë oferta të favorshme për furnizim me energji.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme, nuk kemi hasur në mirëkuptim. Pasojat tashmë kanë filluar të ndihen dhe do të jenë të rënda për prodhuesit dhe bizneset, të cilat nuk do të mund t’i përballojnë kostot në rritje,” tha Rafuna.

Ai theksoi se importi është rritur me 12 për qind dhe se rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e prodhimeve vendore, duke i bërë ato jokonkurrente në raport me produktet e importit.

Sipas Rafunës, eksporti tashmë ka filluar të bie dhe rrezikohet pozita e bizneseve në tregjet ndërkombëtare. Ai shtoi se shumë kompani janë detyruar të lidhin kontrata për energji në kushte të pafavorshme për shkak të mungesës së ofertave.

“Ky vendim i ZRRE-së nuk është në interes të bizneseve. Kërkojmë që institucionet të marrin përgjegjësinë e tyre, ndërsa ne do të ndjekim rrugën ligjore për të kërkuar pezullimin e këtij procesi.  Bizneset duan të jenë pjesë e një tregu të lirë me konkurrencë të drejtë, por jo në rrethana të papërgatitura”, tha Rafuna. /Telegrafi/

The post OEK kërkon pezullimin e tregut të lirë të energjisë deri më 1 shkurt appeared first on Telegrafi.

Pas një përleshjeje në Prishtinë, njëri nga të përfshirët sulmoi policin gjatë arrestimit

28 July 2025 at 09:57

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:47, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarin policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Pas një përleshjeje në Prishtinë, njëri nga të përfshirët sulmoi policin gjatë arrestimit appeared first on Telegrafi.

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1,634 gjoba ndaj shoferëve në trafik, pezulloi 12 patentë shoferë për një javë

28 July 2025 at 09:45

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 21-27.07.2025, janë shqiptuar 1,634 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 73 aksidente, nga të cilat: – 27 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 33 persona, 46 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. /Telegrafi/

The post Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1,634 gjoba ndaj shoferëve në trafik, pezulloi 12 patentë shoferë për një javë appeared first on Telegrafi.

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike

28 July 2025 at 09:30

Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Zgosht rreth 47 km e gjatë që lidh Dibrën me Elbasanin, hap një perspektivë të re duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje pas përfundimit të punimeve të këtij segmenti, investim me rëndësi që përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve.

“Me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike”, shprehet Rama.

Rruga e re pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.

Me planin për hapjen e një pike kufitare të re në Urën e Bushtricës, pjesë e Korridorit 8, për ndërtimin e të cilës po punojnë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, do t’u krijohet mundësi banorëve të këtyre, zonave që kalojnë në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, të lëvizin më shpejt. /Telegrafi/

The post Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ortopedi Cen Bytyqi: Shputat e rrafshëta te fëmijët janë të zakonshme në moshë të vogël

25 July 2025 at 21:19

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, mbështetur nga United Hospital, ortopedi Cen Bytyqi ka hedhur dritë mbi një shqetësim të shpeshtë tek prindërit – shputat e rrafshëta të fëmijëve.

Ai theksoi se ky fenomen është i zakonshëm dhe në shumicën e rasteve kalimtar.

“Dua t’ju them se nuk ka nevojë të bëhet panik i madh, sepse 97 për qind e fëmijëve në moshën dyvjeçare i kanë shputat e rrafshëta. Shpesh vijnë prindër të shqetësuar, por kur fëmijët arrijnë moshën 10-vjeçare, vetëm tre deri në katër për qind vazhdojnë të kenë shputa të rrafshëta. Pra, pjesa më e madhe e shputave normalizohen vetvetiu”.

Sipas tij, ka mënyra të besueshme për të parashikuar zhvillimin e shputës.

“Ne kemi disa teste prognostike që i bëjmë dhe na ndihmojnë të dimë nëse ajo shputë ka gjasa të zhvillohet normalisht”, shtoi ai.

Një tjetër këshillë e rëndësishme që Bytyqi dha lidhet me përdorimin e këpucëve ortopedike.

“Para moshës 3 vjeçare nuk preferohet t’u punohen këpucë ortopedike për shputa të rrafshëta. Mund të përdoren këpucë të zakonshme nga fabrika”, deklaroi ai, duke theksuar se ndërhyrjet e parakohshme nuk janë gjithmonë të nevojshme. /Telegrafi/

 

The post Ortopedi Cen Bytyqi: Shputat e rrafshëta te fëmijët janë të zakonshme në moshë të vogël appeared first on Telegrafi.

Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë

25 July 2025 at 15:48

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve S.T., E.B., dhe B.P.

Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës të pandehurit kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K dhe I.K.

“Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 20.01.2025, rreth orës 16:54 minuta, rruga ” B.K “në Gjakovë tek K.C., me dashje dhe në bashkëveprim kanë tentuar ti privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K., dhe I.K., që të dy nga Gjakova, në atë mënyrë si shkak i një mosmarrëveshje të muajit Dhjetor 2024 në mes të dëmtuarit I.K., dhe të pandehurit S.T., të pandehurit si shok të ngusht që janë, mirrën vesh që së bashku për rreth dy javë t’i përcjellin lëvizjet e të dëmtuarit I.K., po ashtu dhe ditën kritike vazhdojnë me përcjellje ndaj tijë, të paisur me armë pistoletë e llojit TT, dhe me të arritur tek vendi i cekur më lartë sapo vërejnë të dëmtuarit I.K së bashku me të dëmtuarin B.K., që futen në automjetin e tyre të llojit Audi A6 me targa ..,shkojnë në drejtim të tyre me tu afruar i pandehuri E.B., hap dritarën e pasme të automjetit dhe shtënë me armë disa herë në drejtim të tyre, i pandehuri S.T., drejton automjetin me një shpejtësi shumë të ngadalësuar, ndërsa i pandehuri B.P., me të telefon incizon rastin dhe po ashtu që të dy të pandehurit S.T., dhe B.P., për deri sa i pandehuri E.B., ishte duke shtënë me armë degjohen duke i thënë të pandehurit E.B., “edhe njo, edhe njo fryje”,  të gjitha këto veprime të koordinuara mirë janë marr nga tre të pandehurit, mirëpo edhe pse automjeti nga të shtënat qëllohet disa herë fatmirësisht këto të shtëna nuk arrijnë të qëllojnë në trup të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., në bashkryerje kanë kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 e lidhur me nenin 31 dhe nenin 28 të KPRK-së.

Gjithashtu sipas aktakuzës të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., secili veç e veç kanë kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/

The post Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

19 vjeçar voziti me 150 km/h në zonën e lejuar 40 km/h në Ferizaj – ndëshkohet me 500 euro gjobë dhe ndalim për një vit

25 July 2025 at 15:39

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sot rreth orës 01:00, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar shoferi B.A. (19 vjeç), i cili po drejtonte automjetin Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Tutje në njoftim thuhet se për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj tij janë marrë masat: Gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj si dhe përjashtim nga trafiku. /Telegrafi/

 

The post 19 vjeçar voziti me 150 km/h në zonën e lejuar 40 km/h në Ferizaj – ndëshkohet me 500 euro gjobë dhe ndalim për një vit appeared first on Telegrafi.

FSK trajnon disa zyrtarë policorë në këmbësori

25 July 2025 at 13:55

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen  e katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur  me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.

Po ashtu në njoftim thuhet se bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit. /Telegrafi/

The post FSK trajnon disa zyrtarë policorë në këmbësori appeared first on Telegrafi.

Flet kryeplaku i fshatit Frashër ku një 56-vjeçar dyshohet se u vra nga vajza: Viktima dhunohej nga gruaja dhe të bijat, e linin pa bukë

25 July 2025 at 13:45

Fshati Frashër i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku vajza dyshohet se vrau babanë me tel dhe më pas u ndihmua nga e ëma për të fshehur krimin.

Kryeplaku i fshatit, në një prononcim vetëm për Top Channel, është shprehur se të gjithëve në zonë u ka ardhur keq për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama.

Ai e përshkruan viktimën si një njeri punëtor dhe i qetë, ndërsa shton se ka pasur probleme në familjen Rama dhe se gruaja me vajzat e linin pa bukë të ndjerin.

Ndër të tjera, kryeplaku tha se ka qenë dëshmitar okular kur familjaret e dhunonin.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur. Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private. Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi, rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’ ”, tha ai për Top Channel. /Telegrafi/

The post Flet kryeplaku i fshatit Frashër ku një 56-vjeçar dyshohet se u vra nga vajza: Viktima dhunohej nga gruaja dhe të bijat, e linin pa bukë appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë në urgjencë pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit në Prizren, rasti po hetohet

25 July 2025 at 13:28

Një person i cili ishte duke u trajtuar në spital derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:30 në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i vitkimës është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Ndërron jetë në urgjencë pasi i përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje në parkun e spitalit në Prizren, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Limaj: Duhet të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit

25 July 2025 at 11:37

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar nevojën për durim dhe respektim të procesit ligjor, duke theksuar se partitë politike duhet të presin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për të gjetur një rrugë të qartë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Limaj, gjatë një deklarate për mediat, ka thënë se Gjykata Kushtetuese pritet të japë një aktgjykim që do të sqarojë jo vetëm procesin politik, por edhe mënyrën se si duhet të konstituohet Kuvendi në përgjithësi.

“Sot po shohim një vërshim të kërkesave nga deputetë dhe nga presidentja. Besoj që Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin që do të nxjerr, do ta pasqyrojë jo vetëm rrugën politike, por edhe për raste të tjera, se si duhet të konstituohet Kuvendi. Ndoshta, për interes të demokracisë dhe funksionimit të rendit kushtetues, është mirë që të presim aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Limaj.

Ai ka theksuar rëndësinë e formimit të një shumice qeveritare dhe ka kundërshtuar idetë e zgjidhjeve të pjesshme, duke nënvizuar se për të zgjidhja e drejtë qëndron te formimi i qeverisë me shumicë votash dhe jo vetëm zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

“Vazhdoj të them që shumica qeveritare është e domosdoshme, nuk ka zgjidhje parciale. Për mua, asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje vetëm kryetari i Kuvendit, por formimi i qeverisë që ka shumicë votash për të pasur legjitimitet. Nisma do të japë kapacitetet tona për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes. Ne kemi vetëm 3 vota, ndërsa duhen të paktën 58 vota për shumicën. Prandaj, është mirë që të fokusohemi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar Limaj. /Telegrafi/

The post Limaj: Duhet të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Për të 52-tën herë dështoi të konstituohet Kuvendit

25 July 2025 at 11:25

Për herë të 52-tën dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Sipas kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari seanca e radhës do të mbahet të shtunën në orën 14:00.

“Dje jeni njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkoshme e cila hyn në fuqi të dielën. Duke pasur parasysh që nesër përfundon edhe afati Kushtetues prej 30 ditëve dhe të dielën hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses seancën e radhë e mbajmë nesër në orën 14:00”, ka thënë Dehari.

Tashmë seancat po janë vetëm çështje procedure çdo 48 orë dhe jo përpjekje reale për konstituim.

Ndërkaq në këtë seancë të pranishëm ishin edhe ambasadorët e ambasadave të shteteve mike të Kosovës.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë. /Telegrafi/

The post Për të 52-tën herë dështoi të konstituohet Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Ia kërkuan viktimës mijëra euro, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për katër të dyshuarit

25 July 2025 at 09:48

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar ka kërkuar caktimin e  masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve  Xh.K,  D.K, A.K. dhe L.Sh për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se sipas prokurorisë, të  pandehurit Xh.K,  D.K, A.K. dhe L.Sh  me datë 23 korrik 2025, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin, që të kryej një veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari kishte blerë një patundshmëri nga ish pronari, detyrojnë për të paguar shuma të konsiderueshme të parave, fillimisht shumën prej 20.000 euro, më pas edhe 30.000 mijë, deri sa janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore.

“Gjithashtu, i  pandehuri L.Sh, dyshohet edhe për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve’, sipas KPRK-së. Prokurori i shtetit, gjatë seancës se procedurës paraprake do kërkojë nga gjyqtari që të pandehurve t’u caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës dy ditë më parë ka realizuar një operacion të suksesshëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, duke arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “detyrim”.

Hetimet kishin zbuluar se të dyshuarit, përmes formave të ndryshme të kanosjes, i kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin e pronës së tij, të blerë në mënyrë të ligjshme. Madje, për ta lejuar të njëjtin të përdorë pronën, viktima ishte detyruar të paguajë një shumë prej 30.000 eurosh. /Telegrafi/

The post Ia kërkuan viktimës mijëra euro, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për katër të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen dy armë në raste të ndara – në Gjakovë e Malishevë

25 July 2025 at 09:33

Në dy raste të ndara, zyrtarët policorë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kanë ndërmarr veprime operative dhe hetimore me ç’rast kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në rastin e parë më datë 24.07.2025, rreth orës 20:50, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave policore në pikën e kontrollit në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, tek shoferi i automjetit, një person i gjinisë mashkullore, i moshës madhore, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit revolver, me 7 fishekë dhe 5 gëzhoja, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.

Ndërsa në rastin e dytë, siç thuhet në njoftim më datë 24.07.2025, rreth orës 11:00, Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Idriz Ajeti” në Malishevë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, është kryer kontroll në vendbanimin e një personi të dyshuar, mashkull kosovar i moshës së mitur. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë për sinjalizim me zë me një karikator dhe 5 gëzhoja të po të njëjtës armë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

“Në të dy rastet, me vendim të Prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tyre janë iniciuar rastet penale për veprën ‘Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve’. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë publike, si dhe për të parandaluar dhe luftuar veprimtaritë e kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Sekuestrohen dy armë në raste të ndara – në Gjakovë e Malishevë appeared first on Telegrafi.

Përdhosja e flamurit kombëtar në Suharekë, reagojnë kategoritë e përbashkëta të dala nga lufta

24 July 2025 at 15:33

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-s si OVLe UÇK-së, SHIL, SHFD, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”  kanë reaguar ndaj përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se ky akt përbën, fyerje të rëndë ndaj kujtimit të dëshmorëve.

“Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, reagojmë me indinjatë të thellë dhe dënim të ashpër ndaj aktit të përdhosjes së flamurit kombëtar nga disa individë të papërgjegjshëm në qytetin e Suharekës. Flamuri kuq e zi është simboli i gjakut dhe sakrificës, simboli që frymëzoi një popull të tërë për liri, që u ngrit mbi barrikada, e në zemrën e çdo shqiptari që nuk u përkul para pushtuesit. Ky akt përbën, fyerje të rëndë ndaj kujtimit të Dëshmorëve tanë, përbuzje të vlerave të luftës çlirimtare dhe provokon  rëndë moralin kombëtar, që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi”, thuhet në reagim.

Tutje në njoftim thuhet se kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti të shëmtuar.

“Bëjmë thirrje publike që ky rast të mos relativizohet, sepse ai është pasqyrë e një krize të thellë morale që duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me indiferencë. Theksojmë se flamuri kuq e zi nuk është vetëm simbol i një shteti apo kohe, ai është vetë identiteti ynë kombëtar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se të miturit janë identifikuar dhe intervistuar nga policia në prani të prindërve të tyre.

“Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuar nga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/

The post Përdhosja e flamurit kombëtar në Suharekë, reagojnë kategoritë e përbashkëta të dala nga lufta appeared first on Telegrafi.

Pesë muaj pas zgjedhjeve, kuvendi ende pa kryetar – Krasniqi propozon Glauk Konjufcën si alternativë për dalje nga kriza

24 July 2025 at 13:43

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, por Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar, duke e lënë vendin në një ngërç institucional.

Arsyeja kryesore është mungesa e dakordimit për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pasi partitë opozitare po refuzojnë të votojnë kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiun.

Në lidhje me këtë situatë, Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus (D+) ka ofruar një alternativë për zhbllokimin e procesit. Përmes një postimi në Facebook, ai ka sugjeruar që kandidatura e Glauk Konjufcës do të ishte zgjidhja më e pranueshme për të gjitha palët.

“Meqë Glauk Konjufca është i pranueshëm nga partitë opozitare për kryetar të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje mund ta propozojë atë për këtë pozitë, ndërsa Albulena Haxhiun si nënkryetare, për të cilët grupet parlamentare kanë diskrecion të plotë se kë propozojnë”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, pas konstituimit të Kuvendit, Konjufca mund ta autorizojë Haxhiun që të ushtrojë detyrat e kryetares dhe më pas të japë dorëheqje. Ai thekson se, bazuar në Rregulloren e Kuvendit, një nënkryetar mund të ushtrojë detyrat e kryetarit pa kufizim kohor dhe pa ndonjë autorizim të posaçëm.

“Kjo do t’i mundësonte opozitës të mos e votojë drejtpërdrejt Haxhiun për kryetare, ndërsa Vetëvendosjes t’i ruajë funksionalisht drejtimin e Kuvendit përmes saj”, shton Krasniqi. /Telegrafi/

The post Pesë muaj pas zgjedhjeve, kuvendi ende pa kryetar – Krasniqi propozon Glauk Konjufcën si alternativë për dalje nga kriza appeared first on Telegrafi.

❌
❌